Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Fitues dhe humbės nė media
DARDAN PEJA

Postuar mė 15-12-2005 nė 20:28 Edit Post Reply With Quote
Fitues dhe humbės nė media

Nga Agim PIPA

A është media pushteti i katërt?

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, mbi dy milion shqiptarë kërkuan veç ndryshimit të madh në sistemin politiko-ekonomik të vendit, edhe ndryshimin strukturor në përmbajtje dhe në formë të mediave shqiptare, deri atëhere të atrofizuara nga aparatet e mykura të propagandës së pështirë komuniste.


Dhe në fakt, pothuaj në të njejtat ditë me lindjen e revolucionit popullor për përmbysjen e diktaturës dhe ardhjen e demokracisë në vend, në dhjetor ’90-janar ’91, lindën edhe gazetat e para, me stil dhe përmasa krejt ndryshe nga ZP, Bashkimi, ZR, PUNA, e ndonjë tjetër. Siç lindën edhe formatet e reja të raportimit të lajmit, të komenteve dhe analizave të para.postkomuniste. Erdhën në skenën e shtypit gazetat Rilindja Demokratike, Republika, Sindikalisti. Mund të thuhet pa frikë se ato rrëzuan me themel gjithçka që ekzistonte nga skemat bajate, jo vetëm në shtyp, por edhe median elektronike të asaj kohe. Në fakt, më së shumti, gazetarët që kryen këto përmbysje mediatike ishin të përgatitur pothuaj të gjithë në shkollat e shtypit të vjetër. F.Çupi, R.Marku, G.Tirana, S.Shkupi dhe P.Zogaj të RD-s, P.Marko, V.Gambeta dhe S.Godo të Republikës, N.Roshi, I.Ikonomi, A.Xhixho të Radio Tiranës dhe disa gazetarë të tjerë, vinin të gjithë nga i njejti shtrat. Vitet kaluan shpejt dhe në skenën mediatike erdhën edhe gazeta të tjera moderne. Gazeta Shqiptare, një përvojë krejt e re perëndimore ardhur nga vendi fqinj, Italia. Gazeta Populli PO dhe Koha Jonë. Kjo e fundit, pas viteve ‘92-‘96, nisi të luajë një rol të madh, jo vetëm në raportimin e lajmit, por edhe në formimin e një opinioni të ri civil mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe psiko-sociale në vend. Ngjarjet e mëdha të fundviteve ’90 sollën edhe më tej lindjen e mediave private elektronike. Ku Shijak tv, Radio Koha, Radio Klan, top Albania Radio, TeleNorba Shqiptare dhe ndonjë tjetër, krijuan një hartë të re gjeomediatike në Shqipëri. Sot, në vitet e para të milleniumit të ri, në Shqipëri numurohen dhjetra gazeta dhe revista, dhjetra televizione dhe radio, nga Tirana drejt skajeve më të largëta në jug dhe në veri të Shqipërisë. Atëhere, pas zhvillimeve të shumta dhe të pafundme politike dhe ekonomike në vend, lind pyetja. A kanë arritur mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare të jenë pushteti i katërt në strukturën demokratike të vendit ? A janë ato krejtësisht të pavarura, profesionale dhe krijuese të vërteta të bërjes së opinionit, ku të mbështeten shoqëria civile, intelektualët e pavarur dhe individë që, herë pas here, marin rolin e lidershipit në një komunitet të caktuar në qendra të mëdha dhe të vogla banimi? Druaj se jo. Kjo, sepse qartazi, pronarët më të mëdhenj të mediave të shkruara dhe elektronike dhe firmat më të njohura në gazetari, në vartësi të interesave të njëshit dhe të grupit, i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë politikës, sipas rastit. Kur në pushtet, psh. erdhi e majta, (fundi i viteve ’90, fillimi i viteve 2000) pjesa dërrmuese e mediave, kombëtare ose lokale, mori pozicionin përkrahës të klanit politik, që nisi të drejtojë ekonominë dhe jetën e vendit, kaloi majtas. Kur në pushtet përgatitej të vinte e djathta, (kujto pranverën e këtij viti) mediat, njëlloj si bima e lulediellit, u orientuan dhe po shkojnë në drejtim të klanit sot pozitar, prej të cilit rrjedhin gjithë përfitimet politike dhe ekonomike. Nga torta e majme e reklamave, deri tek faturat e pashlyera në shtet, nga ana e pronarëve të mediave. Të cilët, në pjesën dërrmuese, nuk kanë deklaruar kurrë në mënyrë të pastër burimet financiare, me të cilat mbajnë biznesin e gazetave, radiove dhe televizioneve. ǒka, për fat të keq, të le një shije të hidhur dhe të kujton padashur skemat e piramidave fantazma, fundi i të cilave tashmë dihet dhe nuk ka nevojë për koment. Kur vallë Parlamenti ynë do të votojë një Ligj për deklarimin e burimeve financiare të mediave, sikundër po përgatitet të miratojë ligjin mbi heqjen e tvsh mbi mediat? Çfarë mund të ndodhë pas votimit të këtij ligji me televizionet që shpenzojnë mbi 100 mijë $ në muaj, pa fituar as një të dhjetën e kësaj kostoje të lartë? Koha do të vërtetojë domosdoshmërinë e votimit ligjit mbi deklarimin e burimeve financiare. I cili, sa më shpejt të vijë, aq më shumë do të rrisë pavarësinë e mediave nga politika, do t’i pastrojë ato dhe do t’i bëjë shtyllën e katërt në zhvillimet demokratike të vendit.


Monopoli i megadrejtorëve në media

Unë thashë se shtypi ynë realisht ka ndërruar fytyrë gjatë viteve të demokracisë. Që ka ndërruar strukturë, përmbajtje dhe formë. Që ka tashmë hierarkinë e saj drejtuese, përfaqsuesit tipikë të raportimit, mendimit, analizave, komenteve dhe opinioneve. Kjo është padyshim një arritje e madhe dhe një dukuri që sot përbën një fenomen të veçantë nga mënyra e arritjes së suksesit. Por, unë u shpreha i rezervuar pak më lart, mbi pozicionin e mediave si pushtet i katërt në demokraci. Përderisa, përsëris, ato ende nuk janë çliruar nga barrat ekonomike, që çlirohen herëpashere nga marëdhëniet me politikanët, që kanë gjithashtu influenca personale në sferat ekzekutive, ligjvënëse dhe në massmedia. Biznesmenët që bëjnë mediat pra, mbajnë lidhje të fuqishme me politikën. Lidhjet e dyfishta janë krejt të dukshme. Por edhe të padukshme. Madje herë-herë, sipas interesit, edhe tepër të acaruara. Dy prej televizoneve më të mëdha në vend, tv kombëtar KLAN dhe tv local, por absolutisht më i shikuari-TCH, luftonin me njëri tjetrin për të marë sejcili për vehte ekskluzivitetin e debatit të përfolur Nano-Berisha. Kërcënimi i pronarit të TCH ndaj lidershipit partiak ishte i tejskajshëm. Ja arriti qëllimit me Nanon, i cili zgjodhi si pasqyrë elektorale tv-nin më të shikueshëm brenda dhe jasht vendit, por duke i vendosur preraz ai kushtet, siç edhe u pa në dialogun me gazetarin që drejtonte këtë dialog. Nuk ja arriti qëllimit me Berishën. I cili, brenda etikës politike, ja ktheu mbrapsh këtë kërcënim, duke i kujtuar pronarit profan të TCH “portën e ashensorit” dhe “miellin e bardhë”, si dy objekte që nuk e trembin liderin demokrat. Përkundraz, do t’i jepnin të drejtën të zgjidhte ku të donte tryezën e debatit me rivalin e tij të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se tashmë ajo tryezë ishte zgjedhur: tv KLAN dhe gazetari B.Fevziu. Dukej haptazi se zonat e influences, politikisht dhe mediatikisht, ishin ndarë. Dy më të mëdhenjtë e politikës shqiptare, u mbështetën fuqishëm tek dy më të mëdhenjtë e medias elektronike shqiptare. Lideri i majtë tek TCH dhe ai i djathtë, tek tv KLAN. Ndërkaq, zgjedhjet mbaruan. Verdikti i popullit ndëshkoi simbolin e korrupsionit dhe i vuri kurorën e dafinës së fituesit, liderit Berisha. Tv Klan tani pret honorarin e premtuar, pas një pune shëmbullore në ekranin e saj, në përkrahje të fushatës së forcës më të madhe opozitare, sot e votuar në maxhorancë për qeverisjen e vendit. Ndërkaq, bosët e mediave po nxitojnë të korrigjojnë gabimet gjatë fushatës, për të kapur kohën e humbur. Dhe kështu, drejtorët e lajmeve në televizionet më të mëdha, vazhdojnë të menaxhojnë çdo ditë nga tryezat e Sheratonit, Rognerit dhe ndonjë hoteli tjetër guidat e informacioneve, në bashkëpunim të ngushtë me ata, prodhuesit e lajmit, politikanët liberalë. Të cilët i shesin lëvizjet e shefave sidomos, udhëtimet e tyre me çarter nëpër botë, bisedat top-sekret nëpër kafenetë e Tiranës, si lajme scoop, që meritojnë kreun e headlin-eve në edicionet qendrore të informacioneve në r.tv. dhe në faqet e para të gazetave. Ata pra, shefat e redaksive, pa përjashtim, dijnë të bëjnë pajtimet e mëdha. Dijnë të bëjnë gjithashtu menaxhimin e politikës. Ata mbajnë në gishtrinjtë e zverdhur nga duhani dhe ëiski monopolin e çelsave të dhomave me pasqyra, ku do të kalojnë, pa u vrarë dhe pa u lagur, pronarët e tyre konfliktualë. Por edhe qeveritarët, deputetët dhe shefat e politikës shqiptare. Bosët kanë vërtet paratë. Por truri i biznesit të tyre mediatik, janë drejtorët e zgjedhur me kujdes. Të cilët bëjnë edhe pazaret në tregun mediatik. Pazaret me dhe për më të vegjëlit. Ky treg mbahet i palëvizur dhe ndërron gjithashtu vetëm me dijeninë dhe marëveshjen, sipas interesave vetiake dhe të kompanive mediatike, me OK-in e drejtorëve në media. Rallë ndodh që titujt kryesorë në edicione lajmesh dhe në tituj gazetash, të ndryshojnë nga njeri tjetri. Mjafton të marësh x- gazetë, ose të ndjekësh një edicion lajmesh në y- television, për të kuptuar çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në vend dhe në botë. Cfarë ndryshon? Opinionet dhe analizat? Ka raste kur edhe ato i ngjajnë njera tjetrës. Shefat kanë urdhëruar në sinkron të komentohet dhe të meret në analizë i njejti argument, i njejti fenomen. Ata, analistët e pavarur në shtyp dhe në radio-tv si Fuga, Kulla, Stefani, Kabo, Baxhaku, Vehbiu, L. Dervishi dhe M.Dervishi, Buxhuku e ndonjë tjetër, ndryshojnë kryekëput nga modelet standarte dhe tashmë të konsumuara të analistëve që, me sa duket, kanë hequr dorë nga leximet dhe vazhdojnë t’i referohen më së shumti buletineve informative me ngjyra të kuqe, blu, të verdha dhe të gjelbërta, si dhe lajmeve të prodhuara nëpër kafenetë luksoze të tipit Bar-Ëest. Janë pikërisht interpretuesit dhe analistët e këtyre lajmeve shpesh të pabotuara, edhe monopolistët më të spikatur në median shqiptare. Ata pra, “sekserët” ndërmjet bosëve të medias dhe politikanëve qeverisës dhe ligjvënës.




Tregu i zi i mediave

Për hir të së vërtetës, duhet zbardhur një informacion kurrë i dhënë në media. Disa prej “gjeneralëve” të gazetave, radiove dhe televizioneve private, marin paga fantastike, që ja kalojnë edhe pagës së Presidentit të vendit. Të kryeministrit, të ministrave dhe gjithë drejtuesve të institucioneve, që përbëjnë piramidën shtetërore shqiptare. Paga, natyrisht, të vëna nga pronarët privatë. Të cilët, nuk i japin llogari askujt për politikën e borderove në bizneset e tyre mediatike. Madje, ka zëra se dy-tre nga raca e drejtorëve në median elektronike, para lidhjes së kontratave me bosët, duke ja njohur mirë lëkurën atyre, i detyrojnë këta të fundit të derdhin një shumë të madhe parash, deri në dhjetra mijë dollarë, në llogaritë bankare të drejtorëve mediatikë. Kjo shumë e madhe parash i kërkohet bosëve si garanci për çdo të papritur në marëdhëniet dypalëshe në kohën e punës. Bukur. Po pagat e gazetarëve të tjerë, të cilëve u bie bretku në terrenet politike, sociale, kulturore, sportive e më tej, cilat janë? As që mund të përafrohen me ato të drejtorëve. 10-të, ka raste 15 herë më të ulta. Po kontratat? As që bëhet fjalë. Përjashto një përqindje shumë të vogël. Të cilët, ditën e rrogave, me urdhër të bosëve, firmosin në dy lista. Në borderon e parë, që nuk deklarohet kurrë para organeve tatimore, gazetarët, redaktorët, regjisorët, operatorët, montazhierët, grafistët etj, firmosin pagën reale për të cilën është rënë dakord gojarisht. Në borderon e dytë, ata firmosin një pagë tjetër, false, që rezulton në kuota krejt minimale. Aq sa e portierit të gazetës ose televizionit, sa e ruajtësit të qenit të pronarit (siç ndodh në tv ALSAT), e ku ta di unë çfarë tjetër, në kuota krejt minimale. Kjo, për efekt shmangie të përqindjeve të pagesave të sigurimeve shoqërore, që pronarët i detyrohen punonjësve të tyre dhe shtetit. Gjithçka në të zezë. Ekziston pra korrupsioni dhe abuzimi në pjesën dërrmuese të mediave të shkruara dhe elektronike shqiptare. Ata që përgatisin me kujdes lajme mbi abuzimet e qeveritarëve dhe shtetarëve, heshtin përballë abuzimeve të pronarëve të tyre. Madje shpesh bëhen pjesë e arrogancës dhe e veprimeve arbitrare të pronarëve me vartësit e pambrojtur. Ky është realiteti. Morali? Paraja. Misioni i drejtorit? Të mbajë normale marëdhëniet e gazetës, të radios ose televizionit, me politikanët. Aq më shumë, me qeveriatarët. Sa vlejnë mendimet e tyre të pavarura nëpër tryezat e studiove, ku të ftuar janë veç ata: një presidium i përhershëm opinionistësh (drejtorësh dhe editorësh) që lëvizin nga një televizion në tjetrin? Nga një studio në tjetrën? Majtas dhe djathtas? Në qendër, në qiell dhe në tokë? Në parajsë dhe në ferr? Ata, dhe vetëm ata. Një klan tashmë i konsoliduar. Që, në disa raste, e ka frikë edhe vetë politika. (kujto sherrin Rama-Babaramo dhe kërcënimin ultimativ të shoqatës së gazetarëve, që solli më pas shkarkimin e ishministrit të rendit) Kush nga gazetarët e thjeshtë guxon të ngrejë zërin? Kush, ti? Apo ti?…Eja në zyrë…Si i paaftë, je i pushuar nga puna. Polic, shoqëroje tek dera! Po kontrata,zoti drejtor? Piji lëngun. Në do mendimin tim, mer çantën, ik në ekzil. Ti nuk je për këtu…Amin!



Media, eja në radhë…

Kjo është komanda që politika dhe lidershipi i saj i japin, qysh prej 15 vjetësh, gazetave dhe radiove, revistave dhe televizioneve. Nga ato shtetërore, deri tek privatet. Deri kur? Derisa shteti i vërtetë të votojë me ligj dhe të kontrollojë gjithë burimet financiare të mediave. Derisa shoqëria shqiptare të funksionojë si kudo, në vendet e zhvilluara perëndimore. Ekonomi tregu me regulla të përcaktuara loje edhe në fushën e mediave. Ku ajo të prodhojë dhe të konkurojë përmes punës dhe vlerave të shitëshme në tregun e lirë të informacionit, të spektaklit, dokumentarit, filmit, sportit. Të çdo prodhimi mediatik, që shitet dhe blihet, për të mbajtur në këmbë këtë biznes jo të zi, por të pastër. Të këtij biznesi, apo të këtij forumi gjigand qytetar, që ka për detyrë, vec informimit, të bëjë edhe opinion shoqëror, në një komb që shkon i vendosur në rrugën drejt demokracisë. Forum demokratik, që në përmbajtje quhet pushtet i katërt. Ndërsa në formë, ekzistencë polivalente e shpirtrave njerëzorë. Mjaft më me “eja në radh녔

Për hir të së vërtetës, duhet zbardhur një informacion kurrë i dhënë në media. Disa prej “gjeneralëve” të gazetave, radiove dhe televizioneve private, marin paga fantastike, që ja kalojnë edhe pagës së Presidentit të vendit. Të kryeministrit, të ministrave dhe gjithë drejtuesve të institucioneve, që përbëjnë piramidën shtetërore shqiptare. Paga, natyrisht, të vëna nga pronarët privatë. Të cilët, nuk i japin llogari askujt për politikën e borderove në bizneset e tyre mediatike. Madje, ka zëra se dy-tre nga raca e drejtorëve në median elektronike, para lidhjes së kontratave me bosët, duke ja njohur mirë lëkurën atyre, i detyrojnë këta të fundit të derdhin një shumë të madhe parash, deri në dhjetra mijë dollarë, në llogaritë bankare të drejtorëve mediatikë. Kjo shumë e madhe parash i kërkohet bosëve si garanci për çdo të papritur në marëdhëniet dypalëshe në kohën e punës. Bukur. Po pagat e gazetarëve të tjerë, të cilëve u bie bretku në terrenet politike, sociale, kulturore, sportive e më tej, cilat janë? As që mund të përafrohen me ato të drejtorëve. 10-të, ka raste 15 herë më të ulta. Po kontratat? As që bëhet fjalë. Përjashto një përqindje shumë të vogël. Të cilët, ditën e rrogave, me urdhër të bosëve, firmosin në dy lista. Në borderon e parë, që nuk deklarohet kurrë para organeve tatimore, gazetarët, redaktorët, regjisorët, operatorët, montazhierët, grafistët etj, firmosin pagën reale për të cilën është rënë dakord gojarisht. Në borderon e dytë, ata firmosin një pagë tjetër, false, që rezulton në kuota krejt minimale. Aq sa e portierit të gazetës ose televizionit, sa e ruajtësit të qenit të pronarit (siç ndodh në tv ALSAT), e ku ta di unë çfarë tjetër, në kuota krejt minimale. Kjo, për efekt shmangie të përqindjeve të pagesave të sigurimeve shoqërore, që pronarët i detyrohen punonjësve të tyre dhe shtetit. Gjithçka në të zezë. Ekziston pra korrupsioni dhe abuzimi në pjesën dërrmuese të mediave të shkruara dhe elektronike shqiptare. Ata që përgatisin me kujdes lajme mbi abuzimet e qeveritarëve dhe shtetarëve, heshtin përballë abuzimeve të pronarëve të tyre. Madje shpesh bëhen pjesë e arrogancës dhe e veprimeve arbitrare të pronarëve me vartësit e pambrojtur. Ky është realiteti. Morali? Paraja. Misioni i drejtorit? Të mbajë normale marëdhëniet e gazetës, të radios ose televizionit, me politikanët. Aq më shumë, me qeveriatarët. Sa vlejnë mendimet e tyre të pavarura nëpër tryezat e studiove, ku të ftuar janë veç ata: një presidium i përhershëm opinionistësh (drejtorësh dhe editorësh) që lëvizin nga një televizion në tjetrin? Nga një studio në tjetrën? Majtas dhe djathtas? Në qendër, në qiell dhe në tokë? Në parajsë dhe në ferr? Ata, dhe vetëm ata. Një klan tashmë i konsoliduar. Që, në disa raste, e ka frikë edhe vetë politika. (kujto sherrin Rama-Babaramo dhe kërcënimin ultimativ të shoqatës së gazetarëve, që solli më pas shkarkimin e ishministrit të rendit) Kush nga gazetarët e thjeshtë guxon të ngrejë zërin? Kush, ti? Apo ti?…Eja në zyrë…Si i paaftë, je i pushuar nga puna. Polic, shoqëroje tek dera! Po kontrata,zoti drejtor? Piji lëngun. Në do mendimin tim, mer çantën, ik në ekzil. Ti nuk je për këtu…Amin!

EXPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1204002 sekonda, 24 pyetje