Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Misioni per Status dhe Mungesa e Vizionit
burimuji

Postuar mė 28-11-2005 nė 15:02 Edit Post Reply With Quote
Misioni per Status dhe Mungesa e Vizionit

© Lajme.Net 2002 - 2005 .

22:00/28.11.05 - «Drang e drung kembore e madhe, qumeshti gjysem okare»(Koment i lajme.net)
Thelbi I titullit te mesiperm eshte gati I njejte me thelbin e atyre qe quhen tre «Jo» te formuluara nga Grupi I Kontaktit dhe qe kane filluar te perdoren nga lloj lloj politikanesh.
Cilat jane 3 «Jo-te»?

E para: Kosova nuk kthehet me atje ku ka qene.
E dyta : Kosova nuk mund te bashkohet me ndonje shtet tjeter.
E treta : Kosova nuk mund te ndahet.

Shumekush qe merret tashme me Kosoven ka degjuar se si shtetare dhe politikane, diplomate dhe qeveritare kane si kryefjale te deklaratave te tyre politike 3 «Jo-te» siperpermendura.
Por vetem nje analize e politikes dhe gjeopolitikes, ideal politikes dhe real politikes, ne Kosove dhe ne rajon mjafton per te konkluduar se duket qe bashkesia nderkombetare eshte totalisht e paqarte per ate qe do ndodhe neser. Duket se ajo ka filluar misionin, por nuk ka vizionin. Nuk po permendim disa politikane shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni qe kane filluar qysh tani te qendisin dekoratat e shpalljes se pavarsise, njesoj sikur ndonje «Marigo» te qendiste Flamurin.

Le te marrim «JO-ne e pare» : Kosova nuk do te kthehet me ashtu siç ka qene para vitit 1999. A e kuptoni se cfare pohim fyes eshte ky per shqiptaret. Po cili shqiptar mund te besoje se Kosova do te kthehet para vitit 1999. Seriozisht e kane ata qe kane shpallur kete paloparim. Pse paska rrezik te rikthehet Milosheviçi dhe regjimi i tij ? Kosova nuk mund te kthehet me si para vitit 1999 sepse as Serbia nuk eshte me si para vitit 1999. Sepse as Ballkani nuk eshte me si para vitit 1999. Sepse as bota nuk eshte me si para vitit 1999. Bota e pas 11 shtatorit te vitit 2001 eshte shume me ndryshe. Kete e dine te gjithe. Por a mund te shpallet si parim i yti ajo qe nuk mund te ndodhe edhe pa u shpallur gjoja parim ?. Asnjehere. Por kjo ndodh vetem atehere kur nuk di se çfare te besh dhe gjendesh ne pune.

Le te marrrim «Jo-ne e dyte» : Kosova nuk mund te bashkohet me ndonje shtet tjeter. Vazhdon te jete perseri nje paloparim. Por ne te kunderten e te parit. Neqoftese i pari ndalonte fiktivisht kthimin pas, i dyti ndalon fiktivisht proçeset e te ardhmes. Pse ? Po eshte shume e thjeshte. Shqiptaret duke kaluar nga njeriu i turmes tek qytetari kane mesuar te perdorin fjalorin politik te Kohes ku jetojne. Ata kane vendosur te jene bashkekohes fizike dhe reale te Europes edhe pse per arsye te shumellojta shpesh nuk kane qene bashkekohes historike te saj. Prandaj askush prej tyre nuk ka pse te perdore fjalen «Bashkim». Fjalori politik i vitit 2005 pertej tij ka nje formulim tjeter qe quhet «integrimet ndershqiptare». Pse te «bashkohet» Kosova me ndonje shtet tjeter ? Ajo duke u integruar ne Europe, me domosdo do integrohet edhe ne Shqiperi. Kukesi ne fillim do integrohet me Prizrenin dhe pastaj me Parisin. Peshkopia do integrohet ne fillim me Dibren e Madhe dhe pastaj me Britanine e Madhe. Ashtu si Shkodra do integrohet ne fillim me Podgoricen dhe pastaj me Peterburgun. Pra ajo qe eshte proçes i pakthyeshem i rrjedhes te se ardhmes nuk ka pse te konsiderohet si parim i politikes te se sotmes.

Dhe ne parafund le te marrim «Jo-ne e trete» : Nuk do te lejohet ndarja e Kosoves. Perseri kemi te bejme me nje paloparim. Cila eshte e verteta, si duhej formuluar kjo shprehje. Ajo duhej formuluar ne kete forme : Serbet e Kosoves me ndihmen e Beogradit kane arritur qe Kosoven Veriore praktikisht ta ndajne ne Kosova. Eshte objekt i nje analize tjeter pse ka ndodhur keshtu. Por parimi duhet formuluar ndryshe: Pranohet decentralizimi, por jo teritorializimi.

Pra kemi te bejme me tre «JO» qe me shume jane flu, se sa realitete, me shume jane kamuflazh se sa pikenisje.

Duke degjuar keto tre «Jo», secili qytetar shqiptar ka te drejte te pyese : Kaq pak di Grupi i Kontaktit per statusin e Kosoves ? Kaq pak dine ata politikane shqiptare apo te huaj qe i kane ne majte gjuhes 3 «JO-te» ?

Ndersa vete qytetari shqiptar di me shume. Ai di nga historia se shpesh here e drejta e forces ishte me e fuqishme se forca e se drejtes. Ai di nga realiteti i Kosove se forca eshte neutrale, ajo eshte e dislokuar.

Ne keto kushte ka dale ne pah forca e se drejtes e cila kerkon argumentin e shtetit dhe jo deklaraten e tij. Kerkon shtetin e 2005 dhe jo shtetin e Traktatit te Vestfalise apo shtetin e Republikes Popullore apo tendencen per qytetin-shtet te Mitrovices.

Shqiptaret nuk mund ta ndalin progresin global duke kerkuar qe ai te ndaloje per te pritur kaperximin e vonesave historike te tyre. Ata jane pjese e ketij progresi duke e lene historine ne librat e shkolles apo simpoziumet akademike. Fal histori dhe marr realitet, fal te djeshme dhe marr te ardhme. Eshte shkalla me e larte te integrimit te nje populli. Ne vend te parimeve pa qene parime, ata kane filluar te preferojne sentencen latine : Me jep argumentin te te jap te drejten te flasesh, perndryshe tani apo edhe me vone do mbajme iso vargjeve te siperthena : «Drang e drung kembore e madhe, qumeshti gjysem Okare»

|||Lajme.Net|||

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0634160 sekonda, 24 pyetje