Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Njė jetė luftė kundėr komunizmit, njė jetė mall pėr Kosovėn
Etnik Kabashi

Postuar mė 19-12-2005 nė 14:03 Edit Post Reply With Quote
Njė jetė luftė kundėr komunizmit, njė jetė mall pėr Kosovėn

Nga Sabit ABDYLI, Zelandë e Re


Nacionalisti antikomunist Shaqir Xhem Kabashi (1927-1967) si pjesëtar i forcave angloamerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuara me parashutë nga territori grek, italian e gjerman, kundër regjimit komunist në Shqipëri. Edhe pse kishte desantuar shumë herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur.

Shaqir Kabashi ishte një nder pjesëtaret më aktiv të operacioneve angloamerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet 1950-1953. Shaqiri lindi më 1927 në Kabash, fshat ky i njohur në Anamoravë për sakrifica e flijime për çështjen kombëtare.

Po përmend këtu disa prej flijimeve të familjes së Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashës 1910 bashkë me kushërinjtë e tij të parë, Adem e Mustafë Kabashin. Agushi, vëllai i gjyshit të Shaqirit, vritet më 1913 bashkë me 50 e më tepër kushërinj të tjerë nga forcat serbe, Tafa /kushëri/ vritet më 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushërinj të parë të Shaqirit/ vriten në mars 1945, në malet e Kopilaçës në luftë me Brigadën e XVII – të sllavomaqedone.

Hasani, komandant Batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset për vdekje duke çarë pritën në kufirin maqedonas - grek, me 28 nëntor 1945 /varri nuk i dihet/, Rexhepi, zëvendëskomandant Batalioni /kushëri i parë/ në dhjetor të vitit 1945 vdes në Florinë /Greqi/, Ibrahimi /vëllai/ në vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar)*, Ahmeti /kushëri i parë/ 1953, i pushkatuar)* Gjemajl Aziz Azizi /1915-1995/ dënohet me 10 vjet burg për shkak se u kishte bë konak kuadrove angloamerikane: Shaqirit me shokë. Sylejman Agush Rexhepi /1931-2004/ me 10 vjet burg, vëllezërit Jahi e Isamjl Selmani me nga 6 vjet burg se ishin takuar me nacionalistet antikomunist: Ahmetin, Shaqirin, Ibrahimin e Beqir Bajgoren.

Shaqiri që në moshën 17 vjeçare i rrëmbyer nga ndjenja patriotike, u bë krah i fortë i çetave balliste që ishin vu në mbrojtje të trojeve denbabaden shqiptare, në Anamoravë të Kosovës e më gjerë. Fundja, ai po ndiqte rrugën e paraardhësve të tij, që kurrë nuk pushuan së luftuarit kundër pushtuesit të huaj. Në çetat, që për një kohë të shkurtër u shndërruan në batalione /1944-1945/ u çelikos për t’u përballuar katrahurave që sjellë lufta.

Në Batalionin e Parë, i cili vepronte në malet e Karadakut, /1944-1945/ Shaqiri që kishte trashëguar cilësitë më të mira të të parëve të tij dallohet si një ushtarak model, i zoti, trim dhe me mendje të shkathët. Në gjykime i drejtë, por herë-herë i rrëmbyer. Kundërshtar i devotshëm i komunizmit. Si pjesëtar i forcave angloamerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuara me parashutë nga territori grek, italian e gjerman kundër regjimit komunist në Shqipëri. Edhe pse kishte desantuar shume herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur. Në desantin e parë /gusht 1951/ i vritet i vëllai Ibrahimi.

Ilegalisht vjen në vendlindje, nëntor 1950 dhe në vitin 1952 pas desantit në Shqipëri. Herën e dytë ishte i plagosur në këmbë. Shërohet ilegalisht në shtëpinë e Xhemajl Azizit në Kabash dhe pas dy-tri javësh e kalon kufirin maqedonas për në Greqi. Kjo ishte hera e tretë /1945, 1950 dhe 1952/ që po e kalonte në këmbë, shkelte të njëjtën rrugë.

Me dështimin e aksioneve për ta mposht regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1953 Shaqiri vendoset në Amerikë. Në vitin 1966 i përmalluar për shokët, familjarët... vjen në Turqi /Stamboll/. Aty çmallet me të vëllain Destanin, motrën Faten dhe familjarët tjerë të ardhur nga Kosova kastile për ta takuar Shaqirin. Në të kthyer për në Bufallo të Amerikës ndalet te kushërinjtë, shokët e luftës: Nezir e Mejdi Kabashi në Gjermani. “Xha Shaqiri,– ishte i matur, i vëmendshëm, fjalëpakë, modest, mirë i informuar për situatën në të gjitha tokat shqiptare e më gjerë.

Sa mori vesh se jam me profesion mësues ju bë qejfi shumë. Kosovës, tha disa herë, i duhen njerëz të ditur e të shkolluar. Djalin e vëllait, Salihun, që ish vendos në Stamboll për të jetuar, e urdhëroi: Kthehu prej nga ke ardhur. Atje, duhesh të qëndrosh! Guri i rëndë është veç në vend të vet. Kisha dëshirë të fliste për rezistencën, aksionet e rrezikshme të vitit 1944 -1945, desantët aq te guximshme me parashutë në vitet 1950-1953, kalimin ilegal të kufijve Shqipëri-Kosovë, Maqedoni-Greqi, por nuk e tha asnjë fjalë për atë periudhë.” /Sipas Ferat Abdylit, arsimtar, i lindur më 1940 në Kabash, i cili u takua me Shaqir Kabashin në Stamboll, gusht 1966.


Nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë...

Në vitet 1990 dhe 1993 vjen në Shqipëri në kërkim të eshtrave të vëllait të tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumë hulumtimeve këmbëngulëse, peripecive, harxhimeve të shumta arrin t’i gjej eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit /Shqipëri e mesme/.

Në Kabash, në shtëpinë e tij, më 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi, kushëri i afërt me Shaqirin, derisa fliste për të atin, Ahmetin, i pushkatuar në vitin 1954, hulumtimet e tij për ta gjet varrin, të cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin në Shqipëri, nën tymin e cigareve që i ndizte njërën pas tjetrës, më tha: “Pasi e rivarrosëm Ibrahimin, Shaqiri për ta ngushëlluar vetën dhe mua, i mërzitur ndërhyri me fjalët: U hoq qafe njëherë e përgjithmonë sistemi komunist, që na ka shkaktuar kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje... nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë duke kërkuar eshtrat e burrave të zhdukur, të cilët e kundërshtuan, nuk e deshën, e luftuan murtajën komuniste.. Fundi bacoo, nuk i dihet burrit!

Pas gjetjes së eshtrave të Ibrahimit, Shaqiri u lirua nga ankthi që e kishte rënduar dyzet vjet me radhë. I gëzuar edhe për faktin e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ai e ndjente, besonte fort se edhe Kosova ka për ta gëzuar lirinë. E përcolla me veturën time deri në kufi të Greqisë. U ndamë, me shpresë se do të shihemi prapë, por Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur u çlirua Kosova, vdiq në dhjetor të vitit 1967 në Bufallo të Amerikës, atje edhe u varros.”

TREPCANET

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0595570 sekonda, 24 pyetje