Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: e djathta ne kerkim te nje ideologjie
nurellari

Postuar mė 20-5-2007 nė 16:23 Edit Post Reply With Quote
e djathta ne kerkim te nje ideologjie

Me poshte po dergoj nje artikull te botuar ne fillim te vitit 2005 por qe besoj se eshte ende aktuale kur behet fjale per nevojen per ideologjizimin e te djathes. Komentet jane te mirepritura

Elegji për konservatorizmin shqiptar
nga Adri Nurellari (Instituti Liberal)
marre nga Shekulli
Zakonisht kur diskutohet për spektrin politik aplikohet një kendvështrim me dy pika referimi, të majtën dhe të djathtën. Ideja e të majtës dhe të djathtës ka lindur nga viti 1789 kur Luigji I Gjashtëmbëdhjetë mblodhi përfaqësitë e përgjithshme në Francë. Në këtë mbledhje dy klasat a para, aristokratët dhe klerikët u ulën në të djathtë të mbretit ndërsa përfaqëesuesit e klasës së mesme dhe popullit majtas, dhe ky ky lloj pozicionimi është aplikuar për nje kohë të gjatë edhe në vende të tjera. Gjithësesi, ky lloj këndvështrimi linear është tejet I thjeshtëzuar dhe nuk merr parasysh dimensione të tjera që e bëjnë më të komplikuar skenen e politikës. Këto dimensione mund të jene shkalla e ndryshimit, duke patur forca politike qe janë per status quo-në, forca qe jane pro ndryshimit dhe kundër ndryshimit. Metoda politike e ndryshimit ku forcat politike ndahen në ato qe janë për ndryshim revolucionar ose ndryshimin konstitucional. Drejtimi i ndryshimit, ku ka forca pro kapitaliste dhe anti, etj.
Megjithatë po ti përmbahemi spekrit konvecional qe njohim ne, e djathta zakonisht përbehet ose nga konservatorët që shkëputen me vështirësi nga e kaluara, ose nga liberalët qe çmojnë tregun e lirë, ose siç ndodh më dendur, nga një aleancë e të dyja palëve. Mirepo në rastin e të djathtës shqiptare, po të merret parasysh e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e mundshme mund të nxirret si konkluzion se rrymat konservatore nuk kanë të ardhme në Shqipëri.
Konservatorizmi klasik është jo ideologjik , çka do të thotë që përkufizohet më tepër nga temat e trajtuara, qëndrimet e caktuara, mjetet e zgjedhura se sa nga objektivat e synuara. Pjesa e vetme që mbase mund të quhet ideologjike tek konservatorizmi është thjesht prirja për të penguar ndryshimet sociale. Friedrich Von Hayek e quan konservatorizmin si një frenë makine që thjeshtë ngadalson lëvizjen por që nuk ndikon drejtimin. Konservatorizmi ka këtë emër pasi kryesisht synon të konservojë institucionet e vjetra, traditën, moralin si dhe çështje apo ideale. Përjashto konservatorizmin amerikan ku dallimi me partizanët e liberalizmit klasik është shumë i vogël.
Konservatorët dallohe për mbrojtjen e institucioneve tradicionale dhe këtu bëhet fjalë për institucione të vjetra qe mund të ngjajnë anakronike ose jo-racionale por qe kanë provuar se kanë qenë efikas e të dobishëm e për rrjedhojë duhen mbajtur. Kjo gjë mund të thuhet nga konservatorët britanikë kur ata mbrojnë me ngul mbajtjen e institucionit të Lordëve të trashëguar. Në kushtet e demokracisë duket si e paarsyeshme qe disa njerëz të privilegjohen vetëm se janë fëmijë të disa personave të caktuar, e për më tëpër që pa konkurrencë ata të shtien në dorë poste të përjetshme. Mirëpo ajo që është vënë re është se Lordët e trashëguar kanë qënë shumë efikas pasi nuk kishin frikën se do të duhej të ri-zgjidheshin në të njëjtin post, e për rrjedhojë nuk kishin nevojë të bënin aleanca apo lëshime për të fituar më tepër popullaritet. Po kështu Lordët kanë pasur një sens shumë të fortë të fisnikërisë kalorsiake që i bënte ata goxha më të ndershëm e të devotshëm se zyrtarët e tjerë të shtetit britanik.
Porse ndërsa parlamenti britanik e ka zanafillën në fillimin e mijëvjeçarit të kaluar, ne shqiptarët kemi shumë pak institucione politike të trashëguara. Kështu pluralizmi, parlamentarizmi, konstitucionalizmi, demokracia etj, jane shumë të reja në vendin tonë dhe janë gjera që ende duhet të ndërtohen. Përvoja njëmbëdhjetë vjeçare e sistemit monarkik të Zogut u harrua pas gjysëm shekulli republikë socialiste. Prandaj nuk mund të kemi një politikë konservatore për të ruajtur institucione, kur e kaluara ne nuk na ka përcjellë ndonjë institucion (përjashto këtu institucionet komuniste padobia e të cilave as që vihet në dyshim) .
Një tjetër skenar do të ishtë prania e partive që do të kishin në bazë të programit të tyre ruajtjen e traditës shqiptare. Fatkeqësisht nëse flitet për tradita tek ne nuk diskutohet vetëm për moralin, familjen, besën por të kryesisht për patriarkalizmin e familjes shqiptare, diskriminimin gjinor, vetgjyqësinë dhe gjakmarrjen, korrupsionin, agresivitetin, mungesa e tolerancës, kriminaliteti, ekonominë primitive etj. Do të ishtë e vështirë të mendohej që një parti politike në Shqipëri ta bazonte aksionin e vet politik tek këto tradita të fundit që zor se janë për tu lakmuar.
Në botë partitë konservatore ndërtohen gjithashtu për të ruajtur status-quo-në ose për të penguar ndryshimin e shpejtë. Mirëpo duke njohur gjendjen tmerrësisht të keqe në Shqipëri, është e vështirë të mendosh se ndonjë parti do të marri përsipër të ketë si bazë të vijës së sajë politike, ruajtjen e gjendjes së tanishme dhe karakteristikave tipike të të sotmes shqiptare. Edhe vetë partia në fuqi nuk guxon të thojë që situata ku jetojmë është e mirë por thjesht përpiqet të bindi elektoratin që opozita është më keq. Duke patur parasysh sa prapa jemi në krahasim me vendet e tjera të Evropës, neve natyrisht që na duhet të ecim me shpejtë se kurrë. Aq më tepër që në kushtet ku është katandisur Shqipëria është më se e nevojshme që të merren hapa sa më të shpejta për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe NATO, për të ulur kriminalitetin, varfërinë, dhe korrupsionin.
Në Evropën perëndimore ka shumë parti konservatore të cilat kanë për bazë fenë. Partitë kristian-demokrate kanë qënë forca dominuese politike në Evropën Perëndimore të pasluftës. Mirëpo në Shqipëri feja është një faktor ndarës dhe jo bashkues si në perëndim dhe politizimi I fesë brenda Shqipërisë është një faktor negativ përçarës me pasoja të paparashikueshme. Për mos të folur më pas për faktin që ne, për faj të rregjimit ateist komunist, kemi ndjenja fetare të zbehta dhe vështirë se moblizohemi nga platforma apo përkatësia fetare.
Veçoritë demografike shqiptare nuk e ndihmojnë aspakt konservatorizmin në Shqipëri. Konservatorët janë kryesisht njerëz me moshe relativisht të lartë dhe në një Evropë ku popullsia vetëm plaket, konservatorizmi ka për të patur goxha mbështetje. Mirëpo ne kemi popullsinë më të re në Evropë dhe të rinjtë zakonisht kanë alergji nga konservatorizmi.
E vetmja gjë që ka qënë ne një farë mënyre fuqi mobilizuese në politikën shqiptare dhe qe mund të bëhej një mjet I mirë për mbështetjen e konservatorizmit tek ne është nacionalizmi. Partitë konservatore në Evropë shquhen për mbajtjen lartë të nacionalizmit mirëpo në Shqipëri idetë nacionaliste nuk kanë shumë shans për tu zhvilluar. Kjo ndodh pasi ne nuk jemi një popull nacionalist gjë që duket kur njerëz që thërrasin për Shqipërinë etnike siç është Idajet Beqiri, nuk mbledhin shumë ndjekës rreth vetes. Në fakt sot për zgjidhjen e çështjes kombetare janë më të interesuar shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe diasporës sesa shqiptarët e Shqipërisë. E përderisa të parët nuk votojnë në Shqipëri, partitë nacionaliste shqiptare nuk kanë përkrahje elektorale. Për ne këtu shqetësimet që vijnë prej mungesës së sigurisë, punës, dritave, ujit dhe ushqimit (kjo e fundit është e vërtetë për të paktën 13% të popullsisë e cila sipas statistikave është e pllakosur nga varfëria absolute), janë probleme shumë më akute e të rëndesishme se aspirata e vjetër për ti bashkuar Shqiptarët në një shtet. Normalisht njerëzit mbështesin projekte politike që duken të realizueshme por duke parë rrethanat politike të sotshme bashkimi I trojeve shqiptare duket I paaritshëm,e për rrjedhojë shumë njerëz mendojnë se nuk i a vlen barra qera që të flitet më për këtë çështje. Për mos të folur pastaj që në realpolitikën që përjetojmë sot, faktori ndërkombëtar është vendimtar dhe ringjallja e nacionalizmit në Shqipëri do të pritej shumë keq dhe do të shkaktonte reagime shumë të ashpra nga jashtë. Evropianët nuk e patën për gjë që të hiqnin nga pushteti Hajder në Austri, e jo më një parti shqiptare që do të tentojë të kërkojë ndryshimin e kufijve.
Gjithësesi sa u tha më sipër është më tepër në nivelin e skenareve të mundshme që mund të ndjeki zhvillimi i konservatorizmit në Shqipëri. Po të shikohet konkretish historia e kohëve të fundit, kuptohet që prespektiva e konservatorizmit shqiptar duket akoma më e zymta.
Kur flitet për konservatorizmin shqiptar në realitet, menjëherë del në plan të parë nevoja për të analizuar grupin shoqëror shqiptar që do të bëhej mbrojtëse e natyrshme e konservatorizmit këtu tek ne. Konservator tek ne mund të quhen si ata që nuk duan qe ne të largohemi nga rregjimi komunist edhe ata njerëz që kanë qënë të persekutuar gjatë rregjimit dhe që tani kërkojnë një kthim tek idealet dhe tradita e para-luftës. Kuptohet që nostalgjikët e rregjimit të kaluar si dhe ata që mendojnë se shumë gjera të asaj periudhe nuk ishin keq e kanë gjetur veten brenda forcave politike të spektrit të majtë prandaj diskutimi është më I vlefshëm për ata që në komunizëm ishin të persekutuar.
Fatkeqësisht komunizmi shqiptar përveçse përmbysi të ashtuquajturat klasat drejtuese të mëparshme, ia doli që të zhdukte në Shqipëri çdo formë disidence dhe çdo ide apo mendim alternativ. Ishin shumë të paktë të persekutuarit nga komunizmi që kishin mundur të konservonin idealet dhe emancipimin që kishin patur paraluftës. Shumica e tyre ishin fëmijët e të përmbysurve të dikurshem që për faj të prindërve ishin lindur e rritur në persekutim brenda sistemit. Këta kishin pak ideale apo traditë pasi ajo ishte fashitur gjatë dekadave të komunizmit, por kishin shumë mllef e marraz I cili u shfaq menjehere ne vitet e para të pluralizmit. Në fakt në vitet e para pas komunizmit, konservatorizmi shqiptar karakterizohej vetëm nga revanshi I luftës kundër komunizmit dhe gjithçkaje që mund të lidhej me të. Nga periudha para vendosjes së pushtetit popullor u përcoll kryesisht kërkesa për të rimarrë pronat dhe pushtetin dhe jo idealet apo çështjet e asokohe. Një pjesë e të persekutuarve u la jashtë vendimarrjes ndërsa një pjesë tjetër kërkoi të vinte e të rrinte në pushtet jo falë konkurrencës dhe meritës por vetëm pse kishin qënë fëmijtë e dikujt.
Mungesa e një të ardhme konservatore për të djathtën shqiptare e dëshmon historia e shkurtër pluraliste jonë. Dy partitë që mund të konsiderohen konservatore në Shqipëri, partia e Ballit Kombëtar dhe Partia e Legalitetit, nuk kanë pasur ndonjë mbështetje të madhe nga elektorati. Ato ose janë futur në parlament fal lëmoshës se Partisë Demokratike me ndonje zonë të lirë votimi ose me zorr kanë marre mjaftueshëm vota për të kapërcyer pragun e propocionalit. Ajo që ka karakterizuar këto parti gjatë gjithë viteve nëntëdhjetë ka qënë disporpocioni I madh mes grykësisë së tyre dhe mbështetjes që ato realisht kishin. Kjo grykësi tregoi qartë se idealet dhe parimet e këtyre partive nuk ishin mjaftueshëm të forta sa ti mbanin ato të bashkuara. Prandaj secila prej këtyre partive, pavarsisht nga mbështetja tashmë e vogël që kishin, është copëzuar. Paradoksi tjetër është se ndryshe nga një parti klasike konservatore perëndimore që për nga vetë natyra nuk para ndryshon, partitë shqiptar konservatore kanë ndryshuar shumë shpesh pozicionin dhe sot nuk është çudi që të shohësh deputetë të ballit apo legalitetit që të votojnë ose abstenojnë në favor të qeverisë.
Mbështetja për këto parti është e sigurtë se veç ka për tu pakësuar duke patur parasysh se nostalgjikët e paraluftës sa vijnë e pakësohen në numër dhe se mllefi antikomunist që ushqente sadopak rrymën konservatore jeton tek pak njerëz tani. Antikomunizmi shqiptar tani është kaq I dobët sa në Shqipëri sot flitet haptazi për ti dhënë Enver Hoxhës emrin e një rruge Gjirokastër ose familjes së tij një pension veterani. Ndërkohë që dhjetë vjet më para kjo gjë do të konsiderohej skandal i madh dhe do te ngjallte reagimin e ashpër të shumë njerëzve. E vetmja gjë që mund të mund të mbaj gjallë sadopak ndjenjën konservatore tek ne mbetet kërkesa për rikthimin e pronave. Mirëpo aktorë tek forcat e djathta që pretendojnë frymë konservatore kanë treguar që nuk e kanë për gjë që të shndërrohen nga republikanë në monarkistë, dhe nga antikomunistë të ofrojnë bashkëpunim politik me socialistët. Pas këtyre manovrave diskretitutese të bëra kohëve të fundit, vështirë se konservatorët shqiptarë vështirë do mund të ndjellin besim.
Këto manovra kanë shtyrë Partinë Demokratike që të deklarojë se partnerët e zgjedhjeve të ardhshme nuk kanë për të qënë mikro-partitë e djathta por akademia, biznesi dhe shoqëria civile. Kjo gjë do të thotë që atyre do t’iu hiqen patericat që I mbanin akomka duke ecur prej skutave të historisë. Ky fat që kanë zgjedhur partitë konservatore shqiptare nuk ka dëshmuar vetëm për pabesueshmërinë për liderat e tyre por edhe për paftësinë e rrymës konservatore për të dhënë një zgjidhje për çështjet e të tashmes. Paaftësia e ideve konservatore për të bërë për vete njerëz gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pluralizmit si dhe prespektiva e pafavorshme që vihet re nga analizimi I skenareve të mundshme të zhvillimit të konservatorizmit në Shqipëri, tregon se e djathta shqiptare nuk mund të ketë të ardhme me idetë konservatore dhe lë të mendosh se ardhmja ideologjike e natyrshme e saj është liberalizmi.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0644081 sekonda, 24 pyetje