Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: TRADHETI KOMBETARE---Shkolle greke ne Himare
bledi

Postuar mė 26-2-2006 nė 05:24 Edit Post Reply With Quote
TRADHETI KOMBETARE---Shkolle greke ne Himare

Zv.ministri i jashtëm grek sot në ceremoni, i pranishëm edhe ministri Ruli


Himarë, hapet sot shkolla greke

Do studiohet në dy gjuhë, me 120 nxënës



E para shkollë në gjuhën greke në Himarë pas Luftës së Dytë Botërore, do të hapet sot në Himarë. Zvëvendësministri i jashtëm grek Stilianidis do të vijë sot nga Korfuzi për të prerë shiritin e rikonstruksionit të shkollës së vjetër dhe të një shtese të re që do të mundësojë hapjen e të parit institucion arsimor në gjuhën helene pas shumë dekadash në këtë zonë. Kryetari i Bashkisë Himarë Vasil Bollano thotë për “Gazets Shqipëtare”, se nuk është e sigurtë se kur do të zbresë në Himarë diplomati i lartë grek dhe për pasojë, se kur do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe të fazës së dytë të ujësjellësit të Dhërmiut, të ndërtuar me një fond prej 100 mijë eurosh nga pala greke. Zoti Bollano shton se sot pritet që zyrtari nga Athina të shoqërohet nga ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Genc Ruli, porse ky detaj ende mbetet për t’u konfirmuar.
Kryetari i Bashkisë së Himarës thotë gjithashtu se pas vizitës në Himarë, zoti Stilianidis do të vijojë me Tiranën, ku do të nënshkruajë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, lidhur me asistencën greke në kuadrin e fondeve për zhvillimin e Europës Juglindore. Burime të tjera bëjnë të ditur se vendimi për hapjen e kësaj shkolle është dhënë disa ditë më parë nga ministri i arsimit dhe shkencës Genc Pollo. Kreut shqiptar të arsimit kjo kërkesë iu bë prej organizatës ’Homeri’, e cila mësohet se ka hapur nje shkollë greke dhe në Korcë. Pas shqyrtimit të kërkesës, Pollo aprovoi celjen e kesaj shkolle ku do të studiojnë rreth 120 nxënës dhe ku mësimet do të zhvillohen në dy gjuhë në atë shqiptare dhe greke.
Më pas, gjatë ditës së sotme, zv/ministri i jashtëm grek do të marrë pjesë në takime me drejtues te PBDNJ-së dhe Omonias, me të cilët, sipas burimeve “pritet të diskutojë në lidhje me investimet që mund të bëhen në zonat minoritare. Vizita e zv.ministrit të jashtëm grek në Himarë dhe prerja e shiritit të shkollës së parë në gjuhën greke, i jep fund një debati dhjetravjecar mes dy vendeve, për ndërtimin e një institucioni arsimor helen në këtë pjesë të bregdetit të Jonit. Sheshbeteje e përplasjeve të natyrës nacionaliste mes shqiptarëve dhe popullsisë greqishtfolëse, ku është përzierë rregullisht edhe politika e Tiranës dhe Athinës, Himara do të ketë që sot e tutje një shkollë private ku do të mësohet greqisht. një tabu e vërtetë për një pjesë të opinionit publik shqiptar që e ka konsideruar këtë si një akt “tradhëtie” të interesave kombëtare. Hapja e shkollë së Himarës vjen pas deklaratave të muajit tetor 2005 të ministrit të jashtëm Mustafaj, i cili pati deklaruar se nuk kishte asnjë problem për hapjen e institucioneve arsimore, qoftë edhe në Himarë. Ky qëndrim u përshëndet atëhere nga kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili tha se “është në nderin e ministrit Mustafaj që e bëri këtë deklaratë dhe që nuk i nderon aspak ata që nuk e kanë bërë deri më sot një gjë të tillë”.
Nga ana tjetër, pas shkollës greke ‘Homeri” në Korçë dhe institucionit të sapohapur në Himarë, mbetet të shihet nëse do të ketë iniciativa në pjesë të tjera të vendit. Sipas ligjit për arsimin privat kjo është e lejueshme në bazë të disa kritereve të cilat gazeta po i boton më poshtë.
Ndërkaq, ceshtja e arsimit grek në Shqipëri e bën edhe më të ndjeshme problemin simetrik të arsimimit të shqiptarëve në Greqi. Ministri Pollo ka premtuar tashmë se janë nisur negociata mes dy vendeve, për mundësimin e hapjes së një numri shkollash në gjuhën shqipe për fëmijët e shumtë të emigrantëve të cilët rrezikojnë të humbin gjuhën amëtare.

Mustafaj
Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj gjatë një interviste deklaroi se nuk kishte asgjë të keqe që shkollat greke të hapeshin në të gjithë vendin në bazë të ligjit për arsimin ku përcaktohet hapja e shkollave private.

Pollo
Ministri i Arsimit Genc Pollo ka miratuar kërkesën e bërë disa muaj më parë nga shoqëri private për hapjen e një shkolle në Himarë ku do të jepet mësim edhe në greqisht.

Kerkesat
Hapja e një shkolle në gjuhën greke në fshatrat e Himarës është një kërkesë e vjetër, kryesisht e PBDNJ dhe elektoratit të kësaj partie në këtë zonë. Asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk e ka pranuar hapjen e një shkolle të tillë

Zgjidhja
Për të sheshuar tensionet që mund të shkaktoheshin nga ndjeshmëria

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 26-2-2006 nė 05:55 Edit Post Reply With Quote
Askujt mos ti duket cudi nje hap i tille.Sepse ishkomunisti Berisha nuk mund te dale jashte trekendeshit Beograd-Moske-Athine.Madje kardiologu nga Tropoja,gradualisht po shkon ne te njejten rruge qe ndoqi dhe parardhesi tij.Nga komunistet vetem trathti priten.....
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 26-2-2006 nė 19:40 Edit Post Reply With Quote
Asnje njeri nuk eshte mbi Atdheun, e asnje njeri nuk e ka prone ate ta shesi per karrigen e tij.

Ka ca momente e veprime ne politike qe tregojne gjithe ate, si arkeologet qe nga nje pjes shpjegojne
si funksiononte nje shoqeri e tere.
Politikanet ne bote, ca qe nuk jane fare nacionalist , nuk i bejne keto pazare, pse--per ate dere qe hap e i jep mundesi kundershtarit te te godas e sulmoj gjithe kohen---pra i jep nje mundesi te madhe tjetrit per asgje--pra pazar shume i keq----dhe e dyta pasojat---qe i dhemb tjetrit koka kur e mendon e vetem te jete idjot te bej kete pazar.
Do kenaqet greku me ket?---jo --do ti hapet oreksi vetem [si ne te kaluaren], neser do kerkojne shkolla ne Sarand Gjirokaster e kudo e gjera te tjera me ekstreme , po sja dha Sala i thone i do vem PS prape
Madje me ironi, drejtusi i PDNJ, perseriste fjalet e politikaneve grek qe ka nga pas, se 'PD u nderua me kete qe beri'--nenteksi u nderua me pushtetin--e u thote PS e pergatit ate per ankandin tjeter--po dhate ju me shume do tu nderojme juve.
Nuk eshte se Greku ka fuqi, JO ,nuk ka njeri fuqi ne shtepine tende e te trejten tende, baza e perendimit, e do ta shpjegoj me poshte, po politikanet tane idjot e futen veten ne mes te kesaj loje vete e ai tallet e u merr ca te mundi.
Do fitoj Sala?--Jo --do humb edhe te vetmen kapital qe i kishte ngelur---edhe interesin per karrike nuk e ploteson --vetem do zvaritet-- e do ule vlerene tij ne tregun e pazarit politik.
Greku kete puna ke bere ne 15 vjet, e nuk na i ka fajin greku, po enuket tane politikan te dale nga njeriu i ri i komunizmit njerez pa vlere e pa asnje gje.
Greku ka bere marveshje me partine qe do mirte pushtetin PD ne fillim, e i ka mare asaj dicka, i ka kerkuar me shume e kur kjo nuk jipte me beri ankand u hodh te tjetra te PS edhe kur kjo pas shume vitesh nuk jipte me o me shume u hodh te PD do te perkrahim e do na japesh, neser per ironi e idjotesine e liderit te PD kur ai ti kete plotesuar grekut cdo gje ata do hidhen te PS.
Keshtu cdo kerkes qe u ploteson Sala aq me shume ai humb e vete drejt humbjes.
PDja ne zgjedhjet e para fitoi e Sala qe muajin tjeter beri Kryepeshkop Janullatosin pa pyetur fare Komunitetin Ortodoks Shqiptar qe kishte derdhur gjake te ndante Zotin nga manipulimet politike te fqinjeve.
Pse se Micotaqi e djathta greke e ndimoi, madje ne zgjedhjet e para gjithe matrialet erdhen nga greqia, jo ta paragjykosh po e djathta greke i kerkoi te djathes Europiane e u duk sikur ndihmonte ate shqiptare, e kjo e bente kete per interesin e saj, e bere pazarin e matrapazllekun e saj, duke shfrytezuar europen te keta qorat tane qe nuk shihnin, qe greqia theshte po bente loje.
E Sala tha tua plotesoj deshiren pa menduar thelle--se me ndihmuan per karriken e do me lene rehat .
Po kjo shtoi vetem oreksin e grekerve e tregoi se politikaneve tane mund tu mirrej cdo gje, dhe ne greqi kjo nxiti klanet ekstreme te politikes ne kerkesat e tyre e motivoi ato.
Si nje femer qe jep nderin nje here qe ta lene rehat, po dihet sa ka hapur ate dere qe se mbyll dote me.
E dihet si vazhdoi greket kerkuan me shume e Saliut ju hap nje problem shume i madh se vet e hapi ate dere.
Per ata qe mendojne ndryshe u jap nje fakt--Maqedoni i vodhi greqise emrin, se jane sllav, e jo vetem nuk ka te drejte, po nguli kemb ne punet e saj e Greqia sote, e fuqishmja, nuk di si tja bej te kaperdij emrin Maqedoni qe eshte bere fakt.
Pra kjo Sali Berisha e leri justifikimet.
Pastaj Greke moren nje PS qe qe dele e zeze e nuk e njihte as Internacionalia Socialiste e asnje e i bene pazarin po i perkrahte ata do ta vinin ne pushtet e PS pranoi.
Te njejten bene me PD para 2005ses.
Neser do hidhen me PS kur ti kene mare PD maksimumin e PD sa me shume te bej aq me keq eshte.
Shkollat--ne kemi 200 vjet shtet grek --asnje shkolle per shqiptaret e avanitasit aty--asimilim .
Sot mbi 500 mije shqiptar ne greqi--as edhe nje shkolle me gjithe parate qe ata i japin ekonomise greke.
Pronat--Merr tjetri u jep pronen e shqiptareve grekerve---kur dihet qe greket kishin tokat e cameve akoma e jo vetem i kishin zbuar po nuk donin ti njihnin.
Nje nga arsyet qe greket me pare nuk kane pasur peshe ne politike ne shqiperi qe prona --as token e shtepise nuk kishin te tyre---e i merrje per bythe e i vervitje e nuk flisnin se qene te gjithe argat te shqiptareve.
So nga politika e Sales etj nga shkaterimi i prones etj--pra prishja e themeleve te shqiperise---grekte ne kete remuje kane gjithe kete pushtet ne shqiperi ---qe nuk e kane pasur mepare per arsye e mesiperme.
Feja e Besimi--e ben si Telekomin e AMC politikanet tane batakci
Nje ja dhane grekut e nje turkut.
Kisha Ortodokse Shqiptare bere me njemije mundime e me heroj te vrare ju dha greku--nje institucion teper i rendesishem qe ke ne dore e manipulon njerezit---e kjo nje nga arsyet e tjera pas prones qe pse greket kane pushtet te madh sot ne politike ne shqiperi.--Pra pushtuan a u fali politikani medioker nje institucion te tere.
Po keshtu me komunitin mysliman pa u zgjatur ja la ne dore te huajve nga ana tjeter.
Shume vende ne lindje , qe nuk shkateruan fene si ne--u dhane ndihma te konsiderushme finaciare e mbeshtetje te ringriheshin e te ruanin frymen kombetare.
Partite e djathta ne bote ---vine ne pushtet --bejne politike te djathe---e nuk e cajne koken se rezikojne pushtetin---se edhe po vajten ne opozite prape do kene fuqi te madhe e kundershtari ska ctu bej.
Pershembull me mire te binte PD per tokat nga pushtit ne 97--se do ringrihej shume me e fuqishme se sa ra per Suden e Xhaferin.
Kurse ky harxhon pushtetin per greket.
Se pushteti ne shqiperi eshte pesonal, e nuk ka pikun e moralit, e luan per vete e terheq nje mori njerezish nga pash vetem per interes e u jep nje thele nga ajo qe ke gjetur ne shtete ose nga tokat e te tjereve.
Me e keqia se PS se e kritikoje e i beje presion te madh kur kjo bente poltike pro greke , po PD kjo eshte fatkeqesi.
Se PS nuk ka per ti bere opozite te kjo e nuk do ti bej kurre opozite ku duhet, se dhe ate njelloj jane interesa teper personale kane.
Sali Berisha , nje nga arsyet , qe pas 1997 , qe cuditi shume analist ne shqiperi , qe i vajten njerez nga pas, qe rezimi i tij nga pushteti u perceptua se u rezua nga greket, e keta e sulmuan shume e Sala nga kjo perfitoi.
Kujtoj dhe librin e Mero Baze qe e bente Saliu HERO qe e rezuan komploti Greko-Amerikan , gje qe s'eshte e vertete, e qe gjerat nuk jane ashtu.
Po njerezit u motivuan nga kjo e i vajten nga pas e ngeli faktor prape.
Cedo se qe komplet e kunderta, qe paaftesia e berja gabim e politikes e perseprapthi nga Sala qe na krijoi probleme edhe me aletin tone me te madh ne prag te Ceshtjes se Kosoves.
Haroi Sala qe Amerikanet e sollen ne pushtet e pa ta nuk vinte ne 1992shin.


Pra Sali Berisha te uleras sa te doje tani ai eshte lakuriq.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 26-2-2006 nė 19:49 Edit Post Reply With Quote
17:25/26.02.06 - Hapet shkolla greke: Gjate ceremonise hidhen parrulla se Himara eshte Greqi dhe Duam te bashkohemi me Greqine


Eshte hapur disa dekadash shkolle greke ne Himare. Ne ceremonine e saj ka marre pjese zevendis ministri i jashtem,Stilianidhis grek dhe zevendes ministri i energjitikes Bojaxhi.
Gjate ceremonine nga manifestuesit jane hedhur parrulla si Himara eshte toke greke dhe Duam te bashkohemi me greqine. Shkolla eshte hapur me leje te ministrit te arsimit Genc Pollo.|||Lajme.Net|||

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 26-2-2006 nė 19:52 Edit Post Reply With Quote
Sot per te ulur rendesine e ketij lajmi, Berisha doli e uleriti per socialistet , e dihet politika nga te dy krahet ne shqiperi ka hajduet e matrapaz.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 27-2-2006 nė 08:03 Edit Post Reply With Quote
Zv/ministri nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit duke e konsideruar shkollën si një objekt të jashtëligjshëm

Shkolla greke, përplasje në qeveri

Bojaxhiu: Shkolla greke është e jashtëligjshme

Ened Janina

TIRANË- Shkolla greke në Himarë është e jashtëligjshme dhe për pasojë zyrtarë të shtetit shqiptar nuk mund të marrin pjesë në inaugurimin e saj. Kjo është deklarata e bërë dje nga zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, në një televizion privat pasi ka braktisur inaugurimin e shkollës. Bojaxhiu është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në këtë inaugurim por gjatë rrugës ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk e kishte miratuar këtë shkollë. Gjithashtu edhe Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e ka miratuar rikonstruksionin e kësaj shkolle. “Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm dhe për këtë arsye u largova”,- ka thënë dje Gjergj Bojaxhiu.
Paraditen e djeshme, zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në inaugurimin e dy objekteve të reja në territorin e Bashkisë Himarë. Këto dy objekte janë një shkollë në Himarë ku mësimi do të bëhet në gjuhën greke si dhe një pompë e re uji në fshatin Dhërmi. Vajtja e zv/ministrit Bojaxhiu në Himarë ishte iniciuar nga një shkresë e dërguar disa kohë më parë në Ministrinë e Ekonomisë se në Shqipëri do të vinte zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Stilianidhis, për të inauguruar dy objektet e lartpërmendura. Teksa po shkonte në Himarë, Bojaxhiu ka kontaktuar me kreun e Këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, në lidhje me inaugurimet që do të bëheshin atje. Gjatë bisedës së kryer me Priftin ai ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk ishte informuar aspak për këto dy inaugurime. Madje Këshilli Bashkiak nuk e kishte miratuar projektin për hapjen e shkollës greke në Himarë. Shoqata të huaja greke dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, kishin filluar procesin për hapjen e shkollës greke por ata nuk kishin gjetur mbështetjen e Këshillit Bashkiak. Gjatë votimit në lidhje me këtë çështje, Këshilli Bashkiak e kishte rrëzuar projektin për hapjen e shkollës greke. Ndërkohë në lidhje me këtë shkollë ishte shfaqur edhe një problem tjetër. Ajo do të hapej në një godinë ku më parë kishte qenë një shkollë shqiptare dhe kjo godinë i ishte nënshtruar një rikonstruksioni. Edhe rikonstruksioni i shkollës ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme pasi Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e kishte miratuar këtë gjë.
Pasi është njohur me këto probleme zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu ka kërkuar një takim me homologun e tij grek. Ky takim do të zhvillohej në ambientet e Bashkisë së Himarës por është refuzuar nga kreu i këtij institucioni, Vasil Bollano. Ky i fundit nuk ka lejuar Bojaxhiun që të takohet me homologun grek në lidhje me këtë çështje. I gjendur përballë kësaj situate zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, nuk ka marrë pjesë në inaugurim por është larguar. Edhe pse ishte nisur nga Tirana enkas për të marrë pjesë në këtë inaugurim Bojaxhiu është larguar pasi ai është i jashtëligjshëm. Pas këtij veprimi, zv/ministri ka shpjeguar se duke qenë se bëhej fjalë për një objekt të jashtëligjshëm ai nuk mund të inaugurohet nga një përfaqësues i shtetit shqiptar. “Meqenëse ndërtimi dhe funksioni i kësaj shkolle nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak si dhe nga KRRT-ja e Himarës, ajo është e paligjshme. Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm”,- ka thënë dje Bojaxhiu.

...........................................

Gjatë ceremonisë së inaugurimit është folur vetëm greqisht dhe janë lëshuar parulla nacionaliste greke

Hapet shkolla greke, Himara, thirrje për bashkim me Greqinë


Lindita Çela

HIMARË- Ajo që duhet të ishte thjesht një ceremoni e rëndomtë zyrtare që do të finalizohej me prerjen e një shiriti inaugurues është shndërruar dje në një miting elektoral të organizatës OMONIA në qytetin e Himarës. Thirrje antishqiptare si dhe parulla për bashkim me Greqinë, kanë qenë lajtmotivi kryesor i kësaj ceremonie. Ka qënë OMONIA dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Vasil Bollano, ata që kanë organizuar festë si dhe janë kujdesur që në të, të mos ketë pjesëmarrës të padëshiruar. Kështu jo çdo himariot ka guxuar dje të ngjitet në zonën e quajtur Himara Fshat, aty ku edhe u inaugurua shkolla nëtëvjecare. Kjo është shkolla e parë në gjuhën greke në Himarë qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, gëzimi për hapjen e shkollës në gjuhën greke është shuar menjëherë pasi të pranishmit kanë parë se kishin përballë vetëm një ndërtesë me katër mure por asnjë bangë apo send tjetër që të tregonte se bëhej fjalë për një shkollë. Të vetmet gjëra që tregonin se aty mund të bëhej një shkollë ishin disa libra të vjetër, në gjuhën greke, të cilët ishin hedhur në një prej korridoreve të ndërtesës. Kjo ishte shkolla që himariotët e inaguruan dje me hare këngë dhe parulla antishqiptare.
***
Nën thirrjet “Rroftë Greqia”, “Himara është e Greqisë” si dhe duke kënduar himnin kombëtar grek, himariotët kanë pritur dje ardhjen e zv/ministrit të jashtëm të qeverisë greke, Stilionidhis në qytetin e tyre. Megjithëse festa në këtë qytet ka nisur pa zbardhur ende dita, zv/ministri grek ka mbërritur në vendin ku do të inaugurohej shkolla vetëm rreth orës 14 e 30 minuta. Ai ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga zëvëndës i integrimit, Albert Gajo, dhe nga një sërë diplomatësh grekë. Me të ardhur “miqtë” të pranishmit në ceremoni kanë gjetur edhe rastin për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Duke folur vetëm në gjuhën greke, banorët kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre ndaj shtetit shqiptar. Pas kësaj, gjithçka është shndërruar në një festë për ta. Kjo festë është shoqëruar me thirrje për bashkim të Himarës me Greqinë, edhe pse aty ndodhej edhe një përfaquesi i shtetit shqiptare. Situata progreke ka vazhduar përgjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit të shkollës së re ku nuk është folur as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.
***
Gjatë fjalës së tij, zv/ministri grek ka pohuar “Hapja e shkollës është një hap i parë i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian”. Zëvendësministri grek i konsideroi himariotët, duke iu drejtuar me fjalët “atdhetarë”, se ata janë një urë e bashkëpunimit të Shqipërisë me Greqinë dhe se hapja e kësaj shkolle, sipas tij, do të ndikojë në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ndërkohë, po kaq i lumtur për hapjen e shkollës në gjuhën greke ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Sipas tij, pas 60 vjetësh, himariotët mundën të realizonin ëndrrën e tyre të mësimit në gjuhën amtare. Pas kësaj fjalie, Ballano nuk ka mundur që të japë detaje të tjera në lidhje me shkollën pasi ato nuk janë saktësuar ende. Ai nuk ka ditur që të shpjegojë se cili do të jetë profili i kësaj shkolle 9- vjeçare; sa nxënës do të hyjnë në të si dhe nëse në këtë shkollë do mësohet vetëm në greqisht apo edhe në gjuhë të tjera.

Himara ndahet për ceremoninë e shkollës
Ceremonia për inaugurimin e shkollës në gjuhën greke ka përçarë popullin e Himarës duke bërë që një pjesë e tij të mos shkojë. Këta banorë të Himarës kanë qëndruar larg festës dhe nuk kanë pasur guximin që të kundërshtojnë thirrjet antishqiptare të lëshuara në të. Një ndër këta njerëz është edhe Lefteri, i cili pothuajse që në mëngjes ka kundruar të gjithë panoramën pa guxuar të jetë pjesë e saj. Ai tregon se nuk është kundër hapjes së shkollave në gjuhë të huaja por ato duhet të jenë në gjuhë që vërtetë mund t’i shërbejnë të ardhmes së fëmijëve himariotë dhe jo në greqisht. Sipas tij, të gjithë fëmijët e Himarës dinë greqisht dhe nuk kanë nevojë që të bëjnë shkollë për këtë gjuhë. Të njëjtin mendim ka dhe një tjetër banor i Himarës, i cili duke qenë se është pjesë e strukturës së një partie shqiptare nuk dëshiron që të identifikohet. Ai shpjegon se mësimi i gjuhëve të huaja është kulturë por se kjo kulturë po trumbetohet ndryshe në qytetin e tij. Një përçarje është vënë re dje edhe ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë shqiptarë që duhet të ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Gjergj Bojaxhi, zv/ministri i Energjitikës, ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë ceremoni pasi e ka konsideruar shkollën greke si të jashtëligjshme. Ndërkohë, zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ka qëndruar në ceremoni dhe ka pohuar pas saj se shkolla greke është e aprovuar nga shteti shqiptar dhe se hapja e saj është një gjë shumë e mirë për komunitetin e Himarës.


27/02/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet

.............................................................
Zv/ministri i Jashtëm grek pohon se hapja e shkollës në Himarë forcon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona

Stilianidhis: S’është diskutuar hapja e shkollave shqipe në Greqi


Shekulli

Zv/ministri i Jashtëm grek, Stilianidhis, e konsideron hapjen e shkollës greke në Himarë si një hap përpara i marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë. Sipas tij, shkolla në Himarë ishte e domosdoshme për atë pjesë të minoritetit grek që flet këtë gjuhë për që nuk ka patur mundësi ta shkruajë. Në një intervistë për “Shekullin” Stilianidhis është shprehur shumë entuziast për hapjen e shkollës ndërkohë që deklaron se ende në qeverinë helene nuk është diskutuar hapja e një shkolle në gjuhën shqipe, edhe pse në Greqi jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh.
Zoti Stilianidhis, si e konsideroni hapjen e shkollës greke në Himarë?
Unë e thashë edhe gjatë fjalës sime përballë banorëve himariotë se hapja e kësaj shkolle shënon një hap përpara në bashkëpunimin që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Këtu jetonte një komunitet që deri më tani nuk ka patur mundësi të arsimohet në gjuhën që flet, ndërsa tashmë kjo gjë është bërë e mundur. Minoriteti grek në Shqipëri është një urë bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe me hapjen e kësaj shkolle është realizuar një prej ëndrrave më të mëdha të këtyre banorëve.
A është diskutuar në qeverinë tuaj për hapjen e shkollave shqipe në greqi?
Shteti që unë përfaqësoj ndjek një politikë të gjithëpërfshirjes së të gjithë popujve fqinjë që jetojnë tek ne. Po kështu ne kemi dhënë kontributin tonë për të ndihmuar në integrimin e popujve tanë fqinjë në familjen e madhe europiane. Ne jepi përpjekur të investojmë jo vetëm në ndërtimin e shkollave e kishave por edhe projekteve të tjera të rëndësishme dhe një prej tyre është ai i ujësjellësit. Deri më tani kemi investuar në ndërtimin e 30 shkollave dhe kjo jo vetëm në jug të shqipërisë por edhe në veri. Kjo është politika që ne ndjekim për të ndihmuar popujt tanë fqinjë në integrimin në familjen europiane
Hapja e shkollave shqipe në Greqi, a është diskutuar?
Unë thashë sot këtu se minoriteti grek në Shqipëri është një urë miqësie ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, po kështu janë edhe shqiptarët në Greqi. Deri më tani asnjë prej shqiptarëve që jetojnë në Greqi nuk iu është mohuar e drejta e shkollimit apo e ndjekjes së fakulteteve në vendin tonë. Kështu që edhe ata shqiptarë që jetojnë në Greqi japin kontributin e tyre në marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona.
Po përsa i përket hapjes së një shkolle shqipe në Greqi a ekziston mundësia?
Qeveria ku unë bëj pjesë ndoshta në të ardhmen mund të diskutojë për hapjen e një shkolle shqipe. Për momentin jo.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-3-2006 nė 22:58 Edit Post Reply With Quote
GREQIA:BERISHA FALEMINDERIT

Shkolla greke ne Himare eshte nje rast i mire

per permiresimin e marredhenieve

Tirane-Athine. Kjo ka qene deklarata zyrtare

qe vjen nga Athina, lidhur me debatin e diteve

te fundit per hapjen e nje shkolle greke ne

Himare, e cila eshte ende e palicencuar nga

Ministria e Arsimit.

Ne nje deklarate zyrtare, zevendesministri i

Jashtem grek Kumacakos, ka dashur te terheqe

vemendjen e qeverise shqiptare, duke sqaruar

se hapja e kesaj shkolle eshte ne te miren e

Shqiperise, pasi jo vetem do te permiresonte

marredheniet dypaleshe Shqiperi-Greqi, por

gjithashtu, sipas tij, funksioni i kesaj shkolle te

re, do te ishte nje hap i mire i vendit tone ne

kuader te perpjekjeve per t’u bere pjese e

Europes. Sipas kesaj deklarate, tekstet me te

cilat do te zhvillohet mesimi nuk jane

percaktuar ende, por pritet qe ajo te

funksionoje si nje institucion privat arsimor

dhe, mesimi te nise sezonin e ardhshem.

55

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 6-3-2006 nė 23:04 Edit Post Reply With Quote
I dashur shteti im! (pa liēencė…)

Nga: Arbër Himarioti

I dashur shteti im, (pa liçencë)
I dashur Kryeministër i vendit tim (pa liçensë.)
Për të hapur një dyqankë të vogël që të shesësh ca patate e qepë, sa për të mbajtur frymën gjallë, duhet patjetër një liçensë. Tatimorët e shtetit mbrrijnë me vrap dhe të kërkojnë lejen. Për të hapur një shkollë greke, në vendin tonë, ditën për diell, nuk ka nevojë për liçencë. “Shakaja” e radhës ka ndodhur në Himarë. Pa u ndjerë fare. Në kohën kur kryeministri ynë merrej me analizën fantastiko - shkencore se Blendi Klosi është një maniak elektroniko – polonezo - seksual, në Himarë, në një nga karakollet e Labërisë (Kaonisë) në tokën e tij, ( të kryeministrit dhe tonën) pa anjë leje, vërshon një copë greqi politike, mediatike, folklorike dhe ia këput një inagurimi për shtatë palë qejfe të një shkolle. Tej e mbanë Shqipërisë të gjithë bëjnë të paditurin. Në media ka një heshtje varri. Vetëm një televizion është ndodhur aty. Greqia ka dërguar nja 12 kamera për t’i treguar popullit të saj se Himara “e saj” e lavdishme, më në fund u bë greke.
Unë (dhe ne) në mbrëmje presim që kryeministri i vendit, ( i kudondodhuri ynë, i pagjumi ynë, që di edhe se si e kanë emrin gratë e deputetëve dhe në cilat dyqane i blejnë rrobat me lekët e korrupsionit,) të thotë pesë fjalë se si na mbiu kjo “copë greqi” aty ku ka vetëm ca greqishtfolës dhe asnjë pikë gjaku grek. Presim të gjej një justifikim rajonalo - ballkanik, intergako – politik, të paktën një ngritje supesh, një si nënqeshje, që do të na hutonte ne, popullin injorant, me nëntekstin „që ka ca gjëra të thella diplomatike që ju nuk i kuptoni dot etj...etj.” Mirëpo kjo nuk ka ndodhur. Ai nuk di asgjë. Ai e quan këtë një gjë të vockël fare përpara kungulleshkës “me kuti apo pa kuti.” (Tu thaftë goja, o beu ynë, që s’the një fjalë për gjuhën tonë shqipe! Frazë e marrë nga poeti ynë Çajupi. ( Kjo për të luftuar piraterinë e KKRT dhe Halil Lalën!)
Ndërkohë, ne durojmë e presim mos e bëj këtë gjë Ministri ynë i Arsimit shqip, mirëpo edhe ai është i zënë me lojën “me buton a me kuti” dhe nuk i nxihen fare vetullat e bardha për këtë punë. Durimi ynë i kalitur rënkon ende, duke pritur që këtë ta bëjnë TV -të tona, ata pesë - gjashtë analistët proverbialë që dinë gjithçka (jo më kot të gjithë ata tani kanë lënë mjekra 3 - 4 milionëshe, e kisha fjalën për rrogën e tyre, megjithse kam respekt për nja dy - tri të tjerë pa mjekër,) mirëpo edhe ata patriotët tanë të mëdhenj, që mbrojnë edhe popullin irakian nga “padrejtësia” amerikane, për çudi nuk thonë asnjë fjalë. (Tu thaftë goja, o beu ynë, që s’the një fjalë për gjuhën tonë shqipe!) Nuk e bën këtë as Ministri ynë i jashtëm, i cili është shumë i zënë me sa duket me punën e ndarjes së Mitrovicës dhe nuk di gjë për Himarën. Në fund të fundit Himara është punë e përbrendshme dhe ai merret me të jashtëmet (po sikur të ngatërrohesha e të thoshja gabimisht jashtë... pu, sa turp!)
Amani more gjeni një njeri të na i sqaroj se si ndodhi kjo gjë ditën për diell, se po çmendemi fare!...Amani bre se kemi të drejtën e shenjtë të informimit...të mbrojtur me kushtetutë. Mirëpo askush nuk flet për këtë gjënë e vockël me flamure e me himne palikarësh…Kujt t’i drejtohem se po plas?!… T’i drejtohem OBSE- së ata janë thjeshtë vëzhgues të paanshëm.
I dashur shteti im, (pa liçencë)
I dashur Kryeministër i vendit tim (pa liçensë.)
Gjeni një njeri të na i shpjegojë se si ndodhi kjo gjë, se po luajmë mendsh seriozisht. Harroni për një çast atë punën “me buton a me kuti” dhe na i ftilloni se si u kaluan fshehurazi në kufi gjitha ata burra me flamuj e buri dhe bënë goxha festë në Himarë, ku pas 50 vjetësh diktature, përsëri u kthye triufalisht gjuha greke dhe himni grek dhe thirrjet “duam të bashkohemi me Mëmën Greqi”, që kushtojnë gjithsej (në histori) 200 euro copa, aq sa është pensioni grek, i cili dikur ndahej natën e tani ndahet ditën. Na i spjegoni se po plasim me farsën komike të shtetit se si një zëvendës ministri ynë shkoi po s’tha asnjë fjalë (iu thaftë gjuha që në rrëzë, o zot) e një tjetër (i ekonomisë më duket ) cazë më “patriot” nuk shkoi fare.... Pikë e zezë! Është kaq misterioze kjo histori sa as sigurimi i famshëm i Kadri Hazbiut nuk do ta zbërthente dot.
Na i spjegoni de, se si qe ajo puna e Himnit grek, që këndohej për faqe të zezë nga që greqishtja tregtare e Korfuzit të vitit 1780 e “himariotëve 200 euro copa” nuk sinkronizohej dot me greqishten moderrne të Kavafis dhe Ricos.
Na shpjegoni si ta kuptojmë atë deklaratën e koalicionistit tuaj, Dules, (grek pa “s” me mbiemër mysliman,) se tani që u hap shkolla greke në Himarë ne shqipatrët kemi hipur në trenin e Brukselit dhe shpëtuam.(Daltë në kilometrin e parë nga shinat ky tren, në se na çon në Bruksel duke kënduar Himnin grek, që qoftë i bekuar për grekërit, se ne himariotët e vërtetë kemi atë tonin, të Asdrenit, që Neço Muka ynë i bukur si gjaku i tij i pastër arbëror, shkoi dhe e inçizoi në Paris me lekët e tij dhe pllakat e para të gramafonit me këtë himn i shiti në Himarë.
I dashur Kryeministër i vendit tim (pa liçensë.)
Qoftë thasheshem i mallkuar, po kam marrë vesh se nja tridhjetë tropojanë, emigrantë të konvertuar në greqi dhe nja tridhjetë gramshiotë, do të kthehen ( sigurisht të sponsorizuar ) dhe do të kërkojnë të hapin një shkollë greke në Tropojë e në Skrapar, për fëmijët e tyre që tani nuk dinë më shqip. A do t’u japësh liçencë apo do t’ia lësh këtë punë Dules, që të mos prishësh koalicionin delikat “me buton a me kuti, ha- ha- ha e hi-hi -hi”
Dikur para nja dhjetë vjetësh kur “himariotët” kërkonin shkollë greke unë edhe ti (më fal, Ju) qeshnim sa na tundej barku me këtë shaka, (madje ti, më fal, Ju, i arrestoje për ca çifte pa leje) Po sikur kjo shakaja e Tropojës dhe e Skraparit, që tani është shakaçkë, pas ca kohësh të na dalë e vërtetë? Se në këtë vendin tonë edhe shakaja më e marrë të ngjet e të del e vërtetë ditën për diell. Se të gjesh nja tridhjetë burra 200 euro copa sot, i gjen edhe në Tropojën tonë heroike edhe në Sraparin e lavdishëm. A ka ndonjë opsion të tijën për këtë punën e shkollës greke, labi himariot, Lefter Xhuveli nga Dukati, apo mjedisi i Himarës është në rregull tani që himni grek dëgjohet deri në Dukat tek varret e gjyshërve të tij...
Siç e shikoni u bënë shumë pyetje dhe shkrimi im u bë ca si lëmsh, po si mund të jesh i kthjellët në këtë farë turbullire mistike që u ngjan romaneve moderrne të Xhojsit.
A do të kesh mirësinë ( se e ke për detyrë, or burrë i dheut,) të na i sqarosh me që je qeveritari i parë i shërbimeve dhe i shërbesave. Mos ua lerë historianëve të mëvonshëm se kam frikë që mund të të rëndojnë me shumë epitete. Sqaroje qysh tani se si qe kjo punë që s’u ndjeve fare, sepse ( qoftë larg!) kam frikë, mos kjo puna e „me buton a me kuti ha- ha- ha e hi-hi –hi,” është shpikur prej teje, që të mos ia var njeri kësaj çështjes së greqizimit të Himarës kaonike. Bëje këtë, që të flerë rehat në varr edhe Petro Markua, edhe Nase Labi, edhe Zaho Koka, edhe Odise Grillo, Sokrat Leka, Andrea Varfi, edhe Kapedanëve e Vunoit që shkuan deri në Prizren më 1878 për shpëtimin e Himarës dhe të Shqipërisë, edhe .... Ose ndryshe na thuaj që t’u vemë nga një flamur grek tek koka dhe kockat e tyre të bjenë në paqe njëherë e mirë.
I dashur Kryeministër i vendit tim (pa liçensë.)
Në se shkolla greke u takon le ta gëzojnë! Në se kjo quhet intergrim, miqësi, tolerancë e të tjera gjëra që ne shqiptarët e thjeshtë (dhe himariotët akoma më të thjeshtë) nuk i kuptojmë dot, qoftë e bekuar shkolla greke! Në se ti ( më fal, Ju) je marrë vesh si burrë i besës me shtetarët grek, se edhe ata do të bëjnë të njëjtën duke hapur shkolla shqipe 9- vjeçare) në Specia, në Hidra, në Çamëri, e cila për grekërit nuk egziston as si nocion historik) në mbarë Greqinë, ku ka akoma mijra e mijra arvanitas ( s’po them miliona) të lashtë e të rinj, atëhere hallall të qoftë se ne qenkemi sylesh. Ne nuk ditkemi gjë e në Greqi do u hapkan nja 12 mijë shkolla se edhe kaq besoj nuk dalin. Pa le ç’tmerr do jetë kur t’I të na taksosh për tu çuar internetin që e ke premtuar. Atëhere hallall, or burrë i maleve, po ua falim fare Himarën me kadastër se katër mijë banorë ka. (Sigurisht Lefter Çipa dhe qindra burra të tjerë të ndershëm nuk do shkojnë e do ngjitet prapë lart në Pilurin e tij e tonin, për të shkruar elegji malli për Himarën e tij të bashkuar me tokën e famshme të gjeneral Zeervës.)
Ajo që na shqetëson ne të gjorëve është të kuptojmë, në se kemi ende ndonjë çikë shtet tonin, apo jemi si Hani i Stavros akoma?! Ajo që na shqetëson ne të gjorëve është të kuptojmë, në se kemi akoma ndonjë çikë nder e dinjitet si komb apo na ka plasur fare cipa. Ajo që na shqetëson ne të gjorëve është të kuptojmë në se kemi akoma ndonjë burrë që të thotë ky vend, si të gjitha vendet e botës, ka ligje e rregulla si çdo shtet sovran e si çdo popull sovran. (Fjalën sovran ti e ke aq për zemër dhe e ke përmendur edhe në fshatin më të humbur, kur kërkoje vota. Prandaj e shkruajta dy herë rresht,.edhe pse përsëritja e një fjale dy herë brenda një fraze është amatorizëm letrar)
Në se nuk na jep dot një përgjigje, na i boto tekstin e Himnit grek të transliteruar me shkonjat shqipe, në fletoren zyrtare me një VKM të veçantë si projekligj të Dules, dhe ti përpara me zë baritoni e ne mbprapa me zërin e dytë, ta këndojmë për shtatë palë qejfe sa të tunden malet e detet tanë arbërorë.
Pak më vonë i këpusim një të mohuar edhe Kongresit tonë të Manastirit, ku “ca të lajthitur” si Gjergj Fishta me shokë, si “injorantë” që ishin, nuk zgjodhën gërmat greke në vend të atyre latine. (Këtë propozim lerua aleatëve si Lefter Xhuveli, komunisto - socialistit ma të korruptuoem dhe mos e nxirr fare në skenë Vangjelin përsëri,) se mund të të iki ndonjë votë për dhjamë qeni. Atë shiko, votën, i dashur Kryeministër i vendit tim, (pa liçensë,) lere Himarën se përpara serenatës “me buton a me kuti, ha- ha- ha e hi-hi –hi” Himara është një pesë me hiç…
E me që e nisëm me dy vargje të një poeti tosk, pse mos ta mbyllim me dy vargje të të një poeti të madh geg: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni/Kush të ka qit me krye në hi?! Dikur ke pas kenë një Zonjë e randë,… (Dulet me vota kurrë s’të kanë trandë....”)
shtetari yt (pa liçence.)


BALLKAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
bledi

Postuar mė 5-5-2006 nė 18:00 Edit Post Reply With Quote
16:35/05.05.06 - Miratohet hapja e shkolles private greke Omiros ne Himare


Qeveria miratoi lejen për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, Omiros.
Ky vendim u morr në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44 të ligjit nr 7952 për sistemin arsimor parauniversitar dhe me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Në bazë të këtij vendimi shkolla 9-vjeçare Omiros do të funksionojë në qytetin e Himarës dhe mësimi në të do të zhvillohet edhe në gjuhën greke|||Lajme.Net|||

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Petro

Postuar mė 2-6-2006 nė 00:19 Edit Post Reply With Quote
ore , qe po e marrim vesht qe spaska njeri ne ket vend ti bej sus keto grek po e shof...po a ka zot qe te nderhyje njeher e mire ne ket popull farezez??
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 2-6-2006 nė 11:34 Edit Post Reply With Quote
Petro ,
Besoj se e kupton se keto jane provokime qe pergatiten ne prag te nenshkrimit te MSA, nga qarqet ultra-nacionaliste greke ne bashkepunim me njerezit e tyre ne Shqiperi qofte njerez religjioz apo njerez te thjeshte.

Politika shqiptare duhet te jete mjaft e matur ne reagimet e saj por gjithsesi kjo nuk do te thote qe ligjet shqiptare te mos zbatohen.

Reagimi i Rames ndaj masakres mbi varret nuk eshte gje tjeter vetem nje vazhdim i provokimit te qarqeve ultra-nacionaliste greke, per ta futur politiken shqiptare ne kontradita te padeshirueshme me nje nga vendet anetare te BE-se.


Gjithsesis kjo nuk do te thote qe dhunuesit e varreve te mos marrin denimin e merituar sipas ligjeve shqiptare. Perdhunuesit e varreve shqiptare duhet te ndeshkohen nga drejtesia sipas ligjeve shqiptare ne fuqi te parashikukara nga "Kodi Penal" dhe drejtesia nuk ka se pret reagime te politikes per te vepruar, pasi vepra penale eshte kryer dhe ndaj saj duhet te fillojne sa me shpejt hetimet dhe arrestimet ndaj dhunuesve dhe urdherdhenesve te tyre.

Nese kesaj ngjarjeje do ti jepen ngjyrime politike atehere domosdoshmerisht qe drejtesia shqiptare nuk do te mund ta beje punen e vet pasi politka greke do te dale ne mbrojtje te dhunuesve siç beri ne '94-en mbas arrestimit te 4 sipuneve greke. Le te veprojme te pakten nje here me mençuri dhe zgjuarsi dhe tu pergjigjemi me zgjuarsi provokimeve dhe kopileve greke.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Albi

Postuar mė 2-6-2006 nė 13:06 Edit Post Reply With Quote
Kryeministri Berisha komenton mbi çështjen e zhvarrimeve në rrethin e Përmetit


1/6/2006
Sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha u pyet nga disa gazetarë në lidhje me çështjen e zhvarrimeve në rrethin e Përmetit. Në përgjigje të interesimit të tyre, kryeministri theksoi:

Cili është komenti për hapjen e varreve në Përmet?

Kryeministri Berisha: Zhvarrosja e pautorizuar përbën një vepër penale, për të cilën po zhvillohet një hetim nga ana e autoriteteve gjyqësore dhe policisë kriminale. Unë kam besim se hetimi do të shkojë deri në fund.

Keni patur kontakte me qeverinë greke?

Kryeministri Berisha: Kjo çështje është raportuar si një vepër e personave vendore, të një prifti, për qendrimin e të cilit ka dy variante. Të vërtetën duhet ta përcaktojë hetimi. Nuk ka patur autoritete ushtarake apo veteranë grekë në këtë proces. Ka një traditë të njohur që ortodoksët i vendosin varret në oborrin e kishave. Nëse janë varre shqiptarësh, banorë të fshatit apo janë varre të ushtarëve grekë, këtë duhet ta përcaktojë një hetim serioz. Qytetarët shqiptarë, të cilët mund të provojnë se janë hapur varret e të afërmëve të tyre, duhet të paraqesin ankesën. Sikundër dhe prokuoria duhet të veprojë, sepse hapja e një varri përbën vepër penale.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.7842450 sekonda, 35 pyetje