Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: BIBLOTEKA KOMBETARE DREJT SHKATERRIMIT
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-12-2005 nė 23:53 Edit Post Reply With Quote
BIBLOTEKA KOMBETARE DREJT SHKATERRIMIT

Bibloteka Kombëtare aty ku falsifikohet historia

Nga Ilir VATA


Mania për të zhdukur gjithçka, tashmë është shëndërruar në modë. Edhe aty ku copwzat e historisë do të mblidheshin për të krijuar konturet e historisë sw re shqiptare, një dorë tinzare nuk ka nguruar,

që të zhduke gjithçka. Bëhet fjalë për Biblotekën Kombëtare, që ka vite që rënkon nga menaxhimi i pamëshirshëm e aprofesional. Ka vite që bibloteka ka shërbyer si bazë e ushqimit mendor për intelektualët, si dhe për të ruajtur të freskët, kulturën dhe historinë e brezave, ruajtjen e identitetit të kulturave dhe autorwve. Sot kur bibloteka është e hapur për të gjithë dhe nga ana tjetër po sfidon tregun e egër të librave dhe botimeve të tjera, dora e shkatrrimit ka nisur të zhduk cdo gjë. Ka kohë që përshpëritet një gjë e tillë, por do të ishte absurde po të besoje, pasi asnjë llogjikë nuk të conë atje. Për të provuar se kush janë të interesuarit për shkatrrimin e kësaj pasurie kombëtare ne zgjodhem të investigonim, disa media të periudhës 97-98, përkatsisht të muajt Mars-Prill. Jo pa qëllim zgjodhem vitin 97, por se këtë vitë është paraqitur drama më egoiste që kanë parë kohrat. Një popull, që kishte dalë nga izolimi gjysëmshekullorë dhe që kërkonte t`u bënte i pasur për pesë ditë. Ëndrra u prish e bashkë me të edhe gjaku. Këtu zë fillë drama. Këto copza të historisë ruhen në kujtesën e gjithësecilit, por të ngrira dhe pa fjalë janë në Bibloteken Kombëtare. Ishin, më mirë të themi, se tashmë nuk janë më. Për të cuar deri në fund investigimin tonë ne zgjodhem gazetën RD Mars 97, dhe 98, si dhe Revistën Klanë. Është e thjeshtë, po ai raftë skedinash që ka qenë. Të shikojmë “RD” Mars 1997, Sh g 124, 3B, vetëm në librin mujor prej 30 numrash janë zhdukur disa nga numërat më të rëndësishëm. Nuk figurojnë numrat e datave 3,4,10,13,14,15,16,17, si dhe mjaft faqe të tjera të grisura. Po kështu edhe “RD” Mars 98, Sh g, nr 128, 5c është masakruar në cdo faqe. Të njëjtin fat ka pësuar dhe revista “Klan” dhe medja të tjera që kanë shkruar për ngjarjet e kohës, e pikërisht për politikanë apo indivit që janë përfshirë me 97-tën. Askush nuk përgjigjet për ato c`kanë ndodhur. Edhe punonjëset e biblotekës nga puna e madhe, që ato kanë nuk përtojnë që të bëjnë gjeste sikur nuk dinë gjë. Habia qëndron në faktin se rregullat për terheqjen e një libri, apo materiali tjetër janë shumë strikte dhe keqëbërsit nuk kanë mundësi të rëalizojnë një masakër të tillë. Që në momentin kur hyn në Biblotekë është roja, që të thotë: “fike telefonin, nuk lejohet në biblotekë” Në se do të duhet të fotokopjosh dicka, duhet patjetër të të shqërojë dikush. Atëherë kushë i ka zhdukur këto materiale? Nga burime të besueshme u mësuam se një grup i specializuar dhe punonjës të SHIK-ut, kanë punuar për ditë të tëra për të zhdukur ato gjëra që u ka interesuar. Kjo gjë na bëri të dyshonim te vetë politikanët dhe konstatuam pa shumë mund se aty ku bëhej fjalë për Imamin, Cekën, ndonjëherë edhe Pashkon, dhe figura të tjera të implikuara me ngjarjet e 97-tës janë zhdukur. Kanë mbetur pa u prekur shumë pak gjëra, si deklaratat e Gazidedes, simboli me tregishta nga forumi për demokraci, materjalet që tregojnë për dy shikasit e djekur dhe faqet e fundit që flasin për sportin dhe horoskopin. Kuptohet që gjuetarët e biblotekës janë vetë politikanët dhe kanë zgjedhur rrugën më meskine për t`u fshehur para të vërtetës. Kështu ndodhë në vendin tonë, një popull që ka vlera, por që pjëllë dhe nga ata që hanë vlerat.

EXPRESS

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0644820 sekonda, 24 pyetje