Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: KOSOVA QE SOT ME PRESIDENTIN E RI
Valter bejkova

Postuar mė 10-2-2006 nė 14:27 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA QE SOT ME PRESIDENTIN E RI

Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës, pas tri raundeve të votimeve


Prishtinë, 1O shkurt 2006 - Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën sot Fatmir Sejdiun nga radhët e LDK-së President të ri të Kosovës. Nëpërmjet një votimi të fshehtë, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetëm për kreun e vendit, mori 8O vota, kundër ishin 12 dhe 17 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Fatmir Sejdiu, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, në postin më të lartë të vendit trashëgon Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta më 21 janar 2OO6.

Sipas Kornizës Kushtetuese, Presidenti i Kosovës mund të zgjidhet me dy të tretat e votave të 12O deputetëve sa ka parlamenti ose me shumicën e thjeshtë prej 61 votave pro.

Në raundin e parë, nga 11O deputetë të pranishëm, pro votuan 78, ndërkaq 8 ishin kundër dhe 24 fletëvotime ishin të pavlefshme. E njëjta situatë u përsërit pothuajse edhe në raundin e dytë kur pro votuan 77 deputetë, 9 ishin kundër dhe 24 fletëvotime ishin të pavlefshme.


trepca.net

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 10-2-2006 nė 17:23 Edit Post Reply With Quote
KOSOVA ME SHIKIMIN TEK E ARDHMJA

Kosova qe sot ka rinisur rrugetimin e saj drejt Pavarsise me nje president te ri,por qe sipas te gjitha gjasave,do te jete i vendosur ne strategjite qe ndertoi dhe aplikoi parardhesi i tij historik.Keshtu z.Sejdiu edhe me tutje do te jete jo vetem faktori unifikues brenda LDK-se,por vete prestigji qe ka fituar do ta ndihmoje kete te fundit te behet dhe unifikues i mendimit te faktorit politik ne Kosoven postRugoviane.Shumkush pat hedhur idene se LDK-ja,kjo force udheheqese e shumices absolute ne Kosove,pas humbjes se z.Rugova do te shkermoqej dhe humbiste shkelqimin e bujshem qe ka.Por ngjarjet qe rrodhen dhe qe do te rrjedhin treguan e do te tregojne se konceptet,strategjite dhe vizioni i Dr.Rugoves ende eshte i fuqishem per te ruajtur raportet e drejta brenda forces me te madhe politike.Veprimi i fundit ne zgjedhjen e z.Sejdiu si kandidature e vetme e LDK-se,deshmoi me se miri se brenda kesaj force pavarsisht nga disa luhatje tendecioze te disa lidereve te saj,ekziston nje fryme mirkuptimi e tolerance per tu respektuar.Ithtaret e pseudopolitikaneve dhe te uriturve per pushtet u ballafaquan keshtu me nje veprim civilizues e demokratik,vizion ky origjinal i partise se Rugoves.Politikanet primitiviste opozitare heshten,kundershtuan apo abstenuan duke deshmuar keshtu se mbeten te varfer ne shpirt e ide,duke pasqyruar me se miri se kane hyre ne skenen politke vetem per karriere dhe perfitime personale.Per keta endacake mjerane,Pavarsia nuk vlen para karrikes se tyre,liria nuk vlen para xhepave plot dhe civilizimi s'eshte gje perpara deshirave te tyre obskurantiste.Kosova e populli saj ne kete periudhe postliri ka provuar me teper se nje here se kush meriton te qeverise e kush meriton te rrije ne opozite.Tashme shqiptaret e kesaj treve e kane te qarte se kush hap portat per zhvillim e progres.Ata e dine mire se kush mendon realisht per Kosoven e Pavarsine e saj,ata e shohin se kush mendon per karrike e kush mendon per prosperitetin.Le ti leme kohen te ndeshkoje hijet e nates,qe vrasin sipas listave te hartuara me origjinalitet enveristesh makaber.Le ti leme ti harroje populli,dyzinat e pseudopolitikaneve te cirren sipas skenareve antishqiptare per gjoja patriotizem te shtirur.Koha ka folur dhe do te flase vetem per drejtesine,lirine dhe progresin.Dhe Kosova e meriton te hyje ne radhen e shteteve te emancipuara e demokratike.Sepse Dr.Rugova nuk rreshti se punuari per kete qellim te shenjte.
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0896299 sekonda, 25 pyetje