Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Hasan Brahim Kabashi /1902-1945/
Tali

Postuar mė 22-1-2006 nė 15:34 Edit Post Reply With Quote
Hasan Brahim Kabashi /1902-1945/

Nga Sabit Abdyli, Aucklandë /Zelandë e Re/


Hasan Brahim Kabashi /1902-1945/ figurë e ndritur e historisë sonë kombëtare


Në të gjitha aksionet, betejat ai futej i pari. Kështu ndodhi në luftën për çlirimin e Ferizajt me 2 dhjetor 1944, në përleshjet me Brigadat partizane në malet e Kopilaçës, në shpërthimin e pritës, që kishin organizuar forcat çetniko-partizane Hysen Terpezës dhe atij duke u kthyer nga një takim pune me krerët shqiptarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Shkupit, në aksionin e hyrjes me forcë në selinë e komandës së partizanëve në Viti /nëntor 1944/, në ndërhyrjen te komandanti i Komandës lokale Millun Popoviq në Buzëmal /Buzovik/ për lirimin e kabashasve dhe të tjerëve të arrestuar nga forcat partizane /mars 1945/ dhe në shpërthimin e kufirit Maqedoni-Greqi më 28 nëntor 1945. Në aksionin e përmendur në Buzëmal e bëri me dije Millun Popoviqin, se: “... po vazhduat me arrestime, dhunë e vrasje të shqiptarëve, mbahuni mirë... nuk kemi me ju lanë me dal as n’ara, as n’mal... armë kemi edhe na!”
Hasan Brahim Kabashi ishte i biri i Brahim Cenës i cili u vra bashkë me Adem e Mustafë Arif Kabashin, pjesëmarrës në Betejën e Kaçanikut dhe Luginën e Moravës, në maj të vitit 1910 nga forcat e Shefqet Turgut Pashës. Pra, siç shihet, Hasani rrjedh nga derë e familjes me tradita liridashëse e patriotike. I edukuar me cilësitë më të mira të familjes, ai, që në rini u shqua për trimëri e patriotizëm. Mbi të gjitha e çmonte lirinë. Kurrë nuk lejoi që të cenohet nderi i bashkëkombëseve të tij. Në moshë 28 vjeçare, për shkak trysnisë, represionit dhe ndjekjeve, sidomos ndaj familjes së tij, shpërngulet në Shqipëri (1929). I zhuritur nga malli për tokën që e rriti, i rrëmbyer nga ndjenja patriotike, në vitin 1941 kthehet në vendlindje. Hasani bashkë me kushërinjtë përkohësisht vendoset në Përlepnicë të Gjilanit pasi Kabashi ishte nën okupimin bullgar. Ndërkohë emërohet kryetar komune në Bresalc të Gjilanit. Pas kapitullimit të bullgarëve, 5 shtator 1944 Hasan Kabashi detyrën e kryetarit e ushtron në Viti. Si kryetar solli rend e qetësi, nuk lejoi keqpërdorime e revanshizëm. Kur në nëntor te vitit 1944 për herë të tretë Kosova u okupua Hasan Brahim Kabashi ishte një nga organizatorët më të shquar të qëndresës kundër okupatorit në Anamoravë. Herën e parë formoi njësi të vogla të armatosura, të cilat për një kohë të shkurtër u shndërruan në batalione. Për kualitetet që posedonte si organizator i mirë, për aftësitë luftarake, zgjuarsinë, trimërinë e pashoqe ishte emërua komandant i Batalionit të Parë /15-16 gusht 1945/, që kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Moravës së Epërme. Në të gjitha aksionet, betejat ai futej i pari. Kështu ndodhi në luftën për çlirimin e Ferizajt me 2 dhjetor 1944, në përleshjet me Brigadat partizane në malet e Kopilaçës, në shpërthimin e pritës, që kishin organizuar forcat çetniko-partizane Hysen Terpezës dhe atij duke u kthyer nga një takim pune me krerët shqiptarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Shkupit, në aksionin e hyrjes me forcë në selinë e komandës së partizanëve në Viti /nëntor 1944/, në ndërhyrjen te komandanti i Komandës lokale Millun Popoviq në Buzëmal /Buzovik/ për lirimin e kabashasve dhe të tjerëve të arrestuar nga forcat partizane /mars 1945/ dhe në shpërthimin e kufirit Maqedoni-Greqi më 28 nëntor të vitit 1945. Në aksionin e përmendur në Buzëmal e bëri me dije Millun Popoviqin, se: “... po vazhduat me arrestime, dhunë e vrasje të shqiptarëve, mbahuni mirë... nuk kemi me ju lanë me dal as n’ara, as n’mal... armë kemi edhe na!” - /Sipas Ruhan Abdylit, 1906-1983/ Kërcënimet patën efekt. Shumë shqiptarë i shpëtuan pushkatimit, represionit, bile edhe ata që u burgosën ato ditë /Ahmet Zenuni, Nazmi Deliu, Jahi Selmani, Isuf Mustafa, Ismajl Çaushi, Hashim Murati, Haxhë Kamberi, Haki Kamberi, Xhemajl Azizi.../ nga regjimi i porsaardhur u liruan. Ishte në lidhje të përhershme me krerët e njësive vullnetare të Shkupit. Gëzonte besim të plotë te komandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut, z. Hysen Tërpeza.
Nezir Hamdi Kabashi /1923/, kushëri i parë dhe bashkëluftëtar i Komandant Kabashit, me banim në Gjermani, thotë: “ Baci Hasan në mesin e luftëtarëve ishte shumë i respektuar, fjalëpakë, i vendosur, vizionar, i drejtë dhe i papajtueshëm me të keqën. Fisnikërinë e drejtësisë, mençurinë, maturinë dhe aftësitë e ushtarakut të përsosur e pranonin edhe armiqtë e tij. Falë autoritetit, që e gëzonte komandanti, në katundet ku vepronim kishim përkrahjen e plotë të popullsisë. Me takt e maturi dinte t’i ruajë marrëdhëniet e mira mes vullnetarëve.”
Forcat vullnetare të Batalionit të Parë të paraprirë nga komandant Hasan Kabashi dhe kryekomandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut Hysen Tërpeza, duke mos pasur rrugëdalje tjetër vendosin të largohen jashtë Kosovës. Në odën e atdhetarit të njohur Halit Brahim Kabashit /1874-1949/, i cili përkundër rrezikut për familjen e tij nga çetniko-partizanët, odën e kishte kurdoherë të hapur për luftëtarët e lirisë, më 11 nëntor 1945, 3 ditë para nisjes, Hasan Kabashi me shokë furnizohet me ushqim e plaçka tjera të nevojshme, përshëndetet me familjarët dhe kabash tjerë duke u thënë: “Lufta për çlirimin kombëtar nuk ka mbaruar. Ajo do të vazhdojë derisa t’i realizojmë të drejtat tona për të qenë të lirë e zot në tokat tona.” /Sipas Sylejman Rexhepit 1931-2004/. Më 14 nëntor 1945 vullnetarët e Batalionit të Parë marrin rrugë. Pasi një rrugëtimi të mundimshëm nëpër Maqedoni, më 28 nëntor 1945 në afërsi të Kranjit, në zonën kufitare luftëtarët e lirisë bien në pritë.
Nezir Hamdi Kabashi, në banesën e tij, në Garmish të Gjermanisë më 24 prill 2004, në lidhje me ngjarjen e kobshme në kufirin maqedonaso-grek, tregon: “Si gjithmonë edhe kësaj here në krye të kolonës ishte Baci Hasan, rafalët e automatikut e kapën keqas
Komandantin. Për fatin tonë të keq këtu ndodhi edhe një vrasje tjetër. Duke u kthyer nga vëzhgimi vritet pa dashje Qamil Samakova, trim e burrë i fortë. Një numër i shokëve, ashtu u morëm vesh, bashkë me ta edhe Hysen Tërpeza, vazhduan rrugën drejt Greqisë me premtim se do të na vijnë në ndihmë nëse kemi nevojë.
Aty afër, nuk gjenim dot as dru, as thupra për të improvizuar lesë, trinë për bartje. Provuam ta bartim Komandantin me një batanije që e kishim, por batanija e vjetër, e kalbur nga shiu e dielli nuk e mbajti trupin e tij. Derisa donim ta ndihmonim na urdhëroi: Shkoni, edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën! Pushkën ma leni këtu afër. Shkoni! Me aq shumë plagë, me aq shumë dhimbje ai merakosej për fatin tonë!. Përkundër dëshirës sonë të madhe për ta ndihmuar Komandantin – këtu folësi ndalet, psherëtinë thellë – dhe i përlotur përfundoi: Haj, haj... nuk kishim qysh!”
Hasan Brahim Kabashi, kjo figurë madhore, e ndritur e historisë sonë kombëtare, që ka lënë emër e trimëri, plagosët për vdekje duke kaluar kufirin afër Kranjit, bashkë me kreshnikët e tjerë të Batalionit të tij. Edhe kësaj here komandant Hasani e çau rrethimin. Vrasja e tij shkaktoi pikëllim e dhembje te bashkëluftëtarët. Varri nuk i dihet. Po aty u vra edhe Qamil Samakova. sabitabdyli@hotmail.com

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0425942 sekonda, 24 pyetje