Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Rexhep Demiri,nje jete per te verteten
Etnik Kabashi

Postuar mė 18-12-2005 nė 20:18 Edit Post Reply With Quote
Rexhep Demiri,nje jete per te verteten

Në përvjetorin e penës së shquar të gazetarisë, Rexhep Demirit


Dje, u bë një vit nga vdekja e gazetarit të Bota sot , Rexhep Demirit, njërit nga penat tona më të shquara. Rexha, si e thërrisnim të gjithë kolegët, me gazetari filloi të merrej që nga viti 1987, për ta kalitur pendën dhe për t’u shquar me guximin e tij tërë paraluftën. Nuk kishte ngjarje arsimore që i shpëtoi gjatë asaj kohe. Nuk kishte rast dhune që bëri regjimi serb në arsimin tonë, që nuk e regjistroi. Në përpjekje për ta demaskuar këtë dhunë, edhe vetë u maltretua disa herë. Arsimi, që e deshi shumë, ishte përkushtim i Rexhës edhe pas luftës. Tani mundohej përmes pikëpamjeve të tij, të kontribuonte që ai të ngritej në nivelin më të lartë. Shumë tema interesante në këtë fushë, janë sot thesar i çmuar i të gjitha gazetave ku ai ka punuar, e veçanërisht i Botës sot . Veç si gazetar, Rexha ka qenë I mbrujtur me virtyte të larta, për çka edhe ishte shumë i dashur për të gjithë kolegët kudo që ka punuar. Nuk përtonte kurrë t’u ndihmonte gazetarëve të rinj, sa herë që ata e kërkonin ndihmën e tij. Përpiqej që atyre t’u jepte sa më shumë hapësirë.

Gazetaria është vetëm njëra anë e angazhimit kombëtar të Rexhep Demirit. Ana tjetër e Rexhës ishte kontributi i tij kombëtar dhënë çështjes kombëtare edhe përmes aktiviteteve të tjera kombëtare. Si i ri, ka marrë pjesë në organizimet e atëhershme kombëtare, gjë që e dëshmoi edhe në njëvjetorin e vdekjes së tij ish-ministri Ahmet Isufi, që e kishte shok klase. Rexhën, gjatë tërë veprimtarisë së vet intelektuale e kombëtare, e karakterizoi guximi. Prandaj, si sypatrembur që ishte, i sfidoi të gjitha situatat me të cilat u ballafaqua. Si i guximshëm që ishte, shpresonte se edhe sëmundjen e rëndë prej së cilës lëngonte, do ta sfidonte. Ishte qershori i vitit të kaluar kur kishte filluar ta hetonte atë. Ndjente dhimbje të madhe. Dhimbjet e mundonin aq shumë, sa ia zinin frymën. Ulej, pushonte pak, dhe si i kalonin ato, nuk shkonte në shtëpi, por sërish ulej në kompjuter dhe e vazhdonte punën. Do të shkoj pak në det , më tha verën e vitit që kaloi. Se më duket që jam ftohur . Sëmundja atje iu kishte përshpejtuar, andaj ndërpreu pushimet e u kthye në Prishtinë. Para se të shkonte në operacion në Tiranë, më telefonoi dhe më tregoi se mjekët kishin konstatuar se vuante nga tumori në lukth. Kur u kthye, sëmundja e rëndë e kishte përgjysmuar peshën e tij. Por, edhe pse e shihte veten nëç’gjendje e kishte katandisur sëmundja, shpresonte se do ta mbijetonte atë. Sa ta kaloj edhe këtë terapi, do t’ia nisi punës , më tha krejt pak ditë para se të vdiste.

Fjalët e tij ma tronditën shpirtin, sepse të gjithë kolegët, që erdhi të na vizitonte, nga përgjysmimi i peshës së trupit nga sëmundja, e kuptuam se i kishte ditët e numëruara. Por, edhe njëherë u binda se sa i guximshëm ishte Rexha. Edhe në atë gjendje, nuk i frikësohej vdekjes. Guximi i tij i kishte dhënë vullnetin se do të mbijetonte. Nuk i kam shikuar imellat kaherë. Të shoh kush më ka shkruar. Ndoshta më janë mbyllur e s’më hapen, por po i provoj , më tha atë ditë që erdhi të na vizitonte. Pas këtyre fjalëve, nuk munda ta përballojë më tronditjen e dhimbjes që ma shkaktoi. U largova disa hapa që të mos m’i diktonte lotët që më shpërthyen nga sytë, për njeriun që e njoha qysh në fillim të vitit 1990, kur fillova t’i bëj hapat e parë në gazetari. Për njeriun me të cilin kaluam vite të tëra shoqërimi. Për njeriun që ishte edhe gazetar, edhe burrë. Edhe trim, edhe atdhetar. Për njeriun që ka lënë zbrazëtirë të madhe tek të gjithë kolegët e tij. Dy ditë para se sëmundja ta shpinte në atë botë, Rexha më thirri në telefon. Naz, pas dy ditësh do të vi të punoj , ma tronditi shpirtin edhe një herë. Kumti i zi na mbërriti shpejt: Ka vdekur Rexhep Demiri! . Burrat e mëdhenj vdesin vetëm fizikisht. Se veprat e tyre jetojnë brez pas brezi. E tillë do të mbetet edhe vepra e Rexhës. Se ç’respekt pati Rexha në mesin e kolegëve, e dëshmoi edhe përvjetori i tij madhështor...

NAZMI LUKAJ

55

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1193230 sekonda, 24 pyetje