Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Opanga ne Goje dhe Indiferentizmi
burimuji

Postuar mė 24-12-2005 nė 17:40 Edit Post Reply With Quote
Opanga ne Goje dhe Indiferentizmi

"ky popull është mësuar që edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet" - At Zef Pëllumbi



Koha Jone, E Shtune, 24 Dhjetor 2005

PSIKOZA E PUSHTUESVE
Elena Dhimitri

Kemi muaj qe po mbajme me vete ndryshimin e shumekerkuar. E
solidarizuar me frymen e ndryshimit, shoqeria po riciklon vetveten. Djathtas ndesh
te ekzaltuar qe i shpetuan denimit te te qenit te djathte, kurse majtas
te deshperuar, qe i zuri halli te vuajne per idete e tyre te majta.
Ndersa perballe shohim te na sulen ata, jo "ata" te vitit 1997 qe
kercenonin me rrenim, por "ata" te vitit 2005 qe kercenojne me skamje
institucionale. Jane ata, drejtuesit e rinj te institucioneve demokratike qe me
rekrutet e tyre kane pushtuar institucionet. Kuptoj solidaritetin e
shoqerise me ndryshimin, por nuk kuptoj riciklimin e epigoneve mjerane, qe
kane pushtuar intelektualet, vartes te shefave te tyre. Mbase jane
nisur nga e mira demokratike, por euforia e tyre, zgjidhja shtiru e perca,
hakmerru e sundo, i perqaset krejt psikozes se pushtuesve paramoderne.

1. Pushtuesit vijne te gjithe njeheresh, jo nje e nga nje. Shume
specialiste te pushtuar i njohen drejtuesit e tyre nga larg, me zor te
dallueshem ne tufen e badigardeve dhe shofereve. Njesite drejtuese, te
kryesuara edhe nga titullari, edhe nga sekretari, edhe nga shoferi, iu afruan
dyerve te institucioneve si nje trup i vetem. Rezistente ndaj mjedisit
ku u takoi te bujtnin, por pa ndare tipare te njejta me te, ata zune
vendin e tyre ne karriget e departamenteve. Te sapoardhurit depertuan
neper institucione, por pa mundur te njesonin shprehite e tyre me
kualitetin e te gjeturve, apo pa mundur te ngrinin ura bashkepunimi me te
pushtuarit. U mbeti vetem te gezojne dekretimin e tyre si pushtues.

2. Pushtuesit zbatojne formulen perca e sundo. Duke i shtene ne dore
institucionet me zotesi, por pa lufte, pushtuesve u duhej te vinin ne
jete pushtetin e tyre. Titullaret e kishin me te lehte, kurse sekretareve,
shofereve dhe badigardeve u duhej te benin disa ecejake korridoreve per
t'u njohur. Ne kete drejtim u erdhen ne ndihme vete te pushtuarit. Te
frikesuar nga "zarfi i bardhe", qe do t'i ndante nga vendi i punes, disa
te pushtuarve iu zgjua instinkti i mbijeteses. Nostalgjike sikur do te
ndaheshin nga motra a vellai e jo nga nje pale celesa, te pushtuarit
filluan fushaten kunder bashkevuajtesve te se njejtes zyre. Se nga dolen
miq e kusherinj me badigardet dhe shoferet, sesi u dashuruan me
titullaret, e ne fund se c'u bene me ithtare te demokracise sesa shefi i
kabinetit. Pa u kuptuar, institucionet u percane ne te pushtuar ne zoterim
te nje informacioni faqezi, dhe ne te pushtuar qe nuk mund ta besonin se
informacioni fabrikohej per vete ata. Ndergjegja mori fund bashke me
pritjen e zarfave.

3. Pushtuesit fillojne ekzilin. Shteti i shpalli lufte individit te
korruptuar, qe kishte demtuar moralin e shoqerise. Ne parim, shteti duhet
te rindertoje strukturat qe tolerojne fenomenin. Por kete radhe, shteti
vendosi te sfidoje fenomenin, duke crrenjosur te korruptuarit e majte
nga struktura. Ne institucionet e pushtuara, filloi ekzili i
kotigjenteve te tere te pushtuarish, te cilet turbullonin oreksin demokratik te
pushtuesve. Zarfat e bardhe "internuan" shume te pushtuar nga
institucioni ne shoqerine e patrajtuar me politika punesimi. Tani pushtuesit e
kane me te lehte te sundjne mbi llojin e tyre.

Cdo pushtim ka filozofine dhe pasojat e tij. Pushtimi yne nga tanet
mbart nje filozofi te thjeshte "mos u korruptoni, qe te mos mbeteni pa
ngrene", njesoj si nena qe u thote femijeve "mos beni zhurme, qe t'ju
shpie ne kendin e lojrave". Morali i filozofise sunduese u kuptua menjehere
pas pushtimit, por rrjedhoja eshte me e veshtire per t'u imagjinuar.
Veshtiresia qendron ne friken qe kane pushtuesit nga ata qe jane ende te
pushtuar dhe rruget qe zgjedhin per te perballuar friken. Imazhi i
pushtuesve per te pushtuar te dhjamur, nuk perputhet me kualitetin qe
gjeten ne institucione. Imazhin e luhatur pushtuesit e zevendesuan menjehere
me akuza te padrejta per nje administrate dembele, si edhe me
pompozitetin qe duhej te pushtonin ata, qe administrata te vihej ne pozita pune.
Me pas, frika merr nje trajte paaftesie. Ne emer te punes ndryshe,
rrenohet cilesia e punes se te pushtuarve te hershem. Nje tufe tjeter
zarfash te bardhe qendron ende ne pritje te turit te dyte te internimit
institucional ne janar. Deri atehere, frika e pushtuesve mund te jete
transformuar ne dashuri. Mbase ndonje pushtues do t'i sulet ndonje te
pushtuari, ta puthe e t'i thote qe nuk donte ai te ndryshonte, por eshte
dicka qe ia kerkon ndryshimi.



Koha Jone, E Shtune, 24 Dhjetor 2005

RICIKLIM AMORAL
Mimoza Dervishi

Ne 15 vjet politike postkomuniste kemi pare dhe ripare ciklimin e
rregullt te Nanos dhe Berishes dhe mezi kemi pritur menopauzen e tyre. Po
nuk eshte e thene.

Java nisi me analizen e 100-diteshit te famshem, ku secili krah politik
sjell argumente dhe kunderargumente, dhe u lane per ne fund, si
gjithmone, ato me te parendesishmet, njerez qe shuhen nga gazi, shtepi qe
digjen nga mungesa e energjise elektrike apo nje tjeter femije qe
vetevaret. Dhe prape tek me te rendesishmet, kryeministri ben viziten e
domosdoshme ne Irak dhe Athine, ngrihet nje task-force antikorrupsion dhe fryma
ndalon tek mjetet e kundrimit, qe deri para pak ditesh fillonin me L.

Por ne vigjilje te 100 diteve te imazhit te "ri", dy gjera rane ne sy.
Fillimisht, ardhja e Gazidedes dhe me pas zerat per kandidimin e Nanos
si president. Te dy keto lajme, nese do ta meritonin emrin lajm,
pavaresisht se ne dukje pa lidhje, kane nje pike te perbashket, riciklimin
shpirteror te Berishes dhe ate politik te Nanos.

Qe nje shqiptar i merguar kthehet ne Atdhe kjo nuk perben cudi, madje
vete kryeministri e shpjegoi, qe s'mund t'ja mohoje askujt Atdheun. Ajo,
qe u kalua disi pa u vene re, eshte definacioni i Berishes, qe:
"Gazidede eshte nje njeri i ndershem dhe me integritet". Per hir te petkut te
ri qe pretendon se ka veshur, Berisha mund dhe te mos e kishte thene
kete fjali dhe ta linte gjithcka tek Atdheu. Por ne fakt, Berisha nuk e
kishte fare fjalen tek Gazidede, por tek epoka Gazidede, tek veprimtaria
Gazidede, tek shkopi i gomes Gazidede dhe duke rehabilituar ate, e duke
e ngritur ne piedestalin e njeriut te integritetit dhe te dobishmit per
shoqerine, ka rehabilituar vec veten. Ne kete menyre, Berisha u ka
thene troc shqiptareve, qe s'kam bere asne gabim gjate viteve
presidenciale.

Dhe pse te mos e thote? Qe nga viti 1997 e deri me tani, asnje gjyq nuk
u be per askend, perfshire dhe per ish-Berishen, asnje akuze nuk u
ngrit, asnje fajtor nuk u gjend. Ligjerisht, askush nuk mund te thote i
kujt ishte faji. E vetmja gje qe thuhet me plot gojen, pa pasur frike se
po gabon politikisht a profesionalisht, eshte qe shqiptaret humben
kursimet dhe shtepite ne ca skema mashtruese dhe keto linden, lulezuan dhe u
lejuan pikerisht nga Berisha. Ky eshte fakt i pamohueshem, te keqijat e
tjera rrodhen si mpleksje e disa faktoreve, qe dhane rezultatin politik
ne qershor 1997. Pozita e vjeter dhe e re tani, asnjehere nuk e lau
veten nga gabimet e asaj periudhe dhe as u gjyqesua, as u vetegjyqesua.
Kur permendet tani dendur rikthimi ne vitin e mbrapshte, ka shume
shqiptare qe s'kane qejf ta degjojne, ose me sakte kane frike ta degjojne dhe
u duket analogji e kote. Ardhja e Gazidedes u dha hov ketyre
paraleleve, por ne fakt Gazidede aty ka qene sot e gjithe diten, nuk e ka lene
kurre Shqiperine, as si i fshehur ne nje vend islamik, as ne nje vend
demokratik. Ai, as qe kishte nevoje per leje kalimi ne Rinas. Sepse ai
eshte vete kryeministri, njeri i ndershem dhe me integritet, i cili e
shfrytezoi emrin Gazidede per te rehabilituar nje periudhe, qe thellesisht
dhe teresisht, ai beson se nuk ka gabuar aspak. Rikthimi i Gazidedes,
tamam ne prag te 100 diteve, ne fakt eshte prezantimi qe Berisha i
vjeter, i beri te riut dhe anasjelltas, eshte vetem zgjatim i epokes se tij,
me e erreta ne historine moderne te shqiptareve, por me e lumtura ne
mbreterine e tij. Bile po te kuotosh dhe fjalet e kryeparlamentares, grua
e ndershme dhe me integritet nga ana e saj, pishmani i vetem i
demokrateve eshte qe s'u futen ca plumba ballit opozitareve te kohes. Berisha
vetem sa tha, qe une jam ky qe jam dhe as te mos ju shkoje ndermend, se
mendoj ndryshe nga c'kam menduar ketu e tete vjet me pare. Dhe ky lloj
riciklimi i duhej pikerisht ne momentin kur kishte tre muaj, qe adashi
i tij politik, Nano, nuk po dukej gjekundi. Per te cilin gjithashtu ka
filluar te belbezohet serish. Ose me sakte ka filluar te testohet
serish. Hipotezat e hedhura nga njerez te sponsorizuar nga Nano apo nga
analiste pa parti, se ai pretendon postin presidencial, si i fundit qejf qe
i ka mbetur pa bere, nuk jane gje tjeter vetem nje tentative e deshtuar
per riciklim. Dhe sigurisht Berisha ne kete lloj tentative eshte nje
hap me para, sepse flet nga karrigia e kryeministrit.

Por a eshte te pakten logjike pyetja: "A do jete Nano president, a do
jete serish kryetar i Partise Socialiste?". A jane normale pyetjet
majtas-djathtas se me ke do beje alenace Nano, qe sfidat personale, vec
personale, t'i shkojne mbare. Mund te jene te gjitha, edhe normale, edhe
logjike, por vetem morale nuk mund te jene. Pa harruar qe Berisha do
donte shume qe Nano te ishte kryetari i PS-se, por e fundit gje qe do donte
eshte kombinimi, ai kryeminister dhe Nano president, ka disa arsye me
te forta qe e bejne bajate dhe te vjeter hipotezen "Nano". Aleanca e
perfolur dhe qe bie ere imoralitet, Nano-Meta, do ta bente kete fundit vec
nje kamikaz, qe s'do kishte perendi ta rehabilitonte me. Por me
kryesorja, shqiptaret jane ende te mbushur nga arroganca dhe shperfillja e
ish-kryeministrit, aq te mbushur saqe edhe vete Berisha akoma s'po u duket
dhe aq keq. Po do kalojne dhe 100 dite te tjera dhe ndoshta me shume se
aq dhe kupa e Berishes e mbushur dhe derdhur me pare, eshe gati per t'u
mbushur perseri. Atehere shqiptaret s'do ankohen me nga Berisha, por
prape do t'i kthejne syte nga Nano, jo per t'i kerkuar shpetimin, por per
ta mallkuar serish, qe u la Berishen ne dere. Ne Partine Socialiste
gjithashtu, duhet ta kene kuptuar qe Nano eshte gati t'i lere edhe 8 vjet
ne opozite, thjesht per motivet e tij personale. Jo vetem nuk duhet te
lihet asnje hapesire per Nano president, por shpejt duhet te mbaroje
dhe shansi i Berishes kryeminister. Vetem ne kete menyre Shqiperia do te
kete paqen qe i takon.

E ndersa myslimani i mire, Berisha, e lau shpirtin me Gazideden, Nano
po mat nervat e shqiptareve dhe po teston a jane tre muaj te mjaftueshem
per te harruar zullumet e tij.

Por si njerez dhe ne moshe te thyer tani, dy personazhet e perralles
sone tragjikomike, duhet ta kene kuptuar filozofine e shqiptareve. Te
cilet, nese iken, ke bere c'ke bere, ta falin dhe mundohen te te kujtojne
vec te mirat. Njesoj si me te vdekurin, qe edhe me i keqi i botes te
kete qene, te gjithe thone, "ishte i mire i shkreti".



Tirana Observer, E Shtunë, 24 Dhjetor, 2005

Indiferentizmi mbron qeverinë, popullit i shton varfërinë
Teki KOKA

Në kohën që po jetojmë, por dhe më parë, indiferentizmi përkufizohet
si: Koncept i rrezikshëm i të menduarit dhe të vepruarit, duke u
cilësuar si një e keqe e madhe e çdo sistemi, një e keqe e madhe e çdo
shoqërie dhe e çdo individi. Në sistemin e kaluar, indiferentizmi në
vendin tonë ka qenë në shkallën superiore, aq sa mund të përcaktohet
si model i veçantë tipik shqiptar, ndryshe nga ai i vendeve të tjera
të kampit socialist, kudo që ato kishin mbirë. Ai ka qenë mjeti më
efikas me të cilin drejtuesit (strategët) e shtetit shqiptar të asaj
kohe sunduan për më shumë se 50 vjet popullin e tyre.

Dhe kjo, kurrë se si nuk kishte si të ndodhte ndryshe, për shumë
arsye, por sigurisht sunduese ishte ajo ideologjike
marksiste-leniniste – hoxhiste, ku i gjithë edukimi, që nga ai i
ciklit të ulët dhe deri tek arsimi i lartë, kishte si objektiv kryesor
edukimin e njeriut të ri, me normat e moralit komunist. Ky edukim
merrej njësoj për të gjithë, i barabartë dhe i detyrueshëm, aq sa kush
i shmangej penalizohej rëndë dhe ku shumë individë detyroheshin të
studionin në specialitete kundër dëshirës së tyre. Ai realizohej vetëm
në shkollë dhe kishte si bosht kryesor dashurinë për partinë dhe
udhëheqësin e saj.

Kjo dashuri dhe ky besim ishte i njëjtë dhe shërbente si një betim. Ai
nuk duhej të shkelej dhe kundër nuk duhej të dilte njeri, e mendim
ndryshe nuk duhej të dëgjohej, në të kundërt dënimi nuk jepej si
individ, por si familje dhe deri në dënim kapital.

Sistemi në fakt kish realizuar barazinë për të gjithë, i cili shkonte
gati në ekstrem dhe deri në gjërat më të thjeshta, deri në veshje,
shije, sjellje mendime e qëndrime, informimi bëhej i deformuar
d.m.th., në vendin tonë ishte parajsa, ndërsa jashtë kufijve tanë
ishte varfëri, kishte shtypje të njeriut prej njeriut, e degjenerim,
pra bëhej edukim i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, për të realizuar
bindjen e verbër ndaj nënës parti.

I përmenda shkurt disa gjëra, sepse fatkeqësisht sot po bëhet një
edukim shumë i mangët, bëhet shumë propagandë dhe brezit të ri nuk i
mësohet asgjë nga e kaluara, njohuri shumë të domosdoshme dhe detyrë
me shumë përgjegjësi, e cila duhet të bëhet me shumë seriozitet në
shkollat tona. Edhe pse fermerit (fshatarit) i merrej prona, pasuria,
gjithçka që e kishte të vetën dhe e kishte vendosur me mund të madh,
kundër vullnetit të tij, edhe pse ai punonte gjithë ditën me mjete
primitive, e merrte një shpërblim qesharak, edhe pse qytetarit i
mungonte gjithçka, në treg mungonin ushqimet bazë, edhe pse punonte në
punë të rënda dhe mjaft të vështira, të rëndomta e pa perspektivë, e
përsëri shpërblehej shumë pak. Sot është e pashpjegueshme, që edhe pse
në vend ekzistonte një varfëri ekstreme, kudo heshtja ishte ekstreme,
deri absolute.

Këto fakte tregojnë se sa thellë kishte arritur indoktrinimi i
popullit, se sa thellë ishte kultivuar indiferentizmi dhe ai individi
dhe në këtë situatë mizërie, të ishte i kënaqur, të mos protestonte,
të mos kritikonte mirëqenien e tij.
Por e vërteta ishte ndryshe. Ai kurrsesi nuk ishte i kënaqur me
gjendjen. Ajo, heshtja ndodhte, sepse ai nuk e njihte botën dhe aspak
zhvillimin e saj dhe ai nuk kishte si ta njihte, e ta dinte se
ç'ndodhte përtej kufijve tanë e përqark nesh, sepse propaganda,
gënjeshtra e mashtrimi kishte bërë të kundërtën dhe ku në fakt
realiteti ishte krejt ndryshe. Në Shqipëri ishte bardhë e zi dhe
mungonin ngjyrat e tjera të ylberit, ndërsa në botën tjetër, të mirat
materiale asnjëherë nuk mungonin dhe për ushqimin nuk bëhej fjalë
fare.

Pra, kjo ishte fara që mbillej që në rini, e që kultivohej me shumë
kujdes, me emrin indiferentizëm, i cili padyshim ka sjellë për
popullin tonë pasoja të pariparueshme. Po kush i mbronte interesat e
popullit? Formalisht edhe më parë kanë ekzistuar forume, organizata e
shoqata, që gjoja mbronin të drejtat e liritë e njeriut (individit).
Por që në fakt ato ishin krijuar për të shuar që në embrion
pakënaqësitë, për të thënë se për to mendon partia.

Ndërsa sot, indiferentizmi është tjetër gjë. Në qoftë se dje
ideologjia helmonte ndërgjegjen në thellësi dhe atë bindje të verbër,
të gjithë gati sikur e kishin pranuar, sot është shumë vështirë për ta
luftuar këtë koncept. E keqja sot zmadhohet, po të kemi parasysh se
propaganda është shtuar dhe edukimi realizohet nga shumë drejtime, me
shumë mjete, dhe ajo që është për t'u theksuar, se të gjitha mjetet
kanë të njëjtën origjinë. Ai është mentaliteti i vjetër, i cili i
ngjan një infeksioni të madh, gati si i pamjekueshëm, të cilit nuk po
i gjendet ilaçi i duhur.

Ky infeksion është aq i madh dhe aq i thellë sa kap jo vetëm organet
më kryesore, por edhe mendimin, edhe shpirtin e njerëzve. Për
rrjedhojë do të duhet një kohë shumë e gjatë që të gjendet (zbulohet)
ilaçi për ta mjekuar.

Ai i ngjan një sëmundjeje të pashërueshme, që në gjuhën e thjeshtë të
popullit e të komunikimit të thuhet: "Se ne na kanë droguar".

Sigurisht, ky ilaç po mungon te ne. Ai me vështirësi po importohet nga
jashtë (sepse bota e ka gjetur ilaçin me kohë) dhe ai e ka emrin
"Protesta masive" kundër padrejtësive për të mbrojtur të drejtat dhe
liritë e individit.

Pa tjetër që ata kanë nevojë të organizohen dhe përgatiten me kujdes
për t'i realizuar me kujdes.

Këtë mision duhet ta kryejnë organizatat sindikaliste, të cilat janë
të shumta, por ato fatkeqësisht janë kthyer e vazhdojnë të punojnë jo
në drejtimin e duhur, por si megafonë të qeverisë. Ata kanë përfituar
privilegje aq të mira, aq sa ata se kishin menduar ndonjëherë, me
zyra, makina, roje personale etj. Ata janë kthyer si grevëthyes.

Kohët e fundit, popullit sikur po i del narkoza (ilaçi), ai po
proteston fuqishëm, por shpesh tradhtohet nga paria, që janë kthyer në
mafiozë, të cilët bien dakord, me kulisa e takime që organizohen midis
tyre, se gjoja kërkesat do të zgjidhen shpejt dhe mospajtimi me
gjendjen që ke arritur, atë që ke fituar, duhet të jetë motoja për të
arritur, që jeta jonë të përmirësohet sa më shumë.
Pa tjetër duhet të jemi të bashkuar dhe masivisht, e jo të qëndrojmë
pasiv, e të bëjmë sehir, se vetëm në këtë mënyrë ne do të detyrojmë
"padronët", të pashpirtët, të mos luajnë dot me jetën tonë.

Vetëm kështu ne do të fitojmë betejën ndaj heshtjes dhe
indiferentizmit që na ka kapur, po thuaj njëlloj si dhe "dje". Të
gjithë duhet të kuptojmë, të zgjohemi menjëherë, e të flakim
përgjithmonë këtë koncept vdekjeprurës, të largojmë nga sytë e nga
mendja gjumin e thellë e të rëndë që nuk po na lëshon.

Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, që të mos kesh as kushtet minimale
të jetesës si ujin, dritat, mbrojtjen sociale për shtresat në nevojë e
ta pambrojtura, të mos kesh pension, që vjedhja është bërë sistem për
pushtetarët dhe kudo që të trokasësh në zyrat e shtetit të kërkojnë
ryshfet, që ligji në asnjë sektor nuk funksionon, që jeta është bërë
më e pasigurt se kurrë, që është vendosur diktatura e monopoleve, e
cila asfikson ekonominë etj., dhe ne heshtim, durojmë pa mbarim,
bindemi në vend që të ngrihemi fort, të qëndrojmë gjatë, e të mos i
lëmë të qetë ata nëpunës që abuzojnë me detyrën në zyra apo Parlament,
që shpërdorojnë besimin për të administruar jetën tonë e të fëmijëve
tanë, e që taksat tona të shpërdorohen për të plotësuar qejfet e tyre,
të cilat nuk njohin kufi.

Sëmundja me emrin indiferentizëm ka si moto jo bashkimin,
kolektivitetin në komunitet, por të kundërtën, përçarjen, zhurmën,
propagandën, se qeveria punon, se gjërat nuk rregullohen menjëherë,
duke i qarë hallin qeverisë apo duke u kthyer në avokat të saj.

Me këtë qëndrim e këtë sjellje të qytetarëve, çdo lloj qeverie e ka të
sigurt qëndrimin gjatë në pushtet, ndërsa ne asnjëherë nuk do të
ngremë kokën lart dhe shikimin nuk do ta hedhim më shumë se sa hija
jonë.

Me këtë indiferentizëm gjendja në vend do të vazhdojë të përkeqësohet
dhe synimi ynë për t'u afruar shpejt me vendet e zhvilluara do të
mbetet vetëm një dëshirë e mirë. Në qoftë se qeveritë që u kemi dhënë
votën nuk kanë dëshirë të punojnë, atëherë populli duhet të ngrihet e
të kërkojë që ata të dorëzojnë mandatin menjëherë dhe jo t'i durojë
deri në fund. Ashtu si kanë vepruar dhe veprojnë sot edhe popujt e
qytetëruar, të cilët i bëjnë gjithmonë opozitën qeverisë dhe nuk
qëndrojnë indiferent.

Prandaj, shqiptarët jo vetëm nuk duhet të kënaqen me rezultatet e
ndryshimet që kanë ndodhur dhe ndodhin në vend, por dhe nuk duhet të
stepen, të tremben nga kërcënimet që bëhen nga individë me pushtet dhe
drejtues të lartë, me koncepte, të cilat nuk i lejojnë ata të
protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, me qëllim që të ruajnë
privilegjet që ua u siguron posti dhe statusi që ka.
Kjo gjendje do të vazhdojë shumë gjatë, në qoftë se ne të gjithë pa
përjashtim që vuajmë pasojat e keqqeverisjes të gënjehemi akoma me
premtime pa fund, lëmoshat e tipit të gjelit të detit, rritje me
pikatore të pensionit, në një kohë që ata paguhen me paga të majme
10-20 herë më të larta. Sigurisht, kjo gjendje do të ndryshojë
mentalitetin, ritmet e punës, në qoftë se ndryshimin ja besojmë vetëm
rinisë së arsimuar e të kualifikuar, e cila jo vetëm të kthehet në
vendin e saj dhe të marrë përgjegjësi më të mëdha.

Vetëm rinia ka forcat, aftësitë, por tani ka dhe eksperiencën e
nevojshme për të përballuar vështirësitë e panumërta që ka vendi në të
gjitha drejtimet. Ajo ka vizionin, por dhe kurajon për të mos u
pajtuar me gjendjen, për të dalë në krye të punëve e për të luftuar
indiferentizmin e kultivuar nga e kaluara, për të integruar shqiptarët
në Evropën e qytetëruar.

Ka shumë arsye të forta që shqiptarët po zgjohen ngadalë dhe vazhdojnë
akoma të jenë shumë indiferent për jetën e tyre. Në kohën e sotme,
indiferentizmi po ua u shton shqiptarëve më shumë vuajtjet, ndërsa
fëmijëve e të rinjve ju frenon zhvillimin dhe ju largon perspektivën,
prandaj qytetari duhet të jetë opozitar me çdo qeveri dhe asnjëherë
indiferent.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0643160 sekonda, 24 pyetje