Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Marrėveshja sė Ripranimit tė Personave Ilegalė
Anton Ashta

Postuar mė 17-9-2005 nė 08:07 Edit Post Reply With Quote
Marrėveshja sė Ripranimit tė Personave Ilegalė

Shija e pelinit
Nga Prof. Dr. Apollon Baçe
 
Qeveritë e reja korrin të mbjellat e qeverive të mëparshme, dmth., korrin kallinjtë e qeverive që rrëzuan. Qofshin këta kallinj me bukë, pa bukë, a me bukë të hidhur si pelini. Edhe korrja-pelin e hidhur e “Marrëveshjes së Ripranimit të Personave Ilegalë” Shqipëri-BE u mboll dhe u kultivua bukurmirë nga qeveria e PS-së. Edhe nja dy, e shumta tre muaj, fill pas ratifikimit të saj nga Kuvendi, marrëveshja hyn në jetë me pasoja të paparashikuara për Shqipërinë.
“Nëse një vend anëtar i BE-së i kërkon Shqipërisë të pranojë shqiptarët ose qytetarët nga vende të treta, që kanë vizë shqiptare, pala shqiptare është e detyruar t’i pranojë ata. Dmth., se mund të kthehen edhe ata që nuk janë qytetarë shqiptarë, por kanë vizë shqiptare” spjegon Koordinatorja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë të Parlamentit Europian Ewa Klamt.
Pas qytet-shteteve Hong Kong, Makao dhe Singapur (qytetarët e të cilëve si qytetarë të Commonwealth-it lëvizin dhe punojnë lirshëm nga Anglia në Australi pa treguar pikë interesi për BE-në) Shqipëria është vendi i katërt në botë që nënshkroi një marrëveshje të tillë.
Para Shqipërisë firmosja e një marrëveshjeje të tillë iu kërkua Algjerisë dhe Marokut, emigrantët e të cilëve për BE-në janë më të bezdisur se emigrantët shqiptarë. Por Algjeria dhe Maroku thanë se papunësia në vendet e tyre është mjaft e lartë (rreth 19%, dmth., dy herë më pak se Shqipëria që e ka 42%) dhe se emigracioni klandestin është valvola që i lejon të mbijetojnë. Si pasojë BE-ja akoma sot e kësaj dite po sprovon që t’u mbushë atyre mendjen që të firmosin Marrëveshjen e Ripranimit, por, ndonëse u ka ofruar pekule ekonomike nga më të lakmueshmet, ato s’pranojnë që s’pranojnë ta firmosin këtë marrëveshje.
Në të vërtetë Marrëveshja e Ripranimit është një marrëveshje tip, e cila nuk ndryshon për asnjë shtet, Marok a Shqipëri qoftë. Vlerë në të ka vetëm Protokolli shoqërues Ekzekutiv, të cilin çdo shtet e tregton dhe negocion për t’u krijuar sa më shumë lehtësira dhe favore shtetasve të tij. Duke shmangur me tërë mënyrat “handicap-et“ që sjell zbatimi i tij. Vërtet pala rumune pranoi që ta firmoste Marrëveshjen e Ripranimit të emigrantëve romë me palën polake, por ajo kërkoi që në Protokollin Ekzekutiv të shënohej se për punësimin, banimin dhe integrimin pala polake do paguante për çdo të riatdhesuar 40.000 euro. Dhe, për shkak të kostos së lartë, Marrëveshja e Ripranimit dhe Protokolli Ekzekutiv nuk u zbatuan kurrë.
Por pala socialiste shqiptare as negocjoi dhe as tregtoi gjë me BE-në. Si pasojë ajo po e kthen në imunodefiçente industrinë e emigracionit të Shqipërisë, GDP e së cilës mbështetet së pari në paranë e bardhë, të hirtë dhe të zezë të emigracionit. Duke u hequr në këtë mënyrë shpresën e integrimit emigrantëve, të cilët mund të përzihen për 48 orë me rrobat e trupit. Duke i hapur vendit një thes me telashe dhe pa i sjellë asnjë përfitim atij. As si Rumania, as si Algjeria, as si Maroku. Tashmë Greqia, e cila nuk e firmosi kurrë marrëveshjen dypalëshe të tipit rumuno-polak, tashti mund të fshijë me fshesë elektrike me dhjetëramijë emigrantë pa i thënë askush asgjë: Akti i riatdhesimit u nënshkrua nga Parlamenti Europian ku Greqia është anëtare.
“Besoj se Shqipëria duhet ndihmuar… Ndihmë reciproke do të thotë që Shqipëria të pranojë qytetarët që qëndrojnë ilegalisht në Europë dhe si shpërblim do të ketë lehtësira në sistemin e vizave,” thotë Klamt. Dhe kjo është e gjitha. Lehtësira në sistemin e vizave ka kuptimin edhe nëse viza që nxirrej për 14 ditë të nxiret në 10 ditë, ose në se viza që paguhej 45 euro të paguhet 35 euro. Me një fjalë do të thotë asgjë. Pasi për të pasur gjë duhen klauzolat detyruese se çfarë duhet bërë, kur duhet bërë dhe, si duhet bërë. Si në Protokollin Ekzekutiv të Marrëveshjes së Ripranimit Rumani- Poloni.
“Unë s’kam të bëj fare me këtë marrëveshje. Unë s’di asgjë për të,“ tha ish Ministri i Punëve të Jashtme Paskal Milo (i cili e di mirë sesa mirë përvëlon “patatja përvëluese“ e Marrëveshjes së Ripranimit). “Unë? Kurrsesi unë,“ tha edhe ish Ministri tjetër i Punëve të Jashtme Ilir Meta. “Kjo marrëveshje s‘më përket mua,“ tha edhe pararendësi Sokol Nako i Ministres së Integrimit Ermelinda Meksi.
Por vetë Meksi, tepër e lodhur nga puna e madhe, shprehet “Negociuam për një kohë të gjatë, pasi marrëveshja ishte shumë voluminoze”. Për të mirën e popullit. Pastë bashkë me kolegët e tjerë ish qeveritarë socialistë, tërë mirënjohjen shqiptare, veçanërisht të emigrantëve dhe familjeve të emigrantëve që do kthehen me plaçkat e trupit!
“Unë i pata vënë BE-së si kusht për firmosjen e Marrëveshjes së Ripranimit, firmosjen e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit,“ thotë Sokol Nako. Ndërkohë që Ermelinda Meksi e firmosi këtë marrëveshje pa asnjë kusht dhe Marrëveshja e Asocim-Stabilizimit u shty nga shtatori i sivjetëm, për në kalendat greke të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që shtyrja e Marrëveshjes së Asocim- Stabilizimit është një tjetër e keqe e madhe, pasi që nga viti 2006, ndihmat e BE-së i përfitojnë vetëm kandidatët për në BE dhe ata që kanë firmosur me BE-në Marrëveshjen e Asocim- Stabilizimit.
Veç shqiptarëve në Shqipëri do “kthehen edhe ata që nuk janë qytetarë shqiptarë, por kanë vizë shqiptare,” sqaron koordinatorja Klamt. Çka do të thotë se kinezët, kurdët, afganët dhe irakenët, të cilët u kontrabanduan drejt BE-së nga skafet e kontrabandistëve shqiptarë, do ripërplasen në Shqipëri.
“Unë i pata kërkuar BE-së që klauzola për pranimin e azilantëve joshqiptarë të zbatohet pas 5 vjetëve për derisa të ngrihen kapacitetet përkatës,“ thotë Nako. Çka nënkupton se, si pala socialiste shqiptare, ashtu edhe BE-ja, e dinë bukurmirë se këta mijëra dhe mijëra azilantë joshqiptarë, do mbeten për jetë të jetëve në Shqipëri, pasi Shqipëria nuk ka Marrëveshje Ripranimi as me Kinën, as me Turqinë, as me Afganistanin, as me Irakun a ndonjë Irak tjetër. Dhe kjo do të thotë se në Shqipëri do të ngrihen kampe-geto gjigante për mijëra e mijëra kinezër- kurdër- afganër- irakenër. Duke montuar një bombë tepër të rrezikshme humano- ekologjike. E cila do të shpërthejë në grindje, rrahje dhe vrasje- presje të azilantëve me vendasit. Për shkak të mungesës së punës, për shkak të pranimit të pagave të ulëta nga azilantët dhe marrjes edhe të asaj pune të pakët në rajon, për shkak të diferencave në botëkuptim dhe për 101 shkaqe të tjerë të ushqyera nga skamja.
Dhe kjo i hap Kuvendit të ri dhe qeverisë së re një qerre me telashe. I kërkon çaktivizimin dhe çmontimin e një bombe me sahat, sahati i së cilës ka filluar count-down-in e tij. Rinegocimin dhe pajisjen e Marrëveshjes së Ripranimit me Protokollin Ekzekutiv përkatës. Për t’i shpëtuar shqiptarët nga pelini i hidhur që mbolli PS-ja.

temA

Teme interesante.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0629470 sekonda, 25 pyetje