Anton Ashta
|
Postuar mė 18-1-2008 nė 11:02 |
|
|
Korridoret energjitike dhe RSH
South Stream
http://en.wikipedia.org/wiki/South_Stream
Nuk kalon nga RSH
Blue Stream
http://en.wikipedia.org/wiki/Blue_Stream
http://www.gazprom.ru/eng/articles/article8895.shtml
Nabucco pipeline
http://en.wikipedia.org/wiki/Nabucco_Pipeline
http://www.nabucco-pipeline.com/
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 18-1-2008 nė 11:10 |
|
|
Asnjeri nuk kalon ne RSH.
RSH e ka te detyrueshme te domosdoshme te krijoje nje strategji te veten per te siguruar energji se perndryshe do te mbetet perjetesisht vend qaraman
dhe qurrash sic eshte sot.
Jam i sigurte dhe as Ambo nuk do te ndertohet.
Pra nuk duhet te kemi asnje shprese qe RSH eshte interesante nderkombetarisht.
Ne duhet ta bejme RSH interesante.
Duke ndertuar :
Nje port modern
Nje korridor maqedoni- RSH modern
Korridori 8
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=438
Nje korridor mal i zi- greqi modern
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2375
Ne nuk duhet te presim te tjeret, pjesen tone!
Ndersa permbi zgjidhjen e problemit energjitik do te shkruaj tek tema perkatese.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 5-2-2008 nė 12:00 |
|
|
Jane dhe dy thelbesore:
Rruga e Arberit
qe ka filluar ndertimi, por nuk di detaje, tek tema perkatese ka disa:
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2119
Kjo eshte faktikisht mesa po kuptoj rruga Tirane- Shkup qe sa me shpejt ta bejme aq me shpejt integrohemi ne Europe.
Rruget jane faktor i madh integrimi dhe te jemi te qarte:
RSH nuk futet vetem ne Europe.JO
Vetem me te gjithe grupin do te futet, Kosove, Bosnje, Mal te Zi,Maqedoni, Serbi.
Eshte iluzion te mendojme ndryshe.
Korridori Adriatik-Alpe
Qe eshte nje rruge shume e rendesishme dhe nga ato qe kam lexuar une ne Tirane do te kishte qene dhe me e sakte se rruga qe po ndertohet Durres-
Kukes
Eshte rruga qe kalon neper luginen e Drinit. Heres tjeter kur te jem ne Tirane do perpiqem te gjej material me te sakte per te:
http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2829
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2008 nė 13:18 |
|
|
Marreveshja, gati ndertimi i gazsjellesit Trans-Adriatik
E Enjte, 14 Shkurt 2008
Pergatitet ndertimi i gazsjellesit Trans-Adriatik, i cili do te kaloje permes Shqiperise. Burime nga grupit zviceran EGL, bene te ditur dje se kane
nenshkruar nje marreveshje me kompanine norvegjeze "Statoil Hydro ASA", e cila ka si qellim ndertimin e projektit TAP (Trans Adriatik
Pipeline Gas). Linja e gazsjellesit do te hape nje korridor dhe treg te gazit natyral nga deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, drejt rajonit te Evropes.
Linja e gazsjellesit TAP, me gjatesi 520 kilometra, do te transportoje gazin natyror me rruge nga Greqia dhe Shqiperia dhe permes detit Adriatik,
drejt Italise, ne jugperendim te Pulias per te kaluar drejt Evropes me tej. Ne kete pjese detare, TAP do te kete nje gjatesi prej 115 kilometra. Ne
kete rruge te perpjete te transportit, TAP do te lidhet me linjat ekzistuese te gazit ne Greqi dhe do te lidhet me tej me sistemin e gazit, ne lindje
te Turqise. Kapacitetet transportuese te TAP-it do te jene rreth 10 miliarde metra kub ne vit dhe me mundesi zgjerimi, deri ne 20 miliarde metra kub
gaz. Projekti TAP pritet te behet operacional me pare se viti 2011, ne varesi te nevojave te dergesave te gazit. Zbatimi i projektit TAP eshte subjekt
i finalizimit te vendimit per investim, planifikuar ne mes te vitit 2009. Grupi EGL, qe ka nisur projektin, vlereson koston prej rreth 1,5 miliarde
euro per ndertimin e linjave transportuese te gazit. Por kostoja finale do te varet nga faktore te ndryshem ne kohen e ndertimit, pasi lidhet edhe me
kostot e celikut dhe ato per pajisjet e nevojshme, bene te ditur burimet zyrtare te EGL. Projekti TAP eshte ne fazen e mbeshtetjes nga BE si nje
"projekt prioritar" nen drejtimin e Rrjetit Trans-Evropian te Energjise (TEN-E), si kontribut i objektivave dhe politikave te BE-se, ne
mbeshtetje te krijimit te diversifikimit te burimeve te energjise dhe sigurise ne furnizimin me gaz. "Statoil Hydro" eshte sot kompania e
dyte me e madhe e furnizimit me gaz ne Evrope. Kjo kompani zoteron 25,5% te aksioneve ne zonen e pasur me gaz te Shah Deniz, ne Azerbajxhan, ne detin
Kaspik.
kj
Se nga doli ky hajde merre vesh?!
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2008 nė 13:20 |
|
|
Duket lajm i vertete:
http://www.egl-italia.it/int/it/it/sala_stampa/comunicati_stampa1/statoilhydro.1.html
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2008 nė 13:21 |
|
|
http://www.trans-adriatic-pipeline.com/
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2008 nė 13:26 |
|
|
http://www.egl.ch/int/ch/en/home.2.html
http://www.axpo.ch/internet/axpo/it/home.html
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-2-2008 nė 13:29 |
|
|
Duket serioze dhe une mesa kujtoj e di se kush eshte perfaqesuesi i tyre ne Shqypni.
Dihet, nuk del nga skema e njohur tashme.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 30-1-2009 nė 11:32 |
|
|
Vendet e Nabucco përsëritin mbështetjen për projektin e tubacionit të gazit
28/01/2009
Një takim dy-ditor i nivelit të lartë mbi tubacionin e planifikuar të gazit Nabucco përfundoi të martën në
Budapest, me vendet e përfshira në projektin e shtyrë për shumë kohë, që premtuan të rritin përpjekjet
për ta nisur atë.
(EurActiv, Budapest Business Journal - 28/01/09; AFP, Reuters, DPA, BBC, FT, International Herald Tribune, Stratfor, Euobserver, RFE/RL - 27/01/09)
photo
Kryeministri hungarez Ferenc Gyurksani (majtas) përshëndet pjesëmarrësit në takimin e Nabucco-s në Budapest të
martën (27 janar). [Getty Images]
Vendet e përfshira në tubacionin e gazit Nabucco përsëritën të martën (27 janar) mbështetjen e tyre për
projektin që ato shpresojnë se do të transportojë gazin natyror kaspik në Europë dhe do të reduktojë
vartësinë e BE nga furnizimet ruse.
Në fund të takimit dy-ditor në Budapest, vendet e Nabucco-s nënshkruan një deklaratë duke u zotuar të
vazhdojnë përpjekjet për të "krijuar kushtet e nevojshme politikë, ligjorë, ekonomikë e financiarë
për realizimin e suksesshëm e të shpejtë" të projektit.
Ideja e Nabucco-s u prezantua së pari më 2002, në vijim të bisedimeve midis kompanive kombëtare energjitike të
Austrisë dhe Turqisë, OMW dhe Botas, me Bulgargaz të Bullgarisë, RWE të Gjermanisë, MOL të Hungarisë dhe
Transgaz të Rumanisë që përfundimisht u bashkuan me konsorciumin në mbështetje të projektit.
Tubacioni i planifikuar 3,300 km do të kalojë nëpër Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri duke transportuar deri në 31
miliard metra kub gaz natyror në vit nga Azia Qendrore në Europë. Ai do të anashkalojë Rusinë dhe Ukrainën
mosmarrëveshja e fundit e të cilave lidhur me borxhet e çmimet la shumë vende evropiane pa furnizime gazi për dy javë
më parë këtë muaj.
Pavarësisht nga mbështetja si nga BE dhe nga SHBA, projekti mbetet i bllokuar. Mosmarrëveshjet rreth partnerëve, furnizuesve dhe
financimeve kanë ngritur koston e përllogaritur të tubacionit nga 4.5 miliard euro fillimisht në rreth 10 miliard euro.
AFP citoi vendet e Nabbuco-s të thonë të martën se ato do të synojnë krijimin e "një partneriteti energjitik
efektiv". Për të arritur këtë, ato do të përqëndrohen në zgjerimin e bashkëpunimit midis vendeve
anëtare të BE, Turqisë, Gjeorgjisë dhe vendeve të rajonit të detit Kaspik dhe Lindjes së Mesme.
Komisioneri i Energjisë i BE, Andris Piebalgs u kërkoi vendeve të përfshira në projekt të lëshonin një
deklaratë zyrtare në mbështetje të Nabucco deri në fund të marsit, përpara një takimi të nivelit të
lartë mbi energjinë të planifikuar për të filluar në Pragë më 7 maj.
Të pranishëm në takimin e Budapestit qenë krerë shtetesh e qeverish dhe ministra të ekonomisë e energjisë nga
Austria, Azerbaixhani, Bullgaria, Republika Çeke, Egjipti, Gjeorgjia, Iraku, Rumania dhe Turqia. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë
të lartë nga Kazakistani, Turkmenistani dhe Shtetet e Bashkuara si dhe përfaqësues të Komisionit Europian (KE), Bankës
Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.
Kryeministri hungarez Ferenc Gyurksani, që priti takimin, i bëri thirrje BE të japë 300 milion euro në fonde të
pakthyeshme për të nisur projektin. Ndërtimi mund të nisë këtë vit apo tjetrin, me dërgesat e gazit që
priten më 2014.
KE thuhet se po planifikon të investojë 250 milion euro në Nabucco.
"Azerbaixhani ka qenë gjithnjë mbështetës ndaj këtij projekti dhe sot edhe një herë ne do të duam të
deklarojmë se e mbështesim atë," tha presidenti azerbaixhanas Ilham Alijev, vendi i të cilit shërben edhe si furnizues,
edhe si tranzit.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 11-5-2009 nė 20:32 |
|
|
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2009/05/11/feature-01
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 19-5-2009 nė 07:33 |
|
|
Marrëveshjet i japin shtysë projektit të Rrjedhës së Jugut
18/05/2009
Rusia dhe katër vendet europianë nënshkruan të premten marrëveshje të projektit të tubacionit Rrjedha e Jugut
duke parashikuar një dyfishim të kapacitetit fillestar të tubacionit.
(The Moscow Times - 18/05/09; AP, FT, WSJ, Euronews, Deutsche Welle, B92, ANA-MPA - 16/05/09; Reuters, AFP, Bloomberg, BBC, Xinhua, Itar-Tass,
Dnevnik.bg - 15/05/09)
photo
Kryeministri bullgar Sergei Stanishev (majtas) u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë muajin e kaluar. [Getty Images]
Gjigandi rus i gazit, Gazprom nënshkroi të premten (15 maj) marrëveshje me ndërmarrjet kryesore energjitike të katër
vendeve partnerë në një përpjekje për të përshpejtuar realizimin e projektit të tubacionit të gazit
Rrjedha e Jugut.
Ndërtimi i tubacionit, parashikuar për të transportuar gazin natyror rus në Europë duke anashkaluar Ukrainën, do të
përfundojë më 2015 më së shumti dhe do të kushtojë 8.6 miliardë euro, tha CEO i Gazprom Aleksei Miller.
"Afati përfundimtar për ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut u vendos në nënshkrimin e e sotëm
të marrëveshjes së korporatave," tha ai pas nënshkrimit të pakteve me ndërmarrjet bullgare, italiane, greke dhe
serbe në Soçi.
Sipas planeve, 900 km tubacion i Rrjedhës së Jugut do të kalojë nën Detin e Zi dhe pastaj do të ndahet në dy
degë: veriorja që shkon nëpër Serbi dhe Hungari dhe përfundon në Austri dhe jugorja nëpërmjet Greqisë
për në Itali.
"Shumica e këtij gazi do të zëvendësojë gazin që tani kalon nëpër Ukrainë dhe [do të ketë]
edhe gaz të ri," tha CEO i ENI, Paolo Skaroni pas ceremonisë së nënshkrimit ndjekur gjithashtu nga Kryeministri rus Vladimir
Putin dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni.
Rritja do të thotë se Italia do të ketë mjaft furnizime për të përmbushur më shumë se 80% të
konsumit të saj total të gazit, njoftoi e përditshmja britanike Financial Times.
Disa grindje gjatë disa viteve të fundit kanë shkaktuar ndërprerje serioze në furnizimet me gaz rus të Europës, e
cila ka një të katërtën e gazit të saj nga Gazprom. Më e fundit, gjatë temperaturave ngrirëse të janarit,
vuri pikëpyetje të mëtejshme rreth besueshmërisë së Moskës si një partner energjitik dhe shkaktoi kërkesa
të zëshme për një shumëllojshmëri të rrugëve të furnizimit dhe burimeve të BE.
Sipas Skaronit, Rrjedha e Jugut do të përmirësojë sigurimin e importeve të gazit të Europës.
Rritja e kapacitetit për Rrjedhën e Jugut "do të thotë një miliardë metra kub më shumë këtu dhe
një miliardë metra kub më pak gaz që kalon nëpër Ukrainë," argumentoi ai.
Artikuj që kanë lidhje
Opozita bullgare kërkon revizionimin e marrëveshjes së gazit me Rusinë
17/09/2008
Gazprom i Rusisë i vjen rrotull Rumanisë përpra zgjedhjeve
30/10/2008
Qeveria serbe e ndarë lidhur me marrëveshjen e gazit
30/12/2008
Furnizimet e gazit në Ballkan bien pas shpërthimit
02/04/2009
Njoftohet marrëveshja ruse-ukrainase e gazit por BE është ende e matur
19/01/2009
Përveç marrëveshjes me ENI, Miller nënshkroi gjithashtu marrëveshje me krerët e firmave energjitike të
Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë. Këto marrëveshje parashikojnë krijimin e ndërmarrjeve të
përbashkëta në tre vendet tranzite për të kryer studimet e realizueshmërisë ndaj ndërtimit të seksioneve
të tubacionit që do të kalojnë nëpër territoret e tyre.
Sipas Putin, marrëveshjet e së premtes paraqitën "kontributin e përbashkët në sigurimin e energjisë
europiane" prej vendeve.
Analistët, megjithatë, argumentojnë se shtytja e re për të përparuar projektin Rrjedha e Jugut ishte një lojë
e fortë e Rusisë dhe një goditje me qëllim ndaj tubacionit rival Navucco të mbështetur nga BE, që po të
përfundojë, do të transportojë gazin natyror kaspik në Europë.
"Rusia ... do të vrasë Nabuccon ose ta vonojë tepër atë," citonte AP Kris Ueafer, kryestrategjist në
bankën e investimit UralSib në Moskë, të thoshte.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 3-6-2009 nė 13:08 |
|
|
Përshkallëzohet konkurrenca Rrjedha e Jugut dhe Nabucco
01/06/2009
Hapa të reja për të çuar përpara realizimin e tubacioneve të gazit Rrjedha e Jugut dhe Nabucco u
ndërmorën në maj, duke zgjuar një fazë të re në konkurrencën tashmë të ashpër midis dy
projekteve.
(Burime të ndryshëm-- 30/04/09 - 26/05/09)
photo
Ndërprerja e furnizmit me gaz rus të Europës bëri që Europa të rrisë përpjekjet për të shtuar
burimet dhe rrugët e importeve të gazit. [Getty Images]
Konkurrenca midis projekteve të tubacioneve Rrjedha e Jugut dhe Nabucco, të parashikuara të dyja për të pompuar gazin natyror
në Europë, u përshkallëzua mprehtë pasi marrëveshje të reja, të njoftuara të dyja në një
javë të vetme, i dhanë secilës një shtytje.
Përshpejtimi i Nabucco
Zyrtarë të lartë të BE, presidentët e Azerbaixhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë dhe ministri i naftës i Egjiptit
nënshkruan një deklaratë në mbështetje të nismës së energjisë të Korridorit Jugor të BE,
që përfshin projektin Nabucco, gjatë një mini-takimi të nivelit të lartë më 8 maj në Pragë. Sipas
marrëveshjes, ndërtimi i tubacionit do të përshpejtohet, duke ndihmuar zvogëlimin e varësisë së bllokut 27
vendesh nga gazi rus.
Sipas planeve, tubacioni prej 3,300 km i Nabucco do të kalojë përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë
deri në Austri, duke transportuar 30 miliardë metra kub të gazit natyror kaspik në Europë për çdo vit, sapo
të bëhet plotësisht funksional. Projekti, i cili ndeshi në vonesa të shumta që nga fillimi i tij në 2002, pritet
tani të përfundojë deri më 2014.
Konsorciumi që do të ndërtojë dhe përdorë tubacionin prej 9 miliardë euro përfshin gjashtë
ndërmarrje: OMV e Austrisë, Bulgargaz e Bullgarisë, MOL e Hungarisë, Transgaz e Rumanisë, Botas e Turqisë dhe RWE e
Gjermanisë.
Pengesa të ndryshme, duke përfshirë grindje midis partnerëve dhe pasiguri nëse projekti mund të mobilizojë
furnizmet e nevojshme për ta bërë atë financiarisht të besueshëm, janë fajësuar për vonesën e
gjatë në realizimin e tubacionit. Një tjetër pengesë e madhe u hoq në takimin e Pragës pasi Turqia ra dakord
të heqë kërkesën e saj për 15% të gazit të Nabucco për nevojat e veta. Ajo ka këmbëngulur gjithashtu
në mbledhjen e një "takse" në gazin që hyn në tubacion në kufirin lindor të vendit.
"Ne kemi rënë dakord mbi tranzitin me bazë koston. Ne jemi shumë pranë një përfundimi," i tha së
përditshmes britanike Guardian Komisioneri i Energjisë i BE Andris Piebalgs.
Sipas deklaratës së Pragës, Turqia dhe BE ranë dakord të përfundojnë bisedimet mbi një marrëveshje
ndër-qeveritare mbi Nabucco "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe ta nënshkruajnë atë deri në fund
të qershorit në Ankara.
Rrjedha e Jugut nën ndikimin e Rusisë
Kazakistani, Turkmenia dhe Uzbekistani refuzuan të nënshkruajnë deklaratën përfundimtare. BBC citoi burime diplomatike
të thonë se masa e tyre ishte për shkak të presionit nga Rusia, e cila mbështet projektin e Rrjedhës së Jugut.
Europa aktualisht importon rreth 150 miliardë metra kub gaz çdo vit nga Rusia, e cila mbulon çerekun e nevojave të saj. 80% e
kësaj sasie transportohet nëpërmjet tubacioneve të kohës sovjetike në Ukrainë.
photo
Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso (majtas) i tregon dokumentacionet Presidentit turk Abdullah Gul (djathtas) dhe Presidentit
të Azerbaixhanit Ilham Alijev, pas nënshkrimit të planit të marrëveshjes së tubacionit Nabucco më 8 maj. [Getty
Images]
Një mosmarrëveshje çmimi midis Kievit dhe Moskës në janar shpuri në ndërprerjen e furnizimeve të gazit
që shkoi deri në ndalim të plotë në rreth 20 vende europiane të prekura nga kriza.
I zhgënjyer nga ndërprerja e furnizimeve, BE rriti përpjekjet e tij për të shtuar burimet dhe rrugët e importeve të
gazit për të frenuar varësinë e tij nga Rusia. Nabucco dhe dy tubacione të tjerë të përfshirë në
nismën e Korridorit Jugor, të dyja që anashkalojnë Rusinë dhe Ukrainën, u përfshinë në listën e
projekteve përparësorë të bllokut.
Moska do që tubacioni i Rrjedhës Jugore mbështetur nga Kremlini, një rrugë e re për eksportet e gazit natyror rus
në Europë, të përfshihet gjithashtu në strategjinë e shumimit të burimeve për BE.
Gjatë një takimi më 15 maj në vendpushimin e Soçit të Detit të Zi, gjigandi rus i gazit Gazprom nënshkroi
marrëveshje me ndërmarrjet energjitike kryesore të katër vendeve partnerë me qëllim që të
përshpejtojnë zbatimin e prokjektit. Sipas marrëveshjes së arritur me Eni të Italisë, një aksioner tjetër
në një ndërmarrje të përbashkët për të ndërtuar tubacionin, kapaciteti i Rrjedhës së Jugut u
rrit nga planifikimi fillestar prej 31 miliardë metra kub gaz në vit, në 63 miliardë metra kub.
Masa nxiti më shumë shqetësime rreth varësisë së BE nga furnizimet ruse.
Marrëveshjet e veçanta nënshkruar me krerët e Bulgarian Energy Holding, ndërmarrjen greke të gazit natyror DESFA dhe
Srbijagaz të Serbisë parashikojnë krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta për të kryer studimet e
realizueshmërisë mbi ndërtimin e seksioneve të tubacionit në territoret e vendeve të tyre.
Rrjedha e Jugut përfshin një seksion prej 900 km nën Detin e Zi për të dalë në Bullgari ku do të ndahet
në dy degë, e jugut nëpërmjet Greqisë për në Itali dhe e veriut nëpërmjet Serbisë dhe
Hungarisë, e cila do të ketë të ngjarë të përfundojë në Austri nëse ajo bie dakord të bashkohet
me projektin.
Bisedimet mbi përfshirjen e Sllovenisë janë në fazën përfundimtare të tyre dhe një marrëveshje
është parashikuar të nënshkruhet në qershor, sipas njoftimeve.
Lufta për gazin
Ditën që marrëveshjet u nënshkruan në Soçi, Zëvendësi i CEO të Gazprom, Aleksander Medvedev tha se
ndërmarrja e tij ishte gati të blinte të gjithë vëllimin e gazit nga fusha Shah Deniz-2 në Azerbaixhan, e cila
është bërë gati për Nabucco.
"Ne besojmë se Gazprom do ta blejë këtë gaz me qëllimin kryesor të ofrimit të gazit pa probleme ndaj
Europës," citoi e përditshmja ruse Moscow News të thoshte Natalja Milçakova, analiste e vjetër e gazit në
ndërmarrjen financiare Otkritie. "Megjithatë, ne nuk përjashtojmë se qeveria, si aksionere kontrolluese e Gazprom, mund ta
detyrojë ndërmarrjen të marrë një vendim të tillë me qëllim që të ekuilibrojë projektin e
mundshëm konkurrues Nabucco."
photo
Zëvendësi i CEO i Gazprom, Aleksander Medvedev tha se ndërmarrja e tij ishte gati të blinte të gjithë vëllimin e
gazit nga fusha Dhah Deniz-2 në Azerbaixhan, e cila ishte në plan për Nabucco. [Getty Images]
Më 17 maj, OMV dhe MOL njoftuan një projekt prej 5.9 miliardë euro me Dana Gaz dhe Crescenty Petroleum të Emirateve të
Bashkuara Arabe (UAE) që do të lejojë që ato të pompojnë gaz natyror nga dy fusha në rajonin kurd të Irakut
dhe të mbushnin tubacionin Nabuco.
Sipas OMV, prodhimi nga të dy vendet mund të arrijë në 3 miliardë metra kub gaz natyror në ditë brenda gjashtë
viteve të ardhshëm.
"Këto vëllime do të kënaqin fillimisht kërkesat e industrisë vendase me sasi thelbësore në dispozicion
për eksport në destinacionet, kryesisht Turqinë dhe Europën, nëpërmjet tubacionit të planifikuar Nabucco," u
citua të thoshte në një deklaratë ndërmarrja austriake.
Por optimizmi u provua jetëshkurtër, pasi Bagdadi menjëherë e kundërshtoi skemën.
"Ne nuk do të lejojmë asnjë palë që të eksportojë gaz nga rajoni pa miratimin e qeverisë qendrore dhe
ministrisë së naftës së Irakut," tha Ministri i Naftës i Irakut Husain al-Shahristani më 18 maj.
Si rezultat i marrëveshjes, dy ndërmarrje me qendër në UAE kanë secila tani një pjesë prej 3% në MOL, njoftoi
media hungareze.
Por është një masë tjetër që ka ngjallur shqetësime më të mëdha rreth përpjekjeve të
Rusisë për t'u futur në tregun e energjisë së Europës nga dera e pasme.
Artikuj që kanë lidhje
Sofja organizon takimin evropian të sigurisë energjitike
26/04/2009
Merr nxitje projekti Nabucco
11/05/2009
Ligjvënësit e BE miratojnë rregullat e reja të energjisë
23/04/2009
Pjesëmarrësit e samitit të Sofjes zotohen për mbështetje për diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz.
27/04/2009
Opozita bullgare kërkon revizionimin e marrëveshjes së gazit me Rusinë
17/09/2008
Njoftimet e fundit treguan se prodhuesi i naftës dhe gazit Surgutneftgas, ndërmarrja e pestë më e madhe e Rusisë, u bë
aksioneria më i madhe e MOL në një veprim të shpejtë në fund të marsit. Ajo bleu të gjithë pjesën e
OMV prej 21.2% në firmën hungareze, e dyta nga madhësia në tregun e energjisë së Europës Qendrore, për
një shifër rekord prej 1.4 miliardë euro.
Një tjetër ndërmarrje hungareze ndërroi duar në një mënyrë njëlloj jo transparente. Biznesmeni ukrainas
Dmytro Firtash, pronari i shpërndarësit të gazit Emfesz, që kontrollon së paku 20% të tregut hungarez të gazit,
zbuloi më 28 prill se ndërmarrja e tij ishte transferuar tek RosGas AG.
RosGas do të kontrollohet nga shpërndarësi i gazit Overgas Inc., një ndërmarrje ndërmjetëse bullgare, shkroi
në një njoftim në të përditëshmen ruse Vedomosti, ekspertja e energjisë Irina Reznik, më 7 maj. Gazprom
zotëron vetëm 0.49% të aksioneve të tregtuesit bullgar të gazit, ndërsa dega e saj eskportuese, Gazprom Export
zotëron 49.51% të ndërmarrjes. Zëvendësi i CEO i Gazprom dhe CEO i Gazprom Export, Aleksander Medvedev, kryeson bordin e
Overgas Inc.
"Gjithshka është e turbullt në këtë pjesë të Europës ku Rusia vazhdon të zgjerojë
shtrëngimin e saj mbi sektorin energjitik," citoi një njoftim i 13 majit në New York Times të thoshte Agata
Loskot-Straçota e Qendrës për Studimet Lindore në Varshavë. "Eshtë e dyshimtë nëse BE mund të
ketë ndonjëherë një politikë të efektshme sigurimi të energjisë për deri sa sektorit i mungon
transparenca."
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 16-7-2009 nė 09:19 |
|
|
Nabucco nuk është më një "tubacion ëndërr"
15/07/2009
Turqia vë në pah rolin e saj strategjik për BE duke nënshkruar marrëveshjen Nabucco
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 15/07/09
photo
(Nga e majta): Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo, kryeministrat Gordon Bajnai i Hungarisë, Verner Fajman i Austrisë,
Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, Sergej Stanishev i Bullgarisë dhe Emil Bok i Rumanisë, ndjekin ceremoninë e nënshkrimit
të Tubacionit të Gazit Nabucco të hënën (13 korrik) në Ankara. [Getty Images]
Pas vite bisedimesh, udhëheqës nga pesë vende europiane nënshkruan marrëveshjen e tubacionit Nabucco të hënën
(13 korrik) në Ankara.
Dokumenti vë në lëvizje tubacionin e mbështetur nga SHBA dhe BE që do të transportojë gazin Kaspik e të
Lindjes së Mesme në Europë dhe do të zvogëlojë varësinë e BE nga Rusia.
"Që nga ky moment, Turqia është një partner i rëndësishëm në politikën energjitike të BE. Edhe
vetëm duke parë nga pikëpamja e energjisë, është e qartë se Turqia duhet të bëhet një anëtare e
BE," tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ai dhe homologët e tij nga Austria, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, nënshkruan marrëveshjen me Presidentin e Komisionit Europian (KE)
Hoze Manuel Barroso. Tubacioni do të kushtojë gati 8 miliardë euro.
Ndërtimi është caktuar të përfundojë më 2014.
"Unë besoj se me arritjen e gazit të parë dhe disa ekspertë kanë thënë se kjo do të jetë që nga
2014, kjo marrëveshje do të hapë derën për një epokë të re midis BE dhe Turqisë," i tha Barroso
së përditshmes turke Zaman.
Konsorciumi Nabucco është barazisht në pronësi të ndërmarrjeve të naftës dhe gazit në vendet e kalimit:
OMV e Austrisë, MOL e Hungarisë, Bulgargaz e Bullgarisë, Transgaz e Rumanisë, Botas e Turqisë dhe gjithashtu gjigandi gjerman
i energjisë RWE.
Artikuj që kanë lidhje
Gjykata turke vendos kundër ndalimit të AKP
31/07/2008
Nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme Nabucco
14/07/2009
Gruevski i kërkon NATO-s dhe OSBE ndihmë në çështjen e pakicës maqedonase
31/07/2008
Tubacioni Nabucco nënvizon rëndësinë strategjike të Turqisë për BE
24/04/2008
Erdogan i Turqisë diskuton ofertën e Turqisë për në BE dhe bashkëpunimin energjitik me Brukselin
20/01/2009
Nënshkrimi i Turqisë është parë nga shumë si një mënyrë për të nisur bisedimet në
vështirësi të pranimit në BE. Një kundërshtar i anëtarësimit të Turqisë, Austria, punon tani
ngushtë me Ankaranë në projektin Nabucco.
"Ajo që po dëshmojmë sot është një ilustrim i fuqishëm i lidhjeve strategjike të Turqisë dhe
BE," tha Barroso. "Kjo marrëveshje mundet, në muajt e vitet që vijnë, të hapë derën për një
epokë të re në marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Turqisë dhe përtej. Energjia mund të ndihmojë
të vendosen lidhje të reja strukturore midis Europës, Turqisë, vendeve të Detit Kaspik dhe vendeve të Azisë
qëndrore."
"Tubacionet e gazit mund të jenë prej çeliku, por Nabucco mund të çimentojë lidhjet midis popujve
tanë," shtoi ai.
BE është mjaft e varur nga Rusia për energjinë dhe gazin natyror, një prirje që vendet anëtare po përpiqen ta
ndryshojnë. Shumë vende në Europën juglindore ndeshen me mungesa të gazit pothuajse çdo dimër për shkak
të grindjeve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 4-11-2009 nė 08:34 |
|
|
Qeveria bullgare konfirmon vendosmërinë ndaj projektit Nabucco
03/11/2009
SOFJE, Bullgari -- Qeveria konfirmoi të hënën (2 nëntor) vendosmërinë e saj ndaj projektit të tubacionit Nabucco,
pas një vizite nga Joshka Fisher, ish-ministri i jashtëm gjerman që tani përfaqëson konsorciumin e pjesëmarësve
të projektit RWE dhe OMV. Ministri bullgar i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit Trajço Trajkov këmbënguli se qeveria do
të sigurojë 300 milionë euro për të mbuluar kontributin e saj. Ai shtoi se megjithë krizën financiare, do të
kishte kurdoherë para për projektin, pasi ai do të shtojë numrin e furnizimeve me energji dhe do të ofrojë më
shumë pavarësi të energjisë. Bullgaria tani mban 16.5% të projektit dhe me marrëveshje, çdo aksioner duhet
të mbulojë 30% të kostos së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër do të grumbullohet nëpërmjet huave.
Projekti, i mbështetur si nga BE. ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, do të ngrejë një tubacion të gazit natyror që ofron
furnizime nga Azerbajxhani, Turkmenia dhe Iraku. (BNR, 24 Chasa, bTV, BNT, Mediapool - 02/11/09)
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-3-2010 nė 08:12 |
|
|
Greqia, Rusia nxisin tubacionin Burgas-Aleksandropulos
19/02/2010
Ndërtimi i vonuar gjatë i një tubacioni nafte për të anashkaluar ngushticën e ngarkuar të Bosforit ishte
në fokus të diskutimeve midis kryeministrit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij grek Jorgos Papandreu.
Nga HK Tzanis për Southeast European Times në Athinë -- 19/02/10
photo
Tubacioni i propozuar do të përfundojë në Aleksandropolis, Greqi. ëFileç
Kryeministri grek Jorgo Papandreu dhe homologu i tij rus Vladimir Putin i kanë dhënë mbështetje të fortë një
tubacioni nafte të pritur gjatë në letra që nga vitet 1990, thanë të mërkurën (17 shkurt) burime diplomatike
në Athinë.
Tubacioni pritet të shkojë nga qyteti bullgar Burgas në detin e Zi deri në Aleksandropolis në verilindje të Egjeut, duke
anashkaluar ngushticën e Bosforit. Burime në ministrinë e jashtme greke fajësuan për vonesat e fundit "zvarritjen"
nga qeveria e re e Sofjes.
Papandreu, i cili shërben gjithashtu si ministër i jashtëm i Greqisë, u tha gazetarëve pas takimit të tij me Putin se
Rusia dhe Greqia duan të ndërtojnë tubacionin sa më shpejt. Për t'ja dalë, ato duan bashkëpunimin e plotë
të Bullgarisë ku autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime mjedisore lidhur me projektin.
Zyrtarë të zgjedhur, OJQ dhe grupe mjedisore në Aleksandropolis kanë kohë që shprehin droje të tilla
veçanërisht për rreziqet e derdhjeve detare. Aleksandropolis shtrihet tamam të perëndim të deltës së lumit
Marica-Evros, një një trakt i madh moçalishtesh të mbrojtura nga Traktati ndërkombëtar i Ramsar të 1971.
Papandreu tha se shqetësimet mjedisore qenë një projekt me përparësi si për Greqinë dhe për Rusinë.
Javën e shkuar, zyrtarët e komunës dhe të prefekturës në Aleksandropolis nënshkruan një kontratë me
Universitetin lokal Demokritus për një komitet që të mbikqyrë vlefshmërinë e sondazheve shkencore e mjedisore
lidhur me ndërtimin dhe operimin e tubacionit.
Papandreu u tha gazetarëve rusë se të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar ndërtimin, duke përfshirë
raportet e pasojave, do të kompletoheshin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Projekti i tubacionit është bazuar në një marrëveshje trepalëshe të nënshkruar në mars 2007 në
Athinë nga Putin, kryeministri i atëhershëm grek Kostas Karamanlis dhe ish kryeministri bullgar Sergei Stanishev. Atë kohë,
për ndërtimin qe parashikuar një kosto prej 700 milion euro.
Ai do të jetë afërsisht 280 km i gjatë me një kapacitet transporti 35 milion ton naftë të papërpunuar në
vit dhe një opsion për t'u shtuar me 50 milion ton në të ardhmen. Sipas marrëveshjes së 2007, Rusia mban 51%
të kompanisë së projektit ndërsa Greqia dhe Bullgaria do të kenë 24.5% secila.
Tubacioni do të pompojë më së shumti naftën e papërpunuar nga Rusia dhe baseni kaspik në Kazakistan, që vjen
me naftëmbajtëse nga Novorosijsk, midis Burgas dhe Aleksandropolis.
Artikuj që kanë lidhje
Ekonomia bullgare vuan për shkak të bllokadës së fermerëve grekë
21/01/2010
Optimizëm për Nabucco megjithë pengesat
17/02/2010
Tubacioni i ri do të sjellë naftën ruse në Mesdhe
19/03/2007
Pjesëmarrësit e samitit të Sofjes zotohen për mbështetje për diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz.
27/04/2009
Medvedev: Gazprom një "partner i besueshëm"
11/01/2010
Në një zhvillim lidhur me këtë, Papandreu tha se Greqia dhe Rusia janë pranë nënshkrimit të një kontrate
për të emëruar një kompani me bazë në Athinë për të bashkërenduar ndërtimin e pjesës
së Greqisë të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut. Ky është një projekt i madh energjie, mbështetur fort nga
Moska, që anashkalon Ukrainën.
Bullgaria, një tjetër partner i Rrjedhës së Jugut, ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në favor të një tubacioni
alternativ që shkon nga Samsun në brigjet e detit të Zi të Turqisë, deri në terminalin jugor të naftës
Cejhan.
Secili projekt konkurron për të njëjtën naftë ruse e të Kazakistanit që mjafton vetëm për njërin nga
tubacionet, jo për të dy, tha Aleksei Kokin, një analist i naftës në Metropol.
Ndonse Rusia dhe Turqia ranë dakord të rritin përpjekjet për të ndërtuar tubacionin Samsun-Cejhan në një takim
midis Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan muajin e shkuar, disa analistë thonë se Moska preferon rrugën
ballkanike.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-3-2010 nė 08:15 |
|
|
Rumania konfirmon ftesën për t'u bashkuar Rrymës së Jugut
21/02/2010
BUKURESHT, Rumani -- Ministri i Ekonomisë Adrian Videanu njoftoi të premten (19 shkurt) se gjigandi rus i gazit Gazprom ka ftuar zyrtarisht
Rumania ti bashkoheh me projektit të gazsjellësit Rryma Jugore. "Ne do të analizojmë këtë iniciativë me
interes," tha Videanu, duke shtuar se Rumania është e hapur për çdo iniciativë që do të kontribuojë
për sigurimin e energjisë si të Rumanisë dhe të BE-së. Në të njëjtën kohë, ai tha se Nabucco,
një tubacion 3.300 km i projektuar të sjelli gazin Kaspik në Europë nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit në
mënyrë që të kufizojë varësinë e BE-së nga gazi rus, mbetet një prioritet për Rumaninë. Ai
shtoi se rusët e kanë siguruar atë se Rrjedha e Jugut nuk përbën konkurrencë të Nabucco. (Mediafax, Dow Jones -
19/02/10)
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-3-2010 nė 08:44 |
|
|
CEE bashkohet për të formuar trekëndëshin e furnizmit me gaz
25/02/2010
Përfaqësuesit e 11 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore nënshkruan një deklaratë të mërkurën
duke kërkuar krijimin e një sistemi gazi veri-jug-lindje për të garantuar sigurinë e furnizimeve.
(Dnevnik.bg - 25/02/10; AFP, Reuters, DPA, Bloomberg, MTI, UPI, Sofia News Agency, B92, RIA Novosti - 24/02/10)
photo
"Eshtë një bashkëpunim shumë i gjerë dhe i fortë për të garantuar që më pak njerëz të
kenë netë pa gjumë apo temperatura ngrirëse për shkak të ndonjë krize energjie në rajon," tha
Kryeministri hungarez Gordon Bajnai. [Getty Images]
Njëmbëdhjetë vende të Europës Qendrore dhe Lindore (CEE) ranë dakord të mërkurën (24 shkurt) që
të krijojnë një sistem gazi veri-jug-lindje që do të ndihmojë si shumëllojshmërinë e burimeve dhe
rrugëve, ashtu edhe rritjen e sigurisë së energjisë në rajon.
Marrëveshja e re u propozua nga Kryeministri hungarez Gordon Bajnai gjatë një takimi të nivelit të lartë të
sigurisë së energjisë në Budapest. Takimi përfundoi me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga
shtetet pjesëmarrëse, duke përfshirë Austrinë, Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH), Bullgarinë, Kroacinë,
Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.
Dokumenti bërithirrje për ngritjen e "trekëndëshit të furnizimit të gazit veri-jug-lindje" siç u
sugjerua nga organizatori i takimit Bajnai. Tubacioni i gazit natyror Nabucco do të formojë cepin lindor të trekëndëshit,
ndërsa terminali i gazit natyror të lëngshëm (LNG) në ishullin kroat Kërk dhe një tjetër në Poloni do
të përfaqësojnë përkatësisht këndet jugorë dhe veriorë.
Një linjë e planifikuar europiane e gazit natyror, e njohur si Korridori Veri-Jug i energjisë, do të lidhë të tre cepat,
sipas Reuters.
"Nëshkruam një deklaratë të përbashkët që pohon se siguria e energjisë është një
detyrë me rëndësi të lartë për vendet nënshkruese," tha Bajnai në një konferencë shtypi, duke e
përshkruar dokumentin si një piketë në bashkëpunimin rajonal të energjisë.
"Eshtë një bashkëpunim shumë i gjerë dhe i fortë për të garantuar që më pak njerëz të
kenë netë pa gjumë apo temperatura ngrirëse për shkak të ndonjë krize energjie në rajon," vuri ai në
dukje gjithashtu, duke iu referuar dukshëm krizës së gazit vitin e kaluar të shkaktuar nga një mosmarrëveshje
çmimi midis Gazprom të Rusisë dhe Ukrainës.
Takimi u ndoq nga kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovakisë, tre vendet e tjerë të grupit të
Katërshes së Vishegradit, që tani kryesohet nga Hungaria, si dhe nga homologët bullgarë, kroatë, rumunë dhe
serbë të tyre.
Austria, BiH dhe Sllovenia ishin të përfaqësuar nga zyrtarët qeveritarë në forum, i cili u ndoq gjithashtu nga Drejtori
Ekzekutiv i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë, Nobuo Tanaka dhe i Dërguari i Posatçëm i SHBA për
Çështjet e Euroazisë, Riçard Morningstar.
Nënshkruesit "shprehin mbështetjen e tyre për të forcuar bashkëpunimin në integrimin e mëtejshëm të
rrjeteve të tyre të gazit dhe shumëllojshmërisë së rrugëve dhe burimeve të furnizimeve", citoi Reuters
të thotë deklarata e takimit të nivelit të lartë të Budapestit.
Pjesëmarrësit ranë dakord që të mbështesin një terminal të LNG në Konstanca të Rumanisë dhe
projekte të ngjashëm në rajonin më të gjerë të Detit të Zi.
Bajnai tha se beson se projektet e rinj do të përfundojnë më 2014 apo 2015.
Artikuj që kanë lidhje
Optimizëm për Nabucco megjithë pengesat
17/02/2010
Medvedev: Gazprom një "partner i besueshëm"
11/01/2010
Ballkani mbetet peng i bllokimit rus-ukrainas
08/01/2009
Moska mbledh frytet e planit afat-gjatë
22/02/2010
Përshkallëzohet konkurrenca Rrjedha e Jugut dhe Nabucco
01/06/2009
Deklarata kërkoi gjithashtu zbatim më të shpejtë të projektit Nabucco, një rival ndaj projektit të Rrjedhës
së Jugut të mbështetur nga rusët, ndërtimi i të cilës është caktuar të nisë deri nga fundi i
2011 dhe pritet të përfundojë më 2014.
Sipas planeve, tubacioni do të transportojë deri në 31 miliardë metra kub gaz natyror të Turkmenisë dhe Azerbaixhanit
në një rrugë prej 3,300 km. Ai shkon nga Turqia lindore në një pikë shpërndarje në Austri nëpërmjet
Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë, duke anashkaluar Rusinë.
Tanaka i tha agjensisë hungareze të lajmeve MTI se Nabucco do të ishte një zgjidhje më e mirë për
përmirësimin e sigurisë së energjisë në Europë se sa Rrjedha e Jugut.
Me kërkesën e Serbisë, në deklaratë u fut një shtojcë, ku thuhet se disa nga vendet pjesëmarrëse,
përfshirë Hungarinë, do të bashkohen gjithashtu me Rrjedhën e Jugut.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 1-3-2010 nė 08:45 |
|
|
A nuk e kuptoni qe nga te gjithe keta projekte ne jemi te anashkaluar?
Kete e kupton dhe sorra.
PSE?
Cfare duhet te bejme?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|