Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Kreshnik Kuēaj,Prostitucioni inteligjent
kreshnik

Postuar mė 8-1-2007 nė 19:33 Edit Post Reply With Quote
Kreshnik Kuēaj,Prostitucioni inteligjent

Prostitucioni inteligjent
Kreshnik Kuçaj
Gazeta "Ekskluzive"
Lidhja e taksistëve me prostitucionin është bërë publike pak herë në media. Kujtojmë këtu rastin e taksistit të vrarë rreth një vit më parë në një periferi të Tiranës për të cilin u deklarua nga autoritetet policore se në këtë ngjarje kishin lidhje dy prostituta dhe një rast tjetër në një media të vogël këtu në Tiranë. E megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se cila është një nga mënyrat për të gjetur një femër që punon si prostitutë, në mënyrë që të kalohet një natë me të kundrejt pagesës.
“Mirëmbrëma. Jam një emigrant që qëndroj në Londër prej vitesh, si i bëhet për të kaluar jetë nate këtu në Tiranë pasi jam nga Tropoja dhe nuk e njoh mirë vendin?”; kështu iu drejtua një nga gazetarët e “Ekskluzive” njërit prej taksistëve të sheshit “Skënderbej” këtu në Tiranë për të provuar nëse ishte e vërtetë ajo që flitej dhe dihej pothuajse nga të gjithë. Përgjigjia e taksistit ishte pozitive, vetëm se duhet të kishe shumë para në xhep pasi bëhej fjalë për prostitutat e quajtura “high class”(klasit të lartë). Duke biseduar me taksistin, i cili thoshte se përfitonte një 500 lekësh plus parave të udhëtimit me taksinë e tij për çdo klient, ne arritëm të kuptonim se si funksiononte edhe proçedura për të arritur tek këto femra, që sikurse tregon ai “janë aq të mira dhe të mbajtura sa mund ta zësh edhe të dashur pa e kuptuar punën e vërtetë të saj”. “Unë kam disa numra telefoni. Ti mund të kontaktosh edhe vetë po deshe me ata që i kanë vajzat ose të dërgoj unë me taksi” i thotë taksisti gazetarit tonë. Ndërkohë ai vijon të tregojë se mosha e vajzave varion nga 17 deri në 35 vjeç, por kjo varej nga kërkesat dhe “shija” e klientit. Sipas tij, klienti duhet ta merrte vajzën në shtëpinë e tij, dhe në rast se nuk kishte shtëpi në Tranë mund të merrtë një dhomë moteli dhe sigurisht shuma varionte nga 50 euro akti deri në 250 euro nata. Klientët më të preferuar ishin emigrantët që vinin nga jashtë, pasi ky çmim nuk ishte për një klient të zakonshëm dhe zakonisht emigrantët ishin klientelë e rregullt. “Kur të takohesh me ata personat që i kanë vajzat duhet të kesh një dokument me vete pasi ata duan të jesh i sigurtë se nuk je nga ata të SHIK-ut apo gazetar dhe e ke me të futur” thotë taksisti i cili duket se edhe vetë është mosbesues e megjithatë me fjalët e tij “shuan” kureshtjen e gazetarit tonë.
Ndërsa gazetari e faturon taksistin për të bërë një udhëtim, ai vijon të tregojë se klientët e zakonshëm që nuk janë emigrantë dhe nuk kanë shumë të ardhura preferojnë të shkojnë me femra të cilat kanë një tarifë më të vogël që varion nga 2000 deri në 3000 lekë të reja. Këto femra, sipas taksistit, punojnë si kameriere apo si banakierë në disa klube të Tiranës por që për të ruajtur etikën e lajmit, redaksia vendosi që të mos i publikojë këto vende. Megjithatë, duhet të theksojmë se pjesa e fajit nuk bie mbi të gjithë taksistët pasi jo çdo taksist në Tiranë apo edhe në rrethet e tjera ka lidhje me prostitucionin. Taksistët të cilët kanë të paktën numrin e një femre të gatshme për të shkuar me para e argumentojnë këtë me arsyen e “nxjerrjes” së një 500 lekëshi plus ditës së punës, e cila sipas tyre,në shumë raste është një shumë që nuk u mjafton as për të mbajtur familjen.
Klasi i lartë i prostitutave
Por nuk janë vetëm taksistët ata që krijojnë lidhjen mes klientit dhe prostitutës.
Prostitutat e klasit të lartë kanë “huazuar” modelet e vendeve të huaja.
Zakonisht prostitutat e klasit të lartë veprojnë me klientele të përzgjedhur dhe të rregullt. Lidhja e tyre me klientin bëhet nëpërmjet numrit të telefonit. Sigurisht, pagesa e këtij lloji prostitucioni bëhet në shuma të mëdha dhe veprimtaria e tyre ushtrohet në vende të fshehta në mënyrë që të mos bëhet publike dhe të mos kuptohet lehtë nga të tjerët. Një mënyrë për të mos rënë në sy dhe një metodë shumë e përdorur është marrja e një shtëpie me qera në Tiranë, ku këto femra jetojnë vetëm.
Një metodë tjetër është edhe publikimi i numrit nëpër gazeta ku kërkesa e tyre është lidhja me një burrë të martuar, në mënyrë që pastaj ai të jetë edhe klienti i rregullt i saj. Me këtë metodë nuk ka një tarifë të saktë pagese ndaj tyre pasi paratë që klienti duhet të paguajë është “aq sa femra” është në gjendje ti marrë klientit.
Motelet dhe prostitucioni
Tashmë, një mënyrë e re e prostitucioni janë edhe lajmërimet nëpër ambiente publike. “Kemi Motel” është lajmërimi që shpesh mund të haset mbi një fletë të bardhë të ngjitur në ndonjë mur apo shtyllë, por që në fakt janë thjeshtë disa apartamente me dhoma të ndara në të cilat mund të shkosh të kalosh një natë me të dashurën kundrejt një çmimi prej 1000 lekësh. Nëse kjo e fundit të mungon, sigurisht që këto “motele” të ofrojnë shërbimin e plotë. Mund të të ofrojnë një femër në mënyrë që të kalosh një natë me të kundrejt pagesës, e cila varion nga pamja ose mosha e femrës.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0437620 sekonda, 25 pyetje