Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mė fal Shqipėri, nesėr bėhem qytetar i botės sė lirė!
lgjoka

Postuar mė 18-9-2005 nė 15:42 Edit Post Reply With Quote
Mė fal Shqipėri, nesėr bėhem qytetar i botės sė lirė!




Autori Lek Gjoka

Cikli poetik i poetit Leke Gjokabotuar ne Gazeten illyria te Nju-Jorkut(New York) Amerike .....

Kacavirren mendimet



Kacavirren mendimet në pemen e merzisë

qiejt shpirtërorë i ledhatoj me buzëqeshje

mendimet veshin trikën e trishtë

ndal frymen ; e një çast mendimet i gjuaj me heshtje !..



Ngatërrohën planetet e dashurisë

në ketë stinë dashurie ngatërrohen rrotullimet

dielli i shpreses mundohet të mos japë shpirt

megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen përqafimet !..



Pemet shpirtërorë po thahen e lëshohen ne denesa lotësh

se dikur pas puthjës rigonte ëmbelsi

e zjarri i ngrohtësise oqeane epshesh shijonte

dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bënte hi !..





Kacavirren mendimet në pemen e merzise

trishtimin mundohëm ta gjuaj me heshtje

shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisë

dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...







Amerikes iu mbushen sytë me lot

-Ushtareve Amerikane

qe rane herokisht në kerkim të lirise.





Ju puthjen e varroset në heshtje

të përlotura rete iu veshtrojne nga lart

u niset udheve të vdekjes me pak rreze shprese

që Lirine popujve të robëruar tiu sillnit në prag !..



Nga lart rete rigojnë shi të idhet baroti

përdore me vdekjen ecni në cdo hap

qe të kapni ato qe në kopshtin e brishte mbjellin

vdekjen e terrorin

dhe qe popujve lirinë iu mbyllen në kafaz !...



Por…Një çast vdekja shtrihet plot qejf

duke harruar që ju vdekjen e keni vrarë me liri

vetem puthjën iu varros në heshtjen e blerte

dhe heronjë iu kthen në përjetësi !...



Amerikes iu mbushen sytë me lot

për një çast Amerika ndaloi frymarrjen

shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtë

e në ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...





Nenat



Kur dhimbja ne shpirt të gjuan me shuplaka merzije

dhe dielli shpirtëror te shikon me inat

kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit

vjen nena si ne nje ëndërr të arte.



E dhimbja ne çast iken rreshqathi te mbytet ne det

dhe dielli shpirteror te fal ledhatime

fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh

merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!



Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera

por kur ajo është mungese

ke gjithmone tallaze shpirterore

dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..



Puthja e buzeve


Sakaq dallgezohen rete shpirterore nga epshtet
syte leshojne rrufene qe puthjen e buzeve mbjellin
trupat shkrepetijne pa fikje ngrohtesie
e rete epshore shi te imet rrjedhin !...

Te pres e dashur te Semafori i Jetes
ose me prit tek Treni i Shprese se Madhe
me vete do te sjell Puthjen prej te Verteti
e jo puthjen Tinzare !..

Se atehere dallget shpirterore te epsheve
helmatisen nga idhnimi i ndienjes
syte fiken e puthja loton anes buzeve
qe ne shpine te dashurise i trokasin vdekjes !..

Te pres tek Semafori i Jetes
po qe se nuk vij do te te dergoj imazhin tim
jepi ca ledhatime me flladin tend si Zane e Bjeshkes
se puthja eshte nje trokitje qe ka vetem fillim !....





Shqiperi gezohu per djemte...
-ne takimin e Texasit te SHSHSHA.

Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..

Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...

S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...


U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe





Me dy nena..

_nje ditë para betimit për neshtesi Amerikane





Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti më shkelm

dhe ores i tha ti ec por mos bëj zhurme

e ndienjat mërgimin e varin në tel

se zemra përgiditet të udhëtoje në dy udhe !...



Me fal Shqipëri por neser

do të bëhem qytetar i botes së lire

por ti je atdheu im i parë

por ti je nena ime më e mirë !..



Shqiperia më sheh disi e merzitur

shfryn e në këmbë ngrin Jonin e Adriatikun

eh mor bire e di pse keni ikur

por shpirti im do rri gjithmonë i trishtur !..



Se femitë tuj do harrojnë se c’peme i mbolli

se thonë se vendi i huaj të ha

do harrojnë të flasin më gurgullimat e bjeshkëve

e ajri i trishti gjakum ka më ju shpërla !..



Jo nene ti hidhe mërzine e idhnimin n’humere

me shiko se në çast do të te qeshin sytë

te thashe ti je atdheu im i parë

e Amerika e lire atdheu im i dytë !...



Qesh nene se tashti u bera me dy nena

ti qe më mësove të flas me male e dete

Amerika atdheu im i dytë që më fali lirinë

qe nëper bota shqiptareve poi a mbyllin në qelse !...

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1241109 sekonda, 25 pyetje