Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore.
rtp

Postuar mė 1-9-2005 nė 08:53 Edit Post Reply With Quote
Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore.

PRISHTINE

Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore.

Lajmi u be i ditur sot nga nje diplomat i huaj. Kryetari 60 vjecar u shtrua te shtunen ne nje spital ushtarak amerikan ne Landstuhl ne Gjermanine Perendimore pasi sic u be e ditur nga burime zyrtare prane presidences ai ishte semure nga gripi. Zedhenesi i kryetarit Rugova refuzoi te komentonte gjendjen shendetesore te Rugoves, por lajmi per perkeqesimin e shendetit te tij iu konfirmua agjencise se lajmeve "Reuters" nga nje diplomat i huaj: " Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore".
Rugova ka udhehequr shqiptaret e Kosoves ne rrugen e tyre per te fituar pavaresine per 15 vjet. Qe nga viti vitin 1999, Kosova def akto eshte protektorat i Kombeve te Bashkuara. (31/08/2005)



***

Reuters raporton se gjendja e kryetarit Rugova është “shumë e rëndë”, nuk ka konfirmime nga presidenca

Gjendja shëndetësore e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është shumë e rëndë dhe kjo ka shkaktuar “brenga për suksesionin e mundshëm pak javë para fillimit të bisedave të cilat ai shpresonte se do të shpiejnë drejt pavarësisë”, thuhet në një raport të sotëm në Reuters. "Ai është në gjendje shumë të rëndë“ i ka deklaruar Reutersit një diplomat i lartë në Prishtinë, pa e specifikuar natyrën e problemeve shëndetësore të Rugovës.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 1-9-2005 nė 08:54 Edit Post Reply With Quote



Lutjet e populllit shqiptar:




Kurr më shumë Kosova nuk ka pas nevoj për ty, zotëri Rugova!
I lutemi perendis të shëndoshesh sa më shpejt!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 5-9-2005 nė 11:12 Edit Post Reply With Quote
Rugova: Jam i semure me kancer

Presidenti Rugova: Jam i semure me kancer
Lajmi i ores 12:20 PM

PRISHTINE (5 Shtator) -Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova pranoi permes nje deklarate per mediat e Kosoves se ai vuan nga kanceri ne mushkri. Rugova megjithate u shpreh se mjeket jane optimist dhe se ai mund te permiresohet ne te ardhmen. " Mjeket kane konstatuar se gjendja ime shendetesore eshte duke u permiresuar dhe se mund te sherohem shpejt" u shpreh Rugova. Gjate deklarates per shtyp Rugova nuk u shpreh per ndonje doreheqje te mundshme te tij nga posti i presidentit, por shprehu besimin te zoti per nje sherim te shpejte dhe vazhdimin e perpjekjeve per fitimin e pavaresise se Kosoves. em/em(NEWS24/BalkanWeb)

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 5-9-2005 nė 12:10 Edit Post Reply With Quote
Sherim te shpejte

Siqnerisht dua ti uroj zotit Rugova sherim sa me te shpejte nga kjo semunje, se pari per te dhe familjen e tij dhe se dyti sherim te shpejte per te gjithe qytetaret e Kosoves qe kane nevoje per Presidentin e tyre ne keto momente vendimtare per Kosoven.

Njekohesisht dua te pershendes aktin e transparencen me te cilin Rugova ju drejtua qytetareve te vet ne lidhje me semundjen e tij, si nje akt politik i pergjegjeshem dhe qe tregion se Rugova eshte nje njeri i ndereshem ne krye te Kosoves.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 6-9-2005 nė 17:58 Edit Post Reply With Quote
Mesazh

Berisha i uron shërim të plotë Presidentit Rugova

Përmes një mesazhi, Kryeministri Sali Berisha i ka uruar dje Presidentit të Kosovës shërim të plotë. "Me këtë mesazh dëshiroj t'ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe t'ju uroj nga zemra shërim të plotë. Ndihma e Zotit, guximi me të cilin ju po i qëndroni sëmundjes, mbështetja dhe përkujdesja e madhe familjare dhe më gjerë, mjetet e shkëlqyera të mjekimit, misioni i madh që keni për të përmbushur, kam bindjen se të gjitha këto së bashku do ta mposhtin këtë proces dhe shërojnë atë", thuhet në mesazhin që Berisha i ka dërguar dje Rugovës.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Sefedin

Postuar mė 8-9-2005 nė 00:53 Edit Post Reply With Quote
Presidenti Rugova merre mesazhe për përmirësimin e tij shëndetësor.

http://www.trepca.net/2005/09/050908_pres_rugova_mesazh_inkurajuse_dhe_mbeshteteje_ven%20di_dhe_diaspora.htm

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-9-2005 nė 11:54 Edit Post Reply With Quote
Laudatio pėr Presidentin Ibrahim Rugova

Shkruan: Bardhyl S. METAJ

Moto: “Përkundër paraqitjes së tij të butë, të thelluar në mendime – imazh të cilin e kultivon gjatë prezentimeve të tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndërkaq, shumë kokëfortë dhe i palëkundshëm në atë që e ka përcaktuar për qëllim dhe cak të njohur të tij...; Dr. Rugova, nuk preokupon vetëm fantazinë e bashkëkombësve të tij, ai ka irrituar edhe shumë bashkëbisedues perëndimorë - ngase synonte që nga fillimi i veprimtarisë së tij politike një status të njëjtë të Kosovës me atë të Sllovenisë dhe Kroacisë...ndërkohë që, qëllimi dhe strategjia e bashkëbiseduesve të tij perëndimorë, ishte (gjatë-kohë) ruajtja e ish-Jugosllavisë!” (Süddeutsche Zeitung)

„Süddeutsche Zeitung”: “E çuditshme! Në Kosovë ishte edhe dikush –apojo? Ishte edhe një personalitet - i cili paraqiste figurën Qendrore të Kosovës! Dhe i cili nuk mungonte asnjëherë, në asnjë fotografi nga Kosova, në asnjë lajm e pankartë të demonstratave Kosovare...Po sot, ku është Dr.Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”... Ai i cili qysh atëherë, më 1991, kërkonte një protektorat të OKB-së dhe prezencë të NATO-s në Kosovë...një demilitarizim të Kosovës...një Kosovë të Pavarur dhe Neutrale...”dhe ku është personaliteti, i cili gjatë Procesit të Dejtonit, tentonte që t’i mobilizonte për çështjen e Kosovës fuqitë e Mëdha Perëndimore...dhe të cilit, Amerikanët, qysh atëherë (Konferenca e Dejtonit) i premtuan – se fill pas “Konferencës së Dejtonit”, ”do të jeni Ju Kosovarët, çështje qëndrore në agjendën e Perëndimorëve (...),
“Ku është Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”, shpaloste dilemat dhe pyeste plot brengë e përditshmja autoritative gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në komentin qendror të saj, të shkruar nga nënkryetarja e Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Dr. Antje Vollmer!
Duke portretizuar figurën e Presidentit të Kosovës, të cilin së fundi edhe Reuters, sikurse edhe çdo agjenci e gazetë ditore apo javore, radio e televizion ndërkombëtar e vendor - në lajmin trishtues mbi sëmundjen e tij rëndë, e portretizojnë, si ikonë (“leitfigur”) e simbol të luftës së kosovarëve për Pavarësi – Zonja Antje Vollmer, shkruan më tutje: ”Përkundër paraqitjes së tij të butë e të thelluar në mendime – imazh të cilin e kultivon gjatë prezantimeve të tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndërkaq, si shumë kokëfortë dhe i palëkundshëm në atë, që e ka përcaktuar për qëllim dhe cak të njohur të tij...është shumë karizmatik, flet me zë të ultë dhe duket pothuajse i marrshëm dhe i largët... pothuaj edhe qiellor, të lë përshtypjen sikur të ishte nga një botë tjetër...por, njëkohësisht, shumë i fuqishëm, gjithherë i pathyeshëm dhe i pa zbrapshëm në synimet e tij...”.
“Për dhe rreth tij, bashkohen e ndahen shpirtrat dhe mendjet”, vazhdon komentin dhe portretizimin nënkryetarja e parlamentit gjerman. “Por autoriteti i tij (Rugovës) njëkohësisht është garanci - e një dhjetëvjetëshi të pacifizmit e mosdhunës së shqiptarëve të Kosovës, të cilët, tradicionalisht janë çdo gjë tjetër - por jo edhe pacifistë! Dr. Rugova, nuk preokupon vetëm fantazinë e bashkëkombësve të tij, por ka irrituar edhe shumë bashkëbisedues perëndimorë! Ai synonte, që nga fillimi i veprimtarisë së tij politike, një status të njëjtë të Kosovës me atë të Sllovenisë dhe Kroacisë...ndërkohë që, qëllimi dhe strategjia e bashkëbiseduesve të tij perëndimorë, ishte (gjatë kohë) ruajtja e ish-Jugosllavisë...”
Kështu shkruante nënkryetarja e Parlamentit Gjerman, qysh më 19.06.1999, në një editorial të saj të botuar në të përditshmen autoritative gjermane „Süddeutsche Zeitung”, shkrim ky që në të vërtetë sublimon e përmbledhë ate që po emitojnë të gjitha mediat për personalitetin e Presidentit Rugova, pas mesazhit të tij drejtuar popullit të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar.
Vetëm pak ditë më vonë, do t’i jepet nderi nga Qeveria Gjermane, pikërisht kësaj zonje që më 15 gusht 1999, t’i dhurojë Presidentit të Kosovës, z. Ibrahim Rugova, çmimin e mirënjohur ndërkombëtar gjerman për tolerancë, të qytetit Münster - me ç’rast ajo do të shtrojë dilemën me të cilën, fatkeqësisht, po ballafaqohemi ne Kosovarët sot:
Posibiliteti i mungesës së tij në jetën politike të Kosovës.
Mungesa eventuale e personalitetit të tij, i cili autoritetin e tij politik ndërkombëtar dhe kombëtar e ka krijuar ekskluzivisht duke ndërtuar e promovuar identitetin politik-shtetëror kosovar, si dhe duke ruajtur e ndërtuar “unitetin dhe konsensusin demokratik e institucional” të Kosovës e Kosovarëve – por, pa sulmuar në asnjë rast, asnjërin prej oponentëve të tij jo të paktë politik, në Kosovën e 16 viteve të fundit, nuk ka sesi të mos vërehet e ndihet.
Personalitetit të tij duhet t’i falënderohen në heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumë “publicistë”, “analistë”, “ekspertë”, e një dorë politikanësh kosovarë, të cilët duke kritikuar Rugovën, më të drejtë e pa të padrejtë, me vend e pavend...kanë krijuar njëfarë soj profili identifikues politik. Pa këtë parashenjë - anti-Rugovë - një pjesë syresh zor se do të kishte apo do të ketë çfarë t’i thotë a sjell politikës kosovare në të ardhmen e saj.
Në përfundim të kësaj që po e quajmë “Laudatio për Presidentin Ibrahim Rugova”, më duhet të shtoj se, marshi i tij në historinë diplomatike shqiptare, veçanërisht historinë e Kosovës, e ka forcën e fenomenit i cili ndanë historinë e Kosovës – në dy pjesë...në atë para dhe pas tij.
Nuk jam i sigurtë, ndërkaq, nëse njerëzit e mëdhenj i bëjnë Kohërat e Mëdha, apo anasjelltas, Kohërat e Mëdha i nxjerrin në sipërfaqe njerëzit e mëdhenj, por e di se Presidenti Ibrahim Rugova është krijues e bir i Kohërave të Mëdha... pjesa e tyre më e devotshme dhe më origjinale.
Urimeve të shumta të cilat po i arrinë Presidentit Rugova i bashkohet edhe ekipi i gazetës JAVA. Ndoshta këtë e shpreh mirë edhe Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha: “Ndihma e Zotit, guximi me të cilin ju po i qëndroni sëmundjes, mbështetja dhe përkujdesja e madhe familjare dhe më gjerë, mjetet e shkëlqyera të mjekimit, misioni i madh që keni për të përmbushur, kemi bindjen se të gjitha këto së bashku do ta mposhtin këtë proces dhe shërojnë atë".

7 shtator 2005
Zürich

QIK

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 9-9-2005 nė 01:49 Edit Post Reply With Quote
Metropol, 8 Shtator

Kosova shkon deri në fund me kryetarin Rugova
RAMUSH TAHIRI

Lajmi i thanun nga vet kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, se ai asht i smutë nga kanceri i lokalizuem në mushkri, u prit me nji shok emocional në gjithë Kosovën. Jo se kjo nuk ishte përfolë në shtypin tonë jo vetëm opozitar, jo se kjo nuk ishte pëshpëritë nëpër kulloare, por kjo ishte nji ballafaqim i ftoftë me mundësinë se Kosova mundet me e hupë, prijësin e vet të cilin e kishte pasë në ballë tash e pesëmbëdhet vjet...

Njerëzit nisën me mendue kthjellt dhe me e dashtë e me e përkrahë Presidentin e vet, si kanë qef me i thanë, i cili të mirën e të keqën e ndau me popullin e vet edhe si nji udhëheqës i pakontestueshëm bile prej kur erdh në krye të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, në vjetin 1986-87, e sidomos mbasi u vnue në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ishte lëvizja ma masovike e ma e dashtun në krejtë historinë kosovare e cila lëvizje – parti deri tash i fitoi të tana zgjedhjet.

Secili në Kosovë pajtohet dhe nuk i konteston faktet se Ibrahim Rugova nuk u shty për asnjë vend e funksion, por zakonisht mbeti vetun i shtyem prej të

tjerëve për me dalë në krye, dhe nuk kishte kundërkandidat e kundërballafaqim as kur u vnue në krye të shkrimtarëve, as kur u vnue në krye të LDK-s. Rugova njihet si njeri që asnjëherë nuk krijoi armiq, as grupacioni e as fraksione. Ai e ka filozofinë e vet, e ka opsionin e vet të palëkundshëm, dhe e ka vizionin e vet të panegociushëm që e thotë gjithkund, “me vend e pa vend”, si “pllakë e vjetër e gramafonit” si i thojnë ata që e konsiderojnë veten opozitar. Kur dikush i lëshonte radhët e LDK-s dhe zakonisht delte me deklarata, se kishe nuk asht pajtue me këte apo me ate, Rugova shuante e nuk deklarohej as nuk merrej me akuza e me shpjegime. Ma së shumti që tha, kur i delnin nga partia njerëzit, bile edhe ata ma të besueshmit, që ma vonë këtë përlamje e kalonin edhe në planin personal, duke i ndërpre krejtë marrdhanjet, ishte fjalia, “i falendërojë për punën që e kanë ba dhe ju dëshirojë suksese në të ardhmen atje ku janë”.

Rugova edhe sot kritikohet se nuk banë sa duhet për Kosovën, se duhet me punue kështu e ashtu dhe ngandonjëherë edhe jepen udhëzime e propozime se si asht dasht me punue. Rugova prap heshtë, dhe oponentët atëherë nuk janë në gjendje vet me i livritë puntë dhe thojnë se Rugova çpo ua ven udhën, mandej se Rugova do të na qojë këtu apo aty etj.

Krejtë ata qi u ndanë nga Rugova nuk banë gja mandej në politikë, që duket se ata u rritën dhe u zhvilluen pikërisht me Rugovën dhe pa ate nuk mujtën me mbijetue, dhe ma nuk e patën ndikimin dhe publicitetin që e kishin dikur.

Rugova njihet si njeri i kthjelltë, që ata të cilët kanë punue me ate e dijnë se ai i ndijon edhe kur e lenë përshtypjen se jo, dhe se askush nuk mundet me e mashtrue edhe me e lëkund prej opsioneve të tij. Gjithashtu krejtë bashkëpunëtorët e tij e dinë, se bani ta kthejë njiher shpinën, ma nuk ke shanë me i dalë përpara, se ma asnjëherë nuk mirret me ty, thjesht të harron sikur kurr mos me pas ekzistue. Nëse të takon mbas nji kohe tjetërkund, jo në fushëveprimin e tij, nëse në ndërkohë ke mbërrijtë suksese, atëherë ai të kujton dhe e mbanë afërsinë që e ka pasur dikur, e mban besimin dhe mirëkuptimin, por pa lejue që t’i kthehet, si të thmi në ekip edhe njëherë.

Është veti e tij që nuk i pengon askund të tjerët përderisa të mos biejnë në kundërshtim me parimet themelore të tija, edhe atëherë e shfrytëzon autoritetin dhe institucionin e tij që me të bllokue e me të qitë prej loje , pa e vërejtur dhe pa u konfrontuar drejtpërdrejtë me ty.

Është e pakontestueshme se Rugova, në krejtë veprimtarinë e vet asht i paprekshëm, dhe nuk lenë t’i afrohesh dhe për gjatë kohë “t’i shesësh mend”. Në metodologjinë e tij, ai përcaktohet për punët e ndame, për konsultim të herëpashershëm, por jo për debate të gjata e asnjëherë për polemikë. Nëse këto ndodhin në rrethin e tij, ai hesht dhe asnjëherë nuk merr anë, por e shtynë me fjalët “do të shohim më vonë”, ndërsa me veprimet e tija pa hutueshëm ai merr anën dhe vepron, duke mos i lanë hapsinë atyne ideve që nuk i konsideron në harmoni me filozofinë, me platformën dhe me strategjinë, por edhe taktikën e veprimit.

Të gjithë ata që e nënçmojnë, faktikisht e nënçmojnë vetveten se ai pandalshëm hecë përpara, pa u fry dhe pa u lavdue. Rreth vetes mbledhë njerëz që e dëgjojnë dhe që i gjinden në çdo rast e në çdo kohë, por nuk insiston në ndonji përzgjedhje, dhe nuk, insiston në ndonji shfrytëzim apo në ndonji ngarkim ma shumë se mujnë me e que bashkëpunëtorët. Zakonisht nuk i zgedhë dhe nuk i thirrë por i vijnë vet, e edhe kur i shkojnë nuk i lutë me ndejtë. Në takime rrallë vjen me materiale të bashkëpunëtorëve, në të shumtën e rasteve i referohet shënimeve që i ka ba vet me shkrim dore. Nuk duron në takimet me ndërkombëtarët që të paraqiten menimet ndryshe. “I dijmë na punët, nuk ka nevojë, do të punojmë, edhe na kemi punue e po punojmë, edhe na dijmë e kemi përvojë, i kemi institucionet, hajt ta mbyllim, e kemi Presidentin e vendit, e kemi Qeverinë...”, dinë me thanë nëpër këto takime dhe me i mbyllë ose me u que tue kërkue falje se boll u ba dhe kemi punë edhe angazhime tjera. Pra e ka nji filozofi që para të tjerëve nuk lenë me i shtri opsionet dhe dallimet, por kërkon koncesus, dhe zakonisht kur asht ai prezent e nis i pari dhe e mbyllë i fundit, e kur dikush e zgjatë, pak si me nervozë thotë: “Pak ma shkurt, shkurtoje...”.

Nji gja asht e sigurtë, edhe sikur kryetari i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, të jipte dorëheqje, kërkosh nuk do t’ia pranonte. Kosova e ka nisë me te dhe donë me e përfundue me te. Kosova e ka pasë Presidentin e parë të zgjedhun lirshëm e në mënyrë demokrati, dhe nëse asht vullneti i Zotit që ai mos me i ba ballë sëmundjes atëherë Kosova do të dinë si të ndahet prej Presidentit dhe Prijsit të saj. Populli asht aq i falimenderueshëm, dhe kjo i banë nderë historisë dhe vet Kosovës e çështjes së saj.

Nuk bahet as fjalë se tash dikush don me e zavendsue, apo me nisë çfarëdo procedure të ngjashme. Askush nuk asht aq ultë e aq i pamoralshëm. Konsiderohet se Kosova ka institucione të qëndrueshme se ka njerëz të zot e me ndikim dhe se ka unitet dhe largëpamsi, që lidhet me idetë dhe trashëgimin dhe me përvojat e deritashme.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
rtp

Postuar mė 9-9-2005 nė 12:43 Edit Post Reply With Quote
Dje ne Kosove ne faqen e pare te gazetes...


Nje mushkeri per Kryetarin Rugova


Fehmi Haziri nga Gjilani ofron nje mushkeri per Kryetarin Ibrahim Rugova,nese eshte ei mundur transplatimi...
Ai u shpreh thjesht: Do te ofrojm nje mushkeri te shendosh per kryetarin Rugova: qoft nga une,gruaj,vajza apo djali...

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-10-2005 nė 12:46 Edit Post Reply With Quote
Kush mund ta zėvendėsojė Rugovėn?

NGA ALMA LAMA / PRISHTINË

Një sfidë e re për Kosovën dhe Presidentin e saj që buron te shëndeti i Rugovës. A do të jetë në gjendje presidenti i sëmurë t’i përgjigjet proceseve të ndërlikuara politike dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme që u mbeten partive politike, nëse Rugova jep dorëheqjen.
Atë që nuk mundën ta bëjnë kundërshtarët e tij për pesëmbëdhjetë vjet me radhë, duket se do t’ia bëjë vetë organizmi, ta mposhtë. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, lideri shpirtëror i rezistencës dhjetëvjeçare, ka konfirmuar se vuan nga sëmundja e kancerit të mushkërive. Me një fytyrë të lodhur nga kimioterapitë që kishte bërë në bazën amerikane Landstuhl në Gjermani, Rugova iu drejtua popullit për t’i dhënë lajmin e hidhur, por edhe mesazhin se puna e tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë. Por puna e tij varet nga mëshira e të pamëshirshmit kancer, i cili në rastet më të mira mundëson vetëm pak vite jetë. A do të jetë presidenti Rugova nga ata fatlumë? “Me ndihmën e Zotit do ta kapërcejë edhe këtë beteje”, -u shpreh ai. Le t’ia urojmë. Bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tij politikë këtë herë kishin të njëjtin fjalor për shëndetin e Presidentit. Mëritë e vjetra politike e personale u lanë mënjanë për të treguar anën njerëzore. Megjithatë spekulimet në media nuk munguan edhe në këtë rast, por të shtyra edhe nga informacionet kontradiktore të vetë zyrës së tij, siç ndodh rëndom. Personalitete të zyrave të huaja dhe të institucioneve më të rëndësishme në Europë e Amerikë kanë shprehur keqardhjen për sëmundjen e Presidentit të Kosovës.
Serioziteti i sëmundjes së Rugovës, simbolit të rezistencës paqësore ndaj dhunës e genocidit serb në Kosovë, apo “Gandit të Ballkanit”, siç e cilësojnë vazhdimisht mediat e huaja, i ka shtyrë po këta liderë europanë të bëjnë thirrje për unitet në Kosovë. E simbol i këtij uniteti, të paktën formalisht, është presidenti i vendit, atribut për të cilin shpesh Rugova është vënë në shënjestër të faqeve të para të gazetave. Është akuzuar për përçarje, sidomos për kokëfortësinë e tij për të mos i pranuar vlerat e luftës së djelmoshave të UÇK-së, edhe gjashtë vjet pas përfundimit të saj. Një fjalë e popullit thotë se “nuk ka ditë të mira për sëmundjen e keqe”, por sëmundja e Presidentit ka ardhur realisht në ditë të vështira për Kosovën. Në ditët kur pritet të kurorëzohet lufta e tij pesëmbëdhjetë vjeçare për pavarësinë e vendit nga Serbia. Jo se pavërësia është e garantuar, përkundrazi sfidat që ka përpara janë të mëdha e ndoshta edhe të paimagjinueshme. E pikërisht në këtë fazë mungesa e figurës së Rugovës ose pamundësia e tij për të punuar në kapacitet të plotë do ta zhyste Kosovën në një krizë të lidershipit, gjë që do të kishte pasoja edhe në mbarëvajtjen e procesit të bisedimeve rreth statusit përfundimtar. Dhe s’mund të flasim vetëm për kohën e ardhme. Në fakt, shëndeti i Rugovës ka filluar të shfaqë ndikimet e tij në procesin politik në Kosovë. Forumi politik, i cili duhet të përgatisë bisedimet rreth statusit, ka kohë që nuk mblidhet. Në pritje që Presidenti të rimarrë timonin. Së paku, ai kështu ka premtuar edhe pas konfirmimit të sëmundjes. Por fatkeqësisht, siç duket, tash më shumë gjëra nuk varen prej tij. Gjetja e një zëvendësuesi është e vështirë për kosovarët, pjesa më e madhe e të cilëve e konsiderojnë liderin e tyre virtual të pasfiduar për rreth dy dekada. Madje, është krejt e pamundur. Në partinë që ai drejton prej 15 vjetësh, Lidhjen Demokratike të Kosovës ka mjaft figura të rëndësishme intelektuale, por asnjëri prej tyre nuk ka autoritetin, popullaritetin dhe njohjen apo kredon ndërkombëtare të Rugovës. Megjithëse është kritikuar shpesh nga analistët për shumë vese dhe kapriço, apo për një lloj autoritarizmi në strukturën politike që drejton, Rugova ende mbetet numri një dhe i padiskutueshëm si “prijës” i Kosovës. Të gjitha zgjedhjet e kanë konfirmuar këtë pavarësisht se amplituda ka ardhur duke rënë. Fakti që Kosova nuk ka liderë të tjerë të përmasave të Rugovës, për analistin e radios “Europa e Lirë”, Patrik Moore, lidhet edhe me kalimin nga pushteti shtypës serb në një lloj gjysmëkolonializmi të UNMIK-ut në këtë vend. Pushteti real është në duart e administratës ndërkombëtare dhe kjo ka penguar në zhvillimin e liderëve”, -thotë Moore duke analizuar figurat kryesore të politikës Kosovare, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Veton Surroin. Lideri i Partisë Demokratike Hashim Thaçi vjen nga krahu i luftës ashtu sikurse Haradinaj, por ndasitë me partinë e këtij të fundit janë thelluar, që kur Aleanca u bë partnere qeverisëse në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa publicisti Veton Surroi, megjithë përkahjen dhe njohjen e gjerë që ka jashtë, vazhdon të ketë pak mbështetës në Kosovë.
Sa për Haradinajn, fati i tij tashmë dihet, është në duart e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe derisa procesi gjyqësor të përfundojë ai nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar këto rrethana, së paku jo derisa të përfundojë procesi i bisedimeve, që sipas analistëve do të jenë të gjata dhe të vështira. Dhe shqetësimi për shëndetin e Rugovës buron pikërisht këtu. A do të jetë shëndeti i tij në gjendje t’i përgjigjet një procesi të ndërlikuar ku faktorë si Rusia apo ndonjë tjetër do të përpiqen vazhdimisht të turbullojnë ujërat, madje më shumë, do të jenë në krah të Serbisë duke ripohuar kështu mbështetjen e hapur kundrejt linjës sllavo-ortodokse? Kjo punë kërkon shumë energji, nuk ka diskutim.
Dhe nëse Rugova do të largohet nga skena, partive politike nuk iu mbetet shumë zgjidhje. Ato duhet të gjejnë një figurë neutrale, të pranueshme për të gjithë, por edhe për popullin. Sugjerimet kanë filluar tashmë, megjithëse emra të përveçëm ende nuk ka. Ndonjë profesori të Universitetit mund t’i kërkohet një gjë e tillë, gjë që do të siguronte autoritetin moral, por çështja bëhet e vështirë kur flitet për një autoritet politik për të udhëhequr negociatat për statusin përfundimtar. Një figurë e pakompromentuar është ajo e “Mandelës së Kosovës”, Adem Demaçi, i cili ka kaluar në burgjet e Serbisë 30 vjet të jetës së tij. Demaçi njihet për qëndrimet e tij radikale dhe ndikimin jashtë Kosovës e ka të vogël, pikërisht për këtë arsye. Perëndimi ka preferuar gjithmonë Rugovën në vend të tij, si më të përshtatshëm politikisht. Demaçi gëzon respekt te pjesa më e madhe e kosovarëve, por ka kohë që është shkëputur nga veprimtaritë politike, dhe mund të mos pranonte një ofertë për bisedimet.
Puna është se këto negociata janë fare afër dhe për hir të së vërtetës pala kosovare as që ka filluar përgatitjen për to. Ka nga ata liderë që mendojnë se mjafton të kesh në xhep variantin e pavarësisë për t’u “përleshur” me Serbinë. Por historia dhe politika kanë treguar se e drejta për vetëvendosje e një populli, jo gjithmonë respektohet. Të ishte ndyshe, për Kosovën tashmë Beogradi do të ishte vetëm kryeqyteti i një vendi fqinj, me të cilin do ta lidhte vetëm e kaluara, ose sipas refrenit të bërë tashmë legjendë të vetë Rugovës, do të ishte bërë “njohja formale e pavarësisë.” Rugova është thembra e Akilit edhe për partinë që ai drejton prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Lidhja Demokratike do të ishte përçarë me kohë sikur të mos ishte Rugova në krye të saj. E përbërë nga klane familjesh të njohura, tashmë kjo parti e ka të vështirë të fshehë krizën e brendshme. Rugova për shkak të detyrës së Presidentit është detyruar të japë dorëheqjen formalisht nga drejtimi i saj, prej më shumë se një viti, e megjithatë ende nuk janë bërë zgjedhjet për ta zëvendësuar. LDK aktualisht është e vetmja parti pa kryetar formal, sepse askush nuk ka guximin ta zëvendësojë Rugovën.
Mungesa e lidershipit brenda këtij subjekti politik gjithsesi do të lëkundte nga themelet ndërtesën e dalë nga zgjedhjet e tetorit të vitit të shkuar. Kjo do ta dëmtonte Kosovën në kohë dhe si pasojë në rezultate.

SHQIP

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3198721 sekonda, 35 pyetje