Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Informaliteti
Anton Ashta

Postuar mė 29-9-2005 nė 06:35 Edit Post Reply With Quote
Informaliteti

Gogoli informalitet- nga Vangjush Saro

Debati per zbutjen e taksave ka sjelle ne vemendjen e te gjitheve nje nga semundjet kryesore te ekonomise dhe te jetes shqiptare ne teresi. Kjo semundje eshte informaliteti. Ky gogol e ka kercenuar ne vazhdimesi ekonomine shqiptare dhe gjithe jeten e vendit. Ai nuk tremb vetem te shkathetit dhe xhvatesit gjithfare, qe nga "specialistet" tatimore deri tek biznesmenet "e rastesishem" dhe politikanet qe jetojne ne qiellin e shtate. Informaliteti eshte fytyra e dyte e Shqiperise.

E thene pak me ashper, shteti nuk ka arritur asnjehere te kontrolloje vetveten dhe te vetet. Sipas nje studimi te OECD, 40 perqind e ekonomise shqiptare eshte informale; (ne nje raport te Bankes Boterore, eshte cilesuar diku tek 36 ose 38 perqind.) Nderkaq, thuhet rendom se rruga per rritjen e te ardhurave, eshte zgjerimi i bazes se taksapaguesve. Ne fakt, po te hysh ne shifra e ne llogari, panorama qe krijohet ngjall pesimizem. Gogoli informalitet eshte i eger, imazhi i tij i frikshem. Deri vone, eshte thene se ne Shqiperi veprojne rreth 60 mije subjekte. Sipas statistikave, kane qene regjistruar shume me pak se gjysma i ketij numri(!) Nderkaq, ne Tirane, ne rrethe specialistesh dhe intelektualesh, flitet pa doreza se si kompani te medha heraheres "dalin me humbje" dhe paguajne tatime e taksa qesharake. Ne Durres, jane evidentuar probleme te shmangies fiskale me permbi 100 kompani. Ne Shkoder, nga rreth 3600 subjekte qe veprojne, jane te regjistruara ne Zyrat e Tatim-taksave vetem rreth 1200 subjekte. Ne Korce veprojne rreth 2500 subjekte, kurse ne Dhomen e Tregtise jane te regjistruara vetem 700 prej tyre.

Por informaliteti ka edhe trajta te tjera. Bizneset tregtare nuk punojne me fatura. Per rrjedhoje, asnjehere nuk dihet xhiroja e tyre, taksat vihen aforfe. Po keshtu, per shumica e mjediseve qe jepen me qera, sidomos ne qender dhe ne zonat me te preferuara te Tiranes, "letrat" behen ne limitet me qesharake, kurse parate e verteta merren nen dore. Ne se nje mjedis i tille jepet me qera per te pakten 800 ose edhe 1000 euro ne muaj, dokumentet midis qeramarresit dhe qeradhenesit behen per 300 ose 400 euro. Kuptohet qe edhe taksa per kete veprimtari fitimprurese, eshte minimale. Me tej, sipas Bankes se Shqiperise, 26 perqind e qarkullimit te parave tek ne ndodh jashte sistemit te bankave. Ligji 8610, i miratuar nga Parlamenti shqiptar qe ne vitin 2000 dhe i permiresuar ne vitin 2003, u kerkon institucioneve financiare te raportojne per transfertat qe i tejkalojne 10.000 dollare, si dhe transferat e atyre qe dyshohen per aktivitete te paligjshme. Se sa raportohet, eshte tjeter gje.)

Gjithsesi, nuk themi dot se per zbutjen e ketij fenomeni kane munguar perpjekjet dhe nuk ka patur shqetesime nga administrata apo edhe aktore te politikes. Institucioni i Tatim-taksave eshte vene shpesh ne fokusin e kritikave te opozites dhe te mediave, per abuzime me detyren, mosmbledhje te tatimeve, ryshfete, etj. Disa muaj me pare, u fol se do te kualifikohen rreth 600 punonjes te organeve tatimore; programi kualifikues eshte mbeshtetur me asistence teknike nga nje institucion i njohur britanik, DFID. Disa nga testimet qe do te kryejne specialistet e Drejtorise se Tatimeve, do te jene testimi per legjislacionin tatimor, si dhe testimi i specialitetit. Po keshtu, nga Ministria e Ekonomise eshte kryer nje studim i gjere me teme "Heqja e pengesave administrative - sfide dhe angazhim per qeverine shqiptare".

Sipas hartuesve te ketij studimi, jane programuar permbi 90 masa per reduktimin e pengesave administrative, per nxitjen e investimeve te huaja dhe integrimin e biznesit ne tregjet rajonale dhe evropiane. Eshte thene zyrtarisht se shumica e ketyre 90 masave (permbi 50) jane duke u zbatuar. Keto masa kane synuar te rritet transparenca e vendimeve administrative, te reduktohen procedurat per nisjen e nje biznesi, te permiresohet puna ne Dogana, te informohet me mire biznesi ne lidhje me ndryshimet e rregullatoreve, etj.

Megjithate ja tek jemi aty ku u nisem, gogoli i informalitetit, nuk eshte zbythur edhe; informaliteti tek ne lulezon gjer edhe ne shmangien e qytetareve nga taksat e sherbimit, (nderkohe qe vazhdojne te ndertojne apo te zgjerojne vilat, si dhe ku te mundin.) Biznese te tera vjedhin energji elektrike ne bashkepunim me "te specializuarit" e KESH. Nderkaq, zbutja e taksave, eshte vetem nje rruge per te apeluar zgjerimin e bazes se taksapaguesve; problemi tjeter qe shtrohet, eshte "prania e shtetit". E shtetit ligjor. Per vite me radhe e ne cdo kohe, shume tregtare dhe biznesmene ankohen se pa ryshfet nuk behet azgje, te tjere thone se kalimet e mallrave pa dogane, po i falimentojne.

Te tjere akoma mendojne se rregullat i prishin politikanet e ngaterruar me biznese anonime. Duke kerkuar mirekuptimin e lexuesit per relativitetin e dinamikes se shifrave dhe fenomenit ne teresi, nuk mund te mos habitemi kur konstatojme se me gjithe kete kakofoni veprimesh dhe mosveprimesh, ka protagonizem skeptikesh qe ende besojne se gogoli i informalitetit eshte i pathyeshem. Ndoshta ndarja perfundimtare me kete imazh eshte vertet fantazi; por ndryshimi i raporteve, deri me tani pesimiste, ne te mire te zhvillimit te shendetshem e normal te ekonomise dhe integrimit te vendit ne Evrope, eshte plotesisht ne doren e administrates.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-12-2009 nė 09:10 Edit Post Reply With Quote
GDP (purchasing power parity):
Field info displayed for all countries in alpha order.
$21.86 billion (2008 est.)
country comparison to the world: 117
$20.61 billion (2007 est.)
$19.44 billion (2006 est.)
note: data are in 2008 US dollars
Albania has an informal, and unreported, sector that may be as large as 50% of official GDP
GDP (official exchange rate):
Field info displayed for all countries in alpha order.
$12.96 billion (2008 est.)



https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html


Si mundemi te themi qe jemi nje shtet?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0921631 sekonda, 26 pyetje