Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KOSOVA bisedimet perfundimtare!
Anton Ashta

Postuar mė 26-10-2005 nė 09:38 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA bisedimet perfundimtare!

Pavarësia e plotë, një rrugë pa kthim


Ibrahim RUGOVA


"E mirëpresim miratimin që dha Këshilli i Sigurimit të hënën për fillimin e procesit për përcaktim të statusit politik të Kosovës. Me gjuhën e OKB së, këtij po i thuhet statusi i ardhshëm i Kosovës. Sido që t'i themi këtij synimi, zgjidhja për Kosovën është pavarësia e plotë për vendin, në përputhje me parimet themelore demokratike. Vullneti i shumicës është më përcaktuesi nga këto parime, ku hyjnë natyrisht edhe standardet e pranuara ndërkombëtare për vendet që duan të integrohen në sistemin ndërkombërtar.

Sinjali që dha Këshilli i Sigurimit është moment i pritur gjatë. Janë bërë më shumë se gjashtë vjet nga viti 1999, kur flitej për tri vjet të statusit kalimtar të Kosovës. Kosova ka qenë në këto vite me status pezull: de fakto e pavarur, de jure jo. Kjo ka paraqitur pengesë për zhvillim të plotë, me kapacitetet që ka vendi ynë. Përkundër kësaj, ka arritje të rëndësishme në Kosovë, në radhë të parë në plan të rindërtimit fizik, por edhe të ndërtimit të arkitekturës institucionale në nivelin lokal dhe kombëtar. Zgjidhja për Kosovën është pavarësia e plotë dhe integrimi i saj në strukturat euro atlantike. Një pjesë e sovranitetit tonë do të depozitohej në këto struktura nesër, siç ndodh me sovranitetin e vendeve që janë tashmë anëtare të këtyre organizmave.

Prandaj, nuk mund të bëhet fjalë për zgjidhje politike për Kosovën që do t'i 'kënaqte të gjitha palët' siç thuhet ndonjëherë në ligjërimin diplomatik. Nuk mund të bëhet fjalë për zgjidhje kompromisi në mes të kërkesës legjitime të kosovarëve për pavarësi dhe kërkesës jolegjitime të Beogradit për të rikthyer diçka nga pushteti i tij i dikurshëm mbi fatin e Kosovës. Zgjidhja e mesme ndërmjet këtyre dy synimeve është e paqëndrueshme - e papranueshme moralisht dhe politikisht.

Rruga jonë e pakthim drejt pavarësisë ende nuk ka mbaruar. Kërkohet ende shumë punë e mençur për ta kurorëzuar këtë proces, në të cilin rol të rëndësishëm do të ketë edhe për bashkësinë ndërkombëtare: për OKB në, SHBA të dhe Unionin Evropian. Me pavarësinë e Kosovës, Prishtina e Beogradi do të mund të jenë bashkë një ditë në organizma multilateralë si kryeqytete të dy vendeve të barabarta




rd


Dita e njohjes se Pavaresise eshte jo larg.

Cfare duhet te beje diaspora shqiptare?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 26-10-2005 nė 21:34 Edit Post Reply With Quote
Te mbeshtetet pa rezerva delegazioni Kosovar me kerkesen per pavarsi te plote.

Te kerkohet, pa medyshje, kudo qe te jene Shqiptare, qe te zbatohet kerkesa per pavarsi te plote.

Te kerkohet nga vendet kudo qe kane emigruar Shqiptare, qe te njihet Kosova si shtet i pavarur.

Ti kerkohet Tiranes qe ta njohe e para Kosoven si shtet me vete, pa as me te voglin hezitim!

Shqiptari per Shqiptarin - kjo duhet te jete motoja - ardhmeria e Kosoves eshte ardhmeri Shqiptare!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-10-2005 nė 05:38 Edit Post Reply With Quote
Dakort!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-10-2005 nė 11:50 Edit Post Reply With Quote
http://www2.dw-world.de/albanian/interview/1.159006.1.html


"Pozicioni i SHBA-s është shumë i lëkundur. Ky fakt nuk është kuptuar në Prishtinë"


Intervistë me Dr. Daniel Server, drejtor i Institutit Amerikan për Paqe në New York dhe ekspert për çështjet e Ballkanit.

DW: Këshilli i Sigurimit i OKB-së debatoi dje mbi fillimin e procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë mbledhje morrën pjesë ambasadori Kai Aide, kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen dhe kryeministri i Serbisë Vojisllav Kostunica. Por aty nuk ndodhej asnjë politikan shqiptar. Si e komentoni ju këtë?


Server: OKB-ja është një organizatë që përbëhet nga shtete sovrane, dhe si e tillë, kjo organizatë nuk është një forum i mirë për të debatuar mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por sidoqoftë Bajram Kosumi kish dërguar një letër, kështu që mendoj se në një farë mënyre edhe ai mori pjesë në këtë mbledhje. Por Kosova nuk është një shtet sovran.


DW: Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurimit, u diskutua mbi fillimin e mundshëm të negociatave për zgjidhjen e statusit. Si mendoni ju, sa kohë do të zgjasë procesi për këtë zgjidhje?


Server: Nuk e di sa do të zgjasë, por besoj rreth një vit. Por në këtë vit duhet të gjendet kohë e mjaftueshme për përgatitjet. Pra mendoj se deri të paktën në janar të vitit të ardhshëm, kjo kohë do të përdoret për përgatitjen e të gjitha palëve. Parapërgatitjet janë esenciale kur bëhet fjalë për negociata të tilla. Të them të drejtën, unë nuk kam parë sidomos në Prishtinë ndonjë përgatitje që mund të çojë në zgjidhjen e sukseshme të kësaj çështjeje.

DW: Çfarë keni parasysh me mospërgatitjen nga ana shqiptare për zgjidhjen e sukseshme të kësaj çështjeje, mangësitë që përmendi edhe ambasadori Kai Aide në lidhje me raportet ndëretnike dhe parregullsitë në fushën e drejtësisë dhe në polici?


Server: Jam i bindur se fillimi i negociatave për statusin e Kosovës do të ishte më i lehtë sikur në Kosovë të funksiononte sektori i drejtësisë, rregulli publik dhe mbi të gjitha sikur pakicat serbe aty të trajtoheshin në mënyrë të drejtë. Por unë e kisha fjalën tek shumë aspekte teknike që duhen sqaruar dhe vendosur si pjesë e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës. Çështje si rikompensimi, çështjet e pronave, çështja e nështetësisë, problemi i decentralizimit, qeveria lokale. Pra këtu kemi të bëjmë me shumë çështje që duhen zgjidhur. Por unë nuk parë asnjë përgatitje për t´u përballur me këto çështje në Prishtinë. Nga ana tjetër duhet të pohoj se nuk i kam parë ato as në Bruksel, Uashington apo Beograd. Por tani po flasim me shqiptarët, prandaj e përmenda Prishtinën të parën. Por tani po përgatisim një ekip për të filluar negociatat dhe e di që ata do të kenë shumë punë.


DW: Por si Prishtina ashtu edhe Beogradi janë shumë të interesuar të dinë se si mendon bashkësia ndërkombëtare lidhur me këtë çështje. Fundja ata nuk do ta zgjidhin dot këtë problem vetëm.


Server: Eshtë e vërtetë se ata nuk do ta gjejnë vetëm zgjidhjen e këtij problemi, por ata do të bënin mirë sikur të mos i varnin shpresat tek bashkësia ndërkombëtare, duke pritur që kjo bashkësi t´i bëjë negociatat për status apo t´i parapërgatisë ato. Këto dy palë duhet të parapërgatiten vetë. Jam dakord se SHBA-s dhe BE-ja do të duhet të gjejnë një zgjidhje dhe po të jetë e nevojshme do ta vendosin në zbatim në fund, por nuk besoj se çështja do të arrijë deri aty. Mendoj se të dyja palët do të gjejnë një bazë të përbashkët me marrëveshje dhe kompromise. Por nuk mund të presin që amerikanët ta bëjnë punën për ta. Secili duhet t´i bëjë vetë punët e tij.


DW: Por le të mos harrojmë se SHBA-s kanë luajtur një rol të konsiderueshëm që gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Si është tani pozicioni i tyre?


Server: Pozicioni i SHBA-s është shumë i lëkundur. Por fatkeqësisht ky është një fakt që ende nuk është kuptuar në Prishtinë. SHBA-s nuk kanë marrë kurrë ndonjë vendim mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe besoj se tani si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli duhet të marrin një vendim të prerë dhe t´ja paraqesin atë Prishtinës dhe Beogradit. Por këto negociata nuk do të jenë kurrë të suksesshme në rast se nuk do të ketë përpjekje të qarta dhe të forta nga SHBA-s dhe BE-ja.

DW: Por tani çështja e Kosovës u debatua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Dhe ndonëse SHBA-s dhe BE përpiqen për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe për paqen në rajon, ka 5 shtete me vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilat kanë të drejtën e vetos. A do të mund të bien dakord këto vende?


Server: Këtu kemi të bëjmë me tri shtete që do të kishin probleme me pavarësinë e plotë të provincës së Kosovës. Janë Kina, Rusia dhe SHBA-s. Të mos harrojmë se SHBA-s kanë kohë që ushtrojnë një presion të fuqishëm ndaj Kurdistanit, që të mbetet pjesë e Irakut. Por duhet të dini se vizioni që kanë shumë njerëz në Prishtinë, se ky problem është i thjeshtë dhe se ka një zgjidhje të qartë për të, është shumë naiv. Kjo çështje është shumë e vështirë dhe e ndërlikuar dhe besoj se të dyja palët duhet të përgatiten shumë mirë përpara se të fillojnë negociatat.


DW: Por sidoqoftë Z. Kostunica tha gjatë seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit se çdo prekje e kufijve të Unionit Serbi-Mal i Zi do të cënonte të drejtën ndërkombëtare. Pra pala serbe duket shumë e prerë se ç´kërkon.


Server: Ky është pozicioni serb dhe i tillë ka qënë gjithmonë. Prishtina duhet të llogarisë me këtë qëndrim. Por Z. Kostunica tha gjithashtu se Serbia është një shtet demokratik. Por Serbia si shtet demokratik duhet t´i shtrojë njëherë pyetjen vetes se si do të qeverisë 1.8 milionë shqiptarë në Kosovë. A do me të vërtetë Beogradi që të ketë deputetë shqiptarë në parlamentin e tij? A do të lejojë Beogradi vërtet qarkullimin e lirë të 1.8 milionë shiptarëve në të gjithë Serbinë? A do t´i pranojë Beogradi shqiptarët në sistemin e tij juridik, në ministrinë e mbrojtjes, në ministrinë e brendshme? Këto janë pyetje që Beogradi duhet t´i shtrojë vetes. Por kjo nuk do të thotë se pala shqiptare nuk i ka menduar të gjitha këto. Por nëse Beogradi do ta mbajë suveranitetin e tij atëherë, qeveria serbe duhet t´u përgjigjet më parë këtyre pyetjeve.


DW: Në rast se deri në fund të vitit tjetër do të jetë gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës, a do të përdoret kjo zgjidhje si rast precedent për situata të ngjashme që kemi kudo në botë?


Server: Kjo varet nga mënyra se si do të zgjidhet kjo çështje. Në rast se të dyja palët do të bien dakord, apo do të pranojnë atë zgjidhje që do t´u ofrojnë SHBA-s dhe BE-ja, atëherë ky rast nuk do të shihet si rast precedent për raste të ngjashme në botë. Por OKB-ja është një organizatë e përbërë nga shtete suverene dhe si e tillë nuk do të reagojë e lumtur mbi shpërbërjen e një shteti sovran. Unë personalisht mendoj se OKB-ja nuk duhet t´i drejtonte apo inicionte këto negociata. Unë nuk besoj se OKB do të kenë sukses pa mbështetjen e SHBA-s dhe BE-së.


DW: Por tani që çështja e Kosovës u shtrua përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vështirë të besojmë se Rusia, e cila ka një vend të përhershëm në këtë Këshill, do ta pranojë zgjidhjen e këtij problemi pa hequr dorë nga e drejta e saj e vetos.


Server: Atëherë amerikanët do t´u paguajnë një shumë të majme që ata të mos e përdorin këtë të drejtë. Por amerikanët do ta bëjnë këtë vetëm po të jenë të sigurtë që zgjidhja e këtij problemi do të sjellë stabilitet në të gjithë rajonin. Amerikanët do të ishin shumë më të sigurtë, në rast se serbët do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe do të mund të jetonon atje në paqe. Edhe po të arrihet një marrëveshje për pavarësinë e Kosovës, kjo pavarësi nuk do të jetë kurrë e plotë. Zgjidhja do të jetë një status i parapërgatitur. Ndoshta pavarësi e kushtëzuar, por këto kushte nuk janë ende të qarta. Por sido që të zgjidhet kjo çështje, bashkësia ndërkombëtare do të luajë për shumë kohë më pas një rol të madh në Kosovë. Por pyetja që shtrohet këtu është se si do të definohet ky rol dhe sa dominant do të jetë ai në Kosovë? Dhe a do të luajë edhe Serbia ndonjë rol në Kosovë? Prandaj duhet të fillojnë sa më parë këto negociata.


DW: Ju thatë se nuk jeni shumë të bindur se OKB-ja është organizata e duhur për ta shtyrë në drejtimin e duhur fillimin e negiciatave për statusin final të Kosovës. Përse mendoni kështu?

Server: Sepse besoj se OKB-ja po merret me këtë çështje pa pasur ekperiencën e duhur. Deri tani kjo organizatë nuk ka zgjidhur ndonjë konflikt të rëndësishëm politik në Ballkan. OKB-ja dështoi në Bosnje. Eshtë e vërtetë se kjo organizatë ka arritur disa suksese të vogla në Ballkan, por vetëm pasi superfuqitë e mëdha kishin vendosur se si do të zgjidheshin ato probleme. OKB-ja ka qënë e suksesshme në zbatimin e vendimeve por ka bërë shumë gabime që kanë të bëjnë me sovranitetin në Kosovë. Kjo organizatë ka ngadalësuar për shembull procesin e privatizimit atje. Kjo është një nga arsyet përse mbledhja e KS u konsiderua nga disa zëra si e njëanshme duke shpjeguar kështu edhe mungesën e Kosumit në këtë mbledhje. OKB-ja ka bërë gjithashtu shumë gabime gjatë administrimit të Kosovës, gabime këto që i pranon edhe vetë kjo organizatë. Por nga ana tjetër OKB-ja bëri të mundshme krijimin e disa institucioneve vetëqeverisëse duke filluar kështu procesin e vetëqeverisjes në Kosovë, fakt ky për të cilin duhet të jemi mirënjohës. Por unë nuk jam i bindur se OKB-ja do të jetë e suksesshme në zgjidhjen e statusit final të Kosovës. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë sa më të suksesshme, është bashkëpunimi i ngushtë i SHBA-s me BE-në dhe vendime të qarta.

Sonila Harasani





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-11-2005 nė 12:49 Edit Post Reply With Quote
Gazeta Shqiptare Faqja 20 - BOTE Nentor 8, 105

Kongresmeni amerikan konfirmon angazhimin e Uashingtonit. Brukseli mbështet negociatat
Lantosh: Kosova drejt pavarësisë
BE bën thirrje për një zgjidhje kompromisi

UASHINGTON

Rezultati përfundimtar i negociatave për statusin e Kosovës do të jetë një shtet i pavarur. Kështu u shpreh dje anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Tom Lantosh, gjatë një interviste dhënë për “Zëri i Amerikës”. Lantosh bëri të ditur se së bashku me Henry Hyde, kryetari republikan i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë paraqitur një projektrezolutë në të cilën bëhet thirrje që statusi i Kosovës të jetë pavarësia. “Ne nuk presim që kjo të ndodhë nesër apo në muajt që vijnë, por është shumë e qartë se nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të ketë një shtet të pavarur”,- shprehet Lantosh. Sipas tij, megjithëse në Kosovë ekzistojnë probleme që duhen zgjidhur, “Kosova do të jetë në gjendje të marrë rolin e saj të përgjegjshëm si anëtare e BE-së dhe pastaj edhe si anëtare e NATO-s”. “Zhvillimet janë shumë konstruktive dhe unë besoj thellësisht se ashtu si edhe republikat e tjera që përbënin dikur ish-Jugosllavinë, edhe Kosova do të fitojë statusin e një shtetit plotësisht të pavarur”,- tha Lantosh.

Bisedimet

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ky i fundit kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të futen në bisedime në mënyrë konstruktive. Marti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez që do të ndjekë bisedimet për statusin e Kosovës, ka shpjeguar para ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel strategjinë që do të ndjekë në këtë proces. Ai ka nënvizuar se së pari do të këshillohet me të gjithë faktorët në rajon, përfshi Prishtinën dhe Beogradin. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, ka theksuar se statusi i Kosovës duhet të jetë rezultat i një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës. Lavrov ka deklaruar në Beograd se Rusia e kundërshton çdo imponim të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai nënvizoi se procesi i negociatave për statusin final të Kosovës duhet të jetë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Shefi i diplomacisë ruse ka theksuar se në tërësi mbështet konceptin e Beogradit për më shumë se autonomi e më pak se pavarësi, por ka shtuar se Beogradi duhet të jetë më i qartë në kërkesat e tij lidhur me këtë propozim. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbi-Mali i Zi, Drashkoviç, deklaroi se “në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës shpresojmë për përkrahje të plotë të Rusisë, Grupit të Kontaktit dhe Këshillit të Sigurimit për propozimet tona që janë legjitime, reale dhe kompromise sipas frymës evropiane”.


Negociatori i BE-së

Bashkimi Evropian emëroi dje Stephan Lehne si ndihmës të kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari. Lehne do t’i raportojë rregullisht Brukselit lidhur me ecurinë e bisedimeve të vështira mes Prishtinës dhe Beogradit

Deklarata e Rusisë

Rusia nuk do të bëjë lëshime për statusin e Kosovës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi dje gjatë vizitës në Beograd dhe Prishtinë se Moska është kundër copëtimit të Kosovës dhe ndarjes së saj nga Serbia

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 10-11-2005 nė 12:26 Edit Post Reply With Quote
Kosova digjet, shqiptarėt grinden

Nga: Vangjush Saro

Ndërsa në Uashington diskutohej për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren për çështjen e Kosovës (dhe, me sa shihet, perspektiva është tepër delikate), grupi negociator kosovar reflektoi disa mosmarrëveshje; ndërkaq nga “shteti amë” ende përhapen sinjale konfuze. Politika shqiptare në tërësi sërish nuk arrin të formulojë një qëndrim unik në lidhje me Kosovën, statusin dhe të ardhmen e saj. Në Shqipëri, forcat kryesore politike, PD e PS, nuk mundin dot të ngrihen mbi vetveten, për të përcjellë ndonjë mesazh sa të qytetëruar, aq edhe mbarëkombëtar. Në mënyrë të papërgjegjshme, politika shqiptare shpalos edhe njëherë tjetër konfliktualitetin e pakuptimtë dhe konstant, që në fakt mban peng shumë çështje në Shqipëri, por më së pari vetë ecurinë normale të demokracisë dhe të reformave që favorizojnë integrimin e vendit në komunitetin perëndimor. Më parë ishte vetë qeveria shqiptare që shfaqi shenja lëkundjeje dhe pasiguri në këtë temë. U prit me shumë rezerva dhe u diskutua gjatë formulimi superevropian i ministrit të Punëve të Jashtme për pavarësi të kushtëzuar; por jo shumë kohë më pas, saktësisht pasi krerët e shtetit dhe të qeverisë u shprehën për respektimin e vullnetit të popullit të Kosovës, termi “pavarësi e kushtëzuar” u hoq ca ditë nga qarkullimi, për t’u rikthyer këto ditë sërish në terrenin gropa-gropa të diplomacisë dhe politikës shqiptare. Një kakofoni që arrin kulmin e kokolepsjes së saj në qëndrimin e përçarë dhe aspak të denjë të vetë Parlamentit shqiptar(!) Për çudi, edhe në Prishtinë pak mësime janë nxjerrë nga vuajtjet e mëdha të së shkuarës; politikanët e rinj, me sa duket, frymëzohen ende nga komplekse provinciale.
Pavarësisht nga përvoja, nga rruga e përshkruar dhe nga bindjet apo normat e ndryshme, partitë politike shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, do të duhej të vlerësonin disi më me seriozitet situatën që është krijuar. Ngërçi mbarëshqiptar në temën e Kosovës bëhet edhe më i papranueshëm, ndërkohë që njihej shumë mirë teatri i veprimeve; për të ruajtur apo më saktë për të rifituar kontrollin administrativ mbi Kosovën, Serbia shkoi të kërkonte ndihmë gjer në Kinën e largët. Por edhe Greqia fqinje, ç’është e vërteta, shumë e vështirë për sa u takon marrëdhënieve me ne, u deklarua në krah të aleatit të vjetër. Gjithsesi, shumica e shteteve dhe sidomos pjesa më e madhe e “të mëdhenjve” të politikës ishin shprehur në mënyrë të qartë për pavarësinë e Kosovës. Nga ana e vet, Parlamenti shqiptar duhej të dilte pa një pa dy me një deklaratë, madje jo këto ditë, por atëherë kur “rrihej hekuri”. Në fakt, kjo deklaratë mungon ende. Por klima nuk duket më e përshtatshme, apo së paku më e ngrohtë në Prishtinë. Kështu, s’na mbetet gjë tjetër përveçse t’i cilësojmë këto qëndrime konfuze si një precedent të frikshëm, jo thjesht për të ardhmen e Kosovës, por për vetë fatet e demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik e social të kësaj pjese problematike të Ballkanit në tërësi.
Tirana, me çështjen e Kosovës, me diskutimet (komike) për festat dhe me një sërë temash të tjera të vështira (si kriza energjetike dhe “Zogu i zi”) tregoi se ka ende shumë rrugë për të bërë që të qaset disi me Evropën dhe Perëndimin në tërësi. Prishtina nga ana e vet tregoi se ende nuk ka kuptuar që duhet të reflektojë jo si një provincë plot halle e paragjykime, por si një shtet që përpiqet të arrijë disi Evropën e Bashkuar. Përmbylltazi, duhet thënë se nganjëherë me të drejtë ndjen njëlloj angushtie për fatin tonë dhe të Kosovës, madje të duket sikur u biem në qafë të tjerëve më shumë nga sa u takon. Ndoshta me këtë rast duhet të pranojmë se jo gjithmonë dhe për çdo gjë na e kanë pasur dhe na e kanë fajin të tjerët; ne vetë shpesh jemi më konservatorë dhe më të palatueshëm se disa prej kundërshtarëve apo keqdashësve tanë, në historinë dhe në të tashmen e Shqipërisë dhe të trevave të tjera ballkanike, ku jetojnë shqiptarë. Gjithsesi, asnjëherë nuk është vonë për të reflektuar; çështja është tejet e rëndësishme dhe ka nevojë për kontribute dhe formulime të qarta në shqip.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 12-11-2005 nė 00:45 Edit Post Reply With Quote
www.publicinternationallaw.org

PILPG Opens Office in Pristina to Provide Support During Final Status Negotiations
November 11, 2005

The Public International Law & Policy Group (PILPG) is pleased to announce the opening of its Pristina, Kosovo, office. The office will provide ongoing legal support with Kosovo's final status negotiations and will serve to coordinate the provision of legal assistance from PILPG's affiliated experts, senior staff in Washington, DC, and partner law firms.

The office will be headed by Jennifer Ober, Senior Peace Fellow and Co-Director of the Kosovo Project at PILPG. Ms. Ober is a former legal monitor with the OSCE Mission in Kosovo and has worked for the U.S. Department of State in both Washington, DC, and Zagreb, Croatia. She previously served as a research fellow in the Europe Program at the Center for Strategic and International Studies (CSIS). Ms. Ober received her Juris Doctorate, with honors, from the Washington College of Law at American University.

About the Public International Law & Policy Group
Nominated for the 2005 Nobel Peace Prize, the Public International Law & Policy Group (PILPG) is a global, pro bono law firm providing free legal assistance to governments and states involved in conflicts. To facilitate use of this legal assistance, PILPG also provides policy formation advice and training on matters related to conflict resolution.

The four primary practice areas of PILPG are Peacebuilding, International Justice, Post-Conflict Political Development, and Public International Law. To provide pro bono legal advice and policy formulation expertise, PILPG relies almost exclusively on volunteer legal assistance from more than sixty former international lawyers, diplomats, and foreign relations experts, as well as pro bono assistance from major international law firms. Annually, PILPG is able to provide over $2 million worth of pro bono international legal services.

Because of its diverse network of volunteers, PILPG is able to maintain volunteer points of contact in London, Paris, New York, Washington, D.C., Cleveland, Boston, Rome, The Hague, Stockholm, Brussels, Kabul, Nairobi, and Seattle. In July 1999, the United Nations granted official Non-Governmental Organization status to PILPG.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1519761 sekonda, 31 pyetje