Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: \'\'Opinioni Publik mbi Bashkimin e Trojeve Shqiptare ne nje Shtet te Vetem\"
ermal

Postuar mė 3-1-2007 nė 16:44 Edit Post Reply With Quote
''Opinioni Publik mbi Bashkimin e Trojeve Shqiptare ne nje Shtet te Vetem"

Ju lutem mund te me shkruani per kete teme (700-1000 Fjale),ose te me dergoni informacion tek adresa e e-mail <polumbari@yahoo.com>. Gjithashtu mund te me jepni disa sondazhe ose anketa etj. Ju faleminderit.
View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   ermal 's ICQ status
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 18:53 Edit Post Reply With Quote
alb

mbi temen
Per momentin bashkimi i shqiptareve ne nje shtet eshte UTOPI, sado qe me afrimin e pavaresise se Kosoves, duket sikur kjo utopi mund t'i afrohet realitetit.
Por me njohjen nderkombetare te pavaresise se Kosoves, edhe pse ne dy shtete politike shqiptaret kane mundesi te bashkerendojne punet dhe perpjekjet per progresin dhe rritjen e mireqenies e menyres se jeteses ne te dy anet e kufirit.
Kur Republika e Shqiperise dhe Kosova e pavarur te jene mire ekonomikisht dhe fuqi (potencial) politike, shqiptaret ne Mal te Zi, Serbine e mbetur, Maqedoni dhe Cameri do te jene me te prirur ndaj ndjenjes kombetare, dhe qenia shqiptar do t'i jape krenarise shqiptare bazen dhe ushqimin e duhur. Ne ate kohe, sidomos shqiptaret qe jetojne ne tokat etnike te aneksuara nga Greqia, nuk do ta fshehin me identitetin e tyre; 1 - nga turpi se shqiptaret jane kaq te varfer e te prapambetur, 2- dhe nga frika e represionit publik dhe shteteror grek (sepse Shqiperia dhe Kosova do te kene potencial politik i cili nuk do t'i lejoje me greket apo kedo tjeter te neperkembin shqiptaret, kombin dhe nderin tone).
Por ajme, sa rruge e gjate eshte perpara, dhe shume pune e sakrifica nga populli, dhe shume mend e udheheqje nga paria (lidershipi) shqiptare qe fatkeqesisht eshte shume larg realitetit.
Ende nuk ka lindur (dale) dikush ne Shqiperi qe te marre ne dore fatet e kombit dhe te permbushe aspiratat sociale, politike dhe ekonomike te shqiptareve.
Fatkeqesisht nuk shoh ne mes te politikaneve te dites ne Shqiperi, Kosove apo ne diaspore ndonje shqiptar qe te udheheqe kombin shqiptar perpara.
Idealet e larta te prirura nga Prof.Dr. Sali Berisha u njollosen shume shpejt pas ardhjes ne pushtet, kohe e cila solli klane dhe paaftesi rreth e rrotull, gje qe coi ne ne shembjen e shtetit shqiptar me turp, perballe nje levizje anarkike te tipit haxhiqamilist.
Idealet e zjarrta socialiste te deklaruara nga Fatos Nano u llangosen me felliqesiren e 1997, me britmat dhe lebetitjet e vulgut mbushur me zili, hakmarrje, dhe mllef. Dhe i vune "vulen" me largimin "frazeologjik" te kryetarit Nano.
Edhe ai pak "kapadaillek" qe na kishte mbetur ne shqiptareve, dhe fisnikeri, u cngjyros me pallatet "bojatisur" si fustane gabelesh te cmendarakut Edi Rama.
Ne kete shekull te ri,u duk sikur historia dhe fati do jene me shqiptaret, por kete here kur pothuaj fati po na trokiste ne dere ne vete ia perlasem ne fytyre.
Thuhet qe Papa e mallkoi kete vend kur turq e shqiptare ngriten minare ne token ku heret shkeli Shen Pali. Po ashtu thone qe kur po jepte shpirt ne fushe beteje me shpaten ngulur ne shpine, sulltan
( ndoshta Mehmeti) bertiti, mallikim !
E po keshtu e mbyllin thashethemet, me Papen ne buze te Adriatikut ne 1967, me duart nderur drejt lindjes, duke mallkuar "ate" vend te pafe.
Tragjikomike kjo historia shqiptare.
Komike e ben Dritero Agolli, me "sevdane" me turkeshen, duke i thene qe jam dhe komunist dhe musliman.
Tragjike e ben, perpjekja e mundimshme e te gjitheve ne te shkojme se bashku ne Europe, me callma dhe ferexhe, me postiqe per "namaze", dhe me FJALEN E DITES ne mes te shqiptareve (musimane e te krishtere; ISHALLA.
Nuk hyhet ne BE (Europe) me ishalla, aty hyhet denjesisht e jo si lypsar; me pune,
ME PUNE dhe perpjekje te perditshme nga te gjithe, me persosje individuale, me shkollim dhe me aftesim profesional te secilit. Ne duam te hyjme ne Europe por i mbjellim arat me parmende.
Ne blejme satelit por nuk kemi uje ne "nevojtore". Ne bejme mis Albania, dhe e nxjerrim "cipllak" mu ne bulevardin qe kalojne "ferexheshkat" qe shtohen perdite.
Ne jemi kozmopolite, dhe "multicultural" (shume kulturash), ne jemi kazani qe zjen gjelle "allasoj", e kendojme e kercejme deri sa keputemi me "subculture music" (muziken alla-Sinan Hoxha e bejtexhi te tjere)
VERTET DO T'I SHTOJME SHUME NGJYRA EUROPES qe diten e pare kur te hyjme.
Kombi shqiptar ka perpara nje detyre te madhe : TE NDERTOJE SHTETIN SHQIPTAR, dhe te edukoje (binde) shqiptaret ne nevojen e shtetit, dhe te ndertoje shtetin e se drejtes (qe do te thote te sundoje LIGJI, - jo te barazise parazitare).
Dhe pastaj shteti te beje detyren e pare si shtet, TE NJOHE INDIVIDIN E LIRE DHE PRONEN E TIJ E T'I MBROJE ME LIGJ. Me dhimbje apo pa dhimbje kjo gje duhet te mbyllet njehere e mire.
Kur te njihet njeriu i lire, shteti t'i jape nje dokument identifikimi, dhe nje numer per adresen (kasolle, barake, apo pallat).
Pastaj ti jape mundesine qe ky individ te perparoje nga ana ekonomike dhe e mireqenies, t'i jape mbrojtjen politike, ligjore dhe publike, dhe pjate supe kur individi nuk ka mundesi te ushqehet, dhe t'i marre pjesen qe "Cezarit" i takon [taksat] me hir apo me pahir, dhe qeveria mos te lavderohet qe beri kete apo ate veper (qofte rruge apo baltore), por te thote para kuvendit te perfaqesuesve te popullit, na falni qe nga aq shume para' sa mbledhim nga ju nuk jemi te zot te ndertojme me shume se kaq.
Imazhi im per shtetin nuk eshte idilik dhe utopik, eshte i thjeshte dhe praktik.
Shteti duhet te jete si babai i rrepte por i drejte ne nje familje (te fisme).
Por per ne shqiptaret familja jone e humbi orientimin, dhe babai ne krye te tavolines nuk e zoteron situaten.
Deri atehere "saga" shqiptare do te vertitet ne vorbull pa orientim, e ne do vazhdojme te ankohemi tek vetja e me shume tek te tjeret per "hallet" tona te pafund, e per padrejtesite e Europes, e per fajet e historise, etj...
Kur shqiptaret nje e nga nje,e me pas te gjithe, ta kerkojnepadrejtesine tek secili individ, tek prapambetja anadollake,
tek inaktiviteti,pritshmeria, e tek te gjitha prapesite tona;
kur shqiptaret ta kuptojne se hyrja ne Bashkimin Europian, nuk eshte ne dore te vendeve anetare por te vete shqiptareve, atehere ajo dere do te jete plotesisht e hapur, dhe vetem atehere Shqiperia do jete anetare e denje e Europes se Bashkuar.

Deri atehere gjithe te mirat, dhe

May God Bless Albania !

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
tema gabim

gabimisht "copy-paste" shkrimin per teme tjeter.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
tema gabim

gabimisht "copy-paste" shkrimin per teme tjeter.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
tema gabim

gabimisht "copy-paste" shkrimin per teme tjeter.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
florian

Postuar mė 9-2-2007 nė 18:55 Edit Post Reply With Quote
tema gabim

gabimisht "copy-paste" shkrimin per teme tjeter.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1900980 sekonda, 32 pyetje