Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3  >>
Autori: Subjekti: Kritike ndaj qeverise Berisha
Valter bejkova

Postuar mė 18-1-2006 nė 15:29 Edit Post Reply With Quote
Vendoset ambasadori nė SHBA

Zv.ministri aktual i Shëndetësisë është përzgjedhur për të drejtuar ambasadën e Shqipërisë në SHBA

Berisha dhe Mustafaj, gati t’i propozojnë Moisiut emrin e mjekut të njohur

TIRANE - Pas disa javë heshtjeje në lidhje me kandidaturën e kryediplomatit shqiptar në Uashington, duket se më në fund ka një emër që pritet të mos kontestohet. Është një mjek dhe që pas formimit të qeverisë “Berisha”, ai mban postin nr 2 të Ministrisë së Shëndetësisë. Aleksandër Sallabanda është kandidatura e përzgjedhur për postin e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA. Burime të sigurta pranë qeverisë deklaruan dje për “Shekullin”, se Sallabanda është kandidatura zyrtare që ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, do të depozitojë pranë Komisionit të Jashtëm për miratim. Ministri Mustafaj dhe kryeministri Berisha duket se kanë gjetur një kandidaturë të fortë politike për postin e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, pasi Sallabanda jo vetëm që është një nga mjekët më të njohur, por është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ardhur nga KOP-i.
Aleksandër Sallabanda është emëruar zv.ministër i Shëndetësisë, ndërkohë që karriera e tij si mjek ka filluar tepër herët. Aktualisht ai mban gradën shkencore: Doktor i Shkencave Mjekësore të fituar që në vitin 1993, ndërkohë që titulli i tij shkencor është prof. asc Në CV-në e tij, Sallabanda shënon një punë të gjatë 34-vjeçare, të filluar si mjek i përgjithshëm. Me pas ka qenë mikrobiolog në Institutin e Higjienës Epidemiologjisë, ndërkohë që për vite më radhë ka kryesuar laboratorin e mikribiologjisë pulmonare. Në vitin 1994-1997 ai ka qenë drejtor i Institutit të Shëndetit Publik dhe kryetar i Këshillit Shkencor të këtij instituti. Gjatë kësaj periudhe, Sallabanda ka kryesuar edhe Komitetin Kombëtar të luftës kundër HIV-AIDS, SSt ndërkohë që ishte anëtar i Komitetit Kombëtar për Kontrollin e Turbekulozit dhe Institutit të Imunizimit. Në vitet ‘96-‘97 Sallabanda ka qenë shef i Katedrës së Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë dhe nga vitit ‘98 e deri në vitin 2005 është angazhuar edhe si koordinator kombëtar i programit HIV/AIDS, si dhe drejtues i programit ISHP të kontrollit të infeksioneve në spital. Në VC-në e tij Sallabanda shënon edhe një sërë kursesh kualifikimi si dhe mjaft botime dhe referate shkencore në 15 vitet e fundit. Ne vitin 2005 Sallabanda është edhe autor i librit universitar “Antibiotiket dhe përdorimi i tyre”. Aleksandër Sallabanda është edhe drejtues i disa projekteve për zhvillimin e strukturave shëndetësore në vend për palën shqiptare në projektet e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare. Nga këto të fundit, Sallbanda ka marrë edhe mjaft vlerësime të aktivitetit profesional si medalje argjendi nga shteti italian i dorëzuar nga ministri i Shëndetësisë italiane për aktivitet të veçantë në mbrojtjen e Shëndetit Publik të vendit dhe rajonit gjatë vitit 1997. Në vitin 2002 Sallabanda merr edhe një certifikatë vlerësimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontributin e veçantë në çrrënjosjen e poliomielitit. Sa i përket angazhimeve të tij politike, nga vitit 1997 deri në vitin 2005 ai ka qenë drejtues në Departamentin e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike. Në vitin 2005, pra një vit më parë, në muajin janar, Aleksandër Sallabanda vendos të futet në Komitetin e Orientimit të Politikave dhe po nga ky vit, ai është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në grupin e këshilltarëve të Partisë Demokratike.

Moisiu nuk firmosi Edit Harxhin

Pakkujt mund t’i kishte shkuar në mendje se presidenti Alfred Moisiu do të përfshihej së tepërmi në çështjen e ambasadorëve, në rast se ai nuk do të këmbëngulte aq shumë për të mos dekretuar emrin e Edit Harxhit për postin e ambasadores në SHBA, aktualisht zv.ministre e Jashtme. Edit Harxhi, e cila u mbështet mjaft nga ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, por edhe nga kryeministri Sali Berisha nuk mori dekretin e presidentit Alfred Moisiu. Pavarësisht akuzave të opozitës, lidhur me disa shkrime antiamerikane që ajo kishte shkruar disa vite më parë, kreu i shtetit i bëri të qartë ministrit të Jashtëm, por edhe kryeministrit Sali Berisham përmes një letre, se Harxhi nuk plotësonte kriterin e moshës për të përfaqësuar Shqipërinë në një detyrë kaq të rëndësishme. Gjithçka u mbyll pa ndonjë deklaratë publike mes institucioneve përgjegjëse, edhe pse mes tyre lindi një konflikt jo pak i vogël, aq sa qeverisë aktuale iu deshën javë që të mendonte për një emër të ri ambasadori në SHBA. Gjatë kësaj kohe, Ministria e Jashtme propozoi edhe një emër të dytë, Kreshnik Çollaku, për të qenë i ngarkuari me punë në SHBA. Propozimi për Collakun erdhi për të plotësuar edhe mungesën e përfaqësisë së Shqipërisë në SHBA deri në emërimin e një kandidature tjetër për postin e ambasadorit në SHBA, që kësaj here duket se do të jetë mjeku Aleksandër Sallabanda.

Curriculumi

Emri Aleksandër
Mbiemri Sallabanda
Datëlindja 26.02.1949
Vendlindja Tiranë
Kombësia Shqiptare
Nënshtetësia Shqiptare
Profesioni Mjek
Gjendja familjare I martuar


Funksioni aktual Zv-ministër i Shëndetësisë
Grada Shkencore Doktor i Shkencave Mjekësore 1993
Titulli Shkencor Prof. asc 1995
Vjetërsia në punë 1972-2006 (34 vjet)
Gjuhë të huaja Anglisht, italisht


Aktiviteti politik:
1997 -2005 Drejtues në Departamentin e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike

2005 Anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave
2005 e në vazhdim Anëtar i Këshillit Bashkiak, në grupin e Këshilltarëve

SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 3-2-2006 nė 19:24 Edit Post Reply With Quote
MJAFT, FJALIME TE PADEGJUARA ME PARE PER KRYEMINISTRIN

Levizja qytetare MJAFT ka reaguar dje ndaj papergjegjshmerise se treguar nga kryeministri Sali Berisha ne perdorimin e nje fjalimi te lexuar me pare nga ish-kryeministri Fatos Nano. Nje grup te rinjsh, te veshur si fjalimshkrues profesioniste, me kapele republike ne koke dhe me cibuk ne goje ofruan simbolikisht nje nder sherbimet me origjinale: fjalime per te gjitha sferat e veprimit te qeverise, perfshire fjalimet per energjitiken dhe ekonomine. "Keta njerez jane fjalimshkrues profesioniste, disa prej tyre quhen "demka" e kane kohe qe e bejne kete profesion. Erdhen prane levizjes MJAFT dhe na kerkuan ndihme qe t(i organizojme per te zhvilluar biznesin e tyre, te shtyre nga fakti qe zoti kryeminister shkon e vjedh fjalimin e kryeministrit te kaluar, te cilin e ka akuzuar per politika te keqija", ironizoi gjate nje prononcimi per median Besjan Pesha, aktivist i MJAFT. "Demkat" ofruan sot fjalime te perdorura, por natyrisht, edhe fjalime te paperdorura. Keto te fundit me nje cmim (kuptohet) me te larte! Ne nje vend te improvizuar ne pjesen anesore te Kryeministrise, atje ku mendohet te kene zyrat e tyre keshilltaret e z. Berisha, te rinjte e veshur si "demka" terhoqen vemendjen e kalimtareve dhe natyrisht edhe te medias. Ngjarja ka shkaktuar nje reagim te menjehershem mes kabinetit te kryeministrit, por akoma nuk eshte zbuluar plotesisht se si eshte e mundur nje gje e tille, e cila jo vetem e ve ne pozita te veshtira kryeministrin e vendit, por tregon bindshem e ne menyre te pajustifikueshme papergjegjshmerine e politikaneve shqiptare ne ato qe artikulojne.

KOHA JONE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 11-2-2006 nė 15:37 Edit Post Reply With Quote
Ndryshim drejt enverizmit

Në projektligjin e pronave, qeveria aktual ka përfshirë vendimet enveriste, me “kolaboracionistë” e me “tatime të jashtëzakonshme”, kur ato juridikisht nuk duhet të kishin asnjë vlerë! .

A mos do të ndryshojë kjo qeverisje, sa t’i kthejë edhe të përndjekurit e tjerë politikë në kriminelë, në armiq të atdheut, siç po bën me “kolaboracionistët” e me “të tatuarit e jashtëzakohshëm”?!

Nga z.Bashkim Kopliku

Përgatitjen për këtë metamorfozë në enverizëm, kryeministri aktual kishte kohë që e kishte filluar. Nuk po shante më as komunizmin, dhe as enverizmin,

ai që s’linte çast pa e bërë, me fjalët tipike si “marksizmi, murtaja e botës”, “kriptokomunist” e tjerë. Nderej në ajër një ndryshim drejt enverizmit, që përputhej fare natyrshëm edhe me velin që mbështjell qeverisjen aktuale, ku shumica vijnë ose nga aktivitete personale enveriste (sekretar partie enveriste, gazetarë të organeve enveriste etj.) ose nga familje ekstremiste enveriste (si sigurimi i shtetit, forcat e ndjekjes, komiteti qëndror enverist etj.)—dakord, nuk ka ndonjë të keqe, se nuk do të merremi me biografira, siç merreshin enveristët, por janë pak si shumë anime nga enverizmi, dhe të krijojnë përshtypjen e parapëlqimit, gjë që ishte e kundërt para 15 vjetësh, kur edhe atëherë, PD-ja nuk merrej në parim me biografirat, por ama ndjehej një parapëlqim për joenveristët. Evropa po përgatitet të ridënojë solemnisht komunizmin, kurse ne përfshijmë vendimet komuniste, në një ndër ligjet më kryesorë, atë për pronën?!

Me gjoks e me kokoroçllëk, u shpallën “dy rrathët e ferrit enverist të kryeministrit aktual”. Rrethi i parë, se ligji i pronave “prek ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin”, dhe rrethi i dytë, se ligji i pronave “prek pronarët që janë prekur nga tatimi i jashtëzakonshëm”. Me këto, kryeministri aktual pranon mashtrimet enveriste, të destinuara për të njollosur shumë patriotë shqiptarë; me këtë, ai u heq të drejtat e pronësisë edhe familjeve si ajo e të ndjerit presidentit Rugova, sepse titistët jugosllavë, aleatët më të ngushtë të enveristëve tanë, i pushkatuan si kolaboracioniste babain edhe gjyshin! Kryeministri ynë aktual, i Shqipërisë, deklaron publikisht se njeh vendimet e montuara enveristo-titiste, vendimet e shtetit më të zi të Evropës së shekullit të XX-të. Dhe ky qëndrim mbahet tamam kur nga Evropa vijnë sinjalet e dënimit të komunizmit—kjo nuk mund të shpjegohet, as me maninë e z.Berisha për të ecur kundër rrymës që vjen nga Brukseli dhe Washingtoni, dhe as me kameleonizmin e tij, që ndërron lëkurë sa herë që t’i duhet të qëndrojë në krye: herë demokrat, herë liberal, herë diktator e herë enverist! Antishqiptarizmi, sipas qeverisë aktuale, kufizohet vetëm në antienverizëm.

Nuk paska pasur veprimtari antishqiptare enveriste, në favor të titistave jugosllavë, apo filo greko-komuniste! Nuk paska pasur veprimtari antishqiptare nga vetë komunistët që e konsideronin, fillimisht, ardhjen e fashizmit si një e mirë e Shqipërisë, se “do të zhvillonte proletariatin”, që bashkëpunonin me nazistët dhe fashistët, deri dhe në mbështetjen dhe justifikimin e pushtimit nazist të Polonisë e të çdo armiku të bolshevikëve dhe nazistëve, e kjo deri sa u sulmua Bashkim Sovjetik nga nazistët (1939-41). Të gjithë këta miq të enverizmit, u dashka të marrin çdo lloj prone, pa kufizim. Nga ana tjetër, nuk u dashka të marrin gjë fare shumë familje të mirëfillta patriotike por antienveriste (qofshin idealiste komuniste, legaliste, socialdemokrate, balliste etj., por të gjithë anti Enver Hoxha), vetëm e vetëm sepse enverizmi montoi akuza e procese kundër tyre, duke i klasifikuar në njërin nga dy rrathët e ferrit enverist të kryeministrit aktual?! Enveristët u vinin tatime të jashtëzakonshme të padrejta, biznesmenëve të kohës, që të mos mund t’i paguanin, dhe pastaj t’u sekuestronin pasurinë, kjo tashmë është e dokumentuar dhe e pranuar me mburje edhe nga vetë enveristët—gjë që e din edhe kryeministri aktual. Mentaliteti enverist mbizotëroi në te gjithë vendimet mbi tatimet e jashtëzakonëshme. Tregëtarë dhe industrialistë shqiptarë, u akuzuan, në shumicën e rasteve fare me të pa drejte, se “kishin spekulluar gjatë luftës”, se “kishin pirë gjakun e masave punonjëse” apo “se kishin fituar mbi robërinë e vendit”, parulla këto tashmë, që edhe fëmijët i kuptojnë se nuk kanë pasur asnjë përmbajtje reale financiare. Kush ishte mik me enveristët, i shpëtonte tatimit të jashtëzakonshëm.

Të tatuarit e jashtëzakonshëm, ata janë në shumicë të pafajshëm, sepse tatimet ndaj tyre kanë pasur qëllime të qarta politike. Në fillim të viteve ’90, deputetët e Kuvendit Pluralist, votuan ligjin e pafajsisë së të përndjekurve politikë të rregjimit enverist. Ishin para dilemës, të bëjnë procese gjyqësore rast-pas rasti, për çdo të dënuar politik, apo të bëjnë një ligj që i nxirrte të pafajshëm në grup, të gjithë të dënuarit politikë nga enverizmi. Kuvendi i Shqipërisë vendosi, pothuaj unanimisht: të gjithë të dënuarit politikë nga regjimi enverist, me komunistë dhe antikomunistë, të gjithë janë të pafajshëm dhe shteti duhet t’ua kompensojë vitet e burgjeve dhe të vuajtjeve; nga ana tjetër, ato raste të pakta, ku vërtetë mund të kishim të bënim me tradhëti ndaj Shqipërisë, të bëheshin gjyqe demokratike, që t’i vërtetonin. Ky vendim u mor në bazë të fakteve të pamohueshme për sa shpjeguam në paragrafët e mësipërm, dhe duke mos u vënë veshin, shumë këshilltarëve juridikë, që vinin “edhe si miq të doktorit”, dhe që synonin t’u gënjenin mendjen deputetëve, me sofizma juridike, që të futnim vendin në “gjyqe pa fund” të të pafajshëmve. Ky qe qëndrimi edhe i PD-së, edhe i PS-së bile. Tani, ky vendim madhor historik, po synohet të hidhet poshtë, me aprovimin e “dy rrathëve të ferrit enverist të kryeministrit aktual”. Në Shqipëri nuk ka juridikisht antishqiptarë, duhet të bëhen gjyqe demokratike për të përcaktuar se kush bën pjesë në ta: vetëm një gjyq joenverist, mund ta përcaktojë drejtë këtë. Të gjithë vendimet enveriste, qoftë për “bashkëpunëtorët e fashizmit”, qoftë “për të tatuarit me tatime të jashtëzakonsheme”, janë edhe juridikisht nul, pas pafajsisë së madhe të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ligji për pronat duhet të ketë vetëm një rreth ferri demokratik: “nuk përfitojnë vetëm ata që iu kundërvunë interesave të Shqipërisë, dhe të përparimit botëror (qofshin enveristë, fashistë, matrapazë e kushdo tjetër), aktiviteti antishqiptar i të cilëve do të vendoset nga një gjykatë demokratike, e sotme”. Çdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë juridike, veçse na turpëron.


GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-2-2006 nė 02:51 Edit Post Reply With Quote
PERPLASJE BRENDA VETVETES

Prefekti i Berishes denoncon SHISH dhe PD-ne


Denoncimi-skandal i Prefektit të Dibrës, letra Kryeministrit Berisha. Seiti: Ja shantazhet e SHISH kundër meje. “Kërcënime nga deputeti i PD për emërimet”

Drejtues të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar dhe ligjvënës të maxhorancës aktuale, rezultojnë se janë përfshirë në survejim, shantazh dhe kërcënime, ndaj një përfaqësuesi të lartë të Qeverisë në rang Qarku. Ngjarja e denjë për filmat me temë nga koha e diktaturave në Amerikën Latine, shfaqet në një cep të Shqipërisë, me të gjithë dritëhijet e saj, duke tentuar të shërbejë si një pasqyrë për gjithçka po ndodh në të gjithë vendin.

Një letër e Prefektit të Dibrës Xhafer Seiti, zbulon fakte tronditëse rreth presioneve dhe kërcënimeve që zyrtarë të lartë të SHISH-it në Qarkun e Dibrës, si dhe deputeti i PD-së i kësaj zone, kanë bërë mbi atë personalisht.
Prefekti i Qarkut të Dibrës Seiti, me anë të kësaj letre dërguar Kryeministrit Sali Berisha, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrit të Brendshëm Sokol Olldashi, akuzon Kryetarin dhe zëvendëskryetarin e SHISH-it për Dibrën, përkatësisht Ilirian Meraj dhe Përparim Karasani, si dhe deputetin e zonës, Rahim Kaleci, për survejim, shantazh, kërcënime dhe fyerje. “Gazeta” ka arritur të gjejë një kopje të kësaj letre në Kryeministri dhe në mënyrë ekskluzive e bën atë publike.

SHISH
Përfshirja e zyrtarëve të lartë të Shërbimit Sekret në këtë serial abuzimesh me detyrën dhe shkelje të hapur të ligjit, sipas shkresës së përpiluar nga Prefekti Seiti, ka të bëjë me çeshtjen e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës. Në bazë të ligjit, punonjësit e SHISH-it nuk kanë të bëjnë fare me politikën e kuadrit të administratës shtetërore dhe aq më shumë me emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të administratës. Prefekti Seiti ka emëruar në këtë detyrë juristin Ismail Uka, i cili është edhe kryetar i PD-së për zonën elektorale nr. 22. Por ofiqarët e SHISH-it duket se nuk kanë qenë dakord me këtë emërim. Ata kanë kërkuar që në këtë detyrë duhej marrë Gëzim Kaba me profesion mësues, sipas të thënave, por që sipas Prefektit, “pa asnjë lloj dokumenti qoftë dhe shkollor të depozituar në zyrën e Prefektit”!!

Ngjarja
Me datë 25 janar 2006, kryetari dhe nënkryetari i SHISH-it për Dibrën, Meraj dhe Karasani, sipas letrës së Seitit, kanë shkuar për një takim në Prefekturë, ku kanë zhvilluar një takim me Prefektin, “gjoja, - sipas Seitit, - për të më ofruar bashkëpunim ligjor, në një kohë që kam rreth katër muaj në detyrë e asnjë punonjës i këtij institucioni nuk e ka parë derën e Prefektit”. “Në bisedë e sipër, gjoja rastësisht, kanë dalë te problemi i Sekretarit të Përgjithshëm, sikur nuk e dinin se kush është emëruar, duke më sugjeruar se do të kisha vepruar më drejt po të kisha vënë atë siç u shpreh kryetari i SHISH-it... “një mikun tim të quajtur Gëzim”, por mbiemrin e mikut nuk ia dinte”, - shkruan Prefekti Seiti në letrën dërguar autoriteteve më të larta të shtetit, duke bërë të qartë presionin e zyrtarëve të lartë të SHISH-it.

Lutja
Prefekti Seiti shprehet me tone alarmante për situatën e krijuar, pasi sipas tij, puna ka arritur deri aty sa Prefekti, përfaqësues i Qeverisë në Qark, survejohet apo shantazhohet nga punonjës të SHISH-it, të nxitur sipas tij, “ndofta nga fosile të SHIK-ut të vjetër”. Seiti e vlerëson këtë situatë “skandaloze” dhe kërkon me ngulm nga Berisha, Topalli dhe Olldashi, të ndërhyjnë “për të sqaruar pozicionin dhe qëllimet e zyrtarëve të lartë të SHISH-it, duke marrë edhe masat përkatëse”. “Njerëzve të tillë gjykoj se u ka perënduar koha për të punuar në një organ kaq delikat”, - nënvizon Seiti.

Deputeti
Por kalvari i një situate jonormale nga pikëpamja shtetërore dhe ligjore, duket se nuk mbyllet vetëm me punonjës të shërbimit sekret. Skandali merr përmasa të gjera, pasi edhe ligjvënësi Rahim Kaleci, deputet i PD-së, është përfshirë në një fushatë kërcënimesh dhe fyerjesh ndaj Prefektit Seiti. Shkulmi i zemërimit të deputetit të PD-së Kaleci, sipas Prefektit, ka të bëjë me punësime njerëzish. “Deputeti Kaleci, i cili në pozitat e “të madhit” për të realizuar qëllimet e tij të vogla e personale, me urdhëra, fyerje, kërcënime, mundohet të më bëjë vegël të tij për të shkelur ligjin, për të përbaltur programin ambicioz të qeverisë”, - shkruan Seiti.
Ky i fundit bën të qartë se deputeti Kaleci duhet ta dijë se Prefekti nuk është dhe as ka për të qenë për të plotësuar tekat e tij për punësim njerëzish me merita të sajuara, as për të luajtur “kungulleshkash”, hiq këtë dhe vër atë. Nga gjithë kjo tablo bëhet e qartë se kemi të bëjmë me një situatë abuzive nga pikëpamja ligjore dhe shtetërore, thënë më saktë, “shteti kundër shtetit”.

Përfshirja
Drejtues të lartë të Shërbimi Sekret Shqiptar dhe ligjvënës të maxhorancës aktuale, rezultojnë se janë përfshirë në survejim, shantazh dhe kërcënime, ndaj Prefektit të Qarkut të Dibrës.

Shkaku
Përfshirja e zyrtarëve të lartë të SHISH-it në serial abuzimesh me detyrën dhe shkelje të hapur të ligjit, sipas Prefekti Seiti, ka të bëjë me emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës.

Akuza për deputetin
“Deputeti Kaleci, i cili në pozitat e “të madhit” për të realizuar qëllimet e tij të vogla e personale, me urdhra, fyerje kërcënime, mundohet të më bëj vegël të tij për të shkelur ligjin”

Kërkesa
Prefekti e vlerëson situatën si “skandaloze”. Ai kërkon nga Berisha, Topalli dhe Olldashi, të ndërhyjnë “për të sqaruar pozicionin dhe qëllimet e zyrtarëve të lartë të SHISH-it, duke marrë edhe masat përkatëse.


Prefekti i Dibrës: PD, kupola e antiligjit
“Kryebashkiaku, praktika penalisht të dënueshme”. Veprime korruptive, kërcënime, shantazhe, urdhra antiligjorë, emërime të kundraligjshme, etj., janë lajtmotivi i veprimeve politike dhe në rang shtetëror të titullarëve të maxhorancës aktuale në Qarkun e Dibrës. Faktet konkrete lidhur me këtë temë të errët janë shfaqur pas një letre që Prefekti i Dibrës, Xhafer Seiti, i ka dërguar drejtuesve më të lartë të shtetit: kryeministrit Berisha, kryetares së Kuvendit Topalli dhe ministrit të Brendshëm Olldashi. Tabloja që paraqet prefekti në letrën e tij është skandaloze, e denjë më shumë sesa për një shtet normal, për një qeverisje fisnore. Një i zgjedhur nga kryeministri aktual, i drejtohet këtij të fundit duke demaskuar të gjithë hierarkinë e të zgjedhurve lokalë, por edhe më tej, sic shihet në dy faqet që po botojmë sot, përfaqësuesit e SHISH, kryearin e PD Dibër dhe deputetin Kaleci. Një listë zyrtarësh që hedh dritë mbi një histori ‘të zakonshme’ klanesh lokale që përpiqen të dominojnë me të gjitha mënyrat.

Akuzat
Prefekti Seiti, në letrën dërguar drejtuesve më të lartë të shtetit, bën të ditur se në punën e tij po ndikojnë shumë negativisht qëndrimi, sjellja dhe veprimet e drejtuesve të PD-së në rreth dhe konkretisht e kryetarit të PD-së për Dibrën, Naim Gazidede dhe e kryetarit të Bashkisë, Ilir Krosi. Seiti akuzon të sipërpërmendurit se me urdhra, fyerje, kërcënime, po mundohen ta përdorin me qëllim për të shkelur ligjin. Për emërimet prefekti bën të ditur se “nuk ia ka fërshëllyer njeri”. Të gjitha ndryshimet janë bërë nga drejtuesit e PD-së në kundërshtim me ligjin.
Seiti deklaron se nuk është pyetur për shumë ndryshime drejtorësh në institucionet qendrore në nivel vendor të Qarkut, kur ligji “Për Prefektin” kërkon që propozimet të bëhen nga prefekti. “U anashkalova dhe nuk bëra zë për të mos prishur imazhin e PD-së. Nuk mund të mos vë në dukje faktin se heshtja ime u mor si dobësi dhe të lartpërmendurit vazhduan presionet në forma e mënyra të ndryshme”,- shkruan Seiti, duke bërë të qartë haraçin që ai po paguan tani për heshtjen që ka mbajtur kur përpara syve të tij shkelej haptazi ligji.

Kërcënimet
Larmia e kërcënimeve nga ana e drejtuesve të lartë të PD-së dhe konkretisht e kryetarit të PD-së së Dibrës e atij të Bashkisë, por dhe e deputetit të PD-së të Dibrës, Rahim Kaleci, në adresë të prefektit, duket se është mjaft e pasur. Në drejtim të Seitit ata kanë shqiptuar shprehje që rëndomtazi përdoren nga alabakë si “ta shikosh ti”, “ne të heqim kur të duam po nuk veprove si të themi ne”, kërcënime bajate në telefon, të cilat sipas prefektit, “nuk u shkojnë për shtat drejtuesve partiakë e njëkohësisht në organet e qeverisjes vendore e aq më pak një deputeti”.

Skandali
Skandali merr përmasa të reja, pasi sipas prefektit, kryetari i PD-së Gazidede, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Qarkut, së bashku me 8 nëpunës të tij, kanë probleme me ligjin. Ata duhet të kthejnë pagat e marra qëllimisht tepër nga Buxheti i Shtetit në vitet 2004- 2005. “Gjykata me vendim të formës së prerë e ka quajtur të pambështetur në ligj vendimin e Këshillit të Qarkut Dibër, për shpërblimin në masën 10% si anëtarë këshilli për kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit të Qarkut, duke i quajtur akte absolutisht të pavlefshme”,- sqaron Seiti. Sipas tij, vendimi i formës së prerë ngarkon Këshillin e Qarkut me një dëm efektiv prej 1.561.354 lekë për 9 persona, ndër ta dhe vetë kryetarin e Qarkut, Gazidede, për shumën 212.307 lekë të marra padrejtësisht.

Shpërfillja
Duket se deklaratat e kryeministrit për zbatimin e të gjitha vendimeve të gjyqësorit të formës së prerë nuk mbërrijnë në veshët e njerëzve të tij, si në rastin e Gazidedes. prefekti, pas deklarimit të Berishës, ka kërkuar nga përmbarimi zbatimin e këtyre vendimeve dhe shuma e mësipërme të derdhet në arkën e shtetit, por kjo nuk i ka ardhur për shtat kryetarit të Këshillit të Qarkut njëkohësisht dhe kryetar i PD-së së Dibrës. Qëllimisht, për të mos zbatuar ligjin, siç kërkoi dhe kryeministri,- thuhet në shkresë,- Gazidede nuk ka pranuar kontrollin e specialistëve të auditimit pranë prefektit.

Brenda llojit
Gazidede ka probleme dhe me këshilltarët e djathtë në Këshillin e Qarkut. Në shkresë thuhet se megjithëse Këshilli i Qarkut dominohet nga PD-ja me një diferencë prej 15 anëtarësh, krahasuar me opozitën, bëhen mbledhje grupi, pasi janë pikërisht këshilltarët e djathtë që i kërkojnë llogari Gazidedes për emërimet e shkarkimet e drejtorëve të ndërmarrjeve të rrugëve rurale pa vendim këshilli, apo për djegien e investimeve vetëm për neglizhencë të administratës, duke lënë pa prokuruar për vitin 2005 grantin prej 17.585.000 lekësh, fonde këto për arsimin dhe shëndetësinë.

Kryebashkiaku
Mjaft origjinal në shkeljet e ligjit, sipas shkresës së prefektit, është edhe kryetari i Bashkisë së Dibrës, Krosi. Ky i fundit, nëpërmjet një shkrese përcjellëse çon tek prefekti katër vendime të pamiratuara në Këshillin Bashkiak. Duke qenë se ishin në shkelje të hapur me ligjin, prefekti ja ka kthyer kryebashkiakut për rishqyrtim. Por kreu i bashkisë, sipas Seitit, ka ngulur këmbë në të tijën, duke ia risjellë edhe një herë ato prefektit ashtu siç ishin, duke e detyruar prefektin t’i dërgojë ato për t’u zhvlerësuar në gjykatë. Sipas prefektit, praktika e ndjekur nga kryebashkiaku i Dibrës për vendimet në fjalë, mund t’i përcillej dhe prokurorisë për ndjekje penale. Prefekti bën të ditur se ka dhe vendime të tjera, si ai i 9 janarit 2006, në të cilin këshilltarët bashkiakë kanë vendosur të shpërblejnë veten e tyre dhe protokolluesin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për vitin 2005. Të shpërblesh këshilltarët bashkiakë, sipas prefektit, nuk bazohet askund në ligj dhe është pak ta quash këtë veprim qesharak. Moria e problemeve të shpërfaqura në letrën e prefektit të bën të besosh se Dibra tashmë i ngjan një qyteti të vënë nën dominimin e një grupi drejtuesish partiakë dhe vendorë të PD-së, të cilët jo vetëm që nuk njohin ligj, por tregojnë anën tjetër të medaljes së sloganit të kryeministrit Berisha ‘Me duar të pastra’.

Akuza
Kryetari i PD-së Gazidede, që është edhe kryetar i Këshillit të Qarkut, së bashku me 8 nëpunës të tij kanë probleme me ligjin.

Kryebashkiaku
Mjaft origjinal në shkeljet e ligjit, sipas shkresës së prefektit, është edhe kryetari i Bashkisë së Dibrës, Krosi.

Llogaria
Këshilltarët e djathtë që i kërkojnë llogari Gazidedes për emërimet e shkarkimet e drejtorëve të ndërmarrjeve.

Personat e akuzuar
Deputeti i Dibrës, Rahim Kaleci
Kryetari i SHISH-it për Dibrën, Ilirian Meraj
Nënkryetari i SHISH-it për Dibrën, Përparim Karasani

GAZETA SHQIPTARE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Mausi

Postuar mė 12-2-2006 nė 03:41 Edit Post Reply With Quote
Kjo Gazeta Shqiptare eshte nje gazete thashathemesh shkruan gjera vetem kundra qeverise eshte gazete Komuniste.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 12-2-2006 nė 19:31 Edit Post Reply With Quote
Gazete komuniste,eshte e kuptueshme sepse gjysem shekulli tragjedi nuk harrohen kollaj.Po per komunistet qe hiqen si lidere te se djathtes cfare duhet thene....!?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 14-2-2006 nė 14:55 Edit Post Reply With Quote
Kjo eshte nje problem qe e kam then dhe me pare.

Mbushur forumi me shkrime nga mediat e majta e ekstremit te majte e shkrime qe behen si fabrikime te perditeshme per luften politike nga e majta.

Keto shkrime duhet te jene referenc per te djathten??

A justifikohen se Sala ka qene ish komunist apo ka mbeturina te komunizmit, e keta qe jane antikomunist e te djathte, te flasin me gjuhen e ekstremit te majte???pa kuptim??

Deshtimi i te djathtes ne keto 15 vjet eshte pikerisht ky.

Se shume nga ata qe donin ose thonin se i benin PDse opozite nga e djathta [ qe PD ka nevoje te drejtohet se shume vendime i ka mare si e majte], jane ngjitur me luften politike te ekstremit te majte, e kjo ju ka humbur identitetin.

Prandaj edhe ne popull shume keta te djathte jane pare jo te besushem e asnjehere nuk jane votuar.

Mendnoj se PD ka nevoj per shume kritika nga e djathta.

Po keto nuk jane gjera qe shkruhen ne ZP , Gazeten Shqiptare qe dihet eshte ZP me emer tjeter e shtypin apo analist te ekstremit te majte.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 14-2-2006 nė 20:37 Edit Post Reply With Quote
Perpara zgjedhjeve pata derguar neper redaksite e "Korierit" dhe "Shekullit" shkrime qe kritikonin Berishen per disa nga gabimet kur ishte ne pozite e opozite,cuditerisht shkrimet nuk u botuan me preteksin se nuk ishte koha per te goditur Berishen.Dua te pyes ku i rendit z.Bledi keto dy gazeta.....!
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 14-2-2006 nė 21:11 Edit Post Reply With Quote
Ti do te thuash jane te majta te dyja e perkrahen Berishen per interesat e tyre ne fushate.

E Berisha eshte i majte se ka qene komuniste.

E ti na ve shkrime te ekstremit te majte, te Gazetes Shqiptare qe udheheq sulmin e ekstremit te majte.

E KU ESHTE E DJATHTA ????!!!!

Pika ime kjo qe, te veme shkrime referime kritika nga shtypi media analiste etj nga nje kendveshtrim i djathte.

Po pelqen Gazeten Shqiptare se shan Berishen, une nuk i gezohem asaj se ata e bejne per llogari e interes te ekstremit te majte e mafjes e korrupjonit e ASAJ UNE NUK I REFEROHEM FARE.


Besoj u shpjegova qarte ca doja te thoja, qe te miremi vesh se debatet e kota nga nje here nuk kane vlere.

Me te mira

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 16-2-2006 nė 20:58 Edit Post Reply With Quote
Ngjela, djali plangprishės i mazhorancės

Thellohen mosmarrëveshjet mes kreut të Komisionit të Ligjeve dhe kryetares së kuvendit


Ka ngecur sërish makina e mazhorancës së djathtë, edhe pse vetëm pak ditë më parë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi është shprehur për ruajtjen e unitetetit mes rrymave të ndryshme të mendimit parlamentar. Djali plangprishës i selisë blu,
avokat Ngjela ka bllokuar një nga nismat më të shumëpërfolura të qeverisë që janë marrë në emër të luftës kundër korrupsionit duke tronditur edhe njëherë pozitat e kryeministrit Berisha. Moratoriumi i qeverisë për skafet ka nxjerrë në pah mosmarrëveshjet që ekzistojnë në radhët e mazhorancës, duke përforcuar edhe më shumë zërat për ndarjen e grupimeve brenda demokratëve. Projektligji i qeverisë ka sjellë përplasje të pashmangshme mes kreut të Komisionit të Ligjeve Spartak Ngjela dhe kryetares së kuvendit Jozefina Topalli ,të cilët kanë shprehur qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me miratimin ose jo të moratoriumt të qeverisë për skafet. Dy figurat qëndrore të Partisë Demokratike, Ngjela e Topalli janë konfliktuar sërish me njëri-tjetrin, duke lënë të nënkuptohet se antagonizmi mes tyre ka vënë seriozisht në diskutim solidaritetin e mazhorancës. Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar paraditen e djeshme projektligjin e qeverisë për skafet ku pas diskutimeve të shumta në prani edhe të ministrit të Brendshëm, Olldashi, moratoriumi që u ndalonte qarkullimin për 3 vjet të mjeteve mototike lundruese nuk është miratuar. Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, ka shpjeguar nevojën e miratimit të këtij dokumenti duke deklaruar se legalizimi i nismës së qeverisë është një domosdoshmëri, për frenimin e trafikut, jo vetëm të qënieve njerëzore, por edhe të lëndëve narkotike drejt kufijve të vendeve të BE-së. Sipas tij nga statistikat e policisë rezulton se në shumicën e rasteve ky aktivitet zhvillohet me mjete të shpejta lundrimi, të cilat i tejkalojnë kapacitet teknike të Policisë dhe të Rojes Bregdetare për bllokimin e tyre. Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës për goditje të turizmit në vend duke e argumentuar këtë me faktin se projektligji nuk ka impakt në zhvillimin e turizmit, pasi nga 344 mjete motorike të regjistruara, vetëm 106 prej tyre iu kufizohet përdorimi. Bllokimi i projktligjit të qeverisë është arritur me ndihmën e kryetarit Ngjela dhe deputetit të PDR-së Nard Ndoka, të cilët kanë bashkuar votat me opozitën duke bllokuar nismën e qeverisë. Sipas Ngjelës, drafti është anti-kushtetues, pasi ai i diskriminon shqiptarët, duke i konsideruar ata fajtorë në rast përdorimi të mjeteve motorike për tre vjet, ndërkohë që këtë të drejtë u’a lejon shtetasve të huaj. Ndërsa deputeti Ndoka në qëndrimin e tij kundër, argumentoi se projektligji duhet të kishte faturë financiare për dëmin ekonomik që shkakton ndaj turizmit. Kundër miratimit të projektligjit u shprehën edhe deputetët socialistë, anëtarë të komisionit, të cilët e cilësuan moratoriumin për skafet si goditje për turizimin. Në përfundim të debatit ,në parim u zhvillua votimi i cili rezultoi me 7 vota pro, 7 vota kundër dhe 2 abstenime. Për këtë arsye anëtarët e komisionit u shprehën që projektligji të shkojë në seancë plenare me dy mendime të kundërta. Menjëherë pas kësaj ka reaguar zyra e shtypit e kryetares së kuvendit, e cila ka shprehur në një deklaratë për shtyp se moratoriumi i qeverisë për skafet është miratuar në Komisonin e Ligjeve me 8 vota pro, 1 abstenim dhe 1 mungesë. Ky deklarim i zyrës së Topallit ka shënuar incidentin e dytë me avokat Ngjelën, i cili e ka kritikuar kryetaren e kuvendit për mënyrën e drejtimit të seancave parlamentare. Pavarësisht kësaj me pozicionimin e fundit Ngjela ka dëshmuar se mbetet djali plangprishës i mazhorancës, që duhet marrë seriozisht nga kryeministri Berisha përpara se të dërgojë projektligje në kuvend.

EKSPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 17-2-2006 nė 04:30 Edit Post Reply With Quote
Ngjela: Kjo, qeveria e akulloreve

Kritika të ashpra projekteve të Berishës. Deklarata të nxehta dhe kritika të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha nga deputetët e grupit të tij parlamentar. Ishte Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Spartak Ngjela, ai që u ankua në seancë se Berisha s’po bën asgjë. Ngjela përfitoi nga debati i zhvilluar në seancë për pensionet suplementare të ushtarakëve për të kritikuar publikisht kryeministrin se po ndjek rrugën e gabuar me projekligjet që po dorëzon në kuvend, duke favorizuar disa shtresa, e duke rënduar të tjera. “Kur do e ndaloni bamirësinë sociale. A e dini se vendi ka krizë ekonomike dhe nuk është momenti t’i japësh akullore disa shtresave? Kështu nuk dilet nga kriza”, akuzoi Ngjela. I gjendur përballë kritikave të deputetëve të tij, të cilat sigurisht si priste, Berisha u përgjigj se Ngjela shfaq tendenca ultraliberale, të cilat nuk i bëjnë mirë qeverisjes e cila e ka të pamundur të mos mbrojë shtresat sociale. Kjo përgjigje acaroi më shumë replikat mes tij dhe Ngjelës i cili pa u menduar dy herë i tha - “Kur të ktheni kokën prapa do të shihni se skeni bërë asgjë”.

Sherri
Projektligjet e fundit të qeverisë si ai për pezullimin e lundrimit të mjeteve me motor apo legalizimi i zonave informale, kanë sjellë pakënaqësi e debate brenda mazhorancës. Mospërputhja e qendrimeve mes deputetëve të djathtë u vu re qartazi në seancën e djeshme plenare, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve Spartak Ngjela nuk ngurroi të kritikojë publikisht kryeministrin se po gabon dhe devijon nga programi që ka mazhoranca. Edhe pse mëria e Ngjelës plasi gjatë diskutimit të projektligjit për pensionet suplementare të ushatarkëve, prej kohësh ai është kthyer në oponencën kryesore brenda PD-së. “Kështu si po veproni ju zoti Kryeministër, duke na paraqitur këto projekte, nuk do të dalim kurrë nga kriza”, tha Ngjela i mbështetur fuqishëm nga opozita që qeshte duke parë debatin mes mazhorancës. Pa dashur të vazhdojë debatet me deputetin e grupit të tij parlamentar, Berisha ju kundërpërgjigj duke theksuar se qeveria duhet mirëkuptuar pasi po lufton monopolet.

Përçarja
Më tepër se opozitën, mazhorancës tani i duhet të përballojë kundërshtimet nga deputetët e saj, që sa vijnë e po bëhen më të forta. Seanca e djeshme plenare, vuri në dukje përçarjen e krijuar brenda mazhorancës për projekte të ardhura nga qeveria, ku më i fundit është moratoriumi për “Pezullimin e lundrimit të të gjitha mjeteve me motor në ujrat shqiptare”. Pas rrëzimit në parim të këtij projekti në komisionin parlamentar të ligjeve, debatet u reflektuan në seancën e djeshme plenare. Zëri u ngrit nga avokati Ngjela, por nga ana tjetër jo pak deputetë aleatë të PD-së nuk përputhen me draftet e qeverisë për legalizimet, pronat ai dhe ndalimin e lundrimit të mjeteve motorike.

Përlasja
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Spartak Ngjela akuzoi dje kryeministrin Berisha se po devijon nga programi i dhe po sjell projektligje që favorizojnë shtresa të caktuara. Ndërsa sipas Berishës kjo është fytyra sociale e qeverisë që lufton monopolet e ndihmosh shtresat në nevojë.

Akuza
Sipas avokatit, kreu i qeverisë Sali Berisha nuk po bën asgjë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. “Shteti duhet tu japë ndihmë atyre që paguajnë taksa jo atyre që s’paguajnë. Duhet të ecim me ekonominë e tregut” kërkoi Ngjela.

Kundërshtimi
Vetëm një ditë më parë, Spartak Ngjela ishte kundër pezullimit të lundrimit të mjeteve me motor, skafeve e gomoneve për 3 vjet. Sipas tij, qeveria kështu cënon hapur pronësinë dhe favorizon të huajt e jo shqiptarët.

MONITOR

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 17-2-2006 nė 11:08 Edit Post Reply With Quote
MERO BAZE

A kemi pasur vërtet ushtarakë?

Një shoqatë ushtarakësh të
liruar, po mban nën presion për disa muaj qeverinë Berisha, lidhur me disa
përfitime financiare që ata duhet të marrin për shkak të profesionit të
tyre si ish ushtarakë. Për hir të së vërtetës, PD-në, qysh kur është
krijuar, e ka ndjekur beteja publike me ish-ushtarakët. Kur kishte dy muaj
që ishte krijuar, u ndesh me ta tek Shkolla e Bashkuar në një përpjekje
për grusht shteti prej tyre, pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.
Pas vitit 1992, kur u deshën të nisnin reformat në ushtri, u ndesh me
armatën e atyre mijëra oficerëve, që duhet të shkonin në lirim, për shkak
të kushteve të vendosura për ristrukturimin e ushtrisë. Në vitet
1995-1996, shumica e këtyre ish-ushtarakëve, u gjendën të punësuar në
firmat piramidale dhe PD-së iu desh të ndeshej realisht me ta në vitin
1997, si udhëheqës të protestave të armatosura. Realisht ata e fituan këtë
betejë, duke shënuar kështu dhe betejën e vetme që kanë bërë si ushtarakë
gjithë jetën në Shqipëri, betejën për të rrëzuar me dhunë institucionet
dhe për të shkatërruar ushtrinë shqiptare. Pas vitit 1997, shumica e
këtyre ushtarakëve u risistemuan në punë në çfarëdo pozicioni, sipas
kontributit që kishin dhënë në trazira, që nga mësues e deri tek
komandantë. Tani që reformat drejt NATO-s u intensifikuan, shumica e tyre
janë sërish të papunë, disa për shkak të aftësive të kufizuara, disa për
shkak të moshës. Por indoktrinimi i tyre ideologjik i bën ata sërish
njerëz aktivë. Kanë disa muaj që turmat e tyre na zënë rrugët nëpër Tiranë,
na zënë ekranet dhe faqet e gazetave dhe na flasin për disa merita që
shqiptarët as i kanë njohur, as kanë dëgjuar ndonjëherë. Flasin se janë
pjesa më dinjitoze e shoqërisë shqiptare. Në të vërtetë, kjo është një
gënjeshtër e madhe. Ata janë pjesa e shoqërisë shqiptare që ka qenë më e
privilegjuara në diktaturë. Kanë qenë njerëzit që kanë pasur të garantuar
punën, rrogën e lartë, shtëpinë, arsimimin e familjes dhe punësimin e
familjes. Asnjë kategori tjetër e shoqërisë komuniste shqiptare nuk e ka
pasur këtë privilegj. Për 50 vite komunizëm nuk iu ra fati të bënin asnjë
betejë dhe të provonin dinjitetin e tyre. Beteja e tyre e vetme ishte ajo
e vitit 1997, kur shumë prej tyre, nga jashtë gardheve të reparteve dhe,
të tjerë, nga brenda reparteve, shkatërruan atë mbetje të ushtrisë
shqiptare, duke i hequr çdo të drejtë asaj të quhet ushtri dhe, për më
tepër, me dinjitet.
Thonë se meritojnë të paguhen,
se kanë kontribuar për atdheun. Kjo, po ashtu, është një gënjeshtër e
madhe. Nëse ka kategori shoqërore që jo vetëm nuk ka kontribuar, por e ka
rrjepur ekonominë e vendit tonë, është ushtria. Marrëzia e saj e fundit e
komunizmit ishte harxhimi i milionave për bunkerët. Ata vetëm sa e kanë
varfëruar ekonominë e vobektë shqiptare dhe, të mësuar me privilegje të
pafundme, nuk e kuptojnë dot se mund të jetojnë njësoj si qytetarët e
tjerë në liri.
Ka dhjetëra kategori sociale të
persektuara realisht dhe të shfrytëzuara nga komunizmi. Janë të
persektuarit realë në burgjet komuniste që kanë punuar gjithë jetën pa
marrë asnjë pare dhe ende nuk u kanë kthyer mundin e tyre. Janë pastaj
njerëzit e lirë të Shqipërisë të asaj kohe, që i kanë dhënë Shqipërisë
shumë herë më tepër se kanë marrë. Janë minatorët që kanë punuar nën tokë
dhe po vdesin nga sëmundjet profesionale, që nuk kanë asnjë status. Janë
metalurgët e Elbasanit, që po shuhen një nga një më shpejt se furrnaltat
që ngritën. Janë zona të tëra malore që janë shkretuar nga ndryshimi i
destinacionit të shoqërisë së tregut në Shqipëri. Është një Shqipëri e
tërë që ka nevojë të kompensohet për atë që ka hequr nga regjimi komunist,
elitë dhe siguri e të cilit ishin këta ushtarakë. Tashmë në rrugë janë
vetëm këta, në emër të interesave të tyre sociale. Kjo është një ironi e
madhe. Ata nuk i zbut shteti social i Sali Berishës, por shteti socialist
i Enver Hoxhës. Ata nuk duan para, nuk duan pensione. Ata duan parajsën që
humbën me ikjen e regjimit. Ata mund të tolerojnë vetëm një regjim të
përafërt me të, si ky që iku, një regjim që i bën të ndihen në pushtet.
Litari jashtë që kanë lënë duke
ikur socialistët, me pensionet e tyre, është në të vërtetë një motiv për
të imituar lavdinë, që ata i njohin vetes si luftëtarë kundër qeverive të
PD-së. Pas atyre do të kemi shoqatën e ish oficerëve të Sigurimit, të
cilët ndoshta do të kërkojnë pension të përjetshëm për shkak të
profesionit. Dhe, po t’i krahasosh me këta të ushtrisë, ata realisht kanë
pasur më shumë punë dhe tension në profesionin e tyre. Të gjithë këta na
flasin në emër të ushtarakëve që nuk i kemi pasur kurrë, në emër të atyre
që nuk i vumë kurrë në provë për të mbrojtur dinjitetin e Shqipërisë. Dhe
për turp të kësaj qeverie, e cila përfaqëson pjesën jokomuniste të
shoqërisë, dhuratat e para financiare po ua ndan atyre që vazhdojnë të
qajnë parajsën e komunizmit

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 22-2-2006 nė 23:18 Edit Post Reply With Quote
“Unė kam folur para se tė binte muri…”

Në mbledhjen më të fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike para dy netëve u dëgjuan deri jashtë salle debate të ashpra. Dhe përsëri mendimin ndryshe në këtë debat e përfaqësonte i njejti emër që është lakuar më shumë se kushdo nga media kohët e fundit e që është quajtur “rrebel”. Në fakt, nuk mund të ndodhte ndryshe dhe nuk mund të mos ishte përsëri ai,
avokat Ngjela protagonist i mendimit ndryshe brenda partisë që ai përfaqëson. Dhe si për të mos mjaftuar debatet brenda sallës, dje Ngjela gjeti rastin dhe e mbylli intervistën e tij në një kanal televiziv privat me fjalët… “unë kam folur para se të binte muri i Berlinit”…


Kjo e vërtetë e pamohueshme është një përgjigje fine, madje më shumë se kaq ajo është një kërcënim me gjuhë diplomatike për të gjithë pragmatistët e politikës dhe pseudodemokratët. Të paktit, e kuptuan mesazhin dhe ju ikën gazetarëve. Të shumtit, u vrenjtën, bënë sikur u mërzitën dhe duke trashur zërin thanë para kamerave e kasetofonëve të gazetarëve ndonjë fjalë, ashtu kot sa për të thënë pasi ju duhej të distancoheshin prej mendimeve armiqësore të avokatit që tashmë nuk e ka për herë të parë që kundërshton doktorin. Pastaj, çmund të bënin më shumë se kaq për tu quajtur besnikë dhe për të mbetur në politikë?!...


Duke u kthyer tek protagonisti i politikës në kampin blu, me të drejtë gjithsecili i bën pyetjen vetes: Kush është ky njeri dhe pse ka vendosur të mendojë e shprehet ndryshe nga të tijtë? Për të gjithë ata që nuk e njohin, avokati rrjedh nga një familje intelektuale e shkallës së lartë, ka një mbiemër që i bën nder atij dhe së fundi, ka staturën dhe personalitetin e juristit që do tja kishin zili jo vetëm të zbriturit apo të ardhurit shumë vonë në Tiranë. Me këtë c.v., vështirë se avokati mund të jetë qoftë edhe një çast të vetëm në një mendje me të shumtit e tij që kanë hyrë në politikë pa emër e mbiemër ( fatkeqësisht, pjesën më të madhe të deputetëve të sotëm i njohin vetëm gratë e tyre dhe askush tjetër ), që nuk kanë as kulturën minimale por të domosdoshme demokratike të dialogut, që edhe pse janë me mandate deputeti vazhdojnë të mendojnë si policë, doganierë e bodigardë nga e kanë prejardhjen, që e quajnë veten juristë dhe njohës të ligjit vetëm pse janë regjistruar apo vazhdojnë ende fakultetin juridik me korrespondencë në Universitetin e Shkodrës apo Elbasanit, pse kanë ca para por që ende nuk dinë të hanë me thikë e pirun dhe më së fundi, ata që personalitet quajnë besnikërinë e që kanë hyrë në politikë vetëm për të përfituar materialisht, e thënë më shqip, të marrin çtë marrin. E dhimbshme, por e vërtetë.


Për hir të së vërtetës, duke i hedhur një sy platesë së Parlamentit nga galeria ku rrinë gazetarët, nuk është e vështirë të kuptohet se, sa e vështirë është për avokatin të rrijë në një rrjesht me gjithë këtë takëm provincial që dallon dukshëm dhe nga mënyra si i lexojnë para kamerave televizive fjalimet e përgatitura nga persona anonimë. Për të gjitha këto, atë e ndan një hendek i madh me të shumtit e tij dhe është shumë më ndryshe në çdo aspekt nga shumica e shumicës qeverisëse.Hidhini një sy listës së deputetëve demokratë që të bindeni. Duke qënë të tillë, njerëz pa personalitet e integritet, a mund dhe duhet të shpresojmë se një ditë ata mund të mendojnë ndryshe nga Ai që i përzgjodhi me dorën e tij duke i porositur sëpari të vishen me kostum dhe të mësojnë të ulen në tavolina? Absolutisht jo. Për fatin e keq të avokat Ngjelës dhe tonin bashkë me të, ai do të vazhdojë të mbetet zë i vetëm në sfond të korit të stonuar blu deri ditën që, ata, të paktit qytetarë dhe intelektualë brenda atij kampi do ti bashkojë e mira e të gjithëve dhe do të guxojnë të mendojnë ndryshe. Shëmbulli i avokat Ngjelës nuk mungon.

EKSPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-2-2006 nė 17:24 Edit Post Reply With Quote
Qeveria nė krizė

Bamir Topi ka pranuar dje se në 8 votat pro shkarkimit të kryeparlamentares Topalli ka pasur vota dhe nga krahu i maxhorancës. Me këtë deklaratë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike pranon se gjatë votimit për mocionin ndaj Jozefina Topallit ka pasur rrjedhje votash nga radhët e maxhorancës. Deklarata e Bamir Topit është bërë dje gjatë një prononcimi për median, ku ai është pyetur nëse 8 votat pro mund të merren si një kundërshtim i vendimit të grupit parlamentar të PD-së për kërkesën e socialistëve, e cila synonte të shkarkonte nga posti i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallin. Për këtë ai ka thënë “votime pro ka patur edhe nga krahu i maxhorancës”.Megjithëse pranon se deputetë të maxhorancës kanë votuar pro shkarkimit të Topallit, nënkryetari i demokratëve thotë se votimi për mocionin në fjalë ka qenë i rregullt nga ana proceduriale dhe mund të konsiderohet i ezauruar. Votimi për mocionin e shkarkimin ndaj Topallit u rrëzua me 70 vota kundër, 8 vota pro dhe asnjë abstenim.
Votimi
Përsa i përket çështjes së votimit të kësaj kërkese, Bamir Topi deklaroi se ai ka qenë në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ndaj, sipas tij, një ditë më parë u rrëzua një kërkesë thellësisht politike dhe pa asnjë lloj bazamenti të karakterit kushtetues e procedurial. Përsa i përket mënyrës së votimit, me kuti apo me elektronikë, ai tha se rregullorja i parashikon të dyja variantet, ku me votim u zgjodh ai me elektronikë. Për këtë arsye, sipas demokratit, kjo nuk duhet të kthehet në një debat politik. “Votimi elektronik në rastin konkret ishte më i shpejtë dhe me të njëjtën siguri. Pra, askush nuk e di se si është votuar, kush ka votuar, në ç’mënyrë ka votuar. Pra, kjo garanton plotësisht fshehtësinë e votimit”, tha Topi. Përsa i përket mosvotimit të kryeministri Berisha, deputeti demokrat theksoi se kjo ka qenë pjesë e karakterit teknik, nga i cili u karakterizuan dhe disa vota të tjera. “Unë di që janë dy-tre raste që janë shprehur dhe kanë ardhur si pasojë e defektit teknik. Me këtë teknologji në Kuvend ndodh që e shtyp njëherë butonin. Nuk të vjen sinjali. Mendon se nuk e ke shtypur. E shtyp për së dyti dhe e anulon. Ky ka qenë momenti teknik”, u shpreh ai.
Reagimi për socialistët
Në lidhje me qëndrimin e socialistëve, Topi tha se kohët e fundit në Parlament po krijohet një situatë e papranueshme përsa i përket reagimit të tyre. Ai theksoi se, grupi parlamentar i PS-së mundohet të prishë seancat, ku diskutohen nisma të rëndësishme, pa pasur asnjë motiv thelbësor. Sipas tij, socialistët, të cilët e kanë humbur pushtetin, 6 muaj në opozitë u duken shumë dhe reagojnë pa argumenta. Këtu demokrati i’u referuar senacës së djeshme, ku socialistët nuk lejuan që ajo të zhvillohej normalisht. “Vlen të përmend veprimin antiqytetar, me mungesë të kulturës, të ish-ministrit të kulturës, i cili prishi sistemin elektronik. Kështu që, kaluam në parim dy konventa dhe nuk arritëm të shkojmë në votim thjesht për arsye teknike. Pra, çështja është disi më e gjerë. Parlamenti duhet të jetë ambjent qytetar. Kjo është arsyeja që është miratuar me konsensus një rregullore”, tha demokrati. I pyetur mbi situatën e krijuar në Parlament, Bamir Topi theksoi se ky institucion për sa kohë do të zbatojë rregulloren do të jetë në gjendje korrekte.

SOT

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2007 nė 15:03 Edit Post Reply With Quote
Kundër politikës së pakteve private

Nga Ardian Ndreca
09-05-2007
Në vitin 60 p.Kr në Romë vendosej triumvirati i parë i Cesarit, Pompeut dhe Krasit, një pakt pa vlerë institucionale, pa miratimin e senatit, një marrëveshtje private me qëllime politike që synonte me zgjatë pafundimisht pushtetin politik të Cesarit dhe Pompeut kundër optimatëve, partisë së fisnikëve. Vetëm Katoni dhe Ciceroni qenë ata që kundërshtuen me gjithë forcat këtë pakt antidemokratik që bëhej prej vetë demokratëve, këtë pakt që lejoi vagabondë dhe aventurierë si Publio Klodio të merrnin më vonë pushtetin. Kuptohet se e gjithë kjo nuk ka asnjë ngjashmëri me vendin tonë sot, pse në politikën tonë nuk ka as fisnikë dhe as Katona e Cicerona, ka vetëm Publio Klodio e Katilina dhe mbi të gjitha, ka pakte private që e kanë shndërrue politikën shqiptare në një pazar beduinësh, ku shitet dhe blehet gjithçka. Shenjë e këtyne pakteve private që janë pengesa kryesore e demokracisë dhe e forcimit të institucioneve në vendin tonë është kthimi i F. Nanos në skenë.

* * *

Kthimi i Nanos dhe marrëveshtja e heshtur për ta paraqitur si kandidat për president përbën një prej fletëve më të ndyta që janë shkrue në këto vite në politikën shqiptare. Çuditërisht Berisha që ka shungullue kundër Nanos me sharje dhe fyerje nga më të rëndat për gjëna krejt dytësore, tashti nuk e sheh sesi ai kthim përbën nji turp për vetë institutin e presidentit. Kjo gjë, domethanë se tek "armiqsia" e Berishës me Nanon nuk ka pasë asgjë parimore, por gjithçka ka qenë thjesht e drejtuar prej nji pragmatizmi politik që sheh interesat e ngushta të pushtetit. Marrëveshtjet private për të vendosë Nanon si kandidat për president nuk do të kenë sukses, pse janë ndërkombëtarët ata që s'e lejojnë nji gjë të tillë, por tentativa ishte e turpshme dhe tregon nivelin e ulët të komunikimit që kanë udhëheqësat e partive me anëtarët e tyre dhe me vetë votuesit. Zgjedhja si president e nji individi të papërgjegjshëm si Nanoja, i cili është paradigma e degradimit të nji aparatçiku marksist në sajë të korrupsionit dhe të shpërdorimit të vlerave të shtetit, do të ishte fundi i Republikës Shqiptare dhe do të sanksiononte ndamjen në dysh të sferave të shfrytëzimit të paligjshëm të pasurive kombëtare.

***

Një tjetër ngjarje që kaloi në heshtje dhe pa shpjegime ishte dorëheqja e ministrit të Jashtëm. Tha se është i lodhur dhe heq dorë nga detyra. Kemi pritur disa ditë për me ndie prej ish- ministrit shkaqet e dorëheqjes, por jo vetëm që nuk ndiem arsyet por u desh me ndie disa mesazhe me valë të ulëta, ku theksohej besnikëria dhe devocioni, mesazhe sentimentale tipike të erës së nënkomunikimit – të cilat nuk e mbulojnë dot papërgjegjësinë institucionale të individit.

Politika jonë e jashtme sidomos në këto 15 vjetët e fundit ka qenë shumë anemike në suksese dhe krejt e mjerueshme në personazhet që e kanë përfaqësuar. Platoni (i cili s'ka qenë bejtexhi për kah zanati) ka vërejtur se po të lejohen poetët me e qeverisë nji vend, atë vend e ka marrë fundi, pse dihet që poetët e mbajnë kryet ndër shtëllunga resh e merren me idhuj (eidola) të rremë.

Një person publik duhet të ketë aq përgjegjësi sa t'iu shpjegojë qytetarëve arsyet që e shtyjnë drejt atij vendimi.

Në qoftë se politika jonë e jashtme ka hyrë në një «qorrsokak» kjo i duhet ditë për nder stafit që Berisha vuri në krah. Në një kohë që Kina ka peshë vendimtare në Këshillin e Sigurimit për çeshtjen kosovare, qeveria shqiptare u jep strehë refugjatëve ujgurë, të "përcjellur" jashtë SHBA (mbasi G. Ë. Bush në vitin 2002 ka shtirë Lëvizjen Islamike të Turkistanit Lindor në listën e grupeve terroriste). Kjo gjë acaronte marrëdhëniet me Kinën, që sigurisht nuk ka për të na ndihmuar në OKB. Një ndër dëshirat e përhershme të kësaj administrate të punëve të jashtme ka qenë ndërmjetësimi me lindjen islamike, me Sirinë, me Iranin, me Libanin – e kur ministri spanjoll mbërrinte në Tiranë duke i kërkue ndërmjetësim me Iranin, si vend anëtar i Konferencës Islamike – zyrtarët tanë bënin sikur zemëroheshin. Si mund të sfidohen interesat e vendit duke vendosë si zv/ministre një person që Presidenti nuk e miraton si ambasadore në SHBA? Kush qenka kjo zonjë kaq e pazëvendsueshme? Nji alter ego e H. Kissinger-it apo e M. Thatcher-it?

Interesat e kujt do të mbrojë ajo kur të bëhet fjalë me zgjedhë mes Turqisë dhe Shqiprisë dhe kush na siguron se çeshtjet e rezervuara të atij dikasteri nuk përfundojnë përjashta! Zoti Berisha nuk mujti me gjetë një person që të kishte vetëm pasaportë shqiptare që të mbulonte atë detyrë? Në mos tjetër për të mos krijuar precedente negative.

* * *

Berisha është njeri i sigurt në vetvete dhe si i tillë nuk e ka lënë veten me u ndikue prej të tjerëve në vendimet e tij themelore, prandaj meritat dhe dobësitë e qeverisjes i takojnë atij drejtpërdrejt. Atij i është dhënë një mundësi e dytë në politikë, fat që as Ahmet Zogu nuk e ka pasë, por doktori dhe skuadra e tij na kanë zhgënjye thellësisht. S'kanë bërë reformat e premtuara, s'kanë çliruar vendin prej monopoleve, s'kanë çliruar – jo shtetin – po as partinë e vet prej mënyrave të vjetra të qeverisjes, dhe mbi të gjitha, s'kanë hequr dorë prej pakteve private në politikë. Kur fjalë të këtilla vijnë prej atyre që kanë interesa dhe duan me u përfaqësue në politikë, dyshimi ndaj tyre mund të ishte i ligjshëm. Por ky zhgënjim vjen prej atyre që nuk «kërcënojnë» për arsye higjienike pushtetin e askujt – as majtas e as djathtas – e ky zhgënjim është një sinjal kundrejt efekteve narkotizuese që po i shkakton pushteti shumë politikanëve shqiptarë, të cilët e kanë humbur ndjeshmërinë ndaj realitetit dhe ndaj kërkesave të vendit.

Përzgjedhja e personave dhe paktet private nuk tregojnë vullnet për ndryshim, personalizimi i konflikteve, sulmet ndaj kundërshtarëve dhe institucioneve që ata përfaqësojnë nuk kanë bërë gja tjetër veçse kanë kontribuar në prishjen e shijeve të dobëta demokratike të popullit tonë. Në këto kushte mund të themi me bindje vetëm një gjë: kemi nevojë për një forcë të re apo të rinuar politike, për nji parti demokratike liberale, që të mos jetë pronë e askujt, që të mos ecin me pakte private, por të përfaqësojë interesat e njerëzve të ndershëm, të atyre që as kjo qeveri dhe as opozita nuk përfaqëson denjësisht.


shekulli


Dihet qe nuk jam kunder kritikes perkundrazi.

Kur vjen nga Ardian Ndreca duhet me e marre shume seriozisht.

Tani deshiroj ti drejtohem publikisht Ardianit duke i kujtue se kritika me e madhe dhe themelore qe duhet ti behet hapur qeverise Berisha eshte:

Pse nuk ndahet PD dhe qeveria e saj nga spiunet e sigurimit te shtetit sic eshte psh masoviku fahri balliu :
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2376&page=4





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nurellari

Postuar mė 20-5-2007 nė 16:30 Edit Post Reply With Quote
nje nder problemet kryesore te qeverise

Qeverisja midis arbitraritetit dhe legjitimitetit
Botuar tek revista Klan
Adri Nurellari

Disa prej betejave më të fundit të qeverisë kanë hasur një rezistencë të jashtëzakonshme nga shumica e përfaqësuesve të forcave të gjalla të shoqërisë shqiptare. Mirëpo kjo situatë nxjerr në pah debatin klasik midis legalitetit dhe legjitimitetit. Nga një anë një pjesë e mirë e nismave të ndërmarra nga qeveria janë plotësisht të ligjshme, dhe kanë të bëjnë thjesht me zbatimin e disa ligjeve që janë vendosur kohë më parë si pjesë e legjislacionit shqiptar. Nga ana tjetër revoltimi masiv ndaj zbatimit të këtyre ligjeve të lë të mendosh se këto nisma nuk gëzojnë aprovimin e shumicës pra nuk gëzon legjitimitet të mjaftueshëm.
Mirëpo ky debat nuk mund të ngelet në nivel filozofik midis dy koncepteve që janë debatuar prej kohësh nga filozofët, historianët apo politologët kur diskutohet nëse duhet të kenë apo jo imunitet nga ligji përfaqësuesit politik të popullit. Konteksti është ai që bën diferencën dhe është çelësi i zgjedhjes së njërit apo tjetrit version. Dhe konteksti në Shqipëri është më se i qartë. Ilegaliteti është i pranishëm kudo dhe jo vetëm që është i pranishëm por është i institucionalizuar. Më shumë se gjysma e ekonomisë shqiptare është prej kohësh informale. Pothuaj çdo kompani private në Shqipëri kryen evazion fiskal duke fshehur të ardhurat e vërteta e për rrjedhojë duke mos paguar një pjesë të mirë të të ardhurave që ligjërisht do t’u takonte të pagonin. Ky është një realitet i konsoliduar prej kohësh në vendin tonë, mjafton të shkosh në një kafene apo dyqan në një ditë të bukur me diell në mes të kryeqytetit për të parë që nuk kanë kasa që të regjistrojnë sikurse duhet shitjet e bëra.
Informaliteti në Shqipëri gjendet kudo, në çdo sektor të ekonomisë apo jetës sociale dhe vështirë se mund të eliminohet menjëherë me dorë të egër duke patur parasysh se pothuaj të gjithë jemi të përfshirë. Mjafton të përmenden ndërtesat apo shtesat e panumërta ilegale që gëlojnë anembanë vendit për të kuptuar sesa masiv dhe i institucionalizuar është ky realitet. Madje edhe politikanët kryesorë të shtetit vetë përflitet se jetojnë në ndërtesa informale.
Nga një anë është e domosdoshme që të vendoset ligji sepse ky vend kurrë nuk ka për të hyrë në Evropë për sa kohe zbatueshmëria e ligjit është minimal. Me ne kanë për t’u tallur dhe kanë për të na nëpërkëmbur nëpër ambasada për sa kohë jetojmë në të till informalitet. Por nga ana tjetër është vështirësia për të eliminuar informalitetin pa përfshirjen apo miratimin masiv të qeverisë.
Në kontekstin shqiptar gjëja më delikate që duhej patur parasysh nga qeveria nëse me të vërtetë do të synonte të luftonte informalitetin është mënyrja e vendosjes së përparësive. Pra vendi ku do e niste apo mënyra se si do e niste luftën ndaj informalitetit ka një ndikim vendimtar në suksesin e kësaj lufte dhe në përfshirjen e publikut në këtë luftë.
Mirëpo mënyra sesi është menaxhuar deri tani kjo luftë tregon se prioritetet e zgjedhur nga qeveria dhe mënyra sesi e ka zgjedhur ta bëjë luftën kundër informalitetit nuk ka siguruar legjitimimin e publikut. Rasti tipik ishte ai i Zogut të Zi, gjithkush ngrinte pyetjen se përse qeveria ndërmorri shkatërrimin e pikërisht Zogut të Zi ndërkohë që kishte edhe të paktën 220 000 ndërtesa të tjera ilegale anembanë Shqipërisë dhe pasi kishte premtuar dhe nisur një proces të legalizimit të ndërtesave të paligjshme (sikurse ishte edhe Zogu i Zi). Një tjetër rast tipik është zelli i kohëve të fundit për të diktuar respektimin e pronësisë intelektuale në transmetimet televizive.
Është interesante sepse personalisht në kuadër të veprimtarive të Institutit Liberal Shqiptar pak kohë më parë kam organizuar në konferencë për respektimin e pronësisë intelektuale në vendin tonë dhe jam një ndër njerëzit më të ndjeshëm lidhur me këtë fushë. Mirëpo nëse me të vërtetë do të ndërmerrnim një luftë kundër mosrespektimit të pronësisë intelektuale në Shqipëri ne duhet të vendosim prioritetet e duhura.
Përpara se të luftohet pirateria televizive që padyshim është e paligjshme por që fundja ka një dëm minimal për publikun shqiptar, duhet menduar për të luftuar atë pirateri që ka një dëm më të madh dhe më të prekshëm nga shoqëria shqiptare. Kështu do të ishte shumë më urgjente lufta kundër importimit të barnave të fallsifikuara që importohen në Shqipëri sepse dëmi që ato shkaktojnë në shëndetin e shqiptarëve dhe sasia e parave që qarkullon në këtë biznes është shumë më i lartë se ai i televizioneve. Jashtëzakonisht më imediate do të ishte nevoja për të luftuar piraterinë e farërave, hibrideve, insekticideve, plehrave apo pesticideve të falsifikuara apo të piratuara sepse shumica e popullsisë shqiptare, ajo rurale është duke vuajtur dhe duke u dëmtuar nga kjo gjendje. Po kështu shumë lëndë ndërtimi që futen në një ndër sektorët më vitalë dhe masiv të ekonomisë sonë, shpesh importohen duke pretenduar standarde apo cilësi false. Mosrespektimi i pronësisë intelektuale është tmerrësisht e dëmshme kur bëhet fjalë për mosrespektimin që ndodh në botën akademike. Breza të tërë shqiptarësh janë duke u arsimuar në kushtet e minimumit të integritetit akademik nëpër shkollat tona duke lexuar tekste të plagjiaruara si dhe duke ndjekur leksione të shumë profesorëve plagjiatorë të cilët e kanë ngritur autoritetin dhe famën e tyre duke përvetësuar autorësinë e shumë teksteve të huaja të prodhuara nga tjetërkush. Bile edhe kur bëhet fjalë për të luftuar piraterinë e industrisë zbavitëse që padyshim nuk është asgjë para dëmit që shkaktohet nga pirateritë e sipërpërmendura, duhet patur parasysh që ajo pirateri është shumë më masive në formën e CD-ve, DVD-ve, audio kasetave, videokasetave apo kanaleve lokal kabllorë që gjenden më shumicë anembanë Shqipërisë sesa pirateria televizive.
Fakti që qeveria nuk është duke ndjekur prioritetet e duhura që janë të diktuara nga konteksti në Shqipëri të lë të mendosh se parimi frymëzues i veprimtarisë nuk është legaliteti por arbitrariteti. Të lë të mendosh që nuk është se po i digjet xhani për një të drejtë të virtytshme sikurse është e drejta e pronësisë intelektuale por të lë të mendosh se është duke instrumentalizuar informalitetin në mënyrë arbitrare për të arritur qëllime meskine kundër një pronari të caktuar të mediave. Sepse nuk është rastësore që brenda një kohe të shkurtër të dëbohet një televizion nga ambientet publike ndërkohë që të tjerave televizione private sapo iu janë dhënë në përdorim ambjente publike. Që në një kohë të shkurtër të niset nxjerrja me urgjencë e një ligji për transmetimet numerike, të vërsulen tatimorët si dhe të shkëputen një sërë antenash transmetuese. Ky arbitraritet dhe trajtimi i ligjit me standarde të dyfishta padyshim që ngjall revoltë tek shumëkush që e kupton sesi ligji tani po përdoret në mënyrë selektive si instrument politik. Por ngjall revoltim akoma më të thellë tek njerëz si autori i këtyre rreshtave të cilët si ithtarë të drejtës së pronësisë janë duke parë se ky instrumentalizim i ulët i respektimit të pronësisë intelektuale në fakt është duke e delegjitimuar luftën kundër piraterisë duke e diskredituar në sytë e publikut këtë parim bazë e të shenjtë të çdo shoqërie të zhvilluar demokratike.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2007 nė 10:50 Edit Post Reply With Quote
Për një nënkryetar dege që kishte vdekur... PDF Printoje E-mail
Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Monday, 25 June 2007
Nga Bedri Çoku - Meqë udhëheqja komuniste nuk ishte e kënaqur me zbatimin e “Skenarit të Librazhdit”, Komiteti i Partisë dha urdhër për ndryshime të përnjëhershme në ekipin e Punëve të Brendshme.U bënë ndryshime që nga Kryetari i Degës, N/kryetari, në hetuesi, si edhe në formacionet operative të Degës së Punëve të Brendshme. Madje u ndryshuan dhe policët e shërbimit të brendshëm. Nënkryetar emëruan një Sekretar partie i Parkut Automobilistik të Korçës. Ngaqë ishte i paaftë për çdo lloj pune tjetër, tek ai person, fatmirësisht, u vërejtën aftësi për të trilluar e përdorur dhunë, si rrallë komunistët e tjerë.....Ishin ditët e ftohta të dimrit, kur papritur hapen dyert e birucave dhe hyn brenda një shkurtabiq. Sytë i kishte jashtë mase të mëdhenj. Dëgjohej herë pas here kur kërcënonte të arrestuarit tek birucat para simes. Sapo e pashë tek hyrja mu duk sikur ishte me ngjyrë. Tamam si një arixhi. Menjëherë më kërcënoi: “Do ta heq lëkurën, më tha, ja, me këto duart e mia, po s’pranove. Nga sot e tutje, do ta shihni se me cilin keni të bëni. Maskarenj !” Fliste dhe nxirrte pështymë nga buzët e varura. I dukeshin qartë dhëmbët e mëdhenj e të ndryshkur nga cigarja. Më kujtoi, në çast, një nga personazhet e Hygoit, “Bujtinarin” Tenardje. Më vonë i mësova edhe emrin. Quhej Spiro Lera. Ky na vinte orë e pa orë nëpër biruca. Thërriste nëpër korridor, kërcënonte duke ulëritur se: “Të gjithë armiqtë do t’i shfarosim!” Bënte presion psikologjik dhe jepte urdhra për fillimin e hurit. Shpesh vinte i shoqëruar edhe nga Shefi i hetuesisë, Selim Caka, i cili vazhdonte të kërcënonte e të ulërinte sapo nëndrejtorin e zinte kolla, duke kapluar sytë e skuqur nga urrejtja. Të dy këta më shumë vizitonin birucën e Genc Lekës, siç duket, aty mendonin se qëndronte lepuri i fshehur. “Hë - i thoshte Spiroja, Gencit, a e di se biri i kujt je? Je biri i tregtarit të Korçës, i kriminelit Bardho Lekës. Por, megjithatë, e dimë që gabimisht e shkrove emrin “Enver Hoxha” me bojë të zezë. Prandaj tregohu i sinqertë, na thuaj të vërtetën e krimeve që keni bërë kundra pushtetit popullor. Ndryshe do t’i lashë t’i të gjitha gjynahet e të tjerëve.... Edhe pse sillesh kaq i urtë, i dashur, i qeshur, e kuptojmë, e bën për të humbur gjurmët e për të na hedhur hi syve. Por s’na i hedh dot. Ke marrë për grua vajzën e kriminelit, tregtarit, gjakpirësit më të madh të Korçës, Kol Rrodhës, por s’ke për ta gëzuar.” Spiroja me Selimin që tregonin zell më shumë nga të tjerët, improvizuan një dhomë-birucë, kastile për ne që të na pyesnin çdo natë. Mbasi na torturonin mirë e mirë, duke na pyetur, pastaj iknin dhe na linin të lidhur gjithë natën me duart mbrapa. Unë s’mund t’i harrojë veç në varr bëmat e Spiro Lerës. Jo të pakta ishin edhe ato të Selimit. Ky, kur më prangosnin, hipte mbi hekurat e lidhura në duart e mia. “Hë more qen, do të flasësh apo jo? bërtiste. Dhe, sapo shtrihesha në çimento nga dhimbjet e padurueshme, Selimi tërhiqte me forcë njërin krah që të më shtoheshin dhimbjet. Spiroja, nënkryetari, që shpesh ndodhej i dehur, bërtiste : “ Nuk na mban kot, shoku Kadri neve, me mish e rroga të majme, për ju për t’iu marrë shpirtin juve, armiqve...”. Pas viteve 1990, trimi Spiro Lera, la mjekër dhe flokë të gjata, rrasi dhe një kapele në kokë, duke menduar se i humbi gjurmët e liga. Mirëpo, edhe pse veshur tebdil, një borxhli me shpirtin e sterrosur nga lekët që kishte dhënë e s‘po i merrte, gjithsesi e kishte njohur. Pikërisht atëherë, çuditërisht, në Korçë u hap fjala, sikur dikush e kishte qëlluar me armë Spiro Lerën dhe i shkreti, kishte ndërruar jetë. Në të vërtet sigurimsi, i rrahur me vaj e uthull, ishte strehuar në Tiranë për të humbur gjurmët. Sa herë hynte, atëherë, nëpër biruca për kontroll, shpesh i thërrisni, shoku Niko. Sepse këta, sigurims - komunistët mbanin nga 2-3 emra, po ashtu edhe 2-3 tesere partie. Para ca ditësh një ish i burgosur nga Korça, duke llafosur, kujtoi pa dashur emrin e ish nënkryetarit të tmerrshëm të Degës së Punëve të Brendshme, Korçë, Spiro Lerës. Dhe thotë i nevrikosur: “Është gjallë, muti, nuk ka vdekur. Punon në Ministrinë e Financave”. Sa s’luajta nga mendtë! E tmerrshme! Të gjithë sigurimsat e Librazhdit që shkaktuan qindra e mijëra tragjedi, së bashku me tonën, çuditërisht, sot gjenden gjithandej të punësuar nëpër punëra fitimprurëse. Kanë përkrahjen maksimale. Sa herë bëhen zgjedhje, ndryshojnë qeveritë, ata, përsëri, mbeten të paprekshëm. Ka më shumë se 10 vjet që djali i të ndjerit Genc Leka vuan për bukën e gojës. E hoqën socialistët nga puna. Ndërsa vrasësit pasurohen. Askush nuk kujtohet për jetimët e të pushkatuarve nga komunizmi dhe komunistët. Për jetimët e Shën-Bartolomehut shqiptar. E gjithë kjo e keqe vjen sepse ka një organizim të përsosur, në mënyrë që të gjithë bijtë e sigurimsave, e kryetarëve të komiteteve apo sekretarëve të parë të Rretheve, ndodhen nëpër institucionet kryesore të Shtetit, si edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurori, gjykata e kudo. Nuk dua të zgjatem në këtë punë sepse KE nxori rezolutën për dënimin e krimeve të komunizmit. Shqipëria ka bërë ratifikimin. Vetëm kaq. Megjithatë, këto pak gjëra që po them mund të merren “shpifje”, por për deri sa “shpifja” është e garantuar se nuk penalizohet, kam edhe unë të drejtë të shpif. Apo jo?

sot


Kritika absolute qe kam une eshte:

Mos pastrimi i administrates qendrore dhe mos plotesimi i vendeve bosh!

Administrata eshte plot me sigurimsa dhe prandaj ne i humbem zgjedhjet vendore ne qytete kryesore dhe do te humbim zgjedhjet e 2009.

Kaq e thjeshte eshte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
genti_

Postuar mė 26-6-2007 nė 20:37 Edit Post Reply With Quote
Shpresoj të mos i humbim zgjedhjet 2009, por po ndodhi, nuk mendoj se mos pastrimi i administrates do te jete faktori kryesor. Për mua vazhdon të jetë shqetesim emërimet e reja, kuptohet njerëzit që emërohen.


1- Intelektualët që vërshuan nga jashtë dhe mbushën administratën e re Shqiptare. Të gjith njerëz teorik dhe jashtë realiteti, njerëz që u kishte mbetur sahati në 1997 apo më keq në 1990. Fakti që shumica e tyre u zhgënjye nga realiteti dhe zhgënjyen dhe ata që i ftuan tregohet nga largimi i shpejtë i shumicës së tyre nga detyra dhe nga Shqipëria. Raste?! Raste ka plotë si në dikastere, shumë në dogana apo në administratën e Regjistruesit të Pasurive të Palujtëshme. Emra nuk përdor sepse nuk kamë asgjë private me ta.

2-Drejtues të rinj nga "Partitë aleate". Në qytetin tim, nuk e egzagjeroj por 60% e drejtuesave të institucioneve që varen nga pushteti qendror, janë emëruar nga të ashtëquajturit aleat: Parti pa anëtarësi dhe pa elektorat, njerëz të pamotivuar dhe pa asnjë përgjegjësi; përfundimi: "pesë drejtor, për një vot në Parlament".

3-Grupi i tretë dhe më i papranueshmi pë mua është grupi i shokëve apo kushërinjve, apo të bindurve të atij grupi të famshëm pune që pëmendet diku në njërin nga postet më lart, grup që "analizon" CV e aplikuesve dhe sygjeron në dikastere e linjës.

Ky është një realitet të cilin ne që jetojmë në Shqipëri e ndeshim çdo ditë, ne që kemi premtuar nëpër fushata e dëgjojmë çdo ditë, dhe nuk kemi përgjigje, jo se nuk e gjejm dot përgjigjen por nuk na vjen mbarë ta shprehim. Këtu bëhen vërejtje dhe jepen mendime për administratën qendrore e cila ecën ngadal, por nëpër "provinca" nuk funksionon asgjë. Mendoni ç'farë rumpalle kur në Vlorë prej gjashtë muaj nuk ka Prefekt, i vetmi përfaqësues i Qeverisë dhe mbikqyrës i zbatimit të ligjit. Kryeministri më duket se ka haruar fare.........

Këto janë disa nga arsyet përse më kanë zënë "ETHET 2009"

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   genti_ 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 27-6-2007 nė 06:14 Edit Post Reply With Quote
Jam dakort qe cdo qark e rreth ka specifikat e veta. Une njoh me mire qarkun e Lezhes dhe te Vlores. Vlora ka nje rendesi shume te madhe per PD dhe jam cuditur qe nuk u vu Kollozi minister pas Leskajt.
Ne Vlore me ben pershtypje qe nuk ka nje forum rinor aktiv, megjithese universiteti aty eshte dhe ne te ka dhe pedagoge dhe studente te djathte.

Ndersa qarku i Lezhes i ka te gjitha mundesite qe te jete i gjithi dhe gjithmone i djathte. Aty prish pune te madhe ai sigurimsi i vjeter qe i ka te gjitha veset e keqija te kesaj bote.
Ama tani duhet qe te behen sa me shpejt studimet urbanistike moderne, perpara tyre duhet te behet regjistrimi fillestar i pasurise se palujtshme. Une do ta quaja prioritetin absolut regjistrimin fillestar. Kam bere nje propozim sesi mund te realizohet pa patur nevoje per financime te huaja dhe relativisht shpejt.

Sa per intelektuale qe erdhen nga jashte.
Nuk di te kene ardhur shume, pervec Andi Belit nuk di te kete patur ndonje ne post te larte. As ne poste me te ulta nuk njoh shume.
Nje nga problemet themelore shoqerore eshte ikja e trurit dhe te jesh i sigurte eshte shume e veshtire qe te vije, sepse ne Shqypni eshte vertet veshtire qe te mesohesh prape me pabesine, mashtrimin dhe mungesen e edukates elementare te punes.
Kush ka punuar ne perendim e ka harruar kete lufte te perdishme qe te merr shume kohe e energji.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-6-2007 nė 06:41 Edit Post Reply With Quote
Ti thua mos pastrimi nuk do te jete themelor, une mbetem i mendimit se do te jete themelor.
Ne Shqypni me te vertet ka rendesi themelore qendra, drejtori, drejtuesi. Nuk eshte shtet dhe ne kete raste roli i individit eshte themelor.

Nje tjeter problem themelor qe kemi eshte mos funksionimi i agjensise se kthimit dhe kompensimit te prones.
Eshte nje proces i veshtire, por qe e beri shume me te veshtire emrimi i te paafteve ne krye.

Dhe ky proces duhet te jete nje prioritet absolut i qeverise. Po humbasim kohe te cmuar.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
genti_

Postuar mė 27-6-2007 nė 15:47 Edit Post Reply With Quote
quote:
Postuar në fillim nga Anton Ashta

Nje tjeter problem themelor qe kemi eshte mos funksionimi i agjensise se kthimit dhe kompensimit te prones.
Eshte nje proces i veshtire, por qe e beri shume me te veshtire emrimi i te paafteve ne krye.



Jamë plotësisht dakord, është një institucion i rëndësisë së veçant, që ka të bëj me interesa të ngushta dhe jetësore të njerëzve. Po ashtu jamë dakord që nuk funksionon. Kush e ka fajin!? Nuk e di, ti thua paaftësia e punonjësve, unë do të thosha dhe ligji apo aktet nënligjore që atyre u përcillen...

Po shqetësimi im ishte se fryrja e administratës me njërëz të paaftë, të pamotivuar dhe që provokojnë probleme të kota, ka rritur pakënaqësinë te mbështetësit, dhe "kërcënimi" te ne është standard: ja erdhën zgjedhjet prap, do ta shikoni votën

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   genti_ 's ICQ status
Anton Ashta

Postuar mė 27-6-2007 nė 20:01 Edit Post Reply With Quote
Deshmi deshtimi qe duhet te na beje shume te vemendshem:

http://www.doingbusiness.org/ExploreEconomies/Default.aspx?economyid=3





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-2-2008 nė 22:52 Edit Post Reply With Quote
TEC-i i Fierit, drita që këtë vit

Ruli: Termocentrali do të fillojë prodhimin e energjisë brenda vitit 2008

Termocentrali i Fierit do të fillojë prodhimin e energjisë shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka zbardhur një pjesë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit grek "Atermon sh.a. - Roder & Blackwell Consultig", që u shpall fitues në tenderin për dhënien me koncesion të këtij TEC-i. "Termocentrali do të fillojë të prodhojë me 100 mega brenda këtij viti", tha Ruli. Por çmimi me të cilën shoqëria greke ka marrë përsipër t‘i shesë energji qeverisë shqiptare pritet të jetë mbi 90 euro për megavat. Ky çmim është gati 15 për qind më i lartë se ai me të cilin Shqipëria blen aktualisht energji nga importi. Por ekspertët argumentojnë se në situatën kur kapacitetet e linjave për të importuar energji janë të zëna, energjia e prodhuar nga TEC-i mbetet varianti më i përshtatshëm, pasi kostoja e prodhimit nga TEC-i është dukshëm më e ulët se ajo nga gjeneratorët. Kostoja e prodhimit të energjisë në këtë TEC është mjaft e lartë, por, megjithatë konsiderohet si energji, e cila prodhohet brenda vendit, duke i kapërcyer kështu problematikat e transmetimit të energjisë elektrike që do të duhej në rastin e importit. Brenda këtij viti grekët duhet të bëjnë rehabilitimin e plotë të kësaj vepre. Rehabilitimi presupozon instalimin e një fuqie deri në 200 megavat, me një prodhimtari vjetore deri në 1.6 miliardë kilovat/orë të TEC-it ekzistues të Fierit me fuqi 159 megavat, prej të cilave 99 megavat me teknologji kineze, të vëna në punë në vitin 1966 dhe 60 megavat teknologji çeke, vënë në punë në vitin 1981. Aktualisht, të gjitha pajisjet dhe makineritë janë të amortizuara.

shqip


vetem ne nje shtet prej letre si Shqypnia mund te privatizojne sektore strategjike vende qe kane ne fuqi ligjin e luftes me te.


Gjermanet nuk lene as francezet dhe e njejta gje anasjelltas.

idotsi apo tradheti zgjidheni vete.

ose

spanjollet nuk lejojne gjermanet psh


Endesa-Übernahmeversuch von e.on: EU will Spanien wegen Übernahmegesetz verklagen
Der Energiekonzern e.on hat ein Übernahmeangebot für das spanische Unternehmen Endesa bekannt gegeben. Spanien hat jedoch ein Gesetz, wonach keine ausländische Firma ein Energieunternehmen kaufen kann, wenn es selbst teilweise in Staatsbesitz ist.
Der Freistaat Bayern ist aber Eigentümer von 2,5 Prozent der e.on-Aktien. Nun bekommt Spanien mit der EU-Kommission Ärger. Diese drohte an, eine Klage vor dem Europäischen Gerichtshof einzureichen, sollte das Gesetz nicht an das EU-Recht angepasst werden.
Dabei drückt die EU auf das Tempo: Bis Mitte März gibt man Spanien Zeit, glaubhaft Abhilfe zu schaffen. Anderenfalls sei eine juristische Anfechtung des Blockadegesetzes «sehr wahrscheinlich».
http://www.shortnews.de/start.cfm?id=611856





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2008 nė 11:01 Edit Post Reply With Quote
Tenderi i Kartave të Identitetit paralajmëron manipulimin e zgjedhjeve të 2009
Printoje
Tuesday, 25 March 2008
ImageAjo që pritej ndodhi. Tashmë fituesja e paracaktuar e tenderit, firma Sagem, ka fituar të drejtën e pajisjes të shtetasve shqiptarë me karta identiteti. Megjith paralajmërimet e mediave qeveria shqiptare nuk është përulur para vendimit të saj për ti bërë karata e identitetit me firmën e njohur për zullume Sagem. Tashmë krata e identitetit dhe zgjedhjet e shqiptarëve do të jenë më të rrezikuar se kurrë. Tenderi i kratave dhe regjistri elektronik do të bëhen sipas dëshirave të njerëzve që i falën tenderin një kompanie, gjë që përbën rrezik për zgjedhjet e ‘2009.Ferdinand Poni (Sagem) fiton tenderin e Kartave të Identitetit, me gjithë paralajmërimet disa mujore të mediave. Fituesi i paralajmëruar i tenderit të Kartave të Identitetit, u shpall dje nga Ministria e Brendshme dhe është Ferdinand Poni, ose firma e tij e preferuar franceze Sagem, të cilën ai e ka vizituar në mënyre të rregullt. Pas një stërzgjatjeje, mbi 2-vjeçare Ministria e Brendshme e shpalli më në fund firmën e saj të preferuar, Sagem si “fituese” të tenderit të Kartave dhe Pasaportave. Sagem, punon që në vitin 2004, në Ministrinë e Brendshme me projektin DataCom. Gazeta SOT ka muaj që vazhdimisht përmendet si fituese firma Sagem, pasi ka pasur dukshëm mbështetjen e Ministrisë së Brendshme e në veçanti të Ferdinand Ponit. -Ferdinand Poni, bëri të mundur që të përzinte nga tenderi mbi 40 firmat më të mëdha, të botës, duke i bërë specifikimet vetëm për Sagemin. Ferdinand Poni, i ndërroi specifikimet më 28 janar duke ju lënë vetëm 1 muaj kohë firmave të tjera, që të përgatiteshin, ndërkohe që vetë harxhoi mbi 2 vjet që të qepte këto specifikime për Sagemin. Dhe me gjithë mbështetjen e Ponit, Sagem erdhi në Tender me dosje të paplotësuar. Sagem, në tenderin e Kartave në Shqipëri nuk plotësoi detyrimin ligjor të dorëzimit të specimeneve të kartave të parashikuar nga Termat e Referencës: Kërkesa 117, 126, 128, Pyetja 9 dhe Shpjegimi 16 i datës 4 shkurt. Vetë përfaqësuesja e Sagem, ka pranuar gjatë zhvillimit të Tenderit që nuk patën kohë, që të përgatisnin specimenet e kartave me polikarbonat. Këto janë të evidentuara në video regjistrimet e televizioneve, që qenë të pranishëm në tender. Por, ama kjo fsheh dhe hilen tjetër, që nëse Sagem pranohet si fitues, Sagem i lind e drejta ligjore që të thotë që Ministria e Brendshme i ka pranuar si të mirëqena specimenet prej PVC-je, të dorëzuara nga Sagem gjatë tenderit. Këtë lojë Sagem e ka bërë dhe në tenderin e pasaportave në Kazakhstan. Bile aty ndryshe ishte oferta dhe ndryshe u zbatua projekti i pasaportave në Kazakhstan, bile me vonesa të jashtëzakonshme. Këtë metodikë, mendojmë që do të përdorë dhe në Shqipëri. Bile sipas gjithë informacioneve, kartat e Sagem, nuk janë ato që ka kërkuar Ministria e Brendshme. Sagem, në tenderin e Kartave në Shqipëri nuk ka dorëzuar certifikatën ISO 27'000-Kërkesa 23, Shpjegimi 18. Sagem ka dorëzuar një certifikatë ISO 27'000 të firmës Sagem-Orga GmbH, me adresë në Heinz-Nixdorf-Ring 1, 33106 Paderborn, Germany, ku Sagem është ortake, por që nga ana juridike nuk është pjesëmarrëse në tender. Pra, Ferdinand Poni që është dhe hartuesi i termave të referencës dhe vlerësues i tyre (kjo është në vetvete e jashtëligjshme) ia toleroi Sagemit, këto shkelje të hapura ligjore të procedurave të Tenderit. Ky fakt, do të jetë objekt i kontestimeve ligjore të firmave të tjera pjesëmarrëse në Tender dhe vërteton katërcipërisht publikimet disa mujore të mediave për korrupsion midis Ponit dhe Sagem. Gjatë Tenderit, Sagem solli si eksperiencën e vet më pozitive në bërjen e Kartave, eksperiencën e Nigerisë. Kjo ka qenë me të vërtetë pozitive, pasi Sagem ka paguar bakshishe dhe dy ministra përfunduan në burg. Lexoni artikullin e BBC. Bile këtë punë ka bërë edhe në Gana. Eksperiencën tjetër pozitive Sagem e ka sjellë nga Emiratet e Bashkuara të Amerikës (Arabe), siç u shpreh me shumë humor gjatë tenderit zv. ministri Poni. Sa për dijeni në Emiratet e Bashkuara Arabe, Sagem e fitoi kontratën me ndërhyrjeve politike, por realizimin në praktikë të projektit po e bën firma Gemalto, që është në konsorcium me Zetes (vendi i dytë). Pse nuk e përmend Sagem, se kush e bën pasaportën franceze? E bën Gemalto. Sagem nuk ka referenca pozitive në këtë proces, përveç referencave korruptive. Por, Sagem harroi të sillte si referencë në Tenderin e Kartave në Shqipëri eksperiencën e shkëlqyer, që pati me regjistrin civil në Kosovë. Në zbatim të një kontrate me UNMIK, kompania franceze SAGEM lëvroi me qëllim ose për shkak të paaftësisë së saj, një sistem të Regjistrit Qendror Civil, jo të përshtatshëm. SAGEM, dështoi në shpërndarjen në kohë, si dhe nuk siguroi një sistem të sigurt për marrjen e të dhënave. Ndërkohë, për shkak të problemeve teknike, kontrolleve të pamjaftueshme të cilësisë dhe një proces tejet i komplikuar, periudha e ankimeve dhe apelimeve në gusht të vitit 2000, zbuloi se një numër i madh i formularëve të aplikimit të regjistrimit civil, të përpunuara gjatë Regjistrimit Civil dhe të Votuesve, kishin shumë gabime në to, duke rrezikuar seriozisht kryerjen e zgjedhjeve në tetor 2000, në Kosovë. Mos vallë kjo gjë, do të ndodh dhe në Shqipëri në vitin 2009? Mbase ky mund të jetë dhe një motiv më tepër që zoti Poni, si specialist zgjedhjesh mund të ketë preferuar firmën Sagem. Rreth 78% e formularëve të aplikimit kishin gabime të ndryshme, në të dhënat e tyre alfa- dhe/ose biometrike. Sidoqoftë, pas një vlerësimi të hollësishëm nga UMNIK, u arrit në përfundimin se një milion të dhëna ishin të papërdorshme për qëllimin e një regjistri civil të përshtatshëm dhe për personalizimin e dokumenteve civile. Me këtë rast, një ide e shkëlqyer e Sagem, qe përfshirja në të e Fondit Shqiptaro-Amerikan. Për dijeninë e lexuesve FSHA, nuk është një firmë IT-je, por një institucion shumë i respektuar financiar dhe investitor institucional në Shqipëri, bile Fondi Amerikan më i suksesshëm në Evropën Lindore. Por, FSHA nuk është i specializuar në sistemet integratore, biometrike apo në personalizimin e kartave dhe pasaportave. Kështu që, kontrolli real i procesit të Tenderit është ekskluziv i Sagem. FSHA, përveç origjinës amerikane të kapitalit të tij, nuk ofron asnjë teknologji të avancuar amerikane në këtë proces. Besojmë që është në nderin dhe reputacionin e shkëlqyer të FSHA, që duke parë shkeljet e mësipërme ligjore të distancohet nga Sagem. Plus një dështim i Sagem me Kartat në Shqipëri, siç bëri në Kosovë e Nigeri, do të qe një reputacion negativ për FSHA. Sagem nuk duhet të keqpërdorë flamurin amerikan, kur nuk sjell asnjë teknologji amerikane në procesin e kartave! FSHA nuk duhet ta lejojë veten që të përdoret si “kalë Troje” nga Sagem, kundër firmave realisht të fuqishme amerikane të IT-së, që janë të interesuara për këtë Tender. “Firmat amerikane të IT-së nuk janë thjesht amerikane, ato janë liderë botëror në këtë sektor, duke akumuluar inteligjencën globale. FSHA nuk mund t’i zëvendësoje ato dhe as kapitalin e fuqishëm intelektual dhe ekonomik amerikan në sektorin e IT-së, çka përbën në thelb atë superfuqi ekonomike e politike që quhet SHBA. Qeveria shqiptare nuk duhet ta keqpërdorë këtë fakt. Megjithatë ky informacion nuk ka karakter anti-francez, pasi në tender ka firma franceze që janë absolutisht të shkëlqyera dhe me një reputacion shumë të mirë ndërkombëtar si Oberthur dhe Gemalto. Ky informacion ka të bëjë vetëm me etikën e ulët, paaftësinë dhe metodikën korruptive të Sagem dhe me rrezikimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm politik e strategjik në Shqipëri. Dhe jemi të sigurt, që me fitoren e Sagem, Sagem do të jetë më keq se firma Alb-Demil e Delijorgjit, dhe kartat e identitetit e pasaportat do të bëhen një rrezik më i madh se ai predhave të Gërdecit për integrimin tonë në BE dhe zgjedhjet e vitit 2009. Pa përmendur këtu korrupsionin e pastër, që ka bërë Ferdinand Poni duke kualifikuar fituese firmën Sagem, ndërkohë që duhej të skualifikohej dhe duke renditur më poshtë firma shumë më cilësore apo dhe duke e skualifikuar fare konkurrentin real të Sagem, firmën franceze Oberthur, që ishte shumë më mirë dhe më lirë sesa Sagem. Ky skandal nuk mbyllet këtu. Gjyqin, këtij procesi do t’ia bëjnë së shpejti vetë firmat pjesëmarrëse, që Poni pati paturpësinë t’i sorollaste mbi dy vjet.

Analiza Paraprake e Dokumentacionit te Tenderit te Kartave

Në tender në 28 shkurt 2008 morën pjese 7 firma ose konsorciume me këtë situatë dokumentare:

1 – BundersDruckerei (Gjermani) + Motorola (SHBA): dokumentacion i plotë;

2 – Consorzio RIE (Itali): mundojnë:
- Mostrat e Kartave,
- Përkthim i pacertifikuar,
- Unintegrated group of companies, not ëell prepared and not fit for this job;

3 – Indra (Spanjë): mungojnë:
- 2 mostra pasaportash,


4 – Nadra (Pakistan) : mungojnë:
- Mostrat e pasaportave,
- Mostrat e Kartave, vetëm fotokopje,

5 – Oberthur (France) / AKD (Kroaci) :
dokumentacion i plotë;

6 – Sagem (France) / Fondi Shqiptaro-Amerikan (Shqipëri): mungojnë:
- Mostrat e Kartave ne Polikarbonat me chip brenda. Paraqiti mostra PVC-je (firmat pjesëmarrëse në tender protestuan për ketë fakt),
- Nuk ka Certifikaten ISO 27000 ne emër te Sagem, por Sagem-Orga (që nuk merr pjesë në tender),

7 – Zetes (Belgjike) / Gemalto (France) / L1 (SHBA): dokumentacion i plotë;
- megjithëse pati kontestime nga firmat pjesëmarrëse për ardhje me vonesë

Pra:
4 kompani: Consorzio RIE, Indra, Nadra e Sagem nuk dorëzuan specimenet e kërkuar nga Termat e References: Kërkesa 117, 126, 128, Pyetja 9 dhe Shpjegimi 16 i dates 4 shkurt;
1 kompani: Sagem nuk ka dorëzuar certifikatën 27'000 – Kërkesa 23, Shpjegimi 18;
Pra minimalisht 4 nga 7 pjesëmarrësit duhet te skualifikohen automatikisht vetëm për mos plotësim dokumentacioni te tenderit.

sot


Nga sa kam lexuar qe kane patur paturpesine te skualifikojne IBM?

Mos jane luajtur menc perfundimisht?

A ka ndokush ndonje fakt per interesimin e IBM per kete tender?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-3-2008 nė 11:40 Edit Post Reply With Quote
Na ka humbe ministri. Shkodra i kerkon Aida Shtinos te gjeje Ridvan Boden autori Osoja i Falltores- i Riu&#8207;




Nga Osoja i Falltores-i Riu

NA KA HUMBË MINISTRI. SHKODRA I KËRKON AIDA SHTINOS TË GJEJË RIDVAN BODEN.

Fejtonkë
Kjo stinë mund të quhet pa hezitim stina e shpalljeve. Ndërsa vëllezërit kosovarë shpallën në Prishtinë të shumëpriturën Pavarësi, në metropolin e Veriut shqiptar shkodranët shpallin në kërkim Ministrin e Financave Ridvan Boden. Po, po, e shpallën në kërkim sepse ky ministër prej vitesh ka humbë për Shkodrën. Bile siç kumtoi zyra e shtypit e humoristit mbarëkombëtar Nexho Shabani, nga stafi i kësaj zyre i është dërguar një kërkesë Aida Shtinos që të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetë ministrin e zhdukur si kripa në ujë.
-O Aida Shtino të gjejë Mmmministrin Bode, ose të gjithë hummmoristët shqiptarë brenda e jashtë kufirit do të hyjnë në grevë urijet!?- kështu paska pasë folë Nexho Shabani nga Ura e Keqe.
Po e keqja nuk merr fund me kaq sepse siç i thojnë nga Shkodra:kur të këndon qyqja të këndon edhe ciripupja. Së bashku me Nexhon qënkan idhnuar edhe tërë humoristat shkodranë që mbledhin humorin në popull siç mbledh bleta mjaltën. Ata e kërkojnë Ministrin Bode, sapo të gjendet të vijë urgjent në Teatrin “Migjeni” në takim me intelektualët e qytetit. Sepse në Shkodër edhe intelektualët kanë humorin e tyre fin. Nuk thojnë kot se Shkodra është Eldoradoja e humorit. Ata kanë pregatitë shumë pyetje në adresë të Ministrit Bode. Gjithnjë simbas burimeve të kësaj zyre që nuk duan të identifikohen po apostrofojmë disa syresh.
Si e shpjegon Ministri i Financave Ridvan Bode faktin se në Shkodër paguajnë taksa vetëm biznesmenët demokratë dhe jo ata socialistë,bile shumë syresh nuk kanë as licenca? Mos vallë ministri është bythebrekë më të majtët apo spiun i tyre???
Përse vëllezërit dhe kushërijt e Ridvan Bodes nga Rakicka e Devollit janë futë të tërë doganiera? Përse të gjithë rakickarët që dijnë shkrim e këndim dhe katër veprimet aritmetike janë punësuar në Tatim-Taksa dhe Dogana? A i ka ngelë më Ministrit Bode ndonjë qen apo mace shtëpijet a kojshijet pa e punësuar në Doganë apo Tatim-Taksa? Sepse humoristët e Shkodrës kanë marrë vesh se qent e macet e rakickarëve qenkan kaq të zgjuar sa dijnë me symbyllë me çue e me ulë traun e doganës!!!
Përse o Ridka i Rakickës po e trajton biznesin e vogël ashtu siç e kanë trajtuar komunistat në vitin 1945? E mbyte në taksa e tatime si askush në botë. Edhe nga shitësit evgjitë të kikirikëve e karabushëve kërkon 2 milion lekë në vit. Shumë shkodranë kanë mbyllë dyqanet se nuk kanë lek me paguar taksat tuaja. E tashti ata sidhen rrugëve të papunë ose luajnë domino tek Shatërvani. Pika të rëntë o ministri ynë se tëpkë si Enveri paske qenë!!!
Thojnë që je i pa skoli. Flitet për ty që ke mbaruar atë institutin e Kamzës ose Shkollën e Dakës siç i kanë thënë. Pra i arsimuar për bujqësi e blegtori. Flitet se paske punuar llogaritar sektori në një kooperativë bujqësore andej nga fshatrat e Librazhdit dhe paske kërryer gjithë ditën shifra se sa zetora pleh janë shpërndarë nëpër ara dhe sa qerre silazh kanë ngrënë lopët. Bile ka zëra të këqij që thojnë për ty se paske pasë shoqëri të ngushtë edhe më kryetarin e Degës së Brëndshme të Librazhdit Beqir Qukën nga Shkodra e çoç paske kërrejtur një firmë. Por vetkuptohet se humoristët e Shkodrës nuk e besojnë. Sepse është e pa mundur që qeveria Berisha të ketë ministra ish bashkepunëtorë sigurimi, pasi për këtë edhe vetë Berisha është betuar me besë burri.
Gjitnjë gojët e liga përflasin se ti na paske qenë o Ridkë në fillim të viteve ’90 edhe antar i Shoqatës së Vullnetarëve të Enverit atje në Kamzë. Bile thojnë se të qenkan bërë supet me gjak duke mbajtë bustin e Dullës dhe të paska mbetë merak që nuk arrite ta rivendosje edhe njëherë Qoftëlargun në Sheshin Skenderbej. Edhe këtë nuk e besojmë.
Po me çmimet e mallrave ç’pate o Ridkë? Na ngrite në stratosferë çmimet e cigareve, të pijeve,të frutave, të zarzavateve, të bukës e të vajit. Na dyfishove pagesën për energjinë elektrike. E ç’nuk na bëre o Ridkë. Mesa duket don ta ngresh përsëri këtë popull në këmbë si në vitin ’97 kur krijove firmat piramidale. Sepse edhe at’here zotrote ministër financash ishe. Nën hundët tuaja “lulëzoi” Sudja, Alimuça, Xhaferi, Gjallica, Driza etj etj. Ti deshe të ia fusje flakën edhe at’here Shqipërisë. Vallë përsëri e dhëshron një gjë të tilë ti o Ridkë e padronët e tuaj???
Ne humoristat e Shkodrës kemi edhe pyetje të tjera për ty o Ministëri Bode, por do Zoti e inshalla tëq gjen Aida Shtino. At’ere mer zahmet o Ridkë e eja në Shkodër e përballu publikisht me ne në Teatrin Migjeni. Të presim si qyqja verën!




Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.6345160 sekonda, 51 pyetje