Rikujtohet 11 Shtatori
radio Europa e Lire
NJU JORK
Mijëra familjarë me fotografi e më të dashurve të tyre në duar janë mbledhur në vendin e kullave binjake
për të shënuar përvjetorin e katërt të sulmeve terrroriste të 11 shtatorit, në të cilat u vranë
rreth 3 mijë persona.
Heshtja ka shënuar momentin kur aeroplani i parë 4 vjet më parë kishte qëlluar njërën nga kullat binjake. Më
pas të afërmit kanë lexuar me radhë emrat e të vrarëve. Prefekti Michael Bloomberg, ka hapur ceremoninë duke i
ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmeve të Londrës dhe atyre, që humbën të afërmit nga uragani
Katrina.
Në Uashington presidenti Bush, në kohën që përkonte me sulmet, ka mbajtur një minutë heshtje. Ndërsa në
fjalimin e përjavshëm të radios, Bush i krahasoi sulmet e 11 shtatorit me shkatërrimet e uraganit.
"Sot Amerika ndeshet me një katastrofë tjetër që shkaktoi shkatërrime dhe humbje jetësh. Këtë herë,
shkatërrimi nuk rezultoi si pasojë e ligësisë së njeriut, por nga tërbimi i erës dhe ujit", tha Bush, duke u
bërë thirrje amerikanëve ta rikujtojnë frymën, e cila e kaploi vendin pas 11 shtatorit, për të ndihmuar që
të tejkalohen shkatërrimet e uraganit.
|