Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: PAS ZGJIMIT TE MADH
Anton Ashta

Postuar mė 6-7-2005 nė 04:27 Edit Post Reply With Quote
PAS ZGJIMIT TE MADH

E Merkure, 06 Korrik 2005


PAS ZGJIMIT TE MADH

*Nga Gjeke Gjonlekaj

Kombet kremtojne rregullisht datat e fitoreve dhe te humbjeve te medha. Ne kalendaret historike zene vend me rendesi edhe tragjedite e medha qe mund te jene shkaktuar nga natyra ose njeriu. Me 4 korrik, Shtetet e Bashkuara kremtuan diten e pavaresise qe eshte data me e rendesishme ne historine 229-vjecare te ketij vendi. Por tani ka filluar te behet tradite edhe perkujtimi i 11 shtatorit te vitit 2001.

Deri para 4 vjetesh vrasja e Presidentit John F. Kennedy ishte nje date shume trishtuese ne kujtesen kombetare amerikane. Por tragjedia e 11 shtatorit 2001 e tronditi Ameriken me rende se asnje tragjedi tjeter kombetare. Rrenimi i Qendres Boterore te Tregtise eshte ora me e zeze ne historine e republikes amerikane qe kapercen Pearl Harborin, Normandine dhe anijen "Titanik". Por fjala e urte popullore shqiptare "Lisin e madh e godasin shume stuhi" e shpjegon me se miri tragjedine amerikane te 11 shtatorit. Ne te gjitha apokalipset e lartpermendura ndodhen per fatkeqesine e tyre edhe shqiptaret ne sherbime ushtarake ose civile. Flijimi se bashku me amerikane ne tragjedi te tilla eshte deshmi e madhe per te ardhmen dhe lidhjet e popullit shqiptar me Shtetet e Bashkuara.

Ne apokalipsin e 11 shtatorit 2001 ne New York humben jeten tre shqiptaro-amerikane, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj. Rroku e Moni ishin te shtyre nga mosha, ne prag te pensionimit, dhe lane pas djem e vajza. Ndersa Simoni ishte ne moshen 25-vjecare, ende nuk ishte mbushur njevjetori i marteses dhe fatkeqesisht nuk la pasardhes. Nusja e tij, Elisabeta, e lindur dhe e rritur ne nje familje te mirenjohur te Kelmendit, u kthye ne gjini. Por sjelljet e saj fisnike familja e Simonit nuk do t"i harroje kurre. Edhe pse brenda dy muajsh behen 4 vjet prej atij casti tragjik, ajo ende nuk eshte martuar dhe sot e kesaj dite vishet ne zi. Ndersa nena e Simonit Vitorrja, ende nuk e ka hapur deren e dhomes se Simonit qe eshte prane dhomes se saj.

Pas nje kohe te gjate, Monit iu gjeten disa pjese te eshtrave dhe u varrosen me nderime ne vendlindjen e tij ne Vuthaj ne Mal te Zi. Nga trupi i vdekur i Rrrok Camajt, deri sot, nuk eshte gjetur asnje shenje dhe familja e te afermit vazhdojne te jetojne ne kete agoni. Ekspertet e Deponimit te Karakteristikave te Trashegimise "DNA) zbuluan disa pjese te eshtrave te Simonit ne fillim te shtatorit te vitit 2002 dhe me 21 te atij muaji u be varrimi i tyre ceremonial, qe ishte nje ngushellim i vogel per familjen. Muajin e shkuar ekspertet e lartpermendur zbuluan perseri pjese te eshtrave te tij dhe ia dorezuan prinderve te Simonit per varrim. Kuptohet gjendja shpirterore e prinderve ne keto caste. Nderkohe familja e Simonit ndertuan nje monument madheshtor per djalin e tre te dashur. Kjo permendore gjendet ne nje pjese te rendesishme te varrezave "Dyert e Parajses".

Muajin e kaluar ekspertet e DNA gjeten perseri pjese te eshtrave te Simonit. Me 18 qershor u be varrimi i tyre dhe u zbulua permendorja e tij. Ne kete varr u vendosen edhe eshtrat e motres se tij Engjelles foshnje qe kishte vdekur 18 vjet me pare. Dhembja e familjes per vdekjen teper tragjike te Simonit eshte e papershkrueshme. I ndjeri Simon ishte djal i shkelqyeshem. Kohe me pare, nena e tij kishte gjetur nje leter te Simonit ne te cilen shkruante "Krisht i dashur. Une jam Simon Dedvukaj. Jetoj per te ndihmuar te tjeret".

Gjithe bota e pranon se 11 Shtatori i vitit 2001, eshte nje nder datat me te rendesishme ne historine e njerezimit. Kjo dite tragjike e zgjoi boten nga gjumi. Ishte nje paralajmerim qe neser te mos ndodhe nje katastrofe berthamore ose kimike me permasa boterore. Vendin "rrafsh me toke" sic e quajne tani e vizitojne cdo dite amerikanet dhe te huajt dhe e nderojne si nje vend te shenjte, sepse ketu humben jeten 3 mije njerez te pafajshem. Ata u flijuan per te lindur nje rend i ri boteror dhe nje sigurim i vecante per Ameriken dhe gjithe njerezimin. Kjo shpelle e zeze eshte nje Kalvar i dyte per Ameriken. Shelbuesi u kryqezua per lirine dhe te verteten. Edhe keta u dogjen dhe u perveluan per shpetimin e njerezimit sot e neser. Nuk ka pende njerezore qe mund ta pershkruaje kete katastrofe. Thua se New Yorku ishte goditur nga ndonje komete ose steroid. Panik, lot e gjeme qe nuk jane pare kurre. Ato krijesa satanike te shemtuara, thua se kishin zbritur nga ndonje planet tjeter. U godit "kulmi i qyteterimit njerezor" sic e cilesoi Papa Gjon Pali i Dyte, New Yorkun gjate vizites qe beri ne kete qytet ne vitin 1995. U vra e mira dhe e bukura.

Ne ate vend tani po ngritet Monumenti i Lirise, nje veper gjigante. Ne ate permendore do te skaliten edhe figurat e tre shqiptareve qe rane deshmore per Ameriken. Kjo Qender e dikurshme Boterore e Tregtise tani quhet "Qendra Boterore e Paqes" dhe do te jete monumenti me historik dhe me i nderuar i Amerikes. Do te behet vend pelegrinazhi. Edhe shqiptaret nga atdheu ose diaspora do ta vizitojne kete vend per te treguar respektin e duhur per tragjedine amerikane dhe per te nderuar tre bashkatdhetaret e tyre martire te vertete.

Me kete rast do te kene mundesi te vizitojne edhe Peremendoren madheshtore te Simon Dedvukajt ne varrezat "Dyert e Parajses". Atje do te shihni monumentin me tragjik dhe me madheshtor qe i eshte bere ndonje shqiptari ne Amerike. Ne ato pllaka te medha mermeri eshte skalitur portreti i Simonit, qe shkelqen si yll drite. Ne shkelqimet e atij mermeri valon flamuri amerikan dhe figura qe simbolizon rrenimin e dy binjakeve. Ne krahun e djathe eshte gdhendur nje kryq i madh dhe figura e shenjte "darka e fundit". Ne krahun e majte valon flamuri shqiptar dhe mbi kokat e shqiponjes perkrenarja e Skenderbeut. Me lart ne pllake mermeri jane gdhendur malet shqiptare dhe shtepia e Mirajeve ku ka lindur Marashi babai i Simonit. Ne pllakat e tjera jane figurat e Shna Nout, Shen Kollit dhe Shen Gjonit.

Tragjedite e medha lindin edhe vepra artistike te medha. Ne kete permendore mund te lexohet shume nga historia tragjike e popullit shqiptar. Ne shtepine qe eshte gdhendur ne kete monument ka jetuar disa vjet Dede Gjo"Luli, sepse shtepine e tij iakishin djegur turqit gjate kryengritjes. Ne ate shtepi kane lindur e jetuar 4 vellezerit Miraj. Ne ate shtepi ishte strehuar ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore profesor Gjelosh Luli, oficeri i larte i ushtrise shqiptare. Kjo shtepi dhe oxhak i permendur u dogj e u poq per bese e fe. Ne Bardhaj te Hotit u kryqezuan Mark Miri e Kole Miri, dy vellezer shume te nderuar ne Malesi te Madhe. Per aktin e tyre heroik, fisnik e besnik flitet, kendohet e shkruhet sot e kesaj dite. Ishin kolose te beses dhe te nderit. Perjetuan mundimet e Krishtit dhe nuk ua dorezuan Gjelosh Lulin forcave barbare komuniste te Toger Babes. Terroristet bolshevike i torturuan, bile i poqen ne hell midis dy zjarresh dhe perseri ata nuk e tradhtuan fisnikun e maleve shqiptare, Gjelosh Lulin. Besa dhe ashti i ketyre burrave nuk digjet as ne temperaturat me te larta, cfare ngjau edhe me eshtrat e Simonit ne tragjedine e New Yorkut. Shekuj me radhe barbaret e Veriut dhe te Lindjes u versulen mbi kete vellazeri, bile me se fundi ne New York. Gjithmone bijte dhe bijat e ketij fisi u bene therore ne altarin e atdheut. Tragjedite e tyre krahasohen me ato te Greqise antike. Per tragjedine e Dede Gjo"Lulit Eqrem Cabej thote: "Mos valle ne jeten e tij pasqyrohet tragjizmi i Shqiperise ne te kaluaren". Kush eshte kjo familje u pa me se miri ne tri ceremonite mortore te Simonit. Pjesemarrje e gjame qe nuk jane pare asnjehere ne historine e shqiptareve te Amerikes. Sipas kerkeses se familjes ceremonine fetare e drejtuan kleriket e krishtere dhe myslimane, qe ishte nje thirrje e vertete per respekt e bashkim kombetar. Ne gurin e varrit te Simonit shkruhet "Bir i tradites shqiptare".

Eshte bere tradite te vizitohen varret e disa atdhetareve te shquar shqiptare, Nolit, Frasherit, Kupit e Oroshit, vellezerve Bytyci dhe tani nderime te tilla meriton edhe Simon Dedvukaj sepse humbi jeten tragjikisht ne katastrofen me te madhe te Amerikes. Per familjen eshte humbje e pazevendesueshme. Ndersa per kombin shqiptar krenari e perjetshme. Kombet dhe popujt qe ruajne nderin e krenarine kombetare dhe familjare jetojne e mbijetojne. Amerikanet gjithmone do ta nderojne varrin dhe permendoren e Simonit. Edhe populli shqiptar e ka per detyre. Aty ka vend per lutje per histori, per arte dhe diplomaci. Dheu ku pushon Simoni eshte toke e bekuar. Eshte atdheu i atyre qe e ndihmuan popullin shqiptar ne ditet me te veshtira. Simoni, Rroku dhe Moni jane martire te vertete. Bashkatdhetare te nderuar, kur te vini ne New York, mos u largoni pa vizituar kete monument tragjik dhe historik.

*Publicist, Ish-gazetar i Zerit te Amerikes

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0666170 sekonda, 25 pyetje