Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: ligji kunder duhanit
nurellari

Postuar mė 20-5-2007 nė 16:39 Edit Post Reply With Quote
ligji kunder duhanit

E drejta për të pirë duhan
Botuar tek revista Klan
Adri Nurellari

Në kuadër të integrimit europian, zelli i kopjimit apo adoptimit të ligjeve, rregullave apo stilit europian të jetës ka bërë që një grup njerëzish të ndërmarrë një nisëm ligjore për të ndaluar duhanin në ambjente publike. Në fakt është qesharake sesi në Shqipëri gëlltitet kaq lehtë probleme që janë në rendin e ditës në vendet e Bashkimit Evropian por që janë vite dritë largë me kontekstin shqiptar. Një çështje goxha e ngjashme nisi para pak kohësh me një debat për të lejuar me ligj martesat homoseksuale në Shqipëri sikur këtu tëishin duke plasur protestat nga ky komunitet për të bërë të mundur martesat. Njëlloj me duhanin, përpiqen që të diktojnë në komunitetin shqiptar, pjesë e traditës së lashtë e masive ballkanike për të dredhur duhanin, një ligj që të importuar nga vendet e ftohta nordike ku edhe të duash e ke bela të ndezësh çakmakun nga të ftohtit. Pra në vend që të merren me nisma ligjore për të zgjidhur problemin e statusit të prokurorisë që ka sjellë vërdallë disa qeveri rresht, kodin zgjedhor i cili siç e do zakoni në Shqipëri stiset me shpejtësi pak javë para datës së zgjedhjeve, parlamentarët tanë si për të justifikuar që nuk e hanë bukën kot, po ndërmarrin një nismë ligjore alla europiana.
Por sikur të mos mjaftojë konteksti krejt i papërshtatshëm i këtij antiduhanizmi, vetë ligji do të ishte shkelje e shumë të drejtave themelore të njeriut. Është e vërtetë që ka rreziqe për shëndetin nga duhani, dhe për këtë gjë nuk ka ngelur një njeri në këtë tokë që nuk e ka mësuar këtë fakt dhe prapë kanë vendosur të vazhdojnë ta pijnë duhanin duke ushtruar të drejtën që të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre. Por a nuk është i njëjti risk me shumë veprimtari të tjera qejfi që bën njeriu? Për shembull konsumimi i mishit në masë të madhe rrit nivelin e kolesterolit duke rritur peshën apo dëmtuar zemrën, pirja e alkolit shkakton dëme të tjera shëndetësore e megjithatë njerëzit e kanë parasysh dhe marrin përsipër dëmin e alkoolit dhe nuk hezitojnë të rrëkëllejnë një apo më shumë gota alkooli në shoqëri të këndshme. Njerëzit e pinë duhanin me të njëjtën llogjikë që bëjnë gjithë gjerat e tjera, sepse ata besojnë se duhani i pirë sjell më shumë kënaqësi se kur nuk pihet, pavarsisht nga rreziku. Nëse do të lejonim që shteti të ndërhynte sip rind në jetët tona për të na bërë mirë ne atëhere ku do të frenonte ky shtet. Imagjinoni që neve përveçse heqja dorë nga duhani na bën mirë të bëjmë ushtrime fizike e të mos bënim jetë sedentare, por kjo nuk do të thotë që të lejojmë shtetin që të na detyrojë që të bëjmë çdo mëngjes gjimnastikë si koreanoveriorët. Për mos të thnë pastaj që shteti mund të shkonte deri aty sa të na thoshte që disa ide neve na bëjnë keq e prandaj duhen ndaluar. Me të njëjtën logjikë paternaliste i bie që ne të kufizojmë njeri tjetrin për të marrë frymë meqënëse thithim oksigjenin e përbashkët e ndotim ambjentin me dioksid karboni. Ndalimi i pirjes së duhanit në fakt do të ishte shkelje flagrante e lirisë së njeriut nga shteti që sikurse ka thënë Xhon Stjuart Mill : “E vetmja arsye për të cilën shteti mund të përdori në mënyrë të drejtë forcën dhe shtrëngimin ndaj një anëtari të komuniteti të qytetëruar është për ta penguar që ky anëtar prek liritë e tjetrit ose dëmton të tjerët.” Me fjalë të tjera vetes mund t’i bëjmë çtë duam.
Mirëpo ky ligj dëmton një tjetër të drejtë thelbësore të njeriut, dhe nuk bëhet fjalë për lirinë e duhanpirësve ose jo duhanpirësve, por për lirinë e pronës. Çfarë nënkuptohet me ambjent publik është në shumicën e rasteve ambjent privat. Pra baret, lokalet, kompanitë që do të detyrohen të ndalojnë pirjen e duhanit, janë në fakt pronësi private dhe një detyrim i tillë është një cënim i flagrant i të drejtës së pronësisë.
Bile me një llogjikë të ftohtë edhe struktura ligjore e tanishme që pengon reklamat televizive dhe radiofonike të duhanit, në fakt përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Së pari është çensurë që të pengon të nxjerrësh një informacion, është njësoj sikur të pengosh informacionin për sallamrat sepse dëmtojnë shëndetin. Së dyti dëmton vlerën që ka reklama për konsumatorin në një shoqëri të lirë. Konsumatori ka të drejtë për të marrë informacion sa më të gjerë, të shpeshtë dhe të saktë për një produkt, përbërësit, standardet e prodhimit, markat e ndryshme etj. Moslejimi i këtij informacioni dëmton mbrojtjen e konsumatorit, dhe në fakt reklamimi i duhanin në fakt nuk shërben për të nxitur të tjerë njerëz që të pinë duhan, por për të bërë të mundur që duhanpirësit të zgjedhin mes markave të ndryshme
Mbase një ligj për duhanin do të duhej por në krejt tjetër forme, së pari njëherë të kujdeseshim që fëmijët mos ta pinin duhanin përpara se të pengonim të rriturit që të pinin duhan nëpër bare. Kjo sepse fëmijët ende nuk janë mjaftueshëm të pjekur për t’u lënë në dorë të të ndërmarrin një veprim të ndërgjegjshëm e të informuar. Së dyti do të ishte mirë thjesht që bareve t’u kërkohej me ligj që të informonin qytetarin nëse e kanë bar apo lokal ku lejohet ose ndalohet pirja e duhanit duke respektuar të drejtën e njeriut për informacion. Dhe në këtë mënyrë do të lulëzojnë baret që kanë si klientelë target duhan pirësit dhe bare që kanë klientelë pa duhan sikurse lulëzojnë baret që kanë klientelë adoleshentë e mbajnë muzikë të lartë dhe baret që kanë klientelë më të moshuar me muzikë të butë në sfond.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0434761 sekonda, 24 pyetje