SHQIPTARET NE FRANCE
Shqiptari kandidat për Kryebashkiak ne France
Qyteti francez i Dizhonit, me 151 mijë banorë, njihet në botë për trashëgimë e tij historike, arkitekturore dhe
gastronomike, për verërat e mrekullueshme, si vendlindja e Gustav Eifelit etj. Ndoshta edhe kjo i ka shtyrë Dallasin e SHBA, Jorkun e
Britaniosë së Madhe, Majnin e Gjermanisë, Rexhio Emilian e Italisë, por edhe Opolen e Polonisë, Peksin e Hungarisë,
Vollgogradin e Rusisë, Kluzhin e Rumanisë dhe Shkupin e Maqedonisë që të binjakëzohen me të. Ndërsa për
ne shqiptarët si qyteti europian i zhvillimit të festileve folklorike, ku Ansambli ynë i këngëve dhe valleve popullore
është nderuar disa herë me çmime. Lidhemi me Dizhonin edhe në historinë, në mesjetë quhej qyteti i 150
këmbanarave, për aleancën që kishte Skënderbeu me Dukën e Burgonjës(Dizhoni ka qenë dhe është
kryeqendra e krahinës së Burgonjës), Filipin e Mirë. Por kemi lidhje edhe me historinë moderne. Na lidh Fransua-Zavje-Dygur,
të dy gjyëshërit e të cilit nga e ëma kanë qenë emigrantë shqiptarë, të mbërritur në
Dizhon nga Shqipëria aty rreth viteve 30.
Paralajmërimi që në 2003
Në zgjedhjet lokale e djathta humbi. Bashkia i shkoi të majtës. Ja si shkruan Zhan-Lui Pjer, gazetar i Le Bien-Public, gazeta lokale,
më 30 mars 2003: 2007 është nesër...Familja politike e të djathtës kërkon një kandidat ideal për 2007.
Ai duhet të jetë i vendosur, i sigurtë, krenar, i ndershëm, gati për të marrë e për të ushtruar
përgjegjësi. Të jetë karizmatik, të ndërpresë ndarjet. Të ketë sensin e replikës dhe shijen e
përballimit. Cili kandidat në Dizhon nga e djathta i përgjigjet këtij profili? Fransua-Zavje Dugur. Ai është nga ata
që i mbijetoi mbytjes të të djathtës në zgjedhjet lokale. Është këshilltar bashkiak i opozitës dhe
gjithashtu Këshilltar Qarku. Fitorja e tij në zgjedhjet kantonale në Dizhon pikërisht përballë kandidates së
mbështetur nga kryetari aktual i bashkisë, ishte një hakmarrje e rallë e ëmbël.Djalë i padëgjuar
asnjëherë për keq dhe i edukuar nga personalitetet e fuqishme me të cilët ka punuar(ka qenë Drejtor Kabineti i Dominik
Perben-sot Ministër i Drejtësisë së Francës dhe i Lui dë Bruasja, Senator dhe Kryetar i Qarkut të Burgonjës,
Dygur ka krenari e modestëve, të atyre që pëlqejnë punën e kryer në mënyrë të përsosur dhe
gjithmonë i gatshëm që të mësojë gjëra të reja. Sigurisht që lëkura e tij është ende e re,
por ai është prova e gjallë se në politikë ku mbidimensionimi i egos është mënyrë jetese, modestia nuk e
pengon as ambicien, as ngjitjen drejt majave.
Profecia e gazetarit tashmë ka dalë e saktë. E djathta franceze, e të gjitha nuancave, e ka caktuar si kandidat për
Kryebashkiak të Dizhonit. Beteja parashikohet e ashpër, kundër bashkëmoshatrit të tij socialist, adash, Fransua Rebsamen,
edhe ai me karrierë Drejtor Kabineti, po i Ministrit të Brendshëm Pjer Zhoks më 1988. Sidoqo të jetë, Dygur ka filluar
përgatitjet për dyluftimin elektoral, madje ka hapur që tani edhe një faqe në internet.
Vetëprezantimi i Dygur
Jam 44 vjeç. I martuar dhe baba i katër vajzave. Mund të thoja se jam dizhonez sheqer i pastër, por gjyshërit e mi nga
nëna ishin emigrantë shqiptarë të mbërritur në Dizhon rreth viteve 30. Ndërsa gjyshërit nga nëna, ishin
marangozë brez pas brezi. Unë e ndërpreva këtë seri profesionale. Prirja për politikë më është
shfaqur në moshë të re, në institucionet shkollore ku kam studiuar: liceu Monchapet, Fakulteti i Drejtësisë i Dizhonit
dhe më pas Fakulteti i Shkencave Politike në Paris. Përvojat e miaj të para profesionale ma konfirmuan këtë
sëmundje: në Këshillin e Qarkut të Burgonjës, si Drejtor Kabineti i Kryebashkiakut të Shalon syr Sonë, Dominik
Perben, pastaj si Drejtor Kabineti i Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Kot dOr(pesë prefektura në
përbërje-Red.). Aktualisht drejtoj një firmë agro-ushqimore bashkë me gruan time. Mbrojtës i zjarrtë i bashkimit
të të djathtës dhe qendrës, jam anëtarësuar në UMP(partia e presidentit Zhak Shirak-Red.) që me krijimin e
saj. Jam këshilltar bashkiak i opozitës në Dizhon dhe kryetar i Bashkimit për të Ardhmen e Dizhonit, një federatë e
të gjitha partive opozitare lokale. Më 2004 jam zgjedhur edhe Këshilltar i Përgjithshëm i Dizhonit, jam Sekretar i Parë
i Kuvendit Rajonal dhe Zv.Kryetar i Komisionit të Çështjeve Sociale. Komisioni që drejtoj administron një buxhet vjetor
prej 200 milionë eurosh: që nga fëmijëria e hershme, mosha e tretë, personat handikapatë dhe shtresat më të
brishta të popullsisë. Kur aktivitetet e mia profesionale e politike më lejojnë, kohën e lirëe ua kushtoj familjes sime,
leximit, kinemasë, ecjes me këmbë, vizitave të qyteteve në Francë dhe jashtë saj.
Intervista e parë si kandidat
Pas botimit të librit të tij Dizhoni nesër ku ai paraqet vizionin dhe angazhimin e tij për zhvillimin e Dizhonit dhe
përmirësimin e gjithanshëm të cilësisë së jetës të të gjithë bashkëqytetarëve, dhe
sidomos pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij nga e djathta,Le Bien public nxitoi ti merrte ekskluzivitetin e një interviste:
Mos është e parakohshme kandidatura juaj si bashkiak? Shërbimi ndaj dizhonezëve është kuptimi i vetëm i
angazhimit tim politik.
Unë nuk kam frikë nga transparenca. Edhe në qytete të tjera si Paris dhe Reims e djathta po përcakton kandidaturat.
Kështu UMP dhe UDF(parti e koalicionit qeveritar-Red.) më kanë caktuar që tani si kandidat për zgjedhjet e ardhshme
lokale.
Në librin tuaj ju denonconi zgjedhjen e keqe të kryebashkiakëve në Dizhon që prej 2001. Pse e thoni këtë?
-Qyteti ynë nuk ka busull, ska një projekt global koherent. Ku po shkon Dizhoni? Çqytet po ndërtojmë për
fëmijët tanë? Mister. Ekipi bashkiak po gabon sidomos në infrastrkturën e rëndë. Ky ekip vuan nga politizimi,
sektarizmi. Nga kjo vuajnë personeli bashkiak dhe shoqatat e ndryshme.
Dizhoni, qytet i gjelbër i së ardhmes, çnënkuptoni me këtë? Qyteti vuan nga një problem imazhi. Në
botën tonë konkuruese imazhi ka një rol gjithnjë e më kyç në atraktivitetin e një territori. Dizhoni duhet
të luajë me arin e gjelbër. Jo shumë qytete në Francë kanë konjukturën tonë: trashëgimi,
shërbime, infrastrukturë, parqe urbane, zona natyrore të ruajtura, të gjitha fare pranë qendrës së qytetit.
A mund ta quajmë librin tuaj një skicë të programit elektoral? Ambicia e tij është të hapë një debat,
të nxisë shkëmbimin e mendimeve, të hapë diskutime midis dizhonezëve për sfidat madhore që duhet të
përballojë qyteti i tyre, 10, 20 dhe 30 vitet e ardhshme.
Ju bëni kritika edhe në aspektin ekonomik, por revista Lentreprise e klasifikon Dizhonin edhe këtë vit të dytën nga
qytetet e Francës...-Më bëhet qejfi, edhe vitin e kaluar kështu ishte. Por mos harroni kriteret e klasifikimit. Ka dhe
kontradikta. Në maj 2005 revista Lexpansion na klasifikoi në vendin e 49 nga 59 qytete franceze të analizuara...Flasim me fakte.
Që prej shumë vitesh nuk është vendosur asnjë firmë e madhe, që prej vitit të kaluar popullsia është
pakësuar me 3 mijë vetë, të cilët largohen për diku gjetkë...
Lum vlerësimesh për të
Dizhoni qarkohet nga dy lumenj, por Dygurit i duhet të kridhet edhe në një lum tjetër, të veçantë,
vlerësimet e bashkëqytetarëve të tij.
Lui de Bruasja, President i Këshillit të Qarkut dhe Senator i Francës: Fransua-Zavje Dygur me përvojën e tij si njeri publik
dhe me bindjet e tij, më duket si kandidati më cilësor të cilit zgjedhësit do ti japin besim dhe miqësi.
Mari-Frasuazë Delaportë, 42-vjeçe, infermiere: Takimin e parë më Dygur e kam të kohëve të fundit. Ishte
një mbledhje e hapur ku ai foli për dukurinë e angazhimit politik. Do të jem me shumë dëshirë pas tij në
fushatën për zgjedhjet e ardhshme.
Katerinë Bernardi, 35-vjeçe, me leje lindje: Fransua-Zavje përfaqëson vlerat tona familjare. Respekti për këdo,
zemërgjerësia e tij, gatishmëria dhe entuziazmi na bëjnë që të jemi me këtë kandidat.
Mari-Clod e Mishel Zhanen, pensionistë: E mbështesim Dygurin, sepse ai përfaqëson ripërtëritjen në qytetin
tonë. Dizhonez i vjetër dhe drejtues firme, ai e njeh mirë terrenin dhe praktikën, ai i di mirë problemet e botës
së punës dhe të përditshmërisë së punëmarrësve.
Mishela Katoni, 61-vjeçare, agjente tregtare: Vlerësoj thjeshtësinë, ndershmërinë, mendjen e hapur dhe
dëgjueshmërinë e Fransua-Zavje. Ati ka cilësi të ralla, që nuk gjenden në politikë apo diku gjetkë.
Pjer Gyjo, Pronar firme: E mbështes kandidaturën e Dygurit. Ka përvojë të madhe në trajtimin e çështjeve
pulike. Si drejtues i ri firme, ai e njeh mirë vlerën e punës.
Dominik Perben, Ministër i Drejtësisë së Francës: Për shumë vite e kam patur bashkëpunëtor kryesor.
Vlerësoj aftësitë e tij profesionale dhe cilësitë morale. Ato janë garante të një të ardhmeje politike
që ia uroj ta ketë të shkëlqyer. Ai mund të llogarisë gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time.
Në krye të Mulot et PetitJean
Në të gjitha guidat gastronimke të Francës, por dhe në ato historike e turistike të Dizhonit, patjetër që
gjendet një emër, Mulot et PetitJean. Është emri i një fabrike agro-ushqimore të Dizhonit. Kjo përfshirje në
guida dhe katalogje nuk është e rastësishme, apo klienteliste. Kjo fabrikë është e vetmja në Francë që
prodhon edhe sot e kësaj dite në mënyrë artizanale, me teknologji bio. Produktet e saj të larmishme që nga buka e
ëmbël më fruta të thata, ëmbëlsirat e ndryshme, bonboneritë, pijet etj, shiten ekskluzivisht në jo pak por
në 800 dyqane të specializuara në territorin francez. Fabrika është aq e famshme sa në gjuhën e publikut mbiquhet
Pallati i një mijë shijeve. Ajo është e vjetër që nga viti 1838 kur u bashkuan në ortakëri Mulot dhe
Veuve PetitJean. Trashëgimtarët e Veuve PetitJean e blenë totalisht fabrikën më 1919 dhe që prej atij viti
pronësia e saj trashëgohet nga babai te djali. Ose më saktë nga babai te vajza. Pronarja e saj aktuale quhet Katerinë
PetitJean...Mbiemri i vajzërisë. Plus Dygur...Mbiemri i martesës. Është bashkëshortja e Fransua-Zavje Dygurit. Ky i
fundit është njëkohësisht edhe Drejtor Ekzekutiv i fabrikës. Një sipërmarrje e sukseshme që bën që
vetë Fransua-Zavje të japë rregullisht leksione manaxhimi dhe marketingu në Cite des Sciences, në Paris. Pa harruar edhe
Vandamin, po, po, që nuk është badigard në këtë fabrikë, sigurisht, por personazhi i fushatave publicitare të
Mulot et PetitJean.
Thirrja e gjakut shqiptar
Në dejet e Fransua-Zavje rrjedh gjak shqiptar. Të paktën gjysma e sasisë që i qarkullon në kapilarë. Ai i kujton me
nostalgji edhe sot e kësaj dite gjyshërit e tij shqiptarë nga nëna dhe nuk e fsheh në asnjë moment, madje e përmend
me krenari se është nip emigrantësh shqiptarë. Ndoshta kjo prejardhje i konfirmohet edhe në mbledhjet e këshillit
bashkiak të Dizhonit ku ai është tenori i opozitës aktuale. Jo për trajtimin me kompetencë të çështjeve
dhe dosjeve të sektorëve të ndryshëm, por sidomos në debatet publike me kryetarin aktual të bashkisë, socialistin
Fransua Rebsamen, i cili do të jetë edhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet e ardhshme lokale. Jo rallë në debat e sipër,
merr zjarr. E ka quajtur Rensamenin Trockist, arkaik, Dr. Xhekill, Mister Hajd, etj...Duke çuditur nganjwherw edhe kolegwt e tij, pasi ai
wshtw dhe njihet kryesisht si shumw, shumw i qetw. Por qartwsohen kur sjellin ndwrmend origjinwn e tij nga nwna.
Dikush mund të hamendësojw madje se edhe mbiemri i tij Dygur rrjedh nga shqipja, nga fjala gur. Dy dhe gur. Jo, nuk është e
saktë. Dygur është një mbiemër autokton francez dhe shumë i përhapur në Francë. Gjithashtu Fransua-Zavje
është nip shqiptar nga gjyshërit prej mamasë. Mbiemrin e ka prej babait.
Në dejet e Fransua-Zavje rrjedh gjak shqiptar. Të paktën gjysma e sasisë që i qarkullon në kapilarë. Ai i kujton me
nostalgji edhe sot e kësaj dite gjyshërit e tij shqiptarë nga nëna dhe nuk e fsheh në asnjë moment, madje e përmend
me krenari se është nip emigrantësh shqiptarë. Ndoshta kjo prejardhje i konfirmohet edhe në mbledhjet e këshillit
bashkiak të Dizhonit ku ai është tenori i opozitës aktuale. Jo për trajtimin me kompetencë të çështjeve
dhe dosjeve të sektorëve të ndryshëm, por sidomos në debatet publike me kryetarin aktual të bashkisë, socialistin
Fransua Rebsamen, i cili do të jetë edhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet e ardhshme lokale. Jo rallë në debat e sipër,
merr zjarr. E ka quajtur Rensamenin Trockist, arkaik, Dr. Xhekill, Mister Hajd, etj...Duke çuditur nganjwherw edhe kolegwt e tij, pasi ai
wshtw dhe njihet kryesisht si shumw, shumw i qetw. Por qartwsohen kur sjellin ndwrmend origjinwn e tij nga nwna. Dikush mund të hamendësojw
madje se edhe mbiemri i tij Dygur rrjedh nga shqipja, nga fjala gur. Dy dhe gur. Jo, nuk është e saktë. Dygur është
një mbiemër autokton francez dhe shumë i përhapur në Francë. Gjithashtu Fransua-Zavje është nip shqiptar nga
gjyshërit prej mamasë. Mbiemrin e ka prej babait.
Në të gjitha guidat gastronimke të Francës, por dhe në ato historike e turistike të Dizhonit, patjetër që
gjendet një emër, Mulot et PetitJean. Është emri i një fabrike agro-ushqimore të Dizhonit. Kjo përfshirje në
guida dhe katalogje nuk është e rastësishme, apo klienteliste. Kjo fabrikë është e vetmja në Francë që
prodhon edhe sot e kësaj dite në mënyrë artizanale, me teknologji bio. Produktet e saj të larmishme që nga buka e
ëmbël më fruta të thata, ëmbëlsirat e ndryshme, bonboneritë, pijet etj, shiten ekskluzivisht në jo pak por
në 800 dyqane të specializuara në territorin francez. Fabrika është aq e famshme sa në gjuhën e publikut mbiquhet
Pallati i një mijë shijeve. Ajo është e vjetër që nga viti 1838 kur u bashkuan në ortakëri Mulot dhe
Veuve PetitJean. Trashëgimtarët e Veuve PetitJean e blenë totalisht fabrikën më 1919 dhe që prej atij viti
pronësia e saj trashëgohet nga babai te djali. Ose më saktë nga babai te vajza. Pronarja e saj aktuale quhet Katerinë
PetitJean...Mbiemri i vajzërisë. Plus Dygur...Mbiemri i martesës. Është bashkëshortja e Fransua-Zavje Dygurit. Ky i
fundit është njëkohësisht edhe Drejtor Ekzekutiv i fabrikës. Një sipërmarrje e sukseshme që bën që
vetë Fransua-Zavje të japë rregullisht leksione manaxhimi dhe marketingu në Cite des Sciences, në Paris. Pa harruar edhe
Vandamin, po, po, që nuk është badigard në këtë fabrikë, sigurisht, por personazhi i fushatave publicitare të
Mulot et PetitJean.
Dizhoni qarkohet nga dy lumenj, por Dygurit i duhet të kridhet edhe në një lum tjetër, të veçantë,
vlerësimet e bashkëqytetarëve të tij. Lui de Bruasja, President i Këshillit të Qarkut dhe Senator i Francës:
Fransua-Zavje Dygur me përvojën e tij si njeri publik dhe me bindjet e tij, më duket si kandidati më cilësor të cilit
zgjedhësit do ti japin besim dhe miqësi. Mari-Frasuazë Delaportë, 42-vjeçe, infermiere: Takimin e parë më Dygur
e kam të kohëve të fundit. Ishte një mbledhje e hapur ku ai foli për dukurinë e angazhimit politik. Do të jem me
shumë dëshirë pas tij në fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Katerinë Bernardi, 35-vjeçe, me leje lindje:
Fransua-Zavje përfaqëson vlerat tona familjare. Respekti për këdo, zemërgjerësia e tij, gatishmëria dhe entuziazmi
na bëjnë që të jemi me këtë kandidat. Mari-Clod e Mishel Zhanen, pensionistë: E mbështesim Dygurin, sepse ai
përfaqëson ripërtëritjen në qytetin tonë. Dizhonez i vjetër dhe drejtues firme, ai e njeh mirë terrenin dhe
praktikën, ai i di mirë problemet e botës së punës dhe të përditshmërisë së punëmarrësve.
Mishela Katoni, 61-vjeçare, agjente tregtare: Vlerësoj thjeshtësinë, ndershmërinë, mendjen e hapur dhe
dëgjueshmërinë e Fransua-Zavje. Ati ka cilësi të ralla, që nuk gjenden në politikë apo diku gjetkë.
Pjer Gyjo, Pronar firme: E mbështes kandidaturën e Dygurit. Ka përvojë të madhe në trajtimin e çështjeve
pulike. Si drejtues i ri firme, ai e njeh mirë vlerën e punës. Dominik Perben, Ministër i Drejtësisë së
Francës: Për shumë vite e kam patur bashkëpunëtor kryesor. Vlerësoj aftësitë e tij profesionale dhe
cilësitë morale. Ato janë garante të një të ardhmeje politike që ia uroj ta ketë të shkëlqyer. Ai
mund të llogarisë gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë time.
Pas botimit të librit të tij Dizhoni nesër ku ai paraqet vizionin dhe angazhimin e tij për zhvillimin e Dizhonit dhe
përmirësimin e gjithanshëm të cilësisë së jetës të të gjithë bashkëqytetarëve, dhe
sidomos pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij nga e djathta,Le Bien public nxitoi ti merrte ekskluzivitetin e një interviste:
Mos është e parakohshme kandidatura juaj si bashkiak? Shërbimi ndaj dizhonezëve është kuptimi i vetëm i
angazhimit tim politik. Unë nuk kam frikë nga transparenca. Edhe në qytete të tjera si Paris dhe Reims e djathta po përcakton
kandidaturat. Kështu UMP dhe UDF(parti e koalicionit qeveritar-Red.) më kanë caktuar që tani si kandidat për zgjedhjet e
ardhshme lokale.Në librin tuaj ju denonconi zgjedhjen e keqe të kryebashkiakëve në Dizhon që prej 2001. Pse e thoni
këtë?-Qyteti ynë nuk ka busull, ska një projekt global koherent. Ku po shkon Dizhoni? Çqytet po ndërtojmë
për fëmijët tanë? Mister. Ekipi bashkiak po gabon sidomos në infrastrkturën e rëndë. Ky ekip vuan nga
politizimi, sektarizmi. Nga kjo vuajnë personeli bashkiak dhe shoqatat e ndryshme. Dizhoni, qytet i gjelbër i së ardhmes,
çnënkuptoni me këtë? Qyteti vuan nga një problem imazhi. Në botën tonë konkuruese imazhi ka një rol
gjithnjë e më kyç në atraktivitetin e një territori. Dizhoni duhet të luajë me arin e gjelbër. Jo
shumë qytete në Francë kanë konjukturën tonë: trashëgimi, shërbime, infrastrukturë, parqe urbane, zona
natyrore të ruajtura, të gjitha fare pranë qendrës së qytetit. A mund ta quajmë librin tuaj një skicë të
programit elektoral? Ambicia e tij është të hapë një debat, të nxisë shkëmbimin e mendimeve, të
hapë diskutime midis dizhonezëve për sfidat madhore që duhet të përballojë qyteti i tyre, 10, 20 dhe 30 vitet e
ardhshme. Ju bëni kritika edhe në aspektin ekonomik, por revista Lentreprise e klasifikon Dizhonin edhe këtë vit të
dytën nga qytetet e Francës...-Më bëhet qejfi, edhe vitin e kaluar kështu ishte. Por mos harroni kriteret e klasifikimit. Ka
dhe kontradikta. Në maj 2005 revista Lexpansion na klasifikoi në vendin e 49 nga 59 qytete franceze të analizuara...Flasim me fakte.
Që prej shumë vitesh nuk është vendosur asnjë firmë e madhe, që prej vitit të kaluar popullsia është
pakësuar me 3 mijë vetë, të cilët largohen për diku gjetkë...
Jam 44 vjeç. I martuar dhe baba i katër vajzave. Mund të thoja se jam dizhonez sheqer i pastër, por gjyshërit e mi nga
nëna ishin emigrantë shqiptarë të mbërritur në Dizhon rreth viteve 30. Ndërsa gjyshërit nga nëna, ishin
marangozë brez pas brezi. Unë e ndërpreva këtë seri profesionale. Prirja për politikë më është
shfaqur në moshë të re, në institucionet shkollore ku kam studiuar: liceu Monchapet, Fakulteti i Drejtësisë i Dizhonit
dhe më pas Fakulteti i Shkencave Politike në Paris. Përvojat e miaj të para profesionale ma konfirmuan këtë
sëmundje: në Këshillin e Qarkut të Burgonjës, si Drejtor Kabineti i Kryebashkiakut të Shalon syr Sonë, Dominik
Perben, pastaj si Drejtor Kabineti i Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Kot dOr(pesë prefektura në
përbërje-Red.). Aktualisht drejtoj një firmë agro-ushqimore bashkë me gruan time. Mbrojtës i zjarrtë i bashkimit
të të djathtës dhe qendrës, jam anëtarësuar në UMP(partia e presidentit Zhak Shirak-Red.) që me krijimin e
saj. Jam këshilltar bashkiak i opozitës në Dizhon dhe kryetar i Bashkimit për të Ardhmen e Dizhonit, një federatë e
të gjitha partive opozitare lokale. Më 2004 jam zgjedhur edhe Këshilltar i Përgjithshëm i Dizhonit, jam Sekretar i Parë
i Kuvendit Rajonal dhe Zv.Kryetar i Komisionit të Çështjeve Sociale. Komisioni që drejtoj administron një buxhet vjetor
prej 200 milionë eurosh: që nga fëmijëria e hershme, mosha e tretë, personat handikapatë dhe shtresat më të
brishta të popullsisë. Kur aktivitetet e mia profesionale e politike më lejojnë, kohën e lirëe ua kushtoj familjes sime,
leximit, kinemasë, ecjes me këmbë, vizitave të qyteteve në Francë dhe jashtë saj.
Në zgjedhjet lokale e djathta humbi. Bashkia i shkoi të majtës. Ja si shkruan Zhan-Lui Pjer, gazetar i Le Bien-Public, gazeta lokale,
më 30 mars 2003: 2007 është nesër...Familja politike e të djathtës kërkon një kandidat ideal për 2007.
Ai duhet të jetë i vendosur, i sigurtë, krenar, i ndershëm, gati për të marrë e për të ushtruar
përgjegjësi. Të jetë karizmatik, të ndërpresë ndarjet. Të ketë sensin e replikës dhe shijen e
përballimit. Cili kandidat në Dizhon nga e djathta i përgjigjet këtij profili? Fransua-Zavje Dugur. Ai është nga ata
që i mbijetoi mbytjes të të djathtës në zgjedhjet lokale. Është këshilltar bashkiak i opozitës dhe
gjithashtu Këshilltar Qarku. Fitorja e tij në zgjedhjet kantonale në Dizhon pikërisht përballë kandidates së
mbështetur nga kryetari aktual i bashkisë, ishte një hakmarrje e rallë e ëmbël.Djalë i padëgjuar
asnjëherë për keq dhe i edukuar nga personalitetet e fuqishme me të cilët ka punuar(ka qenë Drejtor Kabineti i Dominik
Perben-sot Ministër i Drejtësisë së Francës dhe i Lui dë Bruasja, Senator dhe Kryetar i Qarkut të Burgonjës,
Dygur ka krenari e modestëve, të atyre që pëlqejnë punën e kryer në mënyrë të përsosur dhe
gjithmonë i gatshëm që të mësojë gjëra të reja. Sigurisht që lëkura e tij është ende e re,
por ai është prova e gjallë se në politikë ku mbidimensionimi i egos është mënyrë jetese, modestia nuk e
pengon as ambicien, as ngjitjen drejt majave.Profecia e gazetarit tashmë ka dalë e saktë. E djathta franceze, e të gjitha
nuancave, e ka caktuar si kandidat për Kryebashkiak të Dizhonit. Beteja parashikohet e ashpër, kundër bashkëmoshatrit të
tij socialist, adash, Fransua Rebsamen, edhe ai me karrierë Drejtor Kabineti, po i Ministrit të Brendshëm Pjer Zhoks më 1988.
Sidoqo të jetë, Dygur ka filluar përgatitjet për dyluftimin elektoral, madje ka hapur që tani edhe një faqe në
internet.
EKSPRESS
|