Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Inspektori
burimuji

Postuar mė 14-1-2006 nė 09:54 Edit Post Reply With Quote
Inspektori

Express, E Mërkurë, 11. Janar 2006
E përditshme e pavarur - Botim i Grupit Mediatik "Express" - Nr.305.

Si mund të shkarkosh një punonjës të administratës
Denoncimi i fenomenit në bashkëpunim me emisionin “Fiks Fare”

Në bashkëpunim me emisionin “Fiks Fare” gazeta “Express” ka marrë përsipër të denoncojë fenomenin skandaloz që ndodh në zyrat e administratës së lartë publike lidhur me emërimet dhe shkarkimet që po ndodhin si pasojë e rotacionit të pushtetit.


Duke marrë shkas nga historia e sajuar e stafit të këtij emisioni, i cili pa problemin më të vogël ka shkarkuar nga detyra një funksionar të administratës, vëmë re së serioziteti dhe paaftësia e administratës dhe e drejtuesve të saj shkon në zero kur bëhet fjalë për autoritet dhe profesionalizëm. Historia është sa komike aq edhe tragjike pasi bëhet fjalë për nivelin e administratës shtetërore, e cila ka demostruar në rastin konkret shfaqjen më të padenjë të paaftësisë së saj.

Stafi i emisionit ka dërguar dy nga shoferët e redaksisë në qytetin e Pogradecit me një mision të pazakontë. Të shkarkojnë në emër të qeverisë Drejtorin e Shëndetit Publik në këtë qytet Vasfi Tupçi. Ndonëse me risk misioni u realizua me sukses dhe pa vështirësinë më të vogël. Drejtori pranoi shkarkimin edhe pse iu duk disi e çuditshme procedura e shkarkimit. Për këtë ka firmosur dokumentin e servirur nga dy shoferët e redaksisë së “TOP CHANNEL”, të cilët duket se për herë të parë e kanë ndjerë veten të zotë për të emëruar dhe shkarkuar këdo në administratën publike. Ky rast nënkupton fare qartë se shteti ynë është një “han me dy porta”, ku mund të hyjë e të dalë kushdo pa pikën e problemit, mjafton të jetë i dërguar i qeverisë apo i partisë në pushtet. Vala e shkarkimeve që ka përfshirë administratën publike ka lënë të nënkuptohet se në Shqipëri mjafton vetëm të kesh autorizimin e njëshit, dhe mund të bësh çfarëdo duke mos respektuar as ligjet dhe as rregullat e këtij shteti.

Frika dhe paniku që është përhapur në ambjentet e administratës publike lidhur me shkarkimet dhe largimet nga puna ka krijuar përshtypjen se nëse të bie lapsi për tu shkarkuar, pa një pa dy duhet të bësh gati valixhet dhe të futesh në radhën e pritjes se mos futesh në një të ardhme sërish në punë. Emri i Salës duket se qëndron mbi kokën e punonjësve të administratës si “Shpata e Demokleut” e cila po ra mbi kokën e e funksionarëve të administratës është e sigurtë se do ta presë pa hezitimin më të vogël.

Nga ana tjetër vetë funskionarët e shtetit nuk kanë as fuqinë dhe as profesionalizmin për të mbrojtur shtetin dhe statusin e tyre si nëpunës civilë të administratës. Një fakt i tillë lë të nënkuptohet se reformat që kanë ndodhur 15 vitet e pluralizmit sidomos në përmirësimin e nivelit të administratës publike vetëm emtin kanë pasur reforma pasi duket se nuk kanë qenë aspak të tilla.


Debati

Inspektori – Nga Ministria e Shëndetësisë vijmë.
Inspektori - Kemi marrë një urdhër nga zëvendës ministri për largimin tuaj nga puna, kemi dhe shkresën, për aq kohë sa vendi do rrijë vakant, do jeni ju në detyrë, deri në një urdhër të dytë. Keni kohë që punoni?
Drejtori – Kam 7 vjet.
Drejtori – Tani si ishte kjo, je i pezulluar apo je i pushuar.
Inspektori – Ka një afat kohor 15 ditë, ne të dorëzojmë shkresën, duhet të bësh dorëzimet të gjitha kur të vijë tjetri.
Drejtori – Se kuptoj, se duhet të rrish si i ngrirë as i pushuar, i pezulluar, unë s’mund të marr asnjë vendim, as një lloj veprimi.
Inspektori – Është një afat kohor shumë i shkurtër.
Drejtori – Sa është ky afat?
Inpektori – 15 ditë.
Drejtori – Mua s’më vjen mirë me këtë lloj proçedure, në asnjë rreth s’është bërë kështu. Bëhet një ç’emërim, bëhet një emërim në një ditë dhe kaq, kështu është bërë me të gjithë drejtorët.
Inspektori – Tani këto janë urdhëresat tona.
Drejtori – Një vendim që më duket si paradoks në kuptimin zyrtar, nuk ka seriozitet.
Inspektori – Do vini një firmë këtu që e keni pranuar.
Drejtori – Po ça do bëj.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0978761 sekonda, 24 pyetje