Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Antonio Bellusci
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2005 nė 09:16 Edit Post Reply With Quote
Antonio Bellusci

http://www.bibliotecabellusci.it/inzio.htm





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2005 nė 09:18 Edit Post Reply With Quote
http://web.tiscali.it/lidhja/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Artur Tepelena

Postuar mė 21-6-2005 nė 22:05 Edit Post Reply With Quote
JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"

marre nha KOHA JONE
M.Alla
Antonio Bellusci, qe ndoshta eshte nje Aristidh Kolja i dyte, nje nga personalitetet me te medha te botes arberesho-arvanitase, eshte gjendur dy dite me pare ne Durres, per te takuar miq kosovare e per t'u cmallur sadopak me Shqiperine, token ame, edhe pse nje meme peseshekullore, por per te mrekullisht mbetet e tille. Madje ai duket se e ndjen me fuqishem se ne, bijte e tanishem te saj, per nga patosi i ndjenjave te veta, per nga gjuha e mrekullueshme shqipe qe artikulon. Nuk donte te binte dhe vete ne sy per kete vizite, por gjithesesi edhe sikur te njoftonte me pare veshtire se do t'i ishte bere ndonje pritje e vecante. Frika edhe e ndonje helimimi e bente te hante ne vende te rastesishme, e jo ne hotelin ku qendronte.

"Po te njohesh papa Antonin nuk mund te mos e duac, vec po te kesh qelizat te vdekura dhe zemeren te ngrire qe me kohe", thote Aristidh Kolja per te. Dhe eshte e vertete. Menjehere e ndjen humanizimin, deri ne dhembshuri njerezore prej babaxhani qe percjell e ndjehesh fatlume qe ke kaluar disa ore me kete shpirt kaq te madh. Nje prift i sakrifikuar gjithe jeten per t'u sherbyer njerezve dhe ceshtjes shqiptare. Ne te kundert, pa sakrifica te tilla nuk behet kombi.

Nje personalitet kaq i njohur si ju, ne boten arbereshe, gjendet fatmiresisht ne Shqiperi. Per te saten here?

Ne shtator te 1972 isha i ftuar ne Tirane, ne kuvendin per iliret. Ishte ftese nga Universiteti i Tiranes. Une atekohe punoja te "Shejzat". Atje ishin dhe mjaft shkrimtare nga diaspora. dhe une nderkohe botoja gjithe studimet e mia per Shqiperine.

Tek ai kuvend ne Tirane, qe u organizua nga Cabej, do te afirmohej dhe mbrohej identiteti i tokes shqiptare nga sulmet e Ttos. Une paraqitha studimin per kenget me te vjetra arbereshe te punes. Une paraqita elementet mitologjike ne keto kenge, nje nga te cilat kulti i Demetres, duke dashur te bej nje lidhje. Pas kesaj konference, kenget ia dhurova Insitutit te Kultures Popullore ne Tirane. Te gazeta "Bashkimi"u fol atekohe per ardhjen time. Qe nga ajo kohe mbajta lidhje e cdo liber qe kerkoja ma sillnin. Gje qe pasuroi biblioteken time. Per fat quhesha jo i rrezikshem. Kam dhe sot te gjitha librat e Enver Hoxhes gazetat "Drita", studime historike dhe filologjike nga Shqiperia.

Sa here keni ardhur ne Shqiperi? Duket si e pabesueshme qe nje prift si ju mundi te vije ne peridhen e regjimit komunist. Si arritet te vini?

Kjo here eshte e dhjeta qe une vij ne Shqiperi. Qe nga viti 1996 kam pasaporte shqiptare Ne kohen e atehershme kam qene vetem nje here, ne kuvendin qe rrefeva me siper. Eshte vertet e cuditshme se si kam arritur te vij ne vitin 1972. Une isha nje prift qe shkela ne shtetin e vetem ateist ne bote. Ja si ndodhi: Muhamed Hila, - quhej nje punonjes qe atekohe merrej me ceshtjet e kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome, - vinte shpesh ne katundet e arberesheve ne Kalabri. Kur pati ardhur nje here, te nje feste, iu afrova me revisten time ne dore dhe i thashe: "Me bej nje nder. Dua te puth token time." M'u pergjigj: "Te jap besen qe do behet". Megjithate dokumentat po vonoheshin per rreth dy vjet dhe thuajse po i humbisja shpresat se mund te behej. Derisa u thashe "Ku vajti besa juaj?". U ndjene vertet ne turp, meqe me kishin dhene fjalen dhe me ne fund, pas dy vjetesh, me vjen ftesa. Mbaj mend qe Shaban Demiraj ato dite qe isha ne Tirane me qendronte afer qe te mos beja propagande.

Biblioteka juaj eshte shume e njohur dhe eshte vizituar nga shume studiues shqiptare si Dritero Agolli, Nasho Jorgaqi etj. Cfare librash ruhen ne te?

Per shembull kam nje botim te 1600, i cili eshte nje liber ne greqisht, nje doreshkrim per prifterinjte arbereshe, te ardhur nga Himara, Peloponezi, te cilet dinin vetem shqip. Kam 400 libra te arberesheve ne greqisht. Biblioteka ka libra te vjetra si "Flamuri i Arbrit"i De Rades, ne origjinal, ka gjithe revistat arbereshe qe nga viti 1957 deri tani si; "Zgjimi" 1963, "Vatra jone", 1965 "revista ime), "Zjarri", 1970, "Katundi im", 1970, "Zeri i arberesheve", 1972 "dy "gjuheshe). Nje sektor te vecante perbejne librat qe i kushtohen arebresheve te Greqise, udhetimeve te mia atje.

Ne Shqiperi askush nuk pohon te verteten per komunitetin e arvanitasve. Politikanet shqiptare i friksohen politikes greke dhe jane te mpleksur dhe me interesa vetjake ndoshta. Perpara ca kohesh kryeministri Nano u shpreh ne Kosove se "diaspora shqiptare po cenon interesat e Shqiperise". Por a mund te leme te shkelen me kembe 900 katunde arvanitase, qe deri me sot jane keshtu, te mohuara. Nderkohe qe shteti yne ame, iu friksohet vetem 4 fshatrave greke ne Dropull. Ne librat e mia studimore mbi keto treva paraqiten 150 fotografi, letra te banoreve te ketyre katundeve ne gjuhen shqipe, te cilat jane bomba te verteta. I kam shetitur me kembe 120 katunde, kam marre deshm me manjetofon ne bare, rruge, kam intervistuar 500 njerez dhe kam vertetuar se 90 katunde jane arvanitase. Kam gjetur mese 3 mije toponime dhe mikrotoponime. Ne lenden e mbledhur perfshihen intervista, anekdota, besime, histori, kenge, lojera popullore, lutje arberore, perralla, te dhena per punen dhe vdekjen, qe jane ruajtur ne arkivin personal ne dyqind bobina te incizuara ne magnetofon. Ne kete perfundim kam arritur pas nje pune 40-vjecare. Bashkimi Europian, Keshilli i Europes dhe OSBE, qe kane ne thelb te punes se tyre dhe pluralizimin e popullsive europiane, kerkojne nga shtete e Europes, ne baze te art. 22 te Kartes se te Drejtave Themelore te EU, "mbrojtjen e identitetit te njerezve dhe te pakicave gjuhesore, qe ne kete menyre te shpetoje dhe te perjetoje ggjuha, kultura dhe religjoni I tyre". Botimet tona jane ne te njejtat rrjedha me keto kerkesa te BE.

Si mundet ta kryeni gjithe kete pune? Nuk kishit frike? A keni ende frike se mund t'u ndodhe dicka?

Mjerisht ne logjiken qeveritare greke jo vetem qe nuk gjejne vend zbatime te parimeve te tilla, por ndalojne me cdo menyre pervetesimin e gjuhes dhe te kultures arberore-arvanite.

Une kam punuar si partizan, fshehur. Kur vinte policia te intervistuarit e mi nuk flisnin shqip. Ne disa raste edhe arvanitasit qe flisnin shqip thonin jemi greke, ose arvanitas, sepse ua kane fshire kujtesen. Hanin dru per te mos folur shqip. Ka deshmi per kete. Nuk e di si rrojti gjuha jone, si u vune emra maleve, femijeve, pse emrat jane shqiptare. Por ngaqe jane vertet shqiptare.

Librat tuaj mjaft trondites ne tituj e ne permbajtjen e tyre si; "Arberore-arvanitasit, nje popull i padukshem", "Kerkime dhe studime tek arbereshet e Greqise" etj, a jane ne qarkullim dhe ku?

Librat per fat te keq nuk qarkullojne dhe nuk ekzistojne ne asnje biblioteke ne Shqiperi, per shkak te arsyeve qe thashe me siper. Jane libra qe dhe financiarisht me shume jane bere me parate e mia. I shpreh nje mirenjohje te madhe MKRS te Kosoves, drejtorit Meriman Braha, ministrit te Kultures, per mbeshtetjen qe po u japin librave te mi, presidentit Rugova qe me dha Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit. Fakti qe ata dine te cmojne e mbeshtesin pune te tilla ndodh sepse ata kane vuajtur. Konkretisht ata mundesuan 400 cope per disa tituj te mi, per t'i shperndare falas. Ndersa perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure.

Cilet ishin dhe jane sipas jush, faktoret qe ndikuan ne ruajtjen e cuditshme 5-shekullore te gjuhes dhe traditave shqiptare te arbereshet?

Ne emigruam. Memat tona na flisnin arberisht, ndersa ne shkolla mesohej gjuha italiane. Atdheu i arberesheve ishte shtepia e tij, familja. Me kujtohet qe nena me rrihte nese i flisja italisht ne shtepi. Eshte kulture gojore, kjo si ne Greqi, si te arbereshet, e cila trashegohej nese ishte dashuria per rrenjet. Ishte dashuria ndaj u mbajt gjithca. Dashuria per gjuhen e memes. Vec kesaj kulti per te vdekurit, dashuria per te paret, eterit tane, qe bene sakrifica per te perparuar ne, ndikoi mjaft ne kete ruajtje. Kultura arberore ishte nje kulture me veshe, qe ndikoi mjaft ne uajtjen e gjuhes. Ne mbajme ritin bizantin te te pareve tane. Edhe nepermjet ketij mbajtem dashurine per kombin, gjuhen. Por Atdheu ishte dhe eshte mungues, pasi nuk shihej ndonje perkrahje prej tij, por ishte nostalgjik. Ne nuk patem kurre nje atdhe. Per kete arsye ne e deshiruam nje atdhe.

Fakti qe ju ishin bujtes, ndoshta dhe me te varfer se zotet e shtepise, nuk ndikoi ne zbehjen e dashurise ndaj tokes meme?

Ne jemi koka e emigrimit. Ne u ndjeme gjithmone superiore ne Kalabri, edhe nga emri i Skenderbeut. Me gjak e kemi ndihmuar shtetin italian, Garibaldin e famshem, gje qe do te kishim dashur ta benim edhe ketu ndaj turqve. U ndjeme krenare per kujdesin qe patem me pas, si shperblim, pasi u hapen shkollat, si kolegji i San Adrianit, ku kane studiuar A.Xhuvani, A.Rustemi etj, pra qe u bene burim drite, e me gjithe ate kulture te madhe qe morem ne u ndjeme si nje diell, krenare.

Mos keni bere me shume per te tjere se per vedi?

Ne bejme per veten tone. Duam te mbijetojme, te jetojme.

A ndihen sot arbereshet krenare, qe jane shqiptare?

Jemi krenare se jemi shqiptare. Ka raste kur arbereshe mund te ankohen ndaj shqiptareve te sotem, qe kane krijuar edhe imazh te keq ne Itali dhe kjo gje ndikon te krenaria e tyre. Por Shqiperia eshte e semure, dhe kur ajo eshte e semure duhet ta duam me shume. Komuniteti yne, Republikes Italiane, nuk i intereson drejtperdrejt. Indirekt po. Nje gramatike kush na e beri ne ne Itali?! Vetem De Rada, por dhe ai beri vetem disa shtepiake. Eshte Shqiperia ajo qe na mbledh dhe duhet t'i interesojme me shume. Eshte Atdheu qe na mbedh. Por per fat te keq dora e tij nuk ndihet. Me erret se c'eshte s'ka ku te veje.

Si eshte gjendja etno-kulturore e arberesheve sot?

Eshte nje mistifikim i Arebrise. Arbereshet i krijoni ju me deshirat tuaja. Mistifikimi qendron kur ju nuk kuptoni denatalitetin qe eshte sot, kur ju nuk kuptoni papunesine ne Kalabri, mistifikimi qendron kur nuk kuptoni qe ne Kalabri eshte gjendja me e ulet ekonomike ne Itali., qe banoret jane malesore, qe nuk kane te ardhme ne Kalabri dhe ikin, punojne e martohen larg saj. Ekziston edhe problemi i emigrimit te brendshem. Per shembull nje malesor italian vjen ne katundet arbereshe ne fusha. Mistifikimi i arberesheve qendron teksa lexon apo studion De Raden, Variboben, Seremben duke mbyllur syte per problemet e sotme. Kjo eshte nje ikje nga problemi i arberesheve. Qeveria e Shqiperise, kurdo qofte mban lidhje me institucionet zyrtare si Katedra e Gjuhes Shqipe ne Cosenza, Palermo, Bari, Rome, qe bejne pune te madhe, por nuk bejne asgje per te mbledhur ne Tirane njerezit qe punojne ne terren me katundet arbereshe, si drejtoret e revistave arbereshe qe jemi 3-4 jo me shume, ose shkrimtaret e sotem ne katunde arbereshe, qe botojne me djersen e tyre vepra qe lidhen me letersi, kulturen popullore, kenget popullore, muziken. Kjo mbledhje nga Atdheu eshte e domosdoshme. Atdheu nuk eshte nje perralle. Eshte si nje tat "at) qe u zgjua nga gjumi shekullor. Ambasada Shqiptare ne Rome kete duhet te beje.

Ue dua nje Shqiperi etnike me zemer.

Ne kete panorame si e shihni te ardhmen e komunitetit arberesh?

Pavaresisht dukurive negative qe permenda me siper e ardhmja eshte shume e mire. Pse? Dobia e pare filloi me shkollat, ku mesohet gjuha shqipe, e ku pergjithesisht drejtuesit jane me te zgjuar sec ishin dje. Ata bejne projekte me shkollat e tjera te pakicave kombetare, sipas ligjit 382 per pakicat, e shpirti i ketij ligji eshte vleresimi i gjuheve te ndryshme. Shkollat e 11 minoriteteve te ndryshme bejne projekte qe i paraqesin ne Rome, marrin shume para dhe punojne. Qellimi eshte te krijojne lidhje mes ketyre shkollave, e te njohin njeri-tjetrin. E nderkohe forcojne individualitetin e secilit grup. Njekohesisht nje nisme e tille forcohet edhe sepse jep buke, dmth paguhet. Pozitive eshte qe gjithe gjerat fetare jane ne gjuhen shqipe. Meshat behen shqip, por dhe greqisht e italisht. Ka me shume gjera pozitive se sa negative. Pas 10 vjetesh Shqiperia do te jete ne Parlamentin Europian. Kjo do te thote qe katundet arbereshe do te mbrohen edhe nga Shqiperia, jo vetem nga Italia. Te shpresojme qe dhe shteti shqiptar do te zgjohet, do te krijoje strategji ne dobi te Shqiperise etnike, se paku me zemer dhe ne te ndiejme qe kemi nje Atdhe.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Artur Tepelena

Postuar mė 21-6-2005 nė 22:06 Edit Post Reply With Quote
GAZETA KOHA JONE PER ARVANITET

search.......
1. "JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"

E Hene, 06 Qershor 2005
Interviste me studiuesin e madh arberesh, mekembesin e Aristidh Koljas, i gjendur per nje vizite ne Shqiperi
Magdalena Alla
Antonio Bell

2. BELLUSCI MES ARVANITASE NE GREQI

E Hene, 06 Qershor 2005
Kjo eshte vetem nje nga bisedat dhe dokumentimet e shumta qe kane ne permbajtje librat "Kerkime dhe studime mes arberesheve te Greqise" dhe "Arberesh-

3. ARVANITET E GREQISE, TAKIM ME ARBERESHET E KALABRISE

E Premte, 15 Prill 2005
Lirio Nushi-kantautor
KALABRI - Me veshjet e tyre tradicionale, me kenget e tyre te mocme, me ritet e tyre qe vijne nga kush e di sa vjet larg

4. KONKURSI I LETERSISE: "PRINCI GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU"

E Hene, 18 Tetor 2004
Arbereshet, jo vetem dikur, 5 shekuj me radhe, por edhe pse sa vjen dhe qaset nje bote globalizmi forcojne perpjekjet e tyre per te ruajtur vetveten.

5. ARVANITASIT KETEJ E TUTJE, ARBERORE

E Diele, 19 Shtator 2004
Ne Javen e Kultures Arvanitase, e cila u zhvillua per here te pare ne Historine e Aktiviteteve Kulturore Kombetare ne Kosove, perpara pak ditesh,

6. "FISNIKU I ARVANITASVE"

E Diele, 16 Maj 2004

Sapo kisha marre nje e-mail nga At.Antonio Beluschi, Prifti Arberesh i cili eshte personaliteti me i njohur per diaspore

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Artur Tepelena

Postuar mė 21-6-2005 nė 22:08 Edit Post Reply With Quote
http://kohajone.com/search.php?q=antonio+bellusci

http://kohajone.com/search.php?q=antonio+bellusci
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1632710 sekonda, 29 pyetje