Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Zyrtarizim i Nderhyrjes Greke Prej Berishes Opozitar
burimuji

Postuar mė 3-6-2005 nė 22:49 Edit Post Reply With Quote
Zyrtarizim i Nderhyrjes Greke Prej Berishes Opozitar

Shekulli

Berisha: Ambasadori grek nuk shkeli ligjin
V.Duri

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka prezantuar dje kandidatin Genc Ruli në zonën 90 në Gjirokastër. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, ai e ka vlerësuar si të ligjshëm qëndrimin e ambasadorit grek në mitingun elektoral të PBDNJ në fshatin Sofratikë. ”Ambasadori grek nuk ka thyer ligjin. Ai është përpjekur të shpëtojë minoritarët nga krimi i organizuar dhe balozët e mafias. Tavo është Agron Duka i Jugut dhe ambasadori grek ka bërë përpjekje të shpëtojë minoritetitn nga rreziku më i madh, pasi Tavo ka edhe doganë përtej kufirit. Vangjel Tavo e hap trarin e doganës sa herë të dëshirojë”, - tha Berisha, duke shtuar se mafia është bërë rreziku më i madh i shqiptarëve. Kryetari i demokratëve theksoi gjithahtu se ai kishte ardhur në Gjirokastër për të sjellë mesazhin e bashkimit. Këtë bashkim të shqiptarëve, kryetari i demokratëve e kërkon jo me revolta popullore si në vitin ‘97, pasi sipas tij, ajo i takon së shkuarës. Berisha shpreh besimin se Gjirokastra këtë herë, sikurse në vitin ’92, do të votojë djathtas, pasi gjirokastritët dinë mirë të marrin vendimet e duhura në kthesat historike”. Është momenti kur ndahemi nga një sistem i korruptuar dhe jam i bindur se gjirokastritët e kanë marrë vendimin, pasi çdo fillim e ka një fund. Por jo me revoltë popullore dhe me simbole antikomuniste, si dikur, por me votën e qytetëruar, publicitare dhe luftën kundër korrupsionit të ngritur në sistem”,- tha dje Berisha.

03/06/2005
KATEGORIA: Politike

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 20-6-2005 nė 04:18 Edit Post Reply With Quote
KANDIDATET E PS-se DHE PD-se ME ZYRA NE ATHINE...!

Dy kandidatet e zones 99 ne Sarande, kryesocialisti , Fatos Nano dhe demokrati, Besnik Aliaj kane hapur zyra elektorale edhe ne kryeqytetin Grek, Athine. Qellimi i celjes se ketyre zyrave eshte propaganda tek emigrantet shqiptare qe do te shkelin token shqiptare per te dhene voten me 3 korrik. Zyrat elektorale kane premtuar te organizojne transportin e emigranteve drejt atdheut per daten e zgjedhjeve. Shtabe zgjedhore ne Athine, kane ngritur edhe 6 kanditate per deputete, qe konkurojne ne jug te vendit, kryesisht nga PS e PBDNJ.

TOP-CHANNEL.TV

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0962741 sekonda, 25 pyetje