Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Emigrimi:Ikje apo Pėrzėnie?
burimuji

Postuar mė 6-7-2002 nė 14:17 Edit Post Reply With Quote
Migrimi, Informacioni, dhe "Disiplinimi"

"Disiplinimi" i Migrimit nga IOM

"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"
Faqja 6 - EKONOMI Korrik 6, 2002

Nisi dje nga puna Qendra e re e Asistencës për Emigrantët
IOM: Ja si ndihmojmë për t'u pajisur me vizë
r.gj.

Eshtë hapur dje, Qendra e re e Asistencës për Emigrantët. Kjo qendër hapet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit (IOM).

Në përurimin e kësaj qendre merrnin pjesë, Maurizio Bosatti, shef i Misionit të IOM në Tiranë, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Skënder Gjinushi, dhe personalite të tjera. Në fjalën e tij, Busatti e cilësoi këtë qendër si një mundësi më shumë për të gjithë shqiptarët që duan të emigrojnë jashtë vendit. Ndërsa, Gjinushi, shprehu falenderimet e Qeverisë Shqiptare për Qeverinë Italiane si financuesja e këtij projekti. Kjo Qendër, e para e këtij lloji, do të jetë një derë e hapur për të gjithë njerëzit që kërkojnë informacion rreth mundësive të ligjshme të migrimit. Qendra do të ofrojë informacion të saktë dhe falas, për emigrantët shqiptarë aktualë dhe të mundshëm, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të bazuara në informacione të sakta. Gjithashtu IOM do të ofrojë asistencë për shërbime parakonsullore. Ajo që mund të ofrojë Qendra në këtë rast, mbështetur në marrëveshje bilaterale me ambasada të ndryshme, është informacioni i nevojshëm rreth dokumentacionit të kërkuar dhe asistencë në plotësimin e tij. Sipas referuesve në përurimin e kësaj Qendre, ajo do të ofrojë publikime, të cilat do të përmbajnë informacione orientuese rreth vendeve pritëse, duke ndihmuar kështu shqiptarët të njihen me realitetin e vendeve ku emigrojnë; informacione mbi migracionin; publikime mbi mënyrën e emigrimit, midis të tjerave, në SHBA, Kanada, Europën Perëndimore dhe Australi. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin u themelua më 5 dhjetor 1951 në Bruksel. IOM është një organizatë ndërqeveritare, e cila për momenitn numëron 86 vende anëtare dhe 41 vende me status vëzhguesi. Që nga krijimi IOM ka ndihmuar mëse 5 milionë njerëz në mbarë botën, duke përfshirë 3.9 milionë refugjatë dhe 1.1 milionë migrantë. Misioni i IOM në Shqipëri u hap më 1992 dhe sot numëron një staf prej 39 vetësh. Qeveria e Shqipërisë hyri në IOM me statusin e vëzhguesit në vitin 1992 dhe u bë anëtare me të drejta të plota në maj 1993.
______________________________

Koment:

Po migrimi prej Kosove, Shqiptare te IRJM-se, e Malit te Zi ?!?


[Edited on 9-7-2002 by Anton Ashta]

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Ajet Nuro

Postuar mė 16-8-2002 nė 07:44 Edit Post Reply With Quote
Emigrimi:Ikje apo Pėrzėnie?

Botuar tek Gazeta55

Emigrimi:Ikje apo Përzënie?

Nga Qemal SAKAJEVA

Lënia e Shqipërisë s'ka ndalje. Ka vetëm heshtje mortore zyrtare për një "ekzekutim demografik". S'ka më thjesht emigracion ekonomik, por përmasat kanë përvijuar një strategji politike për t'u arritur me emigracionin si mjet. Ndër të gjitha portat e ikjes, vetëm Otranto zhurmon. Të tjerat vrasin me "silenciatorë".

Midis dy brigjeve përballë, traga e largësisë më të shkurtër, ka ndryshuar emër. Nuk quhet më Kanali Detar i Otrantos. Ky thirret Varreza Masive Otranto. Ekzekutimi i gjithë atyre që kanë vdekur është kryer me të njëjtën mënyrë: Pagesë dhe Mbytje. Si nga opinioni i gjerë, edhe nga drejtësia e hamendësuar (sepse drejtësi këtu s'bëhet), pyetja që vjen është e menjëherëshme: Kush është fajtori i pandëshkuar për shkak të të cilit vdekjet përsëriten panda?

Nuk është e lehtë të zhytesh thellë, për të zbritur në fund të Varrezës Ujore, as me mjete teknike, as me ligje. Ka dy argumente që flasin se kjo s'mund të bëhet:

1."Faji u bë qyrk dhe kush s'e veshi".

2. Në Varrezën Masive Eshtrore Otranto ( sepse pjesët e buta trupore kanë ushqyer peshqit), nuk gjendet skeleti i asnjë fatziu që t'i përkasë rrethit të ish-Presidentit socialist, të kryeministrave socialistë në ikje-ardhje në të njëjtën detyrë, të kryetarëve të parlamentit, të deputetëve, të biznesmenëve, të gjykatësve- shkurt- të gjithë atyre që kanë Pushtet dhe Para.

"Kamikazet tona" që ndajnë mendjen " O ikim, o le të vdesim", heshturazi a me zë, publikisht a me vetvehten, s'ka rëndësi si e shqiptojnë, bëjnë akuzën kundër qeverive, të cilat i detyrojnë të braktisin Shqipërinë dhe, mjaft shpesh edhe këtë Botë.

Varreza Masive Otranto rënkon nga thellësitë pas çdo mbytjeje të sapondodhur dhe harresës së shtetit e opinionit, pas lajmit të sapobotuar.



1.Ata që i nisin



Vendnisja për të mbërritur në Itali quhet Shqipëri. Nisja, si ndërmarrje, është vetiake. Individi ndërmerr aventurën e vdekjes pasi qeverisjet i kanë vrarë çdo alternativë mbijetese këtu. Nëse nisja është vendimi i vështirë vetiak, detyrimi për të shkuar drejt Vdekjes ose Shpëtimit, siç e arsyetojnë të zotët e punës, bëhet institucional: qeverisjet nuk i ndalojnë ata as me zgjidhje ekonomike e politike, as me forca detare ushtarake. Ka akuza të shpeshta se, zyrtarë të ndryshëm përfshihen në këtë proces për fitime dhe politikisht në zbatimin e një strategjie për shpopullimin e vendit, pakësimin e mundësisë të qëndresës në mbrojtje të interesave kombëtare, me këto ndryshime rrënuese:

- Të energjive fizike të popullit. Rreth 1 milion njerëz kanë ikur.

- Të potencialit biologjik të shqiptarëve. Rreth 96.4 per qind e të gjithë emigrantëve janë 17-50 vjeç.

- Të asimilimit të fëmijëve të tyre, pasi mbi 30 për qind nuk dijnë të flasin gjuhën shqipe. Një pjesë janë rregjistruar me kombësi të huaj.

- Të shuarjes së zërave protestues në vend kundër keqqeverisjeve dhe të këqijave të tjera.

- Të bjerrjes së masës së shkolluar dhe sterilizimit intelektual të vendit, jo vetëm nga ikjet e mëdha, por edhe nga moskthimi i atyre që kanë shkuar për të studjuar jashtë.

Qeveritë tona dhe kabinetet e tyre, që s'kanë të numëruar, duhet ta dijnë se dhuna me e egër ndaj popullit është varfëria. Kjo dhunë vrasëse nuk po ndalon kundër qytetarëve të këtij vendi. Shteti hesht për këtë, sepse ai nuk e di ku e ka popullin e vet të degdisur; Sepse qeveritarët e lartë shtegtojnë kudo e kurdo, por asnjëherë nuk i sheh mes emigrantëve, ndoshta sepse turpërohen të takojnë këtë kategori njerëzore, edhe pse ata vetë janë emigrantë potencialë- një pjesë e zyrtarëve mbajnë nëpër xhepe pasaporta të gatshme për t'u larguar nga vendi pasi të mos jenë më funksionarë;Sepse është pashpirtësi ndaj qytetarëve kur vende pune nuk krijon, ndihma nuk jep,siguri nuk vendos. Shteti duhet akuzuar se, kësisoj ai bëhet nisësi i shqiptarëve për në Botën Tjetër të Pakthimit ose për në Botën e Shpëtimit.



2.Ata që mbartin



Skafistët, për çka është thënë, përsa është thënë e si është thënë, në opinion përfytyrohen si profesionistë fantazma të netëve e detit të qetë, duke mbartur vdekje të paguara. Për ta thuhet se, pasi futin paratë në xhepa, ka ndodhur që klandestinët edhe i kanë hedhur në ujë, për t'u kthyer më shpejt për ngarkesë të re e për të mos rrezikuar. Në të gjithë këtë "shërbim urban krimi dhe humanizmi", nuk mbahet mend, ose është harruar ngaqë ndodh rrallë, të jetë thënë se është mbytur edhe ndonjë skafist. Gjithmonë vdesin udhëtarët.

Mirëpo, këta profesionistë, pse e bëjnë këtë dhe pse s'kanë frikë? Për ta është diçka normale, pasja e një gomoneje dhe përdorimi i saj për qëllime fitimi, siç janë agjencitë e udhëtimeve turistike. Këta, mbi bazën e guximit dhe rrezikut deri në aventurë, kanë hapur agjencitë e udhëtimeve të emigrimit vetëm për të fituar. Kurse frikë nuk kanë, megjithëse dihet që, edhe qeveria më e dobët është më e fortë se çdo individ. Kjo e vërtetë e qeverisë së fortë dhe individit të dobët e kapërcen akuzën nga skafistët te mbështetja qeveritare. Pse këto nuk i mbyllën kurrë këto agjenci, përderisa qeveria i ka të gjitha në dorë: detin, qytetarët, skafistët, policët, varkat, anijet e shpejta, burgun dhe armët? Skafistët kanë vetëm tri mjete: guximin, gomonen, paratë.



3.Ata që presin



Pritësit janë italianët. Rojet e tyre bregdetare shpesh as nuk i kapin dot klandestinët. Herë i gjejnë të gjallë në breg. Herë - herë i peshkojnë kufoma ( ka pasur raste kur trupi i të mbyturit ka mbetur në rrjetën e peshkatarit). Dhe herë nuk i nxjerrin dot kurrë nga nënuji.

Pritësit shpesh janë akuzuar, sidomos në dy raste, në mbytjen e të Katërtit të Radës dhe një gomoneje në korrik të këtij viti. Mirëpo në Itali punojnë dhe jetojnë qindra mijëra shqiptarë që në pjesën e tyre dërrmuese kanë shkuar atje në rrugë klandestine. Ata kanë gjetur punë për kafshatën e gojës, strehim për të futur kokën dhe mundësi për t'i ndihmuar familjet e tyre të varfëra këtu.

Këtë bën shteti italian.

Kemi parë se si vetë kryeministri Silvio Berluskoni qe futur mes emigrantëve në Bari, për të bërë të ndjeshëm opinionin italian për hallet e tyre. Ai pati kryer edhe nje gjest domethënës: bëri përkundesje për një emigrant.

Mes nisësve- qeverive shqiptare dhe, pritësve - qeverive italiane, lipset qartazi se Italia duhet mirkuptuar, ndërsa zyrtarët shqiptarë vihen përpara përgjegjësisë.



4.Ata që mbyten



Të mbyturit dihet rrallë se çfarë kombësie apo shtetësie kanë, sa janë e ku janë. Të afërmit e tyre nuk kanë kurrfarë murane kujtimi për të vendosur edhe një lule. Cinizmi zyrtar heshturazi fajëson: kur të tjerë janë mbytur më parë, përse shkon dhe mbytesh pas tyre?

Por, ata që janë mbytur kanë paguar. Familjet dhe vetë janë dëmtuar. Ky është dënimi i parë për ta.

Ata që mbërritën në brigjet përtej rrezikuan. Rrezikimi baraz me vdekjen është tjetër dënim për ta.

Ata që i kthejnë të dëshpëruar, pasi u shpëtojnë peshqëve,dënohen rishtaz, sepse humbin Tokën e Premtuar. Dhe ky është dënim i tretë për ta.

Të gjithë të mbyturit e të shpëtuarit nuk janë fajtorë, por fatkeqë, sepse në vendin e tyre të papunë, nuk deshën të bëheshin vjedhës apo grabitës për copën e bukës.

Shumë komenteve mbi fajtorë dhe të pafajshëm, mbytës dhe viktima, deri te strategjia politike e largimit të shqiptarëve, u hedh dritë edhe kjo replikë gjatë diskutimeve në Parlament për qeverinë që ikte:

Berisha:"Eshtë e njohur metoda e Gjinushit që emigrantët i llogarit si të punësuar".

Gjinushi:"I vetmi pishman që kam është që nuk munda të emigroj dhe Berishën".

Qeveri të dështuara janë ato që u ikin njerëzit.

Qeveri më të këqija janë ato që përzënë popullin.


--------------------------------------------------------------------------------

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-8-2002 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
Koment shume i mire.

Ka 12 vjet qe perzene shqiptaret nga vendi i vet, por i takon shqiptareve vete te mbrohen e te mos presin.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-2-2003 nė 11:25 Edit Post Reply With Quote
EPIDEMIA E LARGIMIT

Nga Skender Shkupi


Me duket se per temen e rrjedhjes se trurit duhet bere nje sqarim.Rrjedhje
apo hemorragji te materjes se hirte ka pasur gjate gjithe historise dhe do te
kete edhe ne te ardhmen. Por ajo qe po ndodh ne rastin e Shqiperise nuk
eshte normale. Nga Shqiperia nuk po iken vetem truri. Nga trojet arberore po
iken kush te munde. Nje i njohur i im, qe ka pak te beje me trurin
intelektual, shpenzoi 50 mije dollare per te ardhur ne Amerike pa ia arritur
qellimit - ka mbetur ne Belgjike. Kjo eshte epidemi. Me 50 mije dollare, ne
Shqiperi mund te fillohet nje bisnes cfaredo. Mirepo, joshese, te gjitheve u
duket arratisja. Ende ka njerez atje qe besojne se ne Amerike parate i
mbledhin me lopate. Pra, rrjedhja e trurit eshte thjesht nje perberese e
rrjedhjes se pergjithshme te shqiptareve ku ata me tru *intelektual* perbejne
nje pakice.Ne Shqiperi mungon nje drejtues vizionar, i guximshem,
atdhedashes, karizmatik dhe i perkushtuar qe te jete ne gjendje te organizoje
nje force politike me njerez qe te kene nje ambicje disi me te madhe se ajo e

zakonshmja - ate te lenies se nje emri ne histori. Na mungoi nje figure e
tille me 1913, na mungoi edhe ne vitet 90 te shekullit qe sapo na la.
Cuditerisht, shqiptari egoist i lindur, kapricioz, sfidues,kembengules qe t'i
dale e tija, kuturises dhe aventurier, nuk prodhoi dot ne keto
vite qe po jetojme nje ekzemplar te afte qe t'i imponohet atij populli dhe te
gjeje daljen nga tuneli. Te gjithe mbeten te vegjel, te lidhur fare ngushte
me ca
interesa te vockela, pa marre guximin te sakrifikojne nga interesi i tyre per
te shpetuar nje popull. Kjo eshte fatkeqesia jone. Njerezit e medhenj nuk
porositen. Ata dalin jo thjesht kur i kerkon epoka por rastesisht. Epoka
ka 100 vjet qe kerkon nje shqiptar te madh, nje Bismark, nje Ataturk apo nje
Gandi shqiptar. Nuk e lindem dot. E si rrjedhoje qajme tani se pse po na iken
truri. Ne po na iken i gjithe populli, e jo vetem truri. Eshte epidemi.
E pra epidemite kurohen me ilace e jo me fjale.

Komenti im:

Shume interesant dhe shume pesimist kjo analize e shkurter.

Pyetja qe lind eshte:

Duhet te presim apo duhet qe secili nga ne te mendohet se cfare mund te beje ai vete?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-2-2003 nė 18:14 Edit Post Reply With Quote
A duhet ikur?

Kjo temë duhet preokupuar çdo shqiptarë në rruzullin tokë të cilit i ka mbetur edhe pak ndjenjë njerzore,kombëtare.

Ne që ka kohë që kemi lënë tokat ,shtëpit,familjen,dashamirët mund të spjegojmë më së miri se si kalohen ditët e mërgimit,ditët dhe netët e gjata due pritur!Duke pritur të kthehemi!Erdhëm për shkurt mbetëm për gjithmonë,dhe ju siguroj që ska shqiptar që lavdëron mërgimin.Të gjithë deri në një do të ktheheshin po t'ju jepej mundësia.Por,shteti amë nuk dëshiron kthimin tonë.Shteti amë stimulon më shumë ikjen se kthimin.Shteti-pushteti nuk ështe shtet-èushtet hebre!Ai është shtet-èushtet shqiptar-jo shqiptar.

Për ndalimin e ikjeve edhe populli e ka fajin,sepse lejon që të udhëheq shtetin një grup banditësh të cilët për çdo ditë përlyhen me nepotizën,klane!!!Shqiptarët mund të bëjnë shumë,por vendosshmëria e tyre ka qenë gjithmonë ana negative e tyre.Kanë ra në grackën e "këshillave" nga të huajt.Nga të hujat mund të miret shkolla por jo të shesin shtetin,e kjo dobësi për fat të keq egziston tek shqiptarët.Statistikat nuk përfillen,statistikat nuk përpunohen nga shqiptarët,sepse ata duke menduar se mëtojmë Europën dhe se duhet të tregohesh i dëgjueshëm,harojnë ku janë dhe çka punojnë!!!Harojnë se janë shqiptarë dhe se duhet punuar për shqiptarët në rradhë të parë.

Ne mund të bëjmë shumë,por duhet të na lejohet.Ne duhet të takohemi me njerëz të cilët ia duan të mirën dhe zhvillimin Shqipërisë.Të shohim ku jemi dhe çka duam.Gjithçka është e mundur kur duam.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-2-2003 nė 10:27 Edit Post Reply With Quote
PERSE U LARGOVA NGA SHQIPERIA?

Leter ne redaksi

E para, ju falenderoj qe na jepet mundesia te shprehim mendimet tona tek gazeta juaj dhe, e dyta, do te doja te paraqesni sa me drejte realitetin shqiptar. Nuk dua te shprehem pak a shume ne lidhje me ate problem se me ther thelle ne zemer kur mendoj atdheun tim dhe kohen e veshtire qe po kalon ai. Tek po lexoja nje artikull bera nje krahasim te vogel ne lidhje me personin ne fjale qe u detyrua te lere atdheun e tij dhe me mua qe me ndodhi e njejta gje. Ai e la se nuk duronte komunizmin. Ndersa mua ishin bijte e komunisteve qe me bene te largohem, ose ndryshe do te perfundoja keq. Besnik Ahmetaj me detyre Oficer i Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Rrethit Pogradec, hetues ne ceshtjen Martineli, shtetas italian i arrestuar me 27 korrik 2001 dhe liruar dy-tre jave me vone, i cili se bashku me tre shtetas shqiptare, Gezim Sollaku, Rabi Kurti dhe Seit Cerma, keta dy te fundit police ne Portin e Durresit akuzoheshin per vepren penale te trafikimit te mjeteve motorike te vjedhura, parashikuar nga neni 240/1 i K.Penal. Procedim penal pa perfundim. Te kater personat ne fjale u liruan dhe asnje nuk mbajti pergjegjesi per kete fakt. Po une pse u largova pas kercenimeve te vazhdueshme me telefonata anonime me qellim zhdukjen e provave ose ndryshe isha i vdekur. Ja ky eshte realiteti shqiptar. Nuk eshte vetem ky rast. Kishte edhe raste te tjera psh, perplasje me krere te PS-se te qarkut Pogradec, sepse kishte procedime penale qe preknin interesat e tyre partiake e te tjera. Atehere cfare duhet te beja me thoni ju. Shteti nuk kishte fuqi te mbronte sepse ai mbronte tafikantet dhe vendosa te largohem por me idene se do te kthehem perseri per te ndihmuar sadopak vendin tim te ece perpara ne nje rruge te re zhvillimi pa krime pa percarje veri-jug, pa gjakmarrje, pa trafiqe pa korrupsion dhe vjedhje ku neser shqiptaret te udhetojne neper bote si njerez dhe jo si kafshe, sic trajtohen sot e kam provuar vete kete gje ne kurriz.

Nga Besnik Ahmetaj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-2-2003 nė 15:02 Edit Post Reply With Quote
A DEGJOHEN KEMBANAT?

Nga Tom Thercaj

Shkas per kete shkrim u be nje kronike e kolegut tim ne RTSH, Marash Mirashi me teme emigracionin. Braktisja e vendit eshte teme e dites edhe ne shekullin e ri. Kronika me solli ne kujtese imazhet e eksodit masiv te vitit 1991. Gjashte vjet me vone, ne vitin 1997, politika e mbrapshte vrau shpresen dhe shkaktoi nje eksod tjeter. Kurrsesi, nuk dua te ndjell keq me perqasjen, por kane kaluar gjashte vjet te tjera dhe kemi hyre ne vitin 2003. Klima politike eshte ftohur, si vete stina qe jetojme. Ato pak shpresa te shfaqura ne horizontin e larget jo vetem qe jane venitur, por po shkojne drejt bjerrjes. Trishtueshem degjohen psheretimat: "ky vend s'behet", "na moren ne qafe politikanet". Kesisoj, edhe ata qe kishin ambicie per te ndertuar dicka, per te ndryshuar dicka, per te ngritur nje bisnes apo filluar nje investin frenohen, ftohen demotivohen! Ferkojne duart vetem ata qe jane mesuar te jetojne ne kaos duke e ekuivalentuar deshperimin e te tjereve me perfitimet e veta. Bjerrja e shpresave ka mbarsur deshiren per ta braktisur kete vend. Fenomeni i emigrimit ndonese me permasa me te vogla se ne vitet 1991 dhe 1997, eshte real. Bashkejetojne njekohesisht termat emigracion, stabilizim-asocim dhe integrim europian. Kronika qe ju referuam ne fillim sillte mesazhe optimizmi. Kolegu im duke njohur kete realitet, me qellim kishte perzgjedhur te intervistuarit. Te rinjte, intelektualet dhe pensionistet percillnin besim dhe shprese. Natyrisht, jane shume te tjere pas kamerave qe e kane humbur durimin dhe shpresen. Te tjere qe vazhdojne te emigrojne ne kerkim te nje jete me te mire. Vetem pak dite me pare, me keqardhje percollem per ne Kanada nje cift intelektualesh. Tashme mjeku Zija Jacaj, ish pedagog i fakultetit te mjekesise pas diplomes e grades shkencore, ne fillim te shekullit te ri eshte paisur me karten e emigrantit. E solla keteshembull jo per te rrenuar shpresen qe rrekej te ndertonte kronika. Por kembana e shpreses degjohet me mire kur tingellon se bashku me kembanen e paqes. Ne te njejtin edicion lajmesh transmetohej edhe nje kronike zhvarrimi per te provuar nese sebashku me te ndjerin ishte varrosur edhe dhuna. Europa asnjehere s'ka qene me prane. Eshte ne doren e politikes per ta afruar me shume ate apo per te na distancuar prej saj.

Mesazhet e shpreses per t'u integruar si pjesetar te familjes se madhe jane nje ogur i bardhe. Por nese bjerret shpresa edhe pse ajo vdes e fundit, nuk mund te zhvarroset me. Njerezit perballojne balten, erresiren, mungesen e ujit, gropat, por nuk durojne tensionet, konfliktet dhe hakmarrjen qe politika shqiptare ka prodhuar dhe vazhdon te prodhoje rendom. Tek shkruaja keto radhe, me erdhen ne mendje vargjet e te ndjerit Dode Kacaj nga libri "Qielli I Syrit":

Sa balte,sa balte ne rruget tona

Sa balte, sa balte ne rrudhat tona

Sa balte, sa balte ne indet tona

Ne bindjet tona.

Vargjet e poetit, deputet ne dy legjistlatura, datojne ne vitin 1997, kur politika vrau shpresen dhe njerezit per te dyten here brenda nje dekade, u detyran te marrin rruget e mergimit. Njerin prej atyre qe e kam filmuar ne vitin e mbrapshte 97 tek braktiste vendin e vet nga porti i Shengjinit, e kam takuar serish pak muaj me pare ne Boston gjate nje vizite ne SHBA. "Do te kthehem pergjithmone", tha ai duke me treguar se si jane pajtuar me nje fis qe kishin qene ne hasmeri per vrasjen e te atit. "Trimi fal", tha emigranti qe kishte lindur ne shtratin e kanunit por qe kishte jetuar edhe realitetin e botes se qyteteruar. Fjalet e emigrantit qe kishte hyre ne Europe para nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim-asociimit me tingellojne si kembane alarmi: "Une, si mjaft te tjere kemi falur gjakun e babes, vellait apo djalit, ndersa politikanet tane nuk i falin njeri - tjetrit nje fjale goje". Hakmarrja, konfliktet, percarjet dhe ndasite prodhojne emigrante, vrasin endrrat, shpresen dhe durimin. Qe nga dita e pare e vitit 2000(pas nje ceremonie madheshtore) nje kambane tingellon qe paqja te mbreteroje ne shqiperi. Kambana shqiptare e paqes eshte me e vecanta ne bote. Ajo ka ne shtatin e saj plumbat dhe gezhojat e armeve, ndersa ne memorje marrezine kolektive te vitit 1997 qe midis shume te keqijave vrau shpresen e te jetuarit ne kete vend. Ideatoret jane pagezuar me emrin sinjifikativ "femijet shqipetare ambasadore te paqes". Kembana e paqes tingellon pa nderprerje nga monumenti i saj, fare prane insitucioneve qeveritare. Nese tingujt e saj degjohen edhe nga politikanet tane, kronikat me teme emigracionin do te mbesin vetem ne arkiva si histori e dhimbshme e se shkuares.

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 28-2-2003 nė 18:23 Edit Post Reply With Quote
Te emertosh largimin epidemi ne menyre joironike eshte krim! NESE LARGIMI NGA VENDI QENKA EPIDEMI, AT'HERE ESHTE EPIDEMI E INDUKTUAR!!![/B]
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:01 Edit Post Reply With Quote
Emigracioni i largët, mësymja e fundit e shqiptarëve

IOM: Paguhen mijëra dollarë për formularët, kur informacioni për plotësimin e tyre duhet të jetë falas. Ja një qendër ndihme për migrimin legal nga Kanadaja, Norvegjia deri në Zelandë të Re e Afrikë të Jugut! Emigracioni i largët, mësymja e fundit e shqiptarëve Zelandë e Re, Afrikë e Jugut, Australi, tokat ekzotike, ku po zbarkojnë migrantët shqiptarë



Zelandë e Re, Afrikë e Jugut, Australi... Pasi eksploruan vendet fqinje, shqiptarët po zbarkojnë edhe në tokat e largëta. Migrimi ekzotik nuk është më ëndërr në diell. Është mësymja e fundit përtej kufijve e shqiptarëve. Një tendencë e kushtueshme emigrimi, por jo më e panjohur prej tyre.

Me dhjetëra aplikantë kërkojnë çdo ditë formularë migrimi për në Kanada, SHBA, Australi, duke shpenzuar deri në mijëra dollarë për mbushjen e tyre. Megjithëse ky informacion duhej të ishte i disponueshëm pa pagesë, aventurat e aplikantëve nuk kanë të sosur.

Peripecitë
Maks Haxhia, përfaqësues i IOM-it (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) në Tiranë, thotë për "Shekullin" se këta aplikantë bëhen shpesh edhe viktima të padijes së tyre, duke shpenzuar shuma të konsiderueshme për plotësimin e këtyre formularëve. Ky sipas tij është problemi më i madh me të cilin përballen çdo ditë aplikantët për shpërngulje në vende të tjera e sidomos në vendet e largëta. "Kështu ndodhte në kohën e analfabetizmit, kur njerëzit nuk njihnin shkrim e këndim dhe ishin të detyruar të paguanin për të pajtuar njerëz që njihnin gjuhën.

Kështu shfaqen shumë abuzues të cilët kërkojnë mijëra dollarë për të plotësuar formularët e shfaqen majde edhe nga ata "sekserët" që pretendojnë të ndihmojnë për vizat. Asgjë nuk shërben kur mijëra dollarë shpenzohen dhe udhëtimi i ëndërruar nuk realizohet për arsye nga më të ndryshmet", - shpjegon Haxhia. "Informacioni për migrimin legal ka kaluar zakonisht gojë më gojë ose nga interneti e burime të tjera...por me sa duket, duhet kohë për t'u mësuar me idenë.

Kështu shumë migrantë shqiptarë preferojnë të ndërmarrin një risk më të madh sesa të humbasin kohë për të kërkuar këtë lloj informacioni", - shpjegon Haxhia. Një farë ndihme gratis jepet nga një qendër e re, krijuar posaçërisht për të ndihmuar këta njerëz të painformuar. Quhet Qendra e Asistencës për Migrantët, në rrugën "Ismail Qemali", ku të thonë se janë të shumtë individët apo familjarët që interesohen dhe pyesin për detaje të ndryshme të migrimit të tyre në vende nga më të ndryshmet. "Këtu ofrohet ndihmë për migrim në Finlandë, Norvegji, Austri, Australi, SHBA, Kanada, Itali etj.

Janë duke u përgatitur procedurat e ndihmës edhe për në Zelandë të Re dhe pritet të përfundojnë së shpejti. Por sigurisht numri më i madh i të interesuarve mbeten për Kanadanë, Italinë, SHBA-në etj". Peripecitë e udhëtimit janë të veçanta dhe specifike për çdonjërin prej vendeve ku do të mbërrish. Madje ndryshojnë shumë shpesh. Dokumentet dhe pagesat gjithashtu.

Para pak kohësh për të marrë një lejen e parë të punësimit për në Finlandë duhej të paguaje një tarifë prej 400 marka finlandeze, por kur aplikon jashtë Finlandës kjo tarifë bëhet 800 marka. Pritet që këto tarifa të ndryshojnë siç nga thonë në Qendrën e Asistencës për Migrantët. Kjo është vetëm njëra nga tarifat e shumta për të cilat duhet të paguash. Por fillimisht duhet të sigurosh lejen e qëndrimit, pa një të tillë leja e punësimit nuk të jepet.

Në fletëpalosje sqarohet edhe se për shkak të papunësisë që ka në Finlandë, marrja e një leje punësimi nuk është aspak e thjeshtë. Kjo është vetëm njëra nga kërkesat për migrimin në Finlandë. Dhjetëra kërkesa të tjera, të ndërlikuara e specifike për migrim në Kanada, Zelandë të Re, Afrikë të Jugut apo Australi.

Për shembull në Australi, sipas informacioneve të Qendrës për Asistencë të Migrantëve, "përqendrimi është kryesisht në zonat e punësimit të kualifikuar, social-kulturore dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrimet e përkohshme atje kërkojnë pagim taksash mbi të ardhurat e fituara në Australi. Ato nuk kanë lehtësira në të mirat shëndetësore ose në shërbimin publik."


Kanada
Në adresën "www.canada.gc.ca", sqarohet për të gjithë ata që duan të migrojnë në Kanada se çdo vit aty mbërrijnë miliona persona nga e gjithë bota (mes tyre edhe shumë shqiptarë) dhe shumë prej tyre janë punëtorë të kualifikuar që kanë arsimimin e duhur, eksperiencën e punës dhe njohuritë për gjuhën, që të kenë mundësi të integrohen në tregun e punës kanadez. Dje, në konsullatën kanadeze në Tiranë, nuk munguan aplikantët për vizë.

Njëra prej tyre, një banore e qytetit të Shkodrës kishte ardhur aty për të marrë një formular aplikimi për mbesën e saj mësuese, të martuar me një inxhinier. "Ata do t'i plotësojnë vetë dokumentet sepse e njohin shumë mirë gjuhën, por për procedurat edhe ata do të paguajnë, të paktën 2 mijë dollarë, po. Pastaj, ishallah do ta marrin vizën, meqënëse kanë vendosur të ikin... Duhet të plotësojnë edhe ato kriteret e pasurisë...", - thotë Sadije Bala, 43 vjeçe.

Rasti
Viza pensioni, kush ka kapitale!
Ka edhe nga ata që kërkojnë një vizë pensioni për në Kanada. Kriteret për ta marrë këtë vizë për shumë pensionistë shqiptarë mbeten pengesa të pakapërcyeshme.

Për shembull, për të marrë një vizë të tillë pensioni në Australi, "duhet të jeni 55 vjeç dhe të mos keni persona në varësi përveç bashkëshortit. Për t'u vendosur në Australi ju duhet të kini të paktën 500 mijë $ kapital për të transferuar atje ose 1500 mijë $ të drejta pensioni plus ose investimet me të cilat të sigurohet një e ardhur të paktën prej 30 mijë dollarësh.

Përveç kërkesave mjekësore. (nejse, për këtë ekzistojnë edhe disa rregulla përjashtuese, për raste të veçanta)


Disa shifra

Gjatë dy viteve të fundit, 26.700 persona kanë aplikuar dhe kanë marrë pjesë në testet gjuhësore dhe profesionale të projektit "Fluksi migrues i punëtorëve nga Shqipëria në Itali" për grupet e profesioneve të kërkuara nga tregu italian i punës. Sipas informacionit nga Organizata për Migrim Ndërkombëtar në Tiranë, ka patur gjithashtu rritje për emigrim në Kanada.

Janë shtuar aplikimet për bashkim familjeje, studime, specializime, trajtime mjekësore në Greqi, Gjermani, Itali etj. "Migrimi aktual nuk është i përmasave të viteve '90, por nuk është më pak i rëndësishëm duke u nisur nga niveli i lartë i presionit migrues me të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria, sikur edhe për një kohë të shkurtër.

Por gjatë viteve '90-'93 rreth 450 mijë shqiptarë kanë lënë vendin, edhe pas viteve '93 fluski qe i madh, por sidomos pas trazirave të 1997-ës", - nënvizohet në një projekt të IOM-it për asistencë ndaj migrantëve. Kjo qendër orfon informacion falas për reduktimin e humbjes së kohës për vizita në ambasada, lehtësi në marrjen e informacionit dhe këshillimit, referimi tek autoriteti i duhur, etj



Belina Budini
Shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:38 Edit Post Reply With Quote
Nje liber permbi emigracionin shqiptar

http://www.boehlau.at/main/book_volume.jsp?bookVolumeID=3-205-99413-2&categoryID=1





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 4-4-2003 nė 22:14 Edit Post Reply With Quote
Emigracioni-300 divorce mes te rinjesh

Emigracioni, 300 divorce mes te rinjsh
Rreth 300 cifte korcare, kane preferuar ndarjen pergjithmone nga njeri-tjetri, pas krizave te ndryshme familjare qe kane hasur ne periudhen martesore. Shkak kryesor i ndarjeve me pasoja te renda per familjet e krijuara ne vite, ka qene emigrimi dhe largimi i njerit prej bashkeshorteve nga atdheu duke u shoqeruar me grindje per shkak te mungeses se gjate prane gjirit familjar. Shifra qe per autoritetet e drejtesise vendore dhe shoqatat ne mbrotje te familjes, konsiderohet si alarmante, publikohet nga Gjykata e Shkalles se Pare te Korces. Sipas saj, jane rreth 300 kerkesa per divorc, nga familje vendase, me shkalle te ndryshme intelektuale. Burimet e gjykates theksojne se ne nje pjese te madhe te rasteve, tradhtia bashkeshortore, ka qene motivi i kerkesave te divorcit, nga te pakten nje prej bashkeshorteve. Lidhjet jashtemartesore, qe sipas vezhgimit, rezultojne te jene realizuar nga kontaktet ne distance te bashkeshorteve, eshte nje tjeter motiv i rendesishem i divorceve ne Korce. Te njejtat burime vene ne dukje se emigracioni ne vendet fqinje dhe me tej, ka sherbyer si nje stimulant i konsiderueshem, per te prishur raportet "e shenjta" familjare. Shumica e te divorcuarve i perkasin moshes nga 18 deri ne 25 vjec. Pjesa me e madhe kane lindur te pakten nje femije qe, pas drames familjare, rriten jetime dhe ne veshtiresi te dukshme sociale. Xh.Baka




--------------------------------------------------------------------------------
04/04/2003

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-9-2003 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
Tė vdesesh nė Shqipėri, ėshtė vetėm humbje kohe

http://www.edsh.org/kombi/repshqiperise/tevdesesh.htm

Le te diskutojme rreth ketij shkrimi.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-10-2003 nė 09:09 Edit Post Reply With Quote
Te rinjte, 50% duan te emigrojne
Gati gjysma e te rinjve shqiptare mendojne qe te emigrojne. Sipas nje sondazhi te organizuar nga UNICEF, 50 per qind e te rinjve shqiptare mendojne se si te emigrojne. Megjithate rezultati eshte kontradiktore, sepse gati 65 per qind e te pyeturve mendonin se Shqiperia ka te ardhme, por asnje se mendonte kete te ardhme te shpejte. Sipas tyre problemet ekonomiko-sociale do te vazhdojne edhe disa vite. Sondazhi eshte bere nga vet te rinjte ne grupmoshat 17 deri 19 vjec. Shqiperia eshte nje vend me nje mesatare te larte te popullise se re. I njejti studim eshte bere dhe per vendet e tjera te Evropes Lindore, ku ka rezultuar se 23 per qind e te rinjve duan qe te ikin nga vendet e tyre, per te punuar dhe jetuar ne nje vend me te mire. 50 per qind e te pyeturve ne Shqiperi jane shprehur se ne shtepine e tyre perdorej dhune, 21 per qind se ndaj tyre perdorej dhune. Pervec kushteve ekonomike, te rinjte shpresonin qe ne vendet e tjera te gjenin dhe nje nivel kulturor me te larte dhe mundesi argetimi. Nderkohe 31 per qind e femijeve shqiptare jane shprehur se nuk ndihen te sigurt ne Shqiperi. D.Xh




--------------------------------------------------------------------------------
10/10/2003

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 10-10-2003 nė 23:35 Edit Post Reply With Quote
Te sigurte ne Shqiperine e Nano-Berishes jane vetem te vdekurit.Ky fakt duhet te ndikoje ne pershpejtimin e konsolimit te se djathtes reale,me qellim qe te krijohet sa me shpejt momenti i ndryshimit te madh.Hienat e politikes se sotme duhen flakur nga memorja historike e kombit sepse ne gjithe keta vjet mbollen fatkeqesite me te kobshme per shqiptaret.Neser, pasardhesit tane do te turperohen per ate qe kane bere politikanet e sotem.Kolapsin nuk mund t'a ndalin ata qe prostituojne me politiken,sepse keshtu jane udhezuar nga <luanet> e kuq te Enverit.Deri kur do te humbim kohe duke vdekur ne kete Shqiperi......................!
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 18-6-2004 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
Roli politik i emigrantėve ekonomikė

Roli politik i emigrantëve ekonomikë


Prof.Dr. Artan FUGA

Gradualisht është krijuar një grup i përbashkët interesash politike apo ekonomike që karakterizojnë emigrantët shqiptarë jashtë shtetit, sidomos ata që ndodhen në vendet fqinje, në Greqi apo në Itali. Kuptohet, ata nuk veprojnë aspak si një grup politik apo shoqëror i organizuar. Përgjithësisht, pavarësisht elementëve të caktuar tepër të thjeshtë organizative që vihen re, seicili shikon “hallin” e vet. Aq më tepër që në emigracion kanë shkuar individualisht apo edhe me grupe të vegjël. Statusi i tyre në vendet pritëse është i ndryshëm, sipas rrethanave, pse jo edhe sipas “fatit”. Për më tepër, ata ikin nga Shqipëria me bindje të ndryshme politike dhe në një masë të madhe e kanë këtë larmi bindjesh që i bëjnë të mos jenë të përcaktuar vetëm apo thjesht me këtë apo me atë parti politike.
Megjithë ekzistencën e këtyre faktorëve dhe të të tjerëve që mund të renditen, nuk mund të mohohet se herë pas here veprimet politike të emigrantëve kanë pasur edhe pika të përbashkëta kontakti, të cilat duhen mbajtur parasysh. Aq e vërtetë është kjo, sa në historinë e këtyre viteve të tranzicionit, nuk ka munguar të shihet herë pas here edhe një veprim i përbashkët i tyre.
Megjithatë, roli ekonomik dhe shoqëror i emigrantëve mbetet gjithëmonë kontradiktor. Nga njëra anë, ata kontribuojnë në ngjizjen e shpejtë të opinionit publik kritik të vendit, por nga ana tjetër, ndofta pa dashjen e tyre, ata luajnë një rol të madh në drejtim konsolidimit të palëvizshmërisë të jetës politike kombëtare. Ata mund të “qortohen” se fare pa dashje kanë prodhuar një lloj ngurtësimi politik të shprehur nga ana e elektoratit shqiptar. Kjo ndodh sepse nëpërmjet ndihmave ekonomike në mjete financiare ose në mallra konsumi që dërgojnë në Shqipëri, ata i lehtësojnë sadopak pasojat e krizës ekonomike dhe shoqërore aktuale në vend. Kështu ata ndikojnë që një pjesë e mirë e popullsisë në Shqipëri të mos jetë aspak e motivuar për të ndërmarrë iniciativa të thekshme ekonomike dhe politike që do ta kishin freskuar skenën shoqërore shqiptare duke i dhënë asaj një gjallëri të paparë. Kjo pjesë jo e vogël e popullsisë e lidhur me emigracionin shqiptar jashtë kufijve të atdheut nuk e ndjen fuqishëm nevojën për t’u mobilizuar me qëllim që të kërkojë reforma institucionale dhe ekonomike të thella dhe të vërteta, të cilat do të bënin të mundur ristrukturimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare të sotme. Ajo nuk është shumë e interesuar as për të ndërtuar një opinion të fortë publik që të jetë kritik ndaj shmangieve administrative të çdo lloji.
Mund të dallohen së paku tre raste kur emigrantët, si ata me origjinë nga fshati ashtu edhe ata me origjinë qytetare, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të tranzicionit paskomunist.
Rasti i parë është i lidhur me ngjarjen kur me mijëra shqiptarë, kryesisht të moshave të reja, hipën në anije të marinës tregtare shqiptare duke i marrë ato “përdhunisht” për të shkuar si refugjatë në Itali. Kjo histori u përsërit për disa herë me radhë përgjatë vitit 1991, pikërisht duke filluar pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri që u fituan nga partia e punës.
Gjithshka që ndodhte në atë kohë në Shqipëri merrte forma krejt të çuditshme dhe të pabesueshme. Me mijëra të rinj që vinin nga qytetet e vogla të vendit dhe nga zonat rurale të tij, edhe nga fshatra të thellë, drejtoheshin për nga portet dhe në radhë të parë shkonin në Durrës. Thuhej se kufijtë ishin hapur pikërisht në portin e këtij qyteti nga ku mund të merreshin anije për të shkuar drejt brigjeve italiane. Ky thashethem përshkonte me shpejtësi të gjithë territorin e vendit dhe menjëherë një turmë e pafundme niste të “vraponte” drejt brigjeve të detit. Përdoreshin të gjithë mjetet e udhëtimit. Dikush merrte borxh një veturë që pastaj e linte në duart të tjera për t’ia kthyer të zotit, dikush paguante si “frëngu pulën” shoferët e taksive vetëm për një udhëtim të shkurtër prej disa dhjetëra kilometrash, dikush tjetër – më i guximshëm dhe qëndrestar – nisej thjesht më këmbë, të tjerë – më të dhunshëm – ndalonin në rrugë makina, i detyronin shoferët të ndryshonin drejtim dhe me to vërsuleshin drejt portit. Pranë brigjeve të detit përziheshin individë të të gjitha llojeve. Pushues të veshur me rrobe banjoje, prindër që kërkonin fëmijët e saponisur, malësorë nga Jugu e Veriu që po e shihnin detin për herë të parë dhe që masnin me sy me frikë dhe tmerr atë masë të stëmadhe blu, së cilës duhej t’i hypnin mbi “shpinë” për të shkuar drejt një bote tjetër, njerëz të ngarkuar me strajca të rënda në kurriz dhe që kërkonin me sy një anije për t’u vësulur drejt saj me furi. Hezitimet e disave ishin me të vërtetë të forta. Cilën rrugë duhej të zgjidhnin: të vazhdonin të shulleheshin nën diell duke u shtrirë si pushues mbi rërën e plazhit dhe duke notuar për qejf në ujçrat e kaltërta të Adriatikut, apo të çoheshin vrullshëm, menjëherë, dhe ashtu me shapka, gjysmë zhveshur, t’i braktisnin të gjitha dhe të bashkoheshin me turmën që “pushtonte” anijet e lëna si pa qëllim, pafajësisht, tamam buzë anëve të betonta të portit, si anije që presin turistët në plazhet e mëdha luksoze të Perëndimit, për t’u mbushur më pas “ding” me shqiptarë që shkonin për në Itali ? Rezistenca e policisë së Barit, Brindizit, apo Pulias ishte e kotë, sa për t’u filmuar nga televizionet e botës për të bërë “shoun” e ditës. Emigracionit ndërkombëtar i tregohej se po pranoheshin shqiptarë sepse ata e çanë kordonin me dhunë, por të tjerë nuk do të pranoheshin. S’ishte bërë “deti kos” për të gjithë. Ikte drejt Perëndimit krahu shqiptar i punës që nuk mund të ushqehej dot në vendlindje, ikte popullsia më agresive dhe që nuk do t’i duronte dot reformat që do të ndërmerreshin, ikte pjesa më armiqësore me pushtetin e majtë të kohës që vinte thellë nga e kaluara komuniste e vendit. Binin tensionet politike dhe ekonomike në truallin shqiptar. Toka shqiptare po përgatitej të priste reformat ekonomike dhe politike të kohës. Këtej e tutje, për një kohë të gjatë, ajo do të ushqehej nga bijtë e saj që po çanin detrat.
Në pamje të parë dukej se pushteti i kohës, i mbizotëruar nga një shumicë parlamentare e majtë, po pësonte një goditje ballazi. Ai kishte pretenduar se kishte marrë një mbështetje të madhe popullore gjatë zgjedhjeve parlamentare që sapo kishin përfunduar. Ndërkohë, brezi i ri po ikte nga sytë këmbët duke vulosur faktin se në Shqipëri nuk kishte më shpresë jete për të. Por ajo që po ndodhte dhe po merrte sipërfaqësisht pamjen e një revolte ikëse kishte në fakt një domethënie shumë më të thellë dhe me pasoja shumë më afatgjata nga sa mund ta merrnin me mend ata që po iknin.
Nga njëra anë, vetëm për faktin se qindra mijëra të rinj po largoheshin nga toka e atdheut të tyre, kjo bënte që jeta shoqërore dhe politika e vendit të kontrollohej shumë më lehtë nga ana e pushtetit të majtë, të mbajtur nga komunistët e dikurshëm. Një pjesë e konsiderueshme e brezit të ri, ajo më aktivja, më agresivja, më e prirura për të marrë rreziqe në sy, nisej për të ikur në dhè të huaj. Në këtë mënyrë, energjia e revoltës popullore dhe e fuqisë së kombit humbiste për disa dhjetëvjeçarë, një herë e mirë, vrullin e saj të papërmbajtur djaloshar. Por, nga ana tjetër, shtresa të gjëra të popullsisë, pa ditur shumë nga « dredhitë e historisë » shkonin drejt detit duke mos imagjinuar se një « dorë e fuqishme » i shtynte nga pas për të ikur. Në ndërgjegjen e ikësve ngjarjet merrnin dramatikisht dhe ndoshta në mënyrë komike pamjen e një ndeshje me institucionet shtetërore të vendit. Është si në rastin e një peshëngritësi që në një ditë stërvitjeje ngre peshat duke matur forcën e tij. Matja e forcës së tij në këtë ditë është shumë e saktë, pavarësisht se e gjitha kjo ndodh në një ditë « joreale », në një ditë stërvitjeje dhe jo gjatë një ndeshjeje të vërtetë. Pra, po matej në një ditë « stërvitjeje » shkalla e agresivitetit kundër pushtetit dhe kundër gjendjes ekonomike të vendit, e shprehur me sinqeritet nga ikësit. « Ikësit » nuk kishin idenë se duke u larguar ndihmonin edhe « ndjekësit » e tyre.
Këto ngjarje ishin akti i parë masiv i revoltës kundër pushtetit që shprehnin sidomos masat fshatare pas shumë vjetësh dremitjeje. Qytetarët e shprehën këtë akt kryesisht para zgjedhjeve të para parlamentare, në sheshet e qendrave urbane, për të kërkuar demokratizimin e vendit. Kurse masat fshatare e shprehën pakënaqësinë tyre më shumë pas vendosjes se institucioneve të para demokratike dhe në një formë tjetër: atë të ikjes masive duke marrë detrat për në emigrim. E gjithë shoqëria kishte pësuar një goditje të menjëhershme. Të gjithë po e kuptonin se sistemi politik i kontrolluar prej ish -komunistëve, pavarësisht se kishte dalë formalisht nga zgjedhje të lira parlamentare, nuk mundej kurrsesi të bëhej simboli i hapjes së një faqeje të re në historinë e vendit. Zgjedhjet e reja parlamentare të viti 1992 do ta tregonin shumë mirë këtë gjë.
Rasti i dytë mbërrin në vitin 1994, pikërisht kur Partia Demokratike që kishte dy vjet që kishte ardhur në pushtet po provonte të organizonte një referendum popullor për të paraqitur projektin e Kushtetutës së re të vendit. Partitë politike opozitare, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste që përbëhej në më të shumtën e rasteve prej ish -komunistësh të kthyer brenda në një nate në socialistë, ishin kundër projektit të paraqitur për dy arsye kryesore. Së pari sepse ata mendonin se kishte ardhur rasti i mirë për ta destabilizuar pushtetin e partisë demokratike. Së dyti, sepse projekti i Kushtetutës së propozuar synonte të formulonte një profil të fortë të postit të presidentit të republikës duke i dhënë atij një varg kompetencash të rëndësishme. Ky i fundit, nëpërmjet statusit të ri kushtetues që dëshironte të përvijonte, mund të kontrollonte pastaj njëherësh edhe administratën shtetërore, edhe forcat e armatosura, edhe pushtetin gjyqësor, edhe jetën politike të vetë partisë së tij. Ishte shumë.
Në atë kohë, politika e Partisë Demokratike kishte nisur të bezdiste ngapak edhe shtetin fqinj grek. Në mjedise të caktuara të shoqërisë fqinje, shpesh, kampi politik demokrat i Shqipërisë kishte filluar të përfytyrohej si një force politike disi e karakterizuar nga ndjenja politika të ushqyera historikisht nga nacionalizmi shqiptar. Dhe në fakt, shumë teza të kësaj tradite nuk mungonin të shpreheshin asokohe edhe nga përfaqësues politikë të kampit demokrat. Mjedise të caktuara mediatike jashtë vendit, duke përfshirë edhe disa greke, shihnin gabimisht te Partia Demokratike më shumë përfaqësuesen masive dhe të drejtpërdrejtë të popullsisë së Veriut të Shqipërisë, ndoshta më pak e lidhur me një politikë hapjeje ndaj Greqisë se popullsia e Shqipërisë së Jugut. Dukej padrejtësisht sikur ky kamp politik po shfaqej gjithashtu më i hapur, për shkak të bazës së vetë elektorale, drejt disa vlerave të myslimanizmit sesa drejt fesë së krishtere ortodokse, që veç të tjerash, përfaqëson edhe fenë e minoritarëve grekë në Shqipëri. Shqetësimi zyrtar grek u bë fare i dukshëm sidomos me rastin e arrestimit të disa nga drejtuesve kryesore të shoqatës së minoritarëve grekë në Shqipëri, të akuzuar për veprimtari spiunazhi në favor të shtetit fqinj.
Midis Shqipërisë dhe Greqisë u krijuan herë pas here gjendje të ndera tensionesh politike. Mirëpo, ky tensionim i marrëdhënieve politike midis Shqipërisë dhe Greqisë dëmtonte edhe interesat e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Operacionet « fshesa » shpesh i « fshinin » emigrantët me ose pa dokumente dhe i përcillnin masivisht në Shqipëri. Në atë kohë ata ishin shumë të interesuar të merrnin çfarëdo veprimi politik që do të mund t’ jepte fund kësaj politike përballjeje të vazhdueshme midis dy shteteve.
Pikërisht, në këtë çast mijëra e mijëra emigrantë shqiptarë që punonin në Greqi, me origjinë fshatare ose qytetare, kthehen në Shqipëri masivisht për të marrë pjesë në referendumin ku do të votohej për projektin kushtetues të propozuar nga Partia Demokratike. Ata gjejnë të gjitha lehtësitë administrative, doganore, të transportit që iu lejonin të ktheheshin në Shqipëri vetëm për pak kohë, sa për të votuar dher pastaj të riktheheshin shpejt andej nga kishin ardhur. Kuptohet që ata luajtën një rol shumë të ndjeshëm në rrëzimin e projektit të propozuar të Kushtetutës. Arsyet apo argumentet juridike nuk iu interesonin shumë. Atat ishin në hall. Jo vetëm kaq. Edhe familjet e mbetura në atdhe votuan pothuajse njësoj si ata. Ky fakt shpjegon deri në një farë mase edhe votat më të shumta « Jo » që mori projekti i propozuar i Kushtetutës në zonat më jugore të vendit.
Rasti tretë përfshin pjesëmarrjen e emigrantëve shqiptarë në revoltat e viti 1997 që shkatërruan institucionet politike të kohës. Jo rastësisht qendrat kryesore të këtyre firmave piramidale ishin në zonat jugore të vendit. Jo vetëm që ato ishin zonat më të pasura të vendit, pra kishin më shumë mundësi të depozitonin parà në arkat e firmave piramidale, por që andej kishin ikur edhe emigrantët më të shumtë drejt vendit fqinj. Vorbulla e dëshirës për fitime kapi veç popullsisë lokale edhe emigrantët me origjinë prej këtej po që tashmë punonin dhe jetonin në dhè të huaj. Humbjet e tyre pas rënies së firmave piramidale ishin kolosale. Vite të tëra pune, mundimi, sakrificash shkuan kot. Të kthyer në Shqipëri, një pjesë jo e vogë e tyre nuk përmbaheshin për të rifituar paratë e humbura. Pjesëmarrja e tyre në revoltat e kohës ishte masive dhe tepër energjike. Pak rëndësi ka për të të treguar orientimin dhe rolin e tyre në këto ngjarje fakti se çfarë faktorësh të tjerë merrnin pjesë apo drejtonin revoltat. Emigrantët hynin në to kryesisht për « hesapin » e tyre. Institucionet shtetërore të vendit u dhanë kështu përpara goditjes që jeptë një pjesë e popullsisë vendase dhe e emigrantëve në dhè të huaj.

shekulli






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-2-2005 nė 18:21 Edit Post Reply With Quote
Gruaja nga Drenica kandidate pėr deputete nė Danimarkė

(Kopenhagë)- Feride Istogu-Gillesberg, thotë se motivi kryesor i saj për t’u kandiduar në zgjedhjet parlamentare e tetë Shkurtit në Danimarkë, është në rend të parë që të ngris zërin kundër politikës së administratës së George Bush-it në Irak. Feridja, 31 vjeçare, bijë e një emigranti nga Polluzha e Drenicës në Kosovë, kishte migruar me familjen 8 anëtarëshe në vitin 1979, së pari në Gjermani, Ajo kishte kryer atje shkollën fillore dhe të mesme të ekonomisë, ndërsa tash jeton në Danimarkë dhe është e martuar me Tom Gillesberg. Feridja i tha Radios daneze ‘Nørrebro Radio’, se është kandiduar si e pavarur dhe ka mbledhur 185 nënshkrimet në pjesën lindore të kryeqytetit danez, Kopenhagë, ku jetojnë rreth 8000 shqiptarë. Feridja është kandidatje e parë me origjinë shqiptare që kandidohet në zgjedhjet parlamentare në këtë vend skandinav. Ajo thotë se pas shkollimit ka punuar si vullnetare në shoqatën” Schiller” me qendër në Danimarkë dhe ka bashkëpunuar e vazhdon të bashkëpunojë me levizjen rinore ndërkombëtare ‘ La Rouche’ me seli në SHBA, e cila kryesohet nga Lyndon LaRouches, e ku edhe është njohur me bashkëshortin e saj. Për radion daneze, ajo thotë se motivi kryesor i saj për t’u kandiduar në këto zgjedhje, është që të ngris zërin kundër prezencës amerikane në Irak . “Dua që të kontribuoj t’u dërgojmë sinjale SHBA-ve. Ne duhet të kemi një strategji, se si t’i jipet fund luftës në Irak dhe në këtë mënyrë t’i jipet fund politikës së republikanëve në SHBA. Unë jam aktive në institution Schiller e po ashtu bashkëpunoj me ekonomistin dhe kongresistin Lyndon La Rouche, i cili ka kredibilitet për të kundërshtuar republikanët në SHBA”, i ka thënë radios daneze Feride Istogu, e cila tregon se La Rouche ishte përkrahës i fortë dhe këshilltar për ekonomi i kandidatit John Kerry në garën për kryetar në SHBA. F. Istogu thotë se ajo është kundërshtare edhe e synimeve të reja të George Bush-it për të okupuar Iran-in dhe këshillon që Danimarka të mos e përkrah një plan të këtillë të administratës amerikane. Qytetarët danez në fillim e patën përkrahur përfshirjen e Danimarkës në Iraq, ku ndodhen rreth 500 ushtarë danez, por anketat më të reja, thonë se 63 përqind tash duan që trupat daneze të tërhiqen menjëherë apo të caktohet një datë e saktë e largimit të tyre nga Iraku.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 23-3-2005 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
I bashkova te gjitha temat, artikujt e diskutimet e pergjithshme ne nje teme te vetme.

Problemi themelor qe kemi ne te diaspores eshte mos organizimi i jone per te realizuar projekte te ndryshme dhe per te marre ndikim ne RSH.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5014381 sekonda, 41 pyetje