Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Korridoret energjitike dhe RSH
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2008 nė 11:02 Edit Post Reply With Quote
Korridoret energjitike dhe RSH

South Stream

http://en.wikipedia.org/wiki/South_Stream

Nuk kalon nga RSH

Blue Stream

http://en.wikipedia.org/wiki/Blue_Stream

http://www.gazprom.ru/eng/articles/article8895.shtml

Nabucco pipeline

http://en.wikipedia.org/wiki/Nabucco_Pipeline

http://www.nabucco-pipeline.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-1-2008 nė 11:10 Edit Post Reply With Quote
Asnjeri nuk kalon ne RSH.

RSH e ka te detyrueshme te domosdoshme te krijoje nje strategji te veten per te siguruar energji se perndryshe do te mbetet perjetesisht vend qaraman dhe qurrash sic eshte sot.

Jam i sigurte dhe as Ambo nuk do te ndertohet.

Pra nuk duhet te kemi asnje shprese qe RSH eshte interesante nderkombetarisht.

Ne duhet ta bejme RSH interesante.

Duke ndertuar :

Nje port modern

Nje korridor maqedoni- RSH modern

Korridori 8

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=438

Nje korridor mal i zi- greqi modern

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2375

Ne nuk duhet te presim te tjeret, pjesen tone!

Ndersa permbi zgjidhjen e problemit energjitik do te shkruaj tek tema perkatese.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2008 nė 12:00 Edit Post Reply With Quote
Jane dhe dy thelbesore:

Rruga e Arberit

qe ka filluar ndertimi, por nuk di detaje, tek tema perkatese ka disa:

http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2119

Kjo eshte faktikisht mesa po kuptoj rruga Tirane- Shkup qe sa me shpejt ta bejme aq me shpejt integrohemi ne Europe.
Rruget jane faktor i madh integrimi dhe te jemi te qarte:

RSH nuk futet vetem ne Europe.JO

Vetem me te gjithe grupin do te futet, Kosove, Bosnje, Mal te Zi,Maqedoni, Serbi.

Eshte iluzion te mendojme ndryshe.



Korridori Adriatik-Alpe

Qe eshte nje rruge shume e rendesishme dhe nga ato qe kam lexuar une ne Tirane do te kishte qene dhe me e sakte se rruga qe po ndertohet Durres- Kukes

Eshte rruga qe kalon neper luginen e Drinit. Heres tjeter kur te jem ne Tirane do perpiqem te gjej material me te sakte per te:


http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=2829





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:18 Edit Post Reply With Quote
Marreveshja, gati ndertimi i gazsjellesit Trans-Adriatik

E Enjte, 14 Shkurt 2008

Pergatitet ndertimi i gazsjellesit Trans-Adriatik, i cili do te kaloje permes Shqiperise. Burime nga grupit zviceran EGL, bene te ditur dje se kane nenshkruar nje marreveshje me kompanine norvegjeze "Statoil Hydro ASA", e cila ka si qellim ndertimin e projektit TAP (Trans Adriatik Pipeline Gas). Linja e gazsjellesit do te hape nje korridor dhe treg te gazit natyral nga deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, drejt rajonit te Evropes. Linja e gazsjellesit TAP, me gjatesi 520 kilometra, do te transportoje gazin natyror me rruge nga Greqia dhe Shqiperia dhe permes detit Adriatik, drejt Italise, ne jugperendim te Pulias per te kaluar drejt Evropes me tej. Ne kete pjese detare, TAP do te kete nje gjatesi prej 115 kilometra. Ne kete rruge te perpjete te transportit, TAP do te lidhet me linjat ekzistuese te gazit ne Greqi dhe do te lidhet me tej me sistemin e gazit, ne lindje te Turqise. Kapacitetet transportuese te TAP-it do te jene rreth 10 miliarde metra kub ne vit dhe me mundesi zgjerimi, deri ne 20 miliarde metra kub gaz. Projekti TAP pritet te behet operacional me pare se viti 2011, ne varesi te nevojave te dergesave te gazit. Zbatimi i projektit TAP eshte subjekt i finalizimit te vendimit per investim, planifikuar ne mes te vitit 2009. Grupi EGL, qe ka nisur projektin, vlereson koston prej rreth 1,5 miliarde euro per ndertimin e linjave transportuese te gazit. Por kostoja finale do te varet nga faktore te ndryshem ne kohen e ndertimit, pasi lidhet edhe me kostot e celikut dhe ato per pajisjet e nevojshme, bene te ditur burimet zyrtare te EGL. Projekti TAP eshte ne fazen e mbeshtetjes nga BE si nje "projekt prioritar" nen drejtimin e Rrjetit Trans-Evropian te Energjise (TEN-E), si kontribut i objektivave dhe politikave te BE-se, ne mbeshtetje te krijimit te diversifikimit te burimeve te energjise dhe sigurise ne furnizimin me gaz. "Statoil Hydro" eshte sot kompania e dyte me e madhe e furnizimit me gaz ne Evrope. Kjo kompani zoteron 25,5% te aksioneve ne zonen e pasur me gaz te Shah Deniz, ne Azerbajxhan, ne detin Kaspik.

kj

Se nga doli ky hajde merre vesh?!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:20 Edit Post Reply With Quote
Duket lajm i vertete:

http://www.egl-italia.it/int/it/it/sala_stampa/comunicati_stampa1/statoilhydro.1.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:21 Edit Post Reply With Quote
http://www.trans-adriatic-pipeline.com/





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:26 Edit Post Reply With Quote
http://www.egl.ch/int/ch/en/home.2.html

http://www.axpo.ch/internet/axpo/it/home.html





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-2-2008 nė 13:29 Edit Post Reply With Quote
Duket serioze dhe une mesa kujtoj e di se kush eshte perfaqesuesi i tyre ne Shqypni.

Dihet, nuk del nga skema e njohur tashme.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-1-2009 nė 11:32 Edit Post Reply With Quote
Vendet e Nabucco përsëritin mbështetjen për projektin e tubacionit të gazit

28/01/2009

Një takim dy-ditor i nivelit të lartë mbi tubacionin e planifikuar të gazit Nabucco përfundoi të martën në Budapest, me vendet e përfshira në projektin e shtyrë për shumë kohë, që premtuan të rritin përpjekjet për ta nisur atë.

(EurActiv, Budapest Business Journal - 28/01/09; AFP, Reuters, DPA, BBC, FT, International Herald Tribune, Stratfor, Euobserver, RFE/RL - 27/01/09)
photo

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurksani (majtas) përshëndet pjesëmarrësit në takimin e Nabucco-s në Budapest të martën (27 janar). [Getty Images]

Vendet e përfshira në tubacionin e gazit Nabucco përsëritën të martën (27 janar) mbështetjen e tyre për projektin që ato shpresojnë se do të transportojë gazin natyror kaspik në Europë dhe do të reduktojë vartësinë e BE nga furnizimet ruse.

Në fund të takimit dy-ditor në Budapest, vendet e Nabucco-s nënshkruan një deklaratë duke u zotuar të vazhdojnë përpjekjet për të "krijuar kushtet e nevojshme politikë, ligjorë, ekonomikë e financiarë për realizimin e suksesshëm e të shpejtë" të projektit.

Ideja e Nabucco-s u prezantua së pari më 2002, në vijim të bisedimeve midis kompanive kombëtare energjitike të Austrisë dhe Turqisë, OMW dhe Botas, me Bulgargaz të Bullgarisë, RWE të Gjermanisë, MOL të Hungarisë dhe Transgaz të Rumanisë që përfundimisht u bashkuan me konsorciumin në mbështetje të projektit.

Tubacioni i planifikuar 3,300 km do të kalojë nëpër Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri duke transportuar deri në 31 miliard metra kub gaz natyror në vit nga Azia Qendrore në Europë. Ai do të anashkalojë Rusinë dhe Ukrainën mosmarrëveshja e fundit e të cilave lidhur me borxhet e çmimet la shumë vende evropiane pa furnizime gazi për dy javë më parë këtë muaj.

Pavarësisht nga mbështetja si nga BE dhe nga SHBA, projekti mbetet i bllokuar. Mosmarrëveshjet rreth partnerëve, furnizuesve dhe financimeve kanë ngritur koston e përllogaritur të tubacionit nga 4.5 miliard euro fillimisht në rreth 10 miliard euro.

AFP citoi vendet e Nabbuco-s të thonë të martën se ato do të synojnë krijimin e "një partneriteti energjitik efektiv". Për të arritur këtë, ato do të përqëndrohen në zgjerimin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare të BE, Turqisë, Gjeorgjisë dhe vendeve të rajonit të detit Kaspik dhe Lindjes së Mesme.

Komisioneri i Energjisë i BE, Andris Piebalgs u kërkoi vendeve të përfshira në projekt të lëshonin një deklaratë zyrtare në mbështetje të Nabucco deri në fund të marsit, përpara një takimi të nivelit të lartë mbi energjinë të planifikuar për të filluar në Pragë më 7 maj.

Të pranishëm në takimin e Budapestit qenë krerë shtetesh e qeverish dhe ministra të ekonomisë e energjisë nga Austria, Azerbaixhani, Bullgaria, Republika Çeke, Egjipti, Gjeorgjia, Iraku, Rumania dhe Turqia. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të lartë nga Kazakistani, Turkmenistani dhe Shtetet e Bashkuara si dhe përfaqësues të Komisionit Europian (KE), Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim.

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurksani, që priti takimin, i bëri thirrje BE të japë 300 milion euro në fonde të pakthyeshme për të nisur projektin. Ndërtimi mund të nisë këtë vit apo tjetrin, me dërgesat e gazit që priten më 2014.

KE thuhet se po planifikon të investojë 250 milion euro në Nabucco.

"Azerbaixhani ka qenë gjithnjë mbështetës ndaj këtij projekti dhe sot edhe një herë ne do të duam të deklarojmë se e mbështesim atë," tha presidenti azerbaixhanas Ilham Alijev, vendi i të cilit shërben edhe si furnizues, edhe si tranzit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2009 nė 20:32 Edit Post Reply With Quote
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2009/05/11/feature-01





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2009 nė 07:33 Edit Post Reply With Quote
Marrëveshjet i japin shtysë projektit të Rrjedhës së Jugut

18/05/2009

Rusia dhe katër vendet europianë nënshkruan të premten marrëveshje të projektit të tubacionit Rrjedha e Jugut duke parashikuar një dyfishim të kapacitetit fillestar të tubacionit.

(The Moscow Times - 18/05/09; AP, FT, WSJ, Euronews, Deutsche Welle, B92, ANA-MPA - 16/05/09; Reuters, AFP, Bloomberg, BBC, Xinhua, Itar-Tass, Dnevnik.bg - 15/05/09)
photo

Kryeministri bullgar Sergei Stanishev (majtas) u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë muajin e kaluar. [Getty Images]

Gjigandi rus i gazit, Gazprom nënshkroi të premten (15 maj) marrëveshje me ndërmarrjet kryesore energjitike të katër vendeve partnerë në një përpjekje për të përshpejtuar realizimin e projektit të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut.

Ndërtimi i tubacionit, parashikuar për të transportuar gazin natyror rus në Europë duke anashkaluar Ukrainën, do të përfundojë më 2015 më së shumti dhe do të kushtojë 8.6 miliardë euro, tha CEO i Gazprom Aleksei Miller.

"Afati përfundimtar për ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut u vendos në nënshkrimin e e sotëm të marrëveshjes së korporatave," tha ai pas nënshkrimit të pakteve me ndërmarrjet bullgare, italiane, greke dhe serbe në Soçi.

Sipas planeve, 900 km tubacion i Rrjedhës së Jugut do të kalojë nën Detin e Zi dhe pastaj do të ndahet në dy degë: veriorja që shkon nëpër Serbi dhe Hungari dhe përfundon në Austri dhe jugorja nëpërmjet Greqisë për në Itali.

"Shumica e këtij gazi do të zëvendësojë gazin që tani kalon nëpër Ukrainë dhe [do të ketë] edhe gaz të ri," tha CEO i ENI, Paolo Skaroni pas ceremonisë së nënshkrimit ndjekur gjithashtu nga Kryeministri rus Vladimir Putin dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni.

Rritja do të thotë se Italia do të ketë mjaft furnizime për të përmbushur më shumë se 80% të konsumit të saj total të gazit, njoftoi e përditshmja britanike Financial Times.

Disa grindje gjatë disa viteve të fundit kanë shkaktuar ndërprerje serioze në furnizimet me gaz rus të Europës, e cila ka një të katërtën e gazit të saj nga Gazprom. Më e fundit, gjatë temperaturave ngrirëse të janarit, vuri pikëpyetje të mëtejshme rreth besueshmërisë së Moskës si një partner energjitik dhe shkaktoi kërkesa të zëshme për një shumëllojshmëri të rrugëve të furnizimit dhe burimeve të BE.

Sipas Skaronit, Rrjedha e Jugut do të përmirësojë sigurimin e importeve të gazit të Europës.

Rritja e kapacitetit për Rrjedhën e Jugut "do të thotë një miliardë metra kub më shumë këtu dhe një miliardë metra kub më pak gaz që kalon nëpër Ukrainë," argumentoi ai.
Artikuj që kanë lidhje
Opozita bullgare kërkon revizionimin e marrëveshjes së gazit me Rusinë

17/09/2008
Gazprom i Rusisë i vjen rrotull Rumanisë përpra zgjedhjeve

30/10/2008
Qeveria serbe e ndarë lidhur me marrëveshjen e gazit

30/12/2008
Furnizimet e gazit në Ballkan bien pas shpërthimit

02/04/2009
Njoftohet marrëveshja ruse-ukrainase e gazit por BE është ende e matur

19/01/2009

Përveç marrëveshjes me ENI, Miller nënshkroi gjithashtu marrëveshje me krerët e firmave energjitike të Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë. Këto marrëveshje parashikojnë krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta në tre vendet tranzite për të kryer studimet e realizueshmërisë ndaj ndërtimit të seksioneve të tubacionit që do të kalojnë nëpër territoret e tyre.

Sipas Putin, marrëveshjet e së premtes paraqitën "kontributin e përbashkët në sigurimin e energjisë europiane" prej vendeve.

Analistët, megjithatë, argumentojnë se shtytja e re për të përparuar projektin Rrjedha e Jugut ishte një lojë e fortë e Rusisë dhe një goditje me qëllim ndaj tubacionit rival Navucco të mbështetur nga BE, që po të përfundojë, do të transportojë gazin natyror kaspik në Europë.

"Rusia ... do të vrasë Nabuccon ose ta vonojë tepër atë," citonte AP Kris Ueafer, kryestrategjist në bankën e investimit UralSib në Moskë, të thoshte.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 3-6-2009 nė 13:08 Edit Post Reply With Quote
Përshkallëzohet konkurrenca Rrjedha e Jugut dhe Nabucco

01/06/2009

Hapa të reja për të çuar përpara realizimin e tubacioneve të gazit Rrjedha e Jugut dhe Nabucco u ndërmorën në maj, duke zgjuar një fazë të re në konkurrencën tashmë të ashpër midis dy projekteve.

(Burime të ndryshëm-- 30/04/09 - 26/05/09)
photo

Ndërprerja e furnizmit me gaz rus të Europës bëri që Europa të rrisë përpjekjet për të shtuar burimet dhe rrugët e importeve të gazit. [Getty Images]

Konkurrenca midis projekteve të tubacioneve Rrjedha e Jugut dhe Nabucco, të parashikuara të dyja për të pompuar gazin natyror në Europë, u përshkallëzua mprehtë pasi marrëveshje të reja, të njoftuara të dyja në një javë të vetme, i dhanë secilës një shtytje.

Përshpejtimi i Nabucco

Zyrtarë të lartë të BE, presidentët e Azerbaixhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë dhe ministri i naftës i Egjiptit nënshkruan një deklaratë në mbështetje të nismës së energjisë të Korridorit Jugor të BE, që përfshin projektin Nabucco, gjatë një mini-takimi të nivelit të lartë më 8 maj në Pragë. Sipas marrëveshjes, ndërtimi i tubacionit do të përshpejtohet, duke ndihmuar zvogëlimin e varësisë së bllokut 27 vendesh nga gazi rus.

Sipas planeve, tubacioni prej 3,300 km i Nabucco do të kalojë përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë deri në Austri, duke transportuar 30 miliardë metra kub të gazit natyror kaspik në Europë për çdo vit, sapo të bëhet plotësisht funksional. Projekti, i cili ndeshi në vonesa të shumta që nga fillimi i tij në 2002, pritet tani të përfundojë deri më 2014.

Konsorciumi që do të ndërtojë dhe përdorë tubacionin prej 9 miliardë euro përfshin gjashtë ndërmarrje: OMV e Austrisë, Bulgargaz e Bullgarisë, MOL e Hungarisë, Transgaz e Rumanisë, Botas e Turqisë dhe RWE e Gjermanisë.

Pengesa të ndryshme, duke përfshirë grindje midis partnerëve dhe pasiguri nëse projekti mund të mobilizojë furnizmet e nevojshme për ta bërë atë financiarisht të besueshëm, janë fajësuar për vonesën e gjatë në realizimin e tubacionit. Një tjetër pengesë e madhe u hoq në takimin e Pragës pasi Turqia ra dakord të heqë kërkesën e saj për 15% të gazit të Nabucco për nevojat e veta. Ajo ka këmbëngulur gjithashtu në mbledhjen e një "takse" në gazin që hyn në tubacion në kufirin lindor të vendit.

"Ne kemi rënë dakord mbi tranzitin me bazë koston. Ne jemi shumë pranë një përfundimi," i tha së përditshmes britanike Guardian Komisioneri i Energjisë i BE Andris Piebalgs.

Sipas deklaratës së Pragës, Turqia dhe BE ranë dakord të përfundojnë bisedimet mbi një marrëveshje ndër-qeveritare mbi Nabucco "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe ta nënshkruajnë atë deri në fund të qershorit në Ankara.

Rrjedha e Jugut nën ndikimin e Rusisë

Kazakistani, Turkmenia dhe Uzbekistani refuzuan të nënshkruajnë deklaratën përfundimtare. BBC citoi burime diplomatike të thonë se masa e tyre ishte për shkak të presionit nga Rusia, e cila mbështet projektin e Rrjedhës së Jugut.

Europa aktualisht importon rreth 150 miliardë metra kub gaz çdo vit nga Rusia, e cila mbulon çerekun e nevojave të saj. 80% e kësaj sasie transportohet nëpërmjet tubacioneve të kohës sovjetike në Ukrainë.
photo

Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso (majtas) i tregon dokumentacionet Presidentit turk Abdullah Gul (djathtas) dhe Presidentit të Azerbaixhanit Ilham Alijev, pas nënshkrimit të planit të marrëveshjes së tubacionit Nabucco më 8 maj. [Getty Images]

Një mosmarrëveshje çmimi midis Kievit dhe Moskës në janar shpuri në ndërprerjen e furnizimeve të gazit që shkoi deri në ndalim të plotë në rreth 20 vende europiane të prekura nga kriza.

I zhgënjyer nga ndërprerja e furnizimeve, BE rriti përpjekjet e tij për të shtuar burimet dhe rrugët e importeve të gazit për të frenuar varësinë e tij nga Rusia. Nabucco dhe dy tubacione të tjerë të përfshirë në nismën e Korridorit Jugor, të dyja që anashkalojnë Rusinë dhe Ukrainën, u përfshinë në listën e projekteve përparësorë të bllokut.

Moska do që tubacioni i Rrjedhës Jugore mbështetur nga Kremlini, një rrugë e re për eksportet e gazit natyror rus në Europë, të përfshihet gjithashtu në strategjinë e shumimit të burimeve për BE.

Gjatë një takimi më 15 maj në vendpushimin e Soçit të Detit të Zi, gjigandi rus i gazit Gazprom nënshkroi marrëveshje me ndërmarrjet energjitike kryesore të katër vendeve partnerë me qëllim që të përshpejtojnë zbatimin e prokjektit. Sipas marrëveshjes së arritur me Eni të Italisë, një aksioner tjetër në një ndërmarrje të përbashkët për të ndërtuar tubacionin, kapaciteti i Rrjedhës së Jugut u rrit nga planifikimi fillestar prej 31 miliardë metra kub gaz në vit, në 63 miliardë metra kub.

Masa nxiti më shumë shqetësime rreth varësisë së BE nga furnizimet ruse.

Marrëveshjet e veçanta nënshkruar me krerët e Bulgarian Energy Holding, ndërmarrjen greke të gazit natyror DESFA dhe Srbijagaz të Serbisë parashikojnë krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta për të kryer studimet e realizueshmërisë mbi ndërtimin e seksioneve të tubacionit në territoret e vendeve të tyre.

Rrjedha e Jugut përfshin një seksion prej 900 km nën Detin e Zi për të dalë në Bullgari ku do të ndahet në dy degë, e jugut nëpërmjet Greqisë për në Itali dhe e veriut nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë, e cila do të ketë të ngjarë të përfundojë në Austri nëse ajo bie dakord të bashkohet me projektin.

Bisedimet mbi përfshirjen e Sllovenisë janë në fazën përfundimtare të tyre dhe një marrëveshje është parashikuar të nënshkruhet në qershor, sipas njoftimeve.

Lufta për gazin

Ditën që marrëveshjet u nënshkruan në Soçi, Zëvendësi i CEO të Gazprom, Aleksander Medvedev tha se ndërmarrja e tij ishte gati të blinte të gjithë vëllimin e gazit nga fusha Shah Deniz-2 në Azerbaixhan, e cila është bërë gati për Nabucco.

"Ne besojmë se Gazprom do ta blejë këtë gaz me qëllimin kryesor të ofrimit të gazit pa probleme ndaj Europës," citoi e përditshmja ruse Moscow News të thoshte Natalja Milçakova, analiste e vjetër e gazit në ndërmarrjen financiare Otkritie. "Megjithatë, ne nuk përjashtojmë se qeveria, si aksionere kontrolluese e Gazprom, mund ta detyrojë ndërmarrjen të marrë një vendim të tillë me qëllim që të ekuilibrojë projektin e mundshëm konkurrues Nabucco."
photo

Zëvendësi i CEO i Gazprom, Aleksander Medvedev tha se ndërmarrja e tij ishte gati të blinte të gjithë vëllimin e gazit nga fusha Dhah Deniz-2 në Azerbaixhan, e cila ishte në plan për Nabucco. [Getty Images]

Më 17 maj, OMV dhe MOL njoftuan një projekt prej 5.9 miliardë euro me Dana Gaz dhe Crescenty Petroleum të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) që do të lejojë që ato të pompojnë gaz natyror nga dy fusha në rajonin kurd të Irakut dhe të mbushnin tubacionin Nabuco.

Sipas OMV, prodhimi nga të dy vendet mund të arrijë në 3 miliardë metra kub gaz natyror në ditë brenda gjashtë viteve të ardhshëm.

"Këto vëllime do të kënaqin fillimisht kërkesat e industrisë vendase me sasi thelbësore në dispozicion për eksport në destinacionet, kryesisht Turqinë dhe Europën, nëpërmjet tubacionit të planifikuar Nabucco," u citua të thoshte në një deklaratë ndërmarrja austriake.

Por optimizmi u provua jetëshkurtër, pasi Bagdadi menjëherë e kundërshtoi skemën.

"Ne nuk do të lejojmë asnjë palë që të eksportojë gaz nga rajoni pa miratimin e qeverisë qendrore dhe ministrisë së naftës së Irakut," tha Ministri i Naftës i Irakut Husain al-Shahristani më 18 maj.

Si rezultat i marrëveshjes, dy ndërmarrje me qendër në UAE kanë secila tani një pjesë prej 3% në MOL, njoftoi media hungareze.

Por është një masë tjetër që ka ngjallur shqetësime më të mëdha rreth përpjekjeve të Rusisë për t'u futur në tregun e energjisë së Europës nga dera e pasme.
Artikuj që kanë lidhje
Sofja organizon takimin evropian të sigurisë energjitike

26/04/2009
Merr nxitje projekti Nabucco

11/05/2009
Ligjvënësit e BE miratojnë rregullat e reja të energjisë

23/04/2009
Pjesëmarrësit e samitit të Sofjes zotohen për mbështetje për diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz.

27/04/2009
Opozita bullgare kërkon revizionimin e marrëveshjes së gazit me Rusinë

17/09/2008

Njoftimet e fundit treguan se prodhuesi i naftës dhe gazit Surgutneftgas, ndërmarrja e pestë më e madhe e Rusisë, u bë aksioneria më i madhe e MOL në një veprim të shpejtë në fund të marsit. Ajo bleu të gjithë pjesën e OMV prej 21.2% në firmën hungareze, e dyta nga madhësia në tregun e energjisë së Europës Qendrore, për një shifër rekord prej 1.4 miliardë euro.

Një tjetër ndërmarrje hungareze ndërroi duar në një mënyrë njëlloj jo transparente. Biznesmeni ukrainas Dmytro Firtash, pronari i shpërndarësit të gazit Emfesz, që kontrollon së paku 20% të tregut hungarez të gazit, zbuloi më 28 prill se ndërmarrja e tij ishte transferuar tek RosGas AG.

RosGas do të kontrollohet nga shpërndarësi i gazit Overgas Inc., një ndërmarrje ndërmjetëse bullgare, shkroi në një njoftim në të përditëshmen ruse Vedomosti, ekspertja e energjisë Irina Reznik, më 7 maj. Gazprom zotëron vetëm 0.49% të aksioneve të tregtuesit bullgar të gazit, ndërsa dega e saj eskportuese, Gazprom Export zotëron 49.51% të ndërmarrjes. Zëvendësi i CEO i Gazprom dhe CEO i Gazprom Export, Aleksander Medvedev, kryeson bordin e Overgas Inc.

"Gjithshka është e turbullt në këtë pjesë të Europës ku Rusia vazhdon të zgjerojë shtrëngimin e saj mbi sektorin energjitik," citoi një njoftim i 13 majit në New York Times të thoshte Agata Loskot-Straçota e Qendrës për Studimet Lindore në Varshavë. "Eshtë e dyshimtë nëse BE mund të ketë ndonjëherë një politikë të efektshme sigurimi të energjisë për deri sa sektorit i mungon transparenca."
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-7-2009 nė 09:19 Edit Post Reply With Quote
Nabucco nuk është më një "tubacion ëndërr"

15/07/2009

Turqia vë në pah rolin e saj strategjik për BE duke nënshkruar marrëveshjen Nabucco

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 15/07/09
photo

(Nga e majta): Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo, kryeministrat Gordon Bajnai i Hungarisë, Verner Fajman i Austrisë, Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, Sergej Stanishev i Bullgarisë dhe Emil Bok i Rumanisë, ndjekin ceremoninë e nënshkrimit të Tubacionit të Gazit Nabucco të hënën (13 korrik) në Ankara. [Getty Images]

Pas vite bisedimesh, udhëheqës nga pesë vende europiane nënshkruan marrëveshjen e tubacionit Nabucco të hënën (13 korrik) në Ankara.

Dokumenti vë në lëvizje tubacionin e mbështetur nga SHBA dhe BE që do të transportojë gazin Kaspik e të Lindjes së Mesme në Europë dhe do të zvogëlojë varësinë e BE nga Rusia.

"Që nga ky moment, Turqia është një partner i rëndësishëm në politikën energjitike të BE. Edhe vetëm duke parë nga pikëpamja e energjisë, është e qartë se Turqia duhet të bëhet një anëtare e BE," tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai dhe homologët e tij nga Austria, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, nënshkruan marrëveshjen me Presidentin e Komisionit Europian (KE) Hoze Manuel Barroso. Tubacioni do të kushtojë gati 8 miliardë euro.

Ndërtimi është caktuar të përfundojë më 2014.

"Unë besoj se me arritjen e gazit të parë dhe disa ekspertë kanë thënë se kjo do të jetë që nga 2014, kjo marrëveshje do të hapë derën për një epokë të re midis BE dhe Turqisë," i tha Barroso së përditshmes turke Zaman.

Konsorciumi Nabucco është barazisht në pronësi të ndërmarrjeve të naftës dhe gazit në vendet e kalimit: OMV e Austrisë, MOL e Hungarisë, Bulgargaz e Bullgarisë, Transgaz e Rumanisë, Botas e Turqisë dhe gjithashtu gjigandi gjerman i energjisë RWE.
Artikuj që kanë lidhje
Gjykata turke vendos kundër ndalimit të AKP

31/07/2008
Nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme Nabucco

14/07/2009
Gruevski i kërkon NATO-s dhe OSBE ndihmë në çështjen e pakicës maqedonase

31/07/2008
Tubacioni Nabucco nënvizon rëndësinë strategjike të Turqisë për BE

24/04/2008
Erdogan i Turqisë diskuton ofertën e Turqisë për në BE dhe bashkëpunimin energjitik me Brukselin

20/01/2009

Nënshkrimi i Turqisë është parë nga shumë si një mënyrë për të nisur bisedimet në vështirësi të pranimit në BE. Një kundërshtar i anëtarësimit të Turqisë, Austria, punon tani ngushtë me Ankaranë në projektin Nabucco.

"Ajo që po dëshmojmë sot është një ilustrim i fuqishëm i lidhjeve strategjike të Turqisë dhe BE," tha Barroso. "Kjo marrëveshje mundet, në muajt e vitet që vijnë, të hapë derën për një epokë të re në marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Turqisë dhe përtej. Energjia mund të ndihmojë të vendosen lidhje të reja strukturore midis Europës, Turqisë, vendeve të Detit Kaspik dhe vendeve të Azisë qëndrore."

"Tubacionet e gazit mund të jenë prej çeliku, por Nabucco mund të çimentojë lidhjet midis popujve tanë," shtoi ai.

BE është mjaft e varur nga Rusia për energjinë dhe gazin natyror, një prirje që vendet anëtare po përpiqen ta ndryshojnë. Shumë vende në Europën juglindore ndeshen me mungesa të gazit pothuajse çdo dimër për shkak të grindjeve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 4-11-2009 nė 08:34 Edit Post Reply With Quote
Qeveria bullgare konfirmon vendosmërinë ndaj projektit Nabucco

03/11/2009

SOFJE, Bullgari -- Qeveria konfirmoi të hënën (2 nëntor) vendosmërinë e saj ndaj projektit të tubacionit Nabucco, pas një vizite nga Joshka Fisher, ish-ministri i jashtëm gjerman që tani përfaqëson konsorciumin e pjesëmarësve të projektit RWE dhe OMV. Ministri bullgar i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit Trajço Trajkov këmbënguli se qeveria do të sigurojë 300 milionë euro për të mbuluar kontributin e saj. Ai shtoi se megjithë krizën financiare, do të kishte kurdoherë para për projektin, pasi ai do të shtojë numrin e furnizimeve me energji dhe do të ofrojë më shumë pavarësi të energjisë. Bullgaria tani mban 16.5% të projektit dhe me marrëveshje, çdo aksioner duhet të mbulojë 30% të kostos së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër do të grumbullohet nëpërmjet huave. Projekti, i mbështetur si nga BE. ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, do të ngrejë një tubacion të gazit natyror që ofron furnizime nga Azerbajxhani, Turkmenia dhe Iraku. (BNR, 24 Chasa, bTV, BNT, Mediapool - 02/11/09)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2010 nė 08:12 Edit Post Reply With Quote
Greqia, Rusia nxisin tubacionin Burgas-Aleksandropulos

19/02/2010

Ndërtimi i vonuar gjatë i një tubacioni nafte për të anashkaluar ngushticën e ngarkuar të Bosforit ishte në fokus të diskutimeve midis kryeministrit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij grek Jorgos Papandreu.

Nga HK Tzanis për Southeast European Times në Athinë -- 19/02/10
photo

Tubacioni i propozuar do të përfundojë në Aleksandropolis, Greqi. ëFileç

Kryeministri grek Jorgo Papandreu dhe homologu i tij rus Vladimir Putin i kanë dhënë mbështetje të fortë një tubacioni nafte të pritur gjatë në letra që nga vitet 1990, thanë të mërkurën (17 shkurt) burime diplomatike në Athinë.

Tubacioni pritet të shkojë nga qyteti bullgar Burgas në detin e Zi deri në Aleksandropolis në verilindje të Egjeut, duke anashkaluar ngushticën e Bosforit. Burime në ministrinë e jashtme greke fajësuan për vonesat e fundit "zvarritjen" nga qeveria e re e Sofjes.

Papandreu, i cili shërben gjithashtu si ministër i jashtëm i Greqisë, u tha gazetarëve pas takimit të tij me Putin se Rusia dhe Greqia duan të ndërtojnë tubacionin sa më shpejt. Për t'ja dalë, ato duan bashkëpunimin e plotë të Bullgarisë ku autoritetet lokale kanë shprehur shqetësime mjedisore lidhur me projektin.

Zyrtarë të zgjedhur, OJQ dhe grupe mjedisore në Aleksandropolis kanë kohë që shprehin droje të tilla veçanërisht për rreziqet e derdhjeve detare. Aleksandropolis shtrihet tamam të perëndim të deltës së lumit Marica-Evros, një një trakt i madh moçalishtesh të mbrojtura nga Traktati ndërkombëtar i Ramsar të 1971.

Papandreu tha se shqetësimet mjedisore qenë një projekt me përparësi si për Greqinë dhe për Rusinë.

Javën e shkuar, zyrtarët e komunës dhe të prefekturës në Aleksandropolis nënshkruan një kontratë me Universitetin lokal Demokritus për një komitet që të mbikqyrë vlefshmërinë e sondazheve shkencore e mjedisore lidhur me ndërtimin dhe operimin e tubacionit.

Papandreu u tha gazetarëve rusë se të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar ndërtimin, duke përfshirë raportet e pasojave, do të kompletoheshin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Projekti i tubacionit është bazuar në një marrëveshje trepalëshe të nënshkruar në mars 2007 në Athinë nga Putin, kryeministri i atëhershëm grek Kostas Karamanlis dhe ish kryeministri bullgar Sergei Stanishev. Atë kohë, për ndërtimin qe parashikuar një kosto prej 700 milion euro.

Ai do të jetë afërsisht 280 km i gjatë me një kapacitet transporti 35 milion ton naftë të papërpunuar në vit dhe një opsion për t'u shtuar me 50 milion ton në të ardhmen. Sipas marrëveshjes së 2007, Rusia mban 51% të kompanisë së projektit ndërsa Greqia dhe Bullgaria do të kenë 24.5% secila.

Tubacioni do të pompojë më së shumti naftën e papërpunuar nga Rusia dhe baseni kaspik në Kazakistan, që vjen me naftëmbajtëse nga Novorosijsk, midis Burgas dhe Aleksandropolis.
Artikuj që kanë lidhje
Ekonomia bullgare vuan për shkak të bllokadës së fermerëve grekë

21/01/2010
Optimizëm për Nabucco megjithë pengesat

17/02/2010
Tubacioni i ri do të sjellë naftën ruse në Mesdhe

19/03/2007
Pjesëmarrësit e samitit të Sofjes zotohen për mbështetje për diversifikimin e rrugëve të furnizimit me gaz.

27/04/2009
Medvedev: Gazprom një "partner i besueshëm"

11/01/2010

Në një zhvillim lidhur me këtë, Papandreu tha se Greqia dhe Rusia janë pranë nënshkrimit të një kontrate për të emëruar një kompani me bazë në Athinë për të bashkërenduar ndërtimin e pjesës së Greqisë të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut. Ky është një projekt i madh energjie, mbështetur fort nga Moska, që anashkalon Ukrainën.

Bullgaria, një tjetër partner i Rrjedhës së Jugut, ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në favor të një tubacioni alternativ që shkon nga Samsun në brigjet e detit të Zi të Turqisë, deri në terminalin jugor të naftës Cejhan.

Secili projekt konkurron për të njëjtën naftë ruse e të Kazakistanit që mjafton vetëm për njërin nga tubacionet, jo për të dy, tha Aleksei Kokin, një analist i naftës në Metropol.

Ndonse Rusia dhe Turqia ranë dakord të rritin përpjekjet për të ndërtuar tubacionin Samsun-Cejhan në një takim midis Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan muajin e shkuar, disa analistë thonë se Moska preferon rrugën ballkanike.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2010 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
Rumania konfirmon ftesën për t'u bashkuar Rrymës së Jugut

21/02/2010

BUKURESHT, Rumani -- Ministri i Ekonomisë Adrian Videanu njoftoi të premten (19 shkurt) se gjigandi rus i gazit Gazprom ka ftuar zyrtarisht Rumania ti bashkoheh me projektit të gazsjellësit Rryma Jugore. "Ne do të analizojmë këtë iniciativë me interes," tha Videanu, duke shtuar se Rumania është e hapur për çdo iniciativë që do të kontribuojë për sigurimin e energjisë si të Rumanisë dhe të BE-së. Në të njëjtën kohë, ai tha se Nabucco, një tubacion 3.300 km i projektuar të sjelli gazin Kaspik në Europë nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit në mënyrë që të kufizojë varësinë e BE-së nga gazi rus, mbetet një prioritet për Rumaninë. Ai shtoi se rusët e kanë siguruar atë se Rrjedha e Jugut nuk përbën konkurrencë të Nabucco. (Mediafax, Dow Jones - 19/02/10)





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2010 nė 08:44 Edit Post Reply With Quote
CEE bashkohet për të formuar trekëndëshin e furnizmit me gaz

25/02/2010

Përfaqësuesit e 11 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore nënshkruan një deklaratë të mërkurën duke kërkuar krijimin e një sistemi gazi veri-jug-lindje për të garantuar sigurinë e furnizimeve.

(Dnevnik.bg - 25/02/10; AFP, Reuters, DPA, Bloomberg, MTI, UPI, Sofia News Agency, B92, RIA Novosti - 24/02/10)
photo

"Eshtë një bashkëpunim shumë i gjerë dhe i fortë për të garantuar që më pak njerëz të kenë netë pa gjumë apo temperatura ngrirëse për shkak të ndonjë krize energjie në rajon," tha Kryeministri hungarez Gordon Bajnai. [Getty Images]

Njëmbëdhjetë vende të Europës Qendrore dhe Lindore (CEE) ranë dakord të mërkurën (24 shkurt) që të krijojnë një sistem gazi veri-jug-lindje që do të ndihmojë si shumëllojshmërinë e burimeve dhe rrugëve, ashtu edhe rritjen e sigurisë së energjisë në rajon.

Marrëveshja e re u propozua nga Kryeministri hungarez Gordon Bajnai gjatë një takimi të nivelit të lartë të sigurisë së energjisë në Budapest. Takimi përfundoi me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, duke përfshirë Austrinë, Bosnjë dhe Herzegovinën (BiH), Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Slloveninë.

Dokumenti bërithirrje për ngritjen e "trekëndëshit të furnizimit të gazit veri-jug-lindje" siç u sugjerua nga organizatori i takimit Bajnai. Tubacioni i gazit natyror Nabucco do të formojë cepin lindor të trekëndëshit, ndërsa terminali i gazit natyror të lëngshëm (LNG) në ishullin kroat Kërk dhe një tjetër në Poloni do të përfaqësojnë përkatësisht këndet jugorë dhe veriorë.

Një linjë e planifikuar europiane e gazit natyror, e njohur si Korridori Veri-Jug i energjisë, do të lidhë të tre cepat, sipas Reuters.

"Nëshkruam një deklaratë të përbashkët që pohon se siguria e energjisë është një detyrë me rëndësi të lartë për vendet nënshkruese," tha Bajnai në një konferencë shtypi, duke e përshkruar dokumentin si një piketë në bashkëpunimin rajonal të energjisë.

"Eshtë një bashkëpunim shumë i gjerë dhe i fortë për të garantuar që më pak njerëz të kenë netë pa gjumë apo temperatura ngrirëse për shkak të ndonjë krize energjie në rajon," vuri ai në dukje gjithashtu, duke iu referuar dukshëm krizës së gazit vitin e kaluar të shkaktuar nga një mosmarrëveshje çmimi midis Gazprom të Rusisë dhe Ukrainës.

Takimi u ndoq nga kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovakisë, tre vendet e tjerë të grupit të Katërshes së Vishegradit, që tani kryesohet nga Hungaria, si dhe nga homologët bullgarë, kroatë, rumunë dhe serbë të tyre.

Austria, BiH dhe Sllovenia ishin të përfaqësuar nga zyrtarët qeveritarë në forum, i cili u ndoq gjithashtu nga Drejtori Ekzekutiv i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë, Nobuo Tanaka dhe i Dërguari i Posatçëm i SHBA për Çështjet e Euroazisë, Riçard Morningstar.

Nënshkruesit "shprehin mbështetjen e tyre për të forcuar bashkëpunimin në integrimin e mëtejshëm të rrjeteve të tyre të gazit dhe shumëllojshmërisë së rrugëve dhe burimeve të furnizimeve", citoi Reuters të thotë deklarata e takimit të nivelit të lartë të Budapestit.

Pjesëmarrësit ranë dakord që të mbështesin një terminal të LNG në Konstanca të Rumanisë dhe projekte të ngjashëm në rajonin më të gjerë të Detit të Zi.

Bajnai tha se beson se projektet e rinj do të përfundojnë më 2014 apo 2015.
Artikuj që kanë lidhje
Optimizëm për Nabucco megjithë pengesat

17/02/2010
Medvedev: Gazprom një "partner i besueshëm"

11/01/2010
Ballkani mbetet peng i bllokimit rus-ukrainas

08/01/2009
Moska mbledh frytet e planit afat-gjatë

22/02/2010
Përshkallëzohet konkurrenca Rrjedha e Jugut dhe Nabucco

01/06/2009

Deklarata kërkoi gjithashtu zbatim më të shpejtë të projektit Nabucco, një rival ndaj projektit të Rrjedhës së Jugut të mbështetur nga rusët, ndërtimi i të cilës është caktuar të nisë deri nga fundi i 2011 dhe pritet të përfundojë më 2014.

Sipas planeve, tubacioni do të transportojë deri në 31 miliardë metra kub gaz natyror të Turkmenisë dhe Azerbaixhanit në një rrugë prej 3,300 km. Ai shkon nga Turqia lindore në një pikë shpërndarje në Austri nëpërmjet Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë, duke anashkaluar Rusinë.

Tanaka i tha agjensisë hungareze të lajmeve MTI se Nabucco do të ishte një zgjidhje më e mirë për përmirësimin e sigurisë së energjisë në Europë se sa Rrjedha e Jugut.

Me kërkesën e Serbisë, në deklaratë u fut një shtojcë, ku thuhet se disa nga vendet pjesëmarrëse, përfshirë Hungarinë, do të bashkohen gjithashtu me Rrjedhën e Jugut.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-3-2010 nė 08:45 Edit Post Reply With Quote
A nuk e kuptoni qe nga te gjithe keta projekte ne jemi te anashkaluar?

Kete e kupton dhe sorra.

PSE?

Cfare duhet te bejme?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.5419931 sekonda, 42 pyetje