Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Vizion Per Shtetin
burimuji

Postuar mė 13-6-2005 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
Vizion Per Shtetin

Metropol, 13 Qershor

Një vizion i ri i shtetit

Në kalimin nga shteti liberal në shtetin ndërhyrës, socialdemokrat apo neokorporativ, administrata publike ka pësuar një ndryshim themelor. Në fakt, modeli administrativ ndryshon. Modeli i menaxhimit të normale zëvendësohet nga modeli i drejtpërdrejtë me prodhimin e drejtpërdrejtë ose jo, të të mirave “të ndashme” dhe të shërbimeve publike

Në vizionin liberal, shtetit i atribuoheshin detyra të sakta, qartësisht të përcaktuara dhe qartësisht të delimituara. Shtetit i takonte të respektonte rregullat e bashkëjetesës civile, të mbronte qytetarët nga armiqtë e brendshëm (rend publik) dhe nga armiq të jashtëm (ushtri), të ruante të drejtat e pronësisë së siguruar në mënyrë legjitime (drejtësi), të administronte të mirat publike dhe shërbimet e përbashkëta dhe themelore

Angelo M. Petroni

Raporti midis liberalizmit dhe administratës publike, ka fituar një vëmendje patjetër shumë më të ulët respektivisht asaj që i është dhënë raportit midis liberalizmit dhe demokracisë. Megjithatë, tema është patjetër vendimtare, për atë që është i interesuar për të ardhmen e shoqërisë liberale, sidomos në Europë. Administrata publike nuk lind me liberalizmin dhe nuk lind me demokracinë. Administrata publike, në domethënien që i jepet në mënyrë korrekte, është bashkëmoshatare me lindjen dhe zhvillimin e shtetit modern dhe fenomenin e dyfishtë të përfundimit të partikolarizmit territorial e juridik mesjetar. Kështu, ajo lind si aparat në shërbim të sovranëve absolutë.

Natyrisht, nuk është e rastësishme që vetë modeli i administratës publike, t’i korrespondojë aparatit të sovranëve absolutë të rëndësishëm (ata të Francës, natyrisht, por edhe ata të Prusisë), ndërsa Anglia, që pas periudhës së Cromwell-it, nuk ka njohur një pushtet sovran që të mos temperohej nga një Parlament dhe nga organizmat e ndërmjetëm, nuk ka pasur kurrë një administratë publike me karakteristikat e veta të Europës kontinentale. Akoma në kulm të triumfit të shtetit liberal, një model adiministrate të mirë publike do të përfaqësohet nga administrata e Perandorisë Austro – Hungareze, e cila nuk pati asnjëherë një formë të realizuar parlamentare. Afirmimi i konstitucionalizmit dhe i pushtetit të parlamenteve, do t’ia heqë administratën publike kontrollit ekskluziv të sovranit. Kështu, administratës publike do t’i jepen dy funksione themelore: të sigurojë ushtrimin e pushteteve mbretërore të shtetit dhe ushtrimin e të drejtave individuale të garantuara nga kushtetutat.

Administrata publike, e trashëguar nga regjimet absolute, do të vihet në shërbim të regjimeve liberale, por raporti midis liberalizmit dhe administratës publike, do të mbesë gjithmonë dialektik. Në fakt, administrata publike do të përfaqësojë gjithmonë një pushtet me një sferë të gjerë autonomie, në mos pavarësie. Në këtë mënyrë, ajo nuk do të ketë vetëm një funksion shërbyes jo dhe aq kundrejt pushteteve mbretërorë të shtetit – kësaj rradhe të ushtruara në kuadër të kushtetutave – sesa të të drejtave individuale. Logjika e funksionimit të administratës publike dhe ajo e klasës burokratike që i siguron funksionimin në mënyrë konstante, do t’i zgjerojë pushtetet e saj në kurriz sa të qeverisë përfaqësuese, aq dhe të qytetarëve. Është interesante të vërehet sesi ekziston një tension jo pak i rëndësishëm midis demokracisë dhe administratës publike. Për logjikën e sapopërmendur, administrata publike dhe burokracia, gjithmonë kanë përfaqësuar një limit ndaj ushtrimit të pushteteve të mazhorancave parlamentare.

Në këtë rast, një limit i mirëpranuar nga një këndvështrim liberal. Për ta kuptuar këtë tension është domethënëse t’i referohesh një prej kushtetutave më demokraticiste dhe më pak liberale të botës perëndimore, domethënë asaj italiane të vitit. Neni 98 cakton se «punonjësit publikë janë në shërbim ekskluziv të kombit». Natyrisht, pasi që kombi nuk mund të përkojë as me një mazhorancë parlamentare, as me një qeveri të shprehur prej saj, administrata publike duhet të përfaqësojë një limit ndaj pushtetit demokratik. Gjithësesi, çështja themelore është se bëhet fjalë për një limit ndaj të cilit nuk jepet asnjë bazë në nene specifike brenda kushtetutës sonë.

Vizioni liberal i shtetit

Në vizionin liberal, shtetit i atribuoheshin detyra të sakta, qartësisht të përcaktuara dhe qartësisht të delimituara. Shtetit i takonte të respektonte rregullat e bashkëjetesës civile, të mbronte qytetarët nga armiqtë e brendshëm (rend publik) dhe nga armiq të jashtëm (ushtri), të ruante të drejtat e pronësisë së siguruar në mënyrë legjitime (drejtësi), të administronte të mirat publike dhe shërbimet e përbashkëta dhe themelore. Përtej kompetencave të tij, shteti nuk duhej të kishte kurrfarë pushteti, ndërsa në brendësi të kompetencave të tij, duhej të kishte pushtete të forta dhe të padiskutueshme, superiore ndaj atyre të çdo shtetasi, shoqate apo sipërmarrjeje private.

Shteti liberal, sociologjikisht i bazuar mbi shtresa pronare dhe përsosshmërisht funksionues ndaj zgjerimit të tregut, dallohej dukshëm nga ky i fundit dhe nga logjika e tij. Paradoksi ishte (dhe është) vetëm në dukje sepse, për ta thënë me fjalët e një ekonomisti të famshëm bashkëkohor, Kenneth Arrow, «definicioni i të drejtave të pronësisë të bazuara mbi sistemin e çmimeve, varet pikërisht nga mungesa e universalizmit të pronësisë private dhe sistemit të çmimeve. Sistemi i çmimeve nuk është universal dhe ndoshta, në njëfarë kuptimi themelor, nuk mund të jetë i tillë». Kjo mungesë universalizmi gjeneron hapësirën e shtetit, të funksioneve të tij sa reale, aq dhe simbolike, dhe, për pasojë, të burokracisë. Respektimi i parimeve të shtetit të së drejtës, që në vendet me traditë romanistike do të lidhet ngushtësisht me të drejtën administrative e nënkuptuar si instrument, për të garantuar të drejtat e qytetarëve kundrejt vetë administratës publike; barazia e trajtimit të qytetarëve; neutraliteti ndaj interesave të veçanta; neutraliteti politik, bindja dhe aftësia për të furnizuar të mirat publike dhe shërbimet e përbashkëta dhe themelore, bëhen pikat kryesore të veprimit burokratik. Ato janë parimet e etikës së administratës publike. Bëhet fjalë për standarde formale që në masë të madhe rrjedhin nga objektivat konkretë të ndjekur nga titullarët e pushtetit politik.

Ardhja e shtetit ndërhyrës

Siç është e njohur për të gjithë, ky vizion liberal i shtetit ka ardhur progresivisht duke u dobësuar qysh nga fillimet e Nëntëqindës dhe mbetet thelbësisht si kategori ideologjike dhe historiografike. Nga tutela e të drejtave të përkufizuara në aspektin privat u kalua në shtetin prodhues të të mirave dhe shërbimeve të tipit “të ndashëm”, me funksione kryesisht rishpërndarjeje të të ardhurës dhe të pasurisë nëpërmjet krijimit të të drejtave sociale. Linja ndarëse midis asaj që i përket shtetit dhe asaj që i përket shoqërisë dhe trupave të organizuara është bërë shumë më pak e prerë, përkundrazi, shpesh është inekzistente, siç ndodh në vende me strukturë neokorporative.

Në kalimin nga shteti liberal në shtetin ndërhyrës, socialdemokrat apo neokorporativ, administrata publike ka pësuar një ndryshim themelor. Në fakt, modeli administrativ ndryshon. Modeli i menaxhimit të normale zëvendësohet nga modeli i drejtpërdrejtë me prodhimin e drejtpërdrejtë ose jo të të mirave “të ndashme” dhe të shërbimeve publike. Vlera si ajo e neutralitetit kundrejt interesave private dhe barazia formale e trajtimit të qytetarëve, bëhen të pamundura për t’u ndjekur në momentin në të cilin ligjet janë gjithnjë e më pak të përbëra nga komanda universale dhe abstrakte dhe gjithnjë e më shumë nga komanda të prirura të realizojnë gjendje të veçanta gjërash, të tilla si një rishpërndarje më e drejtë e të ardhurës, zhvillimi ekonomik i zonave të caktuara të një vendi apo lindja e një sektori të ri industrial.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij realiteti, është çështja se cili është specificateti e administratës publike në momentin në të cilin asistohet në një ndërpenetrim gjithnjë e më të madh midis sektorit publik dhe sektorit privat. Gjithnjë e më shumë sektori publik i drejtohet sektorit privat për sigurimin e të mirave dhe shërbimeve, edhe nëpërmjet ndërtimit të shoqërive miste, që duhet t’i përgjigjen logjikës së tregut. Kjo situatë e bën të vështirë të dallohet se ku qëndron interesi publik dhe ku qëndron interesi privat. Nga këndvështrimi i sjelljes burokratike, parimit të menaxhimit korrekt të normales i përgjigjen metodologji si ajo e management by objectives.

Në mënyrë webber-iane, Zweckrationalitaet-i tipik i proceseve prodhuese private zëvendësohet me Wertrationalitaet-in e funksionit publik. Më në përgjithësi, në realitetin konkret të administratave të sotme publike, mund të afirmohet se ekziston një bashkëprani midis “etosit burokratik” dhe “etosit demokratik”. Etosi burokratik, tipik i strukturës administrative të shtetit liberal, është shënuar në parimet e sipërpërmendura, me natyrë thelbësisht formale. Në mënyrë të ndryshme, etosi demokratik karakterizohet nga impenjimi kushtetues i punonjësve publikë – dhe veçanërisht nga nivelet drejtuese burokratike – kundrejt parimeve mbështetës të lirisë e të barazisë së qytetarëve, të mirëqënies së tyre materiale, të barazisë sociale.

Një etos që lidhet ngushtësisht me shtetin ndërhyrës, në të cilin sfumohet dikotomia liberale midis politikës dhe administratës, dhe fillojnë e privilegjohen vlerat e efikasitetit e të përgjegjësisë të administratës publike kundrejt formalizmit të menaxhimit korrekt të normave.

Të dy etoset nuk shpërbëhen në njësi pa tensione, sepse nëqoftëse finalitetet e etosit burokratik janë interesi dhe primati i shtetit, finalitetet e etosit demokratik janë interesi dhe primati i grupeve sociale që shprehin mazhorancat parlamentare dhe të qeverisë. Kjo kërkon një kuptim të fuqishëm të autonomisë së administratës publike. Ky tension forcohet më tej nga konsiderata e realitetit të demokracive të sotme përfaqësuese, që divergjojnë në mënyrë thelbësore nga modeli fillestar i demokracisë liberale. Ky realitet është përshkruar shumë mirë nga Friedrich von Hayek: «Ideali fillestar demokratik bazohej mbi konceptimin që sa më shumë të ndanin një ideal të përbashkët drejtësie.

vijon


(per shtetin postmodernist europian shih edhe "http://www.upra.org/archivio_pdf/267.pdf")

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0686960 sekonda, 24 pyetje