Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: E padegjuar dhe e pabesueshme!!!!!
Anton Ashta

Postuar mė 14-12-2005 nė 22:08 Edit Post Reply With Quote
E padegjuar dhe e pabesueshme!!!!!

1- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 4474, datë 04. 10. 2004 me palë në proces, kërkues Jorgo Burxi, person i tretë zyra e gjendjes civile e njësisë bashkiake nr. 2 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së shtetasit Hristo Burxi (djali i kërkuesit) nga shqiptare në greke”.

2- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 4424 datë 30. 09. 2004, me kërkues Gjon Dodbiba, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga shqiptare në greke”.

3- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4167, datë 20. 09. 2004 me kërkues Adelina Dhuli dhe Mirela Noti, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueseve nga shqiptare në greke”.

4- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3997 datë 07. 09. 2004 me kërkues Altin Meco, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së shtetases Joanis Meco (vajza e kërkuesit) nga shqiptare në greke”.

5- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4194 datë 21. 09. 2004 me kërkuese Margarita Sota, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueses nga shqiptare në greke”.

6- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4790 datë 15. 10 2004 me kërkues Dhimitër Brakan, ka vendosur “Ndryshimin e kërkuesit nga shqiptare në greke”.

7- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2854 datë 04. 06. 2004, me kërkues Ylli Petro, Bereta Luarasi, Kostandina Haxhinasto e Sokol Petro, ka vendosur, “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesve nga shqiptare në greke”.

8- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2904 datë 08. 06. 2004, me kërkues Eleni Qerimi ka vendosur, “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga shqiptare në greke”.

9- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4683 datë 12. 10. 2004, me kërkues Greta Janaqi, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueses nga shqiptare në greke”

10- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3212 datë 23. 06. 2004, me kërkues Matilda Kriston, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueses nga shqiptare në greke”.

11- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3996 datë 04. 06. 2004, me kërkues Kristofor Lani, Aleksandër Lani, Jorgji Lani e Ilia Lani ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesve nga shqiptare në greke”.

12- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3811, datë 15, 07 2004, paditëse Eglantina Zaho, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 5 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditëses nga ajo shqiptare në atë greke”.

13- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4623, datë 08. 10. 2004 me kërkues Jani Toci, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 4 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga ajo shqiptare në atë greke”.

14- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4323 datë 27. 09. 2004 me paditëse Mimoza Shabani, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 1 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditëses nga ajo shqiptare në atë greke”.

15- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3541, datë 05. 07. 2005 me paditës Alfred Goca, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 5 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga ajo shqiptare në atë greke”.

16- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3296 datë 25. 06. 2004 me paditës Ilia Nano, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 10 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësit nga ajo shqiptare në atë greke”.

17- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3258, datë 24. 06. 2004, me paditës Elton Miqeli, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 4 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësit nga ajo shqiptare në atë greke”

18- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 5085, datë 28. 10. 2004, me kërkues Erion Lico dhe Eris Lico, personi i tretë zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesve nga ajo shqiptare në atë greke”.

19- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 3047 datë 14. 06. 2004, me kërkues Liljana Lera, personi i tretë zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueses nga ajo shqiptare në atë greke”.

20- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2202, datë 14. 05. 2004, me paditës Janulla Qerama dhe Fatmir Qerama, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësve nga ajo shqiptare në atë greke”.

21- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2425, datë 17. 05. 2004, me kërkues Adrian Naço person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 8 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së shtetases Eleni Naco (e bija e kërkuesit) nga ajo shqiptare në atë greke”.

22- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2569, datë 24. 05. 2004, me paditës Ilirjan Dako, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësit nga ajo shqiptare në atë greke”.

23- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1002, datë 05. 03. 2004, më kërkuese Athina Renxa, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 5 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkueses nga ajo shqiptare në atë greke”.

24- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1383 datë 29. 03. 2004, me kërkues Jorgo Konomi, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit Joan Konomi nga ajo shqiptare në atë greke”.

25- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1797, datë 19. 04. 2004, me kërkues Çava Viko, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 1 Tiranë ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga ajo shqiptare në atë greke”.

26- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 2059, datë 30. 04. 2004, me kërkues Stela Lasku, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 3 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga shqiptare në atë greke”.

27- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 5591, datë 29. 12. 2003, me kërkues Kasjani Bumbi, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 7 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditëses nga ajo shqiptare në atë greke”.

28- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4751, datë 14. 10. 2004, me kërkues Martin Tisha, Thoma Tisha, Evgjeni Tisha, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 3 Tiranë me objekt ndryshim kombësie ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së shtetasve Martin dhe Gerti Tasha (Fëmijë të kërkuesve Thoma e Evgjeli Tashe) Nga ajo shqiptare në atë greke”.

29- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4719, datë 13. 10. 2004, me paditës Kosta Papajani, Roland Papajani e Desdemona Papajani, e paditur zyra e gjendjes civile nr. 5 Tiranë, me objekt ndryshimin e kombësisë kë vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësve nga ajo shqiptare në atë greke”.

30- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 4927, datë 22. 10. 2004, me kërkues Rozeta Kongo, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 4 Tiranë, me objekt ndryshim kombësie, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësit nga ajo shqiptare në atë greke”.

31- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 950, datë 04. 03. 2004, me kërkues Edmond Çeti e Spartak Çetri, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 4 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga ajo shqiptare në atë greke”.

32- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1403, datë 30. 03. 2004, me kërkues Lulëzim Doka, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 5 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së kërkuesit nga ajo shqiptare në atë greke”.

33- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 5595, datë 29. 12. 2003, me kërkues Taulant dhe Fjorand Metaj, person i tretë zyra e gjendjes civile nr. 6 Tiranë, ka vendosur “Ndryshimin e kombësisë së paditësve nga ajo shqiptare në atë greke”.



http://www.tiranaobserver.com/gazeta/aktualitet.htm#1

Me mire te mos shkruaj!!!

Dhe keto vendime gjygjesore do te jene unikale ne historine e njerezimit sic ishte tufezimi i ramizit!!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-12-2005 nė 22:17 Edit Post Reply With Quote
Gjykatesi shqiptar te jep kombesine greke.


Kjo i kalon kufinjte e fantazise sime permbi forcen vetshkaterruese te gjakprishurve nder shqiptare.

Jo gjykates, por ketyre une ja hiqja te drejten e ushtrimit te profesionit perjetesisht.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2008 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Prefekti i Gjirokastrës kërkon autonominë e Epirit
( 28/05/08) Tedi Blushi

Mendjet e sëmura të nacionalistëve grekë e kërkojnë tashmë aneksimin e Jugut të Shqipërisë me gojën e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Një syresh, që ashtu si kreu i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano kërkon autonominë e të ashtuquajturit Vorio-Epir është edhe Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Në 18 maj, e pikërisht në Konicë, matanë kufirit, ky përfaqësues i qeverisë Berisha në Gjirokastër, i mbështjellë me flamurin e Vorio-Epirit ka artikuluar publikisht, sipas mediave greke domosdoshmërinë e “kthimit në identitetin grek” të Jugut të Shqipërisë. Qëndrimi i tij, i pasqyruar gjerësisht edhe me foto në mediat dhe forumet nacionaliste greke në internet është bërë gjatë një tubimi anti-shqiptar në përkujtim të Protokollit të Korfuzit të 18 majit 1914. Përkujtimi i kësaj date lidhet pikërisht me një fakt historik që në këtë protokoll parashikohej që dy prefekturat në jug të Shqipërisë, ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës, ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar, do të kishin një administratë më vete, pothuajse autonome. Ndaj edhe Ksera, i cilësuar nga mediumet nacionaliste greke si “mbrojtësi energjik i kauzës vorio-epiriote”, e ka përkujtuar këtë datë duke mbështetur kësisoj idenë e “aneksimit” të Jugut të Shqipërisë. Një tjetër fakt skandaloz është se prefekti i Gjirokastrës është prezantuar në këtë tubim si “prefekti i Prefekturës Periferike të Epirit të Veriut”, duke pretenduar ta shndërrojë kësisoj në një fakt të kryer, atë që nuk është në të vërtetë, që Gjirokastra është tokë greke. Të pranishëm në këtë tubim kanë qenë edhe Theodhori Bezhani, kreu i OMONIA-s për Gjirokastrën si edhe kryepeshkopi grek i Konicës, Andreas dy kumtues që me një fjalor antishqiptar kanë kërkuar hapur që Vorio-Epirit t’i njihet e drejta e vetëvendosjes, pra e shkëputjes nga Shqipëria dhe bashkimit me Greqinë. Në kumtesat e tyre referuar mediave greke ata citohen të jenë shprehur, se “Kosova dhe Epiri i Veriut janë raste të ngjashme dhe si të tilla komuniteti ndërkombëtar e në veçanti Bashkimi Europian, nuk mund të ketë dy qëndrime të ndryshme për dy çështje të njëjta”.
Shkarkimi
Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera me qëndrimin e tij publik për çështjen e Vorio-Epirit si dhe me pjesëmarrjen e tij në një tubim antishqiptar, rrezikon shkarkimin nga ky funksion, por edhe dënimin me burg deri në 10 vjet. Ksera ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë që ndalon nxitjen e urrejtjes etnike dhe ndarjen e territoreve shqiptare, por edhe legjislacionin shqiptar.


gsh

A ka dikush link qe e dokumentojne kete fakt?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-5-2008 nė 13:49 Edit Post Reply With Quote
Prefekti Gjirokastres,Spiro Ksera eshte emeruar ne kete detyre ne baze te marrveshjes politike te PD-se me PBDNJ-in.Nuk eshte hera e pare qe zyrtare lokale apo perfaqesues te Omonias dhe te partise se Dules te deklarohen hapur kunder interesave te Shqiperise.Megjithate asgje nuk eshte bere per te ndalur kete maskarade greke te filogrekeve ne detyre.Kush duhet te mbaje pergjegjesi per kete indiference antikombetare...!?Ksera jo vetem ka marre pjesen ne mitingun e Konices por dhe ka mbajtur nje fjalim arrogant duke kerkuar me emergjensi shpalljen e autonomise se VoirioEpirit.Kur gazetaret e pyeten se cfare perfaqesonin keto deklarata,ai u pergjigj qe kishte sjelle ne kete miting mesazhin e kryeministrit shqiptar...
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1404259 sekonda, 28 pyetje