Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Demaēi & Solana paralajmėrojnė \"Rrezikun nga dhuna\" nė Kosovė
rtp

Postuar mė 20-7-2005 nė 09:05 Edit Post Reply With Quote
Demaēi & Solana paralajmėrojnė "Rrezikun nga dhuna" nė Kosovė

Demaçi: Kundër serbëve të Kosovës mund të shpërthejë një dhunë e madhe sa të harrohet 17 marsi 2004


Data e Publikimit: 14/07/2005

Autori i Lajmit:
24 ore
Kundër serbëve të Kosovës do të shpërthejë një dhunë e përmasave të tilla sa që do të harrohet 17 marsi i vitit 2OO4 - ka deklaruar për gazetën "Blic" të Beogradin Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe, sipas gazetës, analist politik.
"Shumica shqiptare e ka ndier se askush nuk çan kokën për kërkesat e tyre. Në Kosovë sundon papunësa, kriminaliteti dhe të gjitha llojet e problemeve, ndërkaq të gjithë flasin për decentralizimin dhe interesat e gjashtë-shtatë për qind të serbëve. Masa është e verbëruar, mendojnë se fajtorë janë serbët e jo Beogradi dhe UNMIK-u", tha Demaçi për numrin e sotëm të kësaj gazete.
Sipas Demaçit, e vetmja mënyrë që të pengohet gjakderdhja e re është që Kosova të fitojë pavarësinë.
Gazeta në fjalë shkruan se paralajmërimi i Demaçit është real, duke cituar gjeneralin serb Ninoslav Kërstiq, i cili ka thënë se "ekziston rreziku real që në prag të fillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës situata të dalë nga kontrolli dhe të përsëritet 17 marsi i vitit 2OO4".

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 20-7-2005 nė 09:06 Edit Post Reply With Quote
Edhe perfaqsuesi i larte i BE, Solana flet per "rrezikun nga dhuna" ne Kosove





BRUKSEL (19 Korrik) -Pas deklarateve per nje dhune te mundshme nga Adem Demaci, edhe Perfaqesuesi i larte i Bashkesise Evropiane, Havier Solana eshte shprehur i shqetesuar per shkak te kercenimeve me dhune te re ne Kosove. Edhe pse deklarata eshte e ashper, Solana nuk e ka saktesuar se per cfare kercenimesh e dhune behet fjale. "Sidoqofte, ai neser gjate vizites ne Prishtine do t'ua veje kete ne dijeni autoriteteve vendore kosovare. Ne qofte se do te kete dhune, atehere nuk mund te kete vleresim pozitiv te standardeve". Keshtu ka deklaruar zedhenesja e tij, Kristina Galak e cila ka nenvizuar se "dhuna, mungesa e dialogut, mangesia e mbrojtjes se pakicave - kane ndikim te madh ne analizen e standardeve, ne vleresimin e tyre pozitiv". db/db(RTK/BalkanWeb)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 20-7-2005 nė 09:08 Edit Post Reply With Quote
Dhezen sinjalet e atyre qe nuk i kenaq rahatija...

Kujdes !
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2237399 sekonda, 26 pyetje