Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nezir Hamdi Kabashi
Tali

Postuar mė 15-3-2007 nė 21:58 Edit Post Reply With Quote
Nezir Hamdi Kabashi

Nga Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Personalitete në diasporë:

Nezir Hamdi Kabashi - luftëtar i lirisë


-“Nisuni sa më shpejt! Shkoni! Pushkën ma leni këtu afër! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën”! - na urdhëroi Komandanti.
Thirrjet e tij na ligështuan shpirtërisht. Zemërplasur, me kokën mbrapa, në terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.
Kisha planifikuar me vite të tëra për ta takuar Nezir Hamdi Kabashin. Këtë dëshirë e realizova me ardhjen time nga Zelanda e largët në Evropë. Më 24 prill 2004 në Garmish /Gjermani/ e vizitova luftëtarin e vetëm të Batalionit të Parë, që ende është në jetë dhe gëzon shëndet të mire. Pas udhëtimit të stërgjatë iu hodhëm në qafë njëri tjetrit alla malësorçe. Më mbuloi me trupin e tij shpatullan, duart e gjata dhe ende të forta. Isha paksa i shqetësuar që kisha përpara njeriun që kurrë nuk e ndali luftën për çështjen kombëtare. Që në vitin 1944 iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoj: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave, vlerave më të mira shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Shaqir Kabashin e Hysen Tërpezën në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi...
Nezir Hamdi Kabashi rrjedh nga familja e të cilit dolën shumë trima e luftëtarë të lirisë, të cilët luftuan burrërisht kundër pushtuesit turk e serb. Në luftën e Kaçanikut 1910 ranë për të mos vdekur kurrë Adem, Mustafë dhe Brahim Kabashi, kurse në luftë kundër pushtuesit serb /1945/ në përleshjen me forcat e Brigadës XVII-të Maqedonase i vriten babai Hamdiu dhe vëllai Bajrami, kurse dy kushërinjtë e parë të tij, Brahimi vritet në malet, rrethinën e Beratit në Shqipëri si pjesëtar i njësitit diversant /1951/ dhe Ahmeti /Meti/ në Desantin e vitit 1953 bie në duar të Sigurimit shqiptar dhe pushkatohet. /Ahmeti ishte në grupin e Hamit Matjanit, i cili ra në grackën e Sigurimit e realizuar me ndihmën e KGB-ës që merrte informata prej agjentit anglez, Kim Filbi/. Xha Neziri u rrit dhe u edukua në frymën luftarake të të parëve tij. Që në rini e kish mësuar artin e luftës, qëndresës përballë mizorisë së egër të pushtuesve, prandaj ai që në fillim ishte luftëtar i radhëve të para të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë, i udhëhequr nga strategu Hasan Kabashi.

“Kosova duhesh të ketë ecur më përpara”. - më thotë – xha Neziri
“Pas 57 vjetëve vizitova vendlindjen. U çmalla e u kënaqa me njerëzit e mi, me djalin, vajzën, nipat, mbesat, me vendin... Të them të drejtën edhe u mërzita për shokët, të dashurit e mi që nuk i gjeta në jetë dhe, Kosova duhesh të ketë ecur më përpara”. Më thotë xha Neziri shtruar, rrjedhshëm shqip, me mbamendje të shkëlqyeshme e zërin pushkë. “Krejt jetën kam jetuar për ta parë Kosovën të lirë. Për këtë u deshtë shumë vuajtje, sakrifica. Unë gjithmonë kam pasur bindjen se liria fitohet vetëm me armë. Në luftë me Brigadën e XVII Maqedonase, në Malet e Kopilaçës, mars 1945, ranë trimërisht babai Hamdiu dhe vëllai Bajrami, 17 vjeç. Më dhimbet Bajrami. Medet! Jetën e kishte përpara. Edhe atëherë edhe sot ndjej një lehtësim që ata nuk shkuan kot, kanë vrarë me dhjeta çetniko-partizan. Në Malet e Kopilaçës qëndruam deri në nëntor të vitit 1945. Më 14 nëntor 1945 mësyjmë Greqinë. Udhëtonim kryesisht natën të prirë nga komandant Hasan Kabashi. Rrugë e mundimshme, pa ushqim e veshje të mirë. Për gjithë kohën /14 ditë/ sa udhëtuam tri herë kemi mund të hamë. Në një manastir ortodoks jemi paraqit si brigadë partizane, aty jemi çlodh e ushqyer, bile edhe me veti na kanë dhënë bukë e pemë. Diku afër Kërçovës derisa po i kthente delet në mbrëmje një bari, dolëm nga shkurret ku ishim fshehur dhe 7 delet i fundit i kapëm pa u hetuar dhe që atë mbrëmje i premë. Të ngopur me mish të pjekur vazhduam rrugën për në kufi. Tre ditë e tre net e mbajtëm me vete një maqedonas për të na treguar rrugën. Në ndarje e shpërblyem me para maqedonasin. Në Kranj dërgojmë tre veta për të vëzhguar terrenin. Vëzhguesit paralajmërohen nga një kopshtar se në Kranj kanë hy brigadat partizane, dy prej tyre, Hajdin Demiri dhe Zenel Lladova nuk e përfillin rrezikun dhe hyjnë në qytet. Kurrë më nuk u kthyen. Kopshtari i jep një copë bukë Muharrem Toplanës. Atë copë të bukës e ndau komandanti në 70 pjesë, aq ishim, duke shikuar secilin prej nesh në fytyrë për të parë se cili është më i lodhur, i uritur. Krejt afër kufirit, pas 14 ditë udhëtimi, pikërisht ditën e festës sonë më të madhe – Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1945, në mbrëmje ramë në pritë. Me këtë rast plagoset për vdekje komandant Kabashi. Si gjithmonë edhe kësaj here komandanti ishte në krye të kolonës. Këtu ndodhi edhe një vrasje tjetër. Në të kthyer nga vëzhgimi vritet gabimisht, pa dashje, Qamil Samakova. Ishin këto momente të vështira. Do të them më të vështira në jetën time. Humbëm komandantin Hasan Kabashin dhe luftëtarin Qamil Samakova. Që të dy trima e burra të fortë. U krijua një gjendje shumë e tendosur. Shumica e bashkëluftëtarëve, me ta edhe Hysen Tërpeza, vazhduan rrugën drejt Greqisë, me premtim se do të na vijnë në ndihmë nëse kemi nevojë. Me komandantin e plagosur mbetem ne kabashët: Rexhepi, Ahmeti, Shaqiri, Destani, Mejdiu, Brahimi, unë dhe tre të tjerë Fejzë Gërlica, Ramiz Begunca e Hamit Shushka. Përkundër dëshirës sonë të madhe për ta ndihmuar komandantin zemërluan, nuk patëm sukses. Provuam ta bartim, por s’patëm as forcë as mjet.
-“Nisuni sa më shpejt! Shkoni! Pushkën ma leni këtu afër! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën”! - na urdhëroi Komandanti.
Thirrjet e tij na ligështuan shpirtërisht. Zemërplasur, me kokën mbrapa, në terrin e asaj nate e kaluam kufirin”.
Në Germanov /Greqi/ dorëzuam armët. Prej aty me autoblinda na kanë dërguar në Florinë. Në Florinë, i tronditur për së tepërmi për vrasjen e Hasan Kabashit, vdes zëvendëskomandanti Rexhep Agush Kabashi, strateg i shkëlqyeshëm, zotërues i pushkës e i fjalës, atdhetar dhe shumë i autoritetshëm te bashkëluftëtarët. Jeta në emigracion është e vështirë. U shpërndamë gjithandej botës, por kurdoherë ishim në lidhje me njëri tjetrin për t’i dhënë krah kauzës për çlirimin kombëtar, ishim në lidhje të drejtpërdrejt për t’i sinkronizuar aksionet tona për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Kurrë nuk pushuam së vepruari në demaskimin e propagandës komuniste në Jugosllavi e Shqipëri, sensibilizimin e opinionit botëror rreth çështjes së pa zgjidhur të shqiptarëve në tokat e tyre etnike. Me ardhjen e shqiptarëve si gastarbajter në Evropë e shuaja paksa peshën e mallit për atdheun e njerëzit e mi. Prej tyre merrja informata të drejtpërdrejta për ngjarjet në Kosovë”.
Baca Nezir, i them, e pate lehtë për ta gjetur rrugën për në vendlindje pas 57 vjetëve?- “Po - qeshet - kah mali, në këmbë, edhe nëpër terrin e natës kisha hy në katund”.
U ndamë nga mikpritësi, atdhetari, që kurrë nuk i humbi shpresat se një ditë do ta thyen qafën ata që e mbajtën Kosovën me dhunë, u ndamë nga luftëtari që krejt jetën mbeti luftëtar, duke i uruar shëndet dhe premtuar se do të shihemi sërish në Kosovë.

Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Bashkangjitje: Personalitete ne diaspore. Nezir Hamdi Kabashi.doc (121.5kb)
Ky fil ėshtė ngarkuar 480 herė






Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-1-2008 nė 11:54 Edit Post Reply With Quote
Shkruan: Sabit Abdyli

IN MEMORIAM

Deri në fund zemra i rrahu për Kosovën





Në Garmish të Gjermanisë, më 7 janar 2008, pas një sëmundje të rëndë vdiq Ballisti Nezir Hamdi Kabashi. Nacionalisti Nezir Kabashi u lind në vitin 1918 në Kabash të Anamoravës, në familjen nga e cila dolën shumë burra të fortë, të cilët gjatë tërë jetës së tyre ishin në shërbim të Atdheut. Në vitin 1944 Neziri iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave, aksioneve që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoj: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Hysen Tërpezën e Shaqir Kabashin në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi dhe me familjarët në Kosovë përmes gastarbajterëve tanë me punë në Gjermani. Neziri u rrit dhe u edukua në frymën luftarake të të parëve tij. Që në rini e kish mësuar artin e luftës, qëndresës përballë mizorisë së egër të pushtuesve, prandaj ai që në fillim ishte luftëtar i radhëve të para të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë, i udhëhequr nga strategu Hasan Kabashi. Në korrik-gusht të vitit 2004, në Kabash, Nazir Kabashi gjatë një bisede me te, tërthorazi e pyeta se ku do të dëshironte ta ketë varrin, në Kabash, në Kopilaç te vendi ku i kanë rënë në luftë me çetniko-partizanët (18 prill 1945) babai Hamdiu dhe i vëllai Bajrami, apo diku krejt tjetër? Me një buzëqeshje prej ushtaraku që është i rrahur paq me jetën, më pat thënë: “Bacooo, dëshira ime është në vendlindje, po luftëtarit nuk i dihet, si e ku i vjen vdekja. Asnjë nga meshkujt e lozes sime dhe nga shokët e luftës nuk u varrosën pranë familjarëve, të dashurve të tyre, bile disave nuk ju dihet as varri. Baba me vëllain Bajramin u varrosën në vendin ku u vranë, në malet e Kopilaçës, baca Hasan u vra në kufirin maqedono-grek, nuk i dihet varri, baca Rexhep vdiq në Florin të Greqisë, Brahimi dhe Meti u vranë në Shqipëri, Shaqiri vdiq në Amerikë, Destani në Shkup, Mejdiu në Gjermani etj. Edhe mua nuk më dihet, se ku do t’i mbyll sytë. Sa jam këtu, (Kosovë) sa në Gjermani. Dashtë Zoti, edhe unë, të ndahem nga kjo jetë si u ka hije burrave!”

Neziri gjithë jetën ka jetuar për Kosovën dhe lirinë e saj. Në vitin 1953 e hoqi uniformën e ushtarit dhe vazhdoi aktivitetin në bashkëveprim me të tjerët me mjete e forma tjera për t’i dhënë krah çështjes për çlirimin e Kosovës. Ky kundërshtar i devotshëm i komunizmit në emigracion mësoi shkrim lexim. Fliste rrjedhshëm disa gjuhë.. Ishte mirë i informuar për situatën në gjitha tokat shqiptare. Përkrahës i shkollimit në gjuhën shqipe, i ruajtjes së identitetit kombëtar, demokrat i flakët dhe i pa kompromis në luftë për liri e barazi të të gjithë njerëzve. Varrimi i luftëtarit, zemra e të cilit rrahu deri në fund për Kosovën ishte madhështor dhe u bë në varrezat e fshatit në Kabash. Në ceremoninë e përcjelljes së patriotit morën pjesë me qindra vetë të ardhur nga katër anët e Kosovës dhe nga diaspora. Me ketë rast për jetën e Nezir Kabashit foli Sylejman Hamëz Rexhepi. Në emër të Veteranëve të Luftës të Komunës së Vitisë fjalën e rastit e mbajti Abdyl Bajrami, kurse në emër te familjes e farefisit para të pranishmëve të ceremonialit u falënderua Gëzim Hamdiu.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1296940 sekonda, 26 pyetje