Ali Kėlcyra, Aristokrati kuqezi
Një vepër nga Tanush Frashëri për demokratin patriot, figurë qendrore e Ballit Kombëtar. Pinjolli i Këlcyrave,
parë përtej legjendës së historianëve të PPSH-së
Kush është Ali Këlcyra? Një vepër e historianit Tanush Frashëri përmbush qëllimin për ta parë
figurën e demokratit patriot përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si
tradhtari, kolaboracionisti, bajlozi. Shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua
për të nga organet e gjyqësisë së monarkisë, PKSh donte ta shiste tek Aleatët si kriminel lufte, dhe që nga
dita e instalimit të diktaturës komuniste deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata
anti Ali Këlcyra është endur si hije. Edhe një vepër kushtuar kësaj figure, tanimë sipas burimeve arkivore, në
dritën e të vërtetës, promovohet jashtë Shqipërisë. Sot në mbrëmje për të dhe Lahutën e
malcisë të at Gjergj Fishtës përkthyer anglisht nga Robert Elsie dhe botuar nga IB Tauris Publisher, një pritje do të
mbahet në dhomën e komunave të Parlamentit Britanik në Londër. Kjo u arrit nga bashkëpunimi i shoqatës
gjithëpartiake Shqipëri-Britani, pranë parlamentit britanik me Qendrën për Studime Shqiptare e cila drejtohet nga publicisti
Bejtullah Destani. Shtëpia botuese Çabej drejtuar nga Brikena Çabej bashkë me këtë Qendër sjellin shqip Ali
Këlcyra, aristokrati kuqezi, kërkimin disavjeçar të studiuesit Tanush Frashëri.
Ali Këlcyra u lind në Këlcyrë më 28 maj 1891. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun Gallata Saraj
në Stamboll. Studion në Mulqije, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike. Me shpërthimin e
Luftës I Ballkanike kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të
Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në Vlorë. Në emër të tyre përshëndet Princ
Vidin e princeshën Sofi që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në San
Demetrio Korone, tek arbëreshët e Italisë. Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë
kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me Avni Rustemin dhe shokun e betejave Stavro Vinjau.
Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e
krijimit të çetave kombëtare shqiptare. Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje
të fshehtë themelohet organizata që u quajt Mbrojtja Kombëtare. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën
administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër
italianëve që ndodheshin këtu për mbrojtjen nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë
në Kongresin e Lushnjes, zgjidhet në Kuvendin Kombëtar si deputet i prefekturës së Gjirokastrës dhe qysh në
seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli bej. Lëvizja e Qershorit shënon
mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Në 1925 themelohet në Bari organizata BASHKOMB, ku zgjidhet në
komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë lëshon një Letër
përdhuni kundër tij për tu hetuar nën akuzën e propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të
Republikës. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë.
Gjatë qëndrimit në Paris, Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën
profashiste të Mbretit Zog, duke shkruar në të përditshmet Le Quotidien, Le Matin etj. Në 1939 bashkë me Mehdi
Frashërin është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në Nacionalizma shqiptare. Balli
Kombëtar. Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për tu
bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të
një Fronti Kombëtar për ti bërë ballë luftës në dy krahë.
Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen të hipur në një varkë mbërrijnë në Bari dhe
dorëzohet me tjerë tek Aleatët. Mbyllet në kampin Santa Fara.
Nga formimi akademik Ali Këlcyra ishte jurist, një jurist me prirje politike, pikëpamjet e të cilit kanë për bazament
veprën e Didëroit E drejta natyrore, traktatin historiko-politik të Monteskjesë Fryma e ligjeve dhe posaçërisht
traktatin politik Mbi kontratën shoqërore të Rusosë. Një figurë që kishte një vizion dialektik për
vendosjen e demokracisë e shtetit të së drejtës, në përputhje me alternativat që shtronte praktika politike e
statuore e vendit të tij, shkruan Tanush Frashëri. Autori pohon se e njohu Ali Këlcyrën e vërtetë dhe u magnetizua prej
kësaj figure sidomos kur pa tek ai gatishmërinë, vullnetin dhe durimin për të debatuar me kundërshtarët e vet
politikë, në momentet e luftës vëllavrasëse, lidhur me nevojat e vendit e popullit në çastet tragjike që
kalonte ai (1943); paanësia në gjykimin e qëndrimin që mban për ngjarjet që shkruan në pjesën më të
madhe të të cilave ai ka qenë pjesëmarrës aktiv.
Frashëri nuk nguron të vërë theksin tek ata historianë të djeshëm, po ata të sotmit që po
rishkruajnë historinë, të cilët u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra në linjën e
qëndrimit të PPSH-së që e quante vegël e fashistëve, tradhtari, etj. Ky qëndrim ndaj njërit prej
udhëheqësve të Ballit Kombëtar e kishte fillin në kohën kur PKSH e nxiste Aleatët në Itali që
opozitarët duke i quajtur kolaboracionistë kërkonte tia dorëzonin si kriminel lufte.
Jam përpjekur të shkruaj pa zemërim e me paanësi të them të vërtetën, pse e vërteta nuk fyen njeri, aq
më tepër kur Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër është një kriminel- shkruan autori duke cituar
njëherësh Bertold Brehtin. Kjo vepër historike është mbështetur në punën e hollësishme e të lodhshme
arkivore në Arkivat e Republikës Italiane, ato angleze, sigurisht arkivat shqiptare dhe fondi arkivor i Këlcyrave.
SHEKULLI
|