Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kripa, tregu prej 3,7 milionė eurosh
Anton Ashta

Postuar mė 24-10-2005 nė 07:50 Edit Post Reply With Quote
Kripa, tregu prej 3,7 milionė eurosh

Kripa, tregu prej 3,7 milionë eurosh

Llogaritet se tregu i shitjes me pakicë i kripës në vendin tonë ka një vlerë monetare prej rreth 3,7 milionë eurosh

Ergen Kasemaj

Tregu i kripës në vendin tonë llogaritet se ka një vlerë tregu prej 3,7 milionë eurosh. Kjo del nisur nga të dhënat e ACIT, kur për vitin 2004 sasia totale e importit të kripës ishte 15 mijë e 178 tonë, llogaritet një vlerë prej 1 milion e 259 mijë eurosh në doganë. Duke llogaritur që çmimi me pakicë i kripës është 20 lekë për gjysëm kg apo 0,16 euro, nga tregtimi i këtij produkti është gjeneruar një fitim gjithsej prej 3 milionë e 700 mijë eurosh, para tatimit dhe taksave nga kompanitë e kësaj industrie. Shqipëria, edhe pse me mundësi të shkëlqyera për prodhimin e këtij produkti, vazhdon ta importojë pothuajse të gjithë sasinë e nevojshme për kripë. Edhe pse në Vlorë në vitin 2003 u inaguruar fabrika e prodhimit të kripës së jodizuara, ajo nuk ka arritur akoma të zërë pjesë të rëndësishme në treg. Fabrika e kripës në Vlorë, rezulton se ka kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të kripës, që arrijnë deri në 100 mijë tonë në vit. Megjithatë prodhimi aktual i kripës që është në këtë fabrikë rezulton se është shumë i vogël.
Duke qenë një treg i dominuar nga importi, vendi kryesor, nga ku importohet më së shumti kripa, rezulton të jetë Greqia, me një dominim të ndjeshëm kundrejt vendeve të tjera importuese. Importet nga ky vend për vitin 2004 kanë qenë rreth 11 mijë 500 tonë, me një vlerë prej 970 mijë eurosh. E dyta ndër importuesit llogaritet se është Italia, me një sasi prej 3 mijë e 5 qind tonësh të importuara gjatë 2004-s, me një vlerë prej 260 mijë eurosh në doganë.
Përsa i përket çmimeve, Greqia rezulton se ka një çmim më të lartë nga Italia. Kështu, çmimi i kripës në doganat shqiptare, i futur nga Greqia, është rreth 0,08 euro ose 10 lekë, kurse çmimi i kripës italiane është 0,07 euro ose 9,2 lekë, pra 0,8 lekë më i lirë se Greqia; megjithatë, kripa e Greqisë sundon tregun vendës. Një pjesë e madhe e kësaj kripe tregtohet nga firma Harri Lena, e cila importon dhe shet kripën e markës Niki. Prodhimi i kripës së vendit duket sikur nuk zë një vend të rëndësishmëm në furnizimin e tregut.


Importet nga vendet e tjera
Ndërkohë, importet nga vendet e tjera janë në nivele shumë të ulëta krahasuar me Greqinë dhe Italinë. Kështu, po sipas të dhënave të ACIT për vitin 2004, importet nga Serbia ishin 241 tonë, nga Bullgaria 25 tonë dhe Turqia 1,1 tonë. Përsa u përket importeve nga vendet me të cilat Shqipëria ka MTL, vetëm Maqedonia është përfaqësuar me një sasi të vogël eksporti, prej vetëm 0,85 tonësh.



24/10/2005
shek

A ka kinez qe e shpjegon kete gje?

Kripa blehet nga greqija megjithese me e shtrenjte, megjithese ne mund te prodhojme kripe vete!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 10:45 Edit Post Reply With Quote
Alkena e Big Brother, ose kur Vajza e Valëve vjen në Tiranë nga Peja
Gazeta Sot
Domenica 20 Febbraio 2011 00:00

Nga Kastriot MYFTARAJ

Na ishte një herë Vajza e Valëve, e legjendës së famshme, e cila rrinte çdo ditë diku në bregdetin shqiptar dhe priste të shikonte velën e lundrës së të dashurit të saj, i cili i kishte premtuar se do të kthehej shpejt. Përse po vonohet kaq shumë,

mendonte vajza, çfarë do të ketë ndodhur? A mos e mashtroi djali vajzën? A mos ndoshta ai kur iku i tha: “E dashur, kthehem shpejt, po shkoj në Greqi që të ble kripë!” Jo nuk mund t’ i ketë thënë kështu, se vajza do t’ i përgjigjej: “Mos bre u tall me mua, ne kripën e prodhojmë këtu në bregdet, jo vetëm për vete por edhe për banorët e krahinave të tjera. Kështu kanë bërë edhe të parët tanë që nga kohërat që nuk mbahen mend. ǒ na duhet kripa greke?”.
Që në kohërat që nuk mbaheshin mend shqiptarët e bregdetit kishin prodhuar kripë për vete dhe për të gjithë trojet shqiptare dhe nuk u kishte shkuar ndërmend që ta blinin në Greqi, Dalmaci, apo Itali. Tekefundit kripa ishte një nga gjërat që mund të prodhohej më së lehti. Nëse Vajza e Valëve e legjendës do të kishte qenë në Big Brother 4 në Top Channel, ku në kuzhinë kishte kripë të prodhuar në Greqi, me siguri që ajo do ta kishte derdhur kripën në tokë me zemërim e përçmim, duke thënë: “Si është e mundur që edhe kripën nuk e prodhoni vetë, por e blini në Greqi, çka ndodhur me ju?” Do të pyeste ajo. Atë që do ta kishte bërë Vajza e Valëve, e bëri Alkena nga Peja, shqiptarja nga Kosova, pjesëmarrëse në Big Brother 4. Opinionisti i reality show, sorosiani, Blendi Salaj, e përjetoi gjestin e Alkenës njëjtë sikur ajo t’ ia kishte hedhur kripën në sy. Njëjtë e përjetoi edhe opinionisti sorosian i “Koha Ditore” në Prishtinë, Halil Matoshi. Në shkrimin e botuar në “Koha Ditore”, në 18 shkurt 2011, me titull “Nacionalizmi si reality show”, Halil Matoshi pyet: “Pse kosovarja Alkena e humbi lojën?”
Por Alkena nuk e humbi lojën për faktin e thjeshtë se në Big Brother 4 nuk pati lojë për të. Big Brother në Top Channel kontrollohet dhe manipulohet nga Fondacioni “Soros” në Tiranë, dhe një nga synimet që kërkohet të arrihet është që të paraqiten gjërat sikur shqiptarët e Republikës së Shqipërisë i perceptojnë shqiptarët e Kosovës si njerëz primitivë, anakronikë. Sorosiani nga Prishtina, Halil Matoshi shkruan për Alkenën se: “Ajo nuk u pëlqye nga shqiptarët në Big Brother 4 për shkak të nacionalizmit të saj anakronik”.
Kështu del se kur një shqiptare nga Peja habitet dhe indinjohet që ndonëse Republika e Shqipërisë ka një vijë të gjatë bregdetare, ku kahmoti është prodhuar kripë, megjithatë kripa që konsumohet sot në tryezat shqiptare vjen nga Greqia, ky na qenka nacionalizëm anakronik! Edhe prodhimi i kripës në vend na qenka nacionalizëm! E kur Greqia shet kripë në Shqipëri, çka është kjo atëherë, imperializëm, sipas logjikës së mësipërme. Imperializëm jo në kuptimin që e përdorte këtë term propaganda komuniste, por në atë kuptim që përdorej në kritikën perëndimore duke filluar që nga shekulli XIX, për të treguar realitetin ekonomik në perandoritë koloniale.
Halil Matoshi thotë se “kripa greke është vetëm kripë dhe s’ka të bëjë asgjë me atdhetarizmin”. Por, z. Matoshi, kur kripa greke shitet në Serbi, e cila nuk ka bregdet, është kështu, por kur shitet në Shqipërinë me vijë të gjatë bregdetare, atëherë ka të bëjë me atdhetarizmin, ose më saktë me mungesën e tij nga ana e atyre që e kanë lejuar këtë gjë. Me atdhetarizmin ka të bëjë fakti që në Shqipëri nuk kemi një industri të prodhimit të kripës dhe pjesa më e madhe e kripës në vend vjen nga Greqia. Kështu, shumë njerëz që do të punonin në këtë industri janë të papunë, dhe shumë para që do të hynin në të ardhurat publike si taksa, mungojnë. Shqipëria ble në Greqi 300 milion euro kripë në vit dhe këtë biznis e kontrollojnë disa tregtarë minoritarë grekë, të cilët e kanë krijuar këtë biznis me para të marra nga shteti grek, i cili ka shpërdoruar për qëllime nacionaliste borxhet që ka marrë nga bankat perëndimore, për të cilat sot Europa detyrohet të implementojë një program emergjent ndihme financiare për ta shpëtuar Greqinë.
Grekët kanë një proverb për të treguar se një njeri është shumë i varfër, thonë se “Ai ka mbetur në kripë”. Logjike se kufiri i varfërisë në një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe shumë ishuj si Greqia, është pikërisht kripa. Atje njeriu vetëm pa kripë nuk mund të mbetej, se grekët mund ta prodhonin lehtësisht kripën në bregdet. Ne shqiptarët sot nuk mund ta themi as këtë, se Shqipëria sot nuk prodhon as kripë. E pra Shqipëria ka prodhuar kripë edhe në kohën e pushtimit fashist, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtuesit fashistë nuk e ndaluan prodhimin e kripës në vend, ashtu që ta sillnin atë nga Italia, apo Gjermania. Prodhimin e kripës në Shqipëri arriti që ta ndalonte vetëm Greqia.
Greqia e ka siguruar tregun shqiptar të kripës duke ushtruar presion ndaj qeverive shqiptare, dhe duke përdorur lobin greko-amerikan që Washingtoni zyrtar të ndërhynte në favor të Athinës në konfliktin shqiptaro-grek. Pra, një politikë dhe strategji nacionaliste sa nuk ka ku të vejë më. Maqedonia, e cila nuk ka bregdet, ka shfaqur interes për të zhvilluar industrinë e prodhimit të kripës në bregdetin shqiptar, por qeveritë shqiptare kanë pasur drojë nga reagimi i Greqisë dhe deri më tash nuk kanë pranuar këtë gjë. Greqia, e cila është një vend nacionalist, madje ultranacionalist, deri më tash nuk ka parë ndonjë të keqe nga nacionalizmi, madje ka parë vetëm të mira. Shqipëria nga mungesa e nacionalizmit, ose frika për t’ u shfaqur nacionalistë e pushtetarëve, ka parë vetëm të këqija, duke treguar se kur një vend, për një arsye apo një tjetër, nuk bën politikë nacionaliste, atëherë të tjerët përfitojnë prej tij, duke e detyruar që të blerë edhe kripën.
Alkena Dervishaj kur doli nga Big Brother tha se e arriti atë që donte. Unë kam përshtypjen se as ajo vetë, megjithëse e shkolluar për psikologe, nuk e kupton se deri në ç’ masë është e vërtetë kjo që tha. Alkena në fakt fitoi nga skualifikimi i saj se ata që e skualifikuan atë na bënë me dije se paska një lidhje organike mes të qenit shqiptar “mendjehapur”, “jonacionalist”, “modern”, i çliruar nga “anakronizmat” dhe kripës greke. Shqiptarët për të qenë modernë, europianë, mendjehapur, nuk duhet që të prodhojnë kripë! Kripa në përgjithësi rrit tensionin e gjakut, dhe kripa shqiptare rrit tensionin e gjakut shqiptar, sipas biopolitikanëve sorosianë. Prandaj shqiptarët duhet që të hanë kripë greke.
Alkena në fakt fitoi nga skualifikimi i saj se atë nuk e skualifikuan votuesit por qendra sorosiane që manipulon Big Brother në Top Channel, e cila është e njëjta qendër e cila n? 18 tetor 2009, nëpërmjet korrespondentes së Top Channel n? Prishtin?, Arta Berisha, i adresoi komandantit t? atëhershëm të KFOR n? Kosov?, gjeneralit Markus Bentler, disa pyetje që nuk mund të konsiderohen ndryshe veçse si provokacion me prejardhje serbe. Pyetja e par? e gazetares s? Top Channel ishte nj? g?njesht?r e trash? dhe e q?llimshme: “Ju e kini nisur fillimin e detyr?s me premtimin se prioriteti juaj do t? jet? t?rheqja e trupave t? KFOR nga Kosova. A nuk ju duket pak si shum? optimiste kjo gj??”.
Gjenerali Bantler ishte i detyruar q? ta p?rg?njeshtronte sy n? sy intervistuesen para kamerave, duke i th?n?: “Fjala ‘t?rheqje’ nuk ?sht? nj? fjal? q? ka dal? nga goja ime dhe m? duhet ta them k?t? se nuk jam un? ai q? i largoj trupat”. Me p?rgjigjen q? dha komandanti i KFOR, n?se Top Channel do t? kishte qen? nj? televizion serioz ishte dashur q? ai t? ndalonte n? k?t? ç?shtje dhe t? jepte sqarime p?r at? q? ndodhi, duke e larguar nga puna korrespondenten n? rast se ajo ishte p?rgjegj?se p?r k?t? shkelje ekstreme t? deontologjis? profesionale. Asgj? e till? nuk ndodhi dhe kjo ?sht? e kuptueshme. Nj? korrespondenteje t? Top Channel n? Prishtin? nuk mund t’ i shkonte n? mendje q? t? b?nte nj? pyetje kaq delikate dhe q? p?r m? tep?r ishte e bazuar n? nj? g?njesht?r t? trash?. Kuptohej se vajza po recitonte nj? tekst t? cilin asaj ia kishin çuar nga zyrat e Top Channel n? Tiran?. Gazetarja e Top Channel vazhdoi me pyetjen e tret? provokuese, qart?sisht t? çuar nga zyrat e Top Channel n? Tiran?: “Sa do t? zgjas? procesi i t?rheqjes s? trupave nga Kosova?”.
Kjo ishte nj? pyetje sa absurde aq edhe djall?zore se gjenerali porsa kishte th?n? se nuk ishte ai q? vendoste p?r t?rheqjen e trupave t? KFOR, gj? q? ishte nj? vendim politik q? do t? merrej nga qeverit? e vendeve q? kishin trupa n? kuadrin e KFOR. Por duket se gazetarja ishte instruktuar nga Tirana q? ta shkall?zonte provokimin ndaj komandantit t? KFOR. Gjenerali u detyrua t? thoshte: “M? lejoni t? p?rs?ris at? q? thash? m? par?. Un? kurr? nuk e kam p?rdorur fjal?n ‘t?rheqje’. Un? kam folur p?r reduktim n? var?si t? rrethanave”.
N? k?t? pik? gazetarja u b? krejt e pasjellshme dhe provokatore n? kulm, ose m? sakt? t? till? qen? ata q? e kishin instruktuar, kur e pyeti gjeneralin: “Por vitin, a mund t? na e thoni vitin?”. Gazetarja e Top Channel vazhdoi me nj? pyetje tjet?r provokative n? kuptimin m? t? keq t? k?saj fjale: “Kur flasim p?r t?rheqjen e trupave t? KFOR nga Kosova a n?nkuptoni me k?t? edhe t?rheqjen e trupave amerikane nga kampi Bondsteel?”. K?tu s? pari t? b?n p?rshtypje fakti se, edhe pse gjenerali Bantler tashm? kishte p?rs?ritur disa her? gjat? intervist?s se ai nuk e kishte p?rdorur kurr? fjal?n “t?rheqje”, gazetarja, qart?sisht sipas instruksioneve, vazhdonte t? p?rdorte pik?risht fjal?n “t?rheqje”?! Ata q? e kishin instruktuar gazetaren t? recitonte pyetjet duket se qen? veçan?risht t? interesuar p?r t?rheqjen e trupave amerikane nga Kosova, dhe posaç?risht nga baza e Bondsteel, çka pritet me padurim dhe nga Serbia. Gjenerali u detyrua q? p?rs?ri t? sakt?sonte se do t? ishte e parakohshme t? flitej p?r largimin e trupave t? KFOR, si dhe p?r mbylljen e atij apo k?tij kampi t? KFOR.
Edhe pse gjenerali e sqaroi ç?shtjen e trupave amerikane, gazetarja, vazhdoi t? insistonte tek t?rheqja e trupave amerikane, duke b?r? pyetjen tjet?r, sikur t? mos e kishte d?gjuar fare p?rgjigjen e gjeneralit: “Po p?r trupat amerikane çfar? mund t? na thoni konkretisht, nisur nga ajo q? trupat spanjolle tashm? kan? vendosur t?rheqjen?” Me k?t? pyetje gazetarja, apo m? sakt? formuluesit e pyetjeve t? saj, dol?n p?rfundimisht jasht? çdo standardi t? gazetaris? serioze. Tashm? gazetarja nuk po pyeste m? thjesht p?r t?rheqjen e trupave, por brenda pyetjes po sillte dhe argumente n? favor t? t?rheqjes s? trupave, posaç?risht atyre amerikane. Logjika, apo m? sakt? alogjika e pyetjes ishte se derisa trupat spanjolle kan? b?r? k?shtu, shembullin e tyre duhet ta ndjekin dhe amerikan?t, si dhe t? tjer?t. Gazetarja, apo m? sakt? ata q? kishin formuluar pyetjet e saj, qart?sisht po b?nte pyetje tendencioze, por me tendenc? proserbe. Gjenerali u detyrua t’ i thoshte: “Ju po m? b?ni pyetje t? forta e kritike politike”. Me k?t? ai donte t? thoshte se pyetjet politike, aq m? tep?r t? k?tij lloji, nuk mund t’ u b?hen autoriteteve ushtarake. Alkena në Big Brother ishte po aq viktimë, sa komandanti i KFOR në këtë intervistë.
Halil Matoshit, sorosianit nga Kosova, i djeg në sy kripa që derdhi në tokë Alkena se Halil Matoshi prej kohësh elaboron teorinë e kombit kosovar. Halil Matoshi ia ze për të madhe Alkenës se “Kastile, Alkena në Reality Shoë derdhi kripën greke (sic!), pastaj hoqi një yll nga torta e ditëlindjes që simbolizonte flamurin e shtetit të saj, sepse i gjashti yll u përkiste ‘shkieve”.
Për Halil Matoshin, me këtë gjest Alkena ka bërë herezi ndaj kombit kosovar. Por si do ta shpjegojë Halil Matoshi atë se serbët, sipas Kushtetutës së Kosovë, kanë jo vetëm një yll në flamurin e Kosovës, por edhe të drejtën e flamurit nacional serb. Shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën vetëm të një ylli në flamur, por jo të mbajtjes zyrtarisht të flamurit të tyre nacional. Të drejtën e flamurit nacional e kanë të gjithë etnitë e Kosovës, deri edhe romët, me flamurin e tyre me rrotë, por jo shqiptarët e Kosovës, të cilët në çdo rast përbëjnë jo më pak se 90% të popullsisë.
Pikërisht kjo anomali e minon që në origjinë projektin e kombit kosovar, të cilin e predikon edhe Matoshi. Kombi kosovar do të kishte mundësi që të krijohej nëse të gjitha etnitë e Kosovës, dhe në rradhë të parë serbët do të pranonin që të hiqnin dorë nga identiteti nacional i mëparshëm, në dobi të identitetit kosovar. Por nuk ka kuptim që kombi kosovar të krijohet duke hequr dorë nga identiteti nacional vetëm shqiptarët e Kosovës, për të cilët identiteti etnik u dashka që të njësohet me atë shtetëror, ndërsa serbët, turqit, boshnjakët, malazezët, romët, të kenë identitet të dyfishtë. Krijimi i kombit kosovar, i përbërë në fakt vetëm nga shqiptarët e Kosovës i intereson shumë Serbisë, për faktin se kështu shqiptarët e Kosovës do të humbin edhe emërtimin nacional në gjuhën shqipe, duke marrë në vend të tij një emërtim në gjuhën sllave. Kështu që nesër Serbia do ta ketë më të lehtë për të implementuar projektet e kahershme për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët.
Por Alkena është prova se shqiptarët e Kosovës nuk do të pranojnë kurrë që ta falin identitetin shqiptar, në dobi të një kombi të supozuar kosovar, i cili në fakt do të jetë thjesht në ekspedient për shkombëtarizimin e shqiptarëve të Kosovës. Halil Matoshi shkruan: “A janë kosovarët të sëmurë nga nacionalizmi, ani pse gjatë kanë heshtur dhe e kemi fshehur sëmundjen siç fshihet çmenduria: Kosovarët janë racistë!”
Këtu, me “kosovarë”, Matoshi kupton vetëm shqiptarët e Kosovës. Prova se shqiptarët e Kosovës janë racistë, për Matoshin është protesta e shqiptarëve ndaj emërimit të një nëndrejtori të etnisë turke në një shkollë në Kosovë. Por Halil Matoshi nuk thotë gjë për atë që, derisa turqit në Kosovë i kanë me tepri të drejtat si minoritet, shkollimin, shprehjen e identiteti nacional, vendet fikse në parlament, parti me bazë etnike, shqiptarët në Turqi, qoftë edhe ata me origjinë nga Kosova, nuk kanë kurrfarë të drejtash nacionale. Po turqit çka janë?
Halil Matoshi shkruan: “Vitin e kaluar isha në emisionin e Alban Dudushit ‘Top Show’ në Tiranë për të debatuar se a ekziston identiteti kosovar. Para këtij debati të vështirë u dha një dokumentar në të cilin ishin pyetur tironsat se si i shohin kosovarët, pra tjetrin, të dallueshmin. Më bënë përshtypje përgjigjet e dy të rinjve në pyetjen e shtruar, i pari që tha se e habiste një nacionalizëm arkaik dhe shumë emotiv i të rinjve kosovarë dhe e dyta që tha se kosovarët që jetojnë ose kishin jetuar jashtë, janë shumë më të hapur se sa ata që asnjëherë nuk kanë dalë jashtë Kosovë”.
E tepërt të thuhet, të rinjtë e pyetur qenë përzgjedhur nga ata për të cilët sensi i hapjes duhet të shkojë deri atje sa Shqipëria të mos prodhojë kripë, por atë ta blerë nga Greqia. Tash që Alkena ka bërë një faj kaq të madh duke derdhur kripën greke, besoj se Halili, për ta shlyer sadopak fajin, do të hajë kripë greke sa të jetë gjallë. Madje do të ishte mirë që Arbana Osmani dhe Blendi Salaj, ta kishin mbledhur atë kripën greke që derdhi në tokë Alkena dhe t’ ia dërgonin Halilit në Prishtinë që ta hante se me siguri që do t’ i shijonte si sheqer. Alkena që derdhi kripën greke u bë Jeanne D’ Arc (Zhan D’ Ark) e nacionalizmit shqiptar. Nuk ka provë më të bukur për unitetin e kombit shqiptar në dy anët e kufirit, se ky që shpirti i Vajzës së Valëve, të bregdetit shqiptar të Jugut, na vjen në Tiranë i trupëzuar tek një vajzë nga Peja. Të shpresojmë se Halili nuk do të hajë aq shumë kripë greke nga dëshpërimi për këtë, sa t’ i rritet tensioni aq sa të mos pakësohet numri i anëtarëve të “kombit kosovar”, edhe kështu i papërfillshëm. Se Halili mezi e kapërceu pezmin për shpërbërjen e Jugosllavisë, për ruajtjen e së cilës bëri përpjekje të mëdha, duke milituar në partinë jugosllaviste të Ante Markoviçit, në 1990-1991.
Tash e tutje ?ndrra m? e keqe p?r Halil Matoshin, nightmare i tij ka p?r t? qen? kur e ai e sheh veten duke shkuar n? shitoret e Prishtin?s dhe duke gjetur gjithandej vet?m krip? t? prodhimit shqiptar t? mark?s “Alkena”, me ç’ rast ai i telefonin Blendi Salajt n? Tiran? p?r ta pyetur se çka ndodhur dhe merr p?rgjigjen: Po ti Halil ku jeton, Kosova ?sht? bashkuar me Shqip?rin? dhe t? gjith? konsumojn? veç krip? “Alkena”.
-Kuku për ne bre,- vikati Halili Matoshi,- pse nuk thua se qenkemi fikë krejt!
Pastaj Halili ndoshta do të dalë në bregdetin shqiptar dhe do të rrijë atje, në pritje se mos po vjen kripë nga Greqia. E kështu do të krijohet legjenda e Burrit të Valëve, që priste “të dashurën”, pra anijen me kripë greke. Poetike apo jo? Tekefundit në origjinë të marrëzive të Halilit është dështimi i tij si poet, dhe këtu Alkena, si psikologe, mund të flasë më tepër se unë.
kastriotmyftaraj@sot.com.al





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 10:47 Edit Post Reply With Quote
Vajza nga Peja eshte me shqyptare se kryeministrat e RSH te gjithe te marre se bashku!

Respekt!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:05 Edit Post Reply With Quote
Nga: Revista Mapo

Dhënia me koncension e Kompanisë sh.a. Kripa, Vlorë ka treguar parregullsi, mes të cilave më kryesoren, pjesëmarrjen fizike të ligjvënësit shqiptar Çlirim Babasi për llogari të firmës së tij, ALB Sale. Problemi, i bërë prezent në media, është përgënjeshtruar me mundim ditët e fundit nga Ministria e Ekonomisë

Firma ALB Sale ka marrë aksesin kryesor në koncensionin për Kompaninë sh.a. Kripa Vlorë. Deri këtu asgjë e keqe. Përveç, një fakti tepër domethënës. Firma në fjalë, që ka marrë bonusin, është pronë e deputetit të Fushë-Krujës Ndriçim Babasi. Kompania e Kripës në Vlorë ishte një subjekt ekomoik, që duhet thënë se para pak vjetësh filloi të ishte rentabël. Drejtuesit e saj ishin optimistë se nëse do të vazhdohej me një vëmëndje më të madhe dhe do t’i ruhej shpërdorimeve, ajo mund të vazhdonte. Gjithsesi, nuk ndodhi kështu. Kalimi i kohës tregoi se ajo duhej administruar në një mënyrë tjetër.

Tenderi
Dhe, erdhi tenderi. Proçesi i tenderimit është hapur me një VKM Nr 459 të datës 16.04.2008 , ku në fund i jepet firmës ALB Sale bonusi prej 8 pikësh, me argumentin për studimin ekonomiko-financiar e vizibilitetit e zgjidhjes teknike për ngritjen e linjave të prodhimit. Ajo që ishte pikante kishte të bënte me shurdhërinë e METE-es, për faktin se deputeti Babasi është bashkëpronar i firmës në fjalë me kuota 50%. Kjo llogjikë bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë neni 70 pika 3, si dhe ligjin Nr. 9367 “Për konfliktin e interesit”, ku shprehet qartë se deputeti nuk mund të përfitojë nga një veprimtari, e cila buron nga pasuria e shtetit. Më shumë të habiste fakti për indiferencën e komisionit, gjatë procesit të tenderimit, ku pjesmarrja e deputetit Babasi ishte shumë aktive dhe në një farë mënyre prezenca e tij ushtroi presion ndaj komisionit. Nuk duhet të harrohet se subjekti i kripës është unikal në territoret mbarë shqiptare. Ajo ka qenë që në kohët antike. Ndërmarrja e kripës, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe një ndër tre të tilla në Ballkan. Produkti i saj, kripa e detit, është mjaft cilësor-referuar specialistëve, krahasuar edhe me atë të dy simotrave të tjera në Kallas (Greqi) dhe Ulqin (Mali i Zi). Deri në vitin 2003 aty janë prodhuar çdo vit 20 deri në 30 mijë ton kripë, një pjesë e së cilës shkonte për eksport, në Maqedoni dhe Kosovë.
Gjithsesi, oferta e paraqitur gjatë tenderimit është shumë abuzive, sipas burimeve, që nuk duan të identifikohen për MAPO-n, pasi është krejtësisht e kundërt me raportin që firma ka paraqitur për marrjen e bonusit 8 %. Të gjitha shifrat janë totalisht të ndryshuara , p.sh. ka premtuar që investimi ta kryej në tre muaj, kur në raportin e paraqitur gjatë studimit për marrjen e 8 pikëve e parashikon në periudhë kohore për 36 muaj. Ose në tenderim thotë që do të kryej një investim prej 40 milion Euro, kurse në studimin e paraqitur për marrjen e 8 pikëve thotë se do të kryej një investim prej 4 .890.000 Euro, pra 10 herë më pak, nga të cilat 70% do ti ketë kredi bankare. Me llogjikën e specialistëve, nuk mund të kuptohet sesi mund të arrihet një investim 40 milion euro, kur dhe për investimin e vogël prej 70% parashikon ti marrë kredi.
Ndërmarrja e kripës ka qenë një ndër burimet kryesore të financimit të buxhetit të shtetit deri në vitet ‘90. Në të punësoheshin rreth 1000 punëtorë dhe kishte një prodhim të konsiderueshëm rreth 140-150 mijë tonë, nga të cilat një pjesë e madhe eksportohej. Pas viteve ’90, për 18 vjet rresht ndërmarrja degradoi shkallë-shkallë deri në ditet e sotme, ku rendimenti i prodhimit mbeti në nivele të ulta në 20-30 mijë tonë.

Ministria e
Ekonomisë përgënjeshtron
Kjo e ka bërë çështjen shumë komplekse. Kronika e transmetuar në Top - Channel për tenderin e koncesionit të sh.a Kripa – Vlorë është përgënjeshtruar direkt nga qeveria shqiptare. “Nisur nga lajmi..., i transmetuar në televizionin Top Channel, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sqaron opinionin publik se procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të kompanisë sh.a. Kripa Vlorë kanë qenë tejet transparente dhe janë respektuar të gjitha kërkesat ligjore për publikimin e njoftimit në buletinin e AKP-së dhe në gazetat me tirazh kombëtar. Këtë fakt e vërteton edhe interesi që kanë shfaqur kompanitë për të marrë pjesë në këtë tender: 11 kompani kanë tërhequr dokumentet dhe 5 kanë paraqitur ofertat e tyre.
Procesi sapo ka filluar dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në prani të gjithë firmave pjesëmarrëse ka iventarizuar gjjithë dokumentacionin dhe ka vënë në dispozicion të pjesëmarrësve procesverbalin e mbajtur.
Sa i takon kompanisë “Alb – Sale” SH.A., që është edhe fituese e bonusit në këtë koncesion, METE përgënjeshton lajmin e publikuar nga Top Channel se ajo është një firmë fantazmë. Ashtu si dhe në gjithë tenderat për privatizimet apo dhëniet me koncesion, të kryera deri më sot, METE ia ka dhënë bonusin kësaj firme, pasi ajo ka paraqitur dokumentat e saj të regjistrimit në QKR, çertifikatën e regjistrimit bashkë me numrin e NIPT-it, Aktthemelimin dhe statutin e shoqerisë “Alb – Sale” SH.A.”...Me gjuhën e vet, pa sqaruar se një nga pronarët e saj është direkt deputeti.

Kripa
Ndërmarrja e kripës (Vlorë), është përfshirë deri më tashmë, mes atyre subjekteve ekonomike, ende shtetërore, ku gjithsesi, u mendua në fillim të viteve ‘00 se kishin filluar të ndihen rezultatet e një mirëadministrimi, të kapaciteteve që ajo disponon. Madje, në fillim të viteve 2000, bilanci i saj ka ndryshuar dhe për herë të parë pas vitesh të tëra, ai rezultonte pozitiv.
U arrit të shlyhej një pjesë e madhe e detyrimeve ndaj të tretëve, ndërkohë që, ishte hedhur një bazë e mirë për perspektivën, duke krijuar një vizion të qartë të saj, thuhej në kronikat mediatike.
Drejtues dhe specialistë të kësaj ndërmarrjeje janë shprehur në atë kohë, se nevojat aktuale të vendit për kripë, llogariten në rreth 30 mijë ton në vit, të cilat mund të mbulohen tërësisht me prodhim nga vendi. Gjithçka në këtë vend realizohet nëpërmjet një teknologjie italiane, që mban vitin e prodhimit 1972. Në fakt, qysh prej atij viti, që përkon edhe me instalimin e kësaj teknologjie, nuk është bërë asnjë investim tjetër themelor, qoftë edhe për rehabilitimin e pjesshëm të saj. Gjithçka është mjaftuar vetëm me riparimet dhe mirëmbajtjen e makinerive.Deri më tashmë, ku administrimin tashmë do ta marrë firma që mban për pronar një nga deputetët shqiptarë të PD-së.

E ca beri ky deputeti i PD qe me 2008?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:25 Edit Post Reply With Quote
Kriporja e Vlorës, METE: 3 pikat ku u shkel tenderi
Publikuar nga Gazeta Shqip me 9-13-2008
Ministria, që mbron publikisht procesin e tenderit për Kriporen e Vlorës, është po ajo që pranon sa ka pasur shkelje të procedurave, duke thelluar më tej skandalin. Gazeta "Shqip" zbulon detaje të procesit të tenderit për dhënien me koncesion të "Kripa" sh.a, Vlorë, ku morën pjesë pesë kompani, mes tyre dhe një e huaj (greke). Pak kohë më parë, televizioni "Top Channel" zbuloi se komisioni i vlerësimit të ofertave i kishte dhënë bonus shoqërisë, "Alb Sale", pjesëmarrëse në tender, duke e parakualifikuar në fazën finale të procesit. Në fakt, te kjo shoqëri zotëronte aksione në masën 50 për qind, deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, duke shkelur hapur parimin e konfliktit të interesit. Vetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës hodhi poshtë pretendimet se bonusi i dhënë ndaj kësaj kompanie është bërë pa marrë parasysh ligjin, ndërsa, për sa i takon kompanisë "Alb Sale", METE konfirmon se, dokumentet e saj janë të certifikuara dhe të regjistruara pranë organeve të fiskut. Tashmë, pas këtyre, gazeta zbulon shkeljet e bëra nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë, të identifikuara nga ministria. Në vlerësimin e dokumentacionit ligjor për ofertat e paraqitura në tenderin e dhënies me koncesion "Kripa" sh.a Vlorë, mësohet fakti se kompania që ka fituar bonusin në tender, nuk ka të rregullta disa shkresa dhe se njëri nga aksionerët e saj është deputet i PD-së, duke përbërë një konflikt të pastër interesi.

Shkelja e parë

Sipas dokumentacionit, oferta e shoqërisë "Alb-Sale" është shoqëruar me kontratën e bashkimit të përkohshëm të dy shoqërive, "Babasi Ca" dhe "Cerari" me objekt: Të ndihmojmë shoqërinë "Alb-Sale", në realizimin e projektit të koncesionit, në të gjitha format financiare etj. Në fakt, po sipas dokumentit zyrtar të METE-s, shoqëria "Babasi Ca", ka status "pasiv", pra nuk kryen aktivitet dhe ortakët e saj janë ata që kanë themeluar shoqërinë. "Gjithashtu, ky bashkim i përkohshëm nuk përfshin brenda saj shoqërinë "Alb-Sale", e cila ka paraqitur ofertën në tender. Duke u nisur nga përmbajtja e akteve të kësaj shoqërie, njëri nga ortakët me 50% të kuotave është z.Babasi, deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë", thanë për "Shqip" burime nga METE në raport-vlerësimin e dokumenteve të paraqitura tek ofertat për tenderin e koncesionit të kripores së Vlorës. Pra, shkelja e parë që ka kryer kompania, por së shumti ministria që i ka dhënë bonusin në tender është konflikti i interesit.

Shkelja e dytë

Në nenin 28 të ligjit "për parandalimin e konfliktit të interesit: pika b, thuhet shprehimisht se, "nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, profesione të lira si avokat, noter, ekspert i licencuar etj., dhe nuk duhet të jetë i punësuar me kohë të plotë në një detyrë tjetër. Po në këtë nen, pika c, thotë se, "nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg". Në rastin konkret, METE gjendet para dy faktorëve që përbëjnë pengesë ligjore, ajo e të qenit aksioner në një shoqëri tregtare dhe që për sh.a "Kripa" Vlorë rasti është në "pozitë dominuese në treg". Burime pranë ministrisë shprehen se, nëse lejohet një gjë e tillë, shkelja e ligjit do të jetë e hapur.

Shkelja e tretë

Bashkimi i përkohshëm i dy shoqërive të tjera është i pavlefshëm. Pavlefshmëria lidhet me kuptimin e pjesëmarrjes në një tenderim të tillë, pasi bashkimi i dy shoqërive nuk lidhet juridikisht me shoqërinë ofertuese, ndërsa njëra prej tyre ishte me status pasiv. Kjo vë në dyshim anën ekonomiko- financiare të ofertës në tërësi. Kjo bëhet e dukshme tek investimi i paraqitur nga shoqëria ofertuese, i cili do të realizohej brenda tre muajve, në një kohë kur katër shoqëritë e tjera kishin paraqitur afate 24, 36 dhe 38 muajsh.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:26 Edit Post Reply With Quote
Tenderi për dhënien me koncesion të shoqërisë "Kripa" sh.a. Vlorë, i zhvilluar në fillim të shkurtit ka nxjerrë sërish fituese kompaninë "Alb Sale", ku edhe kësaj here vërehen shkelje. Gazeta disponon fakte të shkeljes së procedurës për tenderin, në disa pika, ku më kryesoret: konflikti i interesit në dy momente dhe mungesë eksperience nga ana e kompanisë fituese. Në tenderin e mëparshëm, u konstatuan shkelje në procedura, aq sa detyroi Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të anulonte të gjithë procesin e zhvilluar në tetor 2008. Tashmë, më 9 shkurt 2009, Ministria e Ekonomisë zhvillon nga e para tenderin për dhënien me koncesion të "Kripa" sh.a. Vlorë, duke shpallur fituese sërish "Alb Sale", kësaj here me shkelje edhe më të rënda të konfliktit të interesit.

Në këshillin drejtues të kompanisë "Alb Sale" ishte anëtare Majlinda Vreshtazi, i cila largohet nga detyra më 4 shkurt 2009. Tenderi zhvillohet më 9 shkurt 2009, ku në komisionin e vlerësimit të ofertave merrte pjesë Majlinda Vreshtari, e cila ishte larguar nga "Alb Sale" katër ditë para tenderit. Ky komision shpall fitues shoqërinë në fjalë, pa marrë në konsideratë që Vreshta kishte lidhje me kompaninë private. Në tender morën pjesë dhe dy kompani të njohura e me përvojë të gjatë në tregun ushqimor.

Në këtë pikë, një shkelje tjetër lidhet me përvojën e kompanisë, e cila gjatë vitit 2008 nuk ka kryer asnjë aktivitet, ndërsa në 2007-ën vetëm 10 mijë lekë të paguara TVSH. Shoqëria "Alb Sale" është regjistruar në QKR më 18 tetor 2007. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, deri në korrik të vitit 2008, te kjo shoqëri zotëronte aksione deputeti i PD-së, biznesmeni Ndriçim Babasi, në masën 50 për qind.

Konflikti i interesit

Vendimi i qeverisë, që përcakton rregullat e vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve, sqaron qartë mënyrën e përbërjes së komisionit të vlerësimit të ofertave. Kreu VIII, paragrafi i dytë nënvizon se "nuk mund të marrin pjesë në komisionin e vlerësimit të ofertave personat që përbëjnë konflikt interesi me ofertuesit sipas kuptimit të ligjit ‘Për konfliktin e interesit‘". Më tej, paragrafi i tretë thotë se "çdo pjesëmarrës në komisionin e vlerësimit duhet të deklarojë se nuk ka lidhje gjaku, krushqie apo interesi me ofertuesit në procedurën konkurruese". Në këtë pikë, njëri nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Majlinda Vreshtazi (në pozicionin eksperte teknike e komisionit) ka qenë e punësuar (anëtare e Këshillit Mbikëqyrës) në shoqërinë që më pas u shpall fitues nga komisioni.


"Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e vlerësimit të ofertave personat që përbëjnë konflikt interesi"


Ankesat

Avokati i Prokurimeve

Të kontaktuar nga gazeta, drejtues të lartë të Avokatit të Prokurimeve janë shprehur se ka pasur ankesa nga firmat në tenderin e parë për dhënien me koncesion të kripores së Vlorës dhe për këtë gjë nisën edhe hetimet. Vendimi rreth procedurave që janë ndjekur në prokurimin publik për dhënien me koncesion për 35 vjet të shoqërisë "Kripa" sh.a. Vlorë, e vetmja kompani që prodhon kripë në vend, nuk u publikua nga AvP-ja, në një kohë që Ministria e Ekonomisë shpalli anulimin e tenderit, për shkaqe që METE nuk i tha asnjëherë zyrtarisht.


Kushtetuta

Konflikti i interesit

Për sa i takon konfliktit të interesit, neni 70, pika 3 e Kushtetutës së Shqipërisë ndalon deputetët e Kuvendit të kryejnë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit. Duke iu referuar kësaj pike, Agjencia e Prokurimit Publik është shprehur për skualifikim të shoqërisë "Alb Sale", fituese e bonusit. Megjithatë, këtë çështje mund ta shqyrtojë dhe Gjykata Kushtetuese.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:27 Edit Post Reply With Quote
http://www.youtube.com/watch?v=x0nCKQn2uxA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:29 Edit Post Reply With Quote
Keto jane te gjithe artikujt qe gjeta per kete teme ne internet.


E pa imagjinueshme!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-2-2011 nė 11:36 Edit Post Reply With Quote
Kush jane pronaret e truallit?

Jam i gatshem ti ndihmoj falas per te marre pronen e tyre me aq sa kam fuqi e mundesi!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.2787590 sekonda, 33 pyetje