Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Sa i ulet Papulias,
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:06 Edit Post Reply With Quote
Sa i ulet Papulias,

PAPULIAS ANULON TAKIMIN ZYRTAR ME MOISIUN (2)

Presidenti grek Karolos Papulias, anulon takimin zyrtar me homologun e tij shqiptar Alfred Moisiu, pas protestave te rreth 300 banoreve came. Edhe pse kishte hyre ne kufirin shqiptar nga pika doganore e Kakavijes ne Gjirokaster, stafi diplomatik presidentit Papulias ka lajmeruar per anullim te vizites, lajm ky i konfirmuar nga nje television privat grek. Burime konfidenciale nga stafi i presidentit Moisiu, pohojne se motivi anullimit te vizites dhe takimeve te planifikuara ka qene pikerisht problemi cam dhe kerkesa me e fundit e kryeprokurorit grek Dimitrios Linos, lidhur me shpronesimin e cameve nga pasurite dhe pronat ne Greqi. Kerkesat e protestueseve ne qendren e Sarandes perfshinin diskutimin e pronave came dhe propozimin e kreyprokurorit grek Linos, 10 dite me pare per shitje te pronave came ne Greqi. Ata mbajne ne duar flamuj shqiptare dhe amerikane si dhe pankarta ku shkruhet shqip dhe anglisht se "ceshtja came eshte celesi i marredhenieve Shqiperi Greqi" ndersa ne shesh jane degjuar thirrje, "Zoti president na lejoni te kthehemi ne tokat tona" . Protesta e rreht 300 baoreve came eshte bere nen masa te rrepta sigurie nga forcat e policise, por megjithe kete stafi i presidentit Papulias ka konsideruar te rrezikshem vazhimin e takimeve bilaterale mes dy presidenteve.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:07 Edit Post Reply With Quote
ANULIMI I TAKIMIT, PRESIDENCA: VENDIMI I NXITUAR

Pas anulimit te takimit te parashikuar te zhvillohej ne Sarande, mes Papuljas e Moisiut, presidenca ka reaguar me nje deklarate per shtyp. "Presidenti i Republikes shpreh keqardhjen e thelle per kete vendim te nxituar dhe te pashpjegueshem te pales greke, bazuar mbi keqinformimin", thuhet ne deklarate. Reagimi merr shkas nga largimi i papritur i Papuljas per ne Greqi nen pretekstin e pajustifikueshem te grumbullimit ne menyre paqesore te nje grupi te vogel te shoqates Çameria. Pavaresisht ketij incidenti te paprecedent, presidenca beson ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve shqiptaro greke permes dialogut, besimit reciprok e tolerances ne interesin e te dy vendeve, te paqes dhe stabilitetit ne rajon.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:08 Edit Post Reply With Quote
CAMET: QELLIMI YNE, SENSIBILIZIMI I MEDIAS E POLITIKES

Kryetari i shoqates `Cameria` deklaroi sot nga Saranda se me ane te kesaj proteste eshte arritur qellimi per sensibilizimin e opinionit, mediave e politikave te dy vendeve ne lidhje me kete ceshtje. "Parrullat tona jane shume miqesore dhe ne kerkuam qe te sensibilizojme te gjithe per kete problem real", thote kryetari i shoqates. Rreth 300 pjesetare te komunitetit cam ishin grumbulluar paraditen e sotme prane hotel `Butrintit` ne Sarande ku ishte parashikuar te zhvillohej takimi mes presidentit shqiptar Moisiu e atij grek Papuljas.Ky i fundit anuloi takimin per shkak te protestave te komunitetit cam, duke sqaruar se vendimi erdhi vetem per shkaqe sigurie.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:08 Edit Post Reply With Quote
MUSTAFAJ: ANULLIMI I TAKIMIT, I PAJUSTIFIKUESHEM

Ministri i Jashtem Besnik Mustafaji tha se nuk shikon arsye per te justifikuar anullimin e vizites, nderkohe qe ishin marre te gjitha masat per mbarevajtjen e saj. "Perfitoj nga rasti te kujtoj se protestat zhvillohen vetem ne vendet demokratike dhe presidenti eshte kryetar i nje shteti demokratik", u shpreh Mustafaj. Sipas tij qeveria shqiptare kishte marre te gjitha masat e nevojshme qe manifestimi te mos i kapercente caqet e percaktuara nga demokracia. Ministri thekson se nuk ka asnje justifikim per anullimin e nje takimi te ketij niveli.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:09 Edit Post Reply With Quote
INCIDENTI, REAGOJNE MILO E META

Lidhur me incidentin e sotem te anulimit te takimit te presidentit Papuljas me homologun shqiptar Moisiu per motive sigurie, ka reaguar edhe ish shefi i diplomacise Paskal Milo. "Kjo ngjarje nuk kontribuon ne zhvillimet pozitive mes dy vendeve", u shpreh Milo. Nderkohe edhe kreu i LSI-se vlereson se ky nuk eshte nje akt i drejte i presidentit Papuljas, pasi edhe presidenti Klinton nuk duhet te kishte vizituar Greqine, kur Athina ishte perfshire ne protesta kunder pranise se tij ne kete vend.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:10 Edit Post Reply With Quote
MEDIAT GREKE: NUK U MOREN MASAT PER SIGURINE

Anulimi i vizites se presidentit grek eshte percjelle edhe nga mediat greke, te cilat kane akuzuar palen shqiptare se nuk ka marre masa per sigurimin e vizites se presidenti Papulias. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme greke ka bere te ditur, se policia shqiptare nuk mori masat e nevojshme per ndalimin e protestes se bere nga komuniteti cam jashte hotel "Butrinti" ne qytetin e Sarandes, ku presidenti grek pritej te takohej me homologun e tij shqiptar Alfred Moisiu. Pas episodeve, te ndodhura ambasadori grek ne Tirane, ka kerkuar shpjegim nga pala shqiptare, pse nuk u moren masat e nevojshme per ndalimin e kesaj proteste provokuese nga pala shqiptare. Ministria e Puneve te Jashtme greke ka deklaruar se Shqiperia me incidentin e ndodhur me presidentin Papulias ka dhene nje shmebull shume te keq te nje vendi i cili ka hapur negociatat me Bashkimin Europaine. Por mediat greke thone se, presidenti shqiptare Moisiu i ka telefonuar atij greke duke i kerkuar ndjese per episedet e ndodhura gjate vizites se tij ne Shqiperi.Ne oren 13.47 minuta me oren lokale greke presidenti Papulias ka lene piken e kalimit kufitar te Kakavijes. Takimi i pare mes 2 lidereve te shteteve ka qen ne 28 mars te ketij viti ne qytetin e Janines.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 15:13 Edit Post Reply With Quote
Greket e treguan edhe njehere veten,
i
E dyta nese Moisiu i ka kerkuar ndejse atij plehres une i kerkoj doreheqje, perse i kerkon falje se kishte dale shqipetaret te kerkonin ne manifestim paqesor te drejten e tyre ?

Se treti te thirret urgjentisht ambasadori grek dhe ti dorezohet nota zyrtare e protestes nga ministri i puneve te jashtme.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 1-11-2005 nė 16:42 Edit Post Reply With Quote
Shyqyr me ne fund qe shqiptaret ngrehen njehere ne proteste te drejte dhe te kerkojne te drejtat e tyre...
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 17:01 Edit Post Reply With Quote
INCIDENTI, ATHINA: TIRANA TE REAGOJE ZYRTARISHT

Ne kundershtim me deklaraten e presidences, vjen nje njoftim nga agjencia greke e lajmeve ANA, sipas se ciles zoti Moisiu i ka telefonuar presidentit Papulias duke i kerkuar ndjese per incidentin dhe duke i propozuar atij nje kohe tjeter per te perfunduar viziten e lene pergjysem. Nderkohe, Athina kerkoi shpjegime zyrtare per kete incident te shkaktuar sipas saj per arsye sigurie. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme Jorgo Kumucakos kercenoi Tiranen, qe sipas tij eshte ende ne bisedime me BE, se ky incident nuk do te kalohet lehte. Sipas Kumucakos, ne proteste merrnin pjese elemente elekstremiste, nderkohe qe mediat greke thone se policia nuk kishte marre masa per te siguruar viziten e Papuljas ne Sarande.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 1-11-2005 nė 17:02 Edit Post Reply With Quote
Pres pergjigjen e Moisiut, por per mua ai duhet te jape doreheqen sa me shpejt e sa me pare.
View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2005 nė 18:38 Edit Post Reply With Quote
Te dashtun,

le te rrime krejt te qete.


Shqiptare bojkotoni cdo gje greke, cdo gje.

Cdo banke, cdo firme, cdo prodhim grek.


Ne nuk kemi nevoje per asgje greke, asgje.


Vetem kete beni o shqiptare:

Bojkotoni cdo gje greke, cdo gje.


Une se shpejti jam ne Shqypni dhe pa asnje diskutim do te bojkotoj personalisht gjithcka.

Ka vetem nje pergjigje shqiptare.

Eshte aq e thjeshte!

Bojkotoni cdo gje greke.

Mbyllni te gjitha llogarite bankare qe keni tek bankat greke.

Mos bleni asnje prodhim grek.


Kaq





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2005 nė 19:05 Edit Post Reply With Quote
Jo fjale veprime.

Mos bleni asgje greke, terhiqni parate nga bankat greke.

Kaq

pa u nervozuar, pa asnje shqetesim.

Keq e kemi per celularet.

Qeveria le te liberalizoje tregun.

Le te jape dhe 6 licenca te tjera dhe te gjithe te ikim nga firmat greke.

Vetem kaq te bejme.

Kaq e thjeshte eshte.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-11-2005 nė 19:09 Edit Post Reply With Quote
Kjo e ketij grekut nuk me bezdis aspak.

Ajo qe me tmerron eshte kjo:

http://www.edsh.net/diskutime/viewthread.php?tid=3245

Kjo te tmerron!

Prodhojme vete kripe, kripa italiane eshte me e lire!

Cfare ndodh:

Blejme kripe greke per 1 milion euro.

Kjo me tmerron.

Kete dueht te kuptojme o shqiptare!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-11-2005 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Papulias: S’vij, frikë nga çamët

Moisiu: Eshtë veprim i nxituar. Ata janë paqësorë



Shqipëria provokohet rëndë nga fqinji i saj, Greqia. Dje, presidenti grek, Karolios Papulias, anuloi takimin informal me presidentin shqiptar Moisiu, takim që do të zhvillohej në Sarandë.

Shkak për anulimin e takimit, sipas zyrës së shtypit të Presidencës greke, ka qenë protesta e disa çamëve përpara hotelit ku Presidenti Moisiu do të priste homologun e tij grek, Papulias. Takimi mes dy krerëve të shtetit ishte “informal” dhe biseda mes tyre do të përqendrohej në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Udhëtimi
Presidenti grek, Karolios Papulias, është pritur në pikën doganore të Kakavijës nga këshilltari diplomatik i presidentit dhe këshilltari politik i tij. Aty presidenti grek është nderuar nga trupa ushtarake dhe më vonë kreu i shtetit helen ka vazhduar drejt e në konsullatën greke në Gjirokastër, ku piu një kafe me zyrtarët grekë dhe me ambasadorin e Athinës në Tiranë. Trupat shoqërues të tij janë nisur drejt Sarandës, për të parë terrenin për takimin dhe masat e marra nga ana e autoriteteve vendase. Papulias ka qëndruar për dy-tri orë në konsullatën greke të Gjirokastrës. Aty është marrë vesh se makina e ambasadorit shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli, me targa diplomatike greke është “gërvishtur” paksa. Kjo duket se ka qenë “shenja” e mosmarrjes së masave nga ana e zyrtarëve shqiptarë. Në këtë moment, kreu i shtetit helen ka vendosur që të lërë Shqipërinë dhe të kthehet edhe një herë drejt tokës greke.

Telefonata
Asnjë lajmërim i presidentit grek për presidentin shqiptar. Ky i fundit e ka marrë njoftimin nga autoritetet doganore shqiptare, të cilat kanë njoftuar për daljen e presidentit grek nga territori. Moisiu ende nuk po kuptonte motivet që e kishin shtyrë homologun të anulonte vizitën. Presidenti grek, Papulias, qëndroi në një lokalitet afër Janinës, ku edhe po hante drekë. Agjencia greke e lajmeve ANA shkruan se presidenti shqiptar e ka marrë në telefon homologun e tij grek dhe i ka kërkuar falje. Një fakt i tillë përgënjeshtrohet nga Presidenca shqiptare. “Nuk është e vërtetë që presidenti Moisiu e ka marrë në telefon presidentin grek dhe i ka kërkuar falje. Nuk ka pse t’i kërkojë falje”, thotë për gazetën “Panorama” zëdhënësja e presidentit Moisiu, Afërdita Sokoli. Sipas saj, është e vërtetë që dy presidentët kanë shkëmbyer telefonata dhe kjo është normale. Dy ambasadorët kanë folur në telefon me njëri-tjetrin, nga njëra anë ambasadori shqiptar, dhe nga ana tjetër ai grek. Në këtë moment, duke qenë se dy ambasadorët kanë pasur afër presidentët, u kanë kaluar telefonatat atyre, pa e zgjatur më shumë.

Dialogu
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, presidenti shqiptar ka kërkuar falje për mosmarrjen e masave nga ana e shtetit shqiptar për organizimin e këtij takimi. Pak a shumë kjo është biseda telefonike mes dy presidentëve:
- Po të pres në Sarandë, siç e kishim vendosur në takimin tonë të mëparshëm, - mësohet t’i ketë thënë presidenti Moisiu presidentit grek.
- Unë jam larguar tashmë. Kam marrë vesh për disa elementë ekstremistë në protestë- mësohet të ketë thënë Papulias.
- Unë jam këtu dhe e shoh situatën. Nuk ka elementë të tillë- është përgjigjur Moisiu.
- Hiq ata që unë të vij- i është drejtuar Papulias.
- Unë nuk mund t’i heq. Ne jemi një vend demokratik. Në një vend demokratik kushdo mund të bëjë protesta, dhe janë marrë masat maksimale,- mësohet të ketë thënë Moisiu.
Presidenti grek nuk ka dashur të vazhdojë më tej këtë histori, duke e anuluar përfundimisht vizitën.

Deklaratat
“Sjellje të tilla nuk u kontribuojnë përpjekjeve të përbashkëta për vazhdimin e përmirësimit të bashkëpunimit bilateral dhe për realizimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në komunikatën për shtyp të bërë publike nga Presidenca greke referuar protestës së çamëve. “Ne shprehim keqardhjen për anulimin e takimit ndërmjet presidentit të Greqisë dhe Shqipërisë pas sjelljeve të papranueshme të elementëve ekstremistë që insistojnë të kërkojnë çështje që nuk ekzistojnë”, vazhdon deklarata. I ashpër është edhe reagimi i Presidencës shqiptare, madje ironik. “Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen e thellë për këtë vendim të nxituar dhe të pashpjegueshëm të palës greke, bazuar mbi keqinformimin, me gjithë sigurimet e palës shqiptare se ky ishte një demonstrim paqësor në përmasa të papërfillshme dhe nën masa të plota sigurie”, tha zëdhënësja e Moisiut.



Shtypi grek: Provokim i qeverisë shqiptare

Shtypi grek dje në mbrëmje i ka dhënë nota negative qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me mosmarrjen e masave për vizitën e presidentit grek. Televizioni Alfa komentoi se, një grup ekstremistësh prej 200 vetash kërkonin të drejtat e tyre për Çamërinë. “Asnjë nga kërkesat dhe veprimet e tyre nuk ndikojnë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”, citon TV Alfa, presidentin grek Papulias. “Eshtë anuluar kot takimi, sepse ata (protestuesit) ishin të moshuar”, citon po i njëjti televizion presidentin Moisiu. Televizioni ET3 ka komentuar si provokues qëndrimin e qeverisë shqiptare. Televizioni komenton se mbledhja e çamëve është bërë me qëllim nga pala shqiptare. “Ne e dimë se çështja çame do të ishte shtruar në bisedime. Por qëndrimi i qeverisë shqiptare është provokues”, komenton ET3. “Gjatë takimit të kaluar,- komenton i njëjti televizion,- kishte forca policie në çdo vend, edhe në tarracat e pallateve. Ndërsa këtë herë nuk ishte marrë asnjë masë”. ANA i ka konsideruar ekstremistë protestuesit që duan të prishin marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që njoftoi se presidenti Moisiu e ka marrë në telefon presidentin Papulias dhe i ka kërkuar falje për mosmarrjen e masave për këtë takim.



ore pas ore

Ora 09.00
Forca të shumta policore blindojnë sheshin para hotel “Butrintit”, ku i ishte dhënë leje për një miting shoqatës atdhetare “Çamëria”, e cila kërkonte rikthimin e pronave të tyre në Greqi
Ora 09.30
Fillojnë të grumbullohen pak nga pak përkrahësit e shoqatës “Çamëria”, që kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit si dhe qytetarë sarandiotë
Ora 10.00
Turma fillon të gumëzhijë, pasi minutat kalonin dhe presidenti grek Papulias, nuk po dukej në orën që ishte fiksuar takimi në hotel “Butrinti”
Ora 11.00
Një autoveturë me targa greke përshkon sheshin e mbushur nga tubuesit, kalon mes tyre dhe ngjitet lart në hotel. Pas pak minutash ajo rikthehet në të njëjtin itinerar
Ora 12.25
Gazetarët gjirokastritë që ishin në Sarandë për të ndjekur takimin, njoftohen nga qyteti i tyre se presidenti grek kishte dalë nga Kakavija, pasi kishte anuluar takimin
Ora 12.30
Dy ambasadorët e vendeve reciproke me anë të një bisede telefonike, mundohen të sqarojnë shkaqet e anulimit të takimit mes dy presidentëve
Ora 13.30
Zyrat e shtypit të dy presidentëve lëshojnë deklarata e para sqaruese për opinionin në lidhje me anulimin e takimit Moisiu-Papulias në hotel “Butrinti”




Grekët: Nuk ekziston çështja çame
Mustafaj: Nuk ka justifikim veprimi i presidentit grek

Një letër proteste është nisur dje nga ambasada greke në Tiranë në drejtim të Ministrisë së Jashtme shqiptare lidhur me mosmarrjen e masave për vizitën e presidentit grek në Sarandë.

Ministria e Jashtme greke deklaroi dje se ambasadori grek do të dorëzojë notën e protestës. Zyrtarët grekë deklaruan dje se, për ta nuk ekziston “çështja çame”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Geogre Koumoutzakos, deklaroi se “autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të evituar probleme për takimin e presidentit Papulias me homologun e tij shqiptar dhe për të shkurajuar ekstremistë të njohur nga tentativa e tyre për të penguar zhvillimin e raporteve ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë e për këtë, insistojnë të vendosin në evidencë çështje të papranueshme dhe që nuk ekzistojnë, pikërisht në momentin që Shqipëria po kërkon të realizojë ambiciet e saj evropiane”.
“Shprehim keqardhje për anulimin e takimit ndërmjet presidentit të Greqisë dhe Shqipërisë pas sjelljeve të papranueshme të elementëve ekstremistë që insistojnë të kërkojnë çështje që nuk ekzistojnë”, thuhet në deklaratën e Presidencës greke. Ndërkaq, qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje, pavarësisht se në Greqi ka ndodhur e kundërta, ku Ministria e Jashtme helene ka nxjerrë një deklaratë dhe ka kërkuar të hartohet nota e protestës. Vetëm pas komisionit parlamentar të Jashtëm, kryediplomati shqiptar Mustafaj i është përgjigjur interesimit të medias shqiptare për këtë çështje.
“Sapo fola në telefon me presidentin Moisiu, i cili gjendet në vendin ku do të duhej të takohej me presidentin grek. Dua t’ju siguroj se presidenti ishte i shqetësuar nga ky veprim. Dua t’ju kujtoj se protesta dhe manifestime organizohen vetëm në vendet demokratike dhe jo në një vend jo demokratik. Presidenti Papulias është kryetar i një shteti demokratik. Unë dua gjithashtu të siguroj opinionin shqiptar dhe grek se qeveria shqiptare kishte marrë të gjitha masat e nevojshme, dhe e theksoj këtë, që manifestimi të mos i kapërcente caqet e parashikuara nga demokracie, pra të ishte një manifestim paqësor. Në momentin që ishin marrë të gjitha masat, atëherë nuk ka justifikim anulimi i një vizite të këtij niveli, qoftë edhe si takim informal. Unë shpresoj se fryma, shumë e mirë, e bashkëpunimit që kemi me fqinjin tonë, shumë të rëndësishëm, e theksoj, Greqinë, do të vazhdojë dhe nuk do të lërë hije edhe ky rast”, tha ministri i Jashtëm, Mustafaj.



Çamët: Ne kemi të drejtë të protestojmë
Axhenda: Pas takimit, një shëtitje me anije e darkë në Korfuz

Shoqata Çamëria kishte marrë leje për zhvillimin e protestës para hotelit ku dy presidentët do të zhvillonin takimin e tyre joformal. Protestuesit kishin ardhur nga Saranda, Delvina, Vlora, Durrësi, Fieri, Lushnja, Kavaja, Tirana, Elbasani etj. Rreth orës 11:00, një makinë me targa diplomatike hyri në hotel, qëndroi vetëm 10 minuta dhe doli. Qëllimi i protestuesve shprehej në parullat që kishin në duar të shkruara në tri gjuhë; shqip, greqisht edhe anglisht: “Pronat e çamëve janë të paprekshme”, “Zoti Papulias, është në nderin dhe detyrën tuaj zgjidhja e problemit çam”, “Rroftë populli shqiptar, rroftë Çamëria”, “T’u jepet fund heshtjeve qeveritare për Çamërinë”, “Çamëria, çelësi i miqësisë Shqipëri–Greqi”. Në orën 12:00 diskutohej se presidenti grek nuk do të vinte në Sarandë. Në orën 12:40 minuta u tha se, presidenti grek kaloi Kakavijën, pa u kthyer në Sarandë. Presidenti grek nuk kishte thënë asnjë fjalë as për delegacionin dhe gazetarët që e shoqëronin. Rreth 30 forca policie ishin vënë përballë manifestuesve, të cilët në asnjë rast nuk krijuan as më të voglin shqetësim. Josif Shtëmbari, drejtor i policisë tha se tubimi ishte paqësor. “Situata ishte nën kontrollin e policisë, pa asnjë lloj problemi për rendin dhe sigurinë, të kontrolluar nga forcat e policisë në çdo moment.

Kur e kanë marrë forcat e policisë anulimin e takimit të presidentit grek me atë shqiptar në Sarandë?
- Ne anulimin e takimit e kemi marrë vesh rreth orës 13:30, në mos gabohem. Pas takimit që do të zhvillohej në Sarandë mes presidentëve na u tha se miqtë do shkonin me anije për të bërë një vizitë në Butrintin Antik dhe andej po me anije do të shkonin të dy presidentët për të darkë në Korfuz.



Karamalis-Koshtunica, jo Pavarësisë në Kosovë
Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis takoi homologun e tij serb Vojislav Koshtunica në Athinë tre ditë më parë. Tema kryesore e bisedës mes tyre ishte çështja e Kosovës dhe zgjidhja e saj. Karamanlis deklaroi se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës duhet të bëhet pas negociatash mes dy vendeve. Gjithashtu ai shtoi se rezoluta 1244 duhet të merret në konsideratë. Kreu i qeverisë greke shtoi se “njerëzit në Kosovë duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve është një faktor i rëndësishëm që duhet të merret në konsideratë”. Nga ana tjetër Koshtunica deklaroi se çdo propozim në lidhje me zgjidhjen duhet marrë në konsideratë dhe nuk mund të imponohet asnjë zgjidhje. Të dy kryeministrat diskutuan në lidhje me të ardhmen e Serbisë në Evropë dhe theksuan se negociatat me bashkësinë ndërkombëtare janë duke u “përgatitur”. Karamanlis tha se Greqia besonte që vendi natyral i Serbisë është në Evropë. Kryeministri serb ka vazhduar serinë e tij të takimeve me krerët më të lartë të politikës greke. Kështu ai ka takuar presidentin e Pasok-ut Giorgious Papandreu. Edhe në këtë takim një rëndësi e veçantë iu kushtua çështjes së Kosovës. Papandreu shprehu mendimin për një zgjidhje të drejtë midis Serbisë dhe Bashkësisë Evropiane. Gjithashtu Papandreu shprehu kënaqësinë që Serbia po ecte në rrugën e saj drejt Evropës.
Grekët të kujtojnë protestat për Klintonin
Presidenti grek nxori si pretekst protestën e qindra çamëve në Sarandë për takimin e tij me homologun shqiptar, i frikësuar nga “disa elementë ekstremistë”. Por grekët e kanë harruar pritjen që i kanë bërë ish-Presidentit amerikan Bill Klinton. Me logjikën e tyre duhet që presidenti i SHBA të anulonte vizitën e tij. Klinton u prit në Athinë me protesta të shumta. Grekët protestonin kundër luftës në Kosovë duke e konsideruar atë si një luftë të padrejtë. Vizita e ish-presidentit amerikan Klinton në shtetin helen u zhvillua gjatë nëntorit 1998. Gjatë protestave të bëra, grupet ekstremiste arritën deri aty sa dogjën edhe flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte një ngjarje e paprecedentë. Televizionet u fokusuan në pamjet kur grupet e protestuesve digjnin në mënyrë publike në rrugët e Athinës flamurin amerikan, ndërsa vetë presidenti Klinton takohej me zyrtarët e lartë të shtetit helen. Pati reagime të ashpra. Madje, Shqipëria si një vend amerikan-dashës, e komentoi shumë situatën. Komentet ishin të tilla në të cilat thuhej se nëse Klinton vinte në Shqipëri, nuk do të pritej në atë mënyrë. Greqia e ka shprehur shumë herë “antipatinë” e saj kundër Amerikës. Një tjetër element janë edhe protestat e shumta që populli grek zhvillonte
gjatë kohës kur forcat aleate të NATO-s sulmonin regjimin e Milosheviçit.



© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-11-2005 nė 22:05 Edit Post Reply With Quote
Domethėnia e madhe e ikjes sė Papuliasit

Nga: Bashkim Muça

Një gjë krejt e pazakontë ka ndodhur dje në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë. Presidenti grek Karolos Papulias ka anuluar vizitën e tij zyrtare dhe është kthyer mbrapsht për në vendin e tij pasi kish mbërritur në qytetin e Gjirokastrës në Shqipëri, ndërkohë që po pritej nga homologu i tij shqiptar Alfren Moisiu në qytetin bregdetar të Sarandës, ku ishte planifikuar takimi. Për të justifikuar këtë veprim, Presidenti grek ka shfrytëzuar një protestë që do të zhvillohej nga një grup qytetarësh shqiptarë me prejardhje nga Çamëria në shenjë pakënaqësie për mosnjohjen e problemit pronave të tyre të mbetura në Greqi që pas shpërnguljes me dhunë që shteti grek iu bëri paraardhësve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja e anulimit të këtij takimi, sipas Ministrisë së Jashtme të Greqisë, ishte se “autoritetet shqiptare nuk morën masat e nevojshme për sigurinë e takimit dhe për të larguar elementët ekstremistë”. Po sipas kësaj ministrie, shprehet keqardhja që “vazhdohet të hidhen në diskutim çështje që nuk ekzistojnë”. Ndërsa Presidenca greke e ka konsideruar “të papranueshëm sjelljen e organeve shqiptare gjate vizitës së Presidentit grek në Shqipëri”. Nga ana tjetër, stafi i presidentit shqiptar Moisiu e ka konsideruar këtë veprim si “një vendim të nxituar dhe të pashpjegueshëm të palës greke bazuar në keqinformimin…” Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, e ka cilësuar si “një veprim të pajustifikueshëm”. Natyrisht që deklaratat dhe kundërdeklaratat do ta shoqërojnë në vazhdim këtë ngjarje që mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si një incident diplomatik.
***
Sikur arsyeja e anulimit të vizitës së Presidentit grek Papulias të kish qenë vërtet e lidhur me protestat e një grupi qytetarësh shqiptarë me prejardhje çame, një protestë kjo në përmasa të papërfillshme dhe në masa të plota sigurie, do ta kisha konsideruar këtë veprim një burracakëri të paparë ndonjëherë. Në të gjitha vendet demokratike të botës ka plot raste kur vizitat e personaliteteve të larta të një shteti tjetër shoqërohen me protesta demokratike dhe paqësore grupesh të ndryshme qytetarësh. Këto gjëra i kemi parë të ndodhin si para selisë së OKB-së në Nju-Jork, ashtu edhe në kryeqytetet e vendeve më demokratike të botës, si në Londër, Paris, Romë, Berlin etj. Por, për ironi, protesta të tilla kemi parë të zhvillohen edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë, madje shumë më masive dhe të pakontrolluara mire dhe nuk është se këtë gjë nuk e dinë grekët. Të justifikosh anulimin e një vizite të rangut kaq të lartë, pa pasur asnjë verifikim zyrtar, asnjë problem shqetësues dhe më pas të akuzosh autoritetet shqiptare se nuk morën masa për ruajtjen e sigurisë, deri edhe të përpiqesh t’iu imponosh atyre se çfarë duhet të bëjnë në këtë rast, pra të japin apo të mos japin leje, për zhvillimin e një proteste paqësore, është një shenjë paternalizmi të theksuar politik deri në arrogancë.
***
Domethënia e anulimit të vizitës së Papuliasit, më saktë e ikjes së tij, është shumë më e madhe sesa një protestë e disa dhjetëra apo qindra qytetarëve. Ajo përveçse me mentalitetin akoma primitiv të grekëve, më së paku ka të bëjë me zhvillimet e rëndësishme që po ndodhin në rajon. Vetëm para pak ditësh Kryeministri i Serbisë, Vojsllav Koshtunica, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë dhe arriti të marrë mbështetjen e homologut të tij grek Karamalis për variantin serb të zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Vizita e Presidentit grek në Shqipëri dhe takimi me homologun Moisiu, i cili ka qenë shumë i avancuar në deklaratat e tij për Kosovën, duke mbështetur haptazi pavarësinë e saj, mund të merrej nga serbët si një kundërvënie e Presidentit grek ndaj qeverisë së këtij vendi. Në këto rrethana qeveritarët grekë e kanë “urdhëruar” Presidentin e vendit të tyre, të shfrytëzojë qoftë edhe fluturimin e “pëllumbave në Shqipëri” si shenjë mossigurie dhe si pretekst për të shkaktuar një incident të tillë diplomatik. Aleanca serbo-greke për ta paraqitur gjendjen në Shqipëri si të pastabilizuar dhe për pasojë, pavarësinë e Kosovës si një precedent tjetër destabiliteti në rajon, është shumë e kuptueshme. Pavarësia e Kosovës, përveçse do të përforconte pozitën politike të shqiptarëve në rajon dhe më gjerë, do të hapte tregje të reja në favor të tyre dhe të vendeve të tjera konkurruese me Greqinë. Kjo gjë mund të shoqërohej natyrshëm, për shkak të konkurrencës, me humbjen e shumë pozitave deri më sot dominuese të bizneseve greke dhe pavarësimin në proces të bizneseve shqiptare, maqedonase, kroate etj. Pra, lufta për Kosovën nuk është thjesht politike, por është një luftë e gjithanshme. Ajo po zhvillohet në kushtet kur përveç Shqipërisë edhe Maqedonia, Kroacia, Sllovenia etj., në parim e kanë pranuar idenë e një Kosove të pavarur. Gjithsesi, kjo luftë nuk ka pse të banalizohet deri në atë masë, sa personaliteti më i lartë i një vendi të vijë sa për të kërkuar një sebep e për të ikur mbrapsht. Autoritetet e Shqipërisë nuk duhet të bien pre e këtyre provokimeve të cilat kërkojnë zhvendosjen e vëmendjes nga zhvillimet shumë të rëndësishme që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, në qendër të të cilave janë shqiptarët, drejt banaliteteve primitive. Historia e Kalit të Trojës nuk mund të përsëritet në vendin e shqiponjave.

BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 3-11-2005 nė 16:44 Edit Post Reply With Quote
Allvanos

Këndo o muzë zemërimin e Papuliasit! Sepse mund të gjesh vetëm arrogancë, intolerancë, mllef dhe kërcënim në gërmadhat e një vizite të prishur dy ditë më parë në jug të Shqipërisë. Janë këto bija të zemërimit dhe aspak pasiguria e pretenduar, që e çuan diplomacisë greke dhe vetë Presidentin e Greqisë, Karolos Papulias, në vendimin absurd dhe aspak diplomatik, për të ndërprerë vizitën në Shqipëri dhe për t´i kthyer pa asnjë respekt krahët presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, që kishte dalë ta presë gjithë respekt. Arrogancë, intolerancë dhe zemërim, sepse një grusht qytetarësh çamë kishin planëzuar të demonstronin paqësisht në prezencë të presidentit grek, për disa të drejta pronësore që ata besojnë se po iu dhunohen nga shteti grek. Dhe anë e prapme e kësaj medaljeje të turpshme të më të fortit është edhe shpërfillja e diplomacisë së "shtetit të madh, të pasur dhe të fuqishëm" për shtetin e vogël, të varfër dhe të dobët. Shpërfillja për një shtet që nuk ka forcë të reagojnë në mbrojtje të dinjitetit të tij. Shpërfillja për shtetin e "allvanos"-ëve.

Ka vite që emri allvanos (versioni greqisht i fjalës shqiptar) qarkullon nëpër Greqi me një konotacion pexhorativ. "Allvanos" është tashmë thuajse një damkë nëpër Elladhë. Aq sa edhe vetë allvanos-ët e shumtë që punojnë atje, përpiqen që ta fshehin që janë allvanos në mënyrë që t´i shpëtojnë paragjykimit, diskriminimit, talljes, poshtërimit dhe shumë telasheve të tjera të mundëshme. Ndërrojnë emrat apo përpiqen të flasin sa më pak gjuhën e allvanosëve (që është shqipja) në ambiente me grekë apo edhe në shkolla universitete. Mungojnë vetëm tabelat "ndalohet hyrja për shqiptarët". Kaq e dallon Greqinë e sotme nga Afrika e Jugut e djeshme. Aparteidi me shqiptarët është i thellë. Eshtë në shpirt. Dhe nuk ka asnjë rëndësi se çfarë kontributi kanë dhënë tash e 15 vjet qindra e mijë shqiptarë në ngritjen e ekonomisë greke. Ashtu sikundër në demokracitë e Athinës apo Spartës skllevërit prodhonin gjithçka materiale, por megjithatë ishin të damkosur si skllevër, ashtu edhe Greqia moderne nuk mund të bëjë pa skllevërit e saj modernë me damkën "allvanos". Dhe sikundër skllevërit e lashtë, ashtu edhe këta modernët nuk mund të kenë të drejta si të gjithë qytetarët. Ata madje mund edhe të ndëshkohen kur ta dojë "skllavopronari". Mund të përzihen madje, në ndonjë rast edhe të vriten. Të gjitha këto janë vërtetuar prej vitesh edhe me skllevërit modernë të shtetit evropian grek, allvanosët. Ndoshta nuk do të vonojë që përsëri, allvanosët të vuajnë përsëri për këtë incident të pakëndshëm diplomatik mes dy shteteve fqinje. Ose më saktë, të vuajnë "fajin" e shtetit të tyre.

E megjithatë dihet, paragjykimet masive lindin në momente të caktuara historike në marrëdhëniet mes popujve të ndryshëm. E keqja është se në rastin e vizitës së anuluar të Papuliasit është vetë shteti grek që në vend të gjuhës diplomatike, po përdor zhargonin dhe përjetimet që rëndom mund të ndeshësh në buzuqet apo rrugët e Athinës. Çfarë është, diplomacia e një shteti evropian në kurthin e një psikologjie raciste? Sepse që presidenti i një shteti të ndërpresë një vizitë në një shtet fqinj dhe të refuzojë të kryejë një takim të premtuar me homologun e tij, është dukshëm një akt që rrëfen zemërim. Madje jo të vogël. Po përse u zemërua Papuliasi me Shqipërinë, me Moisiun? Vetëm sepse rreth 150 çamë po protestonin paqësisht për mohimin e të drejtës së shtetësisë dhe pronës nga shteti grek. "Unë nuk vij në takim, – raportohet t´i ketë thënë Papuliasi në telefon Moisiut, – nëse nuk largohen ata". A ka kërkesë më absurde se kjo, kur dihet që qytetarët e një shteti demokratik i bëjnë protestat e tyre jo kur do qeveria por kur duan ata vetë? Si mund të zemërohesh dhe të fajësosh qeverinë e një vendi fqinj për protestën e një grushti qytetarësh të lirë? Në një deklaratë të presidencës greke shprehet keqardhja "për anulimin e takimit pas një sjelljeje të papranueshme të elementëve ekstremistë që këmbëngulin në një çështje që nuk ekziston". Por edhe sikur të qe kështu, ç´lidhje ka qeveria, aq më pak presidenca shqiptare me këta "elementë ekstremistë" që me Kushtetutë gëzojnë të drejtën e protestës? Pastaj, përse kaq tërbim për "një çështje që nuk ekziston"? Frika se mos çështja "që nuk ekziston" apo më saktë që nuk të pëlqen, bëhet çështje? Dhe themeli i demokracisë është pikërisht kjo, që të pranosh atë që flet e proteston kundër teje, që mbron një çështje që nuk është e jotja. Po të mos pranonte protestën kundër demokracia nuk do të qe demokraci.

Por është e kotë të vazhdohet me argumente. Eshtë më se e qartë që përbuzja për "allvanos"-ët nuk është vetëm një dukuri që i përket "popullit", por një psikologji që ka depërtuar deri në sferat e larta të politikës greke. Jo rastësisht, sepse ajo votohet nga ai popull, ndaj nuk do që të dalë kundër paragjykimeve të shumicës së tij. Kjo marrëdhënie populiste e mban të gjymtuar demokracinë greke me racizëm. Papuliasi dhe diplomatët grekë janë zemëruar që allvanosët e përbuzur dhe të përulur, guxuan të protestojnë, paçka se këtë herë allvanosët ishin në tokën e tyre. I dyti, në formën e një kërcënimi në deklaratën e presidencës greke ku ndër të tjera thuhet se ngjarja: "është një shembull i keq i një vendi si Shqipëria, që kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian". Eshtë një mesazh thuajse primitiv që përpiqet t´i thotë Shqipërisë se integrimi i saj në Evropë kalon nga Athina. Një gjë që do të ishte e vërtetë vetëm në rast se BE nuk do të qe një bashkim demokratik dhe vullnetar popujsh, por një masoneri.

Protesta e bashkesise çame u shtua për shkak të një iniciative marrë në fund të tetorit nga prokurori i Përgjithshëm i Greqisë. Në fund të tetorit të këtij viti, ai i kërkoi Gjykatës së Lartë Greke që t´i japë të drejtë shtetit grek të drejtën të shesë pronat e çamëve të konfiskuara qysh në vitet ´40 të shekullit të kaluar me pretekstin qesharak, se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazifashistëve. Dhe i pëlqen apo nuk i pëlqen grekëve, shqiptarët janë të lirë të protestojnë jo vetëm kundër ndonjë vendimi të qeverisë së tyre, por edhe kundër vendimeve të qeverisë greke që dhunon të drejtat e shqiptarëve në Greqi, përfshirë ato të popullsisë çame. Madje, ata kanë të drejtë të protestojnë jo vetëm në Sarandë, por (ndoshta e ekzagjeruar për nivelin e demokracisë greke) edhe në Athinë.

Ajo që ndodhi dhe njëherazi nuk ndodhi të martën në Sarandë, nuk ka të bëjë fare me mikpritjen. Ajo ka të bëjë me ekstremizmin. Veç jo me ekstremizmin çam, por me ekstremizmin grek që refuzon të njohë të drejtat e çamëve. Por, ndoshta jo vetëm kaq. Ndoshta dhe zhvillimet lidhur me pavarësinë e Kosovës i nxisin këto "strategji" të zemërimit. Gjithsesi, kjo e fundit është një hamendësim, i pasigurt si çdo hamendësim. E sigurt është që është primitive dhe jo evropiane, barbare dhe jo e qytetëruar, diktatoriale dhe jo demokratike, skllavëruese dhe jo liridashëse që të kushtëzosh një vizitë me dhunimin e lirisë së qytetarëve për të protestuar kundër asaj që ata besojnë se është një dhunim. Por sot, jo pak gjëra po iu serviren shqiptarëve "me kusht". Kushte që gjithmonë përpiqen të dhunojnë atributet e lirisë nën maska nga më të ndryshmet. Në këtë rast u përdor edhe maska e "mikpritjes" e sjellë si argument nga Vangjel Dule që, megjithëse drejton një parti që mban emrin Partia e të Drejtave të Njeriut, duket se nuk e vret fort për të drejtat e dhunuara të çamëve apo të qindra mijë allvanosëve që rropaten në Greqi. Dhe e gjithë kjo po të perifrazojmë diçka nga deklarata e presidencës greke: "është një shembull i keq i një vendi si Greqia anëtare e Bashkimit Evropian".


Andrea Stefani
Panorama 03-11-2005

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 4-11-2005 nė 14:33 Edit Post Reply With Quote
Sa te ulet Fqijnte tane


13:00/04.11.05 - Kater fitore diplomatike !!?? (Koment i lajme.net)
Teksa politikanet shqiptare nuk rreshtin se dheni deklarata per Kosoven qe nga pavarsia e kushtezuar e deri tek bashkimi i trojeve shqiptare, partneret e tyre serbe hartojne platforma me lloj lloj variantesh. Teksa politikanet shqiptare kane nisur «garen patriotike», politikanet serbe kane nisur ofensiven diplomatike.
Ata brenda nje jave kane arritur kater fitore diplomatike perballe politikaneve te Kosoves dhe Shqiperise dhe te Tetoves.
Fitorja e pare ishte anullimi i vizites se Presidentit grek Papulias me homologun e tij shqiptar Moisiu. «Miku i madh» siç e quajti nje drejtues socialist shkoi deri ne Gjirokaster, piu nje kafe dhe pastaj iku ne Athine ku e priste Koshtunica. Preteksti ishte nje proteste paqesore e komunitetit cam.
Fitorja e dyte ishte anullimi i takimit midis kryeministrave te Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Kosoves ne 5 nentor ne Prishtine. Perseri eshte diplomacia serbe qe arrin ta anulloje takimin duke bindur Gjukanovicin dhe Buckovskin qe te mos shkojne ne Prishtine. Ne raste te tilla edhe pretekstet jane te kollajta, «Axhende e ngjeshur politike».
Fitorja e trete eshte deklarimi i Rumanise dhe Bullgarise qe statusi i Kosoves te mos i imponohet Beogradit. Qe do te thote te zbatohet formula serbe : Me shume se pavarsi dhe me pak se autonomi. Shikoni me sa diabolizem eshte bere ky deklarim. Ai u be nga presidenti bullgar Pervanov dhe dhe ai rumun Basesku ne Athine nje dite pasi parlamenti grek ratifikoi marreveshjen per pranimin e tyre ne BE.
Fitorja e katert : Reduktimi nga Presidenti slloven Dernovshek i planit te tij per Kosoven. Edhe dernovshek eshte konsideruar si «mik I madh I shqiptareve». Sipas rishikimit te Planit, Kosova duhet ta fitoje pavarsine pas 5 vjetesh dhe qe momumentet fetare dhe kulturore serbe te shpallen teritore jashte Kosove duke qene ne Kosove. Sebashku me pronat e tyre ato kalojne mbi 1 mije kilometra katrore.
Shumekush mund te thote se ky eshte vetem fillimi, se ky qendrim dihej etj etj. Te gjitha jane te verteta. Ashtu siç eshte e vertete se tjeter kush do vendose per statusin e Kosoves. Por eshte po kaq e vertete se ata qe jane miq reale te Kosoves kane nevoje per aleate plus, nuk kane nevoje vetem per bujarine e shqiptareve dhe besnikerine e tyre. Prandaj duke perdorur figurativisht nje fjalor lufte ne kushte paqeje do te duhejte pohonim se : «Kosova dhe delegacioni i saj jane ne balle te frontit. Ndersa politika shqiptare ne Tirane dhe Tetove duhet ti sigurojne krahet». Ndersa deri tani nuk kemi as balle dhe as krahe. Kemi vetem deklarata dhe gare patriotizmi.
|||Lajme.Net|||

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 7-11-2005 nė 21:46 Edit Post Reply With Quote
Arroganca greke

Nga: Ardian Kovaçi

Ndërprerja e papritur e vizitës së Presidentit grek në Shqipëri u kërkua të paraqitej nga autoritetet shtetërore dhe media greke si frikë ndaj masave të papërshtatshme shqiptare për sigurinë e Presidentit tek ne. Në të vërtetë, Presidenti grek thjesht u nervozua nga manifestimet e çamëve në Gjirokastër për kërkimin e të drejtave të tyre. Nervozizmi i la menjëherë vend arrogancës dhe numri një i shtetit fqinj vendosi pa një, pa dy të ndërpresë vizitën. Presidentë amerikanë të njohur (Regan, Karter, Klinton, Bush) janë ndodhur në situata edhe më të pakëndshme. U është dashur të presin me orë nga bllokimi i rrugëve nëpër samitet botërore të energjisë apo të mjedisit, ku kanë marrë pjesë. Kjo për shkak të protestave të veprimtarëve për ruajtjen e mjedisit. Në samitin e fundit në Brazil, Presidenti Bush priti katër orë nga bllokimi i rrugëve. Por nuk e braktisi samitin. Ndërsa ne shqiptarët jo rrallë kemi hasur në arrogancën e shtetit fqinj jugor. Ajo është shpalosur jo vetëm në keqtrajtimet e emigrantëve tanë nga policë grekë, në grisjet e pasaportave shqiptare me vula të rregullta nga autoritetet greke të kufirit, në vonesa jo vetëm të paqëllimshme gjatë kohëve të lëvizjeve masive të emigrantëve tanë për në atdhe (sidomos në periudhën e verës dhe në festat e fundvitit). Ende kemi në mendje radhët me kilometra të tëra të automjeteve të emigrantëve shqiptarë për në pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë gjatë viteve të kaluara. Vuajtjet për ujë dhe ushqime të dhjetëra mijëra shqiptarëve “të burgosur” nëpër këto radhë në pikë të diellit dhe vapës. Ndërsa kemi pak njohuri për kapitalet tregtare greke që në Shqipëri bëjnë ligjin në tregun e karburanteve, ushqimeve me shumicë dhe të telefonisë celulare. Për çmimet monopol që jo pak prej këtyre strukturave zbatojnë, duke rrjepur intensivisht konsumatorin shqiptar. Nuk mjaftojnë të gjitha këto, por duhet që arrogancën e fqinjit ta lexojmë edhe në figurën më të lartë përfaqësuese të shtetit grek. Kjo është mirëfilli shqetësuese. Ministria e Jashtme greke përmend edhe procesin e afrimit të Shqipërisë me Brukselin dhe mundësitë që ajo ka për ta dëmtuar atë. Si për të thënë “mund të hakmerremi mirë, në rast se e ngrini hundën e kërkoni të drejtat tuaja të mohuara, por që ne as duam t’i dëgjojmë”. Për çfarë na marrin, për Trojën moderne të Ballkanit? Një vit e katër muaj më parë, grekët lejuan sipërmarrës të tyre të ndyejnë me mbeturina nafte pjesën tonë të detit Jon. Ndoshta e kanë realizuar këtë disa nga banorët-sipërmarrës të ishullit të Korfuzit, që shohin jo pa xhelozi dhe frikë se si turizmi në brigjet shqiptare të Jonit ka nisur dalë e ngadalë të fuqizohet. Kjo do të thotë më pak turistë në brigjet e Korfuzit. Mirëpo konkurrenca e lirë e ka këtë. Vendi turistik i cenuar mund të kundërpërgjigjet duke ulur çmimet ose shtuar shërbimet turistike. Por kurrsesi në këtë mënyrë. Derdhja e mbeturinave ndotëse për brigjet shqiptare është një akt piraterie dhe cubash. Në mos fare një akt mafioz. I tipit “fabrika jote po shet më shumë se imja. Që të bie rehat, po ta hedh në erë”. Autoriteteve shtetërore greke duhet t’u vijë mirëfilli turp nga akte të tilla. Si dhe nga arroganca e fundit e treguar me një vend fqinj më të vogël se ata. Duke larguar Presidentin e tyre në një akt të paprecedent. Sikur tek ne të kishte shpërthyer papritmas lufta civile. Nuk ka më vend për nënqeshje ironike nën buzë. Shqipëria, duan apo s’duan greket, është një vend me standarde të vendosura demokratike. Kur një pjesë e popullsisë (dhe pikerisht çamët) mund të kërkojë fare mirë me manifestime paqësore kthimin e të drejtave të mohuara. Dhe të shfrytëzojë pikërisht ardhjen në Shqipëri të një personaliteti të lartë të vendit fqinj. Çamët kërkojnë praktikisht njohjen dhe kthimin e pronave të tyre në Greqi. Grekëvë, qofteë dhe Presidentit të tyre, u takon që nervozizmin ta mbajnë brënda vetes. Po sikur të ishte Presidenti grek me udhëtim zyrtar në Romë dhe në sheshin pranë autoriteteve italiane një grup çamësh të manifestonte sërish. Atëherë, çfarë do të bënte ai? Do të kthehej në Athinë? Kurrsesi jo. Këtë e bëri vetëm duke qenë në Shqipëri. Dhe tregoi arrogancë, jo frikë për masa të papërshtatshme sigurie nga autoritetet shqiptare. Sikurse rreken më kot ta shesin këtë mënyrë sjelljeje aspak diplomatike, apo asfare në përputhje me standartet e sotme të sjelljes në fqinjësi të mirë të botës së zhvilluar. Do të ishte në nderin e autoriteteve të sotme greke në pushtet dhe një veprim krejt koherent, që ato të harronin menjëherë këtë mënyrë të sjelluri dhe të kërkonin përsëritjen e vizitës së Presidentit grek në Shqipëri në një kohë sa më të afërt.


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5001631 sekonda, 42 pyetje