Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: AMC-ja greke
laci

Postuar mė 8-11-2005 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
AMC-ja greke

A kanë të drejta të mjaftueshme punëtorët e AMC?
AAMC diskriminon punonjësit shqiptarë. Pagat e grekëve janë shumë herë më të larta se ato të shqiptarëve. E si të mos mjaftonte kjo edhe në restorantin e kompanisë, ku shqiptarë e grektë ulen të drekojnë bashkë, ushqimi që hanë është i ndryshëm

Bledar Nezha

Të dish greqisht ndonjëherë vlen sa një universitet. Pak mund ta besojnë këtë, por greqishtja është kusht për të filluar punë në kompaninë greke, AMC. Vetëm një vizitë e shkurtër në dyert e AMC-së do të mjaftonte për të kuptuar se nuk ka punonjës që nuk di gjuhën greke. Parametër kryesor për vlerësimin e pagës është ditja apo mosditja e kësaj gjuhe. Po e dite nuk ka ç’të duhet universiteti apo masteri sepse paguhesh më mirë. Bie fjala ka raste kur tekniku paguhet më shumë se inxhinieri!?
Sot kompania AMC ka rreth 300 punonjës disa prej tyre shiqptarë e disa grekë.
Rrogat e shqiptarëve as nuk mund të krahasohen me ato të grekëve. Ata paguhen shumë herë më mirë dhe trajtohen në mënyrë të veçantë nga shefat grekë. Si të mos mjaftonte kjo edhe ushqimi për punëtorët grekë është i ndryshëm nga ai për punëtorët shqiptarë, ndërkohë që të dy palët drekojnë në të njëjtin restorant të kompanisë.
Deri tani jemi mësuar që të dëgjojmë se sa keq trajtohen punonjësit shqiptarë në punishtet e këpucëve, ndërkohë që në kompani të mëdha si AMC nuk dëgjohet asnjëherë asnjë ankesë.
Sikur edhe punishtet e këpucëve të kishin fuqi aq të madhe financiare sa AMC, të jeni të sigurt se as për ata nuk do të dëgjonim gjë. Unë kam qenë një punonjës i AMC për disa vite dhe e kam parë sesi trajtohen punëtoret aty. Punëtoret në AMC shqetësohen nga një sërë problemesh, që fatkeqësisht nuk kanë asnjë lloj mundësie për t’i paraqitur. Kjo ndoshta edhe për mungesën e sindikatës e cila duhet të mbronte të drejtat e punonjësve. Në këtë shkrim, unë nuk dua të nisem nga motive personale duke qenë se unë jam pushuar nga puna në AMC, po do t’i them faktet ashtu siç janë duke u përpjekur që t’i shpëtoj subjektivitetit. Largimi im nga puna në dhjetorin e kaluar u pasua më shumë largime të tjera, ndaj shqetësimi im është se ky akt mori përmasat e një dukurie...
Motivet e largimit ndryshojnë dhe kjo do të thotë mungesë serioziteti, po ajo që mbetet është se punëmarrësi është larguar pa arsye. Më poshtë, po jap disa nga problemet që ekzistojnë në AMC prej shumë kohësh. Uroj që ato të gjejnë zgjidhje që ish-kolegët e mi të shpërblehen si duhet materialisht e moralisht për punën e tyre profesionale. Nuk e di nëse këto probleme ekzistojnë edhe në kompani të tjera, po detyra ime si qytetar është që të flas për ato që di.
Shumë punëtore janë pa kontratë pune pasi kompania nuk ka ofruar ndonjëherë ndonjë model kontrate. Ata që e kanë më afat të pacaktuar, kompania e ka të lehtë t’i pezullojë me nenin 141 të Kodit të Punës, mjafton të respektojnë afatet e njoftimit.
Punëtorët punojnë minimalisht tetë ore para kompjuterit pa asnjë mjet mbrojtës e asnjë shperblim ekstra. Po ashtu duhet pranuar që punëtorët punojnë në zyra ku ka një rrezatim elektromagnetik mbinormal. Punëtorët janë të ndaluar të krijojnë sindikatën e tyre (nuk ka ndonjë urdhëresë po thjesht ju bëhet presion). Punëtorët janë të detyruar që të shfrytëzojnë barin e kompanisë ku çmimet janë të kripura e nuk i paguhet asnjë tatim shtetit (shiko sa nivele të ulëta fillon evazioni fiskal në AMC).
Këto janë ato çka une di, po, po të gërmosh do të marrësh vesh të vërteta edhe më të dhimbshme. Uroj që dikush të marrë përsipër që shqiptarët të trajtohen si njerëz të paktën brenda Republikës së Shqipërisë.



Intervista

Pse u largova nga AMC

Intervistë me ish-anëtarin e Këshillit Mbikqyrës të AMC-së, Ervin Begu, që tregon realitetet gjatë kohës së qënies së tij atje. “Fatkeqësisht Këshilli Mbikqyrës nuk u mblodh asnjëherë gjatë kohës, që unë isha anëtar i tij. Kjo do të thotë që unë isha thjesht “de jure” anëtar se askush nuk e dëgjonte zërin tim”

Z.Ervin, sa kohë keni qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të AMC dhe cili ka qenë aktiviteti juaj gjatë asaj kohë?
Unë jam zgjedhur anëtar i Këshillit mbikqyrës te AMC tetorin e kaluar nëpërmjet votës së punonjësve të AMC dhe kam qendruar në atë pozicion deri në 1 prill të vitit aktual.

Sa anëtarë ka Këshilli Mbikqyrës i AMC dhe cilat janë detyrat e tij?
Për të qenë i sinqertë nga burimet e kompanisë ku unë informohesha, unë dija se ishin pesë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, po nga një dokument i Cosmote që arrita t’a siguroj rezultojnë tre anëtarë, dy grekë dhe një përfaqësues i punonjësve. Detyrat e Keshillit Mbikqyres kanë të bëjnë si të thuash me monitorimin e punës së kompanisë si dhe me emërimin e drejtorëve. Detyra ime duke qenë se isha përfaqësues i punonjësve kishte të bënte me ruajtjen dhe zgjerimin e të drejtave të punëtorëve të AMC.

A ka vend për përmirësime në të drejtat e punonjësve të AMC?
Po, ka dhe besoj shumë. Kjo ishte edhe një nga aresyet që me detyruan të kandidoja për këtë post, dhe jo çeshtja e meritave apo përfitimet monetare. Gjatë procesit të zgjedhjeve unë shpalla platformen time ku ju premtoja kolegëve të mi, kontratë kolektive punë, nivel të lartë pagash (të krahasueshem me nivelet në kompaninë meme Cosmote), mosdiferencim të punëtorëve në bazë të nacionalitetit dhe pika të tjera.

Disa ish punonjës të AMC pretendojnë se nuk kanë patur kontrata pune, a është e vërtetë kjo?
Po kjo është e vërtetë. Edhe unë nuk e kisha një kontratë të tillë. Arsyeja është se unë nuk firmosa një kontratë me afat të pacaktuar që ka hapësira për t’u prishur nga ana e punëdhënësit në çdo moment që dëshiron.

Si ka mundësi që një handikap i tillë nuk është vënë re nga strukturat kontrolluese shtetërore?
Unë nuk mund të jap përgjigje për një çeshtje që ju takon të tjerëve.

A ka patur pushime nga puna gjatë kohës që ju keni qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës dhe si keni vepruar ju për të mbrojtur punëtorët?
Po ka patur më shumë se një. Me këtë pyetje me zutë pak ngushtë se unë nuk munda të bëja asgjë për të mbrojtur të pushuarit pa arsye. Kur mora vendimin për të kandiduar për anëtar të Këshillit Mbikqyrës, nuk e dija se do të ishte aq e vështirë për të bërë atë detyrë.

Pse nuk i ngritet çështjet që ju shqetësonin në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës?
Fatkeqësisht Këshilli Mbikqyrës nuk u mblodh asnjëherë gjatë kohës, që unë isha anëtar i tij. Kjo do të thotë që unë isha thjesht “de jure” anëtar se askush nuk e dëgjonte zërin tim. Me sa di ka një ligj shqiptar që detyron mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës të sh.a. jo më rrallë se një herë në tre muaj, po kjo fatkqësisht nuk funksionon në AMC. Pra, siç po ju them unë nuk pata as më të voglën mundësi për të shprehur opinionin e punonjësve të cilët më kishin zgjedhur. Kjo ishte edhe një nga arsyet që më detyroi që të jepja dorëheqjen në 1 prill dhe bashkë me të të largohesha edhe nga AMC.

A është e vërtetë që punonjësit në AMC rrinë 8 orë para kompjuterit dhe nuk kanë asnjë përfitim ekstra duke ditur se koha maksimale para kompjuterit duhet të jetë 6 orë?
Unë nuk jam ekspert në fushën e të drejtave po me sa di unë për punëtoret e administrates ka një Vendim të Këshillit të Ministrave që i dëmshpërblen për qëndrimin e gjatë para kompjuterit. Sa për kohën që punëtorët e AMC rrinë para kompjuterit atë mund ta pohoj se është minimalisht tetë orë dhe për 90% të punëtorëve.

A janë të organizuar në sindikatë punonjësit e kompanisë?
Jo dhe më duket se është nje nga rastet e veçanta ku punonjësit nuk e kanë një të tillë. Aresyet unë nuk i di, po me sa kam parë ka qenë një frikë e brendshme midis punëtorëve qe i ka penguar ta kenë një të tillë.

A ka diferencim pagash dhe kush është parametri që e bën atë?
Diferencim pagash ka. Raporti drejtor departamenti -specialist ndonjëhere është edhe me 5 fish diferencë. Për të mos folur pastaj që ka shumë raste që vleresimi për punë është subjektiv aq sa paga e recepsionistit p.sh me atë të inxhinierit ndryshojnë me disa qindra lekë, apo një specialist i mesëm paguhet më shumë se një i lartë.

Për t’u kthyer edhe një herë tek çeshtja që ju ngritet në numrin e kaluar, a vazhdon abuzimi me frekuencat e kompanisë tuaj prej AMC?
Fatkeqësisht po, por unë nuk kam kompetenca t’a ndaloj këtë abuzim, aq sa varej nga unë e bëra.

Staf ABC


Dobjani: Tarifat e celularëve duhen rishikuar urgjentisht

Letër e Avokatit të Popullit drejtuar Kryeministrit shqiptar dhe autoriteteve të tjera qeveritare për rishikimin urgjent të tarifave të larta të telefonisë celulare

Në kushtet kur në tregun e telekomunikacionit vendas operojnë organizma me fuqi të ndjeshme në rrjetet publike telefonike (mobile), për të cilat konsumatorët ankohen për tarifa të larta dhe realizimin e një fitimi të paarsyeshëm, Avokati i Popullit gjykon se rregullimi sa më i shpejtë me akte nënligjore i metodologjisë së caktimit të tarifave të tyre është një detyrë që i përket si ERT-së si organ propozues ashtu dhe Këshillit të Ministrave si organi që miraton akte të tilla.
Është fakt që këto 5 vjet ERT nuk ka luajtur rolin e tij për të mbrojtur interesat e konsumatorit, duke vënë nën kontroll operatorët privatë. Kjo mund të jetë bërë me dashje apo pa dashje siç doli edhe nga hetimi i Komisionit Parlamentar, por fakti është se edhe pas 1 viti e gjysëm pas këtij komisioni, operatorët e telefonisë celulare kanë mundur të mos vihen nën kontroll për tarifat që aplikojnë. Ato ndonëse me imazhin e vet shpallin publikisht se janë operatorë me mbi 500.000 abonentë, nuk e pranojnë këtë fakt kur shpallen si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg nga ERT (pra zotëruese të mbi 25% të tregut) duke i kundërshtuar vendimet e tij në gjykatat shqiptare.
Në këtë kuadër, Avokati i Popullit, me qëllimin e gjetjes së mënyrave ligjore për mbrojtjen e te drejtave ekonomike të qytetarëve nga abuzimet me tarifat e telefonisë mobile, është angazhuar që në fillim të vitit 2005 të realizojë në bashkëpunim me ERT-në një plan veprimi për vënien në kontroll dhe uljen e këtyre tarifave. Fillimisht Avokati i Popullit ka konstatuar se ERT-ja ishte munduar të pajtonte firma të huaja me anë të prokurimit të drejtëpërdrejt për hartimin e një metodologjie të caktimit të tarifave. Më tej kjo iniciativë e prokurimit të drejtpërdrejt është refuzuar pa arsye të besueshme për mendimin tonë. Këshilli i Ministrave e ka arsyetuar këtë duke u shprehur se “nuk ka kushte urgjence për prokurim të drejtpërdrejt”, ndërsa ne mendojmë se pagesat tepër të larta të shqiptarëve për celularet janë një urgjencë e vonuar. Ndodhur përpara kësaj situate çështja kishte ngelur prej shume kohësh pezull. Në vijim të bashkëpunimit të ndërsjelltë midis Avokatit të Popullit dhe ERT-së është bërë e mundur nxitja për përshpejtimin, përfundimin dhe kalimin për miratim në Këshillin e Ministrave brenda vitit 2005 siç ka premtuar ERT, të dokumentit final të metodologjise së caktimit të tarifave për të bërë të mundur vënien e operatorëve AMC dhe Vodafone nën kontroll.
Aktualisht ERT-ja ka shpallur fitues të tenderit të hapur ndërkombëtar një Shoqëri Gjermane, e cila po vazhdon punën për hartimin e draftit të metodologjisë brenda muajit Shtator. Më tej pas marrjes së oponencave nga operatorët për draftin e paraqitur, parashikohet që ky i fundit të kalojë për miratim pranë Këshillit të Ministrave.


ABC nr.9-Bledar Nezha
31.10.2005

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2011 nė 18:23 Edit Post Reply With Quote
* Drucken
* Senden

19.06.2008

Telekom
Griechen erlauben OTE-Kauf

Eine weitere Hürde für den Einstieg der Deutschen Telekom in den griechischen Telefonmarkt ist gefallen. Die Athener Abgeordneten haben mit knapper Mehrheit den Verkauf staatlicher Anteile an dem nationalen Telekomkonzern OTE gebilligt. Insgesamt haben die Deutschen gut drei Milliarden Euro für OTE bezahlt.

Athen - Nach der griechischen Regierung hat jetzt auch das griechische Parlament den Einstieg der Deutschen Telekom bei der landeseigenen Hellenic Telecommunications Organization (OTE) genehmigt. Mit 151 zu 144 Stimmen stimmten die Abgeordneten am späten Mittwochabend dem umstrittenen Geschäft zu, wonach die Deutsche Telekom einen Anteil von 25 Prozent plus eine Aktie an OTE übernehmen darf. Die Telekom kann zudem zukünftig ihre Anteile bis zum Erwerb der Mehrheit ausbauen.

Heilige Hallen: Griechische Opposition und Gewerkschaften wollten den Verkauf des Staatskonzerns verhindern
Zur Großansicht
DDP

Heilige Hallen: Griechische Opposition und Gewerkschaften wollten den Verkauf des Staatskonzerns verhindern
"Es handelt sich um eine strategische Partnerschaft", sagte der griechische Wirtschaftsminister Giorgos Alogoskoufis während der Debatte. Vorangegangen waren mehrmonatige Gespräche, die immer wieder zu platzen drohten. Die Deutsche Telekom wird die unternehmerische Führung haben. Der griechische Staat wird ebenfalls 25 Prozent plus eine Stimme halten.

Die Vereinbarung, die Mitte Mai zwischen Telekom und griechischer Regierung getroffen worden war, sieht einen Zeitraum gemeinsamer Eigentümerschaft und Managementkontrolle vor. Künftig wird der griechische Staat den Vorstandsvorsitzenden von OTE ernennen, die Deutsche Telekom den Geschäftsführer.

In dem Geschäft zwischen Griechenland und dem deutschen Konzern wurden auch eine Reihe von Verkaufsoptionen vereinbart, die Griechenland in den kommenden Jahren ermöglichen, sich sukzessive von Anteilen an OTE zu trennen. Diese Absicht wurde von den Griechen bereits angedeutet.

Vor den Verhandlungen mit dem griechischen Staat hatte die Telekom mit der Private-Equity-Gesellschaft Marfin Investment Group Holdings vereinbart, deren Anteil von 20 Prozent an OTE zu übernehmen. Marfin war der zweitgrößte Anteilseigner. Insgesamt hat die Telekom für ihren Einstieg in den griechischen Telefonmarkt 3,2 Milliarden Euro bezahlt.

OTE ist Griechenlands größter Telefonkonzern mit Töchtern unter anderem in Rumänien, Serbien und Albanien. 2007 erzielte OTE einen Umsatz von 6,3 Milliarden Euro und erwirtschaftete einen Gewinn von 663 Millionen Euro.

manager-magazin.de mit Material von ddp, dpa-afx

eshte lajm pak i vjeter,por tregon se kompania shterore greke ka dhe nje bije ne Shqypni. Nuk isha i ndergjegjshem qe pronari i amc ishte shteti grek.

Per fat i eshte shitur telekomit gjerman.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2011 nė 18:24 Edit Post Reply With Quote
http://www.ote.gr/portal/page/portal/OTEGR/OTEMainPage





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2011 nė 18:39 Edit Post Reply With Quote
http://www.ote.gr/portal/page/portal/OTEGR/TheCompany/OTEToday/HistoryAtAGlance

me asnje fjale nuk e permendin Shqypnine, mjeshtra





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 27-1-2011 nė 18:41 Edit Post Reply With Quote
http://www.amc.al/Default.aspx?id=1111&nt=18&lang=1





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1778438 sekonda, 29 pyetje