Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KUR SHTETI HARRON STUDENTET
DARDAN PEJA

Postuar mė 9-12-2005 nė 21:26 Edit Post Reply With Quote
KUR SHTETI HARRON STUDENTET

Pushtuesit e konvikteve u japin me qera dhomat konviktorëve

Në Universitetin Bujqësor në Kamëz, është një problem mjaft i madh, akomodimi i studentëve. Në konviktet e këtij universiteti, vihet re një fenomen, që është sa i çuditshëm aq edhe i papranueshëm për të qënit një ambient ku mësojnë intelektualët e ardhshëm. Godinat e këtij konvikti janë zënë nga njerëz të ndryshëm, që kanë nisur edhe bizneset. Pikërish hoteleria është biznsei më i ri që ka nisur të zhvillohet në këtë zonë të quajtur akademike. Për shembull, shumica e personave që kanë zënë këtë hapësirë studentore, kanë vënë në shërbim të studentëve edhe dhomat e konviktit. Por kjo bëhet kundrejt një qeraje goxha të majme, që shkon në xhepat e atyre në një kohë kanë shkruar në mur “E zënë” dhe janë bërë pronarë të godinave të studentëve.Ajo që është edhe më tepër e frikshme, është edhe fakti që në këto godina nuk ka shkuar kurrë askush që të interesohet për atë që ndodh dhe për atë që është e frikshme dhe e papranueshme. Studentët thonë se në kohën e regjistrimeve nuk ka vende për studentët, të cilët do të strehoen sërish në konvikt, por duke paguar këtë radhë, shumat e parave të shumëfishuara, që janë pronë e njerëzve që kanë zbritur në Tiranë kohët e fundit. Studentët ankohen se nuk kanë ku të strehohen, dhe askush nuk shkon të interesohet dhe pse jo, të sigurojë strehimin për studentët. Një dhomë varion nga 40 deri në 70 mijë lekë në muaj, dhe mesatarisht ka tre persona në dhomë. Llogaritë bëhen kollaj, dhe mund të nxjerrësh shumën që i merret shtetit nga ata që kanë zënë dhomat dhe tashmë kanë edhe bizneset e tyre.

SOT

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 24-1-2006 nė 13:52 Edit Post Reply With Quote
STUDENTET E UB BOJKOTOJNE MESIMIN, NISIN GREVEN PA AFAT

Ja cfare kerkojne studentet

-Te ndyshohet taksa e shkollimit dhe te behet si ishte ne vitet e kaluara

-Kerkojne menjehere fillimin e procedurave per riorganizimin e Fakultetit te Ekonomise dhe te Biznesit, Fakultetit te Inxhinierise se Agromjedisit dhe te Teknologjise.

-Fillimin e menjehershem te procedurave per krijimin e karrikulave te reja te departamenteve te Fakultetit te Ekonomise dhe te Biznesit.

-Kerkojne qe Kontrolli i Larte i Shtetit te ushtroje kontroll ne menaxhimin e fondeve publike dhe te ardhurave qe UBT-ja ka krijuar vitet e fundit.

Jane rreth 1300 studente dhe rreth 20 pedagoge te cilet kane hedhur firmen, ne peticionin drejtuar institucioneve perkatese (ku perfshihet Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera qe mund te realizojne kerkesat e tyre". Burime nga Qeveria Studentore e ketij fakulteti bejne te ditur per "KJ" se studentet e Universitetit Bujqesor te Tiranes (UBT) diten e djeshme kane filluar nje greve duke bojkotuar oret e mesimit. Kjo greve, sipas burimeve, vjen pas dergimit te peticionit me kerkesat e tyre prane institucioneve perkatese. Studentet kerkojne qe te ndyshohet taksa e shkollimit dhe te behet si ishte ne vitet e kaluara, kerkojne menjehere fillimin e procedurave per riorganizimin e Fakultetit te Ekonomise dhe te Biznesit, Fakultetit te Inxhinierise se Agromjedisit dhe te Teknologjise. Nje pike tjeter e peticionit eshte dhe fillim i menjehershem i procedurave per krijimin e kurrikulave te reja te departamenteve te Fakultetit te Ekonomise dhe te Biznesit. Nderkohe qe keta studente kerkojne qe Kontrolli i Larte i Shtetit te ushtroje kontroll ne menaxhimin e fondeve publike dhe te ardhurave qe UBT-ja ka krijuar vitet e fundit. Nisur nga keto arsye, studentet e ketij universiteti kane filluar nje greve pa afat deri ne realizimin e pikave te mesiperme.

Dje ne proteste edhe studente te Filologjikut dhe te Gjuheve te Huaja

Nderkohe qe diten e djeshme kane protestuar dhe nje grup studentesh te vitit te trete dhe te katert te Fakultetit te Histori-Filologjise dhe Gjuheve te Huaja. Me pankarta ne duar, ata jane drejtuar drejt Ministrise se Arsimit. Protesta e tyre vjen menjehere pas ngritje se tarifes shkollore, ku kete vit ata duhet te paguajne 12 mije leke te reja. Ky vendim eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe eshte i pakthyeshem. Por, studentet jane te vendosur te bojkotojne oret e mesimit dhe te mos e bejne pagesen, megjithese rrezikojne te mos futen ne provime. "Po e dime qe mund te mos futemi ne provime. Por une jam e vendosur qe te mos e bej pagesen, pasi me duket absurde nje gje e tille. Ne jemi ne vitin e katert dhe nuk na ka mbetur dhe shume te perfundojme shkollen, pse duhet te paguajme nje shume te tille, cfare p-rfitojme ne",- beri te ditur per gazeten nje studente e Filologjikut. Nderkohe nje tjeter, po studente e ketij fakulteti, i beri thirrje ministrit te Arsimit: "Zoti minister, ju duhet ta dini se shuma qe eshte vene per te paguar per regjistrimin, eshte sa paga minimale e nje familjeje shqiptare, pra duhet te paguajme 120 mije leke te vjetra. Eshte e pafalshme nje gje e tille. Ne do te vazhdojme te protestojme",- shton studentja.

KOHA JONE

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 30-1-2006 nė 13:47 Edit Post Reply With Quote
Studentėt: Poshtė qeveria, duam drita

Difekti lë pa energji konviktet tek 21 dhjetori. Policia kthen në dhoma protestuesit


Studentët e Inxhinjerisë së Ndërtimit të Konvikteve te “21 Dhjetorit”, protestë për mungesën e dritave. Qindra studentë mesnatën e së enjtes kanë protestuar pas ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike. Temperatuarat mjaft të ulta dhe ngarkesa e mësimeve, duke llogaritur faktin se tashmë është koha e sezonit të provimeve, kanë acaruar studentët.
Protesta si fillim nisi në ambjentet e godinave dhe më pas vazhdoi në rrugën para godinave duke e bllokuar plotësishtë atë. Studentët të irrituar kanë filluar të hedhin parrulla kundër qeverisë si dhe kanë djegur disa batanije dhe çarçafë. Shkaku kryesor ka qënë ndërprerja e vazhdueshme për disa ditë më rradhe në godina, për të cilën nuk është dhënë ndonjë shpjegim nga ana e drejtuesve. Ndërkohë që nga ana e Drejtorisë së Ndërrmarrjes së trajtimit të Studentëve Nr. 2 janë mjaftuar me faktin ndërprerjet janë bërë për shkak të një diefekti dhe po merren masa për ndreqjen e tij duke mobilzuar punonjësit e KESH. Mirëpo kjo përgjigje nuk i ka bindur studentët, të cilët kanë protestën rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe ka vazhduar dëri në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Menjeherë kanë ardhur disa dhjetra punonjës policie nga komisariati nr 2. Duke ruajtur gjakftohtësinë dhe në mënyrë profesionale ata kanë mundur të bindin studentët që të kthehen në dhomat e tyre. Në kryer të operacionit kanë qenë vetë drejtuesit e komisariatit, të cilët kanë mundur kështu të shmangin një konfrontim me studentët që ishin mjaft të acaruar. Nga ana e tyre këta të fundit me anë të kryetarit të Këshillit Studentor, Enis Cungu shprehet se forcat e policisë kanë ndërhyrë në godina për të ndihmuar në shuarjen e zjarri. Për normalizimin e situatës është komunikuar edhe me drejtues të KESH të cilët kanë siguruar se do të vinin në funksion në një kohë rekord fidrin e shpërndarjes. Energjia është kthyer vetëm pas 4 orëve në godinat e konvikteve. Mungesa e energjisë prej disa ditësh ka shtuar pakënaqësitë tek studentët të cilët kanë hyrë në periudhën e provimeve dhe energjia elektrike është e domosdoshme për të përballuar provimet.

EKSPRESS

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1870799 sekonda, 26 pyetje