Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Plazhet shqiptare
Anton Ashta

Postuar mė 12-7-2005 nė 07:59 Edit Post Reply With Quote
Plazhet shqiptare

Anila Dushi - 08/07/2005

Të pushosh këtë vit në Velipojë

Velipoja përfaqëson mundësitë më të mira të të bërit turizëm në zonën veriore të vendit, duke dhënë mundësi ndërthurjeje të detit, malit, pyllit dhe lagunës. Çmimet në këtë pikë turistike mund të quhen normale dhe konkurruese


Plazhi i Velipojës është më i frekuentuari në rajonin e Shkodrës. Në këtë sezon, për periudhën 1 deri 15 korrik, në këtë plazh parashikohet të ketë rreth 15 mijë pushues të akomoduar në ambientet e zonës. Në periudhën e verës, në sheshin kryesor të plazhit ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 60 njësi tregtare apo dhe shërbimi provizore, të vendosura në kioska vetëm për këtë periudhë. Përveç këtyre, janë në funksionim edhe mjaft lokale e njësi tregtare që punojnë në stinët e tjera, edhe pse është stina e verës ajo që përbën burimin kryesor të të ardhurave të tyre. Plazhi ka rreth 480 ndërtime, prej të cilave mbi 100 hotele, pa përmendur kabinat dhe ambientet e tjera private që u vihen në dispozicion pushuesve, si dhe ka kushte mjaft të mira për kalimin e pushimeve. Godinat e shumëllojshme që jepen me qira për pushuesit janë rreth 350; që nga qendra e komunës e deri në plazh janë rreth 100 lokale. Prania e detit, rërës së pasur me jod e të padëmtuar, lumit, malit, lagunës dhe pyllit është një tjetër shkak që ky plazh të tërheqë pushues të shumtë.
Në plazhin e Velipojës çmimet e kabinave dhe hoteleve janë nga 2 euro deri 18 euro për person. Dhomat kryesisht janë për 4 persona. Në hotelet ku çmimet janë të larta, si 10 deri 18 euro për person, ka kushte më të mira si kondicioner, pishinë, ku përfshihet edhe mëngjesi; ato kanë edhe restorant. Hotelet e zakonshme janë tip apartamenti me dy dhoma dhe banjo, ose dhoma të veçanta, vetëm për akomodim, pa ushqime e shpenzime të tjera. Në dyjavorin e parë të korrikut çmimet e hoteleve kanë një zbritje prej 5 mijë deri 7 mijë lekësh.
Nisur nga ajo që thonë vetë pushuesit, në një hotel të zakonshëm një familje me katër persona, e cila nuk ushqehet në restorant, por gatuan vetë, shpenzon deri 80 mijë lekë të reja në dy javë. Plazhi i Velipojës është padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe i pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 kilometra larg qytetit të Shkodrës, dhe gjysma e rrugës është e rikonstruktuar.
Këtë vit për herë të parë është botuar një broshurë turistike për këtë plazh, e mundësuar nga programi i GTZ-së gjermane. Velipoja është e preferuar edhe nga turistë të huaj që vijnë nga Gjermania, Maqedonia, Kroacia, Kosova etj. Vitin e kaluar ka pasur rreth 4 mijë turistë të huaj nga këto vende.
Mundësitë e vendosjes në hotele
Në Velipojë ka mjaft hotele që presin pushues kryesisht në periudha dyjavore, por edhe ditore. Çmimet këtu varen nga kushtet që u afrohen pushuesve, nga dhomat apartamente apo dhomat e zakonshme për çifte. Hotel “Bellavista” mes pishave ka çmime 6 euro në natë për person dhe 25 euro për dhomë; ka 12 dhoma me televizor, telefon, restorant, kënd lojërash etj. Hotel “Argenti” është disakatësh dhe çmimet aty janë 17 euro për person në një natë dhe 51 euro për dhomë; afron restorant, parkim automjetesh etj. Ky hotel ka 50 dhoma. Hotel “Fantazia” ka çmime 18 euro për person në një natë deri 72 euro për dhomë, ku përfshihen edhe dreka e darka, duke ofruar edhe pishinë. Ka 20 dhoma.
Hotel “Adriatiku” ka 25 dhoma dhe çmimi varion nga 5 euro për person deri 20 euro për dhomë. Ai afron kushte për gatim vetjak. Hotel “Freskia” ka 15 dhoma me çmim deri 20 euro për dhomë. Për pushues ditorë ka mjaft hotele, ku çmimet janë nga 2 euro deri 20 euro. Shumë kabina dhe dhoma hotelesh në formë apartamenti jepen me çmime, që në korrik e gusht shkojnë 30 mijë deri 40 mijë lekë të reja për dy javë, ndërsa në periudhat e tjera 15 mijë deri 25 mijë lekë.
Organizimi
Lidhur me organizimin e sezonit veror në këtë plazh, kryetari i komunës së Velipojës, Dedë Kaçaj, thotë se është viti i dytë që për pastrimin është duke u eksperimentuar projekti pilot për të përfituar ndihmën ekonomike përmes punëve publike në dobi të komunitetit, projekt ky i Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit. Janë 30 persona që do të merren me pastrimin e plazhit, kundrejt përfitimit të ndihmës ekonomike, thotë Kaçaj, dhe për këtë është dhënë dhe një fond shtesë për komunën. Janë dy mjete pastruese të blera vitin e kaluar nga komuna, dhe sivjet është dhururar edhe një tjetër, që do merren me pastrimin e rërës së plazhit.
Problem për plazhin mbetet ndriçimi i munguar në rrugët e brendshme, ku ndodhen ndërtimet, ndriçimi i plazhit natën dhe rrugët e brendshme të paasfaltuara. Që nga viti i kaluar në këtë plazh ka postë policie të veçantë, ndërsa energjia elektrike nuk mungon; uji për t’u pirë blihet, pasi këtu nuk ka ujë të pijshëm. Për nevoja të tjera pronarët kanë vendosur pompa me shpim ose në puse për të siguruar ujë. Këtë vit pronarë hotelesh në këtë plazh morën pjesë edhe në një panair promovimi të turizmit në Kosovë. Plazhi i Velipojës frekuentohet edhe dimrit nga pushues ditorë, si dhe nga ata që kanë atje shtëpi private.



biznes





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-7-2005 nė 07:59 Edit Post Reply With Quote
Cilat jane plazhet shqiptare?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-5-2008 nė 06:48 Edit Post Reply With Quote
Gjiri detar i Lalëzit, me mundësi të mëdha turistike dhe plazhe të virgjëra

Dy javë më parë, KRRT e Qarkut Durrës aprovoi zgjerimin e fshatit turistik "Lura" me 12 ha të tjera

Deri në Manzë rruga tashmë është rindërtuar plotësisht, ndërsa më tej gjithçka do të jetë gati brenda vitit 2009

Gjiri detar i Lalëzit është një nga zonat më të bukura bregdetare në të gjithë vendin. Afro 30 km bregdet ende i virgjër, kufizohet në veri nga Kepi i Rodonit, ndërsa në pjesën jugore Kepi i Palit e ndan atë nga qyteti turistik i Durrësit. Lalëzi është një nga gjiret detare më të mëdhenj në të gjithë bregdetin shqiptar dhe ndoshta i vetmi ku dora e njeriut ende nuk ka vepruar konkretisht. Bregdeti i Lalëzit vazhdon të jetë një nga pikat prioritare të planeve afatmesme të qeverisë shqiptare, të cilat synojnë aplikimin e turizmit elitar dhe atij të mesëm në pjesën më të madhe të tij. Gjiu detar i Lalëzit përgjithësisht identifikohet me fshatin Shën Pjetër, i cili ndodhet në veri të tij, rreth 36 km larg qytetit të Durrësit. Udhëtari që niset nga Tirana duhet të lerë superstradën në Maminas, pikërisht aty ku një vit më parë kanë nisur punimet për rrugën e re prej 22 km drejt Shën Pjetrit, me një investim të qeverisë prej afro 10 milion USD. Durrsakët që preferojnë Lalëzin zakonisht kthehen në qytezën e Sukthit, aty ku rruga ndryshon krejtësisht drejt perëndimit. Deri në Manzë rruga tashmë është rindërtuar plotësisht, ndërsa më tej gjithçka do të jetë gati brenda vitit 2009. Kush vjen për herë të parë në këto plazhe, mrekullohet nga qetësia e plotë. Brezi i pishave të mbjella në fillim të viteve '60 i jep hijeshi dhe freski për disa kilometra radhazi gjiut të Lalëzit. Pas tij, shtrihen fushat dhe kodrat e buta, të mbjella me bimët e stinës, me vreshta dhe pemishte. Megjithëse numri i frekuentuesve të plazheve të virgjëra rritet vazhdimisht, bregdeti i Lalëzit, i Hamallajt dhe ai i grykëderdhjes së Erzenit më në jug, vazhdon të jetë i ruajtur nga ndërtimet pa kriter. Dy javë më parë, KRRT e Qarkut të Durrësit aprovoi zgjerimin e fshatit turistik "Lura" me 12 ha të tjera. Brezi i gjerë i rërës kurative dhe deti i pastër mundësojnë pushime të këndshme, të cilat shoqërohen me peshkimin dhe shëtitjet e gjata në bregdet dhe në kodrat përreth. Rrethi i Durrësit ka afro 62 km plazhe, por vetëm zona nga Ura e Dajlanit në Shkëmbin e Kavajës prej 8-9 km shfrytëzohen intensivisht. Gjiu detar i Lalëzit mbetet një nga zonat e së ardhmes. Disa muaj më parë, Këshilli i Qarkut të Durrësit miratoi studimin urbanistik pjesor dhe sheshin e ndërtimit për një sipërfaqe prej 390 ha në zonën mes Kepit të Palit dhe grykëderdhjes së lumit Erzen, rreth 15 km në veri të qytetit të Durrësit. Territori bregdetar që bën pjesë në Komunën e Katundit të Ri, për herë të parë në praktikën e deritanishme do të shërbejë si një mundësi për kompensimin e ish-pronarëve, të cilët do të jenë partnerë në zbatimin e një projekti të mirëfilltë turistik. Sipas specialistëve, përfundimi i rrugës që bashkon Durrësin me fshatin Rinia, si dhe rikonstruksioni intensiv i infrastrukturës rrugore në komunat bregdetare, ka rritur ndjeshëm kohët e fundit çmimin e tokës në këtë zonë, çka dëshmon për ndjeshmërinë e tregut për të ardhmen pozitive turistike të këtij territori me potenciale të mëdha. Në brigjet e gjiut të Lalëzit janë vendosur më shumë se 15 fshatra të komunave të Katundit të Ri dhe të Ishmit me 23 mijë banorë gjithsej. Ndërtimi i fshatrave turistike, përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës si dhe promovimi i turizmit shumëllojësh, do t'i hapin perspektiva të mëdha fermerëve të kësaj zone, të cilët do të gjejnë një treg të garantuar për produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Jo vetëm kaq, por hoteleria dhe shërbimet ndihmëse do të rrisin vazhdimisht kërkesat për vende pune të specializuara në fusha të ndryshme.

rd

Nuk e kam pare akoma. Heres tjeter qe do te jem ne Shqypni do shkoj ta shof patjeter.
E kam pare ne vitin 1991-2 zonen e gjuetise se byrose dhe ishte nje zone krejt e virgjer.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-3-2009 nė 11:00 Edit Post Reply With Quote
Plazhit i Gjirit të Lalësit, gati për turistët e rinj
A. AJAZI




Sezoni i ri turistik 2009 do të ketë plazhin e Gjirit të Lalësit, një investim i qeverisë, e cila ka nisur prej 6 muajsh angazhimet konkrete për zonat turistike në bregdetin e Durrësit, duke nisur kryesisht nga infrastruktura. “Dyndja e turistëve dhe automjeteve me turistë vendas dhe të huaj do ta jetë krahas vijës bregdetare të Durrësit, edhe drejt Gjirit të Lalësit, një nga perlat e bregdetit jo vetëm durrsak, por edhe kombëtar”, - deklaroi për “standard” dje kreu i qarkut, Seit Kërtusha. Sipas tij: “Një investim i qeverisë po bën realitet projektin për ndërtimin e një rruge bashkëkohore, ai ka pak muaj që ka nisur dhe bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës Maminas - Gjiri i Lalësit, 23 km e gjatë, duke qenë një investim me vlerë 9 milionë dollarë, i kanalizuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, që synon zbatimin e këtij projekti deri në 31 mars, duke realizuar projektin e plazhit elitar për turistët këtë sezon”. Sipas objektivit, synohet që këtë sezon, pushuesit të udhëtojnë deri në breg të detit në një rrugë të asfaltuar. Dy firma ndërtimi kanë nisur ndërtimin e kësaj rruge prej disa muajsh dhe punimet po ecin me ritme të kënaqshme. Drejtuesit e punimeve kanë vendosur që punimet të realizohen nga të dyja anët e kësaj rruge, pasi kështu do të mund të shpejtohet ritmi i punës. Rruga e nisur ka arritur në kilometrat e fundit dhe do të jetë me dy korsi dhe me kanale kulluese. Deri në afërsi të Manzës do të ndërtohen edhe trotuare e sistem ndriçimi. Gjatë këtyre ditëve janë kryer punime për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve si dhe janë prishur gardhe e mure rrethuese në mënyrë që të bëhet gati bazamenti i kësaj rruge. Rruga Maminas - Gjiri i Lalësit, e harruar nga qeverisja socialiste, deri para 3 vitesh ishte katandisur në gjendje shumë të rënduar dhe në disa pjesë të saj automjetet e vogla thuajse e kishin të pamundur për të kaluar. Mungesa e një rruge të asfaltuar kishte nxjerrë jashtë funksionit një pjesë të bregdetit më të bukur të Durrësit. Kërtusha tha: “Ndërtimi i këtij segmenti do të orientojë drejt Gjirit të Lalësit me mijëra pushues ditorë si dhe do t’i japë shtysë fillimit të ndërtimit të industrisë së turizmit në këtë zone”. Por janë me qindra banorë të cilët janë pajisur me toka bujqësore pranë bregut të detit dhe që presin të çelin bizneset e tyre atje. Ata ose mund t’i shesin këto toka, ose mund t’i shfrytëzojnë ato në funksion të turizmit. Shqetësimit të qarkut dhe komunës së Ishmit qeveria iu përgjigj me investime dhe projekte, në të cilat u përfshi në zonat turistike edhe Gjiri i Lalësit. Përfundimi i projektit të aksit të ri rrugor, me vlerë prej 9 milionë dollarësh, përfundimisht e rendit Gjirin e Lalësit ndër më të frekuentueshmit për turistët vendas dhe të huaj dhe sipas kreut të qarkut Kërtusha dhe kryetarit të komunës, Gëzim Ylli: “Turistët do ta frekuentojnë plazhin e virgjër të Lalësit këtë sezon, pasi janë duke u kryer punimet përfundimtare nga firmat ndërtuese, duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve nga pushuesit dhe turistët”.




11/03/2009

standard


Plazhet shqiptare jane PIS

dhe sa te jene pis nuk jane plazhe por kosha plehrash.

Po nuk kuptuam kete ne shqiptaret shume shpejt, vertetohet se pak i jemi afruar njerezores.

Te dhemb shpirti kur shkon ne Kune psh e e gjen pis.
Kam fotot

Ose ne Dhermi dhe e gjen pis


Plazhi nuk eshte plazh po qe pis,

o shqiptare

kaq e thjeshte eshte

Gjirin e Lalzit do ta shof javes tjeter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-7-2009 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Plazhi ndodhet midis dy kepave shkëmbore në Rivierën e kodrave të Kryevidhit të Kavajës

Plazhi i Gjeneralit, mrekullia e panjohur e Adriatikut

Plazhi i Gjeneralit pak vite më parë ishte gati-gati një gojëdhënë e treguar prej atyre pak njerëzve të pasionuar, të cilin kishin patur fatin ta shihnin dhe të provonin ujërat e pastërta të Adriatikut, duke eksploruar kodrat në perëndim të Kavajës. Vetëm 20 km larg qytetit, plazhi me gjatësi 400 metra dhe gjërësi 50 metra, ishte pagëzuar me gradën e një gjenerali italian, i cili para Luftës së Dytë Botërore mbërrinte për pushime familjarisht këtu me një jaht personal. Plazhi që ndodhet midis dy kepave shkëmbore dhe është formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detit është me siguri më i bukuri dhe më i pastërti në gjithë Rivierën e kodrave të Kryevidhit të rrethit të Kavajës. Komuna e Synejit, në të cilën përfshihet ky plazh, vitet e fundit ia ka dalë që të bëjë një punë të madhe dhe marketing të admirueshëm për të afruar pushues nga Kavaja, Durrësi dhe Tirana.

Idetë e reja dhe puna efikase duken sapo mbërrin në këtë plazh, ku në një cep të rrugës është vendosur adresa elektronike e websit-it të komunës. "Jo se është ndonjë gjë e madhe hapja e një websit-it, por ka bashki që nuk e kanë ende një faqe të tillë", thotë kryetari i Komunës Synej, Përparim Çaça, i cili duket se vlerësohet nga të gjithë për punën e tij dhe të administratës që drejton. "Plazhi i Gjeneralit është një vend mjaft i bukur, i veçantë, ashtu siç e ka krijuar natyra dhe ne jemi të vendosur ta ruajmë natyrshmërinë e tij", thotë Përparimi. Komuna e Synejit ka arritur të riparojë dhe asfaltojë rrugën prej 8 km që vjen deri në këtë plazh, sikurse është bërë i mundur pastrimi i gjithë plazhit dhe ambienteve përreth për të ruajtur kështu peizazhin e mrekullueshëm. Në komunë po punohet që përmes një zyre informacioni dhe faqes elektronike të jepet sa më shumë informacion për këtë plazh të panjohur deri para pak vitesh.

Pamja flet vetë

Plazhi përbëhet nga rërë e imët kurative, me ngjyrë të verdhë në të hirët dhe ka formën e patkoit, që rrethohet nga shpate të buta kodrash me lartësi rreth 100 m, të veshura me shkurre mesdhetare, gjithmonë të blerta: dafinë, shqopë, mare, etj. Kepat shkëmbore në veri dhe në jug të plazhit me blloqe shkëmbore konglomeratike, me zaje me gjithfarë ngjyrash, përbëjnë një mozaik të mahnitshëm që harmonizohet me koloritin e pyjeve fantastikë nënujore të leshterikëve të detit. Pasuria e çmuar e këtij plazhi janë breshkat e ujit. Një nga shkencëtarët e pasionuar të kësaj pjese të bregdetit, Prof. Perikli Qiriazi, thotë se, "në ujërat e detit gjenden peshq të llojeve të ndryshëm, por ajo që e bën të veçantë këtë plazh me rërë të pastër dhe qetësi absolute është breshka e detit (Caretta caretta), e cila, në kohën e shumëzimit, del e lëshon vezët në rërën e tij, kur vezët çelin, të vegjlit lënë rërën dhe i drejtohen me shpejtësi detit".

Sipas Prof. Qiriazit, kjo specie tepër e rrallë, prej kohësh është futur në librin e kuq, duke u cilësuar si "e rrezikuar në shkallë mesdhetare", ndaj plazhet ku ajo lëshon vezët janë shpallur me kohë objekte të mbrojtjes së veçantë dhe në to nuk lejohet të afrohet askush. "Në të njëjtën kohë ato tërheqin shumë turistë, të cilët i vrojtojnë breshkat dhe të vegjëlit e tyre nga larg, me dylbi. Është një pamje e mrekullueshme dhe bota tashmë njeh turizmin "biologjik", pasi mjaft njerëz të pasionuar duan t'i ndjekin nga afër këto fenomene", shton Prof. Qiriazi. Sipas tij, është rasti që edhe ne, mbi bazën e përvojës së vendeve mesdhetare, duhet të përcaktojmë një strategji dhe plan të studiuar për mbrojtjen e kësaj perle të natyrës sonë dhe për shfrytëzimin me shumë kujdes të vlerave të saj turistike.

Ndërtimet e reja, vetëm prej druri

Aktualisht komuna ka dhënë me përdorim tokën, në të cilin është ndërtuar kompleksi turistik "Plazhi i Gjeneralit". Në këtë kompleks janë ndërtuar restorante, bare dhe dhoma për pushuesit, por që të gjitha janë ndërtime prej druri. Ky është një kusht i vënë nga komuna për biznesin e vetëm që gjendet këtu për momentin. Kreu i Komunës, Përparim Çaça, shprehet se këtu nuk lejohen ndërtime prej guri dhe betoni dhe aktualisht po bëhet studimi urbanistik për zonën bregdetare prej 4.5 km. "Më pas, në bazë të kriterit urbanistik, do të shihet edhe lloji i ndërtimeve", nënvizon ai, duke shtuar se "në këtë zonë ka tre apo katër plazhe të virgjëra, për të cilat po punojmë që të mos dëmtohen". Ai tregon për plazhin e Kalasë pak më tutje, i cili frekuentohet nga njerëz dhe pushues që duan të jenë larg syve të njerëzve, larg kuriozitetit. Sipas Çaçës, e gjithë kjo zonë është në prag të disa investimeve shumë të fuqishme, si mbjellja e ullinjve në një sipërfaqe prej 470 hektarë dhe vendosja e paneleve për prodhimin e energjisë elektrike me anë të erës në një kurorë prej 2 km nga këtu.

Gëzim Kabashi


Eshte e paimagjinueshme sesa keq te menaxhuar jane plazhet shqiptare qe jane pasuria me e madhe dhe me e rendesishme KOMBETARE.


Ne veri te durresit, ndoshta 2 km larg bashkise se qytetit cdo sekonde betonohet bregdeti.

Une do ta varia ne mes te qytetit kryetarin e bashkise.

Ama ajo qe te ben pershtypje eshte qe vetem mua me ben pershtypje kjo gje.


Ca te bej?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1845930 sekonda, 29 pyetje