Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Jo Shtetesise Funksionale
burimuji

Postuar mė 3-4-2006 nė 00:45 Edit Post Reply With Quote
Jo Shtetesise Funksionale

Koha Jone, E Hene, 03 Prill 2006

SHTETESIA FUNKSIONALE NUK NENKUPTON PAVARESINE E KOSOVES.
Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Cfare do te thote ne kuptimin juridiko politik dhe kushtetues nocioni "shtetesi funksionale" per Kosoven? Sa mund te perceptohet nga kendveshtrimi yne, momentalisht ekzistojne ne qarkullim dy koncepte:

Se pari, ne menyre shkallezore, te arrihet sovraniteti i brendshem, i cili nenkupton se institucionet qeveritare te Kosoves, do te mevetesohen gradualisht, duke marre persiper funksionet shteterore, me perjashtim te sigurise se jashtme dhe te atyre, qe nenkuptojne njohjen formale nderkombetare dhe,

se dyti, pas institucionalizimit te sovranitetit te brendshem, institucionet e Kosoves, do te merrnin persiper vetem disa elemente te sovranitetit te jashtem, te cilat ne vend te krijimit te ndonje avancimi ne aspektin e se drejtes nderkombetare, e kufizojne dhe e perjashtojne automatikisht pavaresine e Kosoves.

Per realizimin e nje koncepti te tille antishqiptar, qe reflekton ne nocionin " koloni moderne" per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Bashkimi Evropian(BE) ka ne dispozicion keto tre variante:
"pavaresi permes integrimit evropian"; "pavaresi permes ndarjes territoriale" dhe " pavaresi imediate ". Sipas variantit.

Eshte iluzion te mendohet dhe te shpresohet se Kosova permes proceseve integruese ne BE, do te arrije pavaresine e saj te plote sipas normave dhe rregullave te se drejtes nderkombetare. Ky argumentim, nuk do ndonje prerje te thelle analitike a sintetike te problemit te Kosoves, sepse integrimi i tille nenkupton edhe integrimin e Kosoves ne rajon, e kjo sipas ("morfologjise dhe sintakses diplomatike" serbo evropiane), do te thote, edhe integrimin e saj te domosdoshem me Serbine kolonizatore, pa marre parasysh faktin se kjo nuk nenkupton formimin e institucioenve te perbashketa shteterore serbo shqiptare.

Gjithashtu, politika zyrtare shqiptare e Kosoves dhe e Shqiperise (pa marre parasysh interesat e tyre komplementare, te cilat e perjashtojne mbrojtjen e interesit te pergjithshem kombetar dhe shteteror shqiptar), nuk duhet ta mashtroje popullin shqiptar te Kosoves, se me integrimin e saj si "shtet funksional" ne BE, do ta realizoje aspiraten shekullore pavaresine si subjekt juridik nderkombetar, po qe se ai nuk eshte titullar i se drejtes se vetevendosjes dhe i sovranitetit te plote te Kosoves.

Po ashtu, politika zyrtare e boshtit Prishtine Tirane, duhet te jete e ndergjegjshme dhe objektive, qe te mos e tradhtoje popullin shqiptar te Kosoves, duke spekuluar me konceptet opcionale poltiike per Kosoven: "pavaresi e kushtezuar"; "pavaresi e kufizuar", "pavaresi substicionale" etj. (te gjitha keto drafte te GNK se/ICG/, te pergatitura qysh nga viti 2000, ne marreveshje dhe ne bashkepunim te ngusht profesional politik me ekspertet e shkences dhe te politikes zyrtare te Serbise), sepse te gjitha keto opcione, ipso facto e perjashtojne opcionin e pavaresise se ligjshme sipas Kartes se Kombeve te Bashkuara, dhe te se drejtes nderkombetare.

Njekohesisht, do te jete gabim i papermiresuar i politikes se theksuar shqiptare, po qe se verberazi beson, dhe se fundi pranon qe keto koncepte politike paliative te Bashkimit Evropian (te servuara nga GNK ja dhe organiztat e tjera joqeveritare nderkombetare), pas nje kohe te konsiderueshme, do te shpiejne drejt rrubullakesimit te pavaresise se Kosoves.

Perkundrazi, do te cojne ne regres si ne aspektin politik, ashtu edhe ne ate juridiko kushtetues, sepse me hartimin e Kushtetes se re te Kosoves, (BE ja se bashku me Unionin e SMZ se, do te ushtronje presion, duke imponuar draftin kushtetues per Kosoven, ashtu si iu konvenon interesave te tyre te ndersjella), do te parashikohen kufizime te ndryshme jo vetem ne favor te interesave te minoriteteve (ne vecanti te atij serb, i cili qe tani ne kuptimin institucional praktik eshte krijuar si entitet i vecante kombetar shteteror, edhe pse nuk eshte njohur ende nderkombetarisht sikurse entiteti i Republikes Serbe ne Federaten trenacionale te Bosnje Hercegovines), por edhe ne favor te interesave dhe te detyrimeve ndaj shteteve fqnije, si dhe nje sere obligimesh ndaj bashkesise nderkombetare, e para se gjithash ndaj Bashkimit Evropian (BE se). Keshtu qe, Kushtetuta e re e Kosoves (me bazament te hartuar evropian, te ndikuar nga kushtetutat dhe rezolutat antishqiptare te SMZ se, te cilat, tanime jane ratifikuar edhe nga Kuvendi i Serbise, ne menyre te prere e perjashtojne pavaresine e mirfillte te Kosoves) nuk do te kete thjesht karakter kombetar, por qytetar, i cili do te sigurohet ne saje te standardit kriterit multietnik dhe multikulturor.

S'ka dyshim se nxjerrja e nje Kushtetute te ketille per Kosoven, do te jete jo vetem e diskutueshme, por edhe fatale jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por edhe per interesin e pergjithshem nacional dhe shteteror te Shqiperise Etnike, sepse, nder te tjera, ne dispozitat e paragrafet e saj, do te perfshihen edhe detyrime te sigurise ndaj vendeve fqinje, te cilat ne esence nenkuptojne braktisjen dhe denoncimin e idese dhe aspirates shekullore te ribashkimit te shqiptareve, te cilet edhe ne fillim te shekullit XXI ndodhen te kolonizuar dhe te copetuar neper "kenetat mocalore" te Serbise se Madhe.

Natyrisht, te gjitha keto limite dhe detyrime, qe do te perfshihen ne Kushtetuten e re te Kosoves ( nese vijne shprehje standardet e parashikuara te BE se per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves), jo vetem se do ta kushtezojne, por edhe do ta bejne krejtesisht te pamundur funksionimin e shtetit te Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran.

* * *
Si rrjedhim, projektet opcionale per statusin e ardhshem te Kosoves nga ana e Bashkimit Evropian, duhet te analizohen dhe te studiohen gjithanshmerisht dhe me gjakftohtesine me te madhe nga ana politikes shqiptare, dhe nga diplomacia amerikane, sepse nga permbajtja e tyre, qe tani shihet se nuk do te jene me "cmim te lire", qe Kosova te perfshihet si "shtet funksional" ne kuadrin e tij, sepse pikerisht BE ja, do te jete pengesa kryesore per ndertimin e sistemit juridik dhe kushtetues te pavarur dhe sovran, ashtu sic parashikon kerkesa e drejte dhe legjitime e popullit shqiptar, qe Kosova te jete shtet i pavarur ne baze te se drejtes se saj historike, dhe te se drejtes nderkombetare.


Mirepo, per t'u pavaresuar definitivisht Kosova, per kete qellim, se pari, nevojitet te mobilizohet dhe te angazhohet maksimalisht politika zyrtare shqiptare e Kosoves(ne perputhje me deklarimin e lire dhe demokartik te popullit shqiptar, te shprehur permes referendumit apo plebishitit te organizuar), si dhe te miratohet Rezoluta e pavaresise se Kosoves nga ana Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, Keshill ky, i cili tani per tani, jo vetem se eshte krejtesisht indiferent ndaj njohjes se pavaresise se Kosoves, por fatkeqesisht ne "heshtje" dhe ne prononcimet e sesioneve te tij te deritashme zyrtare po i mbeshtet dhe po i perfille verejtjet dhe sugjerimet e politikes kolonialiste te Unionit te Serbise dhe te Malit te Zi, qe Kosoves me cdo kusht t'i mohohet e drejta e subjektivitetit juridik nderkombetar.

Prandaj, per te shpetuar nga kjo gracke e rrezikshme, dhe me pasoja te paparashikuara jo vetem per Kosoven, por per tere sigurine dhe stabilitetin e Ballkanit, me interes prioritar do te ishte edhe angazhimi i ngutshem dhe i drejtperdrejte i politikes se jashtme amerikane, i cili pa dyshim do te ndikonte ne paralizimin me kohe te te gjitha prapaskenave te rrezikeshme te lidhjeve konvencionale te BE se dhe te Unionit te SMZ se, qe jane ne funksion te perhershem te eliminimit te pranise se interesave strategjike te SHBA se ne Ballkan dhe ne Evrope.

Vetem perfillja dhe vazhdimi i investimit dhe i kredibilitetit te deritashem moral, humanitar, ekonomik, politik, diplomatik dhe ushtarak i Amerikes ne favor te mbrojtjes dhe te clirimit se Kosoves nga Serbia gjenocidale, do te "bombardonte" cdo intrige dhe cdo manover te fshehte a te hapet serbo evropiane, qe ka per qellim shthurjen e opcionit politik shqiptaro amerikan per arritjen e pavaresise se Kosoves, si dhe ndjekjen e Amerikes nga zona e sferes se interesit rusosllav evropian ne Ballkan, dhe me gjere.. Tanime, ne prag te afrimit te zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, jane bere tejet transparente idete, sugjerimet dhe propzimet nga ana e Bashkimit Evropian(BE), qe Kosova te perfshihet ne kuadrin e saj, si "shtet funksional".


Mirepo, per t'u realizuar ky "spekter visional", ( si sajese kontraktuese e interesave ekonomike, tregtare dhe diplomatike te BE se me Unionin e SMZ se, me konstante te perhershme te mohimit te pavaresise se Kosoves, te etnise shqiptare ne Mal te Zi, ne Presheve, ne Bujanoc dhe ne Medvegje) qe ne esence prejudikon alternativen politike me permbajtje te "kolonializmit modern paqesor" te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves, eshte e domosdoshme qe BE ja te hyje ne dialog me Kosoven dhe me Amerike, e cila si e tille (pavaresisht nga perpjekjet dhe shantazhet e fshehta te BE se dhe te Serbise, qe Ameriken ta menjanjone nga konkurrenca e tyre politiko ekonomike, stratregjike dhe ushtarake) e ka dhene kontirbutin me te madh dhe vendimtar ne nderkombetarizimin dhe ne mekembjen e gjithmbarshme te ceshtjes se Kosoves, e cila sot, ne saje te angazhimit dhe te perpjekjeve te tilla te Amerikes (aleatit me lojal dhe me me kredibilitet ne historine e derisotme te Kosoves, te Shqiperise dhe te shqiptareve ne Ballkan), sot Kosova(edhe pse pa zgjidhjen e statusit te saj perfundimtar) jeton e lire, pa sacin e skuqur te kolonializmit shekullor serbomadh.

Shtrohet pyetja, se si do te realizohen ne praktiken e perditshme "relacionet konvencionale" te shtetesise se parashikuar funksionale te Kosoves me BE ne, kur ato nenkuptojne marrjen persiper te detyrimeve te caktuara me ligj dhe me kushetute, zbatimi i te cilave nuk do te thote vetem "funksionalitetin", por edhe sovranitetin. Sidomos kur eshte fjala per te drejtat e njeriut, institucionet demokratike pluraliste, marredheniet ekonomike nderkombetare, sigurine e brendshme dhe te jashtme. Gjithashtu, sipas aleternatives politike antipavaresi Kosoves, parashikohet qe "shtetesine funksionale" te Kosoves, ta marre persiper BE ja, gje qe kjo "zgjidhje e perkohshme" nenkupton vendosjen e protektoratit te Evropes mbi Kosoven (administrimi politik, ekonomik, financiar dhe ushtarak).

Shikuar realisht, ne driten e perspektives se ardhshme te statusit te Kosoves, zbatimi i nje formule te ketille neokolonialiste nga ana e eksperteve dhe strategeve te BE se(natyrisht te indoktrinuar dhe te keshilluar nga Serbia zyrtare), nuk do ishte e efektshme, as ne favor te nje protektorati te perkohshem a te perhershem evropian mbi Kosoven, sepse kete, tanime e kemi pare ne funksionimin e deshtuar te kombinatorikes se administrates nderkombetare dhe asaj vendore ne Kosove (UNMIK + Kuvendi dhe Qeveria e Kosoves, si dhe rasti i Bosnjes, si rrjedhim i Marrevehjes se Dejtonit te vitit 1995, cila ka prodhuar vetem efekte negative ne qeverisjen federale te vendit), e cila ne asnje aspekt nuk ka dhene prova reale te nje qeverisjese te mirefillte drejt perparimit te zgjidhjes se statusit te drejt dhe perfundimtar te Kosoves.

S'ka dileme se nga veprimet dhe anagazhimet e deritashme te bashkesise nderkombetare ndaj Kosoves sheshit vejne dukje faktin se prania e faktorit nderkombetar, do te jete vecori permanente e jetes politike ne Kosove. Mirepo, shtrohet pyetja a parapelqehet dhe se a eshte e mundur, qe ne kete forme te diktatit dhe te kushtezimeve te bashkesise nderkombetare, te sigurohet ndertimi i institucioneve perkatese ne Kosove, nese qytetaret e saj jane te zhveshur nga kompetencat, autorizimet dhe pergjegjesia e plote per funksionimin e tyre.

Si do qe te sajohet marreveshja e "relacioneve konvencionale" te BE se me Kosoven ne te ardhshmen, politika ekonomike e nje protektorati te ketille, do te ishte ne kolizion me standardet e se drejtes nderkombetare, si dhe me Karten e Kombeve te Bashkuara te OKB se. Krahas nje zgjidhjeje te ketille me permbajtje te politikes liberale dhe te standardeve te tregut te lire dhe te integruar te BE se, ekziston edhe opcioni serb i ndarjes territoriale te Kosoves, sipas te cilit "zgjidhja me optimale" do te ishte "ndarja territoriale" e Kosoves.

Si ne aspektin "metodologjik shkencor", ashtu edhe ne ate "faktik politiko juridik" politika zyrtare e SMZ se (e instruktuar dhe e mbeshtetur direkt nga projektet e vjetra serbomedha te Kishes Ortodokse Serbe), arritjen e nje zgjigjjeje te ketille absurde, antidemokratike dhe antiligjore ( ne disfavor te se drejtes historike te popullit shqiptar), e konsideron permes :
(1)decentralizimit te pushtetit;
(2) rajonizimit dhe
(3)kantonizimit.

Ne thelb, te trija keto "variante opcionale" nenkuptojne ndarjen territoriale dhe administrative te Kosoves krijimin e entitetit politiko juridik, administrativ dhe kushtetues serb ne Kosove, sikurse ai i "republikes serbe" ne Bosnje e Hercegovine (si pasoje e Marreveshjes se theksuar te Dejtonit,1995).

Edhe pse kjo ide e Projektit te Serbise se Madhe ndaj perthithjes se territorit indigjen te Kosoves eshte kundershtuar nga politika amerikane , nga politika shqiptare si dhe nga disa "zera" zyrtare te Bashkimit Evropian(BE), rreziku per jetesimin e saj ne praktike ende nuk eshte evituar, per shkak se ky qellim po synohet te arrihet edhe permes formave dhe "teknikave" te tjera te politikes dhe te strategjise integruese te BE se, qe ne esence, kane per qellim qe me cdo kusht te perjashtojne Ameriken si aktorin kryesor ne zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves.

Edhe pse kerkesa e SMZ se per ndarjen e Kosoves perputhet me instrumentet e pershtatshme te BE se (decentraliizimi, kantonizimi , rajonizimi dhe integrimi), kjo eshte iracionale dhe e papranueshme per shqiptaret, sepse krijimi i entitetit politik te "republikes serbe" te Bosnje Hercegovines, nuk mund te merret si model per zgjidhjen e statusit te Kosoves ngase kjo historikisht dhe territorialisht i perket Shqiperise Etnike, e cila qe nga viti 1912 eshte copetuar, aneksuar dhe kolonizuar me force dhe me gjenocid nga Serbia dhe Mali i Zi, te ndihumara drejtperdrejt nga Fuqite e Medha imperialiste te Evropes.

Pavaresisht nga fakti se ndarja e Kosoves do te ishte varianti me tragjik dhe i papranueshem per shqiptaret, fatkeqesisht ne syte e BE se dhe ne pranine e UNMIK ut+KFOR it, ky model serbo evropian ne nje menyre ka filluar te funksionoje ne Kosove, edhe pse nuk eshte zyrtarizuar formalisht me ndonje vendim ose marreveshje te caktuar te BE se apo te bashkesise nderkombetare sikurse ne rastin e krijimit te entitetit politik te "republikes serbe " ne Bosnje Hercegovine.

Kete gjendje absurde, te krijuar ne Kosove e provojne keta shembuj:
(1) ndarja e Mitrovices,
(2) krijimi i bashkesise se komunave serbe ne Kosove,
(3) krijimi i universitetit serb ne Mitrovice, si dhe enklavat e bunkerizuara serbe, te pastra etnikisht(Gracanacia, Prilluzha, Shterpce, Gorazhdeci etj.), ku funksionon sistemi i tere paralel i arsimit, sistemi bankar, sekretariatet e puneve te brendshme dhe te jashtme policore ushtarake dhe paramilitar, te krijuara dhe te ndihmuara nga qeveria dhe Kisha Otodokse Serbe.

Ne esence, te gjitha keto institucione serbe perbejne superstrukturen dhe infrastrukturen shteterore te entitetit politik serb ne Kosove, edhe pse ne aspektin territorial, juridiko politik edhe administrativ kjo ndodhet nen sovranitetin e protektoratit nderkombetar te OKB se. Ketu qendron problemi, dhe shfaqja me arsye e pakenaqesise, e aversionit dhe e mosbesimit te shqiptareve ndaj administrates nderkombetare te UNMIK ut ne Kosove, sepse ky ne kundershtim me Rezoluten 1244 per Kosoven te KS te Kombeve te Bashkuara, ka lejuar themelimin dhe funksionimin e sistemit paralel politko shteteror te entitetit serb.

* * *
Ky eshte realiteti i hidhur, qe nuk duan ta shohin, as ta debatojne mbi asnje baze, as UNMIK u e as BE ja, sepse sipas konceptit te politikes integruese te BE se, krjimi i entiteteve te tilla politike pa perdorur forcen, nenkutpon zgjidhjen e problemeve me rruge dhe me mjete paqesore, qe do te thote se ne te ardhmen e afert (sipas synimeve te strategjise afatgjate te integrimit te Evropes Juglindore) per Kosoven, ekziton rreziku qe ky "model opcional" edhe pse eshte kejtesisht ne frymen e politikes dhe te praktikes kolonialiste serbomadhe, te zbatohet dhe te konkretizohet ligjerisht me perfundimin e ndonje marreveshjeje, te imponuar nga ana e BE se, perkatesisht e bashkesise nderkombetare.

Kjo "metodologji" per arritjen e objektivave strategjike dhe gjeopolitike te krijimit te entitetit serb ( sipas "standardeve" te kolonializmit klasik te metropoleve te dikurshme evropiane, te aplikauara dhe te konkretizuara ne Afrike, ne Azi dhe ne Ameriken Latine) ne Kosove, per Bashkimin Evropian(BE ne) eshte e pranueshme, sepse, se pari favorizon oreksin tradicional te politikes pushtuese, aneksioniste dhe gjenocidale te Serbise ndaj Kosoves, perkatesisht ndaj territoreve te Shqiperise Etnike.

Se dyti, ne menyren me perfide te diplomacise se kancelarive te dikurshme te Evropes, mbeshtet dhe justifikon tezat e ndryshuara pseudoshkencore te historiografise falsifikatore te Serbise se Madhe, sipas se cilave Kosova dhe territoret e tjera te kolonizuara te Shqiperise Etnike, "jane prone e palekundshme" e territorit etnik serb. Fatkeqesisht, keto teza te ndryshuara dhe te falsifikuara si nga politika, shkenca dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, tani jane sublimuar edhe ne Kushtetuten "moderne" te SMZ se dhe ne Projektrezoluten me te re te Serbise per Kosoven (te ashtuqujatur "Plani per KIM", te cilin plan, Erhard Busek, koordinatori i Paktit per stabilizimin e Evropes Juglindore, e ka vleresuar si "baze reale dhe konstruktive" per zgjidhjen e statusit te Kosoves ), te miratuar dhe te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Serbise, me 28 prill,2004.

Pra, me nje fjale mund te konstatohet se krijimi i entitetit politik serb ne Kosove, eshte i akceptueshem si per realizimin e interesave koloniale serbomedha, ashtu edhe per ato te BE se, sepse synon te evitoje kontestin territorial shqiptar serb, gje qe sipas kesaj teze politike serbo evropiane, do te thote nuk lejohet ndryshimi i kufijve ekzistues te Kosoves, as te Shqiperise Etnike. Shtrohet pyetja, pse Evropa edhe pas 100 vitesh mbron konceptin e vjeter te politikes strategjike te Fuqive te Medha, qe Kosoven Shqiperine Etnike te kolonizuar, edhe ne fillimshekullin XXI, ta mbaje edhe me tej te copetuar, te kolonizuar dhe te ndare ne rezervatet e sistemit imperialist te SMZ se, te Greqise dhe te IRJM se, pa te drejten e clirimit antikolonial kombetar dhe te ribashkimit?

Pergjigjja eshte shume e thjeshte, sespse kjo ne fakt nuk ka ndryshuar simetrine e strategjise se objektivave hegjemonsite serbo evropiane ndaj zgjdhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne Ballkan. Ka ndryshuar vetem taktiken diplomatike ne vend te lufterave te dikurshme te pergjkashme, tani ka zgjdhur instrementet metodologjike me te kapshme dhe me te leverdishme si per palet ne konflikt, ashtu edhe per veten e saj. Ne radhe te pare, koncepti i integrimit synon, dhe eshte duke vepruar praktikisht ne favor te poltiikes paqesore te BE se, qe te mos lejoje konflikte dhe mosmarreveshje rreth territoreve kontestuese jo vetem ne Kosove, ne Ballkan, por edhe ne tere Evropen.

Prandaj, ne kete kontekst, duhet te shihet edhe rreziku qe po i kanoset ndarjes territoriale te Kosoves, sepse zhvillimi i ngjarjeve te metejme politike ne Ballkan, sidomos nese ai eshte i nderlidhur dhe i kushtezuar me procesin intgerues te BE se, kursesi nuk do te lejoje ndarjen territoriale te Kosoves ne kuptimin klasik te ndryshimit te kufijve ekzistues artificiale, (te cilet jane "vizatuar" me hekur dhe plumb po te kesaj Evrope, vetem me protagoniste te tjere te udheheqjes se saj te dikurshme), me perjashtim nese kjo behet me marreveshjen bilaterale te paleve ne konflikt.

Me nje fjale, nese Prishtina dhe Beogradi mund te bijne ne ujdi per caktimin e kufijve te rinj territoriale midis Kosoves dhe Serbise, perkatesisht te territoreve te tjera shqiptare, te cilat edhe sot ndodhen nen sundimin e sovranitetit kolonial te SMZ se, atehere, mirefilli, ekziston mundesia qe arritja e nje marreveshjeje te tille dypaleshe shqiptare serbe nuk do te kundershtohej nga Bashkimi Evropian (BE ja), edhe pse ky shembull nuk eshte i parashikuar si interes prioritar i politikes dhe i strategjise se objektivave te BE se.

Mirepo, ne rastin konkret te zgjidhjes se statusit kolonial te Kosoves, ky shembull i ketille (si perjashtim i poltiikes integruese te BE se) eshte nje utopi e shkrete, qe vetem mund te imagjinohet ngaqe nuk ekziston asnje element real shpresedhenes, qe reflekton se pala serbe ne menyre paqesore dhe te arsyeshme, do te pranonte, qe te hiqte dore nga "placka koloniale" e saj qindravjecare. Ky eshte vetem nje iluzion dhe spekulim i pa fre politik ne favor te statu quo se se Kosoves, perkatesisht te territoreve te tjera te Shqiperise Etnike me te njejtin status kolonial.

Ne anen tjeter, formula famekeqe, e ashtuquajtur "ndarja e Kosoves" synohet te arrihet edhe permes mjekimit paliativ paqesor, pa opercaion kirurgjik te kolonializmit kronik te konfliktit serbo shqiptar, e kjo eshte zgjedhja e terapise me te gabuar standardet decentralizuese, te cilat, tanime, BE ja edhe me dakordimin e Amerikes, ia ka imponuar pales shqiptare dhe administrates nderkombetare UNMIK ut, qe ato t'i zbatoje ne praktike me cdo kusht, kinse per ta shpetuar minoritetin serb nga " diskriminimi i pushtetit shteteror centralist dhe autoritar" i shqiptareve ne Kosove, i cili si i tille nuk figuron as ne aspektin doktrinar, as ne ate praktik ne Kosove, por eshte i trilluar dhe i atribuar si nga politika propagandistike shoviniste serbomadhe, ashtu edhe nga kanonierat e qendrave te vendosjes se diplomacise nderkombetare.

Mbi kete baze BE ja gjithnje e me shume po e mbeshtet decentralizimin dhe rajonizmin, koncepte politike keto, qe pa dyshim do te ndikonin ne krijimin e "shtetesise funksionale" te Kosoves, qe do te ishte me status te dyfishte te ndervaresise si nga ana BE se, ashtu edhe nga ana e Serbise: "multietnike, multipluraliste dhe integraliste", por nen protektoratin administrativ, politik, juridik, financiar, ekonomik dhe ushtarak te BE se, dhe nen protektoratin e sovranitetit te pashlyere kolonial serbomadh.

Sipas kesaj logjike te filozofise politike integruese te BE se dhe te diplomacise preventive te OKB se, po qe se do te vinte ne shprehje anagzhimi i forcave ushtarake te protektoratit te BE se ne Kosove, atehere vetiu do te eliminohej opcioni luftarak i politikes shqiptare, ne mungese te potencialit dhe te energjise perkatese, qe ta mposhte me force nje formule te ketille strategjike , te parashikuar nga BE ja dhe mbeshtetesit e saj, e cila eshte ne kundershtim flagrant me kerkesen e drejte dhe legjitime te popullit shqiptar, qe Kosova te jete shtet i pavarur, i lire dhe sovran ne kuadrin e territorit indigjen te Shqiperise Etnike, e jo placke koloniale e Serbise, as e interesave integruese dhe harmonizuese te Evropes me aleatet e saj nderkombetare.

Pra, perfshirja e Kosoves ne kuadrin e agjendave integruese te BE se, gjithesesi eshte per t'u pershendetur dhe cmuar nga politika shqiptare e Kosoves, por vetem nese Kosova aderon ne te si shtet i pavarur ne cilesine e subjektit juridik nderkombetar, e jo si "shtet ne funksional" koloni moderne e Serbise ne vagonin e fundit te trenit integrues ervoperendimor, perkatesisht si krijese vazale ne agjenden integruese rajonale te Ballkanit Perendimor, ku fjalen kryesore, do ta kete politika pushtuese dhe gjenocidale e Serbise se Madhe, e jo as Shqiperia si shtet me vete, e as Kosova me status kolonial serbosllav.

Pavaresisht, se heperhe politikat shqiptare, (sikurse edhe ato te shteteve ne Evropen Juglindore) jane te preokupuara me rrjedhat e transicionit dhe te integrimeve ne Evrope, per asnje moment nuk duhet te ushqejne iluzione te rreme, se "ballkanzimi perendimor" integrues, do t'iu sjelle favore dhe avantazhe te caktuara drejt zgjidhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne Ballkan.

Perkundrazi, do t'iu sjelle telashe dhe kokecarje te medha sikurse politika strategjike e Fuqive te Medha imperialiste te Evropes se viteve 1878; 1912 1913; 1919; 1945, e cila ishte ne anen e politikes pushtuese dhe kolonialiste te Serbise, te Malit te Zi dhe te Greqise ne kuriz te trojeve etnike shqiptare (50%), te cilat, edhe sot ne eren e intgerimeve dhe proceseve demokratike te Evropes moderne kane po te njejtin status kolonial, gje qe kjo eshte ne kundershtim si me parimet dhe me qellimet e Kartes se Kombeve te Bashkuara, me te drejten nderkombetare, ashtu edhe me vlerat dhe me standardet e noveluara te rendit te ri boteror, i cili ne thelb, te drejtat e njeriut, demokracine dhe zhvillimin ekonomik integrues, i kosnideron si vlera universale per gjithe njerezimin. Ne kete kontekst, do te ishte akt johuman, i padrejte dhe antiligjor, po qe se nga ky universalisem, do te perjashtohej vetem populli shqiptar ne Ballkan, duke i mohuar te drejten e vetevendosjes dhe te drejten e ligjshme historike mbi rikthimin e territoreve te tij nen jurisdiksionin dhe sovranitetin e Shqiperise Etnike.

Ne kete veshtrim, rolin kryesor, duhet ta kene luajtur Shtetet e Bashkuara te Amerikes, sepse roli i deritashem i Keshillit te Sigurimit te OKB se eshte ne diskurs te plote me njohjen e pavaresise se Kosoves, dhe plotesisht eshte kompatibil me kursin diplomatik te BE se dhe me ineteresat e politikes kolonialiste te Serbise ne kurriz te se drejtes se vetevendosjes dhe te pavaresise se Kosoves.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0931749 sekonda, 24 pyetje