Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kushtezimi Serb i Pavarsimit te Kosoves
burimuji

Postuar mė 27-6-2005 nė 13:57 Edit Post Reply With Quote
Kushtezimi Serb i Pavarsimit te Kosoves

BalkanWeb

BEOGRAD (27 Qershor) - Ministri i Jashtem serbomalazez, Vuk Drashkovic deklaroi dje se "pavaresia e Kosoves nenkupton automatikisht pavaresine e Republikes Serbe te Bosnjes, sipas parimeve te njejta". "Gjate bisedimeve me lideret boterore kam kembengulur ne respektimin e standardeve te njejta dhe kam theksuar vazhdimisht se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves brenda Serbise do te stabilizonte edhe Bosnje-Hercegovinen. Duhet te lejojme serbet e Bosnjes te perfitojne gjithcka qe shqiptaret e Kosoves do te perfitojne", tha Drashkovic per gazeten e perditshme te Beogradit "Blic". Drashkovic shtoi se ishte i bindur qe forcat demokratike ne parlament nuk do te kundershtonin planin e tij per statusin e ardhshem te Kosoves dhe persa i perket mendimit te te ashtuquajturave forca patriotike, te cilat e kane kundershtuar planin, ai pohoi se "nuk eshte interesuar per mendimin e tyre".

I pyetur nese po zhvilloheshin aktualisht bisedime ne Bruksel per propozimin e Grupit Nderkombetar per Ballkanin per pavaresine e Kosoves sipas disa fazave, Drashkovic tha se" me faza apo jo, pavaresi nuk mund te kete".

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-6-2005 nė 16:16 Edit Post Reply With Quote
OHR kritikon deklaratën e Drashkoviç që lidh statusin e Kosovës me RS
28/06/2005

SARAJEVË, Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) -- Zyra e Përfaqësuesit të lartë (OHR) në BiH kritikoi të hënën (27 qershor) një deklaratë fundjave nga Ministri i Jashtëm i Serbi-Malit të Zi Vuk Drashkoviç që lidhte çështjen e statusit të Kosovës me Republika Srpska (RS) të BiH. OHR tha se sugjerime të tilla qenë "dëmtuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme". Ajo vinte në dukje se BiH është një shtet sovran me kufij të njohur ndërkombëtarisht, të garantuar nga traktati e nga ligji. "Këto kufij nuk janë çështje negocimi dhe Serbi-Mali i Zi si një nënshkruese e Dejtonit ka një detyrim t'i mbështesë ato. Ditët kur Beogradi vinte në pikëpyetje kufijtë e Bosnjë dhe Herzegovinës kanë shkuar me kohë dhe nuk do të lejohen më të kthehen," thoshte deklarata.

Zëdhënësja e shefit të sigurimit të BE Havier Solana, Kristina Gallaç, kritikoi gjithashtu heqjen e çfardo paraleleje midis gjendjes në Kosovë dhe RS. (OHR press release, Fena, Tanjug - 27/06/05)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1711190 sekonda, 26 pyetje