Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kur gjermanėt thyen murin e Kosovės
Anton Ashta

Postuar mė 15-6-2005 nė 08:38 Edit Post Reply With Quote
Kur gjermanėt thyen murin e Kosovės

Kur gjermanët thyen murin e Kosovës

Dje, 6-vjetori i hyrjes së KFOR dhe rikthimi biblik i mijëra të dëbuarve

Jonuz Hallaci/ Kukes
Dje 6 vjet më parë edhe “Muri i Berlinit”, që ndante shqiptarët do të thërrmohej. Ende e pabesueshme për ata, që për dekada të tëra ishin parë mes telave me gjemba dhe tytave të armëve.

Vëllai ishte ndarë nga motra e nipi nga daja. Orteku gjigant me njerëz të dëbuar për tre muajsh rresht nga ushtarët e policët serbë u kthye si llavë gjigante, andej nga e kishin përzënë barbarët. Data 13 qershor e vitit 1999 shënon dhe futjen e trupave të NATO-s nga Kukësi në Kosovë. Bashkë me ushtarët gjermanë dhe mijëra kuksianë e kosovarë të dëbuar, festuan ditën e parë të lirisë së përbashkët. Mbi tanket e NATO-s tufa me lule e lot gëzimi. Në këtë qytet për tre muaj rresht, nga data 27 mars 1999, kur dolën të dëbuarit e parë nga Kosova dhe deri më 13 qershor, kur ata u rikthyen, u zhvillua një pjesë e rëndësishme e historisë moderne të njerëzimit. Nga dogana e Morinës kishte ndodhur çudia më e madhe. Për tre muaj vetëm ishin futur njerëz të deportuar me dhunë, afro 500 mijë dhe askush nuk kishte shkuar për në Kosovë. Një raport i çuditshëm që do të përmbysej pas tre muajsh në një rikthim biblik të njerëzve në vatrat e tyre.

Kukësi i çmimit “Nobel”
Në fakt, qyteti me historinë e çuditshme të humbjes nën ujë, do të përjetonte një rritje 20 herë më shumë të banorëve në pak ditë. Në Kukës, në atë kohë kishte më shumë kosovarë e të huaj se sa vendas. Banorët e varfër në skaj të vendit hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për vëllezërit nga Kosova, në një kohë të vështirë për ta. Ky qytet u bë kryeqendra e botës. Madje dhe CNN-i, krahas qyteteve të mëdha botërore jepte kohën edhe për këtë qytet, që hyri dhe në historinë e kandidimit për çmimin Nobel për Paqe. Këtu virtytet e njerëzores morën trajtën e së përbotshmes. Në këtë vend kosovarët shuan “etjen e gjatë”, mjekuan plagët, refugjatët e luftës në emër të jetës e mbijetesës bënë martesat edhe në kohë lufte. Këtu lindën mbi 250 fëmijë, që u pagëzuan me emra patriotikë, por edhe u hapën 150 varre. Jeta e mundi vdekjen dhe e mira të keqen. Shqiptarët si rrallë herë patën në krah përveç Zotit dhe Aleancën Atlantike. Bijtë e Kosovës, të radhitur në radhët e UÇK-së, i treguan botës se një komb po shuhej nga barbaria serbe. Ata i treguan serbëve se dhe ata janë të vdekshëm para plumbit të shqiptarëve. Në këtë qytet brenda 3 muajve mbërritën krerët më të lartë politikë dhe ushtarakë të NATO-s, deri tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan. Mbi 2000 gazetarë u stacionuan në Kukës. Organizmat humanitare shpëtuan me qindra e mijëra jetë njerëzish. Në familjet e varfra të Kukësit strehoheshin e ushqeheshin 4 herë më shumë njerëz se sa kishte familja. Vetë rajoni i Kukësit ishte në luftë. Dhjetëra agresione në fshatrat kufitare me Serbinë, mijëra hektarë tokë e minuar. Dhjetëra jetë të humbura në radhët e UÇK-së, treguan se tashmë edhe ai kufi që ndante shpirtrat e njerëzve nuk kishte ekzistuar kurrë. Pas 72 ditë bombardimeve të NATO-s dhe një lufte heroike nga toka nga njësitë e UÇK-së, nënshkruan “Marrëveshjen e Kumanovës”, që shënon dhe kapitullimin e Milosheviçit. Nga Maqedonia nëpërmjet Hanit të Elezit, më 12 qershor, hynë trupat e NATO-s, ndërkohë që nga rajoni jugor pikërisht nëpërmjet kufirit, që ende ndante Kosovën me Shqipërinë 1200 trupa gjermane të shoqëruara nga mijëra shqiptarë hynë nga Morini në drejtim të Prizrenit. Pas kësaj date, gjithçka rrodhi ndryshe.

13 qershori
Një ditë përpara kësaj date, në Kukës kishin mbërritur trupat gjermane, që do të merrnin nën kontroll rajonin e Prizrenit. Kukësi dhe ish-të dëbuarit u bënë një pritje madhështore trupave gjermane të komanduara nga gjenerali Shvartz Komn. Në fakt, askush nuk mendonte që lumi gjigant i kosovarëve të dëbuar do të ndryshonte rrjedhë kaq shpejt. Rreth orës 11:30 minuta në një moment emocionesh të jashtëzakonshme një helikopter gjerman ulet në territorin e doganës së Vërmicës në Kosovë, 100 metra larg asaj të Morinit, ku mijëra njerëz prisnin të hynin në Kosovë. Një ushtarak i lartë gjerman me emrin Helmut Harf, pas tre minutash takohet me oficerët serbë që zbresin nga mali. Oficeri serb kërkon 3 orë afat për tërheqje, por gjermanët nuk tolerojnë. “Nuk duhet të humbni kohë. Keni 30 minuta afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që keni në pikën e vrojtimit. Kanë kaluar 2 minuta keni dhe 28 të tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhrin, do të keni pasoja”. Kështu i është përgjigjur ushtaraku gjerman oficerit serb, i cili nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte urdhrin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake. Sakaq, uragani i njerëzve nga dogana e Morinit vërshon si llavë vullkani. Sapo kalohet vija e kuqe, shenja treguese e ndarjes se dy shteteve, të parat që e pësojnë janë simbolet e mbetura jugosllave dhe flamuri i tyre. Për herë të parë në shtizën e flamurit ngrihet flamuri shqiptar dhe digjet ai serb. Tabela ku prej dekadash shkruhej RFSJ (Republika Federative e Jugosllavisë) gjendet nën përroin poshtë urës ndarëse. Tirania ishte mundur.



Thyhet afati për obeliskun


KUKES-Edhe në 6-vjetorin e eksodit kosovar, obelisku në përkujtim të kësaj ngjarje ende nuk ka përfunduar edhe pse punimet kanë nisur prej dy vjetësh. Në fund të vjeshtës së kaluar u tha se punimet do të ndërpriteshin për arsye të motit të keq. U premtua se punimet do të rinisnin në pranverë, pasi ishin mbledhur fondet. Pranvera erdhi dhe iku dhe obelisku gjysmë i përfunduar i ngjan një bunkeri të madh të braktisur. Çështja ka ngecur te paratë. Drejtuesit e komisionit organizator “Eksod 99”, me qendër në Mitrovicë, 2 vite më parë patën deklaruar se i kishin gjetur fondet, rreth 8 mijë euro të siguruara nga komunat e Kosovës. Puna nisi me një vrull dhe u ndërpre disa herë me pretekstin se, jo të gjitha komunat kishin lëvruar shumën e premtuar. Në fakt ky memorial ka qenë për t’u inauguruar më 16 prill të vitit të kaluar, por u shty për në 12 qershor të këtij viti.





panorama



Dhe per mua nuk ka pase moment me te kendshem ne jete se kur kam shkelur per here te pare ne Kosove.


Per fat te keq kam ndenjur shume pak se pata shkuar me miqte e mi gjermane per te shperndare ilace ne spitalin e Prizrenit dhe te Pejes.

Shpresoj qe ne tetor te rri me shume!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0551469 sekonda, 25 pyetje