Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nje faqe e re
Anton Ashta

Postuar mė 12-12-2005 nė 20:12 Edit Post Reply With Quote
Nje faqe e re

www.gjuha.com

Te jem i sinqerte akoma nuk e kam pare.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 21-2-2007 nė 22:08 Edit Post Reply With Quote
gegrishtja

personalisht i takoj gru[it qe flet toskerisht.

Mendoj se gramatikisht gegerishtja eshte me afer ndertimit me gjuhet perndimore se gegerishtja.
Psh. Ne anglisht thuhet " I was born" - une u linda -
Ne toskerisht (varianti i shqipes zyrtare)
" Une kam lindur" vini re eshte ne formen kalimtare jo pesore si duhej te ishte dhe sic paraqitet ne gegerisht : " Une jam lindur" shprehen gegefolesit.
Tjeter: "Vlora" ne gegerisht shqiptohet dhe shkruhet "Vlona" qe eshte shume me e ngjashme me gjuhet e tjera Europiane.
Mendoj se ndikimi i greqishtes ka qene shume i forte ne shndrimin e "N" ne "R".
Pa folur pastaj per perdorimin e tepruar te zanores "E me pika" ne fund te shume fjaleve.
Tjeter; nuk di nga e ka zanafillen fjala "shtepi" ndoshta nga greqishtja "spiti", por qe ne pothuaj te gjithe ne te folur jo formale e shqiptojme "shpi".

Noshta nje gjuhe letrare e njesuar duhej te persosej me gjetjen dhe venien ne perdorim te atyre fjaleve qe jane me te thejshta per t'u shqiptuar (dhe qe populli me shume i perdor ne te foluren e perditshme)
Per me teper mendoj qe Instituti i Gjuhesise, urgjentisht duhet te shikoje fjalorin e perdorur nga mediat, dhe t'i propozoje Kuvendit te nxjerre ligje shtrenguese ndaj atyre mediave dhe njerezve qe perdorin fjale te huaja kur fjala perkatese shqip eshte ne perdorim.
Eshte TURP qe pas 90 vjet pavaresi te ndeshesh turqizma ne cdo faqe gazete, e ne cdo interviste televizive.
Po keshtu kuvendi duhet te shterngoje radiot dhe televizionet ne Shqiperi (jo shitjet e CD apo kasetave private) te ndalojne transmetimin e muzikes (llum)
qe tekstin mund ta kete me fjale shqip e lloj -lloj gjuhesh (rruge) turko-arabe e sllave, e melodine e kane nje mish-mash oriental e greko-turk. E di qe kjo lloj muzike pelqehet dhe zhvillohet ne Shqiperi, ndaj eshte detyre e Akademise se Shkencave te thote fjalen e vet cfare eshte shqiptare e cfare jo.
Presidenti francez Shirak thirri ne raport kandidatin per Sekretar te Pergjithshem te OKB, dhe jo per vizionin e koreanit mbi situaten ne bote, por per te testuar sa mire e shqiptonte (pa shformime) frengjishten. Po te mos oshte kenaqur nga menyra si diplomati korean e shqiptonte frengjishten, Franca do te ushtronte veton kunder zgjedhjes se tij Sekretar i Pergjithshem.
Ne shqiptaret nuk e bejme kete gje me gazetaret tane, qe jo vetem profesionalisht jane aq te dobet, por dhe gjuhen shqipe e shkruajne me shume gabime dhe shume te ngarkuar me fjale te huazuara e te keqperdorura (sidomos nga turqishtja e vendet fqinje).
Ne muzike (popullore), Shqiperia eshte thesar i muzikes burimore, nuk e kuptoj rendjen e shqiptareve pas "ahengxhinjve" te tipit Sinan Hoxha e kompani. Eshte turp per ne si komb, qe muzika e "arixhinjve" te zere vendin e pare, ne nje kohe qe ky grup "minoritar" njerezish nuk perben as 1 % te popullsise se Republikes se Shqiperise.
Tradita fantastike e muzikes se lehte e te perpunuar shqiptare, thesari i pafund i muzikes burimore popullore (folklorike)
kur luhet dhe interpretohet me dinjitet nga artiste me nivel, duhet te behen udheheqja shpirterore e njerezve dhe te zevendesojne gradualisht, muziken e turpshme per kombin tone, qe na ben te dukemi si nje lagje e rremujshme nga Anadolli apo vende te tjera te lindjes arabe.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0859261 sekonda, 26 pyetje