Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Hermeneutika
burimuji

Postuar mė 30-3-2006 nė 09:34 Edit Post Reply With Quote
Hermeneutika

Koha Jone, E Enjte, 30 Mars 2006

RENDESIA APLIKATIVE E ZBERTHIMIT TE TEKSTIT.
NATYRA DIALOGJIKE DHE PARAGJYKIMET.
Nik Leshai


Nepermjet dialogut, debatuesi kupton vetvetiu dhe qendrimin e tij ne lidhje me ceshtjen ne fjale. S’dyti ai kupton ceshtjen ne fjale. P.sh. nji person qe lyp te verteten e Zotit, duhet, s’parit, me kuptue qendrimin e tij ndaj Perendise ne pergjithesi, mandej me kuptue cka thote ideja e egzistences se Zotit ne pavaresi nga ajo qe ai vete beson.

Dialogu qe zhvillohet ne mes te kuptimit qe Vetja ka rreth nji ceshtje dhe kuptimit qe projektohet nga kjo ceshtje, por asht paraprakisht e paditun nga debatuesi, sjelle disa te mira. S’parit, nepermjet ketij dialogu dalin faqe paragjykimet qe ka debatuesi per idene ne fjale. Ky qartesim i paragjykimeve ban te mundun njohjen e paragjykimeve dhe gjithashtu qarteson rolin qe paragjykimet luajne ne diskursin e kuptimit. Gadamer asht i drejte kur ai mendon me perdore paragjykimet me kape kuptimin e dickaje, ngase pa u ba te qarta paragjykimet tona, as qe bahet fjale me kuptue ceshtjen

Situata Hapsinore

Simbas Gadamer, vetedija e personave dhe e shoqnise asht e influencueme nga historia. P.sh. ne besojme se andrra e shqiptarit asht percaktue ma s’mirit nga Skenderbeu nepermjet bashkimit te gjithe shqiptareve ne nji shtet te vetem, dhe se shpirti i shqiptarit asht percaktue ma s’mirit nga Lek Dukagjini nepermjet kodifikimit te dokeve, zakoneve dhe normave Arbnore te para Turqise. Nuk mundet kush me thane se keta dy persona nuk kane influence ne mendimet, veprimtarine dhe ndjenjat e cdo shqiptari. Koshienca e popullit asht gjithmone e influecueme nga historia. Gadamer e quan ate vetedije e influencueme nga historia’ (Wirkungsgeschictliches Bewußtsein). Cdo popull gjindet ne nji vend te caktuem. Prandaj, historia e nji populli asht e lidhun ngusht me hapsinen ne te cilen ai popull jeton. Ky vend, kjo hapsine, influencon vetedijen, vetekuptimin dhe kuptimin e botes ne pergjithesi. P.sh. ne shqiptaret kemi jetue tash 550 vjet te rrethuem nga nji trekandesh dashakeqes, serbet, greket, turqit. Keta anmiq tanet jane mundue qellimisht me na mbajte te ndame dhe te ngaterruem me njani tjetrin, sepse keshtu e kishin ma te lehte me na shfrytezue. Ku nepermjet pareve, ku me dhune, ku me mashtrim, ata e kane arrite qellimin e tyne deri tash. Kjo trysni asht pjese e vetedijes shqiptare sot. Sadoqe ne te mundohemi me i luftue perpjekjet e popujve rreth nesh, patjeter qe ne do te vazhdojme me u influencue prej tyne. Ideja asht me u influencue per te mire, jo per te keq..

Por, sikur ne shqiptaret te kishim egzistue ne nji hapsine tjeter, p.sh. ne mes te Gjermanise, Anglise dhe Frances keto 550 vjetet e fundit, ne do te kishim nji vetedije personale e kolektive krejt te ndryshme nga ajo qe kemi sot. Kjo fale hapsines ku do te kishim egzistue si popull. Ndoshta do kishim keqkuptime e mosmarrveshje edhe ne ate situate, por per dicka tjeter. Pervec aspektit nacional, hapsina ka edhe shkallezime te mbrendeshme. Dihet se shqiptaret zotnojne nji hapsine te ndryshme nga ajo e turqve dhe grekeve, por ne shkalle ma lokale, edhe Delvinasit zotnojne nji hapsine te ndryshme nga ajo e Myzeqareve. Keshtuqe traditat, normat, zakonet dhe historiciteti i Delvinasve te Sarandes asht i ndryshem nga ai i Myzeqareve te Fierit e Lushnjes. Ne varesi te hapsines ku jeton kombi, kultura ose personi, atehere krijohet njifare “horizonti” qe nenkupton perfshimjen e te gjitha pikepamjeve te nji personi apo grupi njerezish. Gadamer e perdor fjalen “horizont” ne kuptimin e fjales “potencial”, dmth ajo cka asht, ajo qe egziston si totalitet i aftesise kuptuese te nji personi ose grupi njerezish. Por, duke qene se “horizontet” e njerezve ose kulturave jane te ndryshme, atehere lind nevoja e “shkrimjes” se ketyne horizonteve ne qoftese ne kemi qellim me arrite pajtimin e perspektivave te ndryshme. Ky pajtim, jo pajtim mbas grindjes, por pajtim rreth dickaje, asht edhe nji nga kulmet e Hermeneutikes se Gadamer.

Kuptimi si Pajtim

Pajtimi i dy njerezve nuk asht nji ceshtje morale sic duket se asht ba sot ne shume qoshe te botes. Dmth ata qe pranojne pajtim jane “te mire” dhe ata qe nuk pajtohen jane “te ligj”. Me u pajtue, simbas Gadamer, dmth me vu ne dialog dy horizonte te ndryshme dhe me i shkri ato mbrenda nji kornize qe permban ceshtjen ne fjale. Shkrimja nuk nenkupton idene e kultures masive “meet me half eay”, por duhet pa si nji puzzle, si nji gje a gjeze ku pjese nga te dy horizontet i duhen bashkangjite njana tjetres. Kjo asht ajo qe Gadamer quan shkrimje horizontesh’ (’Horizontverschmelzung’). Shkrimja e horizonteve duhet kuptue si shkrimje e asaj qe dihet dhe asaj qe asht e paditun, e panjoftun, e ndryshme, rebele, rdikale, perspektive e dikuj tjeter. Si ne rastin e nji personi qe influencohet nga nji person tjeter, si ne rastin e nji kulture qe influencohet nga nji kulture tjeter ose ne rastin kur nji kandveshtrim influencohet nga nji kandveshtrim i ndryshem, influencimi asht cirkular, dmth. radikalizmi, e huaja dhe e ndryshmja influencojne normen dhe ate qe dihet, ashtu si norma dhe ajo qe dihet influencojne radikalen e te huajen. Dialogu Gadamarean nuk mbaron, nuk zgjidhet, nuk bahet transparent. Ne njanen ane kjo perspektive asht anti hegeliane, sepse Hegel pat besue ne lucidimin e te vertetave, por ne anen tjeter asht hegeliane ne ate kandveshtrim specifik te Hegelit ku procesi asht ma i randesishem sesa rezultati. Duke marre nji shembull nga koha jone, procesi i nji debati te ndershem dhe te cytun nga Vullneti i Pajtimit ne parlamentin shqiptar, do te ishte ma i randesishem sesa arritja e nji rezultati te paracaktuem nga njana ose tjetra parti. Gadamer beson se nji proces authentik i kerkimit dhe i shestimit te t’vertetes asht ajo qe ka ma randesi se vete e verteta (edhe sikur e verteta te egzistonte).

Vullneti i Pajtimit

Nocioni i Pajtimit ne sensin e Gadamer duhet kuptue si Vullnet Pajtimi. Fjala “pajtim” nuk duhet kuptue si nji marreveshje ne mes paleve kundershtare mbas nji grindje, por si nji tendence qe egziston ne palet debatuese gjithmone, paraprakisht, para se me fillue debatit. Randesi e madhe i duhet kushtue edhe fjales “Vullnet”. Vullneti nuk duhet ngaterrue me nji deshire me vu ne perdorim metoda, formula, skripte ose skriptura ne menyre qe me mundesue pajtimin. Aq ma pak vullneti duhet ngaterrue me frymezimin ose pikepamjet moralo etike. Vullneti duhet kuptue si nji Gjendje Egzistence dhe jo si nji Gjendje Ditunie ose Etike. Me fjale te tjera, ashtu si artisti perjeton Gjendjen Krijuese, prifti e hoxha Gjendjen Divine, Nietzscheani Gjendjen Aesthetike, ashtu edhe perafrimi ndaj interpretimit te tekstit duhet me egzistue si nji Gjendje Pajtimi. Me dite asht me pa dicka jashte vetvetes, nji formule, nji zgjidhje, nji teori. Me u ndje ne nji Gjendje asht dicka e mbrendshme qe perfshin mendjen, ndjenjat dhe veprimet– asht tretje (ose gjetje) e vetvetit. Pa ra ne klishene e binarizmit, pajtimi nenkupton egzistencen e mospajtimit, qofte kjo edhe relativisht, ashtu si i gjate nenkupton se dikush tjeter asht ma i shkurte. Prandaj do te ishte me vlere sjellja e disa shembujve madhore te mospajtimit. Ne keto raste do te thuhej se palet kundershtare nuk paten Vullnet Pajtimi me njani tjetrin. Ne aspektin botnor mund te merret rasti i komunizmit dhe i fashizmit. Ne aspektin Ballkanik mund te merret rasti i serbeve me kosovaret, i komunisteve shqiptare me popullin shqiptar.

Ne te gjitha keto raste veme re se forca dominuese nuk kishte vullnet me u pajtue me forcen ma te dobet. Kjo te sjell ne mendje edhe idene Nietzscheane te drejtesise ku ai thote se: “drejtesia nuk egziston”. Ajo qe ne quajme drejtesi asht vetem “forca dhe aftesia” me perballue padrejtesine, thote Nietzsche. Ne raportet e masiperme vehet re se forcat e shtypuna nuk kishin arsenal te mjaftueshem me perballue padrejtesine. Kjo del e qarte sikur t’u hedhin nji sy paleve konfrontuese ashistet e komunistet me popullin e thjeshte, Serbet me kosovaret. Keto konfrontime qartesojne idene se drejtesia asht e lidhun ngushte me fuqine, prandaj edhe padrejtesia gjithmone i bahet te pafuqishmit nga i fuqishmi dhe jo e kunderta. Nji force superiore nuk e ndjen trysnine e forcave ma te vogla, prandaj, tue qene e pakercenueme, ajo force egziston ne nji Gjendje Mospajtimi me te pafuqishmit. Vullneti i Pajtimit duhet kuptue jo si nji ide por si nji ndjenje, attitude ndaj dikujt ose dickaje. Ai duhet kuptue edhe si nevoje, ngase sic e dime fatin e disa konfrontimeve te permenduna ma siper, historia nderron dhe raporti i forcave permbyset.

Ne politiken shqiptare vihet re nji tendence mospajtimi qe asht pothuaj biologjike. Me thane te drejten vihet re nji attitude ndaj Pajtimit, qe asht disi e turpshme. Keto 15 vjet kemi vu re se kur socialistet jane ne pozite, demokratet refuzojne me bashkepunue. Tash qe demokratet jane ne pozite, po veme re se opozita socialiste po shkon aq larg sa me u sjelle ne menyre te tille ne Kuvendin Popullor qe do t’jau kishin lakmi edhe rrugacet e vagabondet e rrugeve. Kjo asht groteske ne vecanti kur Shqipnia ka per here te pare nji Grue ne Krye te parlamentit. Zgjedhja e nji gruaje si Kryeparlamentare asht nji cak shume i randesishem ne zhvillimin tone shoqnor, sepse vete Oda e Kuvendit (votra hermeneutike shqiptare), tradicionalisht, asht quajte Oda e Burrave. Ne pergjithesi grate, ne ato zona ku ka pase kuvend, jane lejue me cue kafe, raki e me ndeze duhan. Qenja e nji grueje ne krye te Odes se Burrave tregon se ne jemi nise ne rruge te drejte. Prandaj Socialkomunistet tane te dashur duhet me tregue ma shume respekt per nji zoje te tille te nderueme dhe mbi te gjitha inteligjente e te afte me drejtue, si Jozefina Topalli.

Cka asht Pajtimi atehere? Kompromis? Marreveshje?

As marreveshje as kompromis! Vullneti i Pajtimit, simbas Gadamer, nenkupton Vullnetin me u Pajtue me ate qe konceptohet e vertete nga pala debatuese, cka perfshin njofjen dhe ballafaqimin me paragjykimet personale, si edhe njohjen dhe ballafaqimin me ate cka asht e paditun ne lidhje me ceshtjen qe debatohet. Ne rastin e masiperm, megjithese PS duhet me tregue respekt per Zojen Kryetare, ata nuk lypet me u pajtue me Jozefinen, demokratet ose maxhorancen, por me qene te guximshem dhe “trima” me perballue paragjykimet e veta dhe me u mundue me kuptue ato probleme qe e shqetesojne popullin shqiptar.

Le te besojme se kemi arrite me kuptue deri ne njifare menyre fjalen “Pajtim”, por fjala “Vullnet” asht shume e komplikueme, ne vecanti ne menyren sesi perdoret ajo nga filozofet gjermane, tue fillue me Schopenhauer e deri te Gadamer. Me iluminizue kete fjale, do te ishte me vlere me e kontrastue ate me disa fjale te peraferta.
Lakmia: Shume njerez e lakmojne demokracine dhe mungesen e korrupsionit, por kjo lakmi mbetet nji lakmi perselargu e cila mund te shfaqet edhe nga nji obzervues i painteresuem. Lakmia nuk nenkupton ndermarrjen e veprimeve qe te cojne ne arritjen e asaj qe lakmon.

Joshja/grishja: Me u joshe asht nji shkalle ma e nalte sesa lakmia, ngase joshja nenkupton njifare interesi, njifare terheqjeje drejt asaj qe i lakmon.

Deshira: Deshira, gjithashtu, nuk asht e lidhun me veprimet konkrete. Ajo mbetet si nji deshire e cila mund te shfaqet prej se largu, ose prej se afermi nga nji obzervues ose nga dikush qe asht i interesuem. Sidoqofte, ajo asht nji ndjenje ma e forte se joshja, sepse deshira gjindet ne prag te veprimit.

Inklinimi/predispozimi: Inklinimi ose predispozimi nenkupton se dicka egziston ne natyren e nji personi ose shoqnie per me qene te terhequn ne nji drejtim te caktuem. Nji klishe JCF Hölderlin, pat shkrue se “popujt e lindjes jane te dhanun mbas infatuimit me perendite, ndersa popujt Gotike jane te dhanun mbas zbatimit te ligjit”. Duke qene se inklinimi asht ma shume i lidhun me predispozimin biologjik ose kushtezimin kulturor sesa me ndjenjat e perkoheshme, sic jane tri termat e pare, kjo nenkupton veprimtari konkrete, por mund te mbetet siperfaqesore – tendence.

Vullneti. Vullneti asht dicka qe te perfshin gjithe qenien dhe te rroke me forcen e tij ashtu si graviteti i tokes. Nji objekt qe sillet ne ajer, heret a vone do te shkapetet me force pertoke; ashtu edhe Vullneti, heret a vone, e “perplas” njeriun ne nji shteg te caktuem. Graviteti i tokes nuk “ndjen” deshire, joshje, inklinim ose lakmi me terheqe objektet drejt qendres se tokes; graviteti i shkermoq sendet ne siperfaqen e planetit toke. Toka egziston ne nji Gjendje Graviteti; personi egziston ne nji Gjendje Vullneti. Toka dhe graviteti nuk mund te konceptohen pa njena tjetren. Nji njeri nuk mund te konceptohet pa vullnetin e tij. Njeriu mundet mos me u joshe nga dicka, mundet mos me i lakmue dikujt, mundet mos me pase deshire ose inklinim me ba dicka gja qe asht puna e tij, ndersa nji njeri pa vullnet ka vetem nji menyre me u pershkrue ne shqip – OreDekun. Keshtu edhe vijme te menyra ma e mire me pershkrue vullnetin simbas hermeneutikes dhe fese authentike shqiptare Vullneti asht Ora. Me pase Vullnet te ligesht asht njisoj si me qene OreLig. Nuk egziston nji truemje e tille si te dekte vullneti, por egziston nji shprehje e tille si te Dekte Ora. Kjo dmth e humbsh vullnetin, u bafsh coftine, u bafsh legen.

Vullneti asht ajo nxitje esenciale qe vjen prej thellesise ma te madhe te egzistences njerezore dhe i detyron lakmite, joshjet, deshirat, dhe inklinimet me u ba realitet Vullnet. Keshtu personi bahet nji totalitet i lakmive, joshjeve, deshirave dhe inklinimeve te tij. Njeriu bahet Vullnet sepse Vullneti asht Njeriu. Der Eille zur Macht.
Qenja (Da sein) the Vullneti nuk mund te shkeputen nga njeni tjetri ashtu si toka nuk mund te shkeputet nga graviteti. Vullneti dhe njeriu jane nji; Graviteti dhe toka jane nji. Ato nenkuptojne egzistencen si fakt/gjallese, por edhe si fakt/veprimtari. Ne shqip, kuptimi tejet i sofistikuem i Ores i perfshin te dyja, Vullnetin dhe Da sein, sepse Ora asht qenia, por Ora asht edhe esenca e Vullnetit te Qenies.

Ne aspektin praktik, me vullnet nenkuptojme veprimet e qellimshme dhe te vetedijshme, por edhe kuptojme clirimin e instinkteve dhe intuites nga shtrengimi i tepruem i arsyes, racionalitetit, dhe logjikes. Kur e gjithe qenia mendja, ndjenjat, veprimtaria i perkushtohen dickaje, atehere kemi te bajme me Vullnet. Nji vullnet i tille lypet kur e kena fjalen per Pajtim sepse vetem nji vullnet i tille, vetem nji force e tille gravituese drejt authenticitetit asht e afte me p rballue paragjykimet.

Linguistika dhe e Hermenutika

Gjuha, paragjykimet (normat), dhe historiciteti perbajne trilogjine e cila, ne mendimin Gadamarean influencon diskursin rreth hermenutikes ose zberthimit te s’vertetes.

“Ne egzistojme ne bote nepermjet gjuhes”, thote Gadamer. Cdo bisede ose debat rreth nji teksti konduktohet nepermjet gjuhes se folun ose te shkrueme. Keshtuqe te vertetat ose pajtimi “kunorezohen” ne pjesen ma te madhe te rasteve nepermjet gjuhes. Asht e nevojshme qe palet debatuese me gjete “nji gjuhe te perbashket”, thote Gadamer. Kjo gjuhe e perbashket nuk duhet me qene dominimi i njanes ose i tjetres perspektive, por nji pikepamje e cila ngrihet dhe merr jete nga shkrimja e paleve kundershtare. Kjo shkrimje duhet me krijue nji model, gjuhe, ose perspektive qe asht krejtesisht e ndryshme nga te dy perspektivat debatuese, por ne te njajten kohe i perfshin keto dy perspektiva. (Parlamenti shqiptar ka nevoje per nji kure “Gadamareane”). Qellimi kryesor i debatuesve atehere do te ishte me gjete nji gjuhe te perbashket, gja qe do te lehtesohej jashtezakonisht sikur debatuesit t’a fillonin debatin nga nji gjendje e Vullnetit te Pajtimit, dmth perpara se me hi ne Ode te Kuvendit, me u ndalue ne prag te deres, me iu lute Ores me te bekue shtegun e mbare dhe Zanes me te frymezue ligjeraten e urte, me qite kamen e djathte perpara, mandej me hi i perfshime nga Vullneti i Pajtimit jo kundershtimit e korruptimit.

Gjuha nuk egziston si dicka personale. Ne fakt, sikur nji person te jetonte vetem ne bote, ai do te ishte shume me fat sikur te mos dinte me fole. Por, ngase ne nuk mund t’a transmetojme menyren sesi ndjehemi te njerezit e tjere, atehere gjuha, megjithese nji medium shume i gjymtyruem, asht menyra ma e mire me komunikue te pala kundershtare ose debatuese ate qe ne ndjejme, mendojme, ose kemi qellim me ba. Gjuha nuk mund te kuptohet pa boten ne te cilen ne jetojme dhe pa njerezit me te cilet ne komunikojme. Kerkimi i te vertetes nga Gadamer merr nji forme bisedimi, ose dialogu. Teoria e tij qarkon vazhdimisht duke mbarue ne dialog. Ne kundershtim nga mentori i tij, Heidegger, i cili pretendonte me qene “anti sokratik”, Gadamer rehabiliton idene e dialogut te Sokratit, por ne nji menyre dhe me nji perspektive tjeter.

Tradita Hermeneutike e Shqipnise

Shestimi i Kanunit shqiptar ka pase nji efekt te jashtezakonshem. Ai pat krijue nji kulture tejet shqiptare sepse nepermjet shestimit te kanunit shestohej ajo qe ishte e drejte ose e padrejte ne kontekstin e shoqnise shqiptare. Hermeneutika nuk asht tjetergja porse Oda e Kuvendit. Kanuni asht zbatue dhe praktikue ne varesi nga tradita krahinore ne Shqipni, por shestuesit e kanunit nuk ishin as te bijte e bajraktareve as vojvodeve, as te bijte e pasanikeve as te bijte e atyne pak shqiptareve qe paten mundesi me shkue ne shkolle. Ata ishin, sic thote populli, njerez “te rrahun me kanu”. Ky proces, shestimi i te drejtes dhe te gabuemes ne ceshtjete perditshme shqiptare, zhvillohej krejtesisht jashte kultures turke dhe kodit te saj ligjor, sherihatit, dhe drejtohej nga rregulla e kode diskursi dhe hermeneutike te trashigueme dhe te perpunueme per shekuj me rradhe

Anton Harapi, filozofi kristian shqiptar, i perkushtoi dy libra, njani tue qene kryevepra e tij, dhe shume artikuj, urtesise se shqiptareve ne krahinen ku ai ishte prift. Shpesh, ne librin e tij Andrra e Pretashit, Harapi perqas urtesine shqiptare me hermeneutiken qe ai vete kishte perftue gjate studimit ne Evrope. Ne keto ballafaqime veme re se Harapi meson aq shume nga urtesia e shqiptareve, sa ata mesojne nga inteligjenca e tij. Ne fakt, kjo asht edhe tema kryesore e te gjithe librit.

Harapi asht vetem nji shembull, por kjo tradite urtesie, diskursi dhe hermeneutike, ishte edhe baza e studimit te shkollareve te t’ashtutquajtunes Koha e Arte e Shkodres. Mbi kete baze u mbrujten kryeveprat, arti, muzika dhe mendimi i asaj kohe. Mbretnia e Pare, te ciles vazhdon mos me iu dhane merita qe i takon, bani nji pune te madhe ne zhvillimin e kesaj tradite, sic vehet re edhe ne arritjet madheshtore te kohes se Tij. Tradita e Arte e Shkodres do te kishte vazhdue edhe mbas Luftes II sikur Mbretnia te kthehej nee fuqi.

Hermeneutika e mirefillte shqiptare qee u pat ndermarre ne 100 vjetet para komunizmit, pra shkrimja e urtesisee dhe tradites tone me inteligjencien e atyne tri kater gjeneratave qe u paten edukue ne Evrope, u negativizue dhe u zevendesue me “urteesineee inteligjenceen” marksiste leniniste. Burri i urte shqiptar u zevendesue me “njeriun e ri”. Ne shume aspekte, ne vecanti ne lidhje me traditen tone, ky ishte nji kthim mbrapa ne kohen e Turqise. Ne te njajten menyre popullit tone iu shkimen te drejtat ligjore dhe ato gjuhesore. Ndersa turqit na impozuen fene si standardi i spiritualitetit dhe mendimit tone, komunistet perdoren politiken marksiste leniniste si standard i spiritualitetit dhe mendimit shqiptar.

Ku i bazuen te drejtat e tyne keto regjime qe guxuen me e detyrue popullin tone me nderrue identitetin e tij, me i grabite popullit pasunine dhe me ia marre djemte ushtare me dhune? Pergjigja asht tekstet. Hermeneutika! Ne tekstet e tyne ata gjeten te drejtat e perdhunimit tone. Ata ndertuen dhe mbajten ne kambe nji maqine te tane hermeneutike ku metodat e interpretimit ishin ne menyren ma strikte te kontrollueme nga qeverite pushtuese. Ne kundershtim me Gadamer, hermeneutika e tyne ne vend te Pajtimit adhuronte MosPajtimin.

MosPajtimi asht i garantuem me sjelle vetem nji gja: Dhunimin.

Referencat:

Truth ane Method. By Hans Georg Gadamer. Translation revised by Joel Weinsheimer and Donald G. Marshall. Continuum. London – New York. 1989

The Cambridge Companion to Gadamer. Edited by Robert Dostal. Cambridge University Press, 2002

The Relevance of the Beautiful and Other Essays. By Hans Georg Gadamer. Edited by Robert Benasconi. Cambridge University Press, 1998

Philosophical Hermeneutics. By Hans Georg Gadamer. Translated by David e. Linge, Uniersity of California Press, 2004.
A Heidegger Dictionary. By Michael Eood. Blackeell Publishing, 1999

Being and Time. By Martin Heidegger. Translated by Joan Stambough. State University of New York Press, 1996.

Thus Spoke Zarathustra, A book for None and All. By Friedrich Nietzsche. Translated by Walter Kaufman. Penguin Books.1978.

Hyperion and Selected Poem. By Friedrich Holderlin. Edited by Eric L. Santner. The German Library, Volume 22. Continuum, New York, 1990

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0622509 sekonda, 24 pyetje