Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: E pabesueshme
Anton Ashta

Postuar mė 27-10-2005 nė 08:14 Edit Post Reply With Quote
E pabesueshme

Mungesa e specialistit të montimit,spitali dy vjet pa mundësi dializë


Llambi Kallço

Durrës- 60 të sëmurë rëndë me veshka të cilët kanë nevojë për dializë nuk mund ta kryejnë këtë shërbim në spitalin e Durrësit, ndonëse në një nga repartet e këtij spitali është instaluar aparatura e duhur, me vlerë rreth 2 milionë euro. Kjo pajisje moderne i është dhuruar rreth 2 vjet më parë spitalit të Durrësit nga kolegët e spitalit italian të Pizës, në Itali. Pajisja tepër e kushtueshme që do të vihej në shërbim të pacientëve që vuajnë nga insuficienca renale dhe që nuk mund të jetojnë pa dializë, nuk ka hyrë ende në punë pasi nuk është gjetur specialisti që të dijë ta përdorë atë. Ndonëse drejtuesit e spitalit të Durrësit prej kohësh e kanë kërkuar një gjë të tillë, personi i duhur ende nuk është gjetur.
60 durrsakët që kanë nevojë për dializë (është një proces me anë të së cilit atyre u futen në trup kriprat e nevojshme për të jetuar, meqë veshkat i kanë jashtëzakonisht të vogla ose të sëmura) detyrohen të udhëtojnë dy herë në javë drejt Tiranës. Kurse aparatura me vlerë 2 milionë euro po kthehet në relike, brenda spitalit të Durrësit, pa u vënë fare në punë.
“Në Shqipëri nuk ka specialistë të cilët mund të vënë në funksion këtë aparaturë. Nëse shteti shqiptar do të vendoste kontakte me shtetin italian, mund të gjendej lehtë një specialist i tillë”,-thotë drejtoria e këtij spitali.
Të sëmurët me insuficencë renale janë një kontigjent që pret për transplant veshkash. “Një pjesë e tyre janë të detyruar që gjithë jetën të bëjnë dializë pasi transplantet janë shumë të shtrenjta. Të paktën të mos udhëtojnë drejt Tiranës e të presin në radhë, por ta bëjnë dializën këtu në Durrës”,-thonë mjekët.






27/10/2005


shekulli

Jam absolutisht i skandalizuar.

2 milione euro te lena kot per dy vjet.

Ministrat e shendetesise se RSH vetem per kete dem dueht te raseshin 30 vjet ne burg.

Si ka mundesi nje poshtersi e tille?


2 milion euro!!!!!

Shendeti i 60 pacienteve!

Kjo i kalon kufinjte e fantazise sime, permbi mosntruozitetin e qeverive shqiptare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-10-2005 nė 08:20 Edit Post Reply With Quote
Mnistri i shendetesise duhet te lere cdo pune dhe te kontaktoje ministrine italiane e ti kerkoje dergimin e nje specialisti te montimit dhe ta paguaje nga paga e tij personale.


2 milione euro rrine kot dhe 60 shqiptare vuajne prej idiotsise te pafund te gjoja ministrave apo gjithfarplehrash qe gjoja jane funksionare neper ministri.

Turp, e faqja e zese.

Te isha une prokuror i pergjithshem, ish-ministrin e shendetesise e kisha arrestuar ne vend.

Shperdorim i tmerrshem i detyres.

Perfytyroni nje privat qe le kot 2 vjet nje pajisje me vlere 2 milion euro.

E kishin djege te gjalle.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0905781 sekonda, 26 pyetje