Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KUR GAZETARIA NDIHMON PAQEN
Valter bejkova

Postuar mė 12-8-2005 nė 03:53 Edit Post Reply With Quote
KUR GAZETARIA NDIHMON PAQEN

Gazetari Peter Jennings solli në ekranet amerikane konfliktet e Ballkanit

Gazetari amerikan Peter Jennings, i cili vdiq të dielën mbrëma në New York nga kanceri në mushkri, njihej jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të ndryshme të botës, sidomos në zona krizash, ku ai shkonte për t’i mbuluar ato drejtpërdrejt dhe për të njohur amerikanët me këto kriza. Në një rast, gjatë mbulimit të këtyre ngjarjeve, Peter Jennings, ndikoi drejtpërdrejt në jetën e një familjeje në Bosnje.

Një djalë nga Sarajeva, gjendja e të cilit në vitin 1994, u vu në qendër të vemendjes së shtypit amerikan nga gazetari i lajmeve kryesore të mbrëmjes, Peter Jennings, foli me trishtim rreth vdekjes së zotit Jennings.

Në vitin 1994, Peter Jennings takoi Eki Focon, në atë kohë 13 vjeç, që jetonte në Sarajevën e shkatërruar nga lufta. Jennings po mbulonte luftën në Bosnje kur rastësisht takoi Ekin dhe filloi të bisedonte me të. Foco po luante futboll kur Peter Jennings dhe ekipi i tij televiziv i ABC-së mbërritën aty.

Jennings: “Të shtënat që dëgjojmë tani, a i dëgjon ti çdo ditë?

Eki: “Po, i dëgjoj çdo ditë dhe nuk është asgjë e re për mua.”

Një ngjarje tjetër krize që nuk u la pa mbuluar nga Peter Jennings ishte edhe lufta në Kosovë. Në atë kohë, shqiptari nga Kosova Ylber Bajraktari, punonte për rrjetin ABC. Në një nga emisionet e tij, Peter Jennings u lidh drejtëpërdrejtë me Ylberin.

Dhe nëpërmjet lidhjeve që mbante me profesionistë të ndryshëm, Peter Jennings e njihte më mirë audiencën amerikane me kriza të ndryshme dhe i ofronte asaj një perspektivë të veçantë rreth luftës.

2 prej 17 milion njerëzve që ndoqën raportimin e Peter Jennings rreth djalit nga Bosnja atë mbrëmje u prekën në mënyrë të veçantë: George dhe Helen Priebe nga Kalifornia.

“Unë me të vërtetë ia kam borxh zotit Peter Jennings sigurinë dhe gjendjen e mirë të familjes time.”

Çifti Priebe vendosi të ndihmonte familjen Foco. George Priebe i telefonoi zyrës së zotit Jennings në New York dhe arriti ta dërgonte këtë letër në Sarajevë, ku më në fund i ra në dorë Ekit. George dhe Helen Priebe ndihmuan për të paguar shpenzimet e transferimit përgjithmonë të familjes Foco nga Bosnja për në Shtetet e Bashkuara.

“Mund të përfytyroja familjen time në këtë pozitë dhe kjo më tronditi shumë. Pa Peter Jennings Eki do të ishte si çdo djalë tjetër në një vend të botës të shkatërruar nga lufta.”

Që prej kohës kur erdhi në Shtetet e Bashkuara, Eki ka maruar shkollën e mesme në shtetin Michigan, u mobilizua në forcat e marinës së Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në operacionin Iraqi Freedom në luftanijen amerikane USS Theodore Roosevelt.

Aktualisht ai punon në një bankë dhe vitin e ardhshëm ka në plan të vazhdojë studimet e larta.

Kur legjendari i ABC-së vdiq këtë javë nga kanceri, një e-mail i mbrriti zyrës së lajmeve të rrjetit ABC nga Eki Foco. Në të shkruhej:

“Quhem Eldin, i njohur më mirë nga ABC News si Eki, djali i vogël nga Sarajeva. Tani unë jetoj në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë i detyrohem një njeriu. Sytë më mbushen me lot kur shikoj dhe kujtoj këtë njeri kaq të mirë, Peter Jennings”.

Sot në shtëpinë e familjes Foco, në mur është varur fotografia e Ekit me Peter Jennings si dhe një kronometër, dhuratë e gazetarit, që ndihmoi në ndryshimin e jetës për familjen Foco.

TREPCA NET

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 26-12-2005 nė 20:18 Edit Post Reply With Quote
Media dhe korrupsioni

JAHO MARGJEKA

Për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dy janë kushtet nga më themeloret, që vendi ynë duhet t´i përmbushë sa më shpejt; lufta efikase kundër trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, dhe reformat institucionale demokratike.

Duhet pohuar se vendi ynë renditet në krye të renditjes së klasifikimit si një nga më të korruptuarit e kontinentit.

Le të kujtojmë që në nisje të këtij shkrimi proverbin ``Peshku qelbet nga koka`, e në vijim të kësaj logjike, duhet rikujtuar se ``koka`` u ndryshua në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti, e më saktë aty nga mesi i shtatorit dhe s`ka mbushur ende 90 ditë.

Por, pikëvështrimi ynë le të jetë pak më i gjerë; në 15 vite pluralizëm me disa sish demokraci; dhe duke patur në vëmendje krejt masmedian, atë të shkruar dhe elektronike, pra, gazetat, radiot e televizionet.

``Dy mekanizma institucionalë janë thelbësorë në ndihmën që japin për të luftuar korrupsionin në demokracitë e reja; një media e fuqishme, agresive, e pavarur dhe një shoqëri civile e gjallë me organizata joqeveritare dhe grupe të interesit publik``.

Është ky një konkluzion i Çarls Ljuis (Charles Lewis), themelues i Qendrës për Integritet Publik në Uashington D.C gazetar dhe ish-reporter hetues për dy rrjete televizive amerikane, ABC, dhe SBS.

Të flasim në vazhdim për rolin e mekanizmit të parë në luftën kundër korrupsionit, pra, për median, megjithëse ky mekanizëm funksionon pothuajse vetëm në sintoni me mekanizmin e dytë; organizatat joqeveritare dhe grupimet e interesit publik, pasi ato mund t´u japin reporterëve e gazetarëve informacion të vazhdueshëm për veprimtari të dyshimta nën syrin e publikut.

Duhet nënvizuar natyrisht momentin, kur ato vetë nuk janë bartëse të këtyre lloj veprimtarive të dyshimta, siç ka ndodhur dhe ndodh fatkeqësisht në mjedise e organizma të veçuar të shoqërisë sonë civile.

Të theksojmë edhe disa pengesa për median në hulumtimin e ``veprimtarive të dyshimta``, është fjala për ato media që nuk përfliten edhe ato vetë për veprimtari të tilla.

Për gazetarinë eurolindore raportimi hetimor ka qenë një koncept i huaj, si rezultat i shtypjes nga regjimet totalitare komuniste në këtë pjesë të botës, le pastaj për gazetarinë shqiptare të vënë totalisht në shërbim të propagandës dhe jo vetëm për inerci kjo frymë e kjo trysni ka vazhduar edhe në postkomunizëm.

Me këtë argument shpjegohen pak a shumë edhe disa deviacione të pushtetit në fillimet demokratike, që sollën disa luhatje në raportet shtet-media.

Raporte që për hir të së vërtetës u bënë më tepër se ``vëllazërore`` në një periudhë tjetër të pas 97-ës, por vetëm për një pjesë të masmedias.

Vetëm gazetarët e opozitës së pas 97-ës kanë patur të depozituar në Prokurori një mal me akuza, siç thuhej për fyerje, shpifje, të pavërteta të ndryshme e të tjera, megjithëse ligji shqiptar thotë se ``Shtypi është i lirë``.

Një shtyp e një media vërtet e lirë mund të ketë ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit.

Në ato vende ku me detyrim apo jo, shtypi e media janë mburojë e qeverisë korrupsioni gjen terren të përshtatshëm për të lulëzuar.

Media e pavarur do të ishte garanci më e madhe për publikun dhe do t`ja ofronte atij atë shërbim të shumëkërkuar prej tij.

Një media e pavarur nuk do të vihej në rolin e megafonit politik në dëm të interesit të gjerë publik.

Në një demokraci të re ky handikap prish balancën psikomentale dhe më e keqja shpesh devijon objekjtivin e kameras antikorrupsion.

Shpesh media e lirë dhe e pavarur ka notuar në oaze humoristiko-romantike, në imitacione të ndonjë personaliteti të ''pëlqyer``, në vend që të investigojë afera marramendëse korruptive, duke u vetëkënaqur me ndonjë ``peshk të vogël``.

Media jonë edhe e ``pavarura`` shpeshherë barrikadohet në njërën anë të llogores, duke drejtuar objektivin në syrin e tjetrit pa e parë ``traun në të sajin``.

Apo më keq, shpeshherë media jonë, ka bërë rolin e Strucit, ose luante Sanço Pançon, duke zbuluar andej nga Kërraba një fshatar e një gomar të cilët paskan vjedhur thesarin e shtetit, kyçur në shtatëdhjetë dryna e nja shtatëdhjetë metra nën tokë!

Me gjithë vështirësitë dhe rrezikun e profesionit, ajo të paktën duhet t´i lajë duart si Ponc Pilati, e t´ia lërë në derë e në dorë qeverisë…

Ka masmedia tonat që këtë e kanë bërë, por siç thotë edhe Çarls Ljuis, ``ndonjëherë zyrtarët që merren me zbatimin e detyrueshëm të ligjit janë vetë të korruptuar``.

Aq e fuqishme është media sa ia vlen të rikujtojmë skandalin e Uotërgejtit, skandal që u zbulua nga artikujt e shtypit të lirë për aktivitetet e paligjshme gjatë fushatës elektorale, në vitin 1974 në SHBA, pas publikimit, të të cilit Presdidenti Nikson u detyrua të japë dorëheqjen.

Të tillë raste ka plot në demokracitë e konsoliduara Perëndimore, por edhe në ato Eurolindoret, më të rejat në tranzicion.

Duhet të jetë një nxitje pozitive për mediat, pasi qeveria e zotit Berisha, ka shpallur një nga prioritetet e saj luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.

Pa patur frikën e etiketimit si servile media jonë të paktën në këtë aspekt duhet të jetë në anën e qeverisë, për aq kohë sa ajo lufton ndershmërisht korrupsionin, këtë të keqe të madhe të shoqërisë së sotme shqiptare.

BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0602088 sekonda, 25 pyetje