Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Rexhep Agush kabashi
Tali

Postuar mė 5-6-2007 nė 09:22 Edit Post Reply With Quote
Rexhep Agush kabashi

Rexhep Agush Kabashi shembull burrërie e atdhetarizmi

Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi, luftën nuk do ta ndalim, nji atdhe kemi, kur asht i robnuem duhet me çlirue, kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin më të naltë.”

Dinte shkrim lexim dhe me mençuri i gjykonte gjërat. Në vitin 1929 me familje migroi në Turqi për shkak zullumit, terrorit serb, që ushtronte ndaj shqiptarëve dhe sidomos familjes së tij. Në Turqi nuk qëndroi gjatë, fundja ai nuk kishte si te jetonte në mesin e atyre, të cilët në vitin 1910 tradhtisht ia vranë xhaxhin Brahimin, kushërinjtë Adem e Mustafë Kabashin dhe ia dogjën shtëpinë në shenjë hakmarrje për humbjet që ia kishin shkaktuar të përmendurit në luftën e vitit 1910 te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës forcave të Shefqet Turgut Pashës. Rexhepi vendos të kthehej dhe së pari vendoset në Shqipëri., pastaj me 1941 vjen në truallin e stërgjyshërve të vet. Në Gjilan, emërohet postëkomandant i xhandarmerisë në Nënprefekturën e qytetit. Në zyrën ku punonte solli rregull, disiplinë dhe drejtësi. Punën e kryente me pasion dhe të njëjtën gjë e kërkonte edhe prej vartësve të tij. Me qëllim të mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në Malet e Zeza të ***adakut në bashkëpunim me Hasan Brahim Kabashin formuan formacione vullnetare që me sukses iu kundërvunë armikut. Pas kapitullimit të Bullgarisë, shtator 1944, në bashkëveprim me krerët e asaj kohe: Hysen Tërpezën, Isë Seferin etj. Rexhep Kabashi e përgatiti vendosjen e pushtetit administrativ shqiptar në Viti. Për kryetar emërohet Hasan Brahim Kabashi, personalitet i njohur për atdhetarizëm, trimëri e aftësi organizative. Rexhepi ishte ndër të parët me Isë Seferin që e përgëzoi Hasanin për emërimin e tij kryetar komune, kështu ai, qetësoi situatën që gati po shndërrohej ne konflikt të armatosur mes katundeve, në lidhje me emërimin e kryetarit në Viti. Pas ardhjes së partizanëve Rexhepi bashkë me Hasanin, të vëllain, Ahmetin, kushërinjtë Hamdiun, Nezirin, Destanin, Mejdiun ... formacionet e vogla vullnetare i shndërruan në batalione Ishte pjesëmarrës në të gjitha aksionet, betejat që u ndërmorën kundër çetniko-partizanëve në Anamoravë dhe më gjer. Vlen të përmendim luftën për çlirimin e Ferizajt, 2 dhjetor 1944, ku Rexhepi u dallua për trimëri.

”Pikë i mbetet që në përleshjen me Brigadën e XVII-të sllavo-maqedonase nuk qëllon aty, ishte në një takim pune me Isë Seferin, kur bien dëshmorë Hamdiu me djalin Bajramin. Ndoshta, na thoshte ai, krejt ndryshe kishte përfunduar beteja sikur të kisha qenë aty”. (Sipas Nezir Hamdi Kabashit, kushëri dhe bashkëluftëtar i Rexhepit). Gjithmonë ndodhej pranë komandant Hasanit, njëkohësisht ishte edhe zëvendëskomandant Batalioni dhe këshilltar i parë i tij. Kishte influence te komandanti dhe shumë autoritet te luftëtarët e Batalionit. Si orator i shkëlqyeshëm diti t’ua ndez zemrat, t’ua ngre lart moralin luftarak para çdo aksioni bashkëluftëtarëve të tij. “Në mars të vitit 1945 UDB-a arreston shumë kabashas me qëllim që t’i masakrojë siç i masakroi edhe baballarët të tyre në vitin 1913, por kësaj radhe duke iu falënderuar Hasan e Rexhep Kabashit, të cilët e kërcënuan me armë Millun Popovqin, komandant i Komandës lokale në Viti se po u ndodhi ndonjë e keqe bashkëkombëseve, ne do të hakmerremi. Të arrestuarit të nesërmen u liruan nga burgu i Gjilanit”. (Shënime në dorëshkrim nga Sylejman Rexhep Agushi 1930-2004). Rexhepi ishte në krah të Hysen Tërpezës, Hasan Kabashit, Hasan Remnikut etj., në luftën, kur partizanët e brigadës së Parë të Bokelëve u kshin zënë prit në malet e Sllakocit (tetor 1945). Ja, si e përshkruan betejën, komandant Hysen Tërpeza: “... afër e kisha Fazliun, kushëririn tim, Rexhep Kabashi afër Fazliut e kështu me radhë. Pushka vlonte në katër anët. 95 vetë në 20 metra katror. ... Komunistëve u shkaktuam humbje të mëdha.. Bile ata u vranë dhjetëfish më shumë se ne, edhepse na kishin zënë pritë.” (“Hysen Tërpeza një legjendë për Kosovën”, Mustafë Xhemaili, Prishtinë, 2004).

“Te vendi i quajtur Guri i keq 4-5 km. mbi katundin Kabash, një javë pas shëmitrit, (me gjasë ditën kur u nisen për Greqi, 14 nëntor 1945 S.A) neve, që kishin dal me u përshëndet, strategu, vizionari Rexhep Agushi, na tha: “Na kësmet po nisemi drejt Greqisë, sa do të zgjat ky regjim /fjalën e kishte për regjimin komunist/ varet prej Inglizit /Anglisë/ e Amerikës se neve naj kanë mshel udhët... çka asht ma keq edhe kah Shqipnia. Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi, luftën nuk do ta ndalim, nji atdhe kemi, kur asht i robnuem duhet me çlirue, kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin më të naltë.”

Vullnetarët e lirisë ishin vendosun në një vend të sheshet mes lisash të naltë, nji zjarm pranë të cilit kishin var rrobat e sapo lame me i terë, pak përtej një zjarr tjetër ku zihej gjella, nji pozicion zjarri i kamufluar, ulëse të improvizueme me dru shkoze... Të gjithë disi ishin në ngutje. Vullnetarët shkonin e ktheheshin të heshtun tue raportue për situatën, pikat e takimit me luftarët e rajoneve tjera, shihej qartë se po baheshin gati me u nis. Të gjithë këta burra lanë mas veti grat, fëmijët, prindit... por te asnjani nuk pashë lot a gjamë, kurse na që shkuem me u pjek /përshëndet/ me ta, u koritem, nuk mujshim mi mbajt lotët. Unë, u ndala ma gjatë me Rexhepin dhe me Mejdi Halil Kabashin /1908-1995/, nji personalitet tjetër shumë i ditun prej të cilit disa prej nesh në Kabash kishim mësue shkrim – lexim në gjuhen shqipe. I njëjti, .deri në frymën e tij të fundit demaskoi propagandën komuniste se çështja e shqiptarëve në Jugosllavi asht zgjidhun drejt dhe asnjiherë nuk i humbi shpresat se Kosova nji ditë do të çlirohet. Për këtë ju kish fol sa e sa herë gastarbajterëve tanë në Gjermani. Për mos me u hetue se ku po shkojsha u bana sikur po i qes bagëtinë me kullot. Mëngjesi paksa i ftoftë, mjegulla që tërhiqej drejt rrjedhjes se lumit Morava tue lëshue udhën rrezeve të diellit ishin sheja se moti do të jetë i mirë. Dy bukë misri i lidha për trupi dhe sa çel e mshel sytë u ndodha te Guri i keq, në mesin e vullnetarëve.” Ruhan Abdylit /1906-1983/ kushëri, bashkëkohës i Rexhepit.

Rrugëtimi i mundimshëm në këmbë, plagosja për vdekje e komandant Hasanit në kufirin Maqedoni-Greqi, /Kranj, 28 nëntor 1945/, e thyen e dërrmuan shpirtërisht e fizikisht Rexhep Agush Kabashin. Me të arritur në Greqi i përkeqësohet edhe më tepër shëndeti dhe në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1945 vdes në Florinë /Greqi/, aty edhe varroset. Shkuarja e strategut, trimit, zëvendëskomandantit Rexhep Agush Kabashit në krye të 20-22 ditëve pas vrasjes së komandant Hasanit ishte humbje e madhe për luftëtarët e mbetur, të cilët e patën zor për ta përballuar dhembjen, por lufta duhej vazhduar. Amaneti i Rexhepit, komandant Hasanit dhe dëshmoreve të tjerë duhej çuar në vend.

Sabit Abdyli





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0639169 sekonda, 25 pyetje