Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Levizja vetvendosje
bekim

Postuar mė 16-11-2005 nė 18:51 Edit Post Reply With Quote
Levizja vetvendosje

Si duket websajti i levizjes per vetvendosje eshte futur nen cenzuren e despotit te UNMIK-ut. Levizja kishte kerkuar sot qe hakeret shqiptare ta sulmonin kforin francez por une mendoj se me mire eshte te sulmohen francezet edhe te hudhen jashte kosoves me arme.





\"Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak\"- Anonim

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 17-11-2005 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Çfare jane keto budalliqe per te mos thene provokime??????????
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 23-11-2005 nė 13:32 Edit Post Reply With Quote
10:00/23.11.05 - Kosova ne shtate mentalitete?!!(Shenim i lajme.net)


Roma eshte vendosur mbi shtate kodra thote legjenda. Ballkani eshte vendosur mbi shtate marreveshje thote historia. Kosova eshte vendosur mbi shtate mentalitete thote realiteti. Gjithmone realiteti dhe jo kamuflimi i tij. Sepse kamuflimi i tij na thote se Kosova eshte vendosur vetem mbi nje mentalitet; ate euroatlantik. Por eshte thjesht nje mirazh, nje iluzion. Kosova dhe e ardhmja e saj eshte vendosur mbi shtate mentalitete.
Mentaliteti i pare eshte ai i SHBA-se. «Te drejte kane. Dhe ne i ndihmuam ne te drejten e tyre. Por ata duhet ta kuptojne se ne nuk kemi vetem Kosoven, por kemi gjithe boten. Per me teepr kemi Irakun dhe kurdet e Irakut te cileve pasi ju dhame autonomi ne vitin 90-te, tani duan pavarsi. Prandaj shqiptaret ne Kosove duhet te perpiqen me shume vete. Ne do ti ndihmojme, por te mos e lene çdo gje ne doren tone.»
Mentaliteti i dyte eshte ai serb i te gjitha ngjyrave : «Na mbeten ne dere. Asgje nuk do humbasim po te behen te pavarur. Kemi serbet tane atje. Ata do kene lidhje te drejteperdrejta me ne, sepse shqiptaret per te fituar pavarsine si nocion, jane gati te leshojne shume nga pavarsia si thelb. Keshtu kane bere gjate gjithe historise se tyre. Me shume jane marre me nocione se sa me realitete. Prandaj te perpunojme strategjine e «Jeruzalemit serb ne Kosove. Te themi se Kosova nuk mund te sherbeje si mjet kembimi per ne BE dhe te pergatitemi qe te perfitojme sa me shume. Kemi nje justifikim ; regjimin e Miloshevicit.»
Mentaliteti i trete eshte ai i serbeve te Kosoves : «Si mund te jetojme ne me keta. Ne kemi nje jete qe duke qene pakice kemi sunduar si shumice. Po tani qe keta e kane kuptuar se jane vertete shumice, si do te sillen me ne. Po te ecin me kanun do jemi shume mire se keta kane nje shprehje ne Kanun qe thote se shtepia eshte e mikut dhe e zotit. Por po te ecim me realitet, atehere e kemi keq se do na duhet te heqim dore nga roli i vojvodes.Nuk dime se çfare te bejme»
Mentaliteti i katert eshte ai i shqiptareve te Kosoves. Eshte nje mentalitet i perthyer me te gjitha ngjyrat e ylberit brenda. «Do te na duhet ti leme menjane grindjet qe kemi mes nesh. Prandaj edhe rezoluten ta bejme duke ja bere qejfin njeri tjetrit. Te marrim pavarsine njehere, pastaj kemi kohe te merremi me njeri tjetrin. Bajrami e prishi fare kur tha se do jem kryeministri i Kosoves. Gjithe puna eshte te fitojme pavarsine, pastaj rregullohemi. Do na hape ca probleme ai Ramushi po te kthehet ne politike, por do ja dalim. Me shume shqetesim kemi nga ata djemte e Albin Kurtit. Po deshtuam, populli do shkoje pas tij. Prandaj duhet te perpiqemi ta bejme per vehte. Ku doli edhe ky Iraku tani dhe amerikanet jane te lekundur.»
Mentaliteti i peste eshte ai i shqiptareve te Shqiperise. Perseri eshte nje mentalitet I perthyer me ngjyrat e ylberit. «Kjo puna e statusit te Kosoves eshte nje Bingo per ne si qeveri, prandaj te marrim vesh mire se ku synojne miqte tane qe edhe net e rreshtohemi pas tyre. Keshtu edhe ne pushtet rrime, por edhe disa ndihma do I marrim. Por edhe net e tjeret nuk rrime pas, sepse luajtem bukur me ate tezen e Mustafajt per pavarsine e kushtezuar. Beme mire qe morem flamurin e pavarsise se plote, pavarsisht se e qelbem kur ngarkuam sekretaren e marrdhenieve nderkombetare per tu marre me shume me Kosoven. Po çfare rendesie ka, edhe vete SHBA ka pavarsi te kushtezuar, po hajt te luajme me nocione, se mos do na pyese njeri neve se çfare statusi do marre Kosova»
Mentaliteti I gjashte eshte ai I BE. Eshte nje mentalitet qe fillon nga shtate kodrat e Romes, shtate marreveshjet e Ballkanit dhe perfundon ne njohjen e detajuar te mentaliteteve te te gjithe botes: «Nuk ja vlen ta zgjasim me kete pune sepse mund te shpertheje ndonje gje dhe na prish pune neve. Veçanerisht tani qe kemi deshtuar edhe me Kushtetuten tone. Por nuk duhet ta prishim edhe me miqte tane serbe. Prandaj duhet te luajme me shume kujdes. Beri mire ai Tadici qe foli per dy etnitete ne Kosove, por ata duhet te tregohen me te zgjuar duke na vene para faktit te kryer siç po bejne me Mitrovicen dhe Kosoven Veriore. Vetem qe po na prish pune kjo Greqia qe nuk i njeh fare minoritetet. Po sikur te na thone neser shqiptaret qe kot na kerkoni ne te interesohemi per serbet, ju ja ku e keni Greqine qe nuk njeh as minoritetin shqiptar, as ate maqedonas dheas ate turk. E megjithate e keni antaren tuaj. Prandaj te punojme me mire me ata politikanet shqipatre qe jane progreke ne Tirane dhe ne Prishtine. Beme mire qe caktuam dy austrik e dhe nje finlandez, jane te gjithe tanet. Por duhet te merremi me shume me opinionin publik ne Shqiperi per ta pasur nen kontroll ashtu siç kemi partite politike»

Mentaliteti i shtate ka te beje me te gjithe. «Ja ua dhame edhe nje shtet te dyte ketyre shqiptareve. Po vertete ata do rrine me dy shtete. Mire sot qe jane te dobet dhe qe i kontrollojme, po neser. Dy shtete jane, dy pakica i kane, nje ne Serbi dhe nje ne Mal te Zi, nje kombesi e kane ne Maqedoni qe me Kushtetute eshte shtetformuese. Do rrine rehat neser ata valle. Apo binden tani se jane te detyruar, po neser mund te kerkojne me shume. Problem e kemi me ta. Prandaj gjithsesi te punojme me politikanet e rinj te tyre qe te jene te degjueshem. Ndersa per ata qe nuk pranojne te degjohen te mos perdorem me as termat ekstremiste, as komuniste se shqiptaret nuk besojne me tek keto terma. Te vazhdojme edhe per ca kohe me termat terrorrsite dhe fundamentaliste. Megjithse edhe kjo nuk shkon se ata i fe4stojne te gjitha fete»
|||Lajme.Net|||

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1021268 sekonda, 27 pyetje