Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kur do te hapet universiteti i Gramshit?
Anton Ashta

Postuar mė 4-8-2005 nė 21:44 Edit Post Reply With Quote
Kur do te hapet universiteti i Gramshit?

Nano miraton hapjen e tre universiteteve publike

Pritet që 18 degët e reja do të aplikojnë sistemin e Bolonjës në arsimin shqiptar

Olsi Kolami

Arsimit të lartë publik i janë shtuar dje me një vendim të Këshillit të Ministrave, edhe tre universitete të reja. Vendimi i ri parashikon tre universitete në Durrës, Fier dhe Berat, të cilët pritet që shumë shpejt të garantojnë ngritjen e stafeve akademike dhe pranimet e reja. Hapja e universiteteve të reja në këto tri qytete vjen për shkak se prurjet që kanë këto rrethe me të rinj që duan të ndjekin universitetet, vit pas viti kanë qenë në rritje. Për të tre universitetet e reja janë parashikuar 800 kuota pranimi, ku 400 i përkasin Universitetit të Durrësit, 200 kuota Universitetit të Fierit dhe 200 Universitetit të Beratit. Sipas ligjit për pranimet në shkollat e larta, pritet që të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit me anë të testit. Por nuk dihet ende nëse një vendim i ardhshëm i qeverisë do të mundësojë liberalizimin e plotë në universitete, që si rrjedhojë do t’i hapë rrugë pranimeve pa konkurs edhe në 3 universitetet e reja të sapomiratuara nga qeveria. Sipas qeverisë, hapja e tre universiteteve bëhet për të krijuar mundësi dhe hapësira të reja zhvillimi dinamik të arsimit të lartë në vend mbi bazën e standardeve evropiane. Siç vihet re në të tre universitetet shumica e degëve i përkasin sistemit trevjeçar dhe atij pesëvjeçar, gjë e cila konfirmon se këto degë janë të orientuara drejt sistemit të Bolonjës, i cili sivjet do të ketë një shtrirje më të plotë në të gjitha universitetet e vendit. Po dje Nano ka dhënë viston për hapjen Institutit Arsimor jopublik parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, cikël i lartë, “Memorial International School”, që do ta zhvillojë mësimin në gjuhën shqipe dhe angleze.
Shkolla do ta kryejë veprimtarinë në Tiranën, në mbështetje me ligjin për arsimin parauniversitar.
Universitetet dhe degët
Hapja e tre universiteteve te reja, sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, justifikohet me kërkesat që këto tri zona kanë bërë për specialistë të fushave përkatëse, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe kërkesave të tregut të punës. Propozimi i MASH-it është miratuar nga kryeministri, i cili ka firmosur hapjen e universitete publike. Universiteti publik i Fierit përbëhet nga dy fakultete; ai i Edukimit dhe Shkencave të Aplikuara. Në këto dy fakultete do të diplomohen të rinjtë që përfundojnë studimet e larta për Fakultetin e Edukimit, përkatësisht në degët e ciklit të ulët parashkollor, ciklit të ulët dhe punonjës socialë, të tri degët në sistemin trevjeçar. Ndërkohë që Fakulteti i Shkencave të Aplikuara do të ketë katër degë; inxhinieri agronomike, prodhim blegtoral, infermieri në sistemin trevjeçar si dhe inxhinieri nafte me sistemin pesëvjeçar. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, edhe Universiteti i Beratit do të ketë dy fakultete, Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara. I pari do të ketë dy degë të sistemit trevjeçar; Ciklin e ulët, parashkollor dhe ciklin e ulët, ndërsa i dyti do të përbëhet nga tri degë; Administrim publik, menaxhim-turizëm dhe infermieri që të treja në sistemin akademik trevjeçar. Edhe për Universitetin e Durrësit kryeministri ka firmosur hapjen e dy fakulteteve, ku ai i Edukimit orientohet drejt katër degëve; Ciklit të ulët, parashkollor, ciklit të ulët, gjuhëve të huaja dhe shkenca sociale, edhe këto në sistemin trevjecar. Ndërkohë që dy degët e reja të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara janë orientuar drejt kërkesave të tregut të punës, që zona bregdetare ka nevojë, përkatësisht me degët e inxhinierisë navale, sistemi pesëvjeçar dhe menaxhim-turizëm, trevjeçar. Pritet që brenda një kohe të shkurtër në të tre universitetet e reja të fillojë puna për përzgjedhjen e stafit dhe mjediseve akademike, ndërkohë që programet do të jenë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Hapja e tre universiteteve do të ndihmojë dukshëm në uljen e shkallës së përqendrimit të studentëve në universitetin e Tiranës, ku edhe gara çdo vit ka qenë më e fortë.



MASH-i, shpall garën për rektorët e universiteteve të reja

Menjëherë pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për hapjen e tre universiteteve të reja publike në Durrës, Berat e Fier, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka shpallur konkursin për rektor në tre universitetet e mësipërme. Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë, të kenë tituj dhe grada shkencore, si dhe të kenë përvojë pune jo më pak se pesë vjet në arsimin e lartë apo në institucione kërkimore shkencore. Kusht për të kandiduar për postin e kreut të universiteteve të reja është zotërimi i një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së, të dokumentuar me dëshminë përkatëse, ku më e preferuara mbetet gjuha angleze. Sipas MASH-it, të interesuarit do të dorëzojnë ‘curriculum vitae’ dhe një kërkesë me shkrim për aplikim, fotokopjen e diplomës dhe listën e notave. Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollin e MASH-it deri në datën
10.08.2005.



Kuotat e pranimit, sipas universiteteve:

Universiteti i Durrësit 400
Universiteti i Fierit 200
Universiteti i Beratit 200




04/08/2005
shekulli


Nuk kam asgje kunder Gramshit!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 5-8-2005 nė 19:18 Edit Post Reply With Quote
Me keto ritme mashtrimesh publike edhe fshatrat shqiptare ne te ardhmen do te kene Universitetet e tyre.Paradoksi politikes shqiptare,vazhdon te ruaj kryesimin per cudirat qe sajon.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-8-2005 nė 04:41 Edit Post Reply With Quote
Kurth Berishes dhe studenteve- nga Ilir Babaramo

Kam dy diploma, Akademine e Rendit dhe Fakultetin Histori Gjeografi. Tani jam dhe ne vit te dyte te Juridikut. Dua te behem noter se aty ka me shume pare, me tha nje oficer policie. Kishte ardhur te takonte nje kolegun tim dhe nuk shkulej nga redaksia. Kerkonte ndermjetesimin e tij tek nje pedagog. I thashe se kthehej pas nje jave nga pushimet ne Sardenje. Pse, nuk I pelqen Saranda atij, qe shkon me pushime ne ishujt e Spanjes, ma ktheu polici I diplomuar dhe per Gjeografi. Fillimisht kujtova se me genjente. Por kur shkoi dhe nxorri nga kroskoti I makines te dy diplomat, shtanga. Me vone me shpeguan se pasi ishte endur ca kohe ne Itali, ku ishte mare me disa pune jo fort te qarta, ishte kthyer me shume leke. Filloi t'i jepte sa majtas djathtas per te nisur pune aty ku leku buronte, ne policine e portit. Natyrisht, blerja e diplomave ishte pjese e ketij investimi. Dhe si per ironi te fatit, policin gjeograf e takova pak dite pasi qeveria kishte vendosur te hape dhe tre universitete te reja.

Kryetari I PD deklaroi gjate fushates se qeveria e tij do hape nje universitet ne Durres. Madje I vuri dhe emrin. Do quhet Aleksander Moisiu, tha Berisha nga tribuna e mitingut. Pak dite para se te lere zyren, Nano vendosi te hape universitet jo vetem ne Durres, por dhe ne Berat e Fier. Dje gjithashtu realizoi ne menyre krejt te befasishme dhe premtimin tjeter te Berishes, liberalizimin e plote te arsimit te larte. Nano eshte dhe disa ore ne zyren e kryeministrit. Pak dite para fillimit te vitit te ri akademik timonin e shtetit e merr Berisha. Kryeminsitri I ardhshem nuk di se cfare te beje. E ka gati te pamundur te anulloje vendimin e qeverise se meparshme. Tek e fundit, Nano la ne leter premtimet e ish-shefit te opozites.

Situata eshte vertet absurde. Ekspertet thone se vendimi per te hapur brenda pak ditesh, ne menyre krejt te papritur, tre universiteteve, e me tej akoma, te liberalizosh arsimin e larte, eshte gati si te kerkosh te mbjellesh grure ne shkretetire. Aty mungon gjithcka. Mungojne pedagoget, mungojne godinat. Per laboratore dhe gjithcka tjeter qe I duhet nje universiteti as behet fjale. Nje universitet kerkon miliona dollare ne vit qe te ekzistoje. Ne buxhetin e ketij viti keto shuma nuk jane parashikuar. Pra, duke keqperdorur premtimet elektorale te Berishes, Nano kerkon t'i lere ketij te fundit nje toke te djegur per te administruar.

Qeverisja e Nanos ka qene gjithmone e ngjashme me periudhen e mbreterimit te Burboneve. Ka vujatur nga deliri I madheshtise si I veteshpalluri mbreti diell. Ka qene I shfrenuar ne qejfe si Luigji XIII. Dhe sloganin e ikjes ka zgjedhur ate te Burbonit te fundit. Pas meje qameti, tha Luigji XVI, ndersa po ia mbathte me ngut per ne Angline fqinje per te shpetuar koken. Nuk eshte hera e para qe Nano iken ne menyre jo normale nga pushteti. Ne vitin 1998, duke ikur per Maqedoni, la pas seline e kryeminstrise duke u djegur. Kete here demi eshte shume me I madh. Gjashte vjet me pare, sekretari I atehershem I Keshillit te Ministrave gjeti me prokurim te drejteperdrejte nje firme dhe muret e kryeminsitrise u lyen serish me boje. Por cinizmi per hapjen e tre universiteteve eshte nje dem ekstrem. Iken duke shkaterruar arsimin, themelin e gjithckaje.

Si nje ekspert i Kines, Nano duhet ta mbaje mend periudhen e revolucionit kulturor kinez. Ishte koha kur Mao shpalli armiq te revolucionit Danten, Mozartin, Shekspirin dhe gjithe koloset e tjere te artit. Arti i tyre duhet te zevendesohej. Mao kerkoi qe punetoret kineze te shkruanin vete letersi. Madje u vendos ne planet pesevjecare qe cdo vit te prodhoheshin nje milion romane dhe po aq vellime me poezi. Kultura boterore nuk kishte njohur kurre me pare inflacion me te madh shkaterrues. Vlerat u zhduken dhe Kinen e 40 viteve me pare e mori peng injoranca.

Aktualisht Shqiperia ka nje numer inflacionist universitetesh. Neser mesa duket do te kete edhe nje numer inflacionist studentesh. Ekpsertet thone se bota aplikon kriterin nje universitet per nje million banore. Ndersa Shqiperia me 3 milione banore ka 10 universitete. Pa llogaritur keto qe firmosi Nano. Dhe te mendosh se ky kriter zbatohet ne vende qe kane tradite universitare njemijevjecare, ndersa Shqiperia vetem 50-vjecare. Imagjinoni per nje cast cfare do prodhojne universitetet e reja. Polici gjeograf do me duket akademik

balkanweb





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-8-2005 nė 10:24 Edit Post Reply With Quote
Papërgjegjshmëri e tejskajshme e qeverisë së ikur ndaj arsimit të lartë


Prof. Myqerem Tafaj


Dy vendimet e fundit për arsimin e lartë të qeverisë në ikje kanë habitur shqiptarët dhe të huajt. Shumë intelektualë po reagojnë. Konferenca e Rektorëve ngriti tani zërin, sepse u vu përballë një fakti të kryer dhe shumë të vështirë për t'u menaxhuar. Ky vendim ka sigurisht një prapaskenë politike të lexueshme qartë, për të goditur që në ditët e para të punës së saj qeverinë "Berisha". Por, duhet thënë që në fillim, që me këto vendime krejtësisht të papërgatitura qeveria "Nano" u tregua, edhe në ditët e fundit të veprimtarisë së saj ashtu si edhe gjatë dy mandateve, krejt e papërgjegjshme për fatin e zhvillimit të arsimit të lartë shqiptar. Në asnjë vend demokratik nuk ndodhë që një qeveri e larguar me votë në ditët e fundit të veprimtarisë së saj, që janë në fakt vetëm për të bërë punët administrative rutinë, por jo për të marrë vendime, të guxojë të marrë vendime të rëndësishme për një sektor kaq jetik për vendin sa arsimi i lartë. Për hapje universitetesh apo dyfishim të numrit të studentëve, qeveritë e përgjegjshme përgatisin që me kohë kushtet në bashkëpunim me botën akademike dhe politikëbërësit.

Rrjedhoja është shumë e qartë. Deri tani kemi folur për krizë të arsimit të lartë, tani kemi të bëjmë me një gjendje gati të jashtëzakonshme ose emergjente në sistemin e arsimit të lartë, kur nuk kanë mbetur më shumë se 6 javë për të filluar viti i ri akademik. Administrata e re qeverisëse e arsimit fillon punë si shtab pune për një gjendje të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, PD dhe aleatët e koalicionit kanë potencialet e nevojshme për ta përballuar këtë gjendje dhe për ta futur atë në kornizat e standardeve institucionale demokratike.

Është e vërtetë që platforma e PD parashikon një rritje të madhe të numrit të studentëve, për të arritur mesataren e vendeve evropiane rreth vitit 2009-2010. Kjo rritje, krahasuar me numrin aktualisht të vogël të gjimnazistëve, përbën një liberalizim real. Përmasat dhe shpejtësia e shtrirjes së liberalizimit të pranimeve do të studiohen në bashkëpunim të ngushtë me organet vendimmarrëse të universiteteve. Por, kjo platformë parashikon gjithashtu një kompleks masash për të siguruar kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe në mjedise, që do ta mundësojnë një rritje kaq të madhe të numrit të studentëve. Për këtë, në platformën qeverisëse të PD parashikohet një masterplan për arsimin e lartë, i cili duhet të hartohet nga një Këshill Kombëtar i Arsimit dhe Shkencës, dhe të miratohet deri në qershor 2006 në Parlament. Më tej, ky masterplan zbatohet si një ligj i shoqëruar edhe me investimet e nevojshme. Ideja fillestare e këtij masterplani është tashmë e njohur nga publiku shqiptar.

Çfarë tregojnë vendimet surprizë të qeverisë së ikur dhe çfarë mësimesh duhet të nxjerrim për të ardhmen?


Qeverisje më shumë se sa e keqe e arsimit të lartë dhe jashtë çdo standarti institucional


Të dy vendimet treguan që qeveria në ikje nuk respekton edhe atë liri akademike dhe autonomi të cunguar të universiteteve, nuk njeh realisht rolin e Konferencës së Rektorëve dhe injoron tërësisht të drejtën e shoqërisë për të marrë pjesë në vendimmarrje të tilla. Nëse një qeveri e një vendi demokratik do të guxonte të merrte vendime të tilla suprizë, nuk mund të mbijetonte nga protestat as për 24 orë. Por ne kemi të bëjmë në fakt me një qeveri de facto të ikur. Së këtejmi rrjedh edhe mësimi i parë dhe më i rëndësishëm: një qeverisje e mirë e arsimit presupozon jo vetëm numër i mjaftueshëm mandatesh politike në parlament, por edhe një bashkëpunim i ngushtë me institucionet e arsimit dhe me faktorët e tjerë relevantë të shoqërisë.


Mungesë e intitucioneve balancuese që bëhen garant për politika të qëndrueshme dhe afatgjata në arsim dhe shkencë


Ky akt tregoi se qeveria "Nano" e konsideron arsimin si një çështje që i përket vetëm dëshirave dhe ideve të disa personave, që në një kohë të caktuar kanë pushtet. Eshtë një normë demokratike elementare që çdo parti apo koalicion politik që votëbesohet nga zgjedhësit, ka të drejtë të vërë në jetë programin që u ka ofruar atyre para zgjedhjeve. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politika kaq të rëndësishme dhe me efekte shumë afatgjatë, siç janë ato të arsimit, është një normë elementare po aq demokratike që të bashkëpunohet ngushtë jo vetëm me institucionet e arsimit, por edhe me të gjithë faktorët e interesuar të shoqërisë. Nuk duhet harruar se qëllimi është i njëjtë për të gjithë. Bëhet fjalë vetëm për mënyrat apo strategjitë se si dhe kur do të arrihet ky qëllim. Ky bashkëpunim realizon një lloj përputhje të interesave, bashkëveprim të faktorëve në projektimin dhe realizimin e qëllimit ose objektivit kryesor. Për të bërë të mundur një gjë të tillë, ngrihen institucione balancuese që janë pjesë e sistemit të qeverisjes së arsimit. Ka modele të ndryshme të institucionve balancuese. Një model i konsoliduar mirë është ai i Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Shkencës (ose shkurt Këshilli i Shkencës), që ekziston në shumë vende demokratike. Ky Këshill funksionon pranë qeverisë dhe përbën nivelin më të rëndësishëm joekzekutiv në tërësinë e sistemit të arsimit të lartë dhe shkencës. Ai siguron përfaqësimin e plotë të komunitetit akademik-shkencor (së paku 51% e anëtarëve të zgjedhur nga komuniteti akademik dhe shoqëria civile) në hartimin dhe zbatimin e politikave afatgjata të zhvillimit të arsimit dhe shkencës. Ai është një organ balancues midis pushtetit politik, ekzekutiv, komunitetit akademik dhe faktorëve të tjerë të shoqërisë. Si i tillë, ai bëhet garant edhe për vazhdimësinë e reformave që lidhen me arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Po të ekzistonte një Këshill i tillë, qeveria në ikje nuk do të kishte mundësi të merrte asnjë vendim për arsimin pas fillimit të fushatës së zgjedhjeve të 3 korrikut. Kjo përvojë e keqe që po përjetojmë me këto dy vendime të fundit, tregon se sa urgjent është ngritja e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Shkencës pranë kryeministrit. Pas kalimit të gjendjes së emergjencës në arsimin e lartë, të shkaktuar nga qeveria në ikje, ky Këshill duhet të fillojë menjëherë nga puna, në bashkëpunim me MASH, për hartimin e masterplanit të arsimit të lartë, në mënyrë që të arrihet miratimi i tij në Parlament në qershor 2006.










Shtohen reagimet pas deklaratave të fundit të qeverisë për liberalizimin e arsimit të lartë


Pango: Demagogji e qeverisë në ikje


Ermal NGJELINA


Dy ditë më parë, qeveria në ikje e PS deklaroi se kishte liberalizuar arsimin e lartë në vend. Deklarata e qeverisë ka shkaktuar shumë reaksion në grupet e interesit të lidhura me arsimin e lartë në Shqipëri. Këtu në fakt nuk bëhet fjalë për reaksion politik të PD, e cila në programin e saj qeverisës, një nga shtyllat kryesore të arsimit të lartë ka liberalizimin. Në fakt bëhet fjalë për reaksion të dekanëve, qeverisë studentore dhe vetë qytetarëve, të cilët momentalisht kanë interesa të lidhura me arsimn e lartë. "Qeveria miratoi kuotat e pranimit për vitin akademik për vitin 2005-2006. Kuota kap shifrën 26 mijë e 845 studentë", tha zëdhënësi i qeverisë, i cili përsëriti atë çka tha edhe kryeministri i pak orëve të mbetura, Nano, se me këto kuota është liberalizuar arsimi i lartë. Por në fakt dakord me qeverinë nuk është qeveria studentore kryetari i të cilës e cilësoi deklaratën e qeverisë si shumë të paqartë dhe shkaktuese të amullisë në arsimin e lartë. Ndërsa kryetari i grupit që hartoi platformën e PD për arsimin e lartë, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe njëkohësisht deputet i çertifikuar i zgjedhjeve të 3 korrikut, Ylli Pango, e cilësoi deklaratën e qeverisë demagogji dhe argumentoi opinionin e shprehur.


Reagimet


Në një intervistë të dhënë një ditë më parë për gazetën "RD", Pango, me pak fjalë, e përkufizoi kështu termin liberalizim të arsimit të lartë: "Liberalizim do të thotë që çdo i ri shqiptar të ketë mundësinë që pasi të mbarojë shkollën e mesme, të vazhdojë një shkollë të lartë", tha ai dhe në vijim të intervistës shtoi se "vetëm vullneti politik e ka penguar liberalizimin". Por çfarë ka ndodhur, a e ka liberalizuar me të vërtetë arsimin e lartë kryeministri Nano? Qeveria studentore është e paqartë dhe kërkon që të sqarohet nga institucionet. Në reagimin e tij për mediat, kryetari i qeverisë studentore tha se "kam përshtypjen se është një keqkuptim shumë i madh për të gjithë publikun". Në vijim, ai bëri përgjegjës Ministrinë e Arsimit dhe zëdhënësin e kryeministrit. "Ky keqkuptim është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe vetë zëdhënësit të qeverisë, të cilët kanë për detyrë të sqarojnë shumë saktë dhe shumë korrekt vendimin e qeverisë "Nano". Pra, në realitet askush nuk ka kuptuar se çfarë vendimi ka marrë qeveria dhe për vetë kryetarin e qeverisë studentore ka shumë mundësi të bëhet fjalë për një "bllof". Sipas kryetarit të qeverisë studentore, dy institucionet e mësipërme duhet që "të njoftonin njëkohësisht edhe rektorët e universiteteve dhe njëkohësisht rektorët, duke njoftuar dekanët". Pasoja sipas tij, është negative. "Na kanë futur në një amulli që nuk dihet se si të sqarohet publiku, kandidatët që po regjistrohen, të cilët janë akoma në një dilemë shumë të madhe", deklaroi ai dje për mediat.

Sipas kryetarit të qeverisë studentore, vendimi është i nxituar dhe i paqartë, sepse nuk është përcaktuar se kush është përfituesi i vendimit të qeverisë. "Ka breza të viteve të kaluara që nuk e kanë pasur këtë të drejtë dhe nuk kanë fituar konkurset. Këtë kategori nuk e privon dot nga e drejta për t'u futur në universitet dhe për t'u regjistruar. Po të analizosh totalin del se për 5-vjeçarin e fundit kemi të bëjmë me një shifër prej 50 mijë kandidatësh për universitet", argumentoi ai.


Pango:Vendimi duhej konsultuar


Në rast se kryetari i qeverisë studentore nuk e deklaron haptas bllofin e Nanos, Pango, me eksperiencë 25-vjeçare në arsim, deklaroi dje qartë se ka aq eksperiencë, sa të kuptojë bllofet e Nanos. "Ne, edhe detajet i kishim të parashikuara", thotë Pango për platformën e PD për arsimin dhe vijon duke thënë se "siç mund ta shikoni në shtypin e sotëm nuk kanë parashikuar asgjë, vetëm kanë dhënë kuotat dhe kanë thënë tani u bë liberalizimi". Sipas tij, Nano, ashtu si kurdoherë, është i paqartë edhe për vetë Fatos Nanon. "Vendimet formale të një qeverie në ikje, e cila nuk merret vesh se kur do ta mbyllë, mbasi një herë thotë merrni lejen se mbaruam dhe pastaj bën takime qeveritare formale, është e pakuptueshme", tha Pango. I sigurt në mendimin e vet, Pango tha se "këto janë vendime demagogjike". Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale argumentoi dhe veprimet e Nanos nga një këndvështrim tjetër. "Nxituan t'u thonë shqiptarëve që po jua japim ne shkollën e lartë. Nuk ka njeri që ta besojë, pasi po e theksoj që pas 8 vitesh qeverisjeje, është shumë vonë të fillosh të veprosh me ato çfarë janë shtyllat kryesore të platformës së qeverisjes së PD. Këto, për mendimin tim, janë thjesht demagogji".

Qeveria "Nano", sipas Pangos, ka dhënë kuotat e pranimit në universitet, por nuk ka parashikuar asnjë detaj se si do të realizohet ky projekt, duke bërë që liberalizimi të jetë thjesht në letër. Sipas tij, ky vendim që ka një kosto financiare, duhej të ishte konsultuar më parë me institucionet e arsimit të lartë për të parë se si do të përballohet fluksi i studentëve. "Liberalizimi kërkon një kosto dhe këtë do ta mbajë qeveria demokratike, nuk do ta mbajnë këta që po ikin", tha ai. Në fakt, askush nuk mund të besojë se Pango është përgjegjës për veprimet e Nanos, për këtë arsye ai ngelet brenda të drejtës së tij natyrore për të shprehur opinionin për një veprim qesharak të qeverisë në ikje. "Prisni tani kur të bëjnë ndonjë mbledhje qeverie, ku të vendosin përgjysmimin e taksave dhe të marrin e zbatojnë komplet platformën tonë", tha Pango pa e fshehur aspak ironinë e tij.



rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 14-8-2005 nė 21:37 Edit Post Reply With Quote
Edhe rrugacet ordinere nuk veprojne ashtu.

Ndaj nuk ben perpara ai vend.

Ata jane nje bande djallezore e papergjegjeshme.

Zoti i ndeshkofte e na ruajte prej tyre!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:33 Edit Post Reply With Quote
Dhjetë mijë


Eno Bozdo*

Në një emision televiziv në një nga televizionet lokale të Durrësit, rektori i emëruar i Universitetit të Durrësit, i drejtoi një thirrje publike Ministrit të Arsimit Pollo, per mosmbylljen e universiteteve të sapohapura me një VKM të qeverisë në ikje.
Një ndër arsyet e renditura, ndërmjet të tjerave që më së shumti ishin slogane mbi të drejtën universale të edukimit dhe te arsimimit, ishte fakti se me këtë vendim, meqenëse numri i të regjistruarve në të tre universitetet e sapoinkubuara ishte rreth 2 000, atëherë vendimi Pollo për pezullimin e konkurrimit dhe më vonë të mbylljes së këtyre universiteteve do të kushtonte 2 000 vjet jetë njerëzore, për një vit akademik të shkuar kot.
Arsyeja, që në plan të parë duket humaniste, në vetvete nuk ofron asnje argumentim logjik për misionin që universitetet kanë në një shoqëri si dhe raportet e individit me to.
Eshtë absolutisht hera e parë që një argumentim te tillë i vendos universitetet në rolin e kursyesit të jetës, pavarësisht se ato mbahen dhe funksionojnë nga taksat e paguara nga të gjithe qytetaret këtij vendi, dhe se misioni i tyre është konkurrenca dhe pergatitja cilësore, por jo meshira. Duke u shtyrë me tej në këtë argument, do të thoja se po të hapim edhe tre univeristete të tjera, p.sh. ne Roskovec, Baldushk dhe Corovode, do të kursenim edhe më shumë jetë njerëzore.
Së pari, përpara se të flasim për këtë problem, do të desha të ripërcaktonim në se rektori i Universitetit të Durrësit është vertet rektor (ai është i emëruar nga ish-ministri Memushi, por jo i zgjedhur nga stafi akademik, siç e kërkon në mënyrë taksative Ligji për Arsimin e Larte), si dhe nëse Universiteti i Durrësit (por edhe i Beratit apo Fierit) është vërtet universitet (më së shumti është një godine, e cila do të kërkonte të paktën katër vjet të nxirrte produktin e saj te parë, d.m.th. të diplomuarit e parë). Nuk është një lojë fjalësh arsyetimi i mësipërm, por një vështrim tjetër mbi këto fenomene që madje edhe shumë media i quajnë “rektore” dhe “universitete”.
Së dyti, Ministria e Arsimit e ka detyrën e saj institucionale vëzhgimin dhe monitorimin e cilësisë së mësimdhënies. Vertet që deri më sot kjo nuk ka funksionuar, por kjo nuk do të thote se duhet te zvarritemi në këtë rrugë përgjithmonë. Eshtë detyrë dhe përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit që të ndërhyjë me energji dhe të mos lejojë “universitete” që më së shumti janë ngritur brenda një nate dhe që nuk garantojnë qoftë edhe minimumin e cilësisë universitare: stafe të paplotësuar, mungese tekstesh, laboratoresh, vetëm pedagoge (edhe keta te perzgjedhur personalisht nga ish-ministri Memushi) dhe klasa me banka dhe karrige. A duhet t`i paraprijë urdhri për hapjen e universiteteve një studimi dhe një maturimi të vendimmarrjes? Sigurisht po, por që per fat të keq, nuk ka ndodhur.
Z. Pollo meriton të mbeshtetet fuqimisht dhe publikisht për vendimin e tij. Po jep një shembull se si duhet filluar dhe gjykuar në baze te standardeve dhe jo të aventurave te politikës. Viktimat e ketij rrengu të keq memushian duhet të kuptojnë se ky vendim i ministrit Pollo nuk vjen ngaqë ai nuk pyet per 2 000 vjet jetë, por ngaqë e di se, sipas të njëjtit arsyetim, të pesta vitet e këtyre universiteteve do të konkludonin në një diplomë pa vlerë, dhe në këtë rast do të kishim dhjetë mijë vite jetë të shpenzuara më kot, perveç shumë milionave të taksapaguesve.
Edhe pse ky vendim për qeverinë e re ka nje kosto politike (a nuk ishte pikërisht kjo që kerkoi qeveria socialiste në ikje: konfliktin social?), përsëri ai duhet çuar deri në fund, për të dhënë shembull se çështja e arsimit ne Shqipëri nuk është mëshirë, fjale apo pallavra, por ka ne baze respektimin e ligjit dhe të standardeve.

*Pedagog, Universiteti Politeknik i Tiranes




17/09/2005
shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:36 Edit Post Reply With Quote
Zotnia ka te drejte.

E perkrah zotni Pollon pa asnje kufizim.

Universitetet jane institucione shume te rendesishme e jo breke te kurves nano.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 17 Shtator 2005


MASH: UNIVERSITETET E REJA, AS QE KANE EKZISTUAR

Eglantina Nasi

Nuk eshte e drejte te thuhet qe u mbyllen universitetet ne Fier, Durres e Berat pasi keto as qe kane ekzistuar. Nje deklarate e tille ka mberritur dje ne menyre definitive nga ministria e Arsimit

dhe Shkences. Sipas burimeve zyrtare te saj, nuk duhet te bjere ndonje pergjegjesi ligjore apo edhe morale mbi faktin e mbylljes se ketyre universiteteve, pasi ne fund te fundit ministria mori nje vendim thjesht per te mos lejuar hapjen e institucioneve te larta arsimore te cilat nuk kane ekzituar ndonjehere. Ne kete kendveshtrim, sipas zyrtareve te arsimit, nuk i eshte bere ndonje dem arsimit te larte shqiptar kur themi se keto universitete nuk do te hapen, pasi ato nuk kane qene ndonjehere te hapura. Nga ana tjeter, ne nje deklarate te djeshme per shtyp, ministria e Arsimit theksoi se kuotat e pranimit ne universitete per kete vit do te rriten vetem 40 perqind. Ky vendim eshte marre pas takimeve dhe diskutimeve me rektoret e dekanet.

Vendimi ndesh nje reagim te ashper

Ne nje kohe kur ministria e Arsimit tashme e ka vendosur zyrtarisht fatin e tre universiteteve te reja, qindra konkurente per shkollat e larta jane mbledhur dje para godines qe do sherbeje si universitet i Beratit ne pritje te fillimit te konkursit te paracaktuar per diten e djeshme. Por gjithcka eshte pezulluar pas nje faksi te mberritur nga ministria e Arsimit, nga Drejtori i Arsimit te Larte ne te Agim Muca, ne te cilin thuhet se nuk do te kete asnje aktivitet ne universitet. Dje do te testoheshin 298 konkurentet per degen e mesuesi- cikli i ulet. Nderkohe rektori i ketij universiteti Edmond Dragoti deklaroi edhe pse ka ardhur urdhri per pezullimin e konkursit nuk ka ende nje urdher per mbylljen e universitetit. Nderkaq universitetet e reja te Fierit dhe Durresit jane pezulluar. Nepermjet urdheresave te ardhura ne keto universitete iu eshte bere i ditur vendimi per pezullimin e konkurseve dhe mbylljen e tyre.

kj

Kam pase nje gjysem mendimi te mire per zotni Dragotin, por qenka tarallak fare.

Ne sy do tia them kete gje, heret a vone do takohemi ne Tirane.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:48 Edit Post Reply With Quote
E Shtune, 17 Shtator 2005


DURRES-SHIJAK, KUNDER VENDIMIT TE POLLOS

Vali Qyrfyci

DURRES- Ka thyer heshtjen e zgjatur pas humbjes ne zgjedhjet e 3 korrikut, dega e Partise Socialiste ne Durres. Drejtues te PS-se dhe perfaqesues te larte te saj ne Durres jane pozicionuar kunder mbylljes se Universitetit te Durresit, nderkohe qe nje peticion i eshte drejtuar krereve te shtetit dhe ekzekutivit shqiptar nga te zgjedhurit lokale te qarkut te Durresit. Kandidatet per studente gjithashtu jane ndjere keq nga zhvillimet e fundit qe i kane ndezur driten e kuqe aktivitetit te Universitetit te Durresit per kete vit akademik. Peticioni i eshte drejtuar presidentit te republikes Alfred Moisiu, kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrit Sali Berisha, ministrit te Arsimit Genc Pollo dhe Avokatit te Popullit Emir Dobjani ne kundershtim te pezullimit te aktivitetit te Universitetit te Durresit. Ne peticion firmosesit, kryetaret e bashkive te Duresit, Shijakut, Sukthit, Krujes, Manzes dhe komunave Maminas, Gjepalaj, Cudhi e Nikel, se bashku me kryetaret e keshillave bashkiake e komunale dhe antare te tyre kerkojne ne emer te komunitetit qe perfaqesojne vazhdimin e aktivitetit te Universitetit te Durresit dhe hapjen e tij ne kete vit te ri akademik.

Peticioni me 38 firmetare

38 firmataret e ketij peticioni, duke nisur nga kryetari i keshillit te qarkut te Durresit Genci Alizoti, kryebashkiaku Lefter Koka, kryetari i bashkise se Shijakut Igli Cela, ai i Krujes Ismail Dani e te tjere theksojne se kerkesa e tyre per funksionimin e Universitetit te Durresit "mbeshtetet ne faktin se jane krijuar kushtet e nevojshme per nje aktivitet normal te tij". Ata deklarojne se si faktore te rendesishem ne jeten e komunitetit qe perfaqesojne jane te gatshem te permbushin te gjitha detyrimet ligjore dhe qytetare per hapjen e ketij institucioni kaq te rendesishem e te deshiruar per qarkun e Durresit dhe rrethet e tjera afer tij. Peticioni mbyllet me fjalet: "Jemi te sigurte se ne kete qendrim tonin po mbeshtesim aspiraten e kahershme te qytetareve te Durresit e me gjere per kete institucion te dijes, kultures dhe shkences".

Mbledhje jashte radhe e Keshillit Bashkiak

Nderkaq nje grup keshilltaresh te bashkise se Durresit nisur nga situata e krijuar ne Durres per pezullimin e aktivitetit te Universitetit me nje urdher te Ministrise se Arsimit te dates 15 shtator (urdhri nr.6087) kane kerkuar nje mbledhje jashte rradhe te Keshillit Bashkiak me objekt "Hapja e Universitetit te Durresit". Keshilltaret socialiste iniciatore te kesaj kerkese drejtuar krereve te keshillit bashkiak te Durresit kane kerkuar qe te japin shpjegime ne kete mbledhje jashte rradhe pervec kryetarit te bashkise Lefter Koka dhe rektorin e Universitetit te Durresit Kosta Barjaba dhe drejtori rajonal i Arsimit Alqi Kadenasi. Mes firmetareve te kesaj kerkese eshte dhe keshilltari i Partise se Punes Muho Asllani, si dhe vete drejtori rajonal i Arsimit qe eshte marre me ecurine e aktivititetit qe i paraprin hapjes se universitetit, Alqi Kadenasi. Nderkohe mes te rinjve kandidate per studente ne deget e fakulteteve te Universitetit te Durresit eshte krijuar nje klime proteste, pasi te gjithe shpresonin te vazhdonin studimet ne kete universitet. Shume prej tyre nuk kane mundur te dalin fitues ne konkurset e bera ne Tirane dhe e kane konsideruar Durresin si nje dritare te hapur ne rrugen drejt arsimit te larte.

kj

He me te lumte muho asllani.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:49 Edit Post Reply With Quote
A e di kush kush eshte ky Kosta Barjaba qe tia tregojme se cdo te thote fjala rektor universiteti?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Kush ka qene ai lesh per leshi qe ka pranu te jete "rektor" i "universitetit" te Fierit?

Kjo histori me kujton revolucionin kulturor kinez.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2205448 sekonda, 35 pyetje