Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Mazhar Shukri Krasniqi
Tali

Postuar mė 23-10-2006 nė 09:39 Edit Post Reply With Quote
Mazhar Shukri Krasniqi

Zelandë e Re:
Mazhar Shukri Krasniqi figurë e ndritur e diasporës shqiptare

Mazhar Krasniqi pas okupimit të Kosovës /1945/ duke mos u pajtuar me regjimin e instaluar komunist dhe për shkak veprimtarisë së tij antikomuniste ishte vazhdimisht në lëvizje për të gjetur një shteg për në shtetet perëndimore. Ky rrugëtim zgjati me vite të tëra deri sa në vitin 1950 me anijen “Vis” nga porti i Rjekës /Kroaci/ arrin në Izmir të Turqisë. “S’kisha si të jetoj në shtetin ku vriteshin, torturoheshin e persekutoheshin bashkëkombësit e mi dhe hapësira për fushëveprim kombëtar ishte ngushtuar për së tepërmi.
Torturat, maltretimet e egra i përjetova edhe unë nga UDB-a dhe Sigurimi shqiptar, falë fatit tim të madh dhe moshës sime të re i shpëtova më të keqes. Në Turqi - vazhdoi - z. Krasniqi, u takova me shqiptarë që, po ashtu, kishin ikur për t’i shpëtuar burgut e torturave të regjimeve komuniste në Jugosllavi e Shqipëri, kishin ikur për të jetuar të lirë. Në Stamboll bashkë me 100 shqiptarë të tjerë me lejen e Komisionit për Refugjatë të OKB-së në fund të muajit mars të vitit 1951 u nisëm me anije “Ankora” deri në Piereus, pastaj me anijen norvegjeze “Gova” vazhduam rrugën nën flamurin e OKB-së dhe për 33 ditë zbritëm në Zelandë të Re.
Mazhar Krasniqi, që kur u vendos në Zelandë /1951/ s’pushoi së punuari në demaskimin e shkeljeve të drejtave të njeriut, që bëhej nga regjimi komunist në Jugosllavi, Shqipëri e gjetiu në Ballkan. Mori pjesë në Konferencën e Parë Islamike Botërore, të mbajtur në Mekë, 1965. Në Konferencën për të Drejtat Humanitare në Kuala Lumpur të Malezisë. Në dëshmitë Publike për Kosovën para Kongresit Amerikan dhe në shumë tubime tjera ndërkombëtare kur shqyrtoheshin të drejtat e njeriut dhe çështja e Kosovës..
Vazhdimisht mbajti lidhje me personalitetet e shquara në diasporë dhe trojet etnike, me Mërgatat Shqiptare të Amerikës, Australisë etj. për t’i dhënë krah çështjes për çlirimin kombëtar. Formoi Shoqatën “New Zealand Free Albanian Association”, Lidhjen Qytetare të Shqiptarëve në Zelandën e Re, ishte i pari kryetar i Federatës Islamike në Zelandë. Falë zhdërvjelltësisë, punës, angazhimit, për pak kohë arriti të bëhet biznesmen i suksesshëm. Mirëqenia ekonomike i hapi rrugë për ta intensifikuar aktivitetin e vet: udhëtoi në SHBA, Australi, Arabinë Saudite, Jordani, Gjermani, Turqi, Shqipëri, Maqedoni duke mos kursyer pasurinë në mbrojtjen e kauzës për çlirimin kombëtar. Në Amerikë bashkë me kongresmenet Diogard, Lantosh, Engel, Dol, Gillman e të tjerë, kontribuoi në miratimin e rezolutave për Kosovën në Kongresin amerikan, në forcimin e lëvizjes demokratike shqiptare, menaxhimin e takimeve të politikanëve shqiptarë me personalitetet e shquara të Capitol Hill-it, etj. Për të vazhduar më pastaj në mbështetjen e luftës për çlirimin e Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë Mazhar Krasniqi me mençuri ndikoi në ndërgjegjësimin e opinionit zelandez për gjithë atë që po ndodhte në Kosovë. Më 1999 ndërhyri te organet e qeverisë zelandeze për lejimin e ardhjes së refugjatëve shqiptarë në Zelandë. Me ardhjen e refugjatëve u angazhua në sistemimin, informimin, pajisjen e tyre me gjërat elementare për jetë normale. Kurdoherë i thjeshtë, i kthjellët në mbajtje mend të ngjarjeve deri në detale, gojë ëmbël, por edhe energjik e këmbëngulës në qëndrime, kundërshtar i devotshëm i komunizmit, përkrahës i ruajtjes së identitetit kombëtar, i shkollimit të brezit të ri, i drejtë e demokrat, i afër me të gjitha grup moshat, i gatshëm për t’i ofruar ndihmë bashkëkombëseve, i pa kompromis në luftë për liri e barazi të të gjithë njerëzve pa marrë parasysh racën, ngjyrën, religjionin. Për të gjitha këto virtyte, Krasniqi gëzon respekt e simpati, jo vetëm te komuniteti shqiptar, por edhe te ai boshnjak, kroat e zelandez. Me rastin e shkuarjes, përcjelljes së Familjes Krasniqi për në Australi, u mblodhën me qindra njerëz të të dy gjinive, të grup moshave të ndryshme, bashkëkombës të tij, shokë e miq zelandez, kroat, boshnjak etj.
Dua të përmend këtu rastin kur për të parën herë u takova me z. Krasniqi. Me të arritur në aeroportin e Aucklandit, 29 tetor 1999, grupi i parafundit i refugjatëve nga Kosova, me të cilët isha edhe unë, kryetari Krasniqi na befasoi këndshëm me fjalimin e tij të shkurtër, përmbajtjesor e të rrjedhshëm në gjuhë shqipe: “Ju keni pasur fat... Zelanda e Re ju garanton të gjitha të drejtat. Këtu sundon ligji... këtu s’ka të diskriminuar. Ju keni përgjegjësi të dyfishtë, si shqiptarë dhe qytetarë të Zelandës. Këtu do të jeni të respektuar e të mirëpritur...së bashku do t’i përballojmë të gjitha vështirësitë....” Gjatë vendosjes /nëntor 1999, Auckland/ në shtëpinë, që e kisha marr me qira, në oborrin e saj, një burrë i moshuar, me të kuptuar se jam shqiptar më afrohet dhe më thotë: “Hej, edhe unë jam albanezo, nga Zadar, /Zara/ quhem Stanko Vukiq, e njoh presidentin e juaj, Mazharin, e kam shumë mik, osht njeri i mrekullueshëm”.
Ky luftëtar i paepur për bashkimin e trojeve shqiptare, kurrë nuk e humbi shpresën se një ditë kjo do të arrihet. “Jam shumë i lumtur se Kosova më në fund me ndihmën e SHBA, Bashkimit Evropian, luftës heroike të djemve dhe bijave tona, që ranë në altarin e lirisë dhe diasporës sonë u çlirua nga regjimi gjakatar i Beogradit. Dhe tani rrugën për në atdhe e kemi të hapur. Pas 50 vjetësh munda ta vizitoj tokën nënë, Kosovën”- na tha i mallëngjyer e krenar me rastin e Ditës së Flamurit /Auckland, 28 nëntor 2001/.
Në gusht të vitit 2004 takohem me z. Krasniqi në shtëpinë time në Kabash /Kosovë/. “E shef – më thotë z. Krasniqi, bota e vogël për shqiptarët. Jemi shpërnda gjithandej, po shyqyr Zotit tani kemi ku të vijmë... Kam pasur shumë takime me njerëz të shquar në fushën e drejtave të njeriut, politikan, kongresist, intelektual, ushtarak, gazetarë, biznesmen, artist, por mbresa të thella më ka lënë takimi me laureatët e Çmimit Nobel për paqe, Dalaj Lama dhe sidomos takimi me Nënën Terze në vitin 1972 në Zelandë të Re... “
Laureati i dekoratës Queen’s Service Medal për vitin 2002, të cilën mbretëresha Elizabeth nderon veprimtarë me merita të veçanta në Zelandë të Re, z. Mazhar Krasniqi me të shoqen dhe dy djemtë e tij, Etnikun e Flamurin tani jeton në Australi. Në fund duhet përmend se emri i Mazhar Krasniqit u vlerësua /figuron/ bashkë me dy shqiptarë tjerë të shquar Hafiz Sabri Koçi dhe Mulla Idriz Gjilani në librin që përfshin biografitë e 100 personave më të famshëm të botës islame gjatë shekullit XX. Libri u botua në Nju Delhi të Indisë nga Instituti i Kërkimeve Objektive në vitin 2005
Sabit Abdyli (sabitabdyli@hotmail.com), Zelandë e Re





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0430689 sekonda, 25 pyetje