Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kreshnik Kuēaj,Personazhet publike dhe skandalet e tyre tė seksit.
kreshnik

Postuar mė 8-1-2007 nė 19:30 Edit Post Reply With Quote
Kreshnik Kuēaj,Personazhet publike dhe skandalet e tyre tė seksit.

Personazhet publike dhe skandalet e tyre të seksit.

Nga Kreshnik Kuçaj

Gazeta “EKSKLUZIVE”

Tashmë, zhvillimi teknologjik ka bërë të mundur që njerëzit të komunikojnë dhe të informohen nëpërmjet mediumeve të ndryshme, dhe një ndër mënyrat më të përhapura kohët e fundit janë edhe forumet në internet. Pyetja që përdoret më shumë në këto forume në të cilën rinia shqiptare merr pjesë për të diskutuar është :”Si ju duket kjo foto nudo e x VIP-i?” Dhe pas kësaj pyetjeje përgjigjet janë nga më të shumtat dhe debatet bëhen gjithnjë dhe më interesante kur fotoja e publikuar për të cilën diskutohet është nudoja e një artisteje shqiptare, e cila në poza të ndryshme tregon edhe hiret e saj deri në intimitet. Sigurisht që gjëra të tilla i mbajnë gjallë forumet e hapura për çështje të tilla sensacionale siç mund të jetë fotoja nudo e artistes shqiptare apo edhe ndonjë video e cila e tregon atë personazh publik në detajet personale të saj. Tashmë ka shumë faqe elektronike të cilat të japin mundësinë që artistin tënd të preferuar apo edhe ndonjë personazh tjetër të njohur ta shohësh në pozicione shumë delikate dhe këto janë pikërisht edhe një mënyrë tjetër e të bërit një personazh alla Paris Hilton. Në faqet Zonëelirë, Parajsa, Shqipëria,Vlora, Galeria Shqiptare etj mund të gjesh foto të personazheve shqiptarë në pozicione të ndryshme dhe ndoshta edhe pak kompromentuese, duke rritur kështu edhe numrin e vizitorëve të faqes elektronike.
Në shumë raste fotot e publikuara në internet janë e një cilësie të dobët pasi ato mund të jenë bërë në lokalet e natës në Tiranë ose në ndonjë vend tjetër nëpërmjet telefonit.
“Paparaci”
Por nuk janë vetëm forumet ata që publikojnë këto skandale seksi të vipave shqiptarë pasi një pjesë të kësaj “merite” e ka edhe media e shkruar dhe ajo vizive.Publikimi i videos skandal i një artisteje shqiptare nga një media me shtrirje të gjerë në vend duket se solli edhe lindjen e një kërkese të re të publikut, atë të “paparacit”, pra për të ditur thashethemet dhe skandalet e personazheve publikë shqiptarë. Në shumë gazeta të shkruara u hap një rubrikë e re, duke u bërë edhe suplement i përjavshëm publikimi i fotove dhe thashethemeve mbi vip-at shqiptarë, një lëvizje kjo që solli edhe rritjen e interesit të publikut mbi median në përgjithësi. Dhe nga e gjithë kjo, më të fituarit janë fotografët “paparacë” të cilët tashmë duket se kanë në dorë një biznes të mirë, atë të shitjes së fotove. Çmimi i një fotoje vlerësohet nga shkalla e skandalit që paraqet, duke arritur kështu edhe çmim stratosferik dhe një luhatje të madhe në këtë lloj tregu. Por, sipas disa fotografëve të njohur në këtë fushë, ndodh shpesh që fotot kompromentuese të vip-ave shqiptarë nuk vijnë nga aftësia apo fshehtësia e tyre por ngaqë janë vetë personazhet publike që qëndrojnë të çlirët dhe pa komplekse në ambiente publike, duke dhënë kështu edhe material të bollshëm për ta. Dhe në fakt duket se fotot e tyre, nuk përbëjnë ndonjë problem të madh për këto personazhe sepse sikurse e thonë edhe vetë në shumicën e intervistave “janë mësuar që ti injorojnë thashethemet dhe tashmë nuk u bëjnë më përshtypje”.
Bluetooth
Ky është opsioni i shumicës së telefonave që lejon shpërndarjen e një fotoje apo një videoje pa paguar para, drejt personave të tjerë. Kjo është një ndër mënyrat më të përdorura për të shpërndarë materialin në shumë vende njëkohësisht dhe tek të gjithë ata që kanë këtë opsion në telefon. Në shumicën e rasteve, nëpër telefonat e të rinjve të Tiranës por edhe të atyre në rrethe, video apo fotografi amatore janë shpërndarë me shpejtësi marramendëse në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar kështu edhe mjaft skandale që kanë rënduar jo pak tek personazhet publike shqiptare. Nëpërmjet “Bluetooth-it” janë shpërndarë shumë video skandalistike si videoja e artistes së njohur shqiptare që bëri shumë bujë si rrjedhje e informacionit nga prokuroria, ajo e një deputeti aktual ku ai po mundohej “të joshte” një femër, video që vetë deputeti e cilësoi si një kurth ndaj tij etj. Ndërkohë një fenomen tjetër është edhe ai i shpërndarjes së videove të ndryshme amatore ku gjimnazistë kryejnë veprime të turpshme në klasë në praninë e kolegëve të tyre, apo ajo e dy vajzave shqiptare që dhunojnë një vajzë tjetër në të cilën pretendohet se njëra nga dhunueset është një këngëtare e njohur në Tiranë. Cilësia e këtyre filmimeve ngjall shpesh dyshime për vërtetësinë e tyre pasi filmimi bëhet nëpërmjet telefonave të cilët kanë një rezolucion të dobët dhe filmimet shpesh jepen si të sfumuara dhe bëhet edhe më e vështirë ti dallosh protagonistët.
Fotomontazhet
Kohët e fundit ka dalë në modë që personazhe të njohur të skenës të bien pre e montazheve pornografike. Mjaft këngëtarë dhe vipa shqiptarë e kosovarë janë bërë kështu objekt i mjaft diskutimeve nëpër forume, për filma gjoja pornografike apo dhe foto nudo. Kështu fotot e këngëtareve Bleona Qereti, Çiljeta, Nora Istrefi, Zanfina Ismajli, etj janë bërë montazhe fotografish, ku ato paraqiten nudo ose janë bërë dhe filma pornografik, ku përveç kokës ato nuk mund të mos kenë asnjë pjesë tjetër të trupit aty. Një video që është parë nga shumë të rinj me kureshtje në një faqe interneti skandalistike shqiptare ka qenë edhe videoja e një prezantueseje shqiptare që aktualisht ndodhet në Itali, në momente intime me të dashurin por mashtrimi u zbulua shpejt. Në video dukej qartë një tatuazh në fundshpinën e protagonistes, ndërsa nga ana tjetër në forum u postuan disa foto të prezantueses, e cila pretendohej të ishte në video, ndërsa ishte me rroba banjoje në plash. Në fundshpinën e saj nuk kishte asnjë tatuazh dhe kështu u zbulua edhe mashtrimi. Megjithatë, videoja ekziston akoma në internet, edhe pse protagonistja e vërtetë nuk është ajo që pretendohet.
Ndërkohë, këtyre fotomontazheve nuk u kanë shpëtuar as politikanët duke përfshirë këtu ëshë dy kundërshtarët politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha , fotomontazhet e të cilëve kanë kohë që eksiztojnë në forume të ndryshme, madje montime të tilla postohen pothuajse çdo javë në to.
Çudia
Në vendet e jashtme ku lufta për zotërimin e materialeve të tilla siç mund të jënë fotot skandalistike apo video të xhiruara në fshehtësi, është shumë e ashpër dhe e kushtueshme, në Shqipëri ndodh e kundërta. Videot dhe fotot skandalistike amatoriale shpërndahen falas dhe bëhen publike pa patur një reagim të madh të opinionit publik dhe pa patur nevojë të paguash para për ta zotëruar. Ndër të vetmit raste që bëri bujë jashtëzakonisht të madhe ishte ai i videos së artistes shqiptare e cila, edhe për faktin se ishte rasti i parë i diçkaje të tillë në Shqipëri, u diskutua në të gjitha qarqet shoqërore. Nga ana tjetër, në rastin e videos së deputetit, ajo u konsiderua nga ana e tij si një “ montazh i përgatitur keq për të sulmuar dhe denigruar figurën e tij”.
Në të dyja rastet zotërimi i materialit ishte shumë i thjeshtë, mjaftonte të kishe opsionin “Bluetooth” ose “Infrared” dhe materiali bëhej i yti brenda pak minutash. Një mënyrë tjetër për zotërimin e këtyre materialeve ishte edhe interneti, pasi shumë faqe të ofronin mundësinë të shkarkoje videot skandal të personazheve të njohur. Megjithatë, ndodh që shumica e filmimeve janë thjeshtë montazhe dhe nuk besohen nga opinioni publik, pavarësisht kureshtjes për ta parë atë. Nga ana tjetër, shumica e fotove shpërndahen falas pasi cilësia e tyre është shumë e dobët, kurse fotografët të cilët arrijnë të fotografojnë momentet e skandalit janë të vetmit që përfitojnë ekonomikisht.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0717940 sekonda, 25 pyetje